Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Unė Dhe Hemingway

    UNĖ DHE HEMINGWAY


    E dashurova menjėherė. Nuk kam reshtur kurrė sė dashuruari. E dashurova nė mėnyrė platonike. E them kėtė, sepse dashuria qė Ernest Hemingway dhe unė ndjenim pėr njėri-tjetrin ishte e jashtėzakonshme nė mėnyrėn se si ne e pėrjetonim: njė dashuri e pastėr, absolute. Njė ndjenjė e paprekur nga dyshimet, njė dashuri pėrtej horizontit, pėrtej vdekjes, edhe pse e di me siguri qė kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohės, edhe atėherė kur nuk kishte mė fije shprese pėr asnjėrin. Nuk kishte dėshirė, as ndonjė gjė pėr tė dhėnė, kur Hemingway nuk ndjente tjetėr veēse njė dėshpėrim tė thellė, tė njėjtin qė ndjeja unė kur ai pėrshkonte mendimet e mia.
    Nuk jetonim kurrė bashkė. Kjo ndoshta do tė kishte vėnė rregull nė shumė gjėra. E respektoja Maryn, gruan e tij, tė vetmen femėr pėr tė cilėn isha nė dijeni nga tė gjitha marrėdhėniet e tij me tė tjerat. Ashtu si edhe gruaja e tij, edhe unė isha xheloze pėr gratė e tij tė dikurshme. E kam ruajtur me kujdes ēdo letėr tė tij dhe nuk kam ndėrmend t'ia shes ndonjė muzeu apo ndonjė koleksionisti. E di qė nuk do tė mundja t'i merrja me vete nė lamtumirėn e kėsaj bote, por nuk kam pėr tė lejuar qė dikush tė guxojė t'i prekė letrat e tij. Mė pėrkasin vetėm mua. Ai i ka shkruar pėr mua dhe prej tyre askush nuk do tė fitojė asnjė qindarkė. Do tė bėj tė pamundurėn pėr tė mos e lejuar njė gjė tė tillė.

    Vazhdimi, kuptimi, vendosmėria…

    Ishte "Shkėmbi im i Gjibraltarit", e adhuronte kėtė emėr. Kanė kaluar vite, secili mė i dhimbshėm se ai qė lija pas. Thuhet se koha shėron ēdo plagė. Ėshtė njė proverb shumė optimist, por fatkeqėsisht tėrėsisht fals. Zbrazėtia qė Hamingway la mes nesh dhe nė tė gjithė botėn, nuk do tė mbushet kurrė. Ishte njė shkrimtar, por ishte edhe njė qėnie njerėzore, i cili vendosi tė na lėrė pa i llogaritur kurrė pasojat e ikjes sė tij. Por ishte zgjedhja e tij….
    Nuk kam pėr ta kuptuar kurrė se pėrse mė donte "kaq shumė", siē thoshte ai. Ndoshta sepse dashuria jonė i rezistoi edhe luftės. E kam takuar shpesh tė atė periudhė, notonte nė krenari dhe kishte nė kokė mijėra projekte. Ndėrsa unė, e zbehtė dhe e sėmurė, pėrpiqesha tė fitoja energji pėr tė bėrė figurė tė mirė. Kishte shkruar njė poezi pėr luftėn dhe ma lexonte me zė tė lartė… "Merr kėtė lavire Vdekje, pėr grua…. ". "Vazhdon", mė thoshte kur e ndėrprisja. Mė thėrriste "karaut"-salsiēe, dhe kishte tė drejtė.
    Ta quaja "baba", siē bėnin shumė nga miqtė e tij, mė dukej qesharake. E quaja "Thuamė", sepse ishte i vetmi term qė kisha arritur tė gjeja. "Thuamė, Thuamė". Isha njė fėmijė e pėrhumbur nė sytė e tij dhe nė tė mitė. Ishte vazhdimi, kuptimi, vendosmėria, mė i miri i kėshilluesve, ishte sunduesi i kishės sime personale. Si arrita t'i mbijetoja zhdukjes sė tij? Nuk di t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Ndonjė nga ju qė ka humbur babain ose vėllain, mė kuptojnė. Ti nuk arrin ta pranosh, derisa ajo dhimbje e tmerrshme fillon ta lėshojė zemrėn tėnde. Dhe pastaj fillon tė jetosh sikur tė mundje tė takoheshe me atė qė nuk ėshtė mė, nė ēdo orė tė ditės apo tė natės. Dhe vazhdon rrugėn tėnde, tashmė e bindur qė ai nuk do tė kthehet mė kurrė. Mėsohesh me vuajtjen.
    Ai nuk mė mėsoi asgjė tė re, por u pėrball bashkė me miratimin tė tij me mendimet e mia mė tė fshehta, pėr t'i bėrė tė vėrteta e tė forta, duke u dhėnė pamjen e diēkaje tė re.
    Mė mungon tmerrėsisht. Nėse do tė kishte njė jetė pas vdekjes, do tė mė fliste netėve tė mia tė gjata e pa gjumė. Por nuk ekziston jeta pas vdekjes: ai iku pėrgjithmonė, nuk ka dhimbje qė mund ta rikthejė dhe dėshira ime do tė mbetet pėrjetėsisht e pathemeltė. Me kohėn mėson tė "vazhdosh" t'i buzėqeshės lojės sė padrejtė, tė pranosh atė qė dikur nuk e duroje: njė lloj jete tė rraskapitur qė Hemingway, ashtu si unė, gjithmonė e ka urryer.
    Njė jetė kaq e bukur, e shuar pėrgjithmonė pėr njė arsye kaq idiote.

    Nė kufijtė e ēmendurisė

    E nesėrmja e vdekjes sė tij mė gjeti nė kufijtė e ēmendurisė. Ishte njė mėnyrė pėr tė luftuar me dhimbjen time. Hemingway mė ishte betuar se nuk do tė mė braktiste kurrė. Po kush isha unė krahasuar me tė gjithė ata qė ai kishte lėnė pas krahėve: fėmijėt, gruan, tė gjithė ata qė kishin nevojė pėr tė? Isha rrota e fundit e qerres. Ai nuk mendonte pėr kėtė. Jetonte i lumtur, ashtu si tė gjithė ne, me mendimin qė ditėt e tij nuk do ishin tė numėruara.
    Nuk marr pjesė kurrė nėpėr funerale. Kėshtu qė nuk shkova as nė atė tė Hemingwayt. "Ajo nuk ishte", - kishin shkruar gazetat. Por unė nuk shkoj mė nėpėr funerale qė pas atij tė nėnės sime. Ajo ditė mė mjaftoi. Nuk kam aspak dėshirė tė rijetoj njė ditė tė ngjashme. I dua njerėzit e gjallė, bėj tė pamundurėn pėr tė lehtėsuar dhimbjet dhe trishtimet e tyre, por nuk mė intereson t'i shoh tė zhduken nėn tokė. Nuk mund tė bėj asgjė kundėr asaj fuqie tė tmerrshme shkatėrruese qė transformon nė pluhur dhe fiton triumfalisht, duke marrė me vete gjurmėt e atyre qė kemi dashur.
    Po, Hemingway e dinte ē'bėnte dhe unė nuk e kam paragjykuar kurrė veprimin e tij, edhe pse natyrisht idetė e mia mbi jetėn ishin shumė tė ndryshme. Jam njė grua qė nuk di ta zgjasė shumė dhe qė nuk do tė isha kurrė nė gjendje tė kisha njė inteligjencė aq rrėnjėsore sa tė tijėn. Nėse do tė kisha patur njė minimum tė aspiratave tė tij, do tė isha ndeshur me tė si njė luaneshė. Por ai ishtė shumė mė i fortė se tė gjithė ne dhe me siguri do tė kisha pėrfunduar pėrtokė.

    Nė luftė me instiktin

    Do tė doja t'ju flisja pėr takimin tim me Mary Welsh, gruaja e fundit e Hemingwayt. Mė kishin dėrguar nė Paris dhe gjatė ditėve tė qėndrimit tim banoja nė "Chatou". Kur mora vesh se ai ishte nė qytet, nė hotel "Ritz", shkova me xhip pėr ta takuar. Mė tha se mund tė bėja njė dush nė banjon e tij para se tė paraqitesha nė "raportim". Mė tha edhe se kishte njohur njė "Afėrditė", tė cilėn donte ta joshte me ēdo kusht. Mė tregoi edhe se ajo e kishte refuzuar dhe e kishte quajtur njė "dashnor tė keq", duke shtuar se vetėm unė mund ta nxirrja nga ajo gjendje e vėshtirė, duke folur me vajzėn.
    Ėshtė e pamundur tė shpjegosh dėshirėn e njė burri pėr njė grua. Mary Welsh ishte njė grua e sjellshme, prej kohėsh e privuar nga eksperiencat skesuale dhe sentimentale, dhe rrjedhimisht shumė pak e dėshirueshme. Me siguri do t'i kishte dhėnė fund trishtueshėm ekzistencės sė saj, ashtu si tė gjitha femrat e kėtij lloji, nėse nuk do tė kishte takuar nė rrugėn e saj Hemingwayn. Mary Welsh nuk e dashuronte Hemingwayn, jam e sigurt pėr kėtė, por kjo korrespondente modeste lufte, qė askush nuk ia varte, nuk kishte asngjė pėr tė humbur.
    Duke luftuar kundėr instiktit tim, vendosa ta pėrmbush misionin qė mė ishte besuar. E gjeta Mary Welsh dhe fillova t'i flisja. "Unė nuk e dėshiroj", mė tha nė mirėbesim. Fillova t'i flisja me tė gjitha ato qė disponoja pėr "ēėshtjen Hemingway", por ajo as qė donte t'ia dinte. Atėherė i kėshillova tė krahasonte jetėn qė bėnte tani me tė ardhmen qė e priste me tė dhe detyrimisht mė duhej t'i premtoja edhe "martesė". Pėrpjekjet e mia mė nė fund po jepnin rezultat. Rreth orės sė drekės filloi tė dorėzohej.
    Nė hotel "Ritz" ora e drekės ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm.

    Ėshtė kjo fazė e ditės, nė tė cilėn gratė ulen qetėsisht dhe bėjnė njė pėrmbledhje tė planeve tė tyre. Mary Welsh nuk bėnte pėrjashtim nga ky rregull dhe mė nė fund vendosi tė mė deklaronte se propozimi i interesonte. Tani mė duhej ta pėballja me Hemingwayn dhe nė darkė dridhesha nga koka tė kėmbėt, por arriti Mary Walsh dhe e pranoi propozimin e tij pėrpara tė vetmit dėshmitar, qė isha: unė.
    Nuk kam parė kurrė njeri mė tė lumtur se Hemingway. Ai dinte tė ishte i lumtur. Dhe mė e rėndėsishmja, dinte ta tregonte. Rreze drite shpėrthenin nga trupi i tij gjigant, pėr tė ndiēuar dhe pėr t'ia bėrė sytė t'i shkėlqenin.
    Ndoshta ndjeu se fėmijėt e tij, tashmė tė rritur, nuk kishin mė nevojė pėr tė, ndoshta thjesht i kishte xhepat plot, kush mund ta dijė! Kur trupi nuk tė pėrgjigjet mė si dikur, kur truri humbet goditje ditė e natė, ėshtė momenti pėr tė marrė (nėse ėshtė e mundur) kurajon me tė dyja duart dhe tė shuash kandilin. Askush deri mė sot nuk ka arritur tė shpjegojė motivet e vetėvrasjes sė Hemingwayt.
    Do tė mė pėlqente ta quaja mė shumė njė veprim impulsiv sesa njė veprim tė vetėdijshėm. Tė ketė reaguar nė kėtė mėnyrė Hemingway nga njė gjendje somnambulizmi? Jam kapur me thonj pas kėsaj hipoteze. E megjithatė jam e bindur se ndėrgjegjja e tij nuk do t'i kishte sugjeruar shembullin e tė atit dhe vetėvrasja e tij nuk ka tė bėjė me peshėn e kujtimeve. Nė momentin e shkeljes sė kėmbėzės ėshtė shfaqur ashpėrsisht nė memorien e tij diēka shumė e largėt. . . por, po analizoj pak si shumė. Di qė ishte thellėsisht i palumtur.

    Besnike pėr tė respektuar "gruan tjetėr"

    Raportet qė kam pasur me disa meshkuj ndoshta janė tė vėshtira pėr t'u kuptuar. Unė nuk kam ndėrmend t'i shpjegoj. Nėse nuk kuptoni, keq pėr ju. Nėse ju intereson vetėm dashuria fizike, mbyllini menjėherė kėtė libėr, sepse ėshtė njė argument mbi tė cilin nuk kam ndėrmend tė zgjatem, dhe kjo pėr njė arsye fare tė thjeshtė: jam shumė injorante nė kėtė fushė.
    Gjatė gjithė jetės sime dashuria fizike ka qenė pazgjidhshmėrisht e lidhur me dashurinė "kokė e kėmbė", dhe kjo ėshtė arsyeja qė nuk kam pasur kurrė eksperienca pa tė nesėrme. Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte njė aventurė. Nuk qėndruam kurrė bashkė pėr njė periudhė mjaftueshmėrisht tė gjatė nė tė njėjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrė asgjė. Ose ai ishte me njė vajzė tė bukur, ose kur ai ishte i disponueshėm unė isha e zėnė, dhe kur isha unė, nuk ishte mė ai. . .
    Duke i urryer gjithmonė situatat e mjegullta, besnike qė nė fillim pėr tė respektuar "gruan tjetėr", kam takuar gjithandej meshkuj tė mrekullueshėm, si njė anije qė takon njė tjetėr nė natėn e errėt. Por mendoj se dashuria e tyre do tė zgjaste mė shumė nėse do tė kisha qenė njė anije e ankoruar nė portin e tyre.

    Kam dashuruar, kam qeshur e qarė
    Kam pasur gėzimet dhe disfatat e mia
    Dhe ndėrsa lotėt ndalen
    Gjithēka duket argėtuese

    Marlene Dietrich
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    artikull shume interesant. te flnd qe e ke sjelle..nese mundesh posto dhe pjese te tjera( mesa kuptova eshte liber apo jo?)
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ernest Hemingway

    Tė dielėn e 2 korrikut tė vitit 1961, Ernest Hemingway (Oak Park, 21 korrik 1899 – Ketchum, 2 korrik 1961), kreu vetėvrasje: qėlloi kokėn me armė. Autori i "Dhe dielli lind", "Pėr kė bien kambanat", "Plaku dhe deti" etj., ndodhej nė shtėpinė e tij nė Kei Uest.
    Vetėvrasja e shkrimtarit amerikan, e kėtij klasiku dhe nobelisti tė shekullit tė njėzetė, vazhdon tė diskutohet sot e kėsaj dite. Mė 21 tė kėtij muaji ėshtė 110-vjetori i lindjes sė tij.

    Duke kėrkuar rrėnjėt e kėtij akti, gjithnjė merret e rimerret nė diskutim origjina e tij "biologjike", lidhja e gjakut. Kėshtu, nė katėr breza tė familjes Heminguej, kanė ndodhur katėr vetėvrasje: i ati i shkrimtarit, Klarensi; njė motėr nga babai, Ursula; vėllai i tij i vetėm, Leicester dhe e mbesa, Margo, njė yll kinemaje e vetėvrarė mė 1996-ėn.

    I vėllai, Leicester, kishte bėrė dikur njė interpretim heroik: "Ashtu si njė samuraj i fyer prej fjalės apo gjestit tė dikujt, Ernesti ndjeu se trupi e tij e kishte tradhtuar." Nė gjueti me tė vėllanė e madh, e kishte dėgjuar Ernestin tė thoshte se ai u jepte kafshėve qė gjuante "dhuratėn e vdekjes", dhe Leicester beson qė Heminguej zgjodhi pėr veten tė njėjtėn gjė. Vėllai i vetėm i shkrimtarit vrau veten me armė mė 1982-shin.

    Nga bijė, nipėr dhe mbesa tė lindur nga martesat me katėr gra qė pati nė harkun e dyzet viteve, gra pak mė tė mėdha se ai nė moshė, nė kohė tė ndryshme kanė ardhur dėshmi e rrėfime nė vepra autobiografike pėr marrėdhėniet prindėrore, pėr dėmin qė kanė shkaktuar tek Heminguejtė, alkooli dhe lufta pėr mposhtur vetėvrasjen.

    I fundmi i fėmijėve tė Heminguejt, Patriku, do tė vazhdonte tė mbante gjallė kujtimin e tė atit dhe tė shėrbente nė bordin e "Fondacionit Hemingway" tė Oak Park, nė Ilinois, aty ku shkrimtari u lind mė 22 korrik 1899.

    Po ashtu, edhe gratė e tij kanė vdekur. Gruaja e tij e tretė, Martha Gellhorn, vdiq mė 1998-ėn.
    Pėrballjen me opinionin publik pėr vetėvrasjen e shkrimtarit do ta kishte gruaja e tij, Meri (dikur Mary Welch). Mė 3 korrik 1961, njė ditė mė pas, disa gazeta botonin deklaratėn e saj: "Po pastronte armėn."

    Por, mė vonė do tė pohonte se bashkėshorti i saj ishte mendėrisht i sėmurė dhe gjendja e tij para se tė kryente aktin, ishte keqėsuar. Kėtij pohimi do t'i mėshohej pėrherė e mė shumė, si pėr tė theksuar mitin e njė shkrimtari tė madh, por qė mendėrisht nuk ishte si tė tjerėt, shkurt, i madh dhe i marrė.

    Kėshtu, para se tė kryente vetėvrasje, Ernest Heminguej kishte pak ditė qė kishte lėnė klinikėn, psikiatrinė, trajtimin intensiv me elektroshok.

    Kishte gati njėzetė vjet qė kusuret e famės po ecnin mbi tė. Para se tė binte nė kėtė gjendje, kishte shkruar pothuajse gjithė librat e tij mė tė rėndėsishėm. E kishin quajtur pėrfaqėsues tė "brezit tė humbur", por sigurisht ai vetė si shkrimtar nuk do ta ndjente veten krejtėsisht tė "brezit tė humbur".

    Ai do tė shkruante "Lamtumirė armė" mė 1929-ėn, duke trajtuar njė pjesė autobiografike nga Lufta e Parė Botėrore. Ishte reporter nėpėr Evropė, e njihnin kudo qė shkonte, mi i legjendave tė gjalla tė epokės sė shkrimtarėve dhe mendjeve tė ndritura si Ezra Pound, Gertrude Stein, Sylvia Beach, James Joyce, Max Eastman, apo piktorėve si Miro dhe Pikaso.

    Nė vitet '30-'40, do tė mbulonte si korrespondent Luftėn Civile tė Spanjės; ishte njė model pėr shkrimtarėt e rinj, tė cilėt mundoheshin tė imitonin stilin e jetės sė tij dhe vetė letėrsinė, prozėn e tij tė rrallė. Kishte shkruar "very short story" dhe romane e vepra qė lexohen sot e gjithė ditėn: "Vdekje pasdite" (1932), "Tė kesh a tė mos kesh" (1937), "Pėr kė bien kambanat" (1940), "Plaku dhe deti" (fitues i ēmimit "Pulitzer", mė 1953-shin). Njė vit mė pas, mė 1954-ėn, do tė fitonte ēmimin "Nobel".

    Ai kishte qenė gjithė jetės gjahtar, peshkatar, i dashuruar, i martuar, la trashėgimtarė. E pra, e gėzoi jetėn me gjithė ngjyrat e saj. Kėtu, nė kėtė pikė, tė gjithė ata qė duan t'i shkojnė deri nė fund interpretimit tė motiveve tė vetėvrasjes sė Heminguejit, ndalen dhe shtojnė: Por, atėherė kur nuk mundej ta gėzonte mė jetėn, kur trupi po e tradhtonte dhe dhuntia pėr tė shkruar po ashtu, ai i dha fund jetės. Dhe ky akt i fundit, sikur i ngjan asaj qė Ernesti thoshte pėr kafshėt qė gjuante, se po u bėnte "dhuratėn e vdekjes". Edhe ai po i bėnte vetes dhuratėn e fundit nė jetė.

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 03-07-2009 mė 14:25
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anėtarėsuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Gjithmone me ka pelqyer vepra e tij 'Plaku dhe deti'.Eshte nje nder me te mirat qe kam lexuar.

    Poashtu duhet thene qe edhe Heminguei ka qene nder autoret me te mire si ne Amerik,poashtu edhe ne tere Boten !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ernest HEMINGWAY Ktheja jetėn gjuhės…

    Ktheja jetėn gjuhės…

    Po tė kem mundėsi ta arrij njė efekt pa e pėrdorur njė fjalė, e bėj kėtė gjithmonė, mirėpo nganjėherė ėshtė diēka qė s’bėhet dot. Por edhe gjuhės i bėn mirė t’i kthesh jetėn, qė ia kanė marrė… Mos i lėr tė tė mashtrojnė, duke tė treguar se si u dashk

    Ernest HEMINGWAY

    Nė tė pėlqen tė lexosh njė libėr qė e ka shkruar njė njeri, i cili e di fare mirė atė ē’ka shkruar dhe, pėr mė tepėr, qė e ka shkruar shkėlqyer, lexo “Takim nė Samarra” nga Xhon O’Hara. Pastaj, nė paē kohė, lexo edhe njė libėr tjetėr qė titullohet “Lufta dhe paqja” nga Tolstoi, dhe ke pėr tė parė se si do tė kapėrcesh ato pjesėt ku ai shpreh Mendime tė Mėdha Politike (tė cilat ai, pa dyshim, pandehte se qenė gjėrat mė tė mira qė kishte nė libėr), sepse ato nuk janė mė as tė vėrteta e as nuk kanė ndonjėfarė rėndėsie, ndėrsa shiko se sa tė vėrteta, tė qėndrueshme e tė rėndėsishme, mbartin aty njerėzit dhe bėmat.
    Mos i lėr tė tė mashtrojnė duke tė treguar se si u dashka shkruar njė libėr, vetėm e vetėm ngaqė kjo tani ėshtė bėrė e modės.
    Turgenjevi, pėr mua, ėshtė shkrimtari mė i madh qė ka qenė ndonjėherė. Nuk ka arritur te librat mė tė mėdhenj, por prapė qe shkrimtari mė i madh. Natyrisht, ky ėshtė vetėm mendimi im. E ke lexuar ndonjėherė njė tregim tė tij tė titulluar “Rropama e rrotave”? Ėshtė nė vėllimin e dytė tė “Kujtimeve tė njė gjahtari”. “Lufta dhe paqja” ėshtė libri mė i mirė qė njoh, por pėrfytroje si do tė kishte qenė, sikur ta kishte shkruar Turgenjevi. Ēehovi ka shkruar nja gjashtė tregime tė mira. Por ai qe njė shkrimtar amator.
    Tolstoi ishte profet. Mopasani qe shkrimtar profesionist. Turgenjeve ishte artist.

    * * *
    Kur njė prozator e njeh mirė atė pėr tė cilėn shkruan, atėherė ai mund tė lėrė jashtė disa gjėra nga ato qė i di dhe lexuesi, po qe se shkrimtari di tė shkruajė, ka pėr t’i ndier ato po aq fuqishėm, sa ē’do t’i kishte ndier, nėse shkrimtari do t’i kishte pėrmendur. Ajzbergu lėviz tėrė madhėshti, pikėrisht sepse njė e teta pjesė e tij qėndron pėrmbi ujė.
    Kurse shkrimtari qė i lė gjėrat pa i thėnė, ngaqė nuk i di, vetėm sa krijon kėshtu boshllėqe nė veprėn e tij.

    * * *
    Kur shkruan pak a shumė qartė, gjithkush tė merr vesh po mashtrove.
    Ndėrsa, kur njė zė i mistifikon gjėrat vetėm pse nuk do t’i thotė troē – dhe kjo ėshtė diēka krejt ndryshe nga shkelja e tė ashtuquajturave rregulla tė sintaksės e gramatikės pėr tė krijuar njė efekt, qė s’mund tė arrihet dot ndryshe, - atėherė qė tė merret vesh se ai mashtron, duhet tė kalojė njė kohė mė e gjatė dhe, ndėrkaq, shkrimtarė tė tjerė, tė prekur dhe ata nga e njėjta nevojė, do tė zėnė ta lėvdojnė, sepse asisoj mbrojnė vetveten.
    Misticizmi i vėrtetė s’duhet ngatėrruar me paaftėsinė nė letėrsi, e cila kėrkon tė krijojė njė dukje misteri aty ku mister s’ka, vetėm e vetėm ngaqė u duhet pėr tė mashtruar, pėr tė fshehur mungesėn e dijeve apo aftėsinė pėr t’i thėnė gjėrat qartė.
    Misticizmi nėnkupton mister dhe mistere ka plot; por veē paaftėsia s’hyn ndėr to, as teprimet gazetareske qė kėrkojnė tė shiten pėr letėrsi, duke marrė njė ton tė rremė epik!
    Po tė kem mundėsi ta arrij njė efekt pa e pėrdorur njė fjalė, e bėj kėtė gjithmonė, mirėpo nganjėherė ėshtė diēka qė s’bėhet dot. Por edhe gjuhės i bėn mirė t’i kthesh jetėn, qė ia kanė marrė.

    * * *
    Pėr njė shkrimtar tė vėrtetė, ēdo libėr i ri duhet tė jetė njė fillim i ri, njė nisje e re drejt diēkaje qė s’e arrin dot. Atij i duhet vazhdimisht tė pėrpiqet tė bėjė diēka, qė s’ėshtė bėrė ende asnjėherė e qė edhe tė tjerė janė rrekur ta bėjnė, por mė kot. Ndonjėherė, nė e ndihtė edhe fati, do t’ia dalė mbanė.
    Nė ēastin qė e lė tė shkruarit pėr njė apo dy muaj, kur jam nė ndonjė udhėtim, ndiej njė lumturi tė plotė kafshėrore. Por veē kur je duke shkruar dhe ia del asaj qė po bėn ashtu siē e do, ndien gjithashtu njė lumturi tė madhe, por nė njė mėnyrė krejt tė ndryshme; sidoqoftė, kur mendon se sa e shkurtėr ėshtė jeta, si njėra ashtu edhe tjetra, janė njėlloj tė rėndėsishme pėr ty. (Nga letrat dhe shėnimet)

    Pėrktheu Piro Misha

    albania


    28 Shtator 2009
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    “Njė grua nė Paris” historia e dashurisė sė Ernest Heminguejit


    Vjen nė shqip romani i Paula McLain, qė rrėfen historinė e dashurisė sė shkrimtarit me gruan e tij tė parė, Hadley Richardson, femrėn mė me influencė mbi tė gjatė gjithė jetės sė tij.
    Thonė se pas ēdo burri tė fuqishėm fshihet njė grua. Pas Ernest Heminguejit fshiheshin shumė, por asnjėra prej tyre nuk arriti tė kishte mbi tė atė influencė sa gruaja e tij e parė, Hadley Richardson. Ajo ishte 28 vjeē dhe asokohe mund tė quhej fare mirė njė lėneshė, kur takoi 20-vjeēarin Ernest Heminguej, njė shkrimtar i ri, plot ėndrra. Tė tėrhequr nga njėri-tjetri, ata martohen vetėm njė vit mė pas, edhe pse ajo ishte 8 vjet mė e madhe. Historinė e kėtij burri tė rrallė nė letėrsinė botėrore dhe bashkėshortes sė tij Hadley, na e rrėfen Paula McLain nė romanin e saj “Njė grua nė Paris”, qė sapo ka dalė nė treg nga shtėpia botuese “Dituria”, shqipėruar nga Erblina Kėrēishta. “Pas pothuajse njė shekulli, ka njė arsye pse Brezi i Humbur dhe Parisi i viteve ‘20 vazhdojnė tė na magjepsin. Ėshtė njė pikėtakim unik i kohės me vendin, i njerėzve me frymėzimin, i romancės me intrigėn, i tradhtisė me tragjedinė. “Njė grua nė Paris” e sjell atė jetė pėrmes syve tė Hedli Riēardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas sė parė tė Ernestit dhe hyn nė mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkėlqim, sa ato ditė tė jashtėzakonshme nė Paris pas Luftės sė Parė Botėrore”, shkruan Nancy Horan, autore e “Loving Frank”, bestseller i “New York Times”. Paula McLain tregon historinė e njohjes sė ēiftit Heminguej gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas vendosjen e tyre nė Paris. Pėr Ernestin, kjo ėshtė periudha e harrimit tė luftės qė ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit tė salloneve letrare, ku Ezra Paundi dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnė tė bėjė parį dhe famė. Por, kur pas njė djali mbėrrijnė edhe paratė e fama, te shkrimtari i shqetėsuar shpėrthen dėshira pėr njė jetė tė lirė, pa pranga e lidhje familjare, krahas njohjeve tė reja e stimuluese si Xhon Dos Pasos, Skot e Zelda Fitzxheraldi. Njė jetė qė Ernesti nuk do tė vazhdojė ta ndajė me Hedlin e ndrojtur, shumė e ndryshme nga Kejti, nga Stela Boueni, nga Kiti Kanelli, nga aktoret e balerinat qė i sillen rrotull shkrimtarit tė shquar.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    Ernest Heminguej, Si e shkroi 47 herė fundin e “Lamtumirė armė”

    Zbulohen 47 variantet qė shkrimtari kishte shkruar si mbyllje tė romanit tė tij tė njohur “Lamtumirė armė”, kushtuar Luftės sė Dytė Botėrore. Dorėshkrimet do tė dalin nė Amerikė sė bashku me njė ribotim tė kėtij romani. Lexuesi do tė ketė mundėsinė tė shohė korrigjimet, fjalėt e shtuara apo tė fshira nga vetė Heminguej.
    Ndoshta njerėzit nuk mund ta besojnė, por Ernest Heminguej ishte i mbushur me dyshime. Ndoshta nuk kishte dyshime mi gratė, mbi madhėsinė e peshqve qė peshkonte apo mbi kuptimin e heroizmit. Por ama ishte i mbushur plot dyshime sesi do ta mbyllte kryeveprėn e tij “Lamtumirė armė”. Njė roman i tėrė kushtuar Luftės sė Dytė Botėrore, i njohur gjerėsisht edhe nga lexuesit shqiptarė. E rishkroi 39 herė pa gjeti karar. E ka rrėfyer vetė kėtė fakt nė njė intervistė tė dhėnė nė vitin 1958. Por nuk e mbylli me kaq, sepse janė plot 47 variante qė vetė Heminguej mendoi t’i jepte si finale kėtij romani. Shumė e kanė cilėsuar simbolikisht si “ofiēina” e “Lamtumirė armė”. Tė gjitha variantet do tė bėhen tė njohura nga lexuesi pėrmes njė botimi qė ėshtė parashikuar pėr Amerikėn nga shtėpia botuese e autorit “Simon & Schuster”, nė njė variant tė ribotuar tė romanit. Hap pas hapi ky variant i ri do t’u shkojė lexuesve nė tė gjithė botėn. “Lamtumirė armė”, nė variantin e tij tė botuar nė vitin 1929, mbyllet ftohtėsisht, menjėherė pas vdekjes sė Katerinės: “Pas pak, e braktisa spitalin dhe nėn shi u ktheva nė hotel”. Por kjo nuk ishte finalja mė e trishtė dhe mė pesimiste qė Heminguej kishte menduar pėr romanin e tij. “New York Times” para disa ditėsh publikoi disa nga 47 mbylljet qė shkrimtari kishte hedhur nė letėr pėr kėtė libėr. Nė disa raste bėhet fjalė vetėm pėr njė rresht, nė disa tė tjera pėr paragrafė tė tėrė. Nga njė dyshim te tjetri, nė tė shumtėn e rasteve shkrimtari ka shkuar nė pėrfundime pėrmes tė cilave donte tė jepte njė mesazh universal, nė mėnyrė tė shkurtėr e tė thatė, siē ishte nė stilin e tij. Mė nė fund, zgjodhi skenėn e protagonistit qė ikėn nėn shi, zhveshur nga komentet e shumta. Nė finalen qė e ka cilėsuar si numėr 1, titulluar “Nada”, Heminguej ka menduar ta mbyllė kėshtu: “Kjo ėshtė gjithēka nga kjo histori. Katerina vdiq, ju do tė vdisni dhe unė do tė vdes. Kjo ėshtė gjithēka qė mund t’ju premtoj”. Mbyllja e titulluar “Live-Baby”, qė mban edhe numrin rendor 7, ėshtė tepėr pėrjashtuese: “Nuk ka fund pėrveēse vdekjes dhe lindja ėshtė vetėm fillimi”. Mė e artikuluar ėshtė finalja “Fitzgerald”, qė shkrimtarit iu sugjerua nga miku i tij Francis Scott Fitzgerald. Kėtu shkrimtari shkruan se: “Bota shkatėrron gjithēka, ata qė nuk i shkatėrron i vret. […] Vret tė mirėt, mitet, guximtarėt pa bėrė asnjė dallim. Edhe nėse nuk je mes tyre, tė jesh i sigurt se do tė vrasė edhe ty, vetėm se nuk do tė ketė asnjė nxitim ta bėjė kėtė”. Nė intervistėn e vitit 1958 nė “Paris Review”, Heminguej tregon se i shkroi dhe i rishkroi rreshtat e fundit me qėllimin e vetėm “pėr tė gjetur fjalėt e duhura. Mund tė ketė qenė edhe kėshtu, por njė fjalė e zgjedhur nė vend tė njė tjetre nė mbylljen e njė romani pėr dashurinė e luftėn, vendosin korniza tė ndryshme rreth mė shumė se 300 faqeve. Botimi i ri bazohet nė materiale tė nxjerra nga “Koleksioni Ernest Heminguej” tė ruajtura nė librarinė dhe muzeun presidencial John F. Kennedy nė Boston. Njė stėrnip i shkrimtarit, Shon Heminguej i ka studiuar gjatė kėto materiale dhe nė fund gjeti 47 variante, nė tė cilat janė tė dallueshme qartė korrigjimet, ndreqjet, shėnimet. Tė botuara nė formėn e dorėshkrimeve, kėto variante do t’i japin mundėsinė lexuesit tė kuptojė se si punonte njė shkrimtar i asaj kohe, i cili nuk qėndronte para kompjuterit e t’i jepte “cancel” ēdo gjėje qė nuk i shkon pėr shtat romanit. Kjo mėnyrė e re, konsideruar komode, fshin ēdo gjurmė tė laboratorit krijues tė njė shkrimtari. Patrik Heminguej, i vetmi djalė ende i gjallė i Heminguejit, ka theksuar se ka dhėnė tė drejtėn e botimit tė kėtyre materialeve nė dorėshkrim, sepse “jep mundėsinė e njė vėshtrimi nga afėr nė mendimet e tim eti. Por ėshtė edhe e vėrtetė se sado qė ta studiosh njė klasik (tė letėrsisė), nuk mund tė kuptohet asnjėherė se nga ēfarė lind talenti”. Nė botimin qė do tė dalė nė Amerikė, do tė sillen edhe disa tituj alternativė qė vetė shkrimtari kishte menduar pėr kėtė roman: “Love in war” (Dashuri nė luftė), “Of Wounds and Other Causes” (Plagė dhe ēėshtje tė tjera), “Every Night and All” (Ēdo natė dhe tė gjitha). Bashkė me lajmin e kėtij botimi, nė shtyp komentohet edhe mbi faktin qė ndoshta kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė risjellė imazhin e Baba Heminguejit, qė me kalimin e viteve rrėshqiti nė atė tė njė antifeministi dhe njė tė alkoolizuari. Ky botim do tė kthejė vėmendjen e lexuesve tė vepra e tij. Duket se ky veprim ka nxitur dėshirėn e botuesve pėr tė pėrfshirė tė tilla materiale tė shkrimtarėve tė ndryshėm nė ribotime tė ardhshme.

    O. Lila - Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8

    Ernest Heminguej - fragment romani

    Ernest Heminguej


    Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 nė Ēikago. Babai i tij ishte mjek kurse pėr pasion kishte gjyetarinė dhe peshkatarinė. Nėna e tij ishte muzikante dhe ėndėrronte tė ketė vajzė por ja lindi Ernesit i cili kaloi rininė i dhėnė pas peshkimit e gjyetisė dhe mė vonė tregoi historitė e tyre lidhur me kėto dy pasione. Nė ndėrkohė, fillon tė merret me gazetari pranė « Kansas City Star ».
    Mė 1917, ai u bashkua me Kryqin e Kuq si ambulancier nė frontin e luftės nė Itali dhe kėtu, nė moshėn 18 vjeēare plagoset rėndė dhe dėrgohet nė spitalin e Milanos ku dashurohet me njė infirmiere dhe pėr kėtė shkak ngriti dorė nga armėt e kjo qe njėherit edhe filli i thurrjes sė veprės Lamtumirė armė (A farewell to Arms) qė doli nga shtypi mė 1929. Me kėthim nė SHBA, u martua me Hadley Richardson por mendja i rinte gjithėmonė nė Europė. Sė fundi arrin tė shkėpus njė mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset nė Paris. Kėtu njihet me Gertrude Stein e cila ia mėson stilin e shkrimit tė saktėsishėm, tė qartė e liruar nga ngarkesa me fjali tė shprazėta e tė panevojshme.
    Nė fillim botoi Tre tregime e dhjetė poezi (1923) e mė 1925, Nė kohėn tonė , vepra nė tė cilat pėrshkruan dhunėn, dhimbjet dhe kujtimet e luftės qė nuk arriti ti shlyej tėrė jetės. Kujtimet e plagės do ta pėrcjellin gjithėmonė dhe do tė bėhen obsesion i veprės sė pėrgjithėshme tė autorit.
    Nė veprėn Dielli lind gjithashtu, (1926) e cila pati sukses tė papritur, flet pėr heroin e tij tė tredhur nga predha tė cilit vrapi pas kėnaqsive nuk i mshefin as zbusin vuajtjet. Vepra pėrcjell jetėn e tė mėrguarve tė rinj tė anės sė majtė tė Senės (La seine) pėr tė cilėt. « Kjo ėshtė storje e gjeneratės sė humbur » pat thėnė Gertrude Stein kur lexoi kėtė vepėr.
    Nė majin e vitit 1925, njihet me Fitzgerald-in e famshėm por tė cilin ai akoma nuk e njeh. Dhe ky, themi lirisht, se ėshtė ndėr tė parėt nė mos i pari qė vėrejti talentin e madh tė Hemingway-it. Nė mes tyre lindi njė miqėsi e vėrtetė por edhe njė rivalitet i madh.
    Nė ndėrkohė e pėrcjellin ngjarje tė vėshtira si vetėvrasja e babait, ēkunorėzimi por edhe diēka mė e lumtur si psh. rimartesa dhe botimi i veprės sė mėlartėpėrmendur Lamtumirė armė. Mė 1930 vendoset nė Key West tė Floride-s ku edhe shkroi Vdekja nė pasditė ku flitet pėr koridėn.
    Mė 1936 e gjejmė nė Spanjė, tė angazhuar nė krahun e forcave republikane. Kėtu bėhet alkoolik por vazhdon tė shkruaj dhe boton librin To have and have not (1937) qė ka pėr temė padrejtėsinė shoqėrore tė kohės sė vet dhe mė 1940 boton librin For whom bell tolls qė ėshtė njė inspirim nga angazhimi i tij nė Luftėn e Spanjės.
    Prej Spanje vendoset nė Havanė gjer mė 1944 nga kėthehet rishtazi nė Paris. Nė ndėrkohė pat botuar The snows of Kilimandjaro (1936). Mė 1950 shkroi Pėrtej lumit qė njėherit ėshtė vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet pėr njė kolonel tė moshuar tė armatės amerikane dhe njė venedikase nėntėmbėdjetė vjeēare. Mė 1952 del The old man and the sea ku denoncon brishtėsinė e sukseit material kurse mė 1954 fiton Ēmimin Nobel.
    I moshuar dhe i sėmurė, i mbyllur nė pronėn e vet nė Idaho, me 2 qershor 1961, pėrfundon jetėn duke bėrė vetėvrasje.


    Shqipėroi nga origjinali: Vedat Kokona




    Plaku dhe deti
    (fragmente)




    ------------------------------------------------
    Ai po flinte, kur djali zgjati kokėn te dera nė mėngjes. Frynte kaq shumė erė, saqė barkat nuk kishin dalė nė det dhe djalit i kishte dalė gjumi vonė dhe ahere erdhi te kasollja e plakut siē vinte ēdo mėngjes. Djali e pa qė plaku merrte frymė dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri tė qajė. Doli pa bėrė zhurmė qė tė sillte pak kafe dhe gjithė rrugės qau. Rreth barkės ishin mbledhur shumė peshkatarė, qė vėshtronin atė qė ishte lidhur pėrbri saj dhe njėri kishte hyrė nė ujė me pantallona tė pėrveshura dhe po maste gjatėsinė e skeletit. Djali nuk zbriti poshtė. Ai kishte qenė nė breg mė pėrpara dhe njėri nga peshkatarėt i kishte thėnė se do tė kujdesej pėr barkėn nė vend tė tij.
    - Si ėshtė? – thirri njėri nga peshkatarėt.
    - Po fle, - tha djali. Atij aq i bėnte qė e shikonin duke qarė.
    - Mos e shqetėsojė njeri.
    - Nga hunda deri te bishti ėshtė tetėmbėdhjetė kėmbė, - thirri qė pėrtej peshkatari qė e kishte matur.
    - E besoj,- tha djali.
    Djali e solli kutinė e konservės tė mbushur me kafe tė nxehtė te kasollja e plakut dhe u ul pranė tij duke pritur qė tė zgjohej. Njė herė iu duk se plaku po zgjohej. Por plaku ra pėrsėri nė gjumė tė rėndė dhe djali shkoi pėrtej rrugės qė tė kėrkonte ca dru hua pėr tė ngrohur kafenė. Mė nė fund plaku u zgjua.
    - Mos u ngri, - i tha djali.
    - Pije kėtė. Djali i hodhi ca kafe nė gotė. Plaku e mori dhe e piu.
    - Ata mė mposhtėn, Manolin. – tha. – Ata mė mposhtėn vėrtetė.
    - Ai nuk tė mposhti dot. Peshku nuk tė mposhti.
    - Po. Ėshtė e vėrtetė. Kjo ndodhi mė vonė.
    - Pedrikoja po kujdeset pėr barkėn dhe takėmet. Ē’do ta bėsh kokėn e peshkut?
    - Le ta presė Pedrikoja ta pėrdorė pėr rrjetat.
    - Po shpatėn?
    - Merre pėr kujtim po tė duash.
    - E dua, - tha djali. – tani ne mund tė bėjmė planet tona pėr mė vonė.
    - A mė kėrkuan?
    - Natyrisht. Me barkat e rojeve bregdetare dhe me aeroplanė.
    - Oqeani ėshtė shumė i madh dhe barka e vogėl, dhe ėshtė zor ta shikosh, - tha plaku. Ai vuri re se sa kėnaqėsi ishte kur mund tė bisedoje me njė njeri nė vend qė tė fliste me veten dhe me detin.
    - Mė mori malli pėr ty, - tha plaku. – Ke kapur gjė?
    - Njė peshk ditėn e parė. Njė, ditėn e dytė dhe dy, tė tretėn.
    - Shumė mirė. - Tani do tė peshkojmė pėrsėri bashkė.
    - Jo. Unė s’kam fat. S’kam mė fat.
    - Nė djall tė vejė fati,- tha djali. – tė sjell unė fat.
    - Ē’do tė thotė familja jote? - Aq mė bėn. Dje kapa dy peshq. Por ne do tė peshkojmė bashkė tani, qė unė tė mėsoj akoma shumė gjėra.
    - Ne duhet tė gjejmė njė fuzhnje tė mirė dhe ta mbajmė gjithnjė nė barkė. Thikėn mund t’ia bėjmė nga balestrat e ndonjė Fordi tė vjetėr. Mund ta mprehim nė Guanabakoa. Duhet tė jetė e mprehtė, por jo e kalitur qė tė mos thyhet. Thika ime u thye.
    - Do tė gjej njė thikė tjetėr dhe do ta mpreh balestrėn. Sa ditė vallė do tė fryjė brisa e fortė? - Ndoshta dy, ndoshta tre.
    - Do t’i bėj tė gjitha siē duhet, - tha djali. - Ti shėroji duart e tua, o plak.
    - E di si tė kujdesem pėr to. Natėn pėshtyva diēka tė ēuditshme dhe ndjeva se diēka m’u thye kėtu nė gjoks.
    - Shėroje edhe kėtė tha djali. - Shtrihu, o plak dhe unė do tė tė sjell kėmishėn tėnde tė pastėr. Dhe diēka pėr tė ngrėnė.
    - Sill edhe ca gazeta tė kohės qė nuk isha kėtu,- tha plaku.
    - Ti duhet tė marrėsh veten sa mė shpejt, sepse kam ende shumė gjėra pėr tė mėsuar dhe t’i mund tė m’i mėsosh tė gjitha. Kur djali doli nga dera dhe shkoi poshtė shkėmbit tė vjetėr prej korali, ai qau pėrsėri. Atė mbasdite nė Terracė erdhi njė grup turistėsh dhe duke vėshtruar poshtė ujėt, midis gotave bosh tė birrave dhe meduzave tė ngordhura, njė grua pa njė kurriz tė gjatė, tė bardhė, me njė bisht tė madh nė fund, qė lėkundej e ngrihej nga batica, ndėrsa era e lindjes ngrinte pa pushim dallgė tė mėdha nė tė hyrė tė gjirit.
    - Ē’ėshtė kjo?- pyeti ajo njė kamerier dhe tregoi skeletin e gjatė tė peshkut tė madh, qė tani s’ishte veēse njė plaēkė qė priste ta merrte zbatica.
    - Tiburon,- tha kamerieri! I peshkaqenit. Ai deshi t’i tregonte ē’kishte ngjarė.
    - Nuk e dija qė peshkaqenėt kanė bishta kaq tė bukur dhe tė pėrkulur kaq hijshėm.
    - Edhe unė s’e dija, - tha shoqėronjėsi i saj. Nė kasollen e tij, mbi rrugė, plaku po flinte pėrsėri. Ai ende flinte pėrmbys dhe djali qe ulur pranė tij dhe e ruante. Plaku shihte nė ėndėrr luanė.


    -----------------------------------------------
    Varka dridhej ende nga goditjet e peshkaqenit qė hante peshkun brenda nė ujė dhe plaku, duke lėshuar pėlhurėn, e la varkėn tė kthehej mėnjanė, kėshtu qė ta linte peshkaqenin tė dilte sipėr ujit. Kur e pa, u pėrkul mbi buzėn e varkės dhe ia nguli thikėn. Ai goditi vetėm mishin, por lėkura e trashė e peshkaqenit nuk e la thikėn tė futej mė thellė. Plaku e goditi peshkaqenin kaq fort sa i dhembėn jo vetėm duart, por edhe shpatullat. Por peshkaqeni nxori kokėn nga uji dhe plaku e goditi mu nė mes tė kokės petashuqe, kur hunda doli nga uji qė tė kafshonte mishin. E nxori thikėn dhe e futi pėr herė tė dytė, po nė atė vend. Peshkaqeni kishte shtrėnguar fort nofullat dhe i qe kacavjerrė peshkut; plaku ia nguli thikėn nė syrin e majtė. Peshkaqeni s’i shqitej peshkut.
    - Ashtu?- tha plaku dhe ia nguli thikėn nė mes tė trurit dhe unazave tė kurrizit. Tani kjo gjė s’ishte e vėshtirė dhe ndieu se thika preu kėrcin. Plaku e ktheu lopatėn nga ana tjetėr dhe ia futi peshkaqenit nė gojė, qė t’ia hapte nofullat. E rrotulloi lopatėn dhe, kur peshkaqeni u shkėput nga peshku tha:
    - Shko poshtė, galanos. Shko poshtė njė milje. Shko se e gjen atje shokun. Apo mos ishte nėna jote?
    Fshiu faqen e thikės dhe e la lopatėn nė varkė. Pastaj rregulloi pėlhurėn dhe, kur ajo gufoi nga era, e ktheu varkėn nė drejtimin e mėparshėm.
    - Ata kanė marrė me vete sigurisht njė tė katėrtėn e peshkut, madje edhe mishin mė tė mirė,- tha me zė tė lartė. – Sa mirė do tė qe sikur kjo tė ishte vetėm njė ėndėrr dhe tė mos e kisha zėnė kėtė peshk! Keq mė vjen, o peshk, qė na ngjau kjo gjė. Na prishi shumė punė.
    Plaku pushoi; ai s’kishte qejf ta vėshtronte peshkun tani. Ngjyra e tij i shėmbėllente ngjyrės sė amalgamit me tė cilėn mbulojmė pasqyrėn, por vijat e tij dukeshin ende.
    - S’duhej tė shkoja kaq larg nė det, o peshk, tha. – keq mė doli, edhe mua edhe ty. Keq mė vjen shumė, o peshk…


    ----------------------------------------------------
    Mendja iu turbullua pėrsėri, por fillin me peshkun e madh e tėrhiqte me gjithė fuqinė. “Ia dola ta
    ktheja - anash, - mendoi ai. - Kėtė herė mund ta kthej me bark.” - Tėrhiqeni! - urdhėroi duart. -
    Qėndroni fort, kėmbė!
    Kthjellohu, mendje! Ti kurrė s’mė ke lėnė nė baltė. Nė ēastin qė peshku u gjend fare pranė varkės,
    plaku e tėrhoqi me sa fuqi kishte. Por peshku vetėm sa u kthye pak anash, pastaj drejtoi trupin dhe
    notoi tej.
    - Dėgjo, peshk! - i foli plaku. - Ti pėr tė ngordhur ke, pse kėrkon qė tė vdes dhe unė?
    “Kėshtu nuk bėj dot gjė, - mendoi. Goja iu tha aq shumė, sa nuk mund tė nxirrte njė fjalė, por
    s’kishte fuqi as tė shkonte deri te paguri i ujit, qė ndodhej dy hapa larg.
    - Kėtė radhė duhet ta tėrheq pranė varkės. Nuk mund tė rezistoj dot shumė; Jo, mund tė rezistoj, -
    kundėrshtoi nė ēast veten. - Ti, plak, gjithnjė reziston.”
    - Ti do qė tė mė vrasėsh, peshk, - tha plaku. - Sigurisht, ėshtė e drejta jote. Asnjėherė nė jetė s’kam
    parė qenie mė gjigante, mė tė mrekullueshme, mė tė qetė e mė fisnike se ti. Hė, ē’pret? Vritmė!
    S’dua t’ia di se cili mė vret.
    “Pėrsėri po tė turbullohet mendja, plak! Por atė duhet ta kesh tė freskėt. Mblidh mendjen dhe
    mundohu tė durosh vuajtjet, si njeri i vėrtetė... Ose si peshk, -shtoi ai me vete.”
    “Ē’tė bėj? - vrau mendjen plaku. Sa herė qė peshku largohej, atij i bėhej sikur do t’i binte tė fikėt. -
    Ē’tė bėj? Do ta provoj edhe njė herė.”
    “Do ta provoj pėrsėri”, - tha plaku me vete, megjithėse duart iu prenė fare dhe para syve iu bė
    mjegull.
    Provoi pėrsėri dhe peshku pėrsėri u largua. “Ah! - i shpėtoi njė thirrje dhe nė ēast ndjeu se brenda tij
    jeta po shuhej. - Do ta provoj dhe njė herė.”
    Mblodhi tėrė fuqinė e mbetur, gjithė krenarinė e humbur me kohė dhe i hodhi nė duel me peshkun.
    Plaku lėshoi fillin nė dyshemenė e varkės, e mbajti me kėmbė, ngriti fuzhnjėn lart aq sa mundi dhe
    me tėrė fuqinė qė i kishte mbetur e qė mundi tė mblidhte atė ēast, e goditi peshkun pas pendės sė
    madhe tė gjoksit, e cila i kishte dalė mbi ujė. Ndjeu si u fut maja e hekurit nė mish, ndėrsa ai shtynte
    fuzhnjėn thellė e, mė thellė me tėrė peshėn e trupit. Atėherė peshku u pėrpėlit, e megjithėse mbante
    brenda vetes vdekjen, u ngrit lart mbi ujė, sikur me trupin e tij gjigant, me bukurinė e fuqinė e tij
    donte tė krenohej...
    “Ē’po ndodh kėshtu me kokėn time vallė? - tha plaku, duke ngjeshur fytyrėn pas dėrrasės sė bashit.
    - Jam plak dhe u lodha shumė. Megjithatė, e vrava kėtė peshk, qė e kam mė tė shtrenjtė se vėllanė.
    Duhet tė bėj gati gjithēka qė mė nevojitet, pastaj ta lidh fort peshkun pas varkės, tė ngre valėn dhe
    tė kthehem nė shtėpi”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 20-09-2012 mė 08:12

  9. #9

    Pėr: Ernest Hemingway

    Titulli: Tė kesh dhe tė mos kesh
    Origjinali: To have and have not
    Gjinia: Roman
    Autori: Ernest Hemingway
    Shqipėroi: Alqi Kristo
    Shtėpia botuese: Onufri
    Viti: 2007
    Fq. 184
    Pesha: 0.25 kg
    ISBN: 978-99943-42-21-1
    Fragment nga libri
    Ai mė thoshte se s'kishte grua si unė dhe unė mendoja se s'kishte burrė si ai. Kėtė e kam ditur mirė, por tani mė vdiq. Tani duhet tė filloj tė bėj diēka. E di qė duhet. Por kur ke pasur njė burrė tė tillė, tė cilin ta vranė disa kubanė morracakė, nuk je nė gjendje tė fillosh menjėherė, sepse ēdo ndjenjė e brendshme tė ka lėnė. Nuk di ē'tė bėj. Nuk ėshtė njėsoj si atėherė kur bėnte udhėtime tė largėta.
    Atėherė, ai kthehej gjithmonė nė shtėpi, kurse tani do tė kaloj jetėn vetėm. Jam dhe e shėndoshė, e shėmtuar, e plakur dhe atė nuk e kam mė qė tė mė thotė se jam e mirė. Ai ishte aq i mirė pėr mua, aq i besueshėm dhe gjithnjė i nxirrte paratė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr dhe unė s'bėhesha merak pėr para, vetėm pėr atė dhe tani s'e kam mė.
    Kėto tė kėqija nuk i ndien ai qė vritet. S'do desha t'ia dija sikur tė isha vrarė unė. "Heri ishte si nė gjumė" tha doktori. Ai nuk u pėrmend fare. Unė u gėzova qė vdiq aq lehtė, sepse, o Zoti Krisht, nė varkė do tė ketė vuajtur shumė. Nuk e di nėse mė ka kujtuar mua ose pėr se ka menduar. Besoja se nė atė gjendje nuk do tė mendosh pėr asgjė.
    Besoj se do tė ketė pasur dhembje tė mėdha. Por, mė nė fund, i humbi ndjenjat. Do t'i lutesha Krishtit qė tė kisha vdekur unė nė vend tė tij. Por nga tė luturat s'del gjė. Asgjė nuk del nga lutjet. Duhej tė kisha vajtur nė varrim. Por bota nuk e kuptojnė. Ata nuk e dinė se si je ti. Sepse njerėzit e mirė janė tė paktė.
    Askush nuk e di se si e ndien veten ti, sepse nuk e kupton tė keqen qė tė ka gjetur. Dhe, nė rast se do tė jetoj edhe njėzet vjet, me se do tė merrem vallė? Asnjėri nuk do tė tė mėsojė se ē'tė bėsh dhe s'ke se ē'bėn, veēse t'i nėnshtrohesh fatit dhe tė fillosh menjėherė tė merresh me ndonjė punė. Ja, kėtė duhet tė bėj. Por dua tė di, o Zoti Krisht, si do t'i kaloj netėt? E si mund tė kalohet nata kur nuk tė zė gjumi?
    Besoj se do ta ndjesh veten ashtu siē e ndien ajo qė ka humbur burrin. Mundet qė tė kalohet. Ēdo gjė mund tė kalohet nė kėtė botė tė mallkuar. Besoj se e gjeta qė tani se si ta kalojmė. Ndrydhi tė gjitha ndjenjat, vdis nga brenda dhe ēdo gjė do tė kalojė lehtė. Vdis pėr sė gjalli, ashtu si bėjnė mė tė shumtėt e njerėzve, nė tė shumtėn e kohės. Besoj se kjo ėshtė rruga mė e mirė.
    Mė duket se e fillova mirė. Fillova mirė, meqenėse s'kam si bėj ndryshe. Besoj se kjo ėshtė ajo qė duhet tė bėj. Tamam kjo. Atėherė e fillova mirė, pra, tani jam mė e fortė se ēdo njeri... Pėrjashta ishte njė ditė e bukur dhe e ftohtė dimri subtropikal dhe degėt e palmave fėrkoheshin me njėra – tjetrėn nga era e lehtė e veriut. Disa njerėz, tė veshur me rroba dimri, kalonin me biēikleta pėrpara shtėpisė. Ata qeshnin. Nė kopshtin e madh tė shtėpisė matanė rrugės, kėndonte njė pallua.
    Nga dritarja dukej deti i rreptė, i ri dhe i kaltėr nga drita e dimrit. Njė motoskaf i madh po hynte nė liman dhe atje tej, nė horizont, nja shtatė milje mė tutje, dukej njė vapor cisternė nė profil, i vogėl e i qartė, faqe detit tė kaltėr, qė udhėtonte drejt perėndimit, duke kaluar afėr shkėmbinjve pėr tė mos djegur qymyr kundėr rrymės.
    Referim: http://www.shtepiaelibrit.com/store/...hemingway.html
    She's the morphine queen of my vaccine.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ernest Hemingway

    Njė ditė pėr dashnorin e letrave

    21 Korrik 2014 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip

    Sot, 115-vjetori i lindjes sė Ernest Heminguejit / Kėngėtarja Eda Zari, mikėpritėse e njė mbrėmjeje “Alla-Heminguej”

    Nė shqip, shkrimtari ėshtė pėrkthyer nga emra tė njohur tė letrave, si Ismail Kadare apo Vedat Kokona

    Ernest Hemingway“Nuk e di tė them se pse sa herė tė rrethoja me krahėt e mi, ndihesha si nė shtėpi.” Ernest Heminguej, njė prej personazheve mė tė njohura tė letrave botėrore, i shkruante kėshtu tė dashurės sė tij, Marlene Dietrich. Janė pa fund letrat qė ai i shkroi asaj dhe ato qė ajo shkroi pėr tė. “E dashurova menjėherė. Nuk kam reshtur kurrė sė dashuruari. E dashurova nė mėnyrė platonike. E them kėtė, sepse dashuria qė Ernest Heminguej dhe unė ndienim pėr njėri-tjetrin ishte e jashtėzakonshme nė mėnyrėn se si ne e pėrjetonim: njė dashuri e pastėr, absolute. Njė ndjenjė e paprekur nga dyshimet, njė dashuri pėrtej horizontit, pėrtej vdekjes, edhe pse e di me siguri qė kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohės, edhe atėherė kur nuk kishte mė fije shprese pėr asnjėrin”, shkruante ajo. Shkrimtari i adhuruar nga gratė, qė nuk e fshehu asnjėherė tėrheqjen ndaj seksit tjetėr dhe e shndėrroi letėrsinė nė njė depėrtim nė qenien njerėzore, sot shėnon 115-vjetorin e lindjes. Nė ēdo vend tė botės, shtėpitė botuese qė e botojnė, adhuruesit e librave tė tij ndalen pėr tė kujtuar njeriun qė me jetėn dhe punėn e tij, i bėri ta donin.

    Ditėlindja e Heminguejit do tė festohet edhe nė Shqipėri. Kėngėtarja Eda Zari do tė jetė mikėpritėsja e njė mbrėmjeje “Alla Heminguej”. “Nė datėn 21 korrik, pėr ditėlindjen e Heminguejit, nė njė festė alla Heminguej, nė rrugėn Heminguej, nė orėt e vona tė Heminguej, me pijet e zemrės sė Heminguej! Ato qė ndodhin natėn, nuk i shpjegojmė dot ditėn, sepse atėherė ato nuk ekzistojnė… Prandaj le tė festojmė tė gjithė natėn alla Heminguej dhe t’i lėmė tė tjerėt tė lodhen kur tė lindė dielli, tė shpjegojnė qejfin ‘e pashpjegueshėm’ qė do tė bėjmė”, thuhet nė njė njoftim, tė kėngėtares. Pjesa mė e madhe e librave tė Heminguejit janė botuar edhe nė gjuhėn shqipe. Pėrkthyesit e tij nė gjuhėn shqipe janė emra tė njohur tė letrave. “Plaku dhe deti”, vepra mė pėrfaqėsuese e letėrsisė sė tij, ėshtė pėrkthyer nė shqip nga shkrimtari i madh Ismail Kadare. “Ai kėrkon t’i pėrkthehet ajo qė sapo ka dėgjuar. Pėrveē pėrkthimit tė jashtėm nga njė gjuhė nė njė tjetėr, ka edhe njė pėrkthim tė brendshėm, pėrbrenda po asaj gjuhe. Ismail Kadareja ėshtė mjeshtėr i kėtij pėrkthimi tė brendshėm nė veprėn e vet. Jo vetėm nė rastet kur drejtpėrdrejt shėnon po nė atė vend ese dhe trajtesė, proces dhe zhdrivillim, por edhe duke e shndėrruar kėtė nė pėrftesė letrare”, shkruan prof. Xhevat Lloshi pėr kėtė pėrkthim. “Plaku dhe deti” ėshtė njė tregim pėr forcėn dhe dinjitetin e shpirtit tė njeriut. Me simbolikėn e tij, ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet tė shkojė njeriu, deri ku duhet tė guxojė. Pėr Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapėrcejė tė zakonshmen, se po shkel pėrtej saj, nė trevėn e dyluftimit tė pabarabartė, madje tė vetė vdekjes, nuk ka pėrse tė tėrhiqet pa e provuar. Mė mirė tė kthehesh i mundur, pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bėsh sesa tė dėshtosh pa e bėrė provėn. “Lamtumirė armė”, njė tjetėr vepėr e dashur e Heminguejit i ka ardhur lexuesit shqiptar nėn shqipėrimin e njė tjetėr emri tė njohur tė letrave shqipe, Vedat Kokonės. “Tė kesh dhe tė mos kesh” ėshtė pėrkthyer nga Alqi Kristo. Njė pjesė e tregimeve tė tij kanė ardhur vitet e fundit nė shqip, botuar nė faqet e revistave tė ndryshme letrare. Heminguej mbetet sfida e ēdo pėrkthyesi, dhe padyshim njė shkrimtar qė tė rrėmben zemrėn qė me librin e parė qė i ke lexuar. Ai lindi mė Illinois, 21 korrik 1899, dhe vdiq i vetėvrarė mė 02.07.1961, Ketchum, Idaho, e kujtohet nga tė gjitha qarqet artistike si njė ndėr shkrimtarėt mė nė zė amerikanė tė shekullit XX dhe si pėrfaqėsuesi kryesor i Brezit tė Humbur. Ai pėrjetoi thellė tragjedinė e dy luftėrave botėrore, u gjend disa herė ballė pėr ballė me vdekjen dhe shkroi njė letėrsi ku dhunės njerėzore i kundėrvihet dashuria, ndėrsa kotėsisė dhe zhgėnjimit tė jetės, pėrpjekja pėr tė qėndruar me ēdo ēmim dhe me ēdo kusht. Heminguej u rrit nė njė mjedis mbytės provincial nėn autoritetin e njė nėne tė rreptė, ndėrsa vetėvrasja e tė atit la gjurmė tė pashlyera nė zemrėn e tij. Universiteti i parė pėr Heminguejin u bė Lufta e Parė Botėrore. Ai shkoi vullnetar si sanitar nė Itali, ku u njoh me tmerret e luftės, por edhe me burrėrinė dhe vetėmohimin, qė do tė mbushnin faqet e tregimeve dhe romanėve tė tij tė mėvonshėm. Atė qė mundi tė shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisė me atė tė letėrsisė artistike, e mblodhi nė vėllimin e parė “Nė kohėn tonė” dhe nė vėllimin e dytė “Burra pa gra”. Por nė mbarė botėn Heminguej u bė i njohur me romanin “Lamtumirė armė”, ku trajton njė histori dashurie, qė pėrfundon tragjikisht nė njė botė ku sundon ligji i luftės dhe ku njeriu vret njeriun.

    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Heminguej udhėtoi dhe mori pjesė nė veprime luftarake si korrespondent. Nė tregimet e kėsaj kohe tingėllon e fuqishme ideja antifashiste kundėr luftės. Heminguej u bė i famshėm me botimin e novelės “Plaku dhe deti”, pėr tė cilėn u nderua me ēmimin “Nobel”. Si pėr tė vazhduar traditėn familjare, Ernest Heminguej vrau veten, duke pasur frikė nga sėmundja, e cila e mundonte prej kohėsh. I konsideruar nga shumėkush si strehė e brezit tė humbur, Heminguej vazhdon tė mbetet shkrimtari mė i shquar amerikan. Proza e tij e gjallė shquhet pėr nga thjeshtėsia mahnitėse, dialogu i thjeshtė plot jetė. Personazhet kryesore tė Heminguejit janė gjithnjė luftėtarė tė paepur, me dinjitet krenar, toreador, pėrballė gjendjes sė nderė qė po pėrjetonte padrejtėsisht brezi i humbur, brez nė kurrizin e tė cilit rėndoi mė sė shumti Lufta e Parė Botėrore. Heminguej vijon tė jetė njė personazh, ku kritika dhe biografėt vijojnė tė hulumtojnė. Tre vjet mė parė, njė miku i tij zbuloi fakte qė tregonin se shkrimtari ėshtė ndjekur vazhdimisht nga agjentė tė FBI-sė. Nė njė shkrim botuar nė “New York Times” me rastin e 50-vjetorit tė vdekjes sė shkrimtarit, AE Hotcher, biograf i tij shkruante se FBI-ja ka kontribuuar nė ankthin dhe vetėvrasjen e tij”. Por sot ėshtė njė ditė pėr tė kujtuar Heminguejin, qoftė duke hapur njė libėr tė tij…

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...rin-e-letrave/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11

    Pėr: Ernest Hemingway

    Per ke bien kembanat

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •