-
Cfare thoshte Rama ne vitin 2005 dhe cfare do te thote ne vitin 2009?
Pas zgjedhjes ne krye te PS, Rama u shpreh se:
Kandidati pėr kryetar i PS-sė iu drejtua dje delegatėve tė Kongresit, menjėherė pas rrėzimit tė Njė anėtar, njė votė
Rama: Marrėzia jonė me pushtetin riktheu Berishėn
Shekulli
Nga EDI RAMA *
Kam dashur, me tė gjithė forcėn e shpirtit, qė tė mos vinte kjo ditė, kur na duhet tė flasim si tė mundur nė njė betejė tė cilėn smund ta fitonte kundėrshtari ynė, po mund ta humbisnim vetėm ne. Kam dashur, me tė gjithė forcėn e zemrės, qė ta shmangnim kėtė ditė aspak tė lehtė pėr familjen tonė politike, duke shmangur humbjen e zgjedhjeve, tė cilat tashmė i kemi humbur nė mėnyrėn mė tė palavdishme; kam dashur, me tė gjithė forcėn e mendjes, tė pėrfytyroj njė histori tjetėr nga kjo qė ne shkruam symbyllur, pa dashur tė shikojmė se armiku ynė mė i madh u bė vetvetja; kam folur, kur dhe sa kam mundur, por fatkeqėsisht asgjė mė shumė skam qenė nė gjendje tė bėj pėr tė mos u ndodhur sot nė mes tė njė krize nga ku ne duhet tė dalim dhe do tė dalim vetėm duke parė nė sy tė vėrtetėn, popullin shqiptar dhe njėri-tjetrin.
Mė 3 korrik ne humbėm njė betejė me njė rezultat tė paralajmėruar pėr tė paktėn dy vjet me radhė, megjithėse kundėrshtari ynė nuk fitoi dot votat e shumicės sė shqiptarėve. Ky fakt ėshtė edhe mė tronditės sesa vetė humbja. Kjo e vėrtetė e thjeshtė nuk ėshtė ngushėllimi, po fakti kokėfortė qė tregon se ne nuk kemi humbur normalisht njė betejė normale politike me kundėrshtarin tonė, po kemi humbur vendin nė zemrėn e kėtij populli. Faji ynė i madh nuk ėshtė qė kemi humbur e nuk kemi rinovuar mandatin pėr tė qeverisur, - nė njė betejė zgjedhore njėri fiton e tjetri humbet, - faji ynė i madh ėshtė qė kemi zhgėnjyer njė popull tė tėrė, tė cilit tjetėr gjė i kishim premtuar dhe tjetėr gjė i dhamė me modelin tonė qeverisės, me reformat tona gjysmake, me rezultatet tona tė pamjaftueshme. Unė e ndiej sot pėr detyrė qė nė emėr tė tė gjithė atyre mijėra socialistėve qė mė kanė dhėnė pa kursim mbėshtetjen e tyre nė kėtė nisėm, tu them shqiptarėve kudo qė ndodhen: Ne socialistėt e kemi kuptuar se rruga jonė e re kalon nga kėrkesa e njė ndjese tė thellė publike pėr gjithēka nuk mundėm tė bėjmė dot sa e di duhet.
Prandaj, tė dashur bashkėqytetarė, na falni! Na falni pėr modelin me tė cilin ju qeverisėm, duke e kthyer arrogancėn nė stil komunikimi, cinizmin nė vijė tė sjelljes politike, indiferencėn ndaj qytetarit tė thjeshtė nė mėnyrė tė tė jetuari tė qenies sonė nė pushtet. Na falni pėr varfėrinė, qė e luftuam kryesisht me llafe e me strategjira qė as vetė nuk i lexuam, duke e transformuar kėtė kauzė tė madhe ekzistenciale tė sė majtės nė njė shtojcė tė rėndomtė tė fjalimeve tona demagogjike, ndėrkohė qė nė terrenin e jetės sė pėrditshme, aty ku varfėria shtrinte tentakulat e saj mbi zona tė tėra tė Shqipėrisė, ne munguam. Na falni pėr polarizimin galopant tė shoqėrisė e pėr shtetin social qė e kthyem nė njė farsė, pėr papunėsinė qė e pranuam pasivisht si njė bashkudhėtar tė paprekshėm nė rrugėn tonė drejt progresit dhe pėr dembelizmin e parazitizmin qė ushqyem me politikat tona sociale pothuajse fiktive. Na falni pėr armiqėsinė me tė cilėn e trajtuam rėndom sipėrmarrjen e lirė shqiptare, duke e ndrydhur me qėndrime arbitrare tė kthyera dalėngadalė nė sistem, dhe duke e sulmuar me hordhi taksidarėsh tė paudhė, tė cilėt u mėsuan tė trokisnin dyerve tė biznesmenėve tė mėdhenj e tė vegjėl me dy thasė nė krahė, njė pėr shtetin e njė pėr pushtetin. Na falni njėqind herė pėr nivelin e korrupsionit shtetėror, e mbi tė gjitha, pėr pėrpjekjet krejt tė pamjaftueshme qė qeveria jonė bėri sidomos nė dy vitet e fundit kundėr kėsaj kryefjale tė luftės sė tė gjithė kundėrshtarėve ndaj nesh, tė cilėt i ndihmuam bashkė me vetė korrupsionin, duke krijuar njė mjedis tė ndyrė, asfiksues e dėshpėrues, akuzash e shantazhesh brenda nesh, pėr llogari tė ambicieve e tė delireve tė shfrenuara personale pėr pushtet, tė cilat e katandisėn disa herė rresht PS-nė nė skenėn e estradės mė vulgare qė shqiptarėve u ka rėnė rasti tė shohin. Dhe sigurisht, e fundit fare, na falni qė ju rihipėm nė kurriz Sali Berishėn me shpurėn e shėrbėtorėve tė tij. Ju siguroj se sikur ne, me modelin tonė problematik qeverisės e me sjelljen tonė tė papranueshme politike, me ēarjen brenda nesh e me taktikėn e marrė elektorale, tė mos e kishim kthyer nė pushtet Sali Berishėn, e gjithė kjo falje publike nuk do tė ishte me vend ose, sė paku, do tė ishte shumė mė e moderuar, sepse e vėrteta ėshtė se nė tetė vitet e qeverisjes sonė ne bėmė jo pak nėse i referohemi pikės nga u nisėm.
Po shokė e miq, Sali Berishėn e sollėm ne nė krye tė vendit, sepse zgjodhėm politikėn banale tė sė keqes mė tė vogėl dhe pa asnjė lloj gajleje i vumė kazmėn themelit etik tė politikės, duke e kthyer jetėn politike brenda nesh nė njė makth pėr tė gjithė shqiptarėt dhe duke e deformuar qeverisjen e vendit pėr shkak tė luftės joparimore me njėri-tjetrin, ku mjeti justifikonte qėllimin e ku, pėrderisa qėllimi u bė jo mirėqeverisja, po sundimi brenda llojit, qeveria u kthye nė mjet pėr materializimin e kėtij sundimi. Nuk ėshtė i marrė populli, po merreni me mend se deri ku ka vajtur marrėzia jonė me pushtetin, qė e bėmė popullin tė mos ketė mė merak as nga vetė rikthimi i Sali Berishės nė pushtet?! Kjo e vėrtetė dramatike qė na fajėson tė tėrėve ne kėtu, del si drita e diellit nė ēdo cep tė Shqipėrisė, kudo tė ulesh e tė bėsh bisedė tė ēiltėr me njerėzit.
Tė tėrė kėta njerėz tė ndershėm e tė interesuar pėr njė Shqipėri mė tė mirė, nuk janė tė marrė, po kanė qenė krejt tė kthjellėt nė vendimin e tyre pėr tė na dhėnė mėsimin e rėndė tė 3 korrikut. Mesazhi i tyre ėshtė qartėsisht i lexueshėm: Shkoni nė opozitė dhe thirrini mendjes, sepse ajo qė ne duam nga ju nuk ėshtė kjo qė ju na ofroni! Le ta themi hapur sot, njėherė e mirė pėrpara sesa ta mbyllim kėtė kapitull miqtė e mi: Ne nuk i kemi merituar as tė gjitha ato qindra e mijėra vota qė kemi marrė, por i kemi marrė sepse qindra e mijėra njerėz tė dashur e tė urtė, tė cilėt pavarėsisht tė gjithave nuk na e kanė kthyer ende kurrizin, kanė dashur tė besojnė se ne mund tė vetėkorrigjoheshim.
Shqiptarėt janė zhgėnjyer me ne, ky ėshtė faji ynė i madh, shqiptarėt nuk kanė iluzione pėr kėtė qeveri, ky ėshtė konfirmimi i fajit tonė tė madh dhe kėtu, mbi zhgėnjimin prej nesh dhe mungesėn e iluzioneve pėr qeverinė e zotit Berisha, duhet lidhur filli i arsyetimit tonė pėr tė ndėrtuar opozitėn qė kėrkojnė shqiptarėt e qė i nevojitet Shqipėrisė dhe pėr tu kthyer mė tė fortė e mė tė pėrgatitur se asnjėherė nė drejtimin e vendit. Po cili prej nesh, motra e vėllezėr nė kėtė sallė, e ka sot fuqinė tė marrė pėrsipėr ta pėrcaktojė orientimin e ri tė PS-sė, pa njė konsultė tė plotė tė tė gjithė anėtarėsisė, pėrmes jetėsimit tė parimit Njė anėtar, njė votė?
Ne, anėtarėt e kėtij kongresi, i dhamė emocionalisht dy vjet mė parė lidershipit tonė njė mbėshtetje tė paparė nė traditėn e PS-sė, duke marrė pėrsipėr barrėn e rėndė tė sanksionimit me votė tė ēarjes sė partisė dhe nga prapa na erdhi njė histori e hidhur dėshtimi, tkurrjeje dhe vyshkjeje e alternativės sonė nė sytė e shqiptarėve. Tė vetėdijshėm pėr kėtė gabim dramatik qė i kushtoi shumė partisė, por edhe besnikė tė traditės sonė tė ndryshimit, nė funksion tė emancipimit tė vazhdueshėm tė familjes sonė politike, mė 5 maj tė kėtij viti ne e revizionuam nė thelb vendimmarrjen emocionale tė dhjetorit 2003, dhe miratuam kalimin nga demokracia pėrfaqėsuese nė demokracinė direkte pėrmes parimit njė anėtar njė votė. E pikėrisht pasi dyert u hapėn me vullnetin tonė tė lirė dhe kur nevoja pėr tė vrapuar nė kėrkim tė kohės sė humbur e nė pėrpjekje pėr tė kapur ritmin e shoqėrisė ėshtė mė ulėritėse se kurrė, disa shokė e miq po pėrpiqen tė na rimbyllin brenda, tė na riizolojnė nga jeta reale e shqiptarėve qė sot na shohin me habi pa arritur tė kuptojnė se pse po ringatėrrohemi me kėmbėt tona e po rilidhemi me duart tona, tė na rishtyjnė nė rrugėn pa krye tė tė folurit me vete mes katėr mureve, duke shmangur ballafaqimin e madh me 60 mijė socialistėt nėn qiellin e pikėpyetjeve qė ata kanė pėr tė nesėrmen. Ējanė kėta shokė e miq tė udhėheqjes sė djeshme a tė sotme tė partisė apo tė strukturave pėrfaqėsuese tė saj, tė cilėt e trajtojnė si dele qė duhet mbajtur nė kope anėtarin e partisė, socialistin qė me partinė ka lidhje shpirti e historie dhe jo interesi e hipokrizie, socialistin qė nga partia ska marrė karrige a miliona e qė pėr partinė ka derdhur djersė militantizmi - dhe jo rrallė edhe pika gjaku -, socialistin qė i jeton fatet e kėsaj familjeje tė madhe me drithmėn e pasionit dhe jo me ethet e luftės miope e mjerane brenda llojit? Kush i ka pyetur ndonjėherė kėta pronarė legjitimė tė partisė sonė se nė ērrugė dėshironi ju tė ecė PS-sė,cilėt prej nesh ta udhėheqin e ēaleatė tė zgjedhė nė kėtė rrugė? Pse kėta shokė e miq, qė flasin nė emėr tė partisė si nė emėr tė ndonjė vreshti privat, ku tė tėrė anėtarėt e saj janė punėtorė me mėditje, nuk duan ti njohin si pronarė me tė drejtėn e votės sė tyre pėr fatet e kėsaj pasurie tė madhe qė quhet PS, ata qė mbajnė nė xhep teserėn e PS-sė e nuk mungojnė nė asnjė miting elektoral, pasi na kanė ndjekur besnikėrisht ekran mė ekran e pėrbaltje mė pėrbaltje?!
Kush jeni ju, o miq e shokė, qė gjeni kurajon tė na ndani nė tė rėndėsishėm e tė parėndėsishėm, nė personazhe emblematikė e nė njerėz problematikė, nė vendės e nė tė ardhur nė njė parti ku, dėgjojeni mirė kėtė, kontributet dhe vendin e secilit nuk mund ti vlerėsojė e ti pėrcaktojė mė vullneti suprem i konjukturės sė degjeneruar tė demagogėve qė politikėn e kanė kthyer nė njė ves mė tė keq e mė tė dėmshėm se vetė kumari, tė profesionistėve tė hiēit e tė statukuosė qė nė emėr tė respektit pėr procedurat mund tė vrasin ēdo embrion shprese e ēdo ide tė sapolindur, tė dembelėve e parazitėve qė fshihen pas parrullave tė dashurisė pėr socialistėt, por qė, pėr habinė mė tė madhe, meazallah se i duan socialistėt nė votim pėr ēėshtjet e mėdha tė partisė!
Mirėpo sigurisht qė tė gjitha kėto kėrkojnė shpirt, pasion, forcė, solidaritet, njė solidaritet tė cilin kurrėsesi nuk mund ta sajojmė ne nė kėtė sallė duke propozuar artifice pa asnjė peshė, por mund ta krijojė vetėm e vetėm vota e tė tėrė anėtarėsisė socialiste, e cila duhet me patjetėr tė shprehet lirisht pėr identitetin, projektin politik, programin opozitar dhe liderin qė kėrkon pėr PS-ja. Kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė mos mbetur pengje tė lodrave tė rrezikshme tė interesave tė bulevardit, e vetmja rrugė pėr tė shpėtuar demokracinė e brendshme nė PS, duke realizuar njė bashkim real rreth njė projekti politik tė votuar nė tė 28 mijė km2 tė Shqipėrisė, ku do tė punojmė ditė e natė si opozitė nė vitet e ardhshme pėr tė rifituar, nė radhė tė parė, zemrat e njerėzve e pastaj pushtetin qė i dhuruam Sali Berishės, njė bashkim vlerash, parimesh, kontributesh reale e jo njė tufėzim rreth njė njeriu apo ekipi tė dalė nga konjuktura tė dėshtuara qysh nė nisje, kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė integruar bashkė shumicėn dhe pakicėn nė mėnyrė tė shėndetshme e pėr tė mbyllur ciklin e krizės permanente, e cila stimulohet qėllimisht nga frika e frikshme prej ndryshimit qė ka mbėrthyer fort disa shokė e miq.
Tė ishte pėr mua e pėr vullnetin tim personal, besnik siē jam i filozofisė sė ndryshimit tė vazhdueshėm e me ritme gjithnjė tė pėrshpejtuara, nuk do tė kisha ngurruar ta filloja menjėherė jetėsimin e fraksioneve.
Mirėpo nėse drejtimi i realizimit tė njė programi tė miratuar nga shumica ka tė bėjė thuajse tėrėsisht me vullnetin e atij qė drejton, reforma strukturore tė kėsaj peshe e natyre, siē ėshtė nė rastin tonė jetėsimi i fraksioneve, nuk mund e nuk duhet tė jenė shprehje e njė vullneti personal e as mund tė imponohen me vullnet personal. Udhėheqja aktuale e partisė e vlerėsoi tė pamundur jetėsimin e menjėhershėm tė fraksioneve, duke gjykuar se dalja qysh sot nė anėtarėsi me lista tė pėrcaktuara nga kandidatėt pėr kryetar partie do tė pėrbėnte njė volum tė patretshėm risie pėr organizmin aktual tė partisė. Kėtė vlerėsim bėri edhe shumica dėrrmuese nė KPD, qė gjykoi se reforma duhet tė fillojė me zgjedhjet e pėrgjithshme nė parti pėrmes parimit njė anėtar njė votė e mė vonė, nė njė fazė tė dytė, mund tė kalohet tek organizimi i zgjedhjeve me lista tė pėrveēme kandidatėsh. Por mė anė tjetėr mė lejoni tė them se nė kushtet e konkurimit me parimin njė anėtar njė votė, ndėrtimi i jetės sė partisė me njė shumicė dhe njė pakicė tė integruar ėshtė faktikisht i pashmangshėm e kėsisoj edhe mjedisi pėr krijimin e fraksioneve ėshtė gati, pavarėsisht se jo nė rrugėn e drejtėpėrdrejtė me lista tė pėrveēme. Gjė qė do tė thotė se nė kėtė parti, falė jetėsimit tė parimit njė anėtar, njė votė, nuk ka pse dhe nuk do tė pėrsėritet thagma e asgjėsimit tė pakicės apo pakicave, por pėrkundrazi, do tė krijohet klima e pėrshtatshme pėr tė gjithė ata qė mendojnė ndryshe nga shumica.
Bindja ime ėshtė se z. Berisha pėrfaqėson tė kryerėn e thjeshtė nė politikėn shqiptare, tė shkuarėn e patransformueshme nė instrument tė sė ardhmes, vjetėrsinė e pakthyeshme nė vlerė e urtėsi, paaftėsinė e pakorrigjueshme me demagogji e me vullnet pėr pushtet, bajraktarizmin e pambulueshėm me shaminė e mėndafshtė nė xhepin e xhaketės, por kjo bindje personale, e imja dhe pėrgjithėsisht e tė gjithė popullit tė majtė, nuk mund tė jetė platformė e betejės politike me z. Berisha e me qeverinė e tij. Sepse beteja opozitare nė shoqėrinė moderne qė ne duam tė ndėrtojmė nuk ėshtė njė luftė individėsh qė kacafyten si gjela, duke grricur fytyrėn e njėri-tjetrit e duke ēmendur dynjanė, por njė betejė ku fitohen apo humben shanset e zhvillimit tė vendit. Ja pse unė besoj te njė opozitė pėr nxitjen e qeverisjes e jo pėr frenimin e saj, pėr frymėzim e qytetarit e jo pėr neveritjen e tij, pėr zhvillimin normal tė jetės e tė marrėdhėnieve shoqėrore e jo pėr kėrcėnimin e tyre nga ethet destabilizuese. Kjo ėshtė opozita qė unė dua tė ndėrtoj bashkė me ju e qė do tė na risjellė nė pushtet kryelartė e me mbėshtetjen e jashtėzakonshme tė popullit shqiptar.
Projektplatforma ime mund tė pėrblidhet sot pėr sot nė tri fjalė: Vendosja nė themelin e Partisė Socialiste e sė drejtės sė cdo anėtari tė saj pėr tu dėgjuar, pėr tė propozuar dhe pėr tė vendosur.
Tė dashur kongresmenė,
Dy vjet mė parė ju drejtova nga kjo tribunė lutjen qė tė votoni nė respekt tė nevojės sė Shqipėrisė pėr ndryshim, duke mundėsuar ndryshimin tonė nė qeverisje dhe ju paralajmėrova se, pėr fat tė keq, njė votė qė do tė binte nė kundėrshtim me atė nevojė ulėritėse tė popullit shqiptar pėr njė PS tė ndryshuar nė mėnyrėn e saj tė tė qenit e tė sjelljes me pushtetin, do tė na ēonte nė opozitė si njė tufė delesh. Sesi vajtėn punėt tanimė e dimė tė gjithė, kjo nuk ėshtė ora pėr tė vajtuar po as pėr tė ngurruar, ēdo ngurrim do tė ishte me pasoja padyshim mė tė rėnda sesa ēmund tė na thotė imagjinata aktualisht.
Kjo ėshtė ora pėr ti bėrė PS-sė dhe Shqipėrisė e shqiptarėve shėrbimin e madh tė nisjes sė mbarė tė procesit tė reformimit pėrmes fillimit tė fushatės zgjedhore nė tė tėra nivelet nė parti, tė vetėdijshėm se nga mbarėvajtja e kėtij procesi nuk varen thjesht fatet e PS-sė po tė mbarė Shqipėrisė qė qeveriset sot nga njė pėrfaqėsi e pakicės.
Shikomėni nė sy dhe mos iu trembni ndryshimit!
Forca pėr tė ndryshuar dallon burrat nga burracakėt, njerėzit e lirė nga shėrbėtorėt e ndrojtur, qytetarėt evropianė tė shekullit tonė nga vasalėt e perandorive tė rrėzuar, forca pėr tė ndryshuar dallon partitė e mėdha nga partizat e partickat, komunitetet e vetdijshme tė individėve sovranė nga turmat anonime tė ndjekėsve fanatikė tė statukuosė, skuadrat kampione nga skuadrat qė jetojnė me ėndrrėn mediokre tė barazimit, forca pėr tė ndryshuar ėshtė arma fituese qė ne kemi nė dorė kundėr tė shkuarės sonė dhe Sali Berishės, ta pėrdorim sot se nesėr ėshtė shumė vonė! Unė ju premtoj se nuk do tė pendoheni kurrė pėr zgjedhjen tuaj dhe se nė rrugėn e gjatė tė punės, tė sakrificave e tė suksesit tė merituar do tė keni prej meje vetėm shembuj tė drejtėsisė sė kėsaj zgjedhjeje!
-
-
Pas zgjedhjes ne krye te PS, ne kulmin e delirit do te deklaronte:
Rama: "Kryeminister, ja ku jam!"
E Hene, 10 Tetor 2005
Pikerisht ne momentin kur iu duk se toka po i rreshkiste nder kembe, Edi Rama u gjend, me 297 vota delegatesh, ne krye te partise me te madhe opozitare ne vend. E sikur te mos mjaftonte pergjegjesia e drejtimit te reformave, ndryshimeve, sfidave qe e presin ne PS-ne me 60 mije anetare, kryetarit Rama do ti duhet te udheheqe edhe opoziten socialiste, pikerisht perballe Kryeministrit demokrat Sali Berisha. Ky i fundit, ne fakt, eshte nje nder rivalet me te preferuar te Edi Rames, dhe frymezuesi me i madh i batutave qe karakterizojne menyren e te shprehurit te ish-kryebashkiakut te Tiranes. Te dy, sot balle per balle dhe te pakten deri ne vitin 2007, jane njohur qe me permbysjen e komunizmit ne Shqiperi. Madje Edi Rama, ne fillim te viteve 90', ka qene edhe anetar i Partise Demokratike. I larguar nga te djathtet pikerisht per shkak te mos-marreveshjeve me Berishen, Rama ka qene nje nder oponente kryesore te tij, nepermjet shkrimeve dhe deklaratave kunder qeverisjes se pare te demokrateve. Gje per te cilen mbahet mend dhe rrahja dhe gjakosja ate kohe. Pasi kaloi nje periudhe jashte vendit, Rama u kthye ne Shqiperi, i ftuar nga socialistet me 1998, si Minister i Kultures. Njihet kalimi i tij ne Bashkine e Tiranes duke fituar dy here rrjesht kunder kandidateve te Berishes, ndersa sot, dhe ne pak vite anetaresi ne PS, Rama ndodhet ne krye te forces me te madhe opozitare. Ne lidhje me Sali Berishen, kreu i ri i opozites ka derguar dje vetem nje mesazh pershendetjeje: "Me lejoni ti dergoj nje pershendetje Kryeministrit dhe ti them: Ja ku jam."
-
-
Nano 2005: Te fala Koco Kokedhimes
E Marte, 11 Tetor 2005
PS ne kerkim te liderit
Gabimi fatal i Partise Socialiste eshte se po kerkon te zevendesoje Fatos Nanon me nje tjeter Fatos Nano; se po kerkon te zevendesoje nje model, me nje model tjeter identik si ai
nga Blendi Fevziu
I ulur ne timonin e makines se tij luksoze, nje PORCHE Cayenne, me pronesi te panjohur, por me regjistrim zyrtar, Fatos Nano, lideri i partise se humbur ne zgjedhjet e 3 korrikut, ka ndaluar vetem pak sekonda ne oborrin e selise se PS, ka ulur xhamin dhe i ka leshuar gazetares se TV KLAN vetem nje batute si ato tipiket e tij: Erdha se koha u prish ne Rodos! Te fala Koco Kokedhimes
Te mbledhur rreth pjeses se parme dhe te rrumbullakuar te makines, gazetaret nuk e kane bere dot lidhjen mes dy pjeseve te fjalise se tij; nuk e kane kuptuar thelbin dhe nuk kane ditur te shkojne as me tej. Shume prej tyre kane besuar se fraza ka lidhje me nje lajm te gazetes Shekulli qe e percaktonte vendndodhjen e Nanos ne Rodos, por duket se lideri i PS, synonte tjeter kund.
Ishte data 16 korrik, rezultati i zgjedhjeve ishte mese i qarte, PS kishte humbur, Berisha kishte gjithe numrat per te krijuar qeverine e re, ndersa Nano nuk mund te luante me asnje rol ne politiken e metejshme. I bllokuar, i hutuar e padyshim i trishtuar nga humbja, ai e kuptonte se beteja e tij e mepasme nuk do te ishte ajo me liderin e fituar, rivalin e tij tradicional, Sali Berisha; as me konkurentin e vjeter brenda partise, Ilir Meten, qe kishte luajtur nje rol kyc ne humbjen e partise se vjeter.
Ne qetesine e Rodosit, Nano padyshim qe e kishte kuptuar se beteja e tij finale do te ishte ajo brenda partise; se rivali i tij kryesor do te ishte Edi Rama dhe se kryebashkiaku i Tiranes do te gezonte ne kete beteje vec mbeshtetjes se padiskutueshme mediatike, edhe mbeshtetjen e shume biznesmeneve. Koco Kokedhima do te ishte njeri prej tyre, madje ai ku media dhe biznesi bashkoheshin ne nje. Ne kete kontekst, ai i kishte derguar biznesmenit te njohur mesazhin e tij, duke lene pas hutimin e gazetareve, por i bindur qe ky mesazh vlente per te gjithe ata, qe tashme, shihnin tek ai humbesin e thjeshte, per te mos thene, pergjegjesin e vetem te katastrofes socialiste
Problemi Nano
A duhet te largohet Nano nga drejtimi i Partise Socialiste pas humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut? Kjo pyetje aq e pranishme, qe vete Nano i kishte paraprire me nje deklarate publike ne emisionin OPINION ne 10 shkurt 2005, kur kishte deklaruar se ne rast humbje largohej, padyshim qe nuk mund te marre nje pergjigje te thjeshte. Qe nje force politike mund te humbase pas tete vitesh ne pushtet kjo eshte fare normale. Qe ajo mund te kete shanse per tu rikthyer, kjo eshte po ashtu fare normale.
Por pyetja baze eshte se cila qe pergjegjesia e Nanos ne kete humbje dhe mbi te gjitha, nese mund te shmangej ajo me nje strategji te ndryshme nga kjo qe vete Nano kishte zgjedhur. Pergjigja eshte padyshim PO.
Ka me shume se sa nje dyzine arsyesh qe te bejne te besosh se Socialistet kishin ende shanse per te mbijetuar ne mazhorancen shqiptare. Duke hequr konsumimin nga qendrimi i gjate prej tete vitesh ne pushtet; duke konsideruar problemin e ndjeshem, por edhe mbytes te korrupsionit qe ata kishin stimuluar; duke llogaritur luftrat e brendshme qe e kishin cfilituar partine dhe qe kishin njollosur nje pjese te drejtuesve te saj; duke vene ne ballance moralin e munguar brenda partise dhe dhjetra detaje te tjera per perbejne sfodin e humbjes se madhe socialiste, ata perseri kishin nje shans.
Nje shans qe nese administrohej mire, mund ti conte drejt nje mandati te trete, ndoshta te ngushte, ndoshta te varur nga LSI, ndoshta te kercenuar nga zgjedhja e Presidentit ne vitin 2007, por gjithsesi nje mandat qe per ta do te kishte vlere te jashtezakonshme morale.
Nese Marredheniet me LSI nuk do ti ishin lene spontanitetit, perkundrazi, do te ishin vendosur mbi baza bashkepunimi; nese aleanca e majte do te ishte ndertuar ne nje menyre ndryshe, ndoshta edhe sipas modelit te PD; nese Nano nuk do ta kishte personalizuar fushaten, por do ta kishte ndare pergjegjesine; nese Rama do te ishte ftuar te luante nje rol sic i takonte ne keto zgjedhje, ne perputhje edhe me statusin e tij publik dhe personalitetin qe gezonte ne vend; nese militantet e partise nuk do te ishin neperkembur dhe nuk do te ishin zevendesuar me biznesmene te preferuar nga Kryeministri; nese Nano do te kishte bere nje tentative edhe minimale per te ballancuar marredheniet me shtypin; nese fushata do te kishte pasur lajmotiv tjeter dhe jo goditjen e figures se Berishes dhe rikthimin e 1997, ku PS ka pergjegjesite e saj: dhe mbi te gjitha, nese do te ishte pranuar formula e Berishes per nje amendament anti- Dushk, shume gjera mund te ishin ndryshe tashme per seline roze.
Por te gjitha keto deshtuan dhe deshtimi, pavaresisht pergjegjesise se holluar ne gjithe strukturen drejtuese te partise ka nje emer, ate te liderit te saj. Ne listen e gjate te arsyeve ai eshte personazhi kyc dhe si i tille, edhe pergjegjesi i pare i humbjes se rende te socialisteve shqiptare.
Me kete llogjike, ikja e tij do te ishte akti me normal dhe me i pranueshem. Do te ishte gjesti fisnik qe nje politikan i blaton partise qe i la gjithcka ne dore dhe qe ai e gremisi ne nje hon. Do te ishte mbajtja e nje premtimi, qe Nano po vijon te deshmoje se nuk di ti mbaje, por mbi te gjitha, do te ishte mundesia e vetme per ti hapur rrugen nje fitoreje te mundshme te PS ne zgjedhjet e pas kater viteve.
Shume vete ne PS e dine fare mire qe Nano eshte tashme karta e tyre e djegur; se nje fitore me emrin e tij do te jete thuajse e pamundur dhe se humbja e tyre mund te thellohet edhe me shume ne lokalet e tetorit 2006. Ata e dine se Nano nuk mund te inspiroje me askend dhe se shpresa e tij e vetme, mbetet jo ringritja e PS, por gabimet e kundershtarit. Dhe nese Berisha nuk gabon, nese Berisha di te jete nje Kryeminister i mire, ai eshte i denuar te qendroje ne honin ku u rrukullis vete, duke mbajtur me vete edhe gjithe partine socialiste
Kush do ta zevendesoje Nanon?
Fatos Nano, Kryetar i Partise Socialiste qe nga transformimi i saj ne PS nga PPSH, do te ishte sot nje Ish, nese ne parti dikush do te dinte ti jepte pergjigje kesaj pyetjeje. Sic ndodh rendom me partite ne Shqiperi, lideri eshte bere njesh me partine, ai ka mbijetuar ne dite te mira dhe te keqia dhe zevendesimi i tij ngjan i pamundur. Madje me shume se sa i tille. Ai ngjan si hapja e kutise se Pandores. Ikja e Nanos mund te hape mjaft orekse, mund te stimuloje mjaft zhvillime te brendshme dhe mbi te gjitha, perplasje, nga te cilat duket se kane frike shume vete.
Sipas nje llogjike tipike per PS, pergjigja eshte e thjeshte: me mire ai se sa te perplasemi mes nesh. Sipas nje llogjike tjeter gjithcka reduktohet ne renditje emrash, duke vene ne krye te listes here Edi Ramen e here Gramoz Rucin, here Ben Blushin e here Fatmir Xhafen; duke kerkuar nje lider kompromisi, por edhe nje lider te forte.
Gabimi fatal i PS eshte se po kerkon te zevendesoje Fatos Nanon me nje tjeter Fatos Nano; se po kerkon te zevendesoje nje model me nje model tjeter identik si ai. Ne kete menyre Fatos Nano eshte realisht i pazevendesueshem. PS nuk ka asnje njeri tjeter qe te kete cinizmin, mungesen e deshires per pune, papergjegjshmerine, talljen dhe fyrjen e tij. PS nuk mund te gjeje asnje tjeter qe shkon ne zyre pak ore ne dite, qe niset per Rodos e qe rikthehet prej andaj vetem kur prishet koha, ose qe duke qene Kryeminister i vendit largohet pa dhene asnje adrese dhe pa ditur askush asgje.
PS nuk ka nje njeri qe duke qene numri 2 i vendit shpenzon kohen ne baret e Kryeqytetit, duke ndaluar edhe qarkullimin ne rruget rreth restorantit ku rri ai; qe udheton vete ne timonin e nje PORCHI, apo qe tundohet nga luksi sipas nje rituali thuajse arabik. Te tille ajo as mund te gjeje dhe as duhet te tentoje ta beje kete. Me kete model, PS ka liderin me te mire te mundshem dhe i takon asaj te beje llogarite me zgjedhjet e 2006 apo ato te 2009.
Problemi i PS qendron diku tjeter. Pas me shume se 15 vitesh pluralizem, ajo duhet te jete forca e pare politike qe duhet te heqe dore nga lideri, per ta zevendesuar ate me nje drejtues. Sipas modelit perendimor qe u be dominant ne fillim te viteve 90- te, pas rrezimit te komunizmit dhe mbarimit te luftes se ftohte partite nuk kane me lider, por politikane qe i drejtojne ato ne rezultate te suksesshme. Kontrata eshte e thjeshte: nje lider vjen ne krye te nje partie me programin e tij.
Nese ai deshton lideri jep doreheqjen, largohet, i hap rrugen nje emri, por edhe nje modeli te ri. Ne kete menyre, partite kane shume drejtues, por jo me lider, kane me shume afikasitet, por padyshim edhe me shume pergjegjesi.
PS duhet ti nenshtrohet ketij modeli dhe vetem ketij. Ikja e Nanos nuk duhet pare si zevendesim i tij me nje emer tjeter; nuk duhet pare si lideri qe i ze vendin liderit. Nuk eshte me ikja e Alise per ti hapur udhe Nanos. Zevendesimi i Nanos nuk ka nevoje te kete emer, ai duhet te jete thjeshte nje konkurim, me shume emra, platforma dhe ide, ku te fitoje padyshim me bindesi. Kontrata e tij me partine, e zyrtarizuar apo morale, duhet te jete e qarte: ai duhet te fitoje zgjedhjet dhe te riktheje PS ne pushtet. Nese kjo nuk ndodh, ai largohet. Per ti lene vendin nje emri te ri.
Ideja e Nanos per ta transferuar pergjegjesine tek Berisha; stili i tij i opozites se ashper, por pa rezultat nuk ka me vlere. Drejtuesit e partive maten sot jo me me fjale, por me fitore ne zgjedhje dhe Nano nuk diti te jete nje fitues. Prandaj ai pretendon ti hyje nje beteje te dyte, duke synuar fitoren ne parti dhe duke ndalur modernizimin e metejshem te saj. Ndaj, duke iu drejtuar nga xhami i hapur i PORCH- it te tij gazetares se TV KLAN, deklaroi: U ktheva se u prish koha ne Rodos! Te fala
-
-
Sapo zuri vendin e Nanos, ne krye te PS, Rama do te niste arrogancen ndaj gazetareve.
Kryetari i PS dhunon kameramanėt qė xhironin takimin me kreun e PSD
Rama, incident me gazetarėt
Nuk kanė kaluar dy ditė nga zgjedhja e tij nė krye tė Partisė Socialiste dhe ka ardhur incidenti i Edi Ramės me pėrfaqėsuesit e medias. I njohur pėr arrogancė, jo vetėm ndaj bashkėpunėtorėve dhe vartėsve tė tij, tashmė jo vetėm nė Bashki, por edhe nė Partinė Socialiste, kryetari i ri i partisė mė tė madhe tė opozitės ėshtė pėrfshirė nė njė incident tė rėndė me pėrfaqėsues tė medias, tė cilėt po xhironin nė ambientet e jashtme tė selisė rozė. Incidenti ka ndodhur paraditen e djeshme, kur tre operatorė tė televizioneve tė ndryshme, kanė dashur tė marrin pamje nga njė takim i kryetarit socialist me kryetarin e Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi. Kreu i socialistėve ka sulmuar me fjalė tė rėnda operatorėt, tė cilėve u ka kėrkuar tė mos xhirojnė Ramėn, Gjinushin dhe Majkon qė po dilnin nga selia e Partisė Socialiste ku zhvilluan njė takim privat. Ky ėshtė incidenti i parė i Ramės me pėrfaqėsues tė medias, pas zgjedhjes sė tij nė krye tė Partisė Socialiste dy ditė mė parė, ndėrkohė qė gjatė periudhės qė ai ka drejtuar Bashkinė e Tiranės, ka patur fėrkime tė vazhdueshme me gazetarėt, tė cilėt kėrkonin tė merrnin informacion nė lidhje me punėn e institucionit qė ai drejton. I dalluar pėr mungesė tė theksuar komunikimi me gazetarėt, shpesh herė Rama ka sulmuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėrfaqėsuesit e medias me fjalė jashtė etikės sė komunikimit, duke i ofenduar ata. Incidenti i djeshėm ishte vetėm ngjarja e radhės sė sjelljes jo njerėzore e njė politikani arrogant ndaj gazetarėve, por nė kėtė rast, incidenti bėhet mė tragjik pėr shkak se nė tė ėshtė i pėrfshirė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kryetari i opozitės. Partia Socialiste, nė tetė vjet tė qeverisjes sė saj, ka shėnuar rekordet e saj mė tė zeza nė lidhje me sjelljen ndaj medias, por siē duket kjo forcė politike ka zgjedhur tė ruajė tė njėjtėn linjė komunikimi me pėrfaqėsuesit e pushtetit tė katėrt, edhe pas kalimit tė saj nė opozitė. E njėjta praktikė u ndoq edhe gjatė zhvillimit tė punimeve tė kongresit tė jashtėzakonshėm socialist, i cili, pavarėsisht se ishte deklaruar i hapur pėr publikun, media u nxor disa herė jashtė, duke u mbajtur larg ambienteve ku po zhvillonte punimet kongresi. Sjellja arrogante e Ramės ndaj pėrfaqėsuesve tė medias dhe ajo diktatoriale brenda Partisė Socialiste pėrbėn rastin unik tė zgjedhjes sė njė politikani tė paedukuar dhe tė paaftė nė krye tė njė partie politike, pėr t`i ndryshuar asaj imazhin nė sytė e opinionit publik.
-
-
Cfare do te thoshte Fatos Lubonja, pas zgjedhjes se Rame ne krye te PS?
KORRIERI
Kriza e padrinos dhe krizat e mbetura ne PS
E Merkure, 12 Tetor 2005
Nga Fatos Lubonja
Njerezit pane kete fundjave disa te papritura te cuditshme ne spektaklin politik te Kongresit te Jashtzakonshem te PS.
Te pergatitur per te pare luften per parimin "nje anetar, nje vote" ose ndryshe e quajtura "paketa Rama" (e konsideruar nga leshuesit e saj si "ilaci i sherimit te partise", si e vetmja garanci per zgjedhjen e nje kryetari te denje) ata pane njekohesisht edhe hedhjen poshte te kesaj pakete diten e pare, edhe zgjedhjen si kryetar pikerisht te njeriut te cilit i hodhen poshte paketen diten e dyte.
Paradokset nuk mbarojne ketu: pame te zgjidhet krahas Rames si kryetar, Pandeli Majkon si sekretar te Pergjithshem, bash njeriun qe e akuzoi Ramen, jo me larg se disa dite me pare, si personin qe qendron prapa trusteve te ndertimit. Majkon qe mburri lart ish- Kryetarin Nano i cili, nga ana e tij, e cilesoi kryetarin Rama si njeriun me problematik te PS.
Pame Meidanin, qe ndersa akuzonte diten e pare rivalin Rama, si njeriun e papershtatshem ne PS per shkak te korrupsionit, te pranoje diten e dyte opsionin e ndarjes me te te posteve te kryetarit dhe nenkryetarit.
Pame te famshmit kongresmene, qe ndonese naten e pare pesuan pergjate nje ore e gjysem dhune verbale te papare, deri edhe fyerje nga kryetari i tyre i pazgjedhur ende, te votojne si turme ne favor te tij ne diten e dyte.
Keto paradokse e te tjera disa i shpjegojne me tradhetira te ndersjellta ne naten qe ndau dy ditet: tradheti te Nanos ndaj Meidanit, tradheti te Meidanit ndaj Nanos, tradheti te Rames ndaj Meidanit, te tjere i shpjegojne me meskinitetin e kongresmeneve, te cilet per interesat e tyre paskan preferuar shkaterrimin e parimit sherues te partise "nje anetar, nje vote", te tjere me blerje gjate nates te ketyre kongresmeneve. Por pertej ketyre, nje gje eshte e sigurt: kriza morale e partise u thellua me kete Kongres, sepse ne thelbin e vet Kongresi percoi mesazhin e pajtimit te gjerave te papajtueshme moralisht, cka ndodh vetem ne nje rast: kur njerezit nuk kane principe dhe moral.
Nese do te perdorja nje krahasim nga fusha e mjekesise, me sakte kirurgjise, do te thoja se Kongresi ishte nje nga ato raste te deshperuara semundjeje, kur i semuri shkon ne sallen e operacionit, e hapin, dhe pastaj e mbyllin perseri si i pashprese duke thene: le ta shtyje sa ta shtyje. E nderkaq disa shkojne e kerkojne ndonje fallxhore qe te mund te beje mrekulline, te tjere cakej perfitojne sa te mundin nga kjo "shtyrje" per interesat e tyre.
Pa metafora, mund te thuhet se Partia Socialiste me kete Kongres perjetoi mbylljen e krizes per shkak te pafuqise per ta sheruar ate. Dhe kjo u be ne nje menyre mjaft origjinale: ajo zgjodhi problemin (d.m.th njeriun me problematik sipas Nanos, Majkos, Kocit, gjysem Meidanit dhe shumeve aty) si zgjidhje te tij.
Kam qene dhe mbetem i mendimit se kriza e Partise Socialiste eshte nje krize e katerfishte:
1. Krize e identitetit, ne kuptimin se ajo parti nuk eshte parti e majte, nuk ka kulture te majte, nuk ka vizion te majte dhe aspirata te majta, por vetem antiberishizmin si identitet negativ.
2. Krize e perfaqesimit, sepse edhe per shkak te vizionit te munguar te majte eshte bere jo perfaqesuese e shtresave me te brishta dhe me idealiste ne nje shoqeri, sikunder jane ne pergjithesi partite e majta europiane, po perfaqesuese e interesave te mafies qe ka kapur institucionet e shtetit e vecanerisht te mafjes se ndertimit qe ka qene biznesi me i fuqishem i ketij vendit shpesh e bashkengjitur me ate te biznesit mediatik.
3. Krize morale, me cka duhet te kuptojme, jo vetem bashkefajesine ne korrupsion, por, lidhur fort me kete, edhe mungesen e idealeve, te koherences, te principshmerise, mungesen e marredhenieve te sinqerta midis anetareve dhe drejtuesve cka e ben ate parti t'i shembelleje me shume nje organizate mafjoze te ndare ne grupe rivale me nje padrino qe tenton t'i kontrolloje te gjithe.
4. Krize e udheheqjes, sepse humbja tregoi se padrinoja Nano, i goditur nga humbja ne zgjedhjet, nuk eshte me ne gjendje ta menaxhoje organizaten e tij ne kushtet e reja te krijuara, qofte ne kuader te diskreditimit te partise, qofte te diskreditimit te tij individual.
Nga gjithshka u debatua para Kongresit gjate tij dhe pas tij, bie ne sy dukshem se shumica e socialisteve njohin vetem nje element nder kater qe rreshtova: krizen e padrinos. Pra gjetjen e nje njeriu qe do te mund t'i bashkonte te gjithe kunder armikut: Berishes. Duke harruar se karta e armikut "Berisha" nuk u dha fitoren, por humbjen me 3 korrik e se strategu i asaj strategjie ishte pikerisht ay qe zgjodhen kryetar. Duke harruar gjithashtu se mesazhi i elektoratit ishte per ta pastrimi nga te korruptuarit. Kongresi nuk e tentoi pastrimin per hir te ruajtjes se unitetit ne lufte kunder armikut. Thelbi i papajtueshmerise ishte pikerisht ay, se me nje ane partia kerkoi unitetin, kurse me anen tjeter i kerkohet pastrimi - dy gjera qe perjashtojne njera- tjetren. Misherimi i kesaj kontradikte, si dhe vete viktima e tij, u be Meidani, i cili diten e pare akuzoi kundershtarin e tij si te papershtatshem per kryetar (duke lene te kuptoje se do te jete per pastrimin), kurse ne diten e dyte u pajtua me propozimin qe fituesi te ishte kryetar, kurse tjetri nenkryetar.
Kesisoj, tek e fundit, si per te vertetuar edhe me krizen, u zgjodh problemi si sherim i tij. Pse them keshtu? Sepse problemi i asaj partie nuk ka qene pija dhe papergjegjshmeria dhe shperdorimi pa kufij i parave dhe pushtetit nga Fatos Nano. Ato ishin thjeshte thele mbi bisht ose pamja e jashtme me groteske e fenomenit. Problemi i asaj partie eshte katarsisi i munguar i Fatos Nanos. Te gjithe e dine se mbeshtetja e madhe qe pati Nano ne kohen e katarsisit ishte treguesi i nevojes se madhe, qysh ne ate kohe, per pastrim te asaj partie. Ky problem erdhi duke u thelluar, sepse edhe atehere i semuri u hap dhe u la kanceri brenda, pasi keshtu i leverdisi Nanos dhe cakejve rreth tij per qellimet e tyre meskine. Kurse Edi Rama edhe atehere si tani ishte kunder katarsisit, sepse modeli i qeverisjes se tij ka qene model i bashkepunimit me krimin dhe ekonomine informale, jo i pastrimit te lidhjeve te politikes e te asaj partie me te. I vetmi ndryshim eshte se ay punonte ose dinte te krijonte iluzionin me mediat e korruptuara prej tij se punonte ca me shume se Nano, por nuk ishte ky thelbi. Edhe Meta punonte (realisht) me shume sesa Nano, por u rrezua pikerisht per shkak te korrupsionit te partise.
Prandaj them se ne keto kushte me Ramen, partia duket se ka zgjidhur sot per sot vetem nje krize, ate te padrinos, por do te thelloje krizat e tjera. Do te thelloje krizen e identitetit, sepse do te forcoje identitetin negativ te partise antiberishizmin, duke thelluar edhe krizen politike ne vend sepse do te thelloje konfliktualitetin. Lidhur ngushte me krizen e identitetit do te thelloje krizen e perfaqesimit, sepse prapa Rames jane interesat e cakejve te shesheve te ndertimit e me gjere, te cilet, ne thelb, kane qene dhe jane ne kundershtim me interesat e atyre qe kane nevoje per nje te majte te vertete. Per rrjedhoje, do te thelloje edhe krizen morale qe u duk sheshit se u thellua edhe me kete Kongres te turpshem.
-
-
Rama:Dy kundershtare qe na duan te vdekur: Sali Berisha dhe vetvetja!
2005
Edi Rama: Ne kemi dy kundershtare qe na duan te vdekur: Sali Berisha dhe vetvetja.
Ne nuk e humbėm pushtetin pėr shkak tė Sali Berishės dhe megjithatė, ne po vazhdojmė sot, me kėtė etikė tė vaefėr komunikimin dhe me kėtė pėrpjekje pėr tė kafshuar kėtė kufomė qė kemi pėrpara pėr shkak tė Sali Berishės.
Ne po vazhdojmė sot nė rrugėn e gabuar qė kemi hyrė qė nė dhjetor tė vitit 2003. Po vazhdojmė sot duke kėrkuar tė kafshojmė copa tė tjera brenda nesh, duke kėrkuar shkarkime dhe ngarkime a thua se po shkarkojmė dhe ngarkojmė njerėz tė huaj, njerėz tė panjohur, njerėz tė cilėt nuk janė pjesė e jona, njerėz tė cilėt nesėr nuk do tė na shohin. Dhe kėtė nuk po na e bėn Sali Berisha, kėtė po e bėjmė ne.
Kėtė po na e bėn kundėrshtari ynė mė i madh: Vetvetja.
Tė gjithė kėto hezitime, gjithė kjo frikė nga pėrpjekja pėr tė ndryshuar, nga pėrpjekja pėr tė shkuar dhe pėr tu ballafaquar me anėtarėt e partisė, nga pėrpjekja pėr tI futur anėtarėt e partisė nė ushtrinė qė do tė pėrballojė Sali Berishėn, po tregojnė se ne nuk po arrijmė dot tė kuptojmė qė duhet tė mundim nė radhė tė parė kėtė kundėrshtar, qė ėshtė vetėvetja. Ne nuk po arrimė tė kuptojmė qė sot duhet ta kishim filluar mbledhjen me njė fakt, i pari dhe i fundit nė PS: Kėtu nuk ka asnjė tė tepėrt.
Mė lejoni tI referohem mbledhjes sė fundit tė KPD. Unė mendoj se tė gjithė ata qė sot kėtu kėrkojnė shkarkime ti, kėrkojnė falje kryetarit tė partisė sė Gramshit, ti kėrkojmė falje Ejup Tabakut, ti kėrkojmė falje Niko Faberit, ti kėrkojmė falje dhe tė gjithė atyre tė tjerėve qė kėtu u poshtėruan sepse dhanė mendimin e tyre lidhur me kandidaturat. Pavarėsisht se nė Gramsh mendimi I kryetarit tė partisė rezultoi I gabuar, apo nė Golem mendimi I deputetit rezultoi I saktė, kėtu ata u pėrdhunuan, u zhburrėruan dhe kėtu nuk u cua asnjeri qė tI mbronte nga ky zhburrėrim, qė nga unė i pari dhe u kėrkoj ndjesė.
Kėtu ne ta fillojmė debatin nėqoftėse jemi burra dhe jo tė kėrkojmė tani kokėn e Maqo Lakrorit, tė kėrkojmė kokėn e Elmaz Sherifit, tė kėrkojmė kokėn e Ethem Rukės e kėshtu me radhė dhe tė dalim atje pėrjashtė dhe tė gafurremi pėrpara medias se ne shkarkuam kryesinė e PS. Cilėn kryesi? Kush e ka pyetur kryesinė e partisė kėtu ndonjėherė? Kur I ėshtė referuar ndonjėherė kryesisė sė partisė pėr ndonjė gjė e kėshtu me radhė.
Arėsyeja qė ka ndodhur kjo gjė ėshtė - kėtė duhet ta kuptojmė tė gjithė - sepse ne jemi pjesė e njė sistemi qė duhet cmontuar totalisht, e njė sistemi qė fajson njerėz, e njė sistemi qė depersonalizon njerėz, e njė sistemi I cili na ka sjellė tė gjithėve nė njė situatė, qė tani duhet tė kapemi pas flokėve tė njėri tjetrit pėr tė gjetur se kush e ka fajin. Kėshtu nuk ka asnjė sens.
Nuk mund tė shkojė dot PSSH nė fushėn e betejės sė Sali Berishės nėqoftėse ne kėtu do tė vazhdojmė tė nxjerrim njerėz tė tepėrt. Nuk mund tė bėjmė ne sot atė opozitė qė kėrkojnė tė gjithė ata socialistė tė mbetur rrugėve - nė emėr tė tė cilėve ne nuk flasim kėtu - neqoftėse ne do tė nxjerrim sot njerėz tė tepėrt. Dhe nga eksperienca e tė gjitha partive tė mėdha apo tė vogla nė Angli, Brazil apo nė Shqipėri dhe ku tė doni ku ka demokraci, rezulton se rreziku mė I madh pas humbjes sė zgjedhjeve nuk ėshtė kundėrshtari. Eshtė vetvetja dhe nuk rezulton asnjė eksperiencė e partive tė tjera politike demokratike tė botės qė tė ndėrmerren shkarkime pas njė procesi zgjedhor ku rezultojmė humbės. Nuk ka asgjė mė absurde dhe asgjė mė kundėrproduktive se sa kjo. Ndarja e njerėzve nė humbės dhe fitues ėshtė shumė e dėmshme. Eshtė shumė e dėmshme dhe pėrsėri vjen si pasojė e asaj mendėsie, e cila na ka sjellė deri kėtu.
E mendėsisė qė forumet e partisė tė sillen si gjykata morali. Askush nuk mund tė bėjė gjyqe tė moralit mbi askėnd. Askush nuk e ka atė tagėr qė tė tregojė se kush ėshtė morali dhe pse njėri ka moral apo tjetri nuk ka moral. Dhe gjyqi I qėllimeve qė, ky e bėn kėtė sepse ka kėtė qėllim ose ky e bėri kėtė me kėtė qėllim duhet tė marrė fund.
Unė jam plotėsisht dakort me vendimin qė ka marrė kryesia pa diskutuar pėr modalitetet, sepse unė personalisht do tė isha me idenė qė tė gjithė kryetarėt e partisė nė tė gjitha rrethet tu merrej mendimi pėr tė bėrė zgjedhjet e partisė nė njė datė apo nė dy data. Sepse ata e dinė mė mirė se cilat janė problemet qė ka nė cdo rreth.
Por e rėndėsishme ėshtė qė ne tė mos vazhdojmė mė luftėn brenda vetes. Sot ne nga kjo KPD nuk duhet tė dėgjojmė se kush u shkarkua dhe kush u ngarkua. Ne sot duhet tė dėgjojmė se cfarė do tė bėjė PSSH nė 100 ditėt e qametit tė Sali Berishės. Dhe pikėrisht pėr kėtė arėsye procesi I komunikimit me anėtarėsinė ėshtė I rėndėsishėm dhe pikėrisht pėr kėtė arėsye ne duhet ta bėjmė qė nė tetor, gjė qė pastaj do tė sjellė edhe forumet e reja. Pikėrisht pėr kėtė arėsye ne duhet qė nė radhė tė parė tė shohim njėri tjetrin nė sy. Nuk ka rėndėsi farė se kush do tė jetė kryetari I PS, rėndėsi ka qė PSSH tė ndėrtojė njė proces nė sytė e tė gjithė shqiptarėve, qė tė gjithė ata vetė ta kenė zili dhe tė duan tė futen nė PS, duke qėnė tė bindur qė kėtu zėri I tyre dėgjohet. Dhe kjo nuk eshtė propagandė, nuk ėshtė demagogji, por ky ėshtė pakti me tė cilin ne duhet tė punojmė. Sepse zgjedhjet brenda PS duhet tė jenė pjesė e luftės sonė politike me Sali Berishėn.
Kur e kam thėnė kėtė nė vitin 2003 tė gjithė mendonin se unė flisja nė erė. Sot po jua them prapė. Do tė krijojmė bindjen se tė gjithė militantėt janė tė nevojshėm, tė tė njejtit mendim, pėr tė realizuar kėtė proces, duke qėnė tė bindur qė pikėrisht ne kemi nevojė pėr tė gjithė.
Ne nė kėto 100 ditė tė doktorit duhet tė jemi nė qendėr tė sheshit tė betejes, kjo do tė jetė pjesė e betejės me Sali Berishės. Ne bėjmė historira pa bukė kėtu, dy orė pėr tė bėrė diskutime mbi njė letėr qė nuk do ta lexojė asnjeri. Ne bėjmė debat kot, ndėrkohė qė thelbi I cėshtjes ėshtė tjetėr: do tė dalim nė sheshin e betejės, tė ndėrtojmė strategjinė pėr tė mundur Sali Berishėn dhe tė mos e lėmė tė instalojė atė shtetin qė po instalon. Ndėrkohė qė ne po grindemi se kush fiton dhe kush nuk fiton, kush zbaton rregulloren dhe kush nuk zbaton rregulloren. Ta ndėrtojmė rregulloren dhe pastaj tė kėrkojmė zbatimin e saj.
Jemi nė kushte tėrėsisht tė reja pėr PS-nė, jemi nė kushte kur ndodhemi mes dy kundėrshtarėve tė cilėt na duan tė vdekur: Sali Berisha dhe "vetja jonė".
Tė gjithė, kėtu fus dhe veten time, duhet punojmė kush mė shumė dhe kush mė pak se si duhet tė luftojmė kundėr kėtyre dy kundėshtarėve dhe tė mos meremi me njėri tjetrin.
Unė e kuptoj se nuk ėshtė kudo I njėjti sens dhe pėr kėtė arsye do ta them kėtu sot siē e kam thėnė edhe herė tė tjera, qė nuk duhet tė ndajmė njėri-tjetrin nė kategori, nė humbės dhe fitues. Kėshtu, nė rast se nė disa zona pėrgjegjėsia ėshtė objektive, ndėr tė cilat janė edhe ato 11 zona tė cilat pėrmendi Gramozi, aty mund tė them se mund ta gjeni ku tė doni pėrgjegjėsinė. Por unė them qė tė mos I hyjmė kėsaj pune pasi mund ta shkrijmė partinė fare. Ju thoni Kryesia, me shumė tė drejtė Kryesia thotė KPD-ja, pra shkrijmė dhe KPD-nė, shkrijmė dhe Partinė dhe ta lėmė Sali Berishėn ta bėjė vetė Partinė Socialiste nga e para. Dhe tė caktojė kryetar tė PS kė tė dojė ai.
Duke iu referuar asaj ēka thashė unė dhe asaj qė ėshtė shkruar nė kėtė dokument, mendoj se zgjedhjet sipas parimit "njė anėtar njė votė" janė I vetmi instrument pėr tė zėnė qėndrėn e sheshit tė betejės me Sali Berishėn. Jo vetėm sepse e kemi miratuar kėtė gjė.
Ne duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm dhe shumė tė respektueshėm ndaj njėri-tjetrit. Unė mendoj se shumėkush kėtu akoma nuk ėshtė I vetėdijshėm se sot ne nuk jemi mė nė pushtet dhe se sot, pushtetin e kanė nė duar njė grup njerėzish qė do jenė njė problem pėr tė ardhmen, njė tufė horrash tė motivuar sa ējanė ata, horrash unike sa ējanė ata, po aq tė fuqishme dhe luftarake sa ējanė ata. Me kėta do tė luftojmė ne nė zgjedhjet e ardhshme. Ata do tė luftojnė me kėta anėtarė dhe militantė qė janė nė gjirin e PS. Si do tI fitojmė kėta militantė? Si do tI motivojmė? Do tė vazhdojmė historinė tonė tė pafund qė ata do tė rrinė atje dhe ne do tI thėrrasim militantėt vetėm kur tė kemi fushatė?
Padyshim qė fushata duhet tė jetė njė festė e demokracisė sė PSSH-sė. Ne duhet tu tregojmė tė gjithė shqiptarėve se nuk jemi njė turmė depressive, njerėz qė merren me njėri-tjetrin. Ne duhet tė ndėrtojmė njė fushatė ku tė jemi tė gjithė bashkė, ne duhet tė ngremė nė kėmbė sallat ku tė mos ndahemi nė skuadra se kush mbledhė tifozėt mė tė zjarrtė, por ku tė gjithė tė jenė aty me lutje qė tė jenė edhe personalitetet kryesore tė partisė, sidomos nė takimet kryesore.
Tė gjithė ata qė do tė konkurojnė tė kenė konsideratė vetėm PSSH, dhe askush mė tė mos pėrdorė celularin si armė pėr tė nxitur apo ndezur tifozėrinė pėrkatėse. Askush mė tė mos ta nxjerrė celularin nga xhepi si raketė me qitje tė largėt pėr tI thėnė kryetarit tė organizatės apo kryetarit tė partisė saboto takimin e tij, mos shko nė takimin e tij, ndaloi njerėzit tek dera kur tė vijė ky etj, etj. Lavdi Zotit qė opozita kėrkon kursime tė mėdha dhe kjo armė vdekjeprurėse pėr Partinė Socialiste, shpresoj do ta humbė fuqinė qė ka pasur deri dje, pra lufta brenda partisė me celularė.
Duhet patjetėr qė ne tė vlerėsojmė realisht dy gjėra: kohezionin midis nesh dhe kontrastin me Sali Berishėn.Pėr kėtė kohezion na duhet tI lėmė kėto historira qė kemi bėrė gjithė kėto kohė duke u marrė me njeri-tjetrin. Ne do tė duhet tė ndėrtojmė njė plan platforme. Kush ka kontribute pėr kėtė tė shkojė e tI ēojė atje, tė ngrihet njė grup pune pėr tI parė ato dhe tė ndėrtohet I gjithė procesi. Ne nuk duhet ta kemi frikė njėri-tjetrin, ne duhet tė jemi tė lumtur qė kemi njeri-tjetrin, tė mbajmė njėri-tjetrin nė kėtė taksirat tė madh qė na ka zėnė. Kush nuk kupton kėtė, ska kuptuar asgjė.
Imagjinoni sikur kėtė sallė ta monitoronte Sali Berisha sa I lumtur do tė ishte! Duke parė dy orė tė humbura kot, me atė material "strategjik" atje qė do tė vendoste fatet e planetit. Unė do tė thoja se duhet tė punojmė pėr njė formulė tė re tė kongresit. Duhet qė grupi I deputetėve tė Partisė Socialiste automatikisht tė jetė anėtar I kongresit dhe anėtar I KPD, duhet qė kryetarėt e Partisė Socialiste tė jenė automatikisht anėtarėt e Kongresit dhe anėtarė te KPD, duhet qė kryetarėt e bashkive tė Partisė Socialiste tė kenė njė pėrfaqėsi nė Kongres dhe nė KPD, duhet qė kėshilltarėt socialist nė bashki e komuna tė kenė njė pėrfaqėsi e tyre tė jenė anėtarėt e Kongresit dhe anėtarėt e KPD. Kjo nuk ėshtė formulė e shpikur nga unė por kjo ėshtė njė formulė tė cilėn e zbatojnė nė programin e tyre tė gjitha partitė e majta dhe tė djathta. Dhe tė gjitha kėto do tė bėjnė, qė edhe formula e kryesisė sė re tė jetė shumė mė gjithėpėrfshirėse. Tė gjithė duhet tė jemi tė bindur se ne sot gjendemi nė njė udhėkryq dramatik. Dhe nga ne varet a do tė kthehemi andej nga duhet pėr tu pėrballur dhe pėr tė mundur kundėrshtarin politik apo do tė kthehemi andej nga sduhet pėr tu bėrė lesh e li deri nė fund njėri me tjetrin. Unė e di se ēdo tė thotė tė pėrballesh me kundėrshtarin dhe me kėtė lloj kundėrshtari dhe pėr kėtė, unė them qė duhet tė mbarojė pėrfundimisht historia e autoritarizmit, ku vendos njėri ku tė gjithė flasin dhe asnjė nuk dėgjon. Pasi tė mbyllim kėtė kapak, analizat I bėjmė nė funksion vetėm tė rrugės sė reformimit. Nuk mund tė bėjmė analiza pėr analiza. Analizat do tI bėjmė nėpėrmjet propozimeve pėr nesėr. Ato janė analiza. Secili tė propozojė nė bazė tė analizave qė bėn vetė. Pra, nuk duhet tė mblidhen socialistėt nėpėr salla dhe tė thonė hajt se kush e ka fajin, ti humbe unė fitova dhe anasjelltas, pasi nuk fitohet asgjė. Pėrkundrazi, tė gjithė duhet tė hyjnė nė rrugėn e propozimeve nė bazė tė analizės qė bėnė secili. Nuk bėn asnjė parti demokratike nė planet analiza tė tilla.
Pra, do tė vazhdojmė tė lėpijmė kufomėn apo tI vėmė kapakun dhe tė fillojmė njė kapitull tė ri kėshtu siē jemi, tė gjithė bashkė? Nė rast se do ndjekim rrugėn e shkarkimeve siē ndodh nė atė partinė tjetėr, atėherė veten tonė do tė dėmtojmė. Nė rast se do tė ndjekim rrugėn e largimit tė pėrgjegjėsive pėr secilin, dhe kjo parti do tė ketė nevojė pėr tė gjithė, ju siguroj qė do ta fitojmė betejėn e zgjedhjeve tė ardhshme. Pra, unė them se duhet tė mendojmė jo ēdo bėjmė me Kryesinė, por se ēdo tė bėjmė me Sali Berishėn vitin e ardhshėm nė betejėn e zgjedhjeve lokale, ku do tė vendoset shumė pėr fatet tona dhe pėr fatet e vendit.
-
-
Petro Koci: "PS, viktime e industrise se shesheve te ndertimit"
19 Shtator 2005
Petro Koci: "PS, viktime e industrise se shesheve te ndertimit"
Petro Koci, ish-anetar i Kryesise se Partise Socialiste akuzon Gramoz Rucin, Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramen, si hartues te nje projekti qe synon te coje kreun e Bashkise se Tiranes ne drejtimin e Partise Socialiste, pa nxjerre pergjegjesite per humbjen ne zgjedhje
Deputeti dhe ish-anetari i kryesise se Partise Socialiste, Petro Koci ka deklaruar dje se partia me e madhe ne opozite rrezikon te percahet ne dy kampe te ndryshme, gjate procesit per zgjedhjen e kreut te saj. Madje, sipas tij, futja ne procesin zgjedhor e struktures vendore te partise, krijon rrezikun e kampezimit te te gjithe individeve qe do te garojne ne kete proces zgjedhor. Per me teper, Koci ka deklaruar se PS mund te kthehet ne nje viktime te industrise se shesheve te ndertimit.
Nje perfundim i tille, vjen vetem nje dite pas mbledhjes se Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste, ku u vendos thirrja e Kongresit ne daten 8 tetor per te nisur edhe procesin e zgjedhjes se kreut te selise roze. "Lidhja e interesave zgjedhore te cdo individi kandidat me proceset e gares ne qender per kryetar partie do te mund te rrezikonte ndarjen e ketij procesi dhe pjesemarresve ne te, ne dy kampe", nenvizoi dje, deputeti socialist, Koci.
Nderkaq, Koci ka leshuar akuzat e para edhe per tre nga zyrtaret e larte te selise roze, duke i fajesuar ata per nenshtrim te Kryesise se Partise. Sekretari i Pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe ish-ministri i Drejtesise, Fatmir Xhafaj, cilesohen si hartues te nje projekti "per te justifikuar qendrimet opozitare dhe paralele brenda partise te kandidatit per kryetar, Edi Rama". Ish-anetari i kryesise socialiste, deklaroi se PS-ja dhe anetaresia e saj, duhet te tregohen te vemendshme ndaj ketyre fenomeneve, qe Koci i vleresoi si negative.
"Mendoj se kryesia e partise eshte nenshtruar ne projektin "Rama-Ruci-Xhafaj" per te mbetur me pergjegjesi te papercaktuara ne kete fushate zgjedhore. Pra, per te justifikuar veprimin dhe strukturen paralele te Edi Rames. Une mendoj qe PS, anetaresia e saj, duhet te jete e vemendshme ndaj ketyre fenomeneve negative dhe ajo nuk duhet te kthehet ne nje viktime te industrise se shesheve te ndertimit ne qytetin e Tiranes", u shpreh Koci. Nje akuze e ish-anetarit te kupoles roze, ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per menyren e trajtimit dhe veprimit me lejet e ndertimit. Ndonese Koci nuk ka shkuar me tej, ai ka lene te kuptohet se nepermjet dhenies se lejeve te ndertimit, kandidati per kreun e PS-se po perpiqet te marre edhe kontrollin e strukturave.
Dy dite me pare, Petro Koci dha doreheqjen nga Kryesia e Partise Socialiste, pasi Komiteti i Pergjithshem Drejtues nuk pranoi te shqyrtonte nje promemorie, ne te cilen parashikohej edhe nje mocion mosbesimi per drejtuesit me te larte te selise roze. Koci tha se Kryesia mbante pergjegjesi per humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Zhvillimet ne Partine Socialiste jane tensionuar pas daljes ne opozite, ndersa Fatos Nano dha doreheqjen nga drejtimi i partise me 1 shtator.
R. Kalemi
korrieri
-
-
01 tetor 2005
LETER SOCIALISTEVE TE BULEVARDIT
Edi Rama
Kjo letėr u drejtohet socialistėve tė bulevardit. Nė kėtė pėrcaktim, nuk ka asnjė ironi apo ngarkese negative tė sadopaktė, por vetėm njė ndarje tė qartė pėr efekt tė kėtij komunikimi midis socialistėve qė gėzojnė tė drejtėn e fjalės dhe atyre qė se gėzojnė, midis socialistėve qė e kanė tė drejtėn tė dėgjohen dhe atyre qė nuk e kanė, midis socialistėve qė mund tė propozojnė e atyre qė nuk mund ta bėjnė, midis socialistėve qė ekskluzivitetin e vendimmarrjes, duan ta marrin pėr vete pas dorėheqjes sė kryetarit dhe socialistėve qė asnjėherė deri mė sot, nuk janė thirrur tė vendosin pėr fatet e Partisė Socialiste, duke i hequr nė kurriz pasojat e vendimeve tė gabuara. Shkurt e mė shkoqur, midis socialistėve tė ulur bashkė me mua tek Fideli, Piaca, Tirana, Rogneri apo nė cilėndo kafene tjetėr pėrgjatė bulevardit dhe socialistėve tė gjunjėzuar anembanė Shqipėrisė, nga rėnia pindarike e Partisė Socialiste. Kjo rėnie, qė ka filluar nė dhjetor 2003 e qė ėshtė bėrė zyrtare mė 3 korrik 2005, vazhdon sot e gjithė ditėn, pėr shkak se frenimi e pastaj ndryshimi i trajektores dėshpėruese ku ka hyrė familja jonė politike, mund tė bėhet vetėm e vetėm pėrmes rithemelimit moral, rikonceptimit programor e ristrukturimit fizik tė Partisė Socialiste. Duke u nisur nga njė parakusht i pazėvendėsueshėm, i pashmangshėm e i patjetėrsueshėm: Jetėsimi i parimit njė anėtar njė votė qysh nė krye tė rrugės sė rimėkėmbjes. Pa socialistin e gjunjėzuar nė vendimmarrje nuk ka ringritje tė kėsaj partie, po vetėm rėnie, paralizė, llum kafeje.
Ejani nė vete! U bėnė ditė, javė e muaj qė ju dėgjoj, tavolinė mė tavolinė. Drejtpėrdrejtė apo pėrmes atyre ndėr ne, qė vejevijnė nė tavolina bashkė me opinionet. Ju dėgjoj me vėmendje, dėshirė e vullnet, pėr tė kuptuar se ēfarė mendoni e ēfarė ju mundon lidhur me punėn tonė tė pėrbashkėt, tanimė qė dalja jonė nė opozitė nuk ėshtė njė hipotezė po njė realitet. Sa mė shumė dėgjoj disa ndėr ju, miq e shokė tė mirė, me pėrvojė e kontribut nė kėtė parti, aq mė keq ndjehem, aq mė mirė e kuptoj pse Partia Socialiste ėshtė katandisur nė kėtė pikė tė hallit dhe aq mė i bindur jam nė vendimin tim, pėr tė kandiduar pėr kreun e saj. Kuptoj pėrditė e mė mirė, sigurisht, edhe ēbarrė e rėndė ėshtė tė marrėsh pėrsipėr drejtimin e PS-sė sot, kur kaq shumė kusure, tė qena e tė paqena, rėndojnė mbi imazhin e saj e kur, pėr mė tepėr, tek askush ndėr ju, nuk kam parė akoma tė ndezur me fuqi tė plotė llampėn e vetėdijes, pėr krizėn ku gjendet familja jonė politike dhe pėr arsyet e saj tė thella. Ne jemi nė krizė vėllezėr dhe kjo krizė nuk ėshtė hiē e thjeshtė pėr tu zgjidhur, prandaj edhe kam kaq kohė qė ju lutem tė mos merremi me njėri-tjetrin, po me pėrgatitjen e ofertave politike konkuruese, tė mos e shohim njėri-tjetrin si pengesė po si njė burim energjie mė shumė pėr tė kapėrcyer pengesat, tė mos ndahemi me njėri-tjetrin nė fitimtarė e humbės, tė vjetėr e tė rinj, udhėrrėfenjės e menaxherė, zotėr shtėpie e mysafirė, vrapues dhe ulokė, po tė bashkohemi qetėsisht nė respekt tė njė kodi tė ri veprimi e sjelljeje politike, qė duhet ta pėrcaktojmė pėrmes ballafaqimit tė hapur tė ideve e tė propozimeve pėr tė ardhmen e Partisė Socialiste, tė mos humbasim tjetėr kohė tė ēmuar, sekonda, minuta, orė, ditė, javė, duke kėrkuar formula ēudibėrėse e zgjidhje artificiale, pėr tė bėrė sikur po zgjidhim gjithēka pa zgjidhur asgjė, por tė ndjekim rrugėn e bekuar tė konkurimit tė hapur e tė ndershėm, dhe tia lemė anėtarėsisė socialiste tė gjykojė me votėn e saj tė lirė, se ērrugė duhet tė ndjekė kjo parti dhe kujt i duhet lėnė nė dorė drejtimi i saj nė katėr vitet e ardhshme.
Nė pėrgjigje tė kėsaj pėrpjekjeje tė mundimshme e tė sinqertė, pėr tė rritur nivelin e vetėdijes pėr krizėn pa cėnuar askėnd personalisht, pėrderisa jam i bindur se kjo krizė ėshtė thelbėsisht krizė e njė sistemi demokracie tė cėnuar nė Partinė Socialiste, jeta e sė cilės duhet vendosur mbi baza tė reja, duke filluar afėrmendsh nga sistemi zgjedhor brenda saj, kam dėgjuar prej jush disa pėrsiatje tė cilat i konsideroj tė rrezikshme pėr fatin e betejės, qė duhet tė zhvillojmė si forca kryesore e opozitės pėr zhvillimin e Shqipėrisė, pėr emancipimin e politikės shqiptare e, natyrisht, pėr kthimin me dinjitet e forca tė ripėrtėrira tė Partisė Socialiste nė krye tė punėve tė vendit. Ju kujtoj se kėtė betejė madhore pėr tė cilėn jemi bashkė e, mbi tė gjitha, pėr tė cilėn na kanė zgjedhur tė rrimė bashkė, jo vetėm nuk e kemi filluar ende, ndėrkohė qė prirja antidemokratike e qeverisė sė sotme ka nisur tė shfaqet nė mungesė tė njė opozite tė organizuar sa e si duhet, por edhe jemi duke lėshuar terren pėrditė nė sytė e opinionit publik me pafuqinė tonė shembullore, pėr tu ngritur mbi vetveten e mbi zakonet e kėqia tė viteve tė fundit, paēka se iluzioni i madh i tė keqes mė tė vogėl u bė kohė tashmė qė ka rėnė para syve tanė, mu si kėshtjellat e rėrės buzė detit.
Duhet konsensus!, thonė disa ndėr ju. Konsensus pėr ēfarė dhe me kė? Nė kushtet kur partia ka humbur zgjedhjet, ka kaluar nė opozitė dhe kryetari ėshtė dorėhequr, duhet tė zgjidhet kryetari i ri, apo jo? E atėherė, a ka njeri tė ma shpjegojė se cilit ndėr ne i takoka tė japė apo marrė konsensus nė emėr tė 60 mijė anėtarėve tė Partisė Socialiste, tė cilėve u takon tė shprehen me votėn e tyre, pėr tė gjithė kandidatėt qė do tė dalin nė garė? Apo anasjelltas, cili ndėr ne dhe me ēfarė statusi tė veēantė e paska tė drejtėn ti privojė kėta 60 mijė socialistė tė shprehen lidhur me orientimin qė duhet ti japim partisė sonė nė kushtet e opozitės, e me njeriun qė duhet tė vihet nė krye tė saj pėr tė drejtuar procesin e kthimit nė qeverisje? E pra, kjo kėrkesė pėr konsensus pėr kryetarin e ri, mes atyre qė janė aty ku janė sepse kanė mandatin e socialistėve pėr ta hapur, rritur, forcuar e modernizuar vazhdimisht dhe jo pėr ta mbyllur, tkurrur, dobėsuar e sklerotizuar pėrfundimisht Partinė Socialiste, smund tė na ēojė asgjėkundi tjetėr, pėrveēse nė tė kundėrtėn e asaj ku na ēojnė zgjedhjet e lira nė parti, me pėrfshirjen e socialistėve tė tė gjithė Shqipėrisė nė vendimmarrjen e rėndėsishme strategjike qė kemi pėrpara. Me zgjedhjen e drejtpėrdrejtė tė kryetarit nga anėtarėsia, vendosim gurin e themelit tė njė sistemi tė ri funksionimi tė partisė, kurse me konsensusin bulevardesk, krijojmė praktikisht kushtin pėr njė zgjatim tė mėtejshėm e shumė tė rrezikshėm tė krizės sistemike ku ėshtė e mbėrthyer sot Partia Socialiste. Dhe sa pėr mua, sėshtė e para herė qė e them, sfida jonė sot, nuk ėshtė tė zgjedhim njė kryetar tė ri partie, po tė ndėrtojmė njė sistem tė ri organizimi tė krejt jetės sė partisė, njė sistem ku, nė rradhė tė parė, anėtari i partisė tė ndjehet zot i shtėpisė e i fateve tė familjes sonė politike e jo dele e pėrfillur vetėm me rastin e mjeljes elektorale, dhe ku tė zgjedhurit nė hierarkinė e saj tė jenė shėrbėtorė tė pėrkushtuar tė kėsaj familjeje tė madhe, jo agallarė qė pėr pleshtin kryeneē tė interesit apo inatit tė tyre, janė gati ti vėnė zjarrin shtėpisė. Konsensus qė tė mos na pėrēahet partia!, vijoni ju. Po pse do na u pėrēaka partia po ta pėrfshijmė tė tėrėn nė vendimmarrje, duke tėrhequr pėrmes votės mendimin e tė tėrė anėtarėve tanė nė tė 28 mijė kilometrat katrorė tė Shqipėrisė, dhe do na rrika e bashkuar po tė vendosim ne tė bulevardit, se cili do jetė Shestan Verdha i ynė? E po sikur ky Shestani konsensual qė do na dilka nga mirėkuptimi i sallonit VIP tė PSSH Airlines-it, tė mos i pėlqejė anėtarėsisė sė partisė nė fusha, kodra e male, si do ia bėjmė? Apo mos ndoshta kjo pyetje ėshtė e tepėrt pėrderisa anėtarėsia, grigjė e urtė qė na vjen pas, ska aq mend sa tė na japė mend e kėsisoj, mendjen tonė do besojė e, po nuk e besoi, do sdo, do ta durojė e nėnshtruar urtėsisht si gjithnjė, nė rrugėn ku vendos qendra?! Kurse unė vijoj tė kėmbėngul qė, nėse vėrtet duam ta bashkojmė e ta ringremė Partinė Socialiste, ne duhet ti drejtohemi pikėrisht anėtarėsisė duke e kuptuar thellėsisht se kriza jonė, ėshtė ndėr tė tjera njė krizė e arratisė nga realiteti e nga jeta e anėtarit tė partisė, si njeri me identitet e si qytetar i angazhuar i kėtij vendi, si objekt dhe subjekt i politikės sonė, si arsye e vetė ekzistencės sonė, si forcė politike tek e fundit. Prandaj ti drejtohemi e ti nėnshtrohemi vullnetit tė anėtarėsisė dhe pikė, pa harruar se nėse Partia Socialiste u pėrēa dy vjet mė parė, kjo erdhi pikėrisht sepse ne i kthyem plotėsisht kurrizin anėtarit tė partisė si njeri, qytetar e zgjedhės, nuk u morėm me kurimin e infeksionit galopant tė sistemit tonė tė funksionimit, nuk u ndalėm pėrpara hendekut tė madh qė ky sistem krijoi mes nesh e popullit, por e thelluam atė kokėfortėsisht mė tej, e i shkuam deri ku na lejoi koha, shtrembėrimit tė vullnetit tė anėtarėsisė sė partisė e tė tė gjithė trupės sonė tė madhe elektorale, pėrmes njė demokracie pėrfaqėsuese tė paralizuar nga shantazhi i bukės sė gojės.
Sistemi ynė funksional ka rėnė, e kuptoni kėtė apo jo? Ka rėnė tė dashur miq e shokė socialistė tė bulevardit dhe ēdo pėrpjekje pėr ta ringritur mbi tė njėjtat hallka tė shkėputura nga anėtarėsia e partisė, ėshtė njė aventurė e re me pasoja tė reja, edhe mė tė rėnda se ato qė kemi pėrjetuar deri kėtu. Partia nuk bashkohet nė pazarin e karrigeve e tė forumeve, po aty ku ėshtė copėtuar, dėrrmuar, vrarė, nė shpirtin e saj, nė tė gjitha dejet e organizimit tė saj, nė gjymtyrėt e nė horizontin e shikimit tė saj, partia nuk bashkohet aty ku nuk ka hapėsirė lirie pėr tė gjithė anėtarėt e saj, po aty ku secili ka hapėsirėn e vet tė zgjedhjes sė lirė e ku askush nuk e pėrdor lirinė e tij, pėr tė kufizuar lirinė e tė tjerėve, partia nuk bashkohet duke sajuar mekanizma qė i ngjajnė traktorit tė parė tė markės shqiptare, i cili eci vetėm ditėn e inagurimit, po duke ecur nė rrugėn e modernizimit qė sivėllezėrit tanė socialistė tė botės demokratike kanė hapur edhe pėr ne qė, si tė fundit qė jemi, skemi ēfarė tė shpikim mė. Romano Prodi fjala vjen, pėrpara sesa unioni i tė majtės italiane tė hyjė nė zgjedhjet legjislative, kėrkoi zgjedhje nė anėtarėsinė e majtė e mė gjerė nė gjirin e simpatizantėve tė sė majtės, paēka se mes krerėve tė partive aleate, askush nuk e diskutonte lidershipin e tij. Pėr tė qenė mė tė bashkuar, tha Profesori, na duhet njė ballafaqim i gjerė mes gjithė aleatėve e ideve tona pėrballė gjykimit tė votės sė popullit tė majtė! Si metodė pėr tu bashkuar mė fort, po e pranon kėtė thagmė pėr stilin e tij tė punės edhe Kavalieri Silvio, i bindur tashmė se Xhanfranko Fini kishte tė drejtė kur kėmbėngulte, Zgjedhje nė anėtarėsi pėr tė shpėtuar aleancėn. Mirėpo, ja qė disave prej jush, kjo ju duket pėrgatitje e shtratit tė diktaturės sepse, siē ju kam dėgjuar, ai qė do dalė me mandatin e anėtarėsisė nė xhep, do jetė njė kryetar shumė i fortė e prandaj edhe i pakontrollueshėm.
Sdua tė bėj kėtu komente tė tepėrta, lidhur me sesa tė kontrollueshėm kanė rezultuar kryetarėt e dalė nga kongreset nė kėto partitė tona politike pa pėrjashtim, ashtu sikundėr sdua tė pėrsėris kėtu, pse kjo davaja e kotė e kontrollueshmėrisė nuk ėshtė ēėshtje njeriu po sistemi, por dėshiroj tė theksoj se nuk di asnjė rast nga jeta e partive politike nė demokracitė perėndimore, ku tė ketė pasur ndonjėherė debat e pėrshtjellim pėr sesi tė nxjerrim njė kryetar tė dobėt. Kemi tė bėjmė pa farė dyshimi me njė lajthitje tė rrallė nė kuadrin e debatit politik, shprehje e krizės sė familjes sonė padyshim, por edhe pak mė tutje, shprehje e foshnjėrisė sė kulturės sonė demokratike. Vetė demokracia direkte nė parti, njė mekanizėm tanimė statutor edhe nė Partinė Socialiste, nuk synon tė prodhojė figura pa kėllqe, qė kthehen nė kukulla forumesh e qė nė betejat me kundėrshtarin politik nuk marrin asnjė votė pėrtej ledhit tė anėtarėsisė, por, pėrkundrazi, tenton pikėrisht qė pėrmes pėrfshirjes sė tė gjithė anėtarėsisė nė zgjedhje, tė energjizojė organizmin e partisė, tė maksimalizojė potencialin pėr kohezion brenda saj, duke votuar njė projekt politik tė besueshėm pėr tė gjithė si edhe tė nxjerrė nė krye njeriun e duhur pėr tė drejtuar realizimin e projektit, duke marrė mbi supe pėrgjegjėsinė qė ka njė mandat i marrė direkt nga anėtarėsia. Ju mė lėndoni pa shumė gajle me aluzione pėr natyrėn time diktatoriale, duke u munduar tė argumentoni, pa argumenta nė fakt, e nė mungesė tė plotė njohjeje tė stilit tim tė punės nė ekip, se qenkam njė rrezik pėr partinė. Por ndėrkohė, ka njė nonsens nė tė gjithė kėtė pėrsiatje pasi unė, diktatori, kėrkoj zgjedhje tė lira nė anėtarėsi, kurse ju qė thoni se doni ta ruani partinė nga diktatura, kėrkoni konsensus pa zgjedhje ose konsensus me zgjedhje tė diktuara nga konsensusi! Sikur nuk shkon e tėra kjo, siē nuk shkon edhe pretendimi tjetėr se zgjedhjet nė anėtarėsi do fusin pėrfundimisht nė gjakun e partisė trafikun e influencės. Nuk e kam kuptuar kurrė ēdoni tė thoni me togėfjalėshin trafik influence, nuk e gjej nė fjalorėt e gjuhės dhe nuk njoh asnjė variant tė organizimit tė jetės njerėzore, nga faraonėt e Egjiptit tek firaunėt e Botės sė Lirė, qė tė zhvillohet jashtė influencave tė interesave e tė grupeve tė interesit. Por, tė mė falni qė sjua fsheh dot se edhe nė kėtė argument unė rishoh sidoqoftė, problemin tejet shqetėsues tė trajtimit prej jush tė anėtarit tė partisė, si njė dele e urtė dhe e nėnshtruar, qėnie shurdhmemece qė duhet mbajtur larg problemeve tona, pasi mund tė tėrbohet e djallėzohet ndėrkohė qė na nevojitet e patrazuar nė shpirt e nė mendje, nga interesat qė prodhuakan trafik influencash. Bash si nė kohėn e Partisė sė Punės, anėtarėt dele na nevojiten nė tufė, pėr tė duartrokitur konsensusin tonė e pėr tu bėrė ujq, vetėm kur duhet ti ndėrsejmė kundėr atyre qė duan tė na e prishin partinė dhe tė na e ndryshojnė vijėn e saj. Ēpunė ka delja me zgjedhjen e lirė tė Sekretarit tė Parė e tė Komitetit Qendror!
Ju kėmbėngulni se zgjedhjet nė anėtarėsi do tė jenė tė vėshtira, se regjistrat sjanė tė aktualizuar, se njerėzit poshtė do ndahen nė kampe e do kacafyten me njėri-tjetrin dhe se mbase, kur tė numėrohen votat, do tė rezultojė se anėtarėt tanė janė mė pak se ēkemi tė regjistruar. Sigurisht qė zgjedhjet do tė jenė tė vėshtira, janė tė parat e kėtij lloji nė vendin tonė, po a ėshtė vallė vėshtirėsia objektive njė argument mė shumė pėr ta mbajtur Partinė Socialiste peng, tė metodave tė vjetra e tė diskredituara nga koha e nga rezultatet apo njė argument mė shumė, pėr tu motivuar tė gjithė bashkė qė tė realizojmė zgjedhjet mė tė mira tė mundshme nė kushtet e sotme? Pse do ndahen nė kampe e do kacafyten njerėzit poshtė nė bazė, nėse ne lart nė qendėr nuk nxisim ndarje e kacafytje, po prodhojmė vullnetin e nevojshėm pėr rritjen e standarteve demokratike nė parti, pėrmes parimit njė anėtar njė votė, duke mos vėnė absolutisht nė diskutim vetė parimin, po duke rėnė tė gjithė dakord pėr modalitetet e jetėsimit tė tij e duke punuar me mish e me shpirt pėr ta kthyer kėtė ėndėrr demokratike europiane nė njė realitet tė ri shqiptar? Ja edhe na rezultoi se numri i votuesve do tė jetė mė i vogėl se ai i anėtarėve tė deklaruar, po pastaj? Anėtarėt e partisė nuk na duhen pėr numrin rendor, po pėr zemrėn e pėr trurin e tyre, rėndėsi ka sa zemrat rrahin pėr PS-nė, jo sa numra figurojnė nė dollapin ku ruhen regjistrat.
Ju sugjeroni ta shtyjmė zgjidhjen e problemit akut tė lidershipit nė Partinė Socialiste njė a dy vjet, e tė punojmė me zgjidhje tė ndėrmjetme, sepse mbase jeni ende larg sė qeni tė vetėijshėm se detyra jonė, ėshtė tė jemi alternativė e qeverisė dhe jo hije e vetvetes, kurse unė them se zgjidhja e ndėrmjetme, d.m.th., moszgjidhja e krizės, do tė na ēonte poshtė e mė poshtė rezultateve tė 3 korrikut, larg e mė larg njerėzve qė na duan ndryshe, tutje e mė tutje interesit tė publikut pėr ne dhe do tė materializohej me njė humbje katastrofale nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm. Ja pse mendoj qė konsensusi i shumėshpėrdoruar terminologjikisht kėto kohė, na duhet thjesht e vetėm pėr rregullat e pėr modalitetet nė jetėsimin e parimit njė anėtar njė votė, jo pėr tė shpikur mekanizma qė tė devijojmė nga ky parim e tė parafabrikojmė bashkėkryetarė e forume si ato, qė njė miku ynė i krahasoi me tė drejtė, me ato tė Jugosllavisė post-titiste.
Kush do ti besonte njė partie qė ju vetė aēik nuk i besoni, kur rrekeni ta trajtoni si njė tė sėmurė mendor me periudha kujdestarie kolegjiale, tė cilat, kolegjial kanė nė fakt vetėm vullnetin absurd pėr tė ruajtur privilegjin e pllaq-plluqeve nė njė pellg tė vogėl forumesh e ekranesh anash lumit qė mund ta marrė tėrė Partinė Socialiste? Askush!
Duke e parė pėr fat tė keq tėrė kėtė proces tė lidhur me kokėfortėsinė e njė mysafiri si puna ime, i cili po kėrkon tju marrė partinė, disa ndėr ju nxjerrin nė pah mendėsinė paternaliste qė e mban peng kėtė forcė politike me argumentin krejt bajat tė vjetėrsisė nė parti, a thua se partia ėshtė njė vile rrushi qė unė po e shkul arbitrarisht duke pėrfituar nga 198 centimetrat e mia dhe jo njė bashkim vullnetar 60 mijė vetėsh ku, nė bazė tė statutit e tė parimit njė anėtar njė votė, secili syresh do tė votojė sipas vullnetit tė tij. Ēudi e madhe, unė mysafiri nuk e kam frikė ballafaqimin nė sy tė kėtyre 60 mijė socialistėve dhe jam i gatshėm tė mirėpres ēdo vendim, qė do tė marrė familja jonė e madhe politike me votė tė drejtėpėrdrejtė, kurse ju, tė zotėt e shtėpisė, doni ti shmangeni edhe ballafaqimit edhe vendimit tė 60 mijė anėtarėve tė familjes me gjithėfarė kacavjerrjesh logjike, qė skanė rrėnjė nė asnjė eksperiencė tė suksesshme brenda nesh, jashtė nesh, nė Shqipėrinė apo nė Botėn e Lirė. Jua kam thėnė nė sy, sesa e mjerė mė ėshtė dukur ajo kacavjerrja pas argumentit tė shesheve tė ndėrtimit qė krijojnė pabarazi nė garė dhe mė vjen turp qė tjua pėrmend nė kėtė letėr, sepse nuk dua tju shoh kaq tė dobėt pėrpara ftesės sime pėr tu ballafaquar nė funksion tė ripėrtėritjes sė Partisė Socialiste me ide e projekte konkrete dhe jo me mbeturinat e baltės sė mbetur nė oborrin e shtėpisė sonė, nga pėrleshjet skandaloze tė viteve qė shkuan.
Ne duhet tė jemi tė gjithė bashkė zėdhėnės tė njė kulture tė re politike, tė njė vullneti tė ri pėr tė shkuar nė thelbin e ēėshtjeve e tė problemeve - pėr trajtimin e zgjidhjen e tė cilave rrimė bashkė nėn njė ēati,- tė njė solidariteti tė ri qė pėrjashton nėpėrkėmbjen e personalitetit e tė dinjitetit tė kujtdoqoftė, brenda ose jashtė shtėpisė sonė, tė njė pasioni tė ri politik, qė do tė thotė dashuri, zemėrgjerėsi, vullnet pėr mirėkuptim e pėr tolerancė. Sigurisht, tė gjitha kėto nuk nėnkuptojnė heshtje tė fajshme pėrpara ēfarėdo fenomeni negativ, abuziv, korruptiv, pėrkundrazi. Por ama, pėrpara se tė ngremė gishtin ndaj shoshoqit, duhet tė jemi tė mirėinformuar e jo tė mirėngarkuar me baltėn e thashethemeve tė kafenesė sė fshatit apo, ca mė keq akoma, me helmin e inatit a tė xhelozisė irracionale pėr shoshoqin. Jam plotėsisht dakord tė ngremė njė komision etike nė Partinė Socialiste, pėrpara tė cilit kryetari i partisė apo cilido socialist tjetėr me mandat, tė shpjegohet pėr ēdo shqetėsim me karakter etik tė krijuar nė publik apo parti, me apo pa tė drejtė, gjatė ushtrimit tė mandatit tė tij, ashtu siē jam tėrėsisht dakord qė Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues tė thėrrasė nė interpelancė tė hapur publike kryetarin e partisė, figura tė tjera drejtuese tė saj apo cilindo individ tė mandatuar nga Partia Socialiste, pėr ēfarėdo shqetėsimi tė kėsaj natyre. Kjo po, ėshtė rrugė e mundshme dhe e arsyeshme pėr tė ndarė mirė llumrat e filxhanėve, ku vuajeristėt e lloj-lloj prejardhjeve e profesioneve zbardhin aferat apokaliptike tė kujtdo qė ushtron mandat ekzekutiv nė kėtė vend, nga problemet e shqetėsimet reale qė mund tė ndeshen apo ngrihen si pasojė e deformimeve tė konstatuara nė ushtrimin e detyrės. Le ta ndjekim kėtė rrugė tė re duke e braktisur njėherė e mirė tė deritanishmen, pėrgjatė tė cilės kushdo qė merr pėrsipėr tė bėjė njė punė ėshtė apriori i pėrfolur, i ndotur, i njollosur, i katranosur, subjekt i akuzave e shpifjeve qė pėr fat tė keq rriten nė proporcion me rėndėsinė e detyrės e me vlerėn e punės, ndėrsa cilido qė rri duarkryq apo vetėm flet sesi nuk duhet bėrė kjo apo ajo, ėshtė apriori njė virgjėreshė e ndershme, e moralshme, e pastėr, e papėrfolur, qė mund ti shesė dėngla kujtdo qė bėn njė punė. Ai (unė d.m.th) po mbėshtetet tek ca tė pėrfolur me tė cilėt do tė sundojė nesėr partinė!, pretendon ndokush ndėr ju. Pėrsėri gabim miqtė e mi! Gabim nė dy drejtime: E para, sepse pėr tė mirėn apo pėr tė keqen time, unė sjam pjesė e asnjė klani, grupi apo rrjeti miqėsish, interesash, marrėdhėniesh tė privilegjuara apo tė dyshimta nė PS e kėshtu me rradhė, pasi, siē e thoni edhe ju, nuk jam ende aq i vjetėr sa duhet pėr tė qenė i ngatėrruar me kėsi turlish afektive, konspirative ose degjenerative, po edhe sepse pėr natyrėn, edukatėn dhe eksperiencėn qė kam nė jetė e nė punė, sjam i prirur tė marr pjesė apo tė ndėrtoj klane ose grupe brenda skuadrės ku luaj. Dhe e dyta sepse unė sjam as sot, po sdo tė jem as nesėr si kryetar partie, njeriu qė mendon se i takon ēelėsi i portave tė forumeve tė Partisė Socialiste ku njerėzit, sipas bindjes sime tė palėkundur, duhet tė hyjnė apo tė mos hyjnė, jo sepse kryetari u hap apo nuk u hap derėn, por sepse votohen ose nuk votohen dhe kaq.
Kjo ėshtė e tėra ajo qė doja tju thosha me plot dashamirėsi e nė sy tė tėrė socialistėve dhe opinionit publik, lidhur me, si i gjykoj unė pėrsiatjet dhe dyshimet tuaja nė raport me procesin ku kemi hyrė e me pėrpjekjen time tė hapur e pa ekuivoke, nė kėrkim tė votės sė anėtarėsisė sė Partisė Socialiste pėr kandidaturėn time, tė cilėn e konsideroj njė shėrbim qė ia detyroj kėsaj shtėpie tė madhe nė kėtė moment kaq tė vėshtirė. Mos e harroni miq e shokė tė shtrenjtė, ne jemi tė gjithė bashkė pjesė e sė njėjtės familje politike, lypset tė duhemi e tė bashkėjetojmė nė harmoni me standartet, rregullat dhe rezultatet e konkurimit tė lirė e tė ndershėm brenda nesh, duke rikrijuar identitetin tonė nė kushtet e reja dhe rilindur ndjenjėn e fortė tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt nė kėtė familje, pėr tu ribėrė forca e madhe fituese e sė majtės. E jo tė vijojmė tė ngatėrrohemi me kėmbėt tona nė qorrsokakun e gėrrmėrreve e tė avashllėkut paralizues ku kemi hyrė prej kohe, duke u bėrė tė lodhshėm deri nė bezdi pėr qytetarėt shqiptarė, e tė pandjeshėm deri nė makth pėr socialistėt e gjunjėzuar nė tė katėr anėt e vendit pas zgjedhjeve tė 3 korrikut. Ja pse rend dhe pse nuk do tė ndalem sė renduri unė!
-
-
13 tetor 2005
Rama: Mė largoni nga partia fshatarėt me tė cilėt qeverisi Nano
Data: 13/10/2005, ora
Rama: Mė largoni nga partia fshatarėt me tė cilėt qeverisi Nano
Kryesocialisti i ri ka sulmuar tė gjithė mbėshtetjen tradicionale tė partisė, duke kėrcėnuar se vetėm ata qė e mbrojtėn nė kongres do tė shpėrblehen e do tė ndjejnė lidėrshipin e ri. Refuzohet kėrkesa pėr largimin e tė humburve dhe tė korruptuarve
Zbardhet edhe ideologjia e partisė sė Edi Ramės. Drejtimi i saj do t'i pėrngjajė njė ojq-je, e cila merret me dėrgimin e internetit nė degėt socialiste, por edhe me largimin prej andej tė atyre qė ai i quajti "fshatarėt qė i prishin imazhin partisė". Nė fakt Rama erdhi nė krye tė PS-sė me ndihmėn e kėtij segmenti partiak, ku spikasnin Gramoz Ruēi, Mezan Malaj apo ndonjė tjetėr, por tashmė kryebashkiaku ėshtė i interesuar qė tė mbajė nė kėmbė PS-nė dhe segmentet e saj tė korruptuara dhe jo tė bėjė politikė me "fshatarė". Nė mbledhjen e djeshme tė krerėve socialistė, krerėt e partisė nė rrethe i kanė kėrkuar Ramės qė tė korruptuarit dhe tė humburit tė mos qendrojnė mė nė kryesinė e re, por duket se ky imazh nuk ndahet nga kryebashkiaku, pėr tė cilin ata janė njerėzit mė tė suksesshėm pėr momentin. nė vend tė premtimit pėr reformė nė PS, Rama u ka premtuar kryetarėve nė rrethe internet atje ku kanė mbetur ende degėt e partive. Por ai ka shfrytėzuar rastin tė sulmojė Fatos Nanon. Kryebashkiaku Edi Rama u ka premtuar kryetarėve tė PS-sė nėpėr rrethe, se ai do i mbrojė nga denigrimi ku i kishte futur ish-kryetari, duke u pėrpjekur tė bėhet i besueshėm pėr njerėzit e thjeshtė tė PS-sė, se ai ėshtė njeriu i duhur pėr ta. Mirėpo, Rama nuk ka bėrė asgjė tjetėr, veēse ėshtė fshehur si struci, nė mėnyrė qė e vėrteta e tij e hidhur tė mos dalė nė dritė. Rama ėshtė vetė njeriu i cili, pak kohė mė parė e ka filluar njė fushatė denigruese pėr socialistėt dhe "kongresmenėt", duke u thėnė se ishin tė prapambetur e egoistė tė pandreqshėm, shkaktarė tė humbjeve tė PS-sė, duke pėrjashtuar veten e tij nga pėrgjegjėsia e padiskutueshme pėr rezultatin qė PS mori nė Tiranė. Rama, tashmė, duke menduar se ėshtė bėrė kryetar i njė partie, kujton se i di tė gjitha, por ja qė nuk ėshtė kėshtu! Njė nga "kongresmenėt" e Ramės, tė dielėn u shpreh, se e kam thėnė unė: Sa mė e madhe tė jetė dardha, aq mė tė madh ka bishtin prapa! Kjo vlen edhe pėr Ramėn. Tashmė, ky i fundit ėshtė dy herė mė i madh sa ka qenė njė javė mė parė. Ai tashmė ėshtė edhe kryetar i partisė. "Kjo situatė me tė cilėn po pėrballemi nė shkolla, ėshtė trashėguar nga qeveria e Berishės, qė nė vitin 1990, pėr tė vazhduar deri nė vitin 2000 tha Rama, duke shtuar se vendimi pėr zgjidhjen e tij ėshtė i drejtė, pasi PD duhet tė korrigjojė gabimet e vjetra. Rama ėshtė njeriu qė, jo mė larg se pesė ditė mė parė kėrkoi falje publikisht pėr paratė qė kishte vjedhur ai, bashkė me shokėt e tij, pėr varfėrinė qė kishte sjellė, pėr fjalėt e mira qė kishte thėnė dhe qė nuk kishte zbatuar. Ky pra ėshtė Edi Rama, njeriu i cili kujton se pas njė kėrkese tė tillė faljeje, gjė tė cilėn e bėri pasi e kuptoi se nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė zėnė kolltukun e kryetarit tė partisė sė tij tė kuqe, atij kurrė nuk i zihet besė. Edi Rama, tashmė ėshtė futur nė histori si njeri qė thotė botėrisht se ka rregulluar bregun e Lanės, sigurisht jo tė gjithin, dhe qė i ka vėnė kėmbėn pjesės tjetėr. Rama ėshtė i vetmi kryetar bashkie qė flet ēdo ditė nėpėrmjet njė kanali televiziv dhe njė radioje, me banorėt e tij dhe qė nuk zgjidh hallin e asnjėrit. Tė kundėrtėn e tij thotė Kontrolli i Lartė i Shtetit pėr kėtė njeri. Ai akuzohet pėr qindra milionė lekė qė ka pėrvetėsuar, pa pėrfshirė kėtu lloj‑lloj rryshfetesh apo pazaresh qė ka bėrė me firma apo kompani tė ndryshme. Gjithsesi, ai tashmė ėshtė nė fund tė mandatit tė tij, duke bėrė qė Tirana tė shpėtojė njė herė e mirė nga megallomani me sopatė nė dorė, Edi Rama.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt