Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 68
  1. #21
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga Anti Lexo Postimin
    Njerez, para se te gjykoni Ilir Meten, kini parasysh qe nje politikan, nuk eshte thjesht politikan.
    Eshte prijes, drejtues, udheheqes. Dhe nje prijes apo nje udheheqes ka parime qe nuk mund t'i shkele kurre. Udheheqesit e tjere kane vdekur e s'kane hequr dore nga parimet. Politikani ate ka... parimin per te miren e popullit. Kur ti thua qe Berisha i ben keq popullit, pritet ta kesh parim. Dhe nese kete parim e shkel vetem atehere kur te ofrohet ne kembim nje post, atehere secili nga ne ne kete forum, edhe me budallai ketu eshte me udheheqes se ai.

    Dmth, po te marre Ilir Meta nje dite Shqiperine ne dore, nje qe do t'i beje keq Shqiperise, mjafton t'i dhuroje Ilir Metes nje post me te larte se ai qe ka, dhe ja ku vate Shqiperia.
    ne parim keni shume te drejte.
    nuk eshte nevoja te rithem qe jam anti-Berishe se e kam deklaruar disa here.
    por edhe une si gjith bashkombasit e mi ne radhe te pare na intereson e mira e shqiperise dhe ecja perpara e saj.
    Pozita e Ilirit eshte shume e veshtire se me kete veprim humbet nje pjese te mire te elektoratit si edhe te emrit te tij te mire si politikan
    arsyet pse e ndermori kete hap jane te shumta dhe me mire se te gjithe e di vetem Ai . ne te tjeret vetem ngreme hipoteza
    Kam besim te Meta se e konsideroj nje politikan punetor dhe qenia e tij ne qeveri do te thote shume. Tani qeveria e berishes do te kete nje kundershtar politik brenda saj
    Uroj qe vendimet e Metes te jene thjeshte patriotike dhe te mos jene per interesa personale
    Megjithate te presim se akoma se ka thene fjalen asambleja e LSI

  2. #22
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    dhe jo per sic e tha shoku astrit "pugno di stato"..
    Shoku Astrit, ecen akoma me ide komuniste, sic ben akoma Koreja Veriut. Kan ngelur ne nje vend edhe sbejn perpara, vetem rrine ne ate statusin "ja vdekje ja liri" por qe "liria" nuk konsiderohet fare per kta, eshte vetem vdekja ne plan te pare!

    Pugno di stato? Eh sa qejf kan kto qe te kthehet edhe njeher 1997 .. Ju djeg zemra per te pare djem te rinj rrugeve te vrare me trute perjasht.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Postime
    85
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Nuk i kam hyre thelle te njoh Ilir Meten, ose ata qe e mbajn me lek. Mu duk i drejte vetem veprimi i tij qe jua bashkua te djathtes ne koalicion edhe i hoqi mundesine Gramoz Rucit qe te krijonte rremuja te metejshme. Se deklaratat qe beri Gramoz Ruci ne TV, ishte nje deklarate per grusht shteti, o do marrim qeverine o do behet hataja.

    Edhe si un e shum te tjere, skemi me nevoje te degjojne kto deklarata lufte neper TV, por duam te degjojme qe shqiperia hyri ne Bashkim Europian, edhe vizat u legalizuan per te gjith, e shum shpejt te jemi si gjith qytetaret e Europes me te drejta te barabarta. Ja kte dua te degjoj une.

    Postimi yt ishte shum i drejte, edhe un nuk po e vlersoj Ilir Meten si person, por vlersoj veprimin qe beri, sepse dashje apo padashje u be ne te miren tone. Do me behej qejfi sikur edhe PS te kishte 68 mandate, edhe me 4 te LSI te vinte ne pushtet Edi Rama.. Edhe atehere te njejten gje do thoja (te jeshe i sigurte per kte).

    Po rastisi qe i kishte PD kto mandate, edhe detyrimisht koalicioni me PD e sillte ne pushtet Ilir Meten, kurse koalicioni me Edi Ramen, vetem sa do sillte zgjedhje te reja.

    Ore, dhe une them qe per momentin kjo ishte zgjidhja me me pak deme e ngercit politik. Por brenda pak ditesh mund te dilnin variante te tjera zgjidhjesh, por ai nuk priti.
    Ilir Meta, qe une ta quaja atdhetarizem veprimin e tij, duhej te priste te mbaronte numerimi, te ndertoheshin skenaret e mundshem te zbhbllokimit te situates, dhe pastaj do te dukej sikur e ben per interes te popullit. Keshtu duket vetem i etur per pushtet.

    Ajo qe me vjen keq mua me kete, eshte se njerezit keto 18 vjet kane vuajtur nga cdo qeveri, pa perjashtim.
    Qeverite e Berishes, Ilir Metes, Fatos Nanos... qe te gjitha nuk kane bere ate qe duhej, njera me keq se tjetra kane qene. Te jemi realiste e ta pranojme kete, te pakten.

    Tani, Edi Ramen asnje s'e ka provuar ne qeveri, por te gjithe e shajne.
    Nuk e shajne sepse eshte i paafte si drejtues vendi, sepse s'e njohin Edi Ramen si drejtues vendi.
    E shajne vetem sepse eshte kundershtar i Berishes, i Fatos Nanos, i Ilir Metes.
    Po a nuk jane pikerisht keta ata qe na kane sjelle probleme deri me sot?
    A meritojne nje shans te dyte keta njerez?

    Une them se keta jane brezi i vjeter i politikes, brezi kancer i shqiperise, dhe ne castin kur patem mundesi t'i heqim qafe, Ilir Meta i mbajti ende mbi koken tone.
    Keshtu e shoh une Ilir Meten, si njeriu qe na hoqi mundesine per te provuar dicka te re, dhe ktheu mbrapsht ata qe deri me sot na kane bere deme.

    Edi Rama mund te bente me keq se keta, por mund te bente dhe me mire.
    Nuk e dime. (tjeter gje bashkia, tjeter gje shteti... vete e thone PD-istet qe Edi Rama s'eshte i afte per shtetin, vetem per Bashkine. Fakti eshte qe Edi Rama per Tiranen ka punuar me shume se cdo qeveri per Shqiperine, dhe gabimet e Edi Rames per Tiranen jane shume me pak se gabimet e qeverive per Shqiperine.)

    Ilir Meta ia hoqi mundesine SHqiperise te provonte dicka te re, dhe u dha nje shans me shume cakejve te vjeter, per nje cope post.
    Pra, une s'e shoh atdhetar. E shoh thjesht oportunist.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anti : 05-07-2009 mė 11:54

  4. #24
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Sokol Olldashi nje nate ne emisionin Opinion i thote Gramoz Ruēit qe "ne jemi vetem aktor politik" .

    Pra angelina, sa me mire te luash rolin, aq me shum do keshe sukses, apo jo?
    Aktore te sukseshem perderisa ua kane fut ketij populli 19 vite me rradhe, me po te njejtin skenar. C'te te them une: per hajer na qofte pra
    Elegance is an attitude.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Po normale qė do tė jen aktorė tė suksesshėm, kur jemi ne populli auditor injorant dhe budalla, qė paguajm biletėn pėr ti parė prap nė sken.

  6. #26
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar mė parė nga Aikido Lexo Postimin
    Po normale qė do tė jen aktorė tė suksesshėm, kur jemi ne populli auditor injorant dhe budalla, qė paguajm biletėn pėr ti parė prap nė sken.
    Po po, guxo po deshe ta braktisesh sallen e thiatros, se quhesh komunsit Per domate e veze surratit as qe behet fjale. Mjere ne e lum ne ( popull dualistesh kemi per te mbetur ) !
    Elegance is an attitude.

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nuk eshte se jam simpatizant i Ilir Metes, po derisa ai po vepron ne te mire te shqiperise, atehere per mua ska rendesi posti qe merr ai, rendesi ka qe devijoi shqiperine nga nje kaos politik.
    Meta eshte perēares i te majteve dhe pike.
    Do ta kisha besuar "sinqeritetin" e tij qe dashka te miren e Shqiperise, sikur mos te kishte vene kushte bashkepunimit me koalicionin e majte duke kerkuar postin e kryeministit, e mqs Rama nuk pranoi, tani hidhet nga Berisha duke kerkuar poste ministrore? Ky nuk qenka perfitim? Eshte nje turp per mbeshtesit e tij, dhe per pafytyresine qe lepin ku ka peshtyre. Burri eshte burre dhe ka nje fjale nderi, kjo s'ka b*** ku te rrije :S
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga Anti Lexo Postimin
    Ilir Meta, qe une ta quaja atdhetarizem veprimin e tij, duhej te priste te mbaronte numerimi, te ndertoheshin skenaret e mundshem te zbhbllokimit te situates, dhe pastaj do te dukej sikur e ben per interes te popullit. Keshtu duket vetem i etur per pushtet.

    Ajo qe me vjen keq mua me kete, eshte se njerezit keto 18 vjet kane vuajtur nga cdo qeveri, pa perjashtim.
    Qeverite e Berishes, Ilir Metes, Fatos Nanos... qe te gjitha nuk kane bere ate qe duhej, njera me keq se tjetra kane qene. Te jemi realiste e ta pranojme kete, te pakten.

    Tani, Edi Ramen asnje s'e ka provuar ne qeveri, por te gjithe e shajne.
    Nuk e shajne sepse eshte i paafte si drejtues vendi, sepse s'e njohin Edi Ramen si drejtues vendi.
    E shajne vetem sepse eshte kundershtar i Berishes, i Fatos Nanos, i Ilir Metes.
    Po a nuk jane pikerisht keta ata qe na kane sjelle probleme deri me sot?
    A meritojne nje shans te dyte keta njerez?

    Une them se keta jane brezi i vjeter i politikes, brezi kancer i shqiperise, dhe ne castin kur patem mundesi t'i heqim qafe, Ilir Meta i mbajti ende mbi koken tone.
    Keshtu e shoh une Ilir Meten, si njeriu qe na hoqi mundesine per te provuar dicka te re, dhe ktheu mbrapsht ata qe deri me sot na kane bere deme.

    Edi Rama mund te bente me keq se keta, por mund te bente dhe me mire.
    Nuk e dime. (tjeter gje bashkia, tjeter gje shteti... vete e thone PD-istet qe Edi Rama s'eshte i afte per shtetin, vetem per Bashkine. Fakti eshte qe Edi Rama per Tiranen ka punuar me shume se cdo qeveri per Shqiperine.)

    Ilir Meta ia hoqi mundesine SHqiperise te provonte dicka te re, dhe u dha nje shans me shume cakejve te vjeter, per nje cope post.
    Pra, une s'e shoh atdhetar. E shoh thjesht oportunist.
    Anti, shum i sakte postimi jot edhe shum realist. Un jam demokrat, por voten kesaj radhe ja dhashe Edi Rames, kisha shum deshire te shikoja nje ndryshim ne politiken shqiptare, sic the edhe vete ti u merzitem me fytyrat e Sali Berishes, Fatos Nanos a ndonje tjetri, por mbi te gjitha ja dhashe per veten time.. Edi ishte shpresa e vetme per nje politike ndryshimi ne shqiperi, por e humbi. Ndaj edhe ai nuk beri koalicion me Ilir Meten, sepse donte ti largonte nga politika qe te tre, Fatosin/Saliun/Meten.

    Ke te drejte kur e cileson politiken e vjeter si kancer i shqiperise, sepse ashtu eshte ne te vertete, por prap i qendroj mendimit tim qe " me mire nje qeveri me Ilir Meten, sesa nje grusht shteti me Gramoz Rucin" ! Ky eshte edhe shkaku qe me behet qejfi qe Ilir Meta kaloi ne anen e Demokrateve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Postime
    85
    Nje gje ta keni te sigurt. Edi Rama, po te donte vetem pushtet dhe asgje tjeter, mund te merrte figurat e vjetra te politikes ne PS e t'i vinte per kandidim.
    Mund te shkelte parimet e te merrte Fatos Nanon. Fatos Nano do ta merrte nje mandat me shume ne Tepelene, e sigurt si vdekja. Sado qe s'na pelqen neve, ka kunguj sa te duash qe do ta votonin.
    Po ashtu edhe shume figura te tjera te socialisteve te vjeter.
    Por nuk i mori. Guxoi te provonte ndryshimin, dhe nuk e beri faqen b*ythe.

    Ilir Meta dhe Berisha e bene faqen b*ythe ne castin e pare qe iu dha mundesia, dhe shkelen cdo parim.

    Edhe per PD, lere ca bertasin ca tipa ne forum, kjo fitore eshte shume e vaket. PD-istet festuan gjate fushates, festuan gjate votimeve dhe gjate numerimit te votave me flamuj e bori makinash, pa fituar ende.
    Por pas fitores se vertete, qe erdhi pas bashkimit me LSI, asnje nuk u ndje.

    Lere c'thote Berisha e Meta qe e bene per te miren e vendit.
    Po ta donte Berisha vendin, ishte shkeputur nga politika dhe e djathta do ta fitonte paster kete here, pa e bere faqen b*ythe me LSI-ne.
    Do te udhehiqte e vetme edhe kater vjet te tjera dhe PS do te detyrohej te reformohej akoma me shume.

  10. #30
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Meta eshte perēares i te majteve dhe pike.
    Do ta kisha besuar "sinqeritetin" e tij qe dashka te miren e Shqiperise, sikur mos te kishte vene kushte bashkepunimit me koalicionin e majte duke kerkuar postin e kryeministit, e mqs Rama nuk pranoi, tani hidhet nga Berisha duke kerkuar poste ministrore? Ky nuk qenka perfitim? Eshte nje turp per mbeshtesit e tij, dhe per pafytyresine qe lepin ku ka peshtyre. Burri eshte burre dhe ka nje fjale nderi, kjo s'ka b*** ku te rrije :S
    Sic thashe, fajin kryesor e ka adashi juaj Gramoz Ruci i cili deklaron nje grusht shteti, qe madje trembi edhe emigrantet jashte shqiperise. Nuk jua ka fajin Ilir Meta qe ne Partine Socialiste qendrojn akoma figura te pista te 1997 si Skender Gjinushi e Gramoz Ruci.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •