Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 306
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    ilirian !


    shqiperia "u gdhi" ose "u zgjua" ne pragun e ndryshimeve demokratike ne europen e pas-renies-murit-Berlinit si vendi me i varfer europian.

    Pamjet e Eksodeve (qe besoj i ke pare ne Tv ) tregonin sakte, qarte e pa medyshje se Shqiperia nuk kishte qene e "lulezuara e Ballkanit"..se Shqiperia nuk kishte qene "modeli i shoqerise humaniste e progresiste" ..se Shqiperia nuk kishte qene "shkemb graniti" ku "thyenin koken armiqte e Kombit" por nji "kak e madhe e qelbur" qe qelbi dhe Europen dhe qe u shtri me turp si lupse ne Kembet e Europes duke qene dhe e sunduar nga po ajo Parti qe 50 vjet sundoi...dhe duke qene e udhehequr nga po ai Enver e Ramiz e po ata Kuadro te KQ dhe Byroja e zgjedhur po nga ENVERI.

    Mos harro Eksodet e Ambasadave dhe Detit ndodhen ne vitin 90 -91.


    EKSODI eshte fundi i iluzioneve..fundi i Dogmave..fundi i Prallave....e duhej te ishte dhe fundi i enverizmit Kosovar.. bisht i te cilit je ti..Qosja e kompani.

    Ju enveristet kosovare jo vetem qe nuk u bindet nga EKSODI per te reflektuar se Kombit SHQIPTAR i duhet nje filozofi tjeter por me kok-fortesi vazhdoni ta ambalazhoni Enverizmin tuaj edhe sot mbas 12- vjetesh.

    Shqiperia dhe Kosova jane ne Perpelitje per te gjetur RRUGE te reja te sigurta per te ardhmen..

    Ne se nuk i kane gjetur kjo eshte rezultat i Trashegemise se Prapambetjes komuniste ne Shqiperi dhe i Sundimit te Gjate SERb ne KOSOVE.

    Rruget jane te shumta..
    Idete duhet te kalibrohen ne realitetet e reja qe kalon Kombi yne ne Shqiperi e trojet tona..dhe vend per te hedhur e diskutuar pikpamjet ka per te gjithe..
    Le te fitojne ne "Tryezen e Bisedimeve nder-njerzore " alternativat me te mira..

    Le te jemi te dashur e te degjueshem per cdo njeri dhe cdo shkendije mendimi..nga do qe vjen..

    Por disa gjera duhen te behen te qarta..

    Populli Shqiptar nuk ka nevoje mė per stalinizem..
    Populli Shqiptar ne Kosove nuk ka nevoje aspak per Vrasjet e pabesa qe ben sot ne Kosove ..Enverizmi i ambalazhuar ...

    Prandaj hidhini mbrapa reminishecat e nji edukate qe ju erdhi e ambalazhuar me "kombetarizem" nga Tirana Staliniste per disa dekada dhe binduni se keni pasur iluzione dhe se KOSOVA ka burra te mencur dhe jashte KLANIT ENVERIST -MARKSIST-TERRORIST.

    Mos u pajtoni me Terrorizmin i cili nuk eshte me nji slogan ne LLAFOLLOGJINE e dites por eshte nji MAL i dukshem ndonse mal i zi me ujqer e cakej..se eshte nji tragjedi ne KOSOVE...dhe se eshte i ulur kembe kryq e i konkretizuar me VARRE..me viktima..me Nena zemer djeguara..e gra vejusha e femije jetima..

    Mos qeshni e mos urreni kombin tuaj..

    Cdo i vrare ne KOSOVE nga bandat marksiste eshte nji faqe zeze...dhe nji tragjedi..

    Qendrimi ndaj atentateve dhe qendrimi ndaj Presidentit te zgjedhur me VOTA e dallojne shume qarte linjen KOMBETARE me linjen e zeze te Krimit.


    Thirrini Mendjes..ju stalinistet e Kosoves..sa nuk eshte vone..!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Revolucioni i Marsit" qe organizuan qoso-envero-thaqistet ne kosove i kushtoj shtrenjte popullit te Kosoves..

    Tani fondet qe duhej te shkonin per tu bere buk e libra e ilace per femijet e Kosoves se 2004-tres.. do i shkojne 1004-tres..pra per tulla e llac me riparue kishat sllave serbe per me i ba te reja e me i freskue ciriliqet e tyre..si dhe me i ndertue te reja shpijat e koloneve serb te ardhur aty ne vitet e Terrorit Pashiqo-Rankovico-Milloshejan..

    qeni keq ta bjen ujkun ne torisht.. ka than i mencuri popull..

    Sikurse shtabi i leshit te Uck-es me Thaqo kloso halito Jakupat e solli ushtrine serbo-maxhupe ne cdo shpi ( torisht) katundari autokton shqiptar e qe me te famshmet komunikata-por-dhacore te kopjuara nga veprat e Enverit ky shtab (qeni i keq) ja pruni bajoneten e tankun serb mbi cdo grue nane e fmi te Kosoves ashtu dhe revolucioni i Marsit i te "dalurve Menc ..ose sic thon ata te dalur nga lufta".. i largoj i ei mjegulloi shpresat per nje zgjidhje te afert te ceshtjes se pamvaresise.. duke e rrezikuar rende at lidhje delikate e at simpati te Kosoves per Eu-Naton e anasjelltas..

    Pra treni i destruktivitetit ecen me shpejtesi pa u ndalur e vec lokomotivat ndrrohen..
    her dalin qose demacet.. here Thaqo jakupat e Ramusho togerat e her albin Mavro kurtat..

    Ja cka i thot Anile Shushkes albin kurtaj ..ky mendjemadh teveqel..vegel e Gjinush Gjingjiqve..:



    -----

    Kurti: Ne do tė veprojmė konkretisht nė rrugė, nė vend publik, qė ėshtė hapėsirė qytetare. Aty do tė shfaqim pakėnaqėsinė tonė, indinjatėn tonė me pushtetin autoritar dhe totalitar tė UNMIK-ut. Besojmė qė lėvizja jonė do tė rritet, do tė jetė nė gjendje tė ushtrojė presion, dhe do tė krijohen kushtet pėr ndryshime shoqėrore dhe politike nė Kosovė.



    DW: Nė qoftė se arrini vėrtetė tė realizoni largimin e unmik-ut nga Kosova. mendoni qė edhe nė njė Kosovė tė pavarur ju do tė mbeteni rebel?



    Kurti: Nė Kosovėn e pavarur do tė mbetesha pa problemin tim kryesor. Do tė mė duhej tė gjej njė problem tjetėr. Nuk jam rebel pa arsye, megjithatė nuk besoj, se do tė bėhem pjesė e establishmentit apo e pushtetit, sepse identifikimi im me qytetarin, madje me qytetarin anonim, ėshtė shumė i fuqishėm.

    -----

    Pra Luft Unmikut ..thot albini ..pra ne te njejtin shine me qoso-ramusho-kelmendo-elshanet e Marsit..

    qent e kqij jan shume e mjer Torishta... do te thosh populli..

    Pra te largosh UNMIKUN ..do me than sipas Anil Shushke Albin kurtave se vjen pamvaresia..

    Edhe fmija ma i vogel e din se "me Marr valixhet" UNMIKU nuk vjen pamvaresia..por..SERBIA..
    Po pse DOJCE VELLUA ..e cila seksionin Shqip te saje ka nja 12 vjet e ka kthyer ne SHTOJCE te ZP-se po i kerkon "qent e kqij" me ba Luft me UNMIK..?

    sepse spiunet e lindjes ne DW jane shume rafinato..

    STASI kexhebi-ist deri brenda ne zyr te kancelareve Gjerman kishte spiunet e tije.. dhe tani ata prap aty jane dhe meqe nje spiune e tille ka ne dore mikrofonat e DW-se ajo ka punesuar spiun shqiptare te ish sigurimit ne ato zyra dhe jo rastesisht dojce vellua i parapriu revolucionit te Vlores 97.. e jo rastesisht ne krye te revolucionit te Marsit ne kosove ishin miqt enveriste te shefes se dojce vell-albanish ne krye.. e tani sic duket ca prej tyre rane nen prangat e UNMIKUT.. e tash Anil Shukja me porosi nga lart e larg.. kerkon Zan caushe ne Prishtine..
    A ja na del ky Albin kurti i rritur nen b-ole te demac-gjinushve te na i shpalle Luft unmikut ..qe te behet rremuje e qe te hapen burgjet e qe te dalin elshan Kelmendat e Dojce vell staso sigurimit nga birucat e pastaj pun shum se mbas UNMIKUT te shpartalluar vjen i organizuari TANKU SERB..

    ja cbejn qent e kqij..

    armiq te eger te kombit te tyre..

    turp..

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2004
    Postime
    19
    Albin Kurti eshte nje alternativ per Kosoven dhe jane njerez si ai te cilet te bejne te mendosh se Kosova ka njerez te afte.
    Sa per ate qe e quajti ate "papagall", une do te thoja se papagall eshte ai gandisti i Kosoves Rugova i cili per viti te te tera e vetmja gje qe thoshte ishte: "kini durim" si mendoni ju se po te kishte cenuar Rugova interesat e serbise do ta lejonin ata qe ai te vazhdonte te ishte ne ate post ku ka qene per vite te tera ( behet fjale per nje perjudhe kur Adem demaci u burgos me vite te tera per nje liber qe shkruajti) dhe Rugova per mendimin tim ka qene nje president "kukull" dhe qendrimi i tij si president i Kosoves ne perjudhen e paralufte ka qene me teper ne interes te Serbeve se te shqiptareve dhe mire qe u ngriten djemte e nenave dhe kapen pushket se po te ishte per kete "gandistin" ky akoma do ishte duke thene :"kini durim" por gjithsesi ai tani eshte i zgjedhuri i popullit dhe duhet ta respektojme si te tille.
    Une nuk jam ndonje simpatizant i ndonjerit ne Kosove por ju nuk duhet te harroni
    se ishin djem si Albin Kurti dhe te tjere te cilet sakrifikuan dhe do te sakrifikojne sa here qe Kosova ti therrase dhe e pakta qe mund te beni ju si Kosovare per ta eshte vetem pak mirnjohje dhe jo te flasi goja para mendjes...

    gjthe te mirat...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Lexuesit pyesin gjatė javės, Albin Kurti pėrgjigjet tė enjten”

    Pyetjet mund t’i dėrgoni ēdo ditė nė e-mail adresat:

    burimetemaj100@yahoo.com ose

    burimetemaj@hotmail.com





    Albin Kurti




    JEMI NĖ BINARĖT E ‘AUTONOMISĖ SUBSTANCIALE’ QĖ ĖSHTĖ PAFUNDĖSISHT E PAKRYESHME



    Pozita e Kosovės nė bisedime me Serbinė do tė jetė edhe mė e keqe sesa nė Rambuje - sepse nuk e kemi UĒK-nė



    Pėrgatiti pėr shtyp: Burim Etemaj



    Prishtinė, 2 mars 2005 - ‘Shlirimi’ quhej liri e plotė. Ndalja quhej arritje e destinimit. Dhe tash kėto na kushtojnė shtrenjtė. Ku filloi e tėra? Nė Rambuje. Atje pėrfaqėsuesit e UĒK-sė u bėnė bashkė me ata tė LDK-sė e LBD-sė. Fjala bashkim tingėllon mirė, veēse pėr ēfarė bashkoheshin kėta? Ai bashkim nuk ishte pėr luftė ēlirimtare por pėr autonomi substanciale. Po tė ishin LDK-ja e LBD-ja pėr luftė ēlirimtare, ato do t’i bashkoheshin UĒK-sė dhe luftės ēlirimtare mė herėt. Ama shihej hapur se nuk ua mbante. E kam fjalėn pėr udhėheqjet e tyre, jo pėr anėtarėsinė e tyre. Nė Rambuje, UĒK-ja iu bashkua LDK-sė dhe LBD-sė, dhe tezės sė tyre tė pamundur tė evolucionit progresiv nė robėri. UĒK-ja ishte ushtri qė nė Rambuje zbriti nė nivelin e partisė politike. Z. Rugova kėsisoj fitoi shfajėsimin dhe justifikimin. Tash jemi po aty. Kėshtu ėshtė shprehur Albin Kurti, aktivist i KAN-it, nė rubrikėn e pėrjavshme “Lexuesit pyesin gjatė javės, Albin Kurti pėrgjigjet tė enjten”.



    Bekė Arifi: A ka ndonjė popull nė botė qė pėrjeton tallje mė tė mėdha nga kryetari i vet, sesa populli shqiptar nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe Ruandėn, Somalinė, e ku ta di unė ato vendet mė tė pazhvilluara tė Afrikės, dhe absurdi mė i madh prapė rizgjidhet kryetar. Si e komentoni ju kėtė fenomen?



    Kurti: Situata gjithmonė ndryshon mė pak sesa qė duket. Kjo edhe pėr arsyen se njerėzit zakonisht me shumė lehtėsi i harrojnė shkaqet qė e kanė krijuar dhe ato qė e kanė mundėsuar situatėn e cila u pėrmbys. Dhe mandej tė gjithė habiten se si ndodhi regresi qė madje i ngjan njė kundėrrevolucioni tė heshtur. Ekzaltimi naiv dhe vetėmagjepsja pas mbarimit tė luftės, vinin nga keqkuptimi i madh. Pėrmirėsimi quhej sukses i plotė. ‘Shlirimi’ quhej liri e plotė. Ndalja quhej arritje e destinimit. Dhe tash kėto na kushtojnė shtrenjtė. Ku filloi e tėra? Nė Rambuje. Atje pėrfaqėsuesit e UĒK-sė u bėnė bashkė me ata tė LDK-sė e LBD-sė. Fjala bashkim tingėllon mirė, veēse pėr ēfarė bashkoheshin kėta? Ai bashkim nuk ishte pėr luftė ēlirimtare por pėr autonomi substanciale. Po tė ishin LDK-ja e LBD-ja pėr luftė ēlirimtare, ato do t’i bashkoheshin UĒK-sė dhe luftės ēlirimtare mė herėt. Ama shihej hapur se nuk ua mbante. E kam fjalėn pėr udhėheqjet e tyre, jo pėr anėtarėsinė e tyre. Nė Rambuje, UĒK-ja iu bashkua LDK-sė dhe LBD-sė, dhe tezės sė tyre tė pamundur tė evolucionit progresiv nė robėri. UĒK-ja ishte ushtri qė nė Rambuje zbriti nė nivelin e partisė politike. Z. Rugova kėsisoj fitoi shfajėsimin dhe justifikimin. Tash jemi po aty. Me ndihmėn edhe tė konceptit dominant tė ‘standardeve para statusit’ (tash e tutje SPS) jemi nė binarėt e ‘autonomisė substanciale’ e cila pėr mė tepėr ėshtė disi pafundėsisht e pakryeshme.



    Komoditeti ndodhet nė Velani e Arbėri (ish-Dragodan) ku janė ata, e jo nė asfalt ku jemi ne



    Arben Gashi: Zoti Kurti, a s’iu duket paksa tepėr komode qė nga anash tė kundroni proceset politike nė Kosovė dhe pėrmes protestave tė organizuara nė emėr tė KAN-it (si kėto tė fundit kundėr decentralizimit), herė pas here tė kaloni edhe nė pozicionin e kritizerit, pa qenė nė gjendje pėr tė marrė edhe pėrgjegjėsi konkrete politike mbi vete, duke qenė i kyēur nė ndonjė subjekt a institucion politik tė Kosovės?



    Kurti: Pikėrisht institucionet dhe partitė politike tė Kosovės po i kundrojnė nga anash proceset politike. Ato hyjnė nė procese vetėm pėr t’i realizuar objektivat e UNMIK-ut dhe pėr ta legjitimuar UNMIK-un nė Kosovė. Pikėrisht duke hyrė nė kėto institucione njeriu nuk merr pėrgjegjėsi por tregohet i papėrgjegjshėm. Sepse pėrhap iluzione pėr pluralizėm dhe demokraci kur ne s’kemi fare shtet e liri dhe bile mė shumė se asnjėherė mė parė na kėrcėnohet rreziku i ndarjes sė Kosovės. Maksimumi i partive politike nė Kosovė ėshtė kritika verbale. KAN-i nuk mjaftohet me kritikė. KAN-i ka qėndrime konkrete qė i shndėrron nė aksione konkrete. Gjatė kėtyre muajve tė fundit nuk u arrestuan politikanėt por aktivistėt e KAN-it. Komoditeti ndodhet nė Velani e Arbėri (ish-Dragodan) ku janė ata, e jo nė asfalt ku jemi ne. Politikanėt s’paraqesin aspak problem pėr UNMIK-un. Pėrkundrazi.



    Jeta nuk matet me vitet, por me gjallėrinė



    Vlora Ejupi: Zoti Kurti, duke pasur parasysh bagazhin politik kombėtar dhe intelektual tė Adem Demaēit, deri diku edhe mund tė kemi mirėkuptim dhe t’i konsiderojmė tė pranueshme recetat e tij qė na shpėrndan pėrmes “Epokės…” , por se, pėr mua mbetet plotėsisht e paqartė se si e arsyetoni ju fallin qė qitni javė pėr javė nė kėtė rubrikė. A s’ju duket vetja ende i ri pėr njė gjė tė tillė?



    Kurti: Saktėsisht sepse mė duket vetja i ri unė e bėj kėtė. Jeta nuk matet me vitet por me gjallėrinė. Serioziteti nuk matet me vitet por me vendosmėrinė. Pėrvoja nuk matet me vitet por me pėrjetimet. Asgjė nuk matet me vitet.



    Pozita e Kosovės nė bisedime me Serbinė do tė jetė edhe mė e keqe sesa nė Rambuje



    Valon Ismaili: Si e konsideroni vlerėsimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, se asnjė nga tetė standardet pėr Kosovėn nuk ėshtė plotėsuar?



    Kurti: Imponimi i SPS-sė si koncept ėshtė ēėshtje politike. Vlerėsimi pėr pėrmbushjen e SPS-sė si projekt ėshtė po ashtu ēėshtje politike. Dhe kjo ēėshtje politike ėshtė ēėshtje e pushtetit. S’ka tė bėjė me qytetarin e Kosovės. Sepse pushtetin e ka regjimi antidemokratik i UNMIK-ut, i cili pėr tė sunduar mė lehtė i ka krijuar institucionet e Kosovės dhe i kontrollon ato. Natyrisht, qė tė mos ketė punė me popullin dhe vullnetin e tij por me ‘pėrfaqėsuesit’ e korruptuar tė tij. Nuk do tė jetė pėrmbushja e SPS-sė qė do tė vendosė pėr (ri)fillimin e bisedimeve me Serbinė pėr statusin e Kosovės, por do tė jenė kėto bisedime qė do tė vendosin pėr pėrmbushjen e SPS-sė. Deklarata e z. Annan e dėshmon kėtė. Nėse interesi do tė jetė qė bisedimet tė shtyhen pėr mė vonė, atėherė do tė vlerėsohet se SPS-ja ende s’ėshtė plotėsuar. E madje edhe realizimi i SPS-sė dihet se ku na shpien. Te bisedimet me Serbinė pėr veten tonė, pėr lirinė tonė, pėr vendin tonė, ndėrkohė qė ne sundohemi praktikisht nga UNMIK-u e nominalisht edhe nga Serbia. Pozita e Kosovės nė ato bisedime do tė jetė edhe mė e keqe sesa nė Rambuje. Sepse nuk e kemi UĒK-nė dhe sepse e kemi Kosovėn tė ndarė nė veri dhe tė enklavizuar gjithandej.



    Tafil Kryeziu: Zoti Kurti, gjatė protestės sė fundit tė KAN-it nė Mitrovicė kundėr decentralizimit, jeni shprehur se decentralizimin, tė tillė ēfarė po e bėn Qeveria Haradinaj, e ka pranuar edhe opozita e tanishme, kuptohet sa ka qenė nė pozitė. A s’ju duket ky njė pėrgjithėsim i tepėrt dhe tendencioz, apo vėrtet nuk e keni pasur ndonjėherė nė dorė planin pėr decentralizim qė kishte hartuar Qeveria Rexhepi?



    Kurti: Pėrderisa po i shkruaj kėta rreshta, para meje e kam dokumentin qė e dėshmon konstatimin tim. Mė 23 korrik 2004, nė dokumentin me numėr 1/107 tė nėnshkruar nga dr. Bajram Rexhepi, Qeveria e Kosovės i pėrgjigjet kėrkesės sė, tashmė ish-Ministrit tė Shėrbimeve Publike, z. Jakup Krasniqi, dhe Drejtorit tė Zyrės sė Ēėshtjeve Politike, z. Petr Ivantsov, pėr ta miratuar Dokumentin Kornizė pėr Reformėn e Vetėqeverisjes Lokale nė Kosovė. Nė fillim tė kėsaj pėrgjigje, thuhet: “Nė mbėshtetje tė nenit 9.3.16. tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/9 mbi Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė dhe nenit 1 tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/19 mbi Degėn e Ekzekutivit tė Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė, Qeveria e Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 23 korrik, mori kėtė VENDIM: Aprovohet nė parim Projekt-Korniza pėr reformimin e vetėqeverisjes lokale nė Kosovė, me vėrejtjen qė termi ‘njėsitė komunale’ tė zėvendėsohet me ‘njėsitė e komunave’” etj. etj. I bashkangjitur nė kėtė letėr, pėrveē kėrkesės sė z. Krasniqi dhe z. Ivantsov nė tri gjuhė (shqip, serbisht dhe anglisht), ėshtė teksti i Kornizės pėr Reformimin e Vetėqeverisjes Lokale nė Kosovė. Ky tekst i ka 18 faqe dhe plus dy shtojca me gjithsej katėr faqe. Unė e kam lexuar kėtė tekst. Mund ta lexosh edhe ti. Pėr kėtė, mė shkruaj nė akurti@alb-net.com

    Ky projekt ėshtė dashur tė refuzohet parimisht, kategorikisht dhe nė tėrėsi. Decentralizimin duhet ta bėjmė vetėm pas bėrjes sė shtetit e pavarėsisė. Assesi ndryshe. Natyrisht, nėse kemi parasysh dhe nisemi nga interesat e Kosovės dhe banorėve tė saj pėr paqe, liri dhe pėrparim.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    116

    Puna e Enverit...

    Citim Postuar mė parė nga erzeni
    ilirian !


    shqiperia "u gdhi" ose "u zgjua" ne pragun e ndryshimeve demokratike ne europen e pas-renies-murit-Berlinit si vendi me i varfer europian.

    Pamjet e Eksodeve (qe besoj i ke pare ne Tv ) tregonin sakte, qarte e pa medyshje se Shqiperia nuk kishte qene e "lulezuara e Ballkanit"..se Shqiperia nuk kishte qene "modeli i shoqerise humaniste e progresiste" ..se Shqiperia nuk kishte qene "shkemb graniti" ku "thyenin koken armiqte e Kombit" por nji "kak e madhe e qelbur" qe qelbi dhe Europen dhe qe u shtri me turp si lupse ne Kembet e Europes duke qene dhe e sunduar nga po ajo Parti qe 50 vjet sundoi...dhe duke qene e udhehequr nga po ai Enver e Ramiz e po ata Kuadro te KQ dhe Byroja e zgjedhur po nga ENVERI.

    Mos harro Eksodet e Ambasadave dhe Detit ndodhen ne vitin 90 -91.


    EKSODI eshte fundi i iluzioneve..fundi i Dogmave..fundi i Prallave....e duhej te ishte dhe fundi i enverizmit Kosovar.. bisht i te cilit je ti..Qosja e kompani.

    Ju enveristet kosovare jo vetem qe nuk u bindet nga EKSODI per te reflektuar se Kombit SHQIPTAR i duhet nje filozofi tjeter por me kok-fortesi vazhdoni ta ambalazhoni Enverizmin tuaj edhe sot mbas 12- vjetesh.

    Shqiperia dhe Kosova jane ne Perpelitje per te gjetur RRUGE te reja te sigurta per te ardhmen..

    Ne se nuk i kane gjetur kjo eshte rezultat i Trashegemise se Prapambetjes komuniste ne Shqiperi dhe i Sundimit te Gjate SERb ne KOSOVE.

    Rruget jane te shumta..
    Idete duhet te kalibrohen ne realitetet e reja qe kalon Kombi yne ne Shqiperi e trojet tona..dhe vend per te hedhur e diskutuar pikpamjet ka per te gjithe..
    Le te fitojne ne "Tryezen e Bisedimeve nder-njerzore " alternativat me te mira..

    Le te jemi te dashur e te degjueshem per cdo njeri dhe cdo shkendije mendimi..nga do qe vjen..

    Por disa gjera duhen te behen te qarta..

    Populli Shqiptar nuk ka nevoje mė per stalinizem..
    Populli Shqiptar ne Kosove nuk ka nevoje aspak per Vrasjet e pabesa qe ben sot ne Kosove ..Enverizmi i ambalazhuar ...

    Prandaj hidhini mbrapa reminishecat e nji edukate qe ju erdhi e ambalazhuar me "kombetarizem" nga Tirana Staliniste per disa dekada dhe binduni se keni pasur iluzione dhe se KOSOVA ka burra te mencur dhe jashte KLANIT ENVERIST -MARKSIST-TERRORIST.

    Mos u pajtoni me Terrorizmin i cili nuk eshte me nji slogan ne LLAFOLLOGJINE e dites por eshte nji MAL i dukshem ndonse mal i zi me ujqer e cakej..se eshte nji tragjedi ne KOSOVE...dhe se eshte i ulur kembe kryq e i konkretizuar me VARRE..me viktima..me Nena zemer djeguara..e gra vejusha e femije jetima..

    Mos qeshni e mos urreni kombin tuaj..

    Cdo i vrare ne KOSOVE nga bandat marksiste eshte nji faqe zeze...dhe nji tragjedi..

    Qendrimi ndaj atentateve dhe qendrimi ndaj Presidentit te zgjedhur me VOTA e dallojne shume qarte linjen KOMBETARE me linjen e zeze te Krimit.


    Thirrini Mendjes..ju stalinistet e Kosoves..sa nuk eshte vone..!
    Puna e Enverit pėr Kosovarėt ėshtė si ajo e Jesusit pėr Romakėt!

    As Enveri s`ishte Kosovar,as Jesusi nuk ishte Romak! Qė tė dy urrehen nga popujt e tyre(shqiptarė/hebrenj) dhe mbahen nė qiell nga tė tjerėt! Nga Jesusi pėrfituan Romakėt,nga Enveri Kosovarėt!

    djalli,mė i dashuri i Zotit

  6. #26
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Pa na i numero te mirat e Enverit per Kosovaret o adem !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KAN-i proteston kundėr decentralizimit


    Prishtinė, 19 maj 2005 (Kosovapress) Time: 09 : 56

    Aktivistėt e KAN-it nuk kanė lejuar qė Albin Kurti tė merret nė stacionin policor tė SHPK-sė. Kur policia, gjatė protestės sė mbrėmshme tė KAN-it kundėr decentralizimit para Kuvendit tė Kuvendit tė Kosovės nė Prishtinė ka tentuar ta marrė atė, tė rinjtė janė lidhur dorė pėr dore duke penguar marrjen e Kurtit nga policia.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Pride
    Pa na i numero te mirat e Enverit per Kosovaret o adem !
    mendoj se duhet ti leme historise per ti numeruar te mirat dhe te keqijat e [personaliteteve tona, por te japim mendiime si duhet te dilet nga kaosi ne te cilin gjendemi si KOMB

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4
    eshte qeshtje e akedemive te dy shteteve te cilat duhet te ulen e te bejne nje platforme Kombetare e mos te mirren me thashetheme.se eshte koha te bejme nje Kuvend Kombetar se mjaft jemi neperkembur si komb.Ti afrojme botes edhe ne opcionet tona se ēka duam, ēka deshirojme.ju8 faleminderit.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4
    Ne sikur jemi duke u marre si shume me vetvehten.Populli thot Kush ka vakt e kane babgjyshin.ti leme nderskamzat.kaluan te gjitha kohet por si t'ja bejme ne te ardhmen, kur ende ne rropatemi me ēeshtjen kombetare, kurse kombet tjera hulumtojne planetet tjera per jete.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    4
    Te gjithe kengen po e dime por zeri nuk po na shkon.a mundemi qe te mirat e Enverit ti marrim kurse te metat, ti leme anash, kjo do te ishte me e mira edhe per keta pasardhesit tjere.Mos te sillemi vetem ne rrotull por te gjejme rrugedalje per me tutje, te vazhdohet aty ku e le njeri, e jo te fillohet nga e para.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MULTIETNICITETI - Shkruan : Albin Kurti


    Nga info@besiana.de Mė 05 Jun. 2005 11:59

    MULTIETNICITETI


    Shkruan : Albin Kurti

    Tė gjithė fqinjėt e Kosovės ose e pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės ose nuk u pengon ajo. Pėrveē Serbisė. Tė gjitha komunitetet etnike nė Kosovė e pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės dhe nuk u pengon ajo. Pėrveē serbėve. Apo mė saktė, udhėheqėsve tė serbėve nė Kosovė qė sėrish janė Serbia vetė. Ndėrkohė, UNMIK-u ka imponuar konceptin e “standardeve para statusit”, plotėsimi i tė cilave ēon nė bisedime me Serbinė pėr statusin politik tė Kosovės. Sė kėndejmi, njė konkluzion na imponohet si i pashmangshėm: nėn konditat aktuale, pavarėsia e Kosovės ėshtė e mundur vetėm nėse Serbia thotė se Kosova duhet tė jetė e pavarur. Serbia nuk do ta thotė asnjėherė kėtė, pikėrisht pėrderisa do ta ketė mundėsinė qė tė pyetet pėr Kosovėn. Atėherė kur Serbia nuk do tė pėrfillet nė marrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės, vetėm atėherė do tė mund tė shfaqen udhėheqės politikė nė Serbi qė do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės.
    Shumė ndėrkombėtarė qė shkojnė e vijnė ju ‘rrėfehen’ politikanėve shqiptarė nga Kosova se si politikanėt nė Serbi privatisht e pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Mirėpo, ata kinse e kanė tė pamundur, hė pėr hė, ta thonė hapur kėtė, pėr shkak tė opinionit publik serb. Dhe ēfarė ngjan nė fakt: pėr shkak tė popullit serb, udhėheqėsit serbė gjithnjė e kundėrshtojnė kategorikisht pavarėsinė e Kosovės, flasin publikisht pėr Kosovėn si pjesė tė patjetėrsueshme tė Serbisė dhe kėsisoj nė tė vėrtetė e ushqejnė dhe forcojnė kėtė pikėpamje nė Serbi dhe te serbėt.
    Ēdo herė para fushatave politike e ushtarake nė Kosovė, regjimi i Milosheviqit, pėrmes kishės serbe, institucioneve, ‘intelektualėve’ dhe mediave nė Serbi krijonte konsensusin shoqėror, i cili i shėrbente si bazė legjitimuese pėr krimin qė do tė pasonte. Sot Serbia ėshtė duke e ndėrtuar kėtė konsensus pėr ndarjen e Kosovės. Modeli qė propozojnė dhe pėr tė cilin angazhohen ėshtė autonomia territoriale e serbėve tė Kosovės nė Kosovėn si krahinė autonome nė Serbi. Pra, kufijtė e jashtėm tė Kosovės do tė ruheshin, por kjo ruajtje do tė kishte pėr ēmim krijimin e kufijve tė brendshėm. Kėta kufij tė brendshėm do tė shėnonin etnitetin serb nė Kosovė. Sikurse nė Bosnjė. Paqja, mė tutje, do tė pėrdorej pėr konsolidimin e kėtij etniteti, kurse shpėrthimi i ri i konfliktit dhe i krizės pėr ndarjen pėrfundimtare.
    Statusi politik i Kosovės, nga perspektiva ndėrkombėtare ėshtė vendosur nė kuadrin e stabilitetit tė rajonit. Aktualisht konsiderohet se mė shumė destabilitet sjell pavarėsia e Kosovės sesa mungesa e saj. Pėr shkak tė qėndrimit, forcės dhe vendosmėrisė sė Serbisė, natyrisht. Dhe pėr shkak tė pasivitetit dhe lajthitjeve tona, sigurisht. Kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, gjatė vizitės sė tij nė Kosovė, u fliste serbėve tė Kosovės pėr Kosovėn si pjesė tė Serbisė, por nė fakt ai i drejtohej bashkėsisė ndėrkombėtare.
    Ėshtė shumė naive dhe e dėmshme pikėpamja se ne nuk duhet tė merremi me Serbinė. Ne nė Kosovė medoemos duhet tė merremi me Serbinė dhe tė brengosemi pėr planet e Serbisė, sepse asaj i ėshtė pranuar botėrisht vendimmarrja pėr fatin e Kosovės. Mirėpo shtrohet pyetja, pse po ngjan e gjithė kjo? Problemi ėshtė i pandashėm nga historia e vet.
    Babushka
    Besoj se tė gjithė keni pasur ose sė paku u ka rastisur ta shihni Babushkėn. Babushka ėshtė njė lodėr e vjetėr ruse, e cila pėrbėhet nga tri kukulla tė futura njėra nė tjetrėn. Babushka, nė gjuhėn ruse, do tė thotė gjyshe. Forma e kukullave ėshtė e njėjtė, vizatimet me figurėn e gjyshes janė tė njėjta, madhėsia ndryshon. Mbaj mend se si nga Babushka lodėr, kur isha fėmijė gjithmonė kam pėrjetuar njė ndjesi metafizike. Se si e njėjta maskonte tė njėjtėn; se si ajo gjyshe maskohej me veten e saj, e ngėrthente veten dhe madje ngėrthehej nga vetja; ngėrthehej pėr t’u maskuar, ngėrthente pėr tė maskuar. Kureshtja fėminore ‘pėr tė parė se ēfarė ka brenda’, shpejt zėvendėsohej me ankthin e shfaqjes tė sė njėjtės. Vazhdimisht rizbuloja pėr tė mos gjetur asgjė tė re. Fizionomia e njėjtė pėrvijohej para meje.
    Dokumenti i Rambujesė, Rezoluta 1 244 dhe Korniza Kushtetuese janė Babushkat e moshės sime madhore. E para pėrmbahet nė tė dytėn, dhe e dyta – e me kėtė edhe e para – pėrmbahen nė tė tretėn. Vetėm se ēėshtja tani ėshtė shumė mė serioze. Realiteti nė tė cilin jetoj mė manifestohet gjithnjė si pasojė e kėsaj. Nuk do tė ndalem me kėtė rast nė defektet e dokumentit tė Rambujesė, sepse ato janė aq tė shumta. Por ka njė ‘detaj’ fatal. Fakti, se sipas kėtij dokumenti tė pranuar edhe nga shqiptarėt, nuk ka popull tė Kosovės. Ka vetėm popullatė qė pėrbėhet nga bashkėsitė nacionale. E bashkėsi nacionale janė edhe shqiptarėt, edhe serbėt nė Kosovė. Anipse tė parėt janė mbi 90%, tė dytėt mė sė shumti 8%! Anipse pėrgjatė tė gjithė shekullit njėzet, kur Kosova sundohej nga Serbia, tė parėt gjithmonė ishin shumicė dėrrmuese! Nė Rambuje nuk ėshtė pėrcaktuar statusi i Kosovės, ama ėshtė pėrcaktuar statusi i popullit shqiptar nė Kosovė si bashkėsi nacionale. Dhe kjo realisht nuk ėshtė aspak e ndryshme. Pėrcaktimi dhe pėrkufizimi i shqiptarėve tė Kosovės si bashkėsi nacionale, automatikisht e privon atė, sipas tė gjitha dokumenteve e konventave ndėrkombėtare, nga e drejta pėr vetėvendosje. Nė dokumentin e Rambujesė braktiset ideja e qytetarit e po ashtu edhe ajo e kombit dhe popullit dhe instalohet ai i bashkėsisė nacionale, qė ėshtė shumė i dėmshėm pėr qytetarin e Kosovės, pėr Kosovėn.
    Edhe sot e kėsaj dite, tė gjitha institucionet e Kosovės janė tė themeluara dhe funksionojnė mbi bazėn e kėsaj premise. Prandaj, nė Kosovė, nuk mund tė ketė minoritete, sepse kėto janė kategori karakteristike – ndonėse shumė vagullt tė definuara – pėr shtetet kombe siē janė shumica dėrrmuese e vendeve tė BE-sė. E ne nuk jemi as shtet e aq mė pak shtet-komb. Nuk mund tė flitet as pėr pakicė e shumicė nė Kosovė, sepse ne nuk kemi sistem demokratik tė pushtetit e tė qeverisjes. Dhe, mund tė flitet vetėm pėr bashkėsi nacionale prej nga buron edhe projekti i multietnicitetit pėr Kosovėn dhe qasja specifike. Kategoria e bashkėsisė nacionale, e qė shpesh emėrtohet edhe si komunitet etnik, paraqet tė pėrbashkėtėn kryesore tė tri Babushkave, konstanten nė tė cilėn fondamentohen ato. E vėrteta e secilės Babushkė ėshtė Babushka tė cilėn ajo e maskon. Maskimi e fsheh maskėn.
    Mėnyra e kundėrt
    Sikurse decentralizimi edhe multietniciteti tingėllon kėndshėm. Me kusht qė tė mos e shikosh kontekstin, rrethanat ku vendoset ai, dhe mėnyrėn se si provohet tė realizohet. Multietniciteti ėshtė definitivisht fjala mė sė shumti e folur nga UNMIK-u dhe mė sė shumti e pėrfolur nga vendorėt nė Kosovė. Pėr kėta tė fundit, posaēėrisht nė momentet e tyre tė sinqeritetit. Multietniciteti nė Kosovė ėshtė prioriteti i pakontestueshėm i UNMIK-ut. Ai ėshtė mė i rėndėsishėm se liria e barazia, mė i vlefshėm se drejtėsia dhe tė drejtat. Ndėrkohė qė multietniciteti as nuk ėshtė i definuar e as nuk ėshtė i matshėm. Nuk dihet se ēfarė saktėsisht ėshtė multietniciteti si karakter i shoqėrisė, sipas UNMIK-ut, dhe nuk dihet as cila ėshtė ajo gjendje e shoqėrisė, sipas ndonjė shembulli teorik ose praktik, tė cilin do ta ndiqnim pėr ta realizuar. Nuk dihet se kur dhe sa ėshtė njė shoqėri multietnike; pra, nuk dihet se nė ēfarė shkalle do ta kemi plotėsuar atė si njė kualitet qė e kemi synuar. Ndėrsa nėpėrmjet stėrpėrsėritjes sė fjalės ‘multietniciteti’, pretendohet se ai tashmė ėshtė bėrė i vetėkuptueshėm!
    Qasja e UNMIK-ut prej fillimit ishte qė multietniciteti nė Kosovė tė realizohet duke filluar nga etnia, nga pėrkatėsia etnike. Padyshim e gabueshme, por jo edhe e befasishme. Sepse, nė dokumentin e Rambujesė tashmė ishte etabluar kjo mėnyrė. Kėsisoj, UNMIK-u fillonte nga dallimi, nga ajo qė i dallonte njerėzit dhe i ndante ata, nga pėrkatėsia etnike e tyre. Dhe pastaj aspironte krijimin e njė shoqėrie ku etnia do tė bėhet shumė mė e parėndėsishme. Multietniciteti i kėtillė mendohej se e transcendon etnicitetin. Nė tė vėrtetė, me kėtė mėnyrė, ai veēsa e afirmonte atė. Qė nga viti 1999 njerėzit nė Kosovė nga ana e UNMIK-ut, perceptohen dhe konsiderohen nė bazė tė pėrkatėsisė sė tyre etnike. Pastaj, nga po ata njerėz, duke vazhduar sė mbajturi kėtė mėnyrė dhe kėtė trajtim, duhej ndėrtuar shoqėria multietnike! UNMIK-u asnjėherė nuk sheh studentė, nxėnės, inxhinierė, profesorė, punėtorė, tė papunė, doktorė etj. UNMIK-u asnjėherė nuk sheh njerėz nė Kosovė. Ai sheh vetėm shqiptarė, serbė, boshnjakė, ashkalinj, romė, egjiptas dhe turqė. Edhe dialogu ndėretnik nė tė cilin ka investuar aq shumė UNMIK-u, ėshtė bėrė rregullisht polemikė pasi qė ka filluar nga dallimet. Sepse, pėrkatėsia doli ēdo herė mė e rėndėsishme sesa tema e dialogut. Theksimi i dallimeve, i kombinuar me dallimin si pikėnisje, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē se dizajnim i konfliktit. I vetėdishėm apo i pavetėdijshėm, ėshtė mė pak e rėndėsishme.
    Multietniciteti nė Kosovė s’ka se si tė ketė sukses sepse themelet e tij nė Kosovė UNMIK-u i ka vendosur mbi dallimet. Qė tė realizohet multietniciteti, nėse me kėtė nėnkuptojmė bashkėjetesėn e njerėzve tė etnive tė ndryshme, duhet filluar nga ajo qė ėshtė e pėrbashkėt nė mes tė njerėzve. E pėrbashkėta e njerėzve janė tė drejtat dhe liritė e tyre universale, ėshtė nevoja pėr mirėqenie, pėr siguri, pėr edukim, pėr zhvillim tė lirė dhe pėr vend pune. I vetmi themel dhe e vetmja pikėnisje pėr multietnicitetin ėshtė Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut. Ajo, mė tutje, ėshtė e elaboruar dhe zhvilluar nė Konventėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Qytetare dhe Politike si dhe nė atė pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore. Kjo e dyta jo rastėsisht nuk ėshtė inkorporuara nė Kornizėn Kushtetuese. Pra, jo standarde specifike por vlera universale. Duhet t’i kthehemi njeriut, duhet filluar me atė qė sė pari jemi njerėz e pastaj tė radhiten pėrkatėsitė e origjinat. Nėse nisemi nga kjo bazė, multietniciteti do tė rezultojė si pasojė. Duke e pasur multietnicitetin qėllim dhe duke e inicuar atė nga dallimet etnike, ai s’bėhet dot. Pėr kėtė fillim tė duhur dhe tė drejtė, pra nga e pėrbashkėta, domosdoshmėrisht kėrkohet zhvillimi i vendit dhe liria pėr kėtė zhvillim. Porse UNMIK-u e kundėrshton kėtė. Ai e ka pushtetin absolut, por s’ka vullnet e motiv qė ta zhvillojė Kosovėn dhe, pėr mė tepėr, popullin vendės e privon nga kjo liri. Arsimi, kultura, punėsimi, shėndetėsia, mirėqenia kanė tė bėjnė me zhvillimin. Por UNMIK-u s’ka tė bėjė me zhvillimin.
    Ėshtė e njohur nga tė gjithė se kriminaliteti i organizuar dhe mafia janė ‘shumė multietnike’ nė Kosovė, sepse ata kanė ēfarė tė fitojnė dhe ēfarė tė humbasin: e kanė biznesin e tyre joformal, i kanė ‘tė mirat’ qė ua sjell krimi i pėrbashkėt. Nė bazė tė ekzistencės, edhe vėllezėrit mund tė bėhen kundėrshtarė agresivė e lėre mė njerėzit qė mund tė kenė paragjykime pėr njėri-tjetrin. Sikur tė hapeshin vende pune qė do t’ju siguronin njerėzve punėsim, si dhe shkolla e universitete pėr edukim kualitativ, atėherė do tė ngjante dalja nga kriza e tanishme. Njerėzit do tė kishin perspektivė pėr jetė mė tė mirė. Do tė shpresonin racionalisht. Do tė ndėrtohej dhe zhvillohej shoqėria. E jo sikurse sot. Nuk mundet qė tė krijohet shoqėria multietnike, duke e shkatėrruar shoqėrinė. Duke zhbėrė strukturat sociale. Ideali i kėtillė i multietnicitetit, pra sipas mėnyrės sė UNMIK-ut, ėshtė konstruksion politik dhe jo shoqėror. Prandaj ai del si diēka qė i imponohet popullit, si i panatyrshėm.
    Sido qė tė jetė, nė Kosovė megjithatė ka multietnictet. Pesė ‘minoritetet’ tjera, pra pėrveē shumicės sė serbėve dhe vetėm pjesėrisht romėve, janė tė integruara me popullatėn shumicė shqiptare nė Kosovė. Multietniciteti inkluziv nė Kosovė kryesisht nuk ėshtė realizuar nė masėn nė tė cilėn e ka penguar atė Beogradi. Kurse multietniciteti ekzistues nuk vjen asesi pėr shkak tė UNMIK-ut, por pėr shkak se konflikti dhe lufta nė Kosovė nuk ishin etnike. Problemi nė Kosovė nuk ka tė bėjė me dallimet etnike, por me projektet politike. Agresionet dhe krimet u bėnė pėr shkak tė interesave politike dhe ekonomike tė regjimit tė Milosheviqit dhe Serbisė. Nacionalizmi ishte mjeti i tyre pėr mobilizimin e masave.
    Apokalipsa nesėr
    Nė kėtė pikė vijmė te problemi mbase edhe mė i madhi. UNMIK-u do qė konfliktin dhe krizėn nė Kosovė ta paraqesė si apolitike dhe etnike, e cila s’ka tė bėjė me organizimin dhe rregullimin jodemokratik tė sistemit politik, por me njėfarė papjekurie tė vendorėve. Ai mundohet qė tė shfajėsohet. Dhe jo vetėm kaq. UNMIK-u e mendon multietnicitetin vetėm si multietnicitet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Tė tjerėt i injoron dhe i harron. Multietniciteti i UNMIK-ut ėshtė statik dhe esencialisht i polarizuar. Ai ėshtė koherent me tezėn se nė Kosovė kishim luftė qytetare. UNMIK-u as ndėr mend nuk i shkon zhvillimi i Kosovės por vetėm multietniciteti i cili me mėnyrėn e UNMIK-ut mund tė ngjajė vetėm nėse serbėt dhe shqiptarėt do tė bien kolektivisht nė dashuri me njėri-tjetrin. Ndėrkohė mbase ėndėrrojnė pėr fundin kur do tė mund tė thonė: e shihni, ia dolėm!
    Pėr ēdo problem nė Kosovė, thuhet “…tė dyja palėt…”, duke aluduar pėr serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės. Ky dualizėm etnik i instaluar, pra shqiptaro-serb nė Kosovė, e ka zėvendėsuar atė tė vėrtetin Kosovė-Serbi. Nėpėrmjet kėtij, edhe mohohet fakti se komunitetet tjera e pranojnė Kosovėn si vend tė tyre. Askush nuk i ka kontribuar tėrė kėsaj sikurse UNMIK-u. Dhe tani ndodhemi nė situatėn kur Serbisė i ėshtė hapur plotėsisht rruga pėr planet e saj pėr ndarjen e Kosovės. Uniteti i Kosovės si territor dhe shoqėri ėshtė mė i brishtė se asnjėherė mė parė. Qasja e UNMIK-ut pėr multietnicitetin, e cila realizon tė kundėrtėn e asaj qė deklarativisht synohet, i ka konvenuar pa masė Serbisė. I ka konvenuar planeve tė saj pėr ndarjen e Kosovės, e qė padyshim paraqet ‘zgjidhjen’ absolutisht mė tė keqe tė mundshme. Edhe pėr shkak se me atė rast, konflikti i ri bėhet i pashmangshėm.





    05/06/2005
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Lightbulb Albin Kurti

    Vrasja qė "normalizoi" Serbinė

    Shkruar nga Albin Kurti
    Monday, 31 March 2003

    Radikalizimin e hegjemonizmit pothuaj gjithnjė e pėrcakton kohėzgjatja e heshtjes relative tė tij. Ai serb kushtimisht kishte heshtur – megjithėse nuk kishte fjetur – pėr gati gjysėm shekulli. Ishte kjo pritja mė e gjatė pėr tė nė histori. Fundi i viteve tė ’80-ta ishte fundi i kėsaj pritjeje. Atėbotė duke u konsideruar i volitshėm u zgjodh ky moment. Hegjemonizmi serb lansoi Milosheviqin pėr ta realizuar veten. Politika e Milosheviqit paraqiste njė mėnyrė nė njė fazė, gjersa arsyet dhe shkaqet tani ishin vetėm racionalizime tė preteksteve. Pasuan agresionet, luftėrat, gjenocidi, pastrimet etnike. Pasuan krimet, vuajtjet dhe humbjet mė tė mėdha nė Evropėn e pasluftės sė dytė botėrore.

    Milosheviqi si viktimė


    Pas njė dekade terrori e tmerri, nė fillimvjeshtėn e vitit 2000, Milosheviqit ju bė e pamundur qė edhe mė tutje tė zbatonte politikėn e tij. Udhėheqėsi i luftėrave ishte njeriu i luftėrave. Pa to ai s’bėnte dot. Paqja e vriste. Mirėpo, vetbesimi i ēmendur e shtyri tė besonte se do t’i shpėtonte edhe paqes madje duke e menaxhuar atė. Besonte se ėshtė mbi politikėn e tij dhe se ėshtė shkak i saj. Nuk i zgjati shumė, natyrisht. Pamundėsia e konsumimit tė tij u bė pamundėsia e tij pėrderisa vet Milosheviqi pengesė pėr politikėn e Milosheviqit. Njėkohėsisht, hegjemonizmi serb ndodhej nė krizėn e ngopjes. Ngopja ėshtė kushti i mjaftueshėm pėr dekadencėn. E kjo duhej evituar gjithsesi dhe shpejt. Milosheviqi duhej rrėzuar nga pushteti pėr tė mos u rrėzuar hegjemonizmi, qė do tė thotė se ai duhej sakrifikuar qė tė mos vdiste hegjemonizmi serb. Sidomos sa i pėrket Kosovės dhe “ēėshtjes serbe” pa tė cilat hegjemonizmi do tė mbetej pezull para se tė zhdukej pėrfundimisht. Zgjidhja e cila synonte ndėrrimin pėr tė parandaluar ndryshimin sėrish kėrkohej nė mėnyrė: nevojitej njė mėnyrė pėr t’u ndryshuar vetėm mėnyra.

    Revolucioni qė s’ishte

    Pėr tė arritur kėtė, u formua Opozita Demokratike Serbe (ODS) si njė koalicion i gjėrė partish me unitet negativ. Uniteti ishte negativ meqenėse ai ekzistonte nė saje tė asaj qė mohonte. Pastaj i fituan zgjedhjet, bėnė atė qė e quajtėn “revolucion tė kadifenjtė” dhe tė gjithė ashtu siē ishin u instaluan nė pushtet. Pėrkundėr kėsaj, vazhduan qė edhe mė tej ta quanin veten opozitė, pra ODS. Megjithatė, kjo gjė ishte shumė e saktė sikur kėta tė ishin tė vėrtetė. Mirėpo nuk ishin. Dhe vazhdojnė tė mos jenė.

    Konkretisht, sė pari, zgjedhjet i patėn fituar pėrmes kandidatit tė tyre Koshtunicės pikėrisht pėr shkak se nga e gjithė ODS-ja ai mė sė paku paraqiste alternativė kundrejt Milosheviqit. Sė dyti, “revolucioni i kadifenjtė” ishte shumė mė tepėr njė marrėveshje pa kontratė sesa revolucion. Sė treti, paraqitja qė bėnė para botės pėr Milosheviqin, hegjemonizmin serb dhe veēanėrisht raportin e kėtyre ishte realiteti i pėrmbysur sikurse shembėlltyra te pasqyrat konkave. Nė anėn tjetėr, madje edhe suksesi i tyre kryesisht nuk vinte nga meritat e tyre. Dukja po e keqinterpretonte realitetin. Sepse ishte angazhimi i lėvizjes popullore “Rezistenca” dhe i grupit tė ekspertėve G-17 (e qė u financuan nga SHBA-tė) ato qė mundėsuan pėrkrahjen e qytetarėve dhe fitoren. Tė kaluarat politike kryesisht aspak tė ndritshme tė udhėheqėsve tė ODS-sė, ky fillim nė tėrėsinė e tij dhe mandej konsistenca ndaj kėtij fillimi e bėjnė ODS-nė tė padenjė. Ndėrkaq, pėr arsye tė improvizimeve qė ia detyronte karakteri, pėrtej politikės ditore e bėjnė atė realisht joefikase.

    Krimi si dėnim


    Zoran Gjingjiqi, kryeministri i vrarė serb mė 12 mars 2003, ishte bartėsi kryesor i ODS-sė si koniukturė dhe lider i saj si lėvizje politike, por qė nuk pėlqehej shumė nga populli serb. Pragmatizmi i tij pėr tė cilin mė sė shumti njihej, duket se buronte nga besimi i tij pėr pamundėsinė e themelimit filozofik tė politikės e pėr tė cilėn gjė filozofi serb Nenad Dakoviq shkruan se u bė njėkohėsisht edhe credo tragjike e testamentit filozofik tė Zoran Gjingjiqit. Ky pragmatizėm tė cilit nuk ju panė kurrė kufijtė, kontribuoi shumė nė realizimin e “revolucionit tė kadifenjtė” por edhe e bėri atė tė reduktueshėm nė marrėveshjet e bėra me strukturat policore, ushtarake, paraushtarake dhe sekrete tė ish-regjimit. (Kjo gjė mė kujton diskutimin e para disa ditėve me njė shok timin me ērast ai argumentonte se si pragmatizmi e pėrjashton revolucionin.) Nė kėtė situatė, aspiratat pasuese tė Gjingjiqit binin ndesh me obligimet e marrėveshjeve pa kontratė tė cilat i kishte imponuar dėshira pėr pushtet e posaēėrisht kontinuiteti i hegjemonizmit. Ai donte ndihmėn e perėndimit qė kėrkonte ndihmėn e tij pėr tė demontuar ish-strukturat dhe pėr tė luftuar kriminalitetin e organizuar. Kurse Serbia nė tė vėrtetė nuk kishte kriminalitet tė organizuar. Ishte mė keq se kaq. Ajo vazhdonte tė jetė organizėm kriminal, qė mirėmbahej nė saje tė marrėveshjeve pa kontratė (qė me gjasė nėnkuptonin edhe njėfarė imuniteti) si dhe nga frika qė ajo mbjellte shpesh duke vetėdijėsuar pėr mundėsitė qė kishte. Kėtė vetėm sa e dėshmon tani fushata aktuale kundėr kriminelėve, tė cilėn ėshtė nė gjendje qė ta fillojė vetėm Serbia e jashtėzakonshme, vetėm Serbia nė gjendje tė jashtėzakonshme. Parimisht, pa gjendjen e jashtėzakonshme kriminelėt janė zakoni. Ndėrthurja e shumėfishtė dhe kualitative e strukturave legale me kriminalitetin e bėn pa dyshim tė pamundur shquarjen e kėtyre nga njėra-tjetra. Rrjedhimisht, nuk ka dilema se me marrėveshjet qė nuk janė edhe kontrata dhe nė njė kontekst tė kėtillė ku ato janė mbi ligjin, vlejnė rregullat e mafias: pėr shkelėsin e tyre krimi mbi tė bėhet dėnimi pėr tė. Ky zatėn ishte shkaku i drejtpėrdrejtė i atentatit, pasojė e faktorėve tė shumtė qė e bėjnė Serbinė tė tillė ēfarė e njohim, edhepse largmendėsh tė qenit shkaku i vetėm.

    Dallimi qė vret

    Zoran Gjingjiqi pasi qė paraprakisht e kishte lėnė pa post shtetėror Koshtunicėn, pėrmes ndėrtimit tė ofensivės – mė parė sesa artikulimit tė ndonjė strategjie – ndaj Kosovės e detyroi Kosovėn qė tė kėrkonte atė qė i konvenonte atij: bisedimet !! Paralelisht, duke mos u kursyer nė retorikėn nacionaliste, ai po ua merrte pėrkrahėsit edhe nacionalsocialistėve tė Milosheviqit edhe fashistėve tė Sheshelit. Pragmatizmi i Gjingjiqit po e bėnte atė vetė ombrellė edhe pėr nacionalizmin e variantit shovenist. Mirėpo, mbi tė gjitha dhe para sė gjithash, njeriu qė pėrherė dukej se po forcohej pėrveē kėsaj dallohej nė diēka themelore nga tė tjerėt nė ODS. Ky dallim kishte tė bėnte me tė ardhmen e jo me tė tashmen ose tė kaluarėn. Zoran Gjingjiqi ishte i vetmi nga kryesorėt nė ODS qė nuk ishte i gatshėm tė fillonte luftėra tė reja. Ndonėse fushata militariste serbe ndaj popujve fqinjė pushoi dhe ODS-ja nga bashkėsia ndėrkombėtare – gabimisht pėr mendimin tim – perceptohej si garancion pėr kėtė, ODS-ja minus Zoran Gjingjiqi nuk do t’i pėrjashtojė luftėrat si mundėsi nė tė ardhmen jo tė largėt. Kėsisoj, ndryshimi i mėnyrės sė hegjemonizmit pėr Zoran Gjingjiqin ishte pragmatizėm qė pėrjashton luftėn, kurse pėr tė tjerėt nga ODS-ja ishte pragmatizėm qė duke mos e pėrjashtuar luftėn paraqet edhe pėrpjekje pėr ripėrtėrirje dhe forcim. Ėshtė evidente se Gjingjiqi nė vitet e ’90-ta pėrkundėr krimeve mizore tė kryera nė emėr tė “ēėshtjes sė shenjtė serbe” nė Bosnjė i kishte pėrkrahur udhėheqėsit serbė atje, mirėpo ai vet nuk ishte person qė do tė drejtonte luftėrat dhe menaxhonte konfliktet nė tė ardhmen. Diskursi i tij politik nėnkuptonte qė jo tė pranohej nė Evropė duke qenė dominues (sepse destabilizues!) rajonal por qė tė kthehej si Evropė nė rajon pėr tė dominuar. Pra, qė shfrytėzimin e luftės, pėr qėllime qė s’janė tjera, ta zėvendėsonte me pėrdorimin e trendeve evropiane dhe duke shmangur kontradiktat me to. Dy figurat tjera mė tė spikatura tė ODS-sė, Koshtunica dhe Ēoviqi, janė esencialisht militariste dhe tani mė lirshėm do tė jenė tė hapura edhe pėr opcionet e armatosura. Nė kėtė dallim pasqyrohet i tėrė destruktiviteti i njė tė kaluare qė nuk ėshtė vetėm e tillė. Ky dallim mbase edhe e vrau Zoran Gjingjiqin. Ai doli se gabimisht konsideronte qė mėnyra tjetėr e hegjemonizmit duhej tė pėrjashtonte luftėn si potencialitet tė vetin. Kėsisoj, koncepti i shtetit serb, e qė nuk ėshtė i ndashėm nga fryma e shoqėrisė dhe popullit, u lirua nga Gjingjiqi, ashtu sikurse qė njė organizėm biologjik lirohet nga njė trup i huaj duke e tretur ose nxjerrur atė jashtė. Serbia edhe si koncept historik u “normalizua”.

    Ironia absurde

    Se Zoran Gjingjiqi nuk do tė futej edhe nė njė luftė kjo nuk e lehtėsonte fatin e Kosovės dhe nuk e bėnte atė – siē do tė thoshin politikanėt kosovarė – mė pak tė rrezikshėm. Mirėpo, as fakti se Zoran Gjingjiqi u vra nuk paraqet ndonjė shansė kushedi se ēfarė mė tė madhe pėr Kosovėn. Kornizat legale ku ndodhen pushtetarėt e saj pa pushtet dhe sidomos ato ku ndodhet Kosova nuk do tė ndėrrojnė. Edhe politikanėt kosovarė do tė jenė tė njejtit e gjithashtu po ato do tė mbesin edhe vizionet e strategjitė e tyre qė nuk ekzistojnė. Pėrkohėsisht, vrasja e Gjingjiqit i shpėtoi politikanėt kosovarė nga bisedimet prej tė cilave ata s’kishin se si tė mos dilnin humbės. Dhe e tėrė kjo qė tė mos bėhet shpejt mė keq, por asesi qė tė mund tė bėjnė mė mirė diēka. Madje, pak kohė pas atentatit dhe nė lidhje me kėtė, Michael Steiner-i deklaroi se duhet tė pritet qė Serbia tė konsolidohet dhe politikanėt kosovarė si tepėr tė konsoliduar qė janė tash do tė relaksohen nė pritje tė konsolidimit tė Serbisė! Ata tani s’kanė presion qė tė shkojnė nė negociata. Dhe ata sipas pėrkufizimit janė objekte qė i lėviz vetėm presioni. Ndėrsa, me kėtė rast, ky fitim i vogėl kohe pėr ta ėshtė njėsoj sikur Titaniku tė fundosej pesė milje mė tutje. Ajo qė tragjikisht ėshtė mė e rėndėsishmja pėr politikanėt kosovarė pėr mua ėshtė ironi absurde: fakti se jo saktėsisht tė njejtit njerėz do tė mbyteshin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:02
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  14. #34
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Shteti brenda autonomisė

    Shkruar nga Albin Kurti
    Thursday, 29 December 2005

    Do tė na i japin apo s’do t’na i japin edhe dy ministri? Kjo nuk ėshtė ēėshtja. Jo meqė ato do tė na i japin, por pėr shkak se ato janė tė pavlefshme. Pėr muaj tė tėrė UNMIK-u e Brukseli herė thoshin do t’ua japim, herė s’do t’ua japim ministrinė e punėve tė brendshme dhe atė tė drejtėsisė. Efekti u arrit: u etablua shprehja ’do t’ua japim’. Ata pėrforcuan veten e tyre si sundimtarė dhe pronarė mbi ne. Krijuan pėrshtypjen se ata po bėjnė lėshime ndaj nesh. Nė fakt, nuk po na bėn Peterseni lėshime me kėto dy ministri. Ne kemi bėrė lėshim qė ia kemi lejuar dhe po ia lejojmė atij sovranitetin nė Kosovė. Ne kemi bėrė lėshim qė kemi toleruar tė mos e kemi tė tėrėn tash, tė mos e kemi menjėherė atė qė na takon. Pėrfshirė kėtu edhe ato dy ministri. Pėr mė tepėr dhe mbi tė gjitha, kėto dy ministri, gjithnjė simbolike si tė tjerat, vijnė vetėm pasi qė udhėheqėsja e Qendrės Koordinuese pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė, Sanda Rashkoviq-Iviq, para tri javėve u mor vesh nė Beograd me zėvendėskryeadministratorin e UNMIK-ut, Jean Dussourd, qė nė Kosovė tė krijohen 14 stacione tė reja policore, prej tė cilave 12 nė vendet ku shumicė janė serbėt. Asimetria vazhdon: Serbia fiton substancė solide nė Kosovė, ndėrkaq – Kosova edhe mė shumė administratė formale.

    Na thonė, madje, se edhe pavarėsinė duhet ta meritojmė. Me kėtė, ata pohojnė se pavarėsia nuk na takon. Duke qenė tė bindur se ne s’bindemi lehtė, pavarėsinė vazhdimisht janė duke e zbrazur pėr nga pėrmbajtja: e bėnė tė kushtėzuar, pa sovranitet, pa forca vendore tė armatosura. Natyrisht, kėtu s’bėhet fjalė pėr pavarėsinė si rezultat i negociatave, siē besojnė naivisht disa, por pėr pavarėsinė si qėndrim fillestar nė negociata. Zaten, ky edhe ėshtė qėllimi i ’diplomacisė fluturuese’. E tmerrshme: duan jo vetėm qė tė mos ketė pavarėsi pėr Kosovėn, por edhe shqiptarėt cyten qė vetė tė heqin dorė nga ajo! Nė kuadrin e kėtij inxhinieringu qė e objektifikon njė popull tė tėrė, funksionalizohet qenia politike e Veton Surroit. Duhet tė pranohet pavarėsia e kushtėzuar nė mėnyrė qė as ajo tė mos ngjajė. Dekadenca ėshtė proces.

    Negociatat aktuale bėhen ndėrmjet tė pabarabartėve dhe e barazojnė agresorin me viktimėn. Nė Kosovė, negociatat nuk kanė tė bėjnė me fitoren e popullit, por me mbijetesėn e politikanėve. Sa pėr politikanėt e Kosovės, negociatat do tė mund fillonin drejtpėrdrejtė me konferencė ndėrkombėtare – pa ’diplomacinė fluturuese’. Ata pranojnė ēkado, vetėm nėse ajo ēkado u premton mbetje nė skenė.

    Serbia, pas fillimit tė negociatave qė e garantojnė pamundėsinė e shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės, e imponoi decentralizimin si pritoritet: rirregullimin e brendshėm territorial tė Kosovės drejt copėtimit tė saj. Fundja, Serbia gjithmonė e ka konsideruar Kosovėn si territor. Ky trajtim, inherent nė qenėsinė e shtetit tė Serbisė, ėshtė problemi. Nuk ekziston problemi i Kosovės. Ekziston problemi qė quhet Serbi. Serbia nuk do qė t’i kthejė serbėt atje ku ata do tė ishin pakicė. Andaj, u shfaq koncepti ’kthimi i qėndrueshėm’, decentralizimi dhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse. Enklavat serbe nė Kosovė nuk janė rezultat i mosintegrimit si fakt, por i mosintegrimit si motiv. 7-8% serbė tė integruar plotėsisht nė Kosovė, nuk do tė mund tė instrumentalizoheshin dhe tė shėrbenin si deriēkė pėr Serbinė. Decentralizimi sot arsyetohet me sigurinė. Mirėpo, pėr Serbinė, siguri janė forcat e sigurisė. Ata thonė se serbėt nė Kosovė ndjehen tė pasigurtė dhe kjo pasiguri ėshtė nė raport me vitet e ’90-ta: nuk i kanė forcat e Serbisė nė Kosovė si dikur. Pasoja kryesore e decentralizimit do tė jetė vizatimi i kufijve brenda Kosovės, e qė do tė pėrcaktonin entitetin serb – kufijtė e shtetit brenda autonomisė. Pikėrisht aty mendon tė kthehet ushtria serbe. Kjo do t’i ripėrtrinte luftimet, dhe pėr kėtė arsye, ta parandalosh realizimin e decentralizimit do tė thotė ta parandalosh luftėn e re.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:03
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  15. #35
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Debati i sotėm nė Kosovė

    Shkruar nga Albin Kurti
    Monday, 14 June 2004

    Problemi kryesor i debatit dhe dialogut nė Kosovė, jo vetėm publik dhe sidomos atij politik, nuk ėshtė mungesa e tij por kotėsia e tij. I gjithė debati zakonisht bėhet pasi qė tė jenė marrur vendimet. Forumet, konferencat, debatet televizive, shkrimet nėpėr gazeta, njėsoj sikurse dialogu i institucioneve tė Kosovės me UNMIK-un realisht nuk i paraprijnė vendimmarrjes dhe nuk janė pjesė e saj. I kėtillė ėshtė rasti me Rezolutėn 1244 dhe me interpretimet e saj, me Kornizėn Kushtetuese, me marrėveshjet e Kryeadministratorėve tė UNMIK-ut me Serbinė dhe me ēdo gjė tjetėr qė kanė bėrė Kryeadministratorėt, me "Standardet para Statusit", me bisedimet me Beogradin, me decentralizimin, me privatizimin etj. Debati aktual te ne nuk influencon vendimet; ai ndihmon nė bėrjen publike tė tyre, nė pėrhapjen sa mė tė madhe tė tyre. Kritika nė debat ėshtė pa ndikim tė posaēėm dhe lejohet me synimin qė tė mbetet e tillė - pa ndikim, si dhe pėr tė krijuar iluzionin e pluralizmit tė mendimeve dhe tė demokracisė. Debati qė zhvillohet nė Kosovė nuk ka efekt nė vendimmarrjen e atyre qė kanė pushtetin por kryesisht nė bashkėjetesėn me pasojat e atyre vendimeve: duke relativizuar padrejtėsinė, pabarazinė dhe zgjidhjet e pafavorshme pėr neve, duke propaguar qėndrime androgjine politike ("tė balansuara", "neutrale", "tė moderuara", "politikisht korrekte"), gjithnjė me qėllim madje edhe tė pafshehur tė asimilimit tė pakėnaqėsisė dhe zemėrimit tė qytetarėve. Pushtetit i nevojitet debati i cili s'do tė ketė rėndėsi. Kėtu qėndron kuptimi i ekzistencės sė debatit tė sotėm nė Kosovė. Mund tė flasėsh e tė shkruash sepse kjo do tė jetė njė pikė mė pak nė kupėn e mbushur plot. Natyrisht, pėrderisa kjo nuk vihet nė lidhje me veprime konkrete qė rrezikojnė status quo-nė. E ruajtja e staus quo-sė ėshtė gjithmonė ruajtje e pushtetit. Kėsisoj, ky debat ėshtė shėrues. Ky shėrim ėshtė fatal. Sepse tė "trajnon" tė durosh gjithēka; sepse tė "trajnon" tė nėnshtrohesh ēdoherė.

    Diskutimi dhe polemika

    Modeli totalitar politik dhe shoqėror i UNMIK-ut qė i ėshtė mbivendosur Kosovės, bėn qė debati i paktė qė nuk ėshtė i kėtij lloji, tė jetė polemikė e pothuajse asnjėherė diskutim. Nė njė nga intervistat e tij tė fundit, Michel Foucault flet pėr diskutimin si pėr gjurmim tė sė vėrtetės ku tė drejtat e njėrit i pėrcakton bashkėbiseduesi tjetėr pėrmes pyetjeve. Ata janė tė barabartė nė debat, dhe janė nė tė njejtėn anė pėrkundruall tė vėrtetės qė nuk e kanė por e pandehin dhe e aspirojnė. Te polemika nuk ėshtė qėllim e vėrteta dhe aty nuk ka barazi. Polemisti shfaqet nga pozita e privilegjuar, nga piedestali i autoritetit ku vet ėshtė ngritur dhe qė e posedon paraprakisht. Me atė rast, bashkėbiseduesi i tij nuk ėshtė partner por kundėrshtar i tij. Ai e konsideron veten si pronar tė sė vėrtetės qė vazhdimisht dėshmon pafajėsinė e tij dhe qė duhet tė triumfojė mbi tjetrin duke vulosur pėrfundimisht pohimin inicial vetjak si tė vetmin tė vėrtetė. Atėherė kur ėshtė i mundur dialogu i kujtdoqoftė nga vendasit nė Kosovė me zyrtarė tė UNMIK-un nė ēfarėdo mėnyre, pa pėrjashtim bėhet fjalė pėr polemika. Zatėn, situata nė Kosovė, nuk ėshtė situatė e njė konflikti ndėretnik ku struktura ndėrkombtare ėshtė vėzhguese dhe ruan paqen, por ėshtė situatė e dominimit absolut tė kėsaj strukture mbi qytetarėt qė janė vetėm vėzhgues. Pikėrisht kjo marrėdhėnie nė mes tė pushtetit tė gjithfuqishėm dhe qytetarit tė pafuqishėm - pa tė drejtat qė atij i takojnė dhe me trajtimin vetėm si banor qė i bėhet - ėshtė ajo qė duhet tė problematizohet nė shoqėrinė tonė nė Kosovė. Ne jemi tė dominuar; ky ėshtė problemi dhe nga kėtu fillon zgjidhja.

    Mediumet pėr mediumet

    Debati mė i theksuar nė kohėt e fundit ka qenė ai pėr mediumet dhe rolin e tyre gjatė ngjarjeve tragjike tė 17 dhe 18 marsit tė kėtij viti. Vazhdoj tė besoj se ai megjithatė ishte njė shansė e pazakonshme qė vendasit tė paraqiteshin si subjekt dhe tė faktorizoheshin. Kjo nuk ndodhi. Pėrkundrazi. U bė debat, u bė debat pėr atė debat, nė tė cilin mė sė shumti folėn mediumet pėr vet mediumet. Nė shikim tė parė mund tė duket se bėhej fjalė pėr diskutim, pėr udhėtim kah e vėrteta. Mirėpo, nuk ėshtė kėshtu. Premisat e debatit nuk e lejonin kėtė, kurse pranimi i menjėhershėm i tyre nga mediumet i bėri ato tė pavėrejtura. UNMIK-u nė kėtė debat hyri me ofensivė duke llogaritur nė epėrsinė fillestare qė krijon akuza. Llogaria doli e saktė pėr shkak tė qėndrimit qė morėn mediumet kryesore. Ato reaguan tė pėrēara duke ju gėzuar heshturazi sulmeve ndaj mediumeve rivale dhe secila u kufizua vetėm nė mbijetesėn vetjake tė krizės. Nėpėr tryeza dhe takime tė ndryshme qė organizoheshin, pjesėtarėt e KFOR-it dhe zyrtarė tė UNMIK-ut tėrė kohėn flisnin pėr pėrgjegjėsinė e mediumeve. Ata kishin pėr pikėnisje tezėn dinake se nėse debatohet mjaftueshėm pėr fajin e mediumeve ato do tė perceptohen si fajtore. Kjo ngjau dhe asisoj u zhvendos mjaft vėmendja e njerėzve nga fajtorėt dhe pėrgjegjėsit e vėrtetė. Sepse, sido qė tė jetė ndaj mediumeve realisht nuk do tė mund tė kishte njė proces tė vėrtetė gjyqėsor. Kėsisoj, nė vend se mediumet tė trajtonin pėrgjegjėsinė e pushtetit, u bė e kundėrta! Kjo sinjalizonte qartė kohėra tė errėta pėr Kosovėn. Ky debat, i konceptuar dhe i nisur kėsisoj, ėshtė dashur tė refuzohet nga mediumet. Distribuimi gjithandej i barabartė i pėrgjegjėsisė qė u bė dhe pėrgjithėsimi relativizues - pėrkundėr faktit se i tėrė pushteti ishte i monopolizuar dhe koncentruar - si dhe trajtimi sė pari i pėrgjegjėsisė sė mediumeve nuk ėshtė dashur asesi tė pranohet. Nuk i kemi pasur mundėsitė e njejta qė t’i kemi tė tilla edhe pėrgjegjėsitė dhe pėr mė tepėr kėto pėrgjegjėsi nuk janė tė sė njejtės kategori. Dikush ėshtė i emėruar me pėrgjegjėsi tė tillė, e ka atė profesion dhe prioritet; identifikohet me tė. Dikush shumė i caktuar ishte pėrgjegjės pėr rendin, qetėsinė dhe sigurinė. Ishin kėto organet pėrkatėse tė pushtetit. Sepse, fundja, nėse vetėm pėr dy orė do tė zhdukeshin ato nga cilido qytet evropian kaosi i pėrmasave tė papara dhe tė paimagjinueshme do tė shpėrthente. Ndėrsa nė Kosovė, praktikisht pėr dy ditė pothuajse kolapsoi i tėrė sistemi i mbrojtjes dhe i sigurisė dhe ndonėse nė rrethana kaotike vetpėrmbajtja qytetare ishte faktori kryesor qetėsues. Pėr pėrgjegjėsinė e mediumeve do tė mund tė flitej vetėm atėherė kur do ta shterrnim pėrgjegjėsinė qė kishin forcat e rendit dhe mbrojtjes. Por, me atė rast do tė duhej qė shumė zyrtarė e oficerė tė shkarkoheshin dhe jepnin dorėheqje. Dhe pikėrisht me debatin pėr pėrgjegjėsinė e mediumeve kjo u evitua. Aq mė tepėr, nė kėtė debat qė zgjati rreth dy muaj, edhe njė tjetėr nivel i kornizave rrėnuese e tė padurueshme u etablua fuqishėm. Nė fillim flitej pėr ngjarjet e 17 dhe 18 marsit. Pastaj flitej shumė mė tepėr pėr raportet e organizatave e instituteve tė ndryshme pėr kėto ngjarje, nė tė cilat zakonisht bėhej sėrish distribuimi uniform e i padrejtė i fajit. Nė kėtė mėnyrė premisat e debatit tani as qė ishte e nevojshme tė imponoheshin sepse ato nėnkuptoheshin. Ngjarja ishte reduktuar nė raportet mbi ngjarjet. Pra, marrė nė tėrėsi, e gjithė kjo qasje dhe tė gjitha kėto premisa ishin fatale. As nuk arrihej tek e vėrteta, as nuk ngadhėnjehej dot me to. Diskutimi s'ekzistonte, ndėrsa nga polemika mediumet dolėn tė mundura. Sot, gati i tėrė ai presion i jashtėzakonshėm mbi mediumet, i kryer jo vetėm nėpėr debate, tani ėshtė shndėrruar nė autocenzurė. Jo vetėm qė ngjarjet e sė kalurės u zėvendėsuan me raportet pėr to, por edhe pėrcjellja e ngjarjeve nė tė ardhmen, ashtu siē edhe tashmė ėshtė duke ndodhur, do tė vėzhgohen nga imagjinimi i raporteve ndėrkombėtare qė do t'i pasojnė ato. Parashikimi i qėndrimit tė UNMIK-ut pėr raportimin e gazetarit pėr ngjarjet i pėrcakton ngjarjet nė raport me publikun. Ka kohė qė politikat redaktuese janė mė tė ngurta se kurdoherė mė parė. Njė vetėvrasje qė zvarritet por e padyshimtė i ka kapluar ato.

    Pėr ēėshtjen e mediumeve nė debatin mbi ngjarjet e marsit, ky artikull ėshtė shkruar tepėr vonė por edhe para kohės. Proceset politike, ekonomike dhe sociale nė Kosovė janė negative. Thellimi i krizės ėshtė shumė i shpejtė dhe po e polarizon shoqėrinė. Dhe nėse nuk ndryshon diēka nė ndėrkohė, mediumet kryesore nė Kosovė duket se nė momentet kritike, e qė do tė jenė tė shumta, do tė pozicionohen nė anėn e pushtetit dhe pėrfundimisht do tė mbarojnė si pjesė tė establishmentit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:04
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  16. #36
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Neveria

    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 01 February 2006

    Nė gazetėn Koha Ditore tė datės 10 janar 2006, nė njėrėn nga faqet e shpalljeve dhe reklamave, njė qiradhėnės kishte shkruar kėtė tekst: “Lėshoj banesė me qira njė dhomė gjumi, njė dhomė dite sė bashku me kuzhinė, ka rreth 45m2, si dhe banjėn. Mobilie tė reja. Ndodhet 2 minuta prej hotelit “Grand”, prapa byrektores “Bosna”, kati i parė. Vetėm pėr ndėrkombėtarė, ēmimi i volitshėm.” Pasonte numri i telefonit.

    Po, pra. ”Vetėm pėr ndėrkombėtarė, ēmimi i volitshėm.” Kėshtu shkruante aty. Unė nuk i lexoj kėto shpallje. Kur po hyja nė banesėn e njė miku, pėrderisa po vendosja kėpucėt e mia mbi gazetėn Koha Ditore tė shpalosur nė dyshemenė e paradhomės, e pashė kėtė fjali nė shpalljen ’Shtėpi/banesa/ me qira’. Kushedi sa shpallje e fjali tė ngjashme botohen gjithandej nėpėr shtypin e Kosovės.

    Meqenėse nė kėtė tekst ka disa gabime gjuhėsore, ka mundėsi qė edhe kėtu tė mos jetė e shkruar pa gabime, gjė qė krijon dy kuptime tė ndryshme, njėsoj tė tmerrshme. Kuptimi i parė ėshtė se banesa lėshohet me qira vetėm pėr ndėrkombėtarė, me ē’rast ēmimi ėshtė i volitshėm; ndėrkaq, kuptimi i dytė konsiston nė atė se ēmimi ėshtė i volitshėm vetėm pėr ndėrkombėtarė. Sido qė tė jetė, bėhet fjalė pėr tė nėnshtruarin qė me nėnshtrimin e tij e bėn tė pavėrejtshėm sundimin dhe e riprodhon atė. Veēse, tėrė kjo s’ėshtė aspak e pavarur nga qiramarrėsi, nga banori i ardhshėm i kėsaj banese. Nė fakt, ėshtė plotėsisht e kushtėzuar nga ai.

    Shumica e administratorėve dhe zyrtarėve ndėrkombėtarė tė UNMIK-ut, pas pėrfundimit tė kontratės sė punės nė Kosovė, nėse nuk arrijnė ta vazhdojnė atė, shkojnė nė njė tjetėr mision tė ngjajshėm dhe nuk kthehen nėpėr vendet e shtėpitė e tyre. E qartė: duan tė vazhdojnė me privilegjet me tė cilat tashmė janė mėsuar: pagat e larta, mungesa e taksave, avansimet e shpejta nė karrierė, mungesa e llogaridhėnies para vendasve pėr vendimet qė marrin dhe, pėr dallim prej vendasve, mosballafaqimi me pasojat e atyre vendimeve. Atdheun e tyre tė zhvilluar dhe demokratik e pėrmendin vetėm kur duan tė gjykojnė vendasit pėr paaftėsinė e tyre, pėrndryshe, atė nuk duan ta kujtojnė ngaqė ua pėrkujton mediokritetin e vetes sė tyre, faktin se nė vendet prej nga vijnė zakonisht janė mediokėr. Privilegjet e tyre janė diskriminimi pėr neve. Ato shtrihen prej pushtetit tė pamasė politik dhe ekonomik qė kanė e deri te mospagesa pėr parkimin e xhipave: shumica e ndėrkombėtarėve me automjete tė UNMIK-ut nuk paguajnė nėpėr parkingje, ndėrsa policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i asnjėherė nuk paguajnė. Pra, pushteti i tyre i cili nuk ėshtė subjekt i drejtėsisė, e tejkalon absolutizmin e shprehur nė administratė dhe qeverisje. Ai shprehet edhe nė detalet qė kanė tė bėjnė me publiken dhe shoqėrinė. Nė njėrėn anė thonė se nuk janė nga kėtu, porse nė anėn tjetėr janė gjithēka kėtu. Vendasit i konsiderojnė nxėnės tė dobėt qė duhen edukuar dhe tė cilėt nė rast dėshtimi shpallen tė papėrmirėsueshėm. Zaten, kėta zyrtarė e administratorė, nuk mund tė sundojnė nė mėnyrė kaq primitive po qe se nuk i konsiderojnė tė sunduarit njerėz primitivė. Duke ia pėrshkruar vetes njė superioritet moral dhe intelektual, ata zėnė tė ndjehen natyrshėm tė tillė dhe tė mos kenė probleme me ndėrgjegjen e tyre. Vendasve u propozojnė unitet nėn dominimin e tyre, dhe ky unitet e mirėmban kėtė dominim. Vendasve u propozojnė qė t’i shtojnė pėrpjekjet pėr tė merituar atė qė atyre nė fakt u takon, dhe nėpėrmjet kėtyre ’pėrpjekjeve tė shtuara’ pėrforcojnė veten si pushtetarė autoritativ dhe njėkohėsisht si arbitra. Grumbullojnė rreth vetes gjithnjė e mė shumė vendas qė ua vėrtetojnė paragjykimet pėr Kosovėn dhe banorėt e saj, sidomos ato paragjykime tė cilat nuk kanė arritur t’i realizojnė ende pėrmes fuqisė qė kanė.

    Situata veēanėrisht rėndohet atėherė kur hegjemonia gllabėron edhe tė pavetėdijshmen. Njė ngjarje qė e pėrjetova vetė para disa muajve e ilustron bukur dhe saktė kėtė. Rrija ulur nė njė kafene ku shėrbehej edhe ushqimi i lehtė. M’u afrua kamarieri dhe porosita. Pak minuta mė pas, njė tavolinė mė tutje u ulėn dy ndėrkombėtarė tė cilėt po ashtu zgjodhėn diēka pėr tė ngrėnė. Ata u shėrbyen para meje! Ushqimi qė ata zgjodhėn sigurisht qė kishte kėrkuar mė shumė kohė tė pėrgatitej se sa imi. Nuk ishte ēėshtja se ata do tė paguanin mė shumė apo se ishin mysafirė tė rregullt aty. Kamarieri e kishte pėrbrendėsuar pozitėn e tė qenit i sunduar. Ai e riprodhonte sundimin dhe privilegjin e ndėrkombėtarėve pa qenė i vetėdijshėm dhe pa u urdhėruar. Bujaria e tij ishte bėrė perverse. Sigurisht se raste tė kėtilla, madje shumė mė tipike dhe tė shpeshta, mund tė gjenden te sjelljet dhe veprimet e politikanėve nėpėr insititucione, mirėpo unė zgjodha kėtė ngaqė njerėzit mė vėshtirė vėrejnė kėto gjėra qė do tė thotė se edhe ata s’janė larg prej kamarierit, dhe pėr shkak se sundimit tė padrejtė tė huaj po i rritet thellėsia dhe gjerėsia. Asgjė s’ka unike kėtu dhe as tė paparė. Qė tė gjitha kėto janė veēori tė situatave koloniale.

    Nė Afrikė ka mbaruar procesi i dekolonizimit. Nė Evropė, ende jo. Pikėrisht pėr kėtė arsye, pėrveē vetėvendosjes sė jashtme, e qė ėshtė nė raport me Unionin Serbi-Mal i Zi, neve na duhet edhe vetėvendosja e brendshme. Kjo, nė raport me UNMIK-un. Duhet tė kemi njė Republikė Demokratike, e jo njė administratė kolonialiste sikurse tani, jo njė monarki sikurse tani. Ky ėshtė kushti i pėrparimit, i lirisė drejt mirėqenies.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:04
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  17. #37
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kėta konsensualėt

    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 08 February 2006

    Pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės, thirrjet pėr konsensus, janė intensifikuar si asnjėherė mė parė. Politikanė gazetarė, gazetarė shkrimtarė, shkrimtarė politikanė, gazetarė politikanė, shkrimtarė gazetarė dhe politikanė shkrimtarė kanė defiluar para kamerave ose kanė gėrvishtur gazetat me ējerrjet e tyre pėr konsensus. Monotonia e ligjėrimeve pėr konsensusin i degradonte ato qenie qė shpreheshin pėr konsensusin nė mediume tė konsensusit, nė tė tillė qė janė tė reduktueshėm nė kėtė funksion tė tyre. Kėta s’kanė profesione dhe as ide; s’janė njerėz dhe s’janė tė gjallė. Janė kėta konsensualėt. Mirėpo, ndikimi i tyre s’pėrfundonte brenda vetes sė tyre. Aty vetėm fillonte. Aq shpesh e pėrsėrisnin fjalėn konsensus saqė krijohej njė siguri prej mjegulle pėr domethėnien e saj. Stėrpėrdorimi verbal artificialisht shkaktonte njėfarė pėrshtypje te njerėzit se dihet me saktėsi se pėr ēfarė konsensusi ėshtė fjala dhe mbi tė gjitha se ai ėshtė njė gjė pozitive. Konsensusi me pėrkushtim po ngulitej nė kokat e banorėve tė Kosovės dhe po imponohej si njė vlerė pozitive nė vetvete. Pėr konsensusin flitej si pėr njė mit tė shpėtimit dhe tė fitores, si pėr njė kusht tė nevojshėm dhe njėkohėsisht tė mjaftueshėm pėr arritjen e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    Cilat janė bindjet dhe besimet nėn kėtė sipėrfaqe? Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ēėshtje e kryer. Kalimi i kohės e sjell atė vetiu. Krejt ēfarė duhet tė bėjmė ėshtė tė presim sa tė kalojė kjo kohė e nevojshme. Pra, tė kemi durim, tė jemi tė sjellshėm dhe tolerantė. Tė mos e trazojmė gjendjen dhe tė mos e destabilizojmė situatėn. Ēdo gjė ėshtė nė rregull, ēdo gjė ėshtė nė rregull. Edhe pak dhe do tė jetė gati. Nėse lėvizim, nėse ngritemi, kjo veēsa do tė shkaktojė pėrkeqėsime, do ta zbrapsė tė ardhmen tonė tė ndritshme nė Kosovėn e pavarur e tė integruar nė strukturat evropiane dhe veri-atlantike. Nuk ka nevojė tė jemi aktivė, meqė ēdo gjė tashmė ėshtė e qartė dhe e sigurt. Dhe, rrjedhimisht veprimet tona mė parė do tė jenė kundėrproduktive se tė dobishme. Nuk duhet tė veprojmė. Me rėndėsi ėshtė qė asgjė tė mos ndryshojė. Jemi nė rrjedhėn e duhur qė na shpie atje ku duhet. Jemi pozicionuar siē duhet. Tash, duhet tė jemi bashkė nė mėnyrė qė tė mos e dėmtojmė kualitetin dhe momentin e pavarėsisė sė paevitueshme. Ja pra, kjo ėshtė bindja e cila manifestohet me ējerrjet pėr konsensus. Kjo ėshtė arsyeja qė nė gjithė ato diskutime publike e jo publike, formale e joformale, kėrkohej njė figurė integruese dhe unifikuese pėr kryetar. Po, pra figurė. Jo njė njeri. Njeriu ėshtė i rrezikshėm. Njeriu t’i prish planet.

    Zhan-Pol Sartri nė librin e tij ‘Qenia dhe Hiēi’, njė ese i gjatė ky mbi fenomenologjinė ontologjike, i ndikuar dhe bazuar kryesisht nė tezat dhe kategoritė e Edmund Huserlit dhe Martin Hajdegerit, shkruan se vetėdija gjithnjė ėshtė vetėdije pėr, vetėdije pėr diēka. Po ky konsensusi i kėtyre konsensualėve ‘tonė’, pėr ēka ėshtė? Cila ėshtė pėrmbajtja e tij? Ajo nuk pėrmendet, pikėrisht qė tė mos pėrmendet. Ajo duhet tė heshtet. Nuk ėshtė se ky konsensus nuk ka pėrmbajtje. Pėrkundrazi. Pėrmbajtja e tij ėshtė reale dhe nė tė tashmen, ėshtė ajo qė ekziston dhe po na ngulfat, ėshtė unifikimi rreth negociatave dhe pėr to. Dendėsia e kėtij konsensusi shndėrrohet nė gravitetin e tij tė pamėshirshėm. Konsensusi tenton qė tė bėhet njė vrimė e zezė nė tokė e cila absorbon ēdo gjė dhe asisoj i zhbėn tė gjitha: individė dhe kolektivitete, organizata dhe shoqata, klane dhe fraksione. Nuk bėhet fjalė pėr konsensus nė njė projekt ēlirimtar e rreth njė koncepti popullor. Bėhet fjalė pėr nėnshtrim sa mė gjithpėrfshirės ndaj proceseve aktuale qė Kosovėn e kthejnė nė tė kaluarėn e vet aspak tė largėt, qė Kosovėn e kthejnė pėrfundimisht nėn Serbinė si shtet dhe Serbinė e kthejnė nė Kosovė si pushtet. Bėhet fjalė pėr unitet nėn sundimin dhe dominimin e UNMIK-ut, pėr subordinim ndaj linjės industriale tė negociatave qė prodhon kompromisin me Serbinė dhe decentralizimin e Kosovės, qė legjitimon varėsinė e Kosovės nga Serbia dhe entitetin serb brenda Kosovės.

    Mbase nė kėtė rrugėtim fatal e nėnshtrues do tė shohim edhe tė pakėnaqur tė heshtur e tė zėshėm, do tė shohim edhe tė tillė qė do tė rezistojnė. Mirėpo, njė fakt brutal ėshtė instaluar si konstantė nė pėrvojėn tonė. Kryesuesit e partive dhe institucioneve tė sistemit, edhe kur rezistojnė kėtė e bėjnė aq pasivisht. E, rezistenca pasive kur s’bėhet aktive pėrfundon nė kolaboracionizėm. A nuk ka ngjarė pikėrisht kjo tashmė?!

    Sa pėr kėso konsensusi nėnshtrues, sa pėr kėso uniteti i cili nėnkupton qė tė gjithė bashkarisht ta shtrijmė qafėn, sigurisht se kemi nevojė pėr pėrēarje. Kemi nevojė pėr ndarje nga konsensualėt tė cilėt duan qė gjithēka tė vazhdojė me avazin e vjetėr; kemi nevojė pėr pėrēarje me konsensualėt, tė cilėt e kanė gojėn pėrplot shprehje tė moderuara, pa erė dhe pa ngjyrė, qė tingėllojnė kėndshėm por kanė shije tė hidhur, neutraliteti i tė cilave shėrben qė tė maskohet pėrshtatja e tyre me rendin ekzistues dhe pėrforcimi i tij, maturia e neveritshme e tė cilėve ėshtė dorėzim madje pa pasur as betejė.

    Konsensusi i tillė ēfarė pretendohet nuk ėshtė zgjidhje por investim nė shkaqet e problemeve. Konsensusi po pėrforcohet sidomos si formė, tė cilėn tė tjerėt do tė na e mbushin me pėrmbajtje tė caktuar nėpėr momente tė caktuara. Zaten, konsensusi vazhdimisht do tė kėrkohet qė tė ruhet: konsensusi do tė vazhdohet me konsensuse tė reja, gjithnjė pėr projektin e vjetėr. Konsensusi i trumpetuar nuk ėshtė e keqja e domosdoshme por ėshtė racionalizim i sė keqes. Nuk ka as sukses e as pėrmirėsim pa ndryshime. Dhe, nuk ka ndryshime me konsensuse. Konsensuset bėhen qė tė mos ndryshojė asgjė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:05
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  18. #38
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Administrata kolonialiste

    Shkruar nga Albin Kurti
    Tuesday, 20 September 2005

    Pėrveēse regjim antidemokratik, UNMIK-u ėshtė edhe administratė kolonialiste. Historia gjashtėvjeēare e UNMIK-ut, ėshtė histori e mohimit sistematik tė historisė sonė. UNMIK-u nuk ua njeh tė kaluarėn vendasve. Administratat kolonialiste kur vendosen nė njė vend, ato mėtojnė ta zhdukin historinė. Koha zė tė numėrohet nga momenti i instalimit tė tyre. Institucionet krijohen jashtė historisė. Mbamendja kolektive duhet tė zbehet. Madje, siē shkruan Albert Memmi nė librin e tij "Kolonizatori dhe i kolonizuari", vendasit duhet tė pėrfundojnė duke e anashkaluar dhe heshtur tė kaluarėn e tyre. Ky libėr qė trajton njė vend tė Afrikės, edhe pas gjysėm shekulli, ėshtė shumė aktual, por kėsaj rradhe pėr njė vend nė truallin e Evropės - Kosovėn.

    Ndėrkombėtarėt qė njėherė hyjnė nė UNMIK, nuk e lėshojnė pozitėn e tyre pėrveē nėse nuk gjejnė ndonjė pozitė mė tė lartė, gjė qė vėshtirė se mund t'iu ngjajė gjetiu pėrveēse sėrish nė Kosovė. Ata s'i japin llogari popullatės vendase, i kanė pagat e majme, shpenzimet e ulta, vendin e punės tė garantuar, dhe ngjitjen nė karrierė rapide. Privilegji, uzurpimi dhe jolegjitimiteti i tyre racionalizohen duke i ngritur nė qiell meritat e UNMIK-ut dhe duke potencuar paaftėsitė e vendasve. Mė rrallė publikisht, por shumė shpesh privatisht, zyrtarėt e UNMIK-ut flasin pėr natyrėn dhe mentalitetin e vendasve. I paragjykojnė vendasit. Krijojnė njė imazh pėr ta, i cili ua justifikon atyre privilegjet qė i kanė, por edhe tezėn se ėshtė nė interesin e vetė vendasve qė tė mos vetėqeverisin, meqenėse ata janė tė paaftė dhe tė korruptuar. Nė fakt, sistemi i UNMIK-ut mbushet veēse me njerėz tė korruptuar sepse vetėm ata mund ta pėrjetėsojnė karakterin antidemokratik tė sundimit. Pėrfundimisht, fuqia e regjimit funksionalizohet nė pėrmbushje tė kėtij paragjykimi, nė shndėrrimin e vendasve ashtu siē i sheh regjimi.

    Administratorėt dhe zyrtarėt e UNMIK-ut ndikojnė nėpėr kryeqytetet e vendeve tė fuqishme botėrore qė atje tė merren vendime qė e ruajnė UNMIK-un. Kėta nėpunės, tė cilėt nėpėr vendet e tyre do tė ishin mediokėr, po e bėjnė kėsisoj mė konzervative politikėn e jashtme tė atyre vendeve ndaj Kosovės. Tė mėsuar me privilegje nė Kosovė, ata do tė jenė tė dėmshėm dhe problematik edhe pėr vendet e tyre atėherė kur tė kthehen njė ditė atje. Jo vetėm tė privilegjuar, por nuk kanė pasur as merita pėr ato privilegje. Privilegjet e tyre, ekonomike dhe simbolike, janė tė pakontrollueshme edhe nga vetė ata. Zyrtari i UNMIK-ut hedhet nė ato privilegje tė cilat janė tė implantuara nė sistem. Nė fillim ai pėrpiqet tė shfajėsohet pėr situatėn e tij, por mė vonė pėrfundon duke e justifikuar tėrė sistemin. Dikur, edhe pėr privilegje fare tė vogla e mbron gjithė sistemin. Administratorėt nė vend se ta kuptojnė realitetin politik dhe ekonomik, i cili i kushtėzon njerėzit, ata moralizojnė ndėrkohė qė e mirėmbajnė sistemin i cili i shtyp njerėzit. Neve bota na sheh me sytė e UNMIK-ut. Dhe, nuk na sheh fare. E sheh vetėm UNMIK-un qė na ėshtė mbivendosur. Ai qė tė shtyp, tė izolon pėr tė tė shtypur. Madje, na shtypin dhe na quajnė tė prapambetur. Na e mohojnė vullnetin dhe rrėfejnė se si jemi tė pazhvilluar. Ne jemi tė pazhvilluar pikėrisht sepse jemi tė shtypur. Dhe, ne jemi edhe tė pėrjashtuar pėrveēse tė shtypur. Kushtet shtypėse janė shtypja. Pamundėsia objektive vjen nga pėrjashtimi.

    Administratorėt e UNMIK-ut nėpėr vendet e tyre gėzojnė tė drejtat qė ua mohojnė vendasve nė Kosovė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! e lufton UNMIK-un nė emėr tė vlerave tė OKBsė; e kundėrshton administratėn nė emėr tė vlerave demokratike tė vendeve prej nga vijnė administratorėt. Po kėshtu i ka ndodhur ēdo lėvizjeje dekolonizuese. Kolonizimi s'tė bėn dot shtet, s'tė ofron dot mirėqenie. Dekolonizimi ėshtė parakusht pėr kėto. UNMIK-u nuk ka interes qė ta zhvillojė Kosovėn, sepse ka interes qė ta mbajė tė sunduar atė. Nėse UNMIK-u nuk largohet, atėherė ai do tė rrėzohet. Sepse po kalbet. Vetėmjaftueshmėrinė e pason dekadenca. Ne s'duhet tė relaksohemi edhe pėr njė tjetėr arsye: kur tė rrėzohet UNMIK-u, nuk duhet tė na bie nė kokė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:05
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  19. #39
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Copėtimi i Kosovės pason fillimin e negociatave

    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 31 July 2005

    Serbia nuk mjaftohet me Kosovėn si dikur. Ajo do qė ta rimarrė Kosovėn, mirėpo qė kjo tė mos jetė unike nė kuptimin e territorit; qė Kosova si autonomi nė kuadėr tė Unionit SMZ tė jetė e ndarė me kufij tė brendshėm, qė do tė shėnonin autonominė territoriale tė serbėve nė Kosovė. Dhe, kėsaj radhe, nė aspiratat e saj hegjemoniste, Serbia nuk dėshiron tė konfrontohet me organizmat dhe institucionet ndėrkombėtare ashtu siē i ngjante Milosheviqit. Pėr Serbinė procesi i decentralizimit ėshtė mė i rėndėsishėm edhe se ai i (fillimit tė) negociatave. Decentralizimi do tė shkaktojė legalizimin dhe zyrtarizimin e strukturave tė Serbisė nė Kosovė, por pėr mė shumė se kaq, do tė krijojė kufij tė rinj tė njėsive tė reja territoriale dhe administrative. Kundėrshtimet e nganjėhershme tė Serbisė pėr decentralizimin janė mėnyrė pėr ngritjen e pazarit, e qė kryesisht ka tė bėjė me zgjerimin e kufijve tė kėtyre njėsive tė reja drejt fshatrave shqiptare, tė cilat do tė ishin pakicė aty. Ankesat pėr ngathtėsinė e realizimit tė decentralizimit s'janė veēse presion pėr pėrshpejtimin e tij.

    Decentralizimi parashihet qė tė implementohet para negociatave ose edhe gjatė tyre. Fillimi i negociatave ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin e Kosovės e garanton formulėn "mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi". Rezultati i negociatave nuk mund tė jetė qėndrimi fillestar i njėrės palė. Pra, nuk ka pavarėsi me negociata. Me negociata ka mė pak se pavarėsi. Pikėrisht ky ėshtė qėllimi i Serbisė: ajo nuk do asgjė mė shumė sa i pėrket statusit tė Kosovės pėrveēse ta pamundėsojė pavarėsinė dhe shtetėsinė e Kosovės. Dhe pastaj, diskutimi pėr statusin e Kosovės tė zėvendėsohet me diskutimin pėr statusin e autonomisė territoriale tė serbėve nė Kosovė. Decentralizimi ėshtė mėnyra drejt autonomisė territoriale tė serbėve tė Kosovės, e cila s'bėhet as pėr t'i shėrbyer serbėve tė Kosovės, por pėr t'i kėnaqur apetitet e Beogradit. Decentralizimi nuk ėshtė assesi ēmimi pėr pavarėsinė e Kosovės, por edhe njė tjetėr mjet pėr parandalimin e saj. Pikėrisht pėr kėtė arsye i gjithė ky insistim qė decentralizimi t'i paraprijė statusit. Decentralizimi s'ka tė bėjė me interesat e qytetarėve, por me projektet politike. Ai do tė shoqėrohet me eksterritorialitetin qė do t'u jepet kishave dhe manastireve serbe gjė qė po bėhet pėrmes urdhėresave tė PSSP-sė.

    Deri mė tani janė pėrcaktuar pesė pilot komuna, dy prej tė cilave janė me popullatė serbe. Njėra nė Kosovėn qendrore (Graēanica), e tjetra nė lindje (Parteshi). Kjo e dyta meqenėse ndodhen nė kufi me Serbinė ėshtė posaēėrisht e rrezikshme. Pse nuk parashihet decentralizimi nė komunat nė veri tė Kosovės? Shumė thjesht: veriun e Kosovės, Serbia tashmė e konsideron si pjesė tė saj. Pėr Serbinė Kosova fillon nėn lumin Ibėr.

    Ne, aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s, kemi filluar tė shkojmė nėpėr fshatrat dhe vendbanimet qė drejtpėrsėdrejti do tė ndikohen nga procesi i decentralizimit. Bisedojmė me njerėzit atje dhe u ndihmojmė tė organizohen kundėr decentralizimit dhe strukturave tė reja administrative, qė do t'i sjellė implementimi i tij. Sikurse pothuajse pėr ēdo gjė tjetėr nė Kosovė, as pėr decentralizim nuk ka mundėsi pėr ndryshime institucionale. Ka mbetur vetėm populli qė ta ndalė tė keqen qė e lansoi Serbia, e lejoi dhe imponoi UNMIK-u, ndėrsa IPVQ-tė e pranuan pa rezervė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-01-2008 mė 20:06
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  20. #40
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dorėzimi
    Shkruar nga Albin Kurti


    Monday, 13 February 2006
    Bindja e gabueshme se shqiptarėt e Kosovės e fituan luftėn me Serbinė po bėhet gjithnjė e mė e dėmshme. Rrėnjėt e kėsaj bindjeje datojnė nga qershori i vitit 1999, atėherė kur forcat ushtarake dhe policore serbe u tėrhoqėn nga Kosova. Ndėrprerja e masakrave dhe deportimit, largimi i rrezikut nga vrasja arbitrare, u konsideruan si ēlirim i vendit, si liri e popullit. Pėrmirėsimi i gjendjes u shpall sukses i plotė; shpėtimi kolektiv u shpall si arritje e fitores pėrfundimtare e tė shumėpritur. Keqinterpretimi nuk vinte vetėm nga ekzaltimi i njerėzve tė cilėt po ktheheshin nėpėr shtėpitė prej nga ishin dėbuar, e tė cilat i gjetėn tė plaēkitura e tė shkatėrruara. Ai ishte edhe i imponuar nga ata qė kishin nevojė politike ta shpallnin veten fitues. Nuk po e sillte fitorja e vėrtetė fituesin. Kinsefituesi po propagonte fitore pėr ta arsyetuar veten. Katėr shqiptarėt tė cilėt nė Rambuje e pranuan autonominė e Kosovės, po e quanin nėnshkrimin e tyre veprim taktik qė na paska synuar provokimin e bombardimeve tė NATO-s! Rezoluta 1244, e cila u miratua njė javė pasi qė Kuvendi i Serbisė i pranoi kushtet e Grupit tė Kontaktit pėrfshirė kėtu edhe marrėveshjen e Rambujesė, parimisht dhe botėrisht e sqaron intervenimin e NATO-s. Integriteti territorial dhe sovraniteti i Jugosllavisė ruhen; Kosova mbetet brenda Jugosllavisė nėn administrim tė pėrkohshėm tė UNMIK-ut i cili themelohet me po atė Rezolutė. Pra, ish-Jugosllavia u bombardua sepse Milosheviqi nuk kishte pranuar as autonomi pėr Kosovėn dhe kėto bombardime u ndalėn pikėrisht kur ai e pranoi kėtė autonomi. Fitorja e NATO-s nuk ishte edhe e jona. NATO-ja nuk e sulmoi Jugosllavinė pėr ta ēliruar Kosovėn, por pėr ta zbutur Milosheviqin. Problemi i NATO-s quhej Milosheviq, problemi i Kosovės quhej dhe quhet Serbi. Kurrsesi nuk ishte qėllimi tė realizohej vullneti i popullit tė Kosovės i cili nuk shėrbente as si referencė. Referencė u bė dokumenti i Rambujesė, vullneti i katėr vetave qė asnjėherė nuk hoqėn dorė nga ai nėnshkrim i tyre. Ata e defaktorizuan Kosovėn: e pranuan Serbinė dhe e nisėn zhbėrjen e UĒK-sė. Pėr pasojė, Kosova u objektifikua skajshmėrisht: as qė u konsultua pėr Rezolutėn 1244, as qė u njoftua pėr Marrėveshjen e Kumanovės! Demilitarizimi i UĒK-sė dhe varėsia e Kosovės janė dy anėt e sė njėjtės medalje tė turpshme tė fituar nė Rambuje. Pas kėsaj, pa liri e sovranitet dhe pa ushtri ēlirimtare pėr kėto, politika u bė njė kombinim i pėshtirė i lajthitjes me hipokrizinė.

    Atėherė kur beson se ke arritur nė cak, pa mbėrrijtur realisht, mu atėherė je (i) pėrgatitur pėr tu dorėzuar. Problemi thelbėsor i kėtij (vetė)mashtrimi ėshtė ndalja nė marshimin pėrpara dhe fillimi i ecjes prapa – fillimi i proceseve regresive qė shkapėrderdhin energjinė nė gjėra dytėsore e tretėsore nėn iluzionin se ajo kryesorja tashmė u krye. Bindja aq e gabueshme se shqiptarėt e fituan luftėn, bėri qė ata tė relaksohen, tė zbrapsen, dhe qė ndaj tyre, si fitues qė janė, me kaq lehtėsi tė kėrkohet qė tė lėshojnė pe. Ndėrkaq, Serbia, meqė kinse e humbi luftėn, duhet tė ruajė atė ēfarė i ka mbetur dhe madje tė kompenzohet ca! Ēkado qė i mbetet Serbisė nga Kosova ėshtė shpėrblim i kriminelit. Ēkado qė i jipet Serbisė prej Kosovės ėshtė krim i ri ndaj Kosovės. Pėr mė se njė shekull Serbia ushtroi dhunė, terror dhe gjenocid ndaj popullit tė Kosovės. Ajo vazhdimisht farkonte dhe ekzekutonte projekte shtetėrore pėr asimilimin, shpronėsimin e dėbimin e shqiptarėve. Kosova ėshtė e vėrteta e Serbisė. Serbia ėshtė problemi i Kosovės tė cilin nuk e zgjidhi ‘bashkėsia ndėrkombėtare’ dhe as qė do ta zgjidhė ndonjėherė. Kosovės po i kėrkohet tė bėjė kompromis. Meqė Kosova nuk ėshtė e lirė, kėrkesa ndaj saj pėr kompromis nuk ėshtė kėrkesė pėr heqje dorė nga liria, por ėshtė kėrkesė pėr pranim tė realitetit tė padrejtė dhe tė pafavorshėm, pėr pranim tė njė forme tė re tė varėsisė e robėrisė sė vjetėr nga Serbia. Vetėm pranimi i politikanėve shqiptar nga Kosova pėr tė hyrė nė negociata me Serbinė pėr ēėshtjet e Kosovės ėshtė koncesion i hatashėm. Pėr Kosovėn dhe rregullimin e saj tė brendshėm territorial, ekipi negociator kosovar, ka pranuar qė nė Vjenė tė negociojė me Serbinė. Pa pasur Kosova sovranitet do tė bisedohet pėr decentralizmin e saj. Decentralizimi po i paraprin sovranitetit? Jo, ngaqė nė fakt po pranohet sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn, po pranohet Kosova si pjesė e Serbisė. Qetas por sigurtė, po rivuloset kjo. Edhe njėherė, nga pothuajse tė njejtit njerėz. Aspak e rastėsishme. Ata qė kanė lėshuar pe para Milosheviqit tė cilin e urrente e gjithė bota, pse nuk do tė lėshonin pe tash para ‘demokratėve’ si Tadiqi, Koshtunica dhe Drashkoviqi?! Ata qė e pranuan Jugosllavinė dhe Serbinė kur kėto u patėn dėbuar nga organizmat dhe institucionet ndėrkombėtare, pse nuk do ta pranonin tash Unionin Serbi-Mal i Zi dhe Serbinė qė marrin ndihma e pėrkrahen nga bota?! Ata qė u dorėzuan kur kishim ushtri tonėn, pse nuk do tė dorėzoheshin tash kur s’kemi?! Kėrkesėn ndaj Kosovės pėr kompromis e fuqizojnė pikėrisht kėta politikanė negociator, kėta aktorė tė lojės sė vazhdueshme nė kurriz tė popullit. E, mu kėta, kanė bėrė aq shumė koncesione ‘tė vogla’ nė periudhėn ndėrmjet Rambujesė dhe Vjenės, saqė nuk ka kurrfarė dyshimi se po kėta e pėrsėrisin koncesionin e madh. Rruga e tyre ėshtė veēse ndėrrim i pėrjetshėm alternativ i dorėzimit dhe nėnshtrimit.

    Nė kohėn e Rambujesė ne ishim nė rritje e sipėr. Si popull i organizuar dhe si politikė e forcė ēlirimtare. Dhe, ndodhi dorėzimi i pafalshėm. Tash, kur Kosova ėshtė nė rėnie tė vazhdueshme, edhe njė tjetėr dorėzim i madh i kėtyre ėshtė edhe mė evident. Politikanėt negociator po shkojnė t’i dorėzohen Serbisė.

    Le ta organizojmė popullin kundėr kėsaj; le tė mos dorėzohemi ne.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •