Berisha: Ftoj zyrtarisht Metėn pėr koalicion. Qeveri e djathtė me votat e sė majtės
» Dėrguar mė: 04/07/2009 - 11:43
• Kryetari i Partisė Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bėrė ftesė zyrtare Ilir Metės, kryetarit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim (LSI) tė hyjnė nė koalicion pėr krijimin e qeverisė sė re. Kryetari i demokratėve e justifikoi ftesėn si tė natyrshme pėr 3 arsye kryesore. Berisha nuk pėrjashtoi se nė qeverinė e ardhshme do tė bėjė pjesė edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut
TIRANE-Kryetari i Partisė Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bėrė ftesė Ilir Metės, kryetarit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim tė hyjnė nė koalicion (LSI) pėr krijimin e qeverisė sė re. Sipas Berishės, LSI plotėson tė gjitha kushtet pėr njė koalicion me tė djathėn, pasi ka program tė ngjahėm me atė tė pD. Berisha nuk pėrjashtoi se nė qeverinė e ardhshme do tė bėjė pjesė edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut.
Nė njė konferencė pėr shtyp pak para mesditės nė selinė e PD, Berisha ka bėrė tė ditur koalicionin e ardhshėm qė ai ka projektuar pas rezultateve paraprake qė ka publikuar deti tani KQZ. “Sovrani na diktoi koalicionet. Ftoj Lėvizjen Socialiste pėr Integrim (LSI) si partia qė programin mė tė afėrt me ne tė bashkėpunojė pėr krijimin e qeverisė sė re. LSI tė vlerėsojė sinqerisht ftesėn”.
Kryetari i demokratėve e justifikoi ftesėn si tė natyrshme pėr 3 arsye, pėr pėrqindjen e votave qė kanė marrė nė kėto zgjedhje, pėr programin qė LSI ka dhe pėr persekutimin qė i ėshtė bėrė nė proceset zgjedhore dhe qė sot sipas Berishės, meriton tė fitojė atė qė meriton.
“LSI ėshtė subjekti me programet mė afėr PD. Ka studiuar programin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, LSI ka punėsimin si kryefjalė ashtu si PD.
LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se pėrfaqėsuese dinjitoze, jeni dėshmitarė sesa e persekutua kjo parti nė dy zgjedhjet e fundit. Jeni dėshmitarė kur unė kam bėrė thirrje nė atė periudhė qe te gjendet gjuha e bashkimit jo e pėrjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% tė votave qe sovrani i dha koalicionit tė parė, i shtohen dhe 6% votave tė spektrit tė majtė dhe faktikisht. Kam besim se kjo forcė politike do ti pėrgjigjet pozitivisht ftesės sime tė hapur e tė sinqertė”.
Gjithsesi Berisha shtoi se qeveritė e minorancės nuk janė shumė tė pėlqyeshme, por qė parlamenti mund ti mbajė nė pushtet pėr disa arsye. “Jam i sigurt se koalicioni do tė funksionojė. Kjo qeveri do tė ketė baza solide, sepse ne kemi shtyllat kryesore tė programit tė pėrbashkėta”, mbrojti tezėn e tij Berisha. Ai siguroi LSI se nuk ne rast koalicioni te mundshem, PD nuk do te ushtrije trysni tek kjo parti.
Berisha: Edi Rama, Gėzuar ditėlindjen!
I pyetur nga mediat sesi do tė reagojė kryetari i opozitės rreth kėsaj ftese qė kreu i PD i bėri LSI nė kėtė pėrvjetor tė 45 tė ditės sė lindjes, Berisha u shpreh : “I uroj ditėlindjen Edi Ramės. Vitet e ardhshme t’i sjellin mė shumė rini” .
Berisha: Nė qeveri edhe PR e Mediut
Qeveria e re sipas Berishės do tė ketė nė kabinet edhe pėrfaqėsues nga Partia Republikane. I pyetur nga mediat se nėse PR e Fatmir Mediut do tė jetė pjesė e qeverisė sė re, Berisha u shpreh se “ka njė marrėveshje para dhe pas zgjedhore pėr koalicion me PR, qė vlen. Unė do respektoj marrėveshjen”, theksoi Berisha.
Berisha: KQZ veproi drejt me rezultatet
Berisha ka justifikuar rezultatin qė u shpall dje nga KQZ pėr mandatet e fituara nga partitė nė kėto zgjedhje parlamentare. “Askush nuk dha rezultate definitive. Rezultatet paraprake lejohen. KQZ shpalli rezultate paraprake qė ėshtė njė standard konstant i kėrkuar dhe sanksionuar nga konventat ndėrkombėtare pėr zgjedhjet”
Krijoni Kontakt