
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Ku humbi Tirona ime..
25/09/2010
Nga Rezarta Delisula
Kėrkoj ngado Tironėn time, qytetin ku u linda e rrita, qytetin e prindėrve e stėrstėrgjyshėrve tė mi. Ja njė portė pėrballė Shkollės sė Kuqe. Ėshtė druri, ka ēekiēin nė formė dore, qė shėrben si zile, tre rreshta tjegulle kafeje mbi, ka avlli tė bardhė nė dy anėt e saj. Ishte identik me portėn e shtėpisė sime, nga e cila kemi ruajtur si relike vetėm ēekiēin. Zhvillimi urban, evropianizimi, plani francez i qendrės, lėvizja e lirė, poliqendrat, projekti danez apo austriak... janė konceptet qė po vrasin kujtimet e mia. Sa pak qė ka mbetur nga qyteti im. Mė thonė, ja ku e ke Skėnderbeun, Ministritė, Xhaminė e Ethem Beut. Ėshtė tallėse dhe qesharake tė quhet kjo Tirona ime. Mundohem tė gjej kuturu ndonjė shtėpi karakteristike tiranase, tė ulėt me dy palė shkallė nė hyrje, me lugun e gurtė nėn ēezmė, me drurėt frutorė (me hurma, fiq, kumbulla e rrush zakonisht e jo me carac si ironizohet) e zanatēinjtė e rakisė qė linin mėnjanė kazanėt e zierjes. E nga ato shpitė, gjysmė tullė e gjysmė qerpiē, me mure tė trashė e shtruar me dėrrasa si nė tavan e nė dysheme, me ato dritare tė mėdha e plot dritė. Me ato avllitė e lyera me tė bardhė dhe sipėr tyre xhama tė thyer pėr tė siguruar mbrojtjen nga keqdashėsit. Ndonjė me pus, e njė tjetėr me magjen nė fund tė oborrit, me kalldrėme qė shkėlqenin si pasqyrė... Lagje tė tėra, fundosur nė themelet e gjigantėve shumėkatėsh. Nuk ka mė asnjė vend ku unė tė tregoj Tironėn time, asnjė vend. Kujtoj fėmijėrinė time. Nonėn qė mbante merhaman tė bardhė borė nė kokė e qė na linte neve dhe gjithė fėmijėve tė lagjes tė hipnim e tė merrnim kumbulla nga druri i madh degėt e sė cilit vareshin nė rrugicė (Si ajo ishin shumica e grave tė Tiranės sė vjetėr). Kujtoj bredhjet tona nga rrugica e Kėrēikėve te Pazari i Ri e rruga, Qemal Stafa, bukurinė e rrugės sė Pishės, mbushur me shtėpi tė ulėta e dy-katėshe, me oborret rregulluar bukur, gjyshet qė me fshesa nė dorė mbanin akull pjesėn para shtėpive tė tyre. Rruga e Pedagogjikes, akoma mė interesante...
Sa shėmtuar duket nga lart lagjja ime e vjetėr. Ka pallate si hunj ndėrtuar mes shtėpive private, ndonjė pallat 6-katesh i ndėrtuar nė epokėn komuniste e i dalė boje, tentativa nga pronarėt pėr tė ndėrtuar vila, e qė pas ndarjes sė pronės me tė vėllanė, ajo vilė smund tė quhet ndryshe veēse njė tunel 15 metėrsh i lartė dhe i shėmtuar. Ndėrtime shtesash kot e mė kot, cepa, rraqe, vjetėrsira. Ja edhe nė vend tė shtėpisė-muze qė ishte mė parė te disheza pranė ATSH-sė, ėshtė ndėrtuar njė shumėkatėsh, pas zjarrit qė thuhet se i ra gabimisht. Lagjja ime tani pėrbėn njė KRIM VIZIV.
Kujtoj lulishten e ministrive, aty ku 100 pėr qind e shqiptarėve e kanė tė fiksuar nė fotot e tyre. E mė vonė shatėrvanin nė qendėr qė na dha njė mundėsi tjetėr panoramike pėr fotot tona. Njė qendėr me hapėsira tė mėdha qė mundje tė shihje deri te Xhamia e rrugės sė Kavajės e te ish-Legata Jugosllave, Treni e Universiteti e Pazari i Ri. Se di si do tė bėhet, edhe pse i kam parė projektet tredimensionale. Janė projekte shumė ambicioze, ndryshe nga sa jemi mėsuar tė shohim nė Tiranė, dhe me siguri them se pamja qė do tė marrė do jetė shumė mė e mirė se kjo qė ka sot, nėse realizohet njė mė njė, por di sigurisht qė sdo tė ketė hapėsirėn e mėparshme. Mund tė jetė mė moderne, me ndonjė qiellgėrvishtėse mė tė bukur arkitektonisht se Pallati i Kulturės, me mė shumė xhama pasqyrė, e me mė shumė ngjyra, por sigurisht qė pamja e re sdo tė ketė tė bėjė me Tironėn time. Shallvaret, pallatet Agimi, Moskatet mund tė jenė fare mirė pjesė e ndonjė bienaleje, me ndėrthurjen e arkitekturės qė gjendet nė to. Pa shkuar nė zonėn e Tiranės sė Re e te Komuna e Parisit, qė nuk gjen mė pika orientimi pėr tė kuptuar nga erdhe. Me ato pallate ijė mė ijė, pa ndriēim tė rrėmujshme, tė frikshme. Mė kujtohet Mapo e madhe pėrballė shtėpisė sė Kadaresė dhe parku gjigant i lodrave (pėr kohėn e atėhershme) qė ne e quanim te varka, pasi ishin tė vetmet tė tilla nė Tiranė. Pa harruar tė rikujtoj lulishten nė anė tė Drinit qė nė mes tė viteve 80 u kthye nė njė minipark botanik, ndėrsa sot nė njė objekt futurist shumė-katėsh, i papėrcaktuar gjom-etrikisht. Ai parku gjigant te rruga e Elbasanit qė niste te kėndi i lojėrave, ku shpesh dilnim me ballė tė nxirė nga shtėpia e pasqyrave, duke vijuar te bulevardi ku mė pas u ndėrtua Piramida e deri te Universiteti i Tiranės, copėza tė mbetura tė sė cilės, nuk e ndėrtojnė dot mė puzlen (pazėllin) e kujtimeve. Edhe zona te shtėpia e Partisė, rrugicat me kalldrėme e shtėpitė e ulėta me dyer dėrrase, qė pėr shumė e shumė vjet u ruajt pėr tė mos u pėrfshirė nė sistemin; zhvillim pa kriter, tashmė e ka humbur lezetin e saj. Jo vetėm qė nuk ėshtė investuar asnjėherė si zonė muzeale qė ėshtė, por ka humbur dhe ēehren e Tironės sė vjetėr. (Megjithatė, mund tė rivihet rregull e tė investohet nga Bashkia edhe nė kėtė stad qė ndodhet).
Qyteti im i ka humbur konvencionet e vjetra. Nė vend qė tė thuash takohemi te Kursali, themi; shihemi te autobusėt e Kamzės. Nuk thuhet mė; te shpia e Cenit tė Lakut (mjekut ortoped tė 500 mijė pacientėve), por; te paidhaqet e Dajkos...
Pėr ditė, ngulet ndonjė lopatė e re, duke zhdukur si me mllef ēdo gjė qė ka mbetur nga e shkuara.
Kjo ėshtė Tirona jonė, Tirona e Kontradiktės, kėndonte dikur kryetari i Bashkisė Edi Rama. Po kjo ėshtė Tirona e kontradiktės, por nuk po gjendet mė pjesė nga Tirona ime. Nga ato lagjet sharmante, qė sot mund tė ishin pjesė e njė zone muzeale, ku turistėt tė takonin edhe tė shkuarėn tonė. Nga ato shtėpi tė pastra e tė mirėmbajtura qė sot njė mund tė ishin kthyer nė lokale karakteristike ku tė ofrohej raki rrushi e meze, sikurse uzeritė e lokalet e kėtij tipi nė tė gjithė Evropėn. Dikush do tė thotė qė Tirana ska histori, se smund ta krahasosh me Romėn apo Athinėn. Pa diskutim qė nuk kanė lidhje. Megjithatė tė huajt mund tė gjenin nė mes tė njė kryeqyteti evropian pjesė nga kultura osmane, gjė qė ka qenė po aq interesante pėr ta edhe para viteve 90. Por, askush su pėrpoq ta ruante kėtė, nė njė pjesė tė qytetit tim. Mė merr malli pėr Tironėn time, ska mbetur mė asgjė prej saj. Sot jam njė kryeqytetase si 1 milion tė tjerė.
gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt