Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 78
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Berisha shpall qeverine e re, Ilir Meta minister i jashtem


    Koalicioni me LSI-nė largon gjysmėn e ministrave. Godo: Na takon njė ministri. PDI: Nuk duam ministri por pėrfaqėsim


    Largohen Oketa, Gjana, Nishani e Alibeaj. Pėrplasje Basha-Topalli pėr diplomacinė


    TIRANĖ- Deri nė muajin shtator, kur do tė mblidhet Parlamenti i ri e tė zgjidhet qeveria e re, kryeministri Sali Berisha do tė vijojė mbledhjet e kabinetit qeveritar. Por, pėr njė pjesė tė konsiderueshme tė ministrave, janė herėt e fundit qė do tė ulen nė tryezėn e Kėshillit tė Ministrave. Marrėveshja me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim kushtėzon Kryeministrin Berisha qė tė mos ketė nė ekzekutivin e vjeshtės disa prej ministrave aktualė, qė janė nė radhėt e Partisė
    Demokratike. Gazmend Oketa, ministri i Mbrojtjes, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė vijojė tė jetė mė pjesė e qeverisjes sė ardhshme.

    I njohur si njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Presidentit Bamir Topi, pavarėsisht se ishte ministėr nė marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO nė Bukuresht,si edhe nė Strasburg nė anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė Aleancėn e Atlantikut
    tė Veriut, ai nuk u vu nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė nė Qarkun e Durrėsit. Ai ishte i treti nė listėn e PD-sė, ndėrsa nuk ishte protagonist gjatė fushatės nė kėtė qark. Fushata dhe debatet televizive iu besua dyshes Xhaferri-Vokshi. Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, i cili kryesonte Qarkun e Dibrės, duket se nuk do tė jetė nė 4- vjeēarin e ardhshėm tė qeverisjes.
    Sipas burimeve nga PDja, Gjana ėshtė lakuar gjithnjė pėr t'u larguar, sa herė qė gjatė mandatit tė parė tė Berishės, janė bėrė ndryshime. Por kėtė herė, duket se edhe pėr shkak tė raporteve brenda vetė PDsė, Gjana mundet tė mos jetė nė planet e vijimėsisė qeverisėse tė Berishės. Burime brenda PD-sė, thonė se edhe ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, ėshtė nė pikėpyetje.


    Nėse Ministria e Transporteve do i kalojė LSI-sė, atėherė zėrat nė PD thonė se nė kėtė dikaster, kandidatura mė e fortė ėshtė ajo e Sokol Olldashit. Po ashtu, edhe Enekelejd Alibeaj, i zgjedhur deputet nė Fier, duket se do tė ndėrrojė kolltukun e ministrit tė Drejtėsisė sėrish me Ilir Rusmalin. Ky i fundit pėrflitet si njė nga kandidaturat qė do tė rikthehet sėrish pranė Berishės, ashtu si nė 4-vjeēarin e parė. Edhe ministri mė i ri nė qeverinė aktuale, ai i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Viktor Gumi, nuk ėshtė i sigurt nėse do tė vijojė tė jetė "lojtar" nė mandatin "Berisha 2". Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai u bė ministėr dhe deputet i kryeqytetit, por sėrish mund tė jetė nė pikėpyetje, pėr shkak tė llogarive brenda PD-sė.


    Ndėrkohė, Kryeministri Sali Berisha nuk ka vendosur ende mbi kėrkesat e LSI-sė pėr katėr portofole dhe kryesimin e Kuvendit. Nė rast se Meta do tė ulet ne drejtimin e legjislativit, atėherė nė kabinetin e ri do tė lirohet njė vend edhe pėr Jozefina Topallin, e cila gjithnjė ka preferuar Ministrinė e Jashtme, post tė cilin jo pak lehtė mund ta "lirojė" Lulėzim Basha. Edhe pse asgjė
    nuk ėshtė zyrtare dhe se Kryeministrit Berisha do t'i duhen edhe pak ditė pėr tė arritur nė pėrfundime konkrete, e vetmja gjė e sigurt ėshtė se kabineti i ri do tė riformatohet nė pjesėn mė tė madhe tė tij.

    Qendrimi


    Meta: Rama pėrjashtoi ēdo tentativė pėr bashkėpunim


    TIRANĖ - Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, lėshoi dje njė akuzė tė drejtpėrdrejtė ndaj liderit socialist, Edi Ramės, duke thėnė se ai kishte refuzuar ofertėn e Ramės pėr ta bėrė atė Kryeministėr me vota tė trafikuara nė kampin e djathtė. Nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", Meta e ka cilėsuar humbjen e koalicionit tė majtė si humbje personale tė
    liderit tė opozitės, Edi Rama, pasi ka qenė ai qė ka pėrjashtuar ēdo tentativė pėr bashkėpunimin, qė i ėshtė ofruar nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe qė ka insistuar pėr miratimin e Kodit tė Ri Elektoral, nga i cili, sipas Metės, humbi 12 mandate. "Mė vjen keq qė kryetari i PS-sė vazhdon tė sillet nė mėnyrė hipokrite dhe kalon nė sulme personale, ndėrkohė qė duhet tė mbajė premtimin e tij pėr kėtė humbje, e cila ėshtė e tij personalisht. Pasi ka qenė ai qė ka insistuar pėr Kodin, i cili i ka humbur sė majtės 12 mandate. Ka qenė ai qė ka pėrjashtuar ēdo tentativė pėr bashkėpunimin qė i ėshtė ofruar nga ne", - tha Meta. Por
    vendimi i marrė prej Metės pėr bashkėpunimin me PD-nė, ka lėkundur besimin e tij pėr tė qenė nė krye tė LSI-sė edhe pėr njė mandat tė dytė.


    Reagimi

    Akuzat e Metės,PS: Ai ėshtė i pafytyrė!



    TIRANĖ- Forca e majtė politike tashmė ėshtė mė e bashkuar se kurrė dhe e pastruar nga mbetjet e politikės sė vjetėr. "Ilir Meta i dha popullit opozitar njė goditje tė pabesė, por njėkohėsisht e ēliroi atė duke u jashtėqitur nga trupi i sė majtės. Sot, e majta ėshtė e
    ribashkuar dhe, si asnjėherė mė parė, e vetėdijshme pėr gjithēka ka ndodhur". Kjo ėshtė pėrmbajtja e deklaratės sė lėshuar nga selia e PS-sė, pas intervistės sė Metės pėr "Zėrin e Amerikės". Gjithashtu, nė deklaratė evidentohet shitja e 83 mijė votave tė popullit nė
    kėmbim tė pėrfitimeve individuale dhe vijimėsia e marrėveshjes sė fshehtė tė bėrė me Berishėn. "Deklarata e Ilir Metės ėshtė njė vijim i turpshėm i pazarit tė turpshėm tė shitjes sė 83 mijė zemrave opozitare tek Berisha, pėr tė marrė nė kėmbim disa portofole nė qeverinė e "Gėrdecit". Akuzat e Ilir Metės ndaj PS-sė, janė pjesė e pafytyrėsisė sė njeriut qė tradhtoi 83 mijė shqiptarė, tė cilėve ua mori votat pėr tė hequr Berishėn, kur nė fakt ishte marrė vesh
    me Berishėn pėr t'i dhėnė votat e tij", - thuhet nė deklaratė.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    PD – LSI nėnshkruajnė marrėveshje pėr qeverinė e integrimit

    PD – LSI nėnshkruajnė marrėveshje pėr qeverinė e integrimit

    Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-sė Ilir Meta nėnshkruan pasditen e sotme marrėveshjen e bashkėqeverisjes sė re. Kėshtu nė bazė tė kėsaj marrėveshje ajo qė ėshtė mė kryesore ėshtė fakti se pika mė fortė e saj mos cėnimi i statusit tė nėnpunėsit civil. Berisha dhe Meta thanė se marrėveshje nuk synon pėr hequr nga puna dikė dhe pėr ta zėvendėsuar me njė tjetėr, por synimi ėshtė mirėqeverisja, realizimi i reformave dhe integrimit i vendit. Krijimi i njė qeveria e cila do tė pėrmirėsojė jetės e qyterėve dhe minimizimin e varfėrisė.

    Fjala e plotė e kryeministrit Sali Berisha

    Sot nė praninė tuaj PD dhe LSI firmosin marrėveshjen e koalicionit tė qeverisjes sė 4 viteteve qė vijnė dhe nė vazhdim, marrėveshje kjo qė ka si qėllim kryesor krijim e njė qeverie tė integrimit Bashkimin Europian tė Shqipėrisė, duke qenė se projekti kryesort i shqiptarėve ėshtė realizimi i kėsaj ėndrre. Marrė

    veshja ka njė nėnkuptim politik tė madh. Ėshtė njė marrėveshje me spektėr politik tė gjėrė ku pėrfshihet tė gjithė qytetarėt. Gjejnė njė qeverisjen e ardhshme njė shkrirje tė premtimeve tė tė gjitha forcave, ēka bėn qė qeveria tė ketė njė program shumė mė tė pasur dhe tė pėrfaqėsojė njė spektėr mė tė gjėrė tė zgjedhsve shqiptarė. Ėshtė njė koalicion qė do u japė shqiptarėve brenda vitit tė parė tė mandatit tė dytė lėvizjen e lirė. Pėrmes reformave tė thella do u japė shqiptarėve statusin e vendit kandidat pėr nė BE. Koalicioni ėshtė i angazhuar pėr njė seri reformash tė madhė. Rishikimi i kodit zgjedhor. Nuk do ketė mė diskriminime. Ne angazhohemi pėr tė bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ndryshimet nė tėrėsi tė koditit dhe qė rregullat pėr pėrfaqėsimin tė jenė mė tė drerta dhe jo persekutues si rasti i kėtyre zgjedhjeve. Domethėniė e koalicioni ėshtė nė suksesin nė zgjedhjet e ardhshme. Ne angazhohemi se nė zgjedhjet e lokale tė dalimj sėbashku nė zgjedhje, duke siguaruar koalicion edhe pas 2013. Ne kemi rėnė dakord me Metėn qė forca politike qė ai drejton do ketė Ilir metėn zv.kryeministėr dhe ministėr i jashtėm. Po ashtu edhe ministrinė e ekonomisė, dhe atė tė shėndetėsisė. Do tė ketė postin e nėnkryetarit tė kuvendit. Tė gjitha nivelety tjera tė qeverisjes LSI do tė ketė 20% tė saj. Me zotin Meta kemi rėnė dakord se nuk bėhet fjalė pėr asnjė lloj ndarje pėr sa i pėrket shėrbimit civil. Ky shėrbim do tė konsolidojhet. Unė e falenderoj zotin Meta pėr seriozitetin me tė cilin ai e trajtoi ftesėn e PD-sė pėr kėtė bashkėqeverijes e cila kurorėzohet me firmosjes qė sapo nėnshkruam. Edhe njė herė faleminderit.

    Fjala e plotė e kreut tė LSI-sė Ilir Meta

    Edhe unė nė emėr tė LSI dhe nė detyrim edhe tė vendimit tė saj tė marrė nė konventėn e saj, nėnshkrova me kryeministrin Berisha marrėveshjen e cila tashmė ėshtė e hapur dhe transparente pėr tė gjithė ju. Mbi kėtė marrėveshje do tė kontretizohet edhe programi i qeverisė sė ardhshme pas konstituimit tė parlamentit tė ri. Tė gjithė e mbajnė mend fushatėn. Qytetarėt u njohen vetėm me dy programe tė shkruara, atė tė PD-sė dhe tė LSI-sė. Kjo ėshtė njė marrėveshje qė do u shėrbejė tė gjithė shqiptarėve. Ėshtė njė marrėveshje qė jo vetėm garanton stabilitet qeverisės por edhe reforma tė cilat doi ta shpejtojnė integrimin. Kjo marrėveshje nuk do tė cėnojė statusin e nėnpunėsit civil. Morali ynė nuk ėshtė pėr tė hequr njerėz nga puna, por pėr tė hapur vende tė reja pune. Nė fund tė katėr viteve tė kėtij mandati, shqiptarėt jo vetėm qė do tė jetojnė shumė mė tė qetė dhe mė tė sigurtė, por ata do tė jenė nė njė pozicion tjetėr nė lidhje me qytetarėt e tjerė europiane. Do tė mundohemi tė zbusim sa mė shumė varfėrinė. Ky koalicion ka parime tė shėndetshme. Do tė jetė njė koalicion qė do tė funksionojė nė mėnyrė transparente. Do tė jetė njė koalicion fitues edhe nė zgjedhjet lokale. Dhe nė fund do tė jetė njė koalicion qė do ta meritojė sėrish votbesimin e shqiptarėve.

    Si u arrit kjo marrėveshje

    Bashkėpunimi mes Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe Partisė Demokratike nisi tė pėrflitet qė me daljen e rezultateve paraprake tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ka qenė pikėrisht Dritan Prifti i rikonfirmuar si deputet i LSI-sė nė zgjedhjet e 28 qershorit, ai i cili pas debatit tė ashpėr pėr numėrimin e votive nė qarkun e Fierit, deklaroi se LSI nuk do tė bashkėpunojė me kreun e Partisė Socialiste Edi Rama por ėshtė mė e prirur pėr tė bashkėpunuar me Sali Berishėn. Kėto diskutime do tė hidheshin poshtė nė fakt nga Ilir Meta nė njė intervistė telefonike nė njė media vizive. Mė tej nė kulmin e kėsaj pėrfolje me datėn 4 korrik nė orėn 11 tė paradites Sali Berisha kėrkon qė Ilir Meta tė bashkėqeverisė me tė. Vetėm dy orė mė vonė vjen reagimi i kėtij tė fundit, i cili deklaron se ka vendosur tė bashkėpunojė me Sali Berishėn nė krijimin e qeverisė sė re.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Berisha-Meta : Koalicioni ynė, fitues nė zgjedhjet e ardhshme

    Berisha-Meta : Koalicioni ynė, fitues nė zgjedhjet e ardhshme

    TIRANE- Koalicion tė qėndrueshėm, me themele tė sigurta dhe madje, fitues nė zgjedhjet e ardhshme nė 2011. Kėshtu e kanė cilėsuar koalicionin PD-LSI krerėt e partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pas firmosjes sė marrėveshjes pėr qeverinė e re.

    Sipas marrėveshjes sė firmosur, kreu i LSI-sė, Ilir Meta do tė jetė zėvendėskryeministėr dhe Ministėr i Jashtėm.

    Nė qeverinė e re, ministri i Ekonomisė do tė jetė po ashtu nga radhėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. "Nė kėtė post LSI-ja do tė vendosė atė person qė ajo e gjykon mė tė arsyeshėm"- tha Berisha gjatė njė daljeje pėr mediat, fill pas nėnshkrimit tė marrėveshjes. Gjithashtu edhe postin e ministrit tė Shėndetėsisė do ta drejtojė LSI-ja.LSI ka mundur tė marrė nga marrėveshja edhe postin e nėnkryetarit tė Kuvendit, i cili do tė jetė njė nga deputetet e saj nė parlament.
    Marrėveshja ėshtė shtrirė edhe nė nivelet e dyta e tė treta tė qeverisjes, ku LSI do tė marrė 20% tė tė gjitha posteve politike.

    "PD dhe LSI firmosėn marrėveshjen e bashkėpunimit pėr katėr vitet qė vijnė dhe mė tutje. Do tė ketė njė shkrirje tė programeve tė dy forcave pėr tė pasur njė program mė tė gjerė qeverisės dhe pėr tė pėrfaqėsuar njė spektėr mė tė gjerė interesash.
    Brenda vitit tė parė tė mandatit nė pėrputhje me premtimet vendimin pėr heqjen e vizave, lėvizjen e lirė, statusin e vendit kandidat pėr anėtar nė BE, seri reformash tė thella me tė cilat Shqipėria nė krye tė katėr viteve do ketė shėnuar ndryshimet mė tė mėdha"- tha Berisha gjatė fjalės sė tij.

    Berisha ka deklaruar se me kėtė koalicion nė 2011 tė dalin sė bashku dhe tė fitojė sė bashku nė zgjedhje, madje ai e ka quajtur koalicionin afatgjatė nė 2013 dhe nė vazhdim.

    Ndėrkohė Meta ka shprehur sigurinė pėr qėndrueshmėrinė e koalicionit, duke pohuar se mes tyre ka shumė prioritete tė pėrbashkėta. "Jam i bindur se qėndrueshmėria e qeverisė do tė jetė i padiskutueshėm"- tha ai.
    Sa pėr emrat drejtues, Meta i ka quajtur jo shumė tė rėndėsishėm. "Tė rėndėsishme janė prioritetet tona, tė integrojmė vendin dhe synimi ynė ka qenė pėr nivele mė tė larta e tė pėrfaqėsohemi pėr dikasteret qė kanė tė bėjnė me prioritetet tona"- tha ai.
    Mė tej, ai ka pohuar emrat e lakuar nė postet drejtuese, Dritan Prifti nė krye tė Energjetikes dhe Petrit Vasili si ministėr i Shėndetėsisė.


    Berisha: Qeveria e re do ketė surpriza. Drekė private me "tė vjetrit"

    TIRANĖ- Ėshtė mbajtur sot nė orėn 11:00 mbledhja e fundit e qeverisė "Berisha 1" qė nisi punėn nė shtator tė 2005-s. Berisha ka bėrė njė rezyme tė sukseseve tė arritura nga kjo qeveri qė sipas tij edhe pse ka pasur ndryshime ka qenė kompakte pėr 4 vjet.


    "Propozimi i Qeverisė sė re ėshtė njė proces kompleks, dhe unė nuk e di se cili prej jush do tė ulet nė kėto vende pas 10 ditėsh, apo dy javėsh. Por ata qė do tė mungojnė nga ju, absolutisht qė nuk do tė mungojnė nga moskonsideratat e mia dhe as nga mungesa e kontributit tė tyre parėsor nė kėto 4 vite", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar anėtarėve tė kabinetit tė tij qeveritar.


    Ndersa gazetarėve, iu drejtua se sot pasdite do prisni surpriza. "Qeveria 'Berisha 2 'do tė jetė kabinet qė do tė dalė jashtė parashikimeve tuaja, por ju lutem tė prisni deri pasdite", u shpreh ai.


    Ndėrkohė pėrsa i pėrket sukseseve tė kėsaj qeverie ai renditi, anėtarėsimin nė NATO, rrugėn Durrės-Kukės dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Nė fund ai ka lajmėruar se do tė ketė njė drekė private me tė gjithė ata qė kanė qenė anėtarė tė kabinetit 'Berisha 1' qė nga 2005 e deri mė tani.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sa zgjat kjo qeveria e integrimit se pas cdo zgjedhjeve kemi qeveri integrimi
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Kjo qeveri eshte integrim koke e kembe... Do futet ne histori data 4 korrik 2009... ku ne Shqiperi ndodh mrekullia dhe bashkohet e majta me te djathen.
    Gjithkush per interesa te veta o njerez, Iliri skishte ndryshe si te vinte ne pushtet, dhe te rrinte ne nje opozite gjysmake, sepse ate te ploten e ka PS-ja, si leverdiste...Ca do bejm, ca do bejm... ec bojm koalicion me Salen... U fantaksen andej nga selia e LSI-se per noj post ne qeveri, ka fillu dhe lufta brenda partie...
    Really Dude... Get A Life!!!

  6. #6
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ky koalicion fiton edhe tre mandate te tjera te pakten ne qofte se realizon edhe 50% te premtimeve te bera per keto 4 vjetet qe vijne.Kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse PS me Ramizin ne krye nuk do ti njohi zgjedhjet e fundit.Pas 2020 mund te kthehen ne pushtet socialistet.

  7. #7
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga Adaes Lexo Postimin
    Kjo qeveri eshte integrim koke e kembe... Do futet ne histori data 4 korrik 2009... ku ne Shqiperi ndodh mrekullia dhe bashkohet e majta me te djathen.
    Gjithkush per interesa te veta o njerez, Iliri skishte ndryshe si te vinte ne pushtet, dhe te rrinte ne nje opozite gjysmake, sepse ate te ploten e ka PS-ja, si leverdiste...Ca do bejm, ca do bejm... ec bojm koalicion me Salen... U fantaksen andej nga selia e LSI-se per noj post ne qeveri, ka fillu dhe lufta brenda partie...
    pazar te mire beri ama Iliri ka mare me shume se cduhej
    Gjate sqarimit te tij para mediave, kryeministri i ardhshem, Berisha u zotua per ndryshim te kodit zgjedhor me qellim qe perzgjedhja ne te ardhmen te jete gjitheperfshirese.

    Ai gjithashtu u shpreh se ka rėnė dakort me LSI-nė se nė pėrputhje me marrėveshjen e LSI-sė si njė forcė politke esenciale dhe politke do tė ketė nė qeverisjen e ardhshme Ilir Metėn si zėvendėskryeministėr dhe ministėr tė jashtėm, Dritan Prifti ministėr i Ekonomisė dhe i Energjitikės dhe Petrit Vasili Ministėr i Shėndetėsisė.

    Gjithashtu 4-7 do tė jenė zėvendėsministra, prefekti i Beratit dhe Fierit si dhe 20 pėr qind tė posteve tė niveleve tė dyta.

  8. #8
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    pazar te mire beri ama Iliri ka mare me shume se cduhej
    Nuk mund te merrte pak, sepse i takonte pastaj qe koalicioni te ishte vetem per hesap te PD-se, dhe gjithe ky bashkimi i se majtes e se djathtes per qeveri, do e ulte dinjitetin e LSI-se si parti... Pra nqs Iliri sdo merrte kaq shum, sbesoj se do bente noj lloj koalicioni.
    Really Dude... Get A Life!!!

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Iliri duhet te ndroje dhe emrin e partise nga LSI ne LDI. Mrekullira te tilla ku e majta bashkepunon me te djathten, vetem ne shqiperi ndodhin (megjithese tek ne nuk ka as te majte e as te djathte, vecse te uritur, hipokrite e hajdute)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Pjemarrja e metes ne qeveri do ti beje mire qeverisjes .meta eshte person mjaft i afte dhe orator.Eshte dhe mjaft patriot.Gjithashtu prifti dhe Vasili jane njeres mjaft te vendosur ,me parime dhe te devotshem. Shpresojme qe cdo gje te ece mire. Une per vete jam optimiste.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  11. #11
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Hall I madh per Skrapalline
    Ka rrezik te hedhe dhe dru
    Dy ministra le te rine
    Se na duhen dhe pa tru.

    TH.S.Noli
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  12. #12
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga zerbina Lexo Postimin
    Pjemarrja e metes ne qeveri do ti beje mire qeverisjes .meta eshte person mjaft i afte dhe orator.Eshte dhe mjaft patriot.Gjithashtu prifti dhe Vasili jane njeres mjaft te vendosur ,me parime dhe te devotshem. Shpresojme qe cdo gje te ece mire. Une per vete jam optimiste.
    Kam pasur rastin te jem ne kontakt te drejtperdrejt me udheheqesit e LSI-se... Dhe neper debatet e zhvilluara, asnjeri prej tyre se permendi faktin qe ky koalicion do ti beje mire Shqiperise... te gjithe thonin do na beje mire ne si part. Sic e permenda edhe ne postimin me siper, te LSI-ja ka plas sherr i ftohte mes antarve kush e kush te marre postet me te mira, pervec vendit te zevendeskryeministrit, dhe tre ministrive qe jane te padiskutushme.
    Really Dude... Get A Life!!!

  13. #13
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    picke dhie skraparliu.......ja ka rras deri ne fyt Edit.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    I shkreti popull.

  15. #15
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga Adaes Lexo Postimin
    Kam pasur rastin te jem ne kontakt te drejtperdrejt me udheheqesit e LSI-se... Dhe neper debatet e zhvilluara, asnjeri prej tyre se permendi faktin qe ky koalicion do ti beje mire Shqiperise... te gjithe thonin do na beje mire ne si part. Sic e permenda edhe ne postimin me siper, te LSI-ja ka plas sherr i ftohte mes antarve kush e kush te marre postet me te mira, pervec vendit te zevendeskryeministrit, dhe tre ministrive qe jane te padiskutushme.
    ??????????????????????????????????????????????
    te gjithe thone se do u beje mire xhepave te tyre se per parti e per popull as po e vret mendjen kush.................
    PS: te kane premtuar ndonje gje ty apo jo..............!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ky kryemadhi ja morri sales gjysmen e qeveris me kater deputet haaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    Fitohet mandati dhe pa mbajtur asnje premtim mos ki merak. Nuk ndejti Nano ne pushtet per 8 vjet?

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    cfare premtimesh do mbajne keta ore aman a e shikoni qe po behet pazar per karrike dhe jo per programet apo premtimet qe kane dhene (me keto te fundit kemi 20 vjete dhe e dime sa e mbajne fjalen)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Urime Qevirise se re ,dhe kualicionit Meta-Berisha ,qe ishte e vetmja zgjidhje e mundshme per ta shpetu Shqiperine nga nji krize dhe kaos i mundshem.Te gjithe se bashku per nji shqiperi me te mire!

  20. #20
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    ??????????????????????????????????????????????
    te gjithe thone se do u beje mire xhepave te tyre se per parti e per popull as po e vret mendjen kush.................
    PS: te kane premtuar ndonje gje ty apo jo..............!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Se kam njohje te LSI, sdo te thote qe jam lsi-ste
    Really Dude... Get A Life!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •