lypsari i vdekjes.
sikur ..fati.
fati te qe djale.
do ta vrisja ne tortura
e pastaj...
do ta ringjallia te mbare.
Sikur fati
te qe vajze.
do ta perdhunoja shtazerisht
e pastaj...
veten do te denoja me vdekje.
per te rilindur serish
Trinjake...:
une
fati
dita!
"cmendine shetitese"
Jam bere si program qeverish,
e parealizueshme.
jam bere si institut qorrash
e shkopi ndihmues me ka humbur
ne stacionin me te braktisur.
Jam bere cmendine shetitese
po te cmendurit e mije jane bere te mire.
nuk flasin, nuk qeshin, nuk qajne.
biles as nuk ecin.
ah te mjeret, vargjet e mije.
"kryevepra"
Mendja ime ka ngecur.
ka ngecur ajo...
qe gjithmone ka udhetuar
pa pertim.
Ajo, tashme s'po leviz
nga asnje ngacmim
...Me kujtohet kur mendja ime
ka zhbiriluar vet mendimin e djallit.
Mendja mi ka llastuar deshirat e bredhjes
ne vendet e ideve
ku zogj nuk kishte patur kurre.
Katilja, gjithmone pa trupin
ka bredhur.
"une dhe une"
Kthehem ne sigurine time te pasigurte
Te shpik shmangien e hakmarrjes se padukshme.
te vras buzeqeshjen hipokrizisht te paturpshme.
Ne s'jam e vonuar
jam pak strikte.
Jam e sigurt, ne mos'sigurine time
se jam tamam ne kohe,
deboren e bardhe te mundem
pa e shkrire , pa e nxire
ta ngroh.
Jane te panumerta gjerat per te cilat jam kthyer.
jam ai guri, qe pika deri thelle e ka gerryer.
dhe, prap gjej siguri ne mos'sigurine time
te sigurt.
se, s'jam gur!
Ne trhyhem , ngjitem prap.
Ne gerryhem s'thermohem.
Ne shkaterrohem...nuk shkaterrohem.
Krenarine e kam me krenare
vetem duket se jam e dobet.
kur me mungojne lotet,
jam me e pafajshme.
Vendimin e kthimit e kam me krenar.
edhe e vrare , nuk kthehem per te vrare.
Kthehem ne pasigurine time,
te pasigurt.
Vet'llastimin, vet'adhurimin,
vet'quajtjen Zot, dhe demon,
t'i ze perdore
si bardhezine me te bardhe te asaj bore...
qe ra parvjet.
Zoti, Krishti, Djalli
qaramane behen e me kerkojne mend.
Ata qe gjithmone u shtiren
se me deshen.
Djalli qe djalle e me bindi...
se shpirti s'rri aty ku rri shpirti.
"nenes"
Teksa e percillnim
ne vendin e pakthyeshem
(parajase qofte!)
qava, aq sa ndjeva se si shpresa vdes.
Shpresa ime shpresehumbur
u ul buze varrit ende bosh.
mua mu duk se u hodh...
por..ah por....
"shpirt i degraduar"
Buzembremja!
Buze te ftohta gruaje
malli yt s'i ngroh me.
Nate!
pagjumesi e dhuruar
me duar tradhetie
dashuria jote tradheton per se dyti.
Mesnate!
Xhelozia derigjon mendime te liga.
duke sajur tinguj te thate
dhe vija.
Mengjes!
C'paskam bere?!!
Cilen te varros te paren?
Mesdite!
Deti kerkon brigjet e vjetra.
Dite-Nate
as njera as tjetra.
""rrofte zvetnimi"
Sfond pa reliev
thellesi kohore
modifikim prespektivash.
leje mendimesh te pacipa
gdhendje ligjesh
gudulisje grash
vetevrasje e menjanuar
veprime shkaterruese
ekuiliber i humbur
kocke e vjeter
kafke e re.
...Fito pafajsine
per te humbur parate.
pa dashur tia dish c'behet
me ndrin tend kurvar.
heshtje shurdhuese
turp pa ngjyre
madhesi ndryshimi
hyrje qe del.
"danga e drites"
me forcon forca ime
bindjet e mia me bindin.
me vrasin tragjiket e ndergjegjshem.
te vetvarurit ne degen e shtatorit
tek e diela e trete.
Pusi i hapur i vjeshtes me pin
Qeni i ngordhur te marten e shkuar
me kafshon ,
e nje dange te keqe mi shkakton drites.
Arsyeja, qe shtyn karrocen e vet
eshte vetmitare.
Deshira jote nuk me deshiron.
Zoti nuk eshte i gjithpushtetshem.
perpjekja logjike e mendimeve
eshte varur ne nje shprese te thate
dhe jeton ne litarin e bere
me lesh gomari te ngordhur
para pesembedhjetevjetesh
qe qelb gjithe guximin e botes!!!
"kisha nje..."
Kishe nje gjyshe.
gjyshja vdiq
pa e injektuar vaksinen
kunder plakjes.
Kishe nje nene.
nena vdiq pa u bere
gjyshe.
kishe nje moter.
motra vdiq pa u bere
nene.
isha ....pa qene
jam ...pa mundur te jem.
"Te gjykosh , do te thote te tallesh"
vet ia njoh gabimet vetes.
denoj doktrinen time me vdekje
ustem te mesoj
perdorimin e logjikes ne analizen e gjerave.
deshirat e mbrapshta
t'i permbaj mundem disi.
dhe shpall vet'amnisti.
Guxoj te propagandoj hyjni te rinj.
"loje"
enderra ime!
nje mjelme e pluhurosur
larg liqenit.
Sa keq !
mjelme e pluhurosur.
Sa i mjere!
liqeni pa mjelme!
"qeshin ulerimat "
qeshin ulerimat prej dhimbjes
te mpire krahet prej mosperqafjes se larget
e djeshmia zgerdhihet
se me vrau te sotmen.
e sotmia trishtohet
se s'e lind dot te nesermen.
e nesermia mpihet , thermohet.
une cmendem me dite-netet.
"***"
ererat e shiut,
masat perveluese
te mallit
shkretine ma bene
shpirtin.
ah sikur ta dija
netet qe shkuan
a ishin?!!!
"lumturi"
arratisem prej vetmise time
per tu bere vetmia jote.
arratisem per te mberritur
atje ku mbaron vetmia.
Atje ku me e mira nuk vlen asgje.
...keshtu e ka kjo bote.
nga koti ne kot.
Kam shpirt!
mekatesisht pak besoj ne te.
ndergjegjesisht besoj me shume
ne asgje.
Arratisem prej vertetesise time.
Per tu bere vertetesia jote.
"ti iken gjithmone kur vjen shiu"
Ti luan me pritjen time
sikur te qe vetem pritje.
Luan me oret e mija
sikur do te rroj aq sa
vetem mua nuk mi numeron
oret vdekja.
Te me duash edhe pak me shume.
sa per te mesuar se pritja eshte dhimbje.
dhe vdekja eshte ikje.
Te dhashe edhe shpirtin.
Po ti iken gjithmone kur vjen shiu.
Dhe shpirti im, ne xhepat e ndjenjes tende
krijon besdi.
ti e hedh ne rruget e lagura te dimrit.
Shiu nuk eshte gjithmone
vetem shi!
"dite te veja"
perralla qe me tregon
varri i nenes
cdo mbremje ne enderr
je TI.
te buta dhe mizore duart e tua
si zemerimi im.
E paksahapur.
Me e paksadashur
dashuria jote
Prej dasmes se erresires
qe ben dashuri me hijen tende
dhe te veten.
Syri yt!
i vetmi shteg qe me lidh
me qiellin e marsit.
Perralla qe me tregon
varri i nenes
cdo mbremje ne enderr
ka ngjasa te reja.
po ditet, mi vjetron
te veja.
"kenga e loteve"
Luaj vallen e parendsishme
t flutures rreth qiririt te fundit.
Jam flutura e tetorit
e ngrica me eshte futur
ne zemren time verore.
Une prap vallezoj,
derdellis, bej flirte,
mashtrohem edhe pakez
perpara se ti thyhem eres
se stuhishme te ndarjes
dhe koses se madhe te vdekjes.
Te gjthe e kane jetuar kete
ekzistence insekti.
Dhe kane pandehur se u ka ...
mjaftuar!
"verbimi i debores"
Mengjesi dhe mbremja
mure te dites.
Ku dashuria jote shkrimakeqe
duar njollosur me kalterimin
e pergjakur
shkruan e fshin
here emrine saj
here emrin tim.
Mbremja dhe mengjesi mure te nates.
Une shkruaj zanoret endacake
qe kerkojne fjalen "diell"
Dielli, parandjenja e ngjyres se shpreste.
Deti humb dialektin dashuror
Marsi vershon deboren e rrugeve
te parrugedalje.
Prilli imiton Krishtin.
Maji Kryqin.
Kalterimi i debores vritet
pa u degjuar krisma.
"loja e stineve"
Une isha ne vdekje.
u ktheva serish.
ketu ishe ti
ti ishe jeta
ndaj te desha.
Dhe, kur te desha
nata u shkri ne nje peme
e kundermoi arome drite.
Koha jone vdiq.
Kur zgjoheshe ti
ishte pranevere.
Kur flije ,
]ishte vjeshte.
Njemije here mes ketyre stineve
dimri dhe vera benin lojen e tyre
te zorshme.
Po ti nuk me deshe aq shume.
As une nuk te desha aq bukur.
Ndaj...
nuk ishim te perjetshem
te pathyeshem.
Fituam ditet
o i embli im!
dhe, humbem vitin e arte.
(marre nga libri;Struktura e ferrit")
Krijoni Kontakt