ilirian !
shqiperia "u gdhi" ose "u zgjua" ne pragun e ndryshimeve demokratike ne europen e pas-renies-murit-Berlinit si vendi me i varfer europian.
Pamjet e Eksodeve (qe besoj i ke pare ne Tv ) tregonin sakte, qarte e pa medyshje se Shqiperia nuk kishte qene e "lulezuara e Ballkanit"..se Shqiperia nuk kishte qene "modeli i shoqerise humaniste e progresiste" ..se Shqiperia nuk kishte qene "shkemb graniti" ku "thyenin koken armiqte e Kombit" por nji "kak e madhe e qelbur" qe qelbi dhe Europen dhe qe u shtri me turp si lupse ne Kembet e Europes duke qene dhe e sunduar nga po ajo Parti qe 50 vjet sundoi...dhe duke qene e udhehequr nga po ai Enver e Ramiz e po ata Kuadro te KQ dhe Byroja e zgjedhur po nga ENVERI.
Mos harro Eksodet e Ambasadave dhe Detit ndodhen ne vitin 90 -91.
EKSODI eshte fundi i iluzioneve..fundi i Dogmave..fundi i Prallave....e duhej te ishte dhe fundi i enverizmit Kosovar.. bisht i te cilit je ti..Qosja e kompani.
Ju enveristet kosovare jo vetem qe nuk u bindet nga EKSODI per te reflektuar se Kombit SHQIPTAR i duhet nje filozofi tjeter por me kok-fortesi vazhdoni ta ambalazhoni Enverizmin tuaj edhe sot mbas 12- vjetesh.
Shqiperia dhe Kosova jane ne Perpelitje per te gjetur RRUGE te reja te sigurta per te ardhmen..
Ne se nuk i kane gjetur kjo eshte rezultat i Trashegemise se Prapambetjes komuniste ne Shqiperi dhe i Sundimit te Gjate SERb ne KOSOVE.
Rruget jane te shumta..
Idete duhet te kalibrohen ne realitetet e reja qe kalon Kombi yne ne Shqiperi e trojet tona..dhe vend per te hedhur e diskutuar pikpamjet ka per te gjithe..
Le te fitojne ne "Tryezen e Bisedimeve nder-njerzore " alternativat me te mira..
Le te jemi te dashur e te degjueshem per cdo njeri dhe cdo shkendije mendimi..nga do qe vjen..
Por disa gjera duhen te behen te qarta..
Populli Shqiptar nuk ka nevoje mė per stalinizem..
Populli Shqiptar ne Kosove nuk ka nevoje aspak per Vrasjet e pabesa qe ben sot ne Kosove ..Enverizmi i ambalazhuar ...
Prandaj hidhini mbrapa reminishecat e nji edukate qe ju erdhi e ambalazhuar me "kombetarizem" nga Tirana Staliniste per disa dekada dhe binduni se keni pasur iluzione dhe se KOSOVA ka burra te mencur dhe jashte KLANIT ENVERIST -MARKSIST-TERRORIST.
Mos u pajtoni me Terrorizmin i cili nuk eshte me nji slogan ne LLAFOLLOGJINE e dites por eshte nji MAL i dukshem ndonse mal i zi me ujqer e cakej..se eshte nji tragjedi ne KOSOVE...dhe se eshte i ulur kembe kryq e i konkretizuar me VARRE..me viktima..me Nena zemer djeguara..e gra vejusha e femije jetima..
Mos qeshni e mos urreni kombin tuaj..
Cdo i vrare ne KOSOVE nga bandat marksiste eshte nji faqe zeze...dhe nji tragjedi..
Qendrimi ndaj atentateve dhe qendrimi ndaj Presidentit te zgjedhur me VOTA e dallojne shume qarte linjen KOMBETARE me linjen e zeze te Krimit.
Thirrini Mendjes..ju stalinistet e Kosoves..sa nuk eshte vone..!
Krijoni Kontakt