100 ditėt e para tė qeverisė Berisha

Nga betimi nė 17 shtator e deri tek marrja e pyetėsorit nga KE



Nisi si njė anormalitet, por shumė shpejt u kthye nė njė normalitet, duke thyer ēdo tabu. Ilir Meta sė bashku nė tė njėjtėn qeveri me kundėrshtarin e tij politik mė tė ashpėr, Sali Berishėn. Ky mutacion politik me ndikim nė ambientin e amplifikuar shqiptar nga habia do tė pėrjetohej si njė shock. Por kjo magjepsje e politikės ndaj kėsaj dysheje tė ēuditshme, do ti linte mė shumė me gojė hapur kundėrshtarėt, pėr faktin e thjeshtė se kjo aleancė sado e brishtė, po vazhdon tė funksionojė edhe sot. Dhe me sa duket po tregon se ka ndėrmend tė qėndrojė aty edhe pėr shumė kohė. Me kėtė impresion nisi mandatin qeveria “Berisha 2”, e cila ishte njė pėrzierje PD-LSI, ndoshta evenimenti mė i rėndėsishėm i dekadės sė fundit politike nė vend. E sidoqė tė jetė nga dita e betimit e deri tani kanė kaluar afėrsisht 100 ditė nė tė cilat qeveria e Berishės ėshtė vėnė shpeshherė nė provė, dhe ka marrė vendime tė ndryshme tė cilat kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė, tek jeta e pėrditshme e shqiptarėve. Por njė zė tė rėndėsishėm nė kapitullin e qeverisė Berisha ėshtė edhe raporti me opozitėn socialiste e cila ėshtė pozicionuar krejtėsisht nė anėn e kundėrt. Dhe mė tepėr konflikti ėshtė i hapur personalisht midis Berishės dhe Ramės tė cilėt po pėrplasen aq shumė duke nxjerrė nė dritė shumė gjėra qė nuk shkojnė nė Shqipėri. Megjithatė fakt ėshtė se objekt i sulmit tė opozitės socialiste ėshtė qeveria. Por nė tė vėrtetė ēfarė kanė bėrė kjo qeveri nė kėto 100 ditėt e para tė jetės sė saj?
Qeveria “Berisha 2”
Sali Berisha doli i fituar nga zgjedhjet e 28 qershorit. Falė avantazhit tė lehtė dhe avancimit tė Ilir Metės, i takoi tė atij tė krijonte qeverinė e re. Njė qeveri e cila nė fillim krijoi njė apati tek njerėzit, pėr mėnyrėn se si do tė menaxhohej aleati i ri Ilir Meta dhe postet tė cilat do ti ofroheshin. Ndėrkohė Berishės iu desh tė bėnte llogaritė me tė vetėt. Meta ishte asi nė dorė i cili do ti jepte Berishės mundėsinė tė vazhdonte lojėn. Kėshtu qė krejt papritur kreu i LSI-sė u kthye nė faktor dhe prej tij vareshin nė mėnyrė ironike fatet e vazhdueshmėrisė sė Berishės nė krye Kėshillit tė Ministrave. Shkaku i kėsaj ngjizje pa dashur u bė Edi Rama. Berisha dhe Meta u zgjuan njė mėngjes nė tė njėjtėn varkė dhe qė tė dy mėsuan se duhet ta mbanin nė sipėrfaqe nėse nuk donin tė fundoseshin. Dhe kush ishte mėnyra mė e mirė. Ti lėshonin pe njėri-tjetrit aq sa tė mos kėputej. Rezultati: nė 17 shtator, pas njė vere mė tė nxehtė seē u parashikua, Berisha mė nė fund arriti ti qetėsojė ujėrat duke i kėnaqur tė gjithė me zgjedhjet e tij. Njė hap i domosdoshėm pėr ti shpėtuar njė krize. Qeveria e re. Mė e reja e kėsaj qeverie ishte shtimi i njė portofoli. Pėrveē asaj qė Lėvizja Socialiste pėr Integrim mundi tė siguronte tre portofole ministrore. Ndėrsa mė e vjetra ishte fakti se nė qeveri u rikonfirmua dhe u rizgjodh, Fatmir Mediu. Pėr ironi tė fatit, incidenti i parė nė mbledhjen e parė ndodhi pikėrisht me tė. Stafit kryeministror “u kishte dalė nga mendja” shtimi i njė portofoli ministror dhe kjo bėri qė ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tė mbetej pėr pak minuta nė kėmbė.
Strategjia e qeverisė
Shqiptarėt ishin njohur pak a shumė me prioritetet e qeverisė. Nė kėtė mandat tė dytė Berisha ndryshoi strategji. Ai mendoi se infrastruktura tashmė nuk ėshtė objektivi kryesor. Pas njė pune katėrvjeēare, me rrugėt e vendit, Berisha pėrveshi mėngėt dhe kėrkonte tė prekte pikėn mė tė dobėt tė shqiptarėve. Liberalizmin e vizave dhe integrimin e vendit nė Bashkimin Europian. Nė fakt slogani i pėrdorur nga Berisha ishte shumė i goditur “Qeveria e Integrimit”. Por peshėn e kėsaj aventure Berisha nuk e mori tė gjithė pėr vete por angazhoi edhe aleatin e tij Ilir Meta, duke i dhėnė postin e ministrit tė Jashtėm. Njė bast pėr tė dy liderėt, tė cilėt kanė edhe njė llogari tė hapur me kundėrshtarin e pėrbashkėt Edi Rama. Pikėrisht ky i fundit iu kthye kundėr dhe ka zėnė rrugėn. Por pėrtej kėtij qėllimi, nė mbledhjen e parė tė qeverisė Berisha vendos piketat nė administratėn publike. Strategjia e re i referohej fryrjes sė kėsaj administrate pėr katėr vitet 2009-2013. Kjo zgjedhje i referohej kėtij sektori si njė nga shtyllat i cili do tė realizonte reformat dhe nė prespektivėn e procesit tė integrimit evropian bėhej gjithnjė e mė i madh. Megjithatė ky ėshtė njė nga shqetėsimet mė tė vogla tė Berishės. Nėn ethet e njė krize ekonomike dhe tkurrjen e tė ardhurave dhe likuiditetit, qeveria fillon tė kursejė nga vetja e saj. Masa e parė ishte heqja e makinave dhe shoferėve tė deputetėve, duke i lėnė nė kėmbė, pėrveē kryeministrit, kryetares sė Kuvendit dhe kryetarit tė Bashkisė. Njė masė qė u kontrapeshua nga vendimi i qeverisė pėr buxhetin e vitit tė ardhshėm, nė rritjen e rrogave tė pensionistėve, administratės publike dhe gjyqtarėve.
Pėrplasjet me opozitėn
Megjithatė jeta e Berishės nuk ka qėnė edhe aq e lehtė nė kėto 100 ditėt e para. Nė fakt opozita socialiste ka ndėrrmarė njė aksion politik pėr hapjen e kutive dhe largimin e Berishės. Por pėrgjigja qė kanė marrė deri tani ka qėnė e prerė. Kutitė nuk hapen. Kjo e justifikuar me faktin se qeveria nuk del mbi vendimin e gjykatave. Por ky nuk ėshtė motiv pėr tė cilin Rama tėrhiqet prapa, paēka se tė gjitha sugjerimet e ndėrkombėtarėve rekomandojnė hapur se socialistėt duhet tė kthehen nė Kuvend. Me pak fjalė njė vjeshtė e cila nisi me njė konflikt qė vazhdon ende sot. Nė fakt tonet e gjuhės politike u ashpėrsuan edhe mė shumė kur Berisha vendosi tė hapė lojėn dhe tė nisė sulmin ndaj Ramės, deri nė detajet mė intime nga jeta e tij private. Ndėrkohė qė ky i fundit i dha njė ultimatum. Ose tė hapėn kutitė ose tė largohet. Nė kėtė vorbull u pėrfshi edhe kreu i LSI, Ilir Meta i cili ia bėri tė qartė Ramės se kthim prapa nuk ka mė dhe i kėrkoi pėr tė shumtėn herė qė tė kthehej nė parlament. Por deri tani raportet kanė mbetur pezull dhe mė shumė tė tensionuara midis opozitės dhe qeverisė.
Integrimi nė BE
Nė 16 nėntor qeveria arrin ti japė njė rreze shprese shqiptarėve. Kėrkesa e Shqipėrisė pėr anėtarėsim merr miratimin e Bashkimit Evropian. Depozitimi i saj, tashmė ka hyrė nė proces shqyrtimi nga Komisioni Evropian, i cili do tė vendosė nėse Shqipėria ėshtė apo jo e gatshme pėr tė marrė vendin e statusit kandidat nė BE. Nė kėtė proces pėrfshihet edhe Greqia e cila impenjohet tė integrimin e Ballkanit Perėndimor nė BE, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Por lajmet e mira nuk kanė vonuar tė arrijnė dhe dy ditė mė parė Komisioni Evropian i dorėzon qeverisė pyetėsorin e integrmit nė BE Shqipėrisė i cili do tė testojė 45 institucione tė vendit dhe pėrmban 2280 pyetje tė hedhura nė 384 faqe.

17 shtator, Qeveria “Berisha” betohet nė Presidencė
15 ministrat e qeverisė “Berisha” tė miratuar njė ditė mė parė nė Parlament pa praninė e opozitės, bėjnė betimin para Presidentit tė Republikės, Bamir Topi. Ndėrkohė qė dekretimi i qeverisė aq formuar pas 28 qershorit, ėshtė bėrė nga Presidenti mė datė 14 dhjetor. Edhe pse jashtė parlamentit opozita shfaqi pakėnaqėsi pėr pėrbėrjen e ekzekutivit dhe nė veēanti pėr pėrfshirjen si ministėr Mjedisi, tė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

17 shtator, Berisha mbledh qeverinė e re
Fill pas betimit nė presidencė, kryeministri Berisha nuk ka humbur kohė, por ka bėrė menjėherė mbledhjen parė tė qeverisė sė re, pėr katėr vitet e ardhshme. Pėrveē shtimit tė njė portofoli ministror, kjo ishte mbledhja parė e qeverisė shqiptare nė tė gjitha kohėrat qė bėhej me kompjuter “Lap top”. I pari qė ka “inauguruar” sallėn ministrore, ka qenė zėvendėskryeministri Ilir Meta. Por nė mbledhjen nuk munguan as incidentet. Stafit kryeministror “u kishte dalė nga mendja” shtimi i njė portofoli ministror dhe kjo bėri qė ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu tė mbetej pėr pak minuta nė kėmbė.

18 shtator, miratohet shtimi i punonjėsve tė administratės
Kėshilli i Ministrave miraton Strategjinė pėr Administratėn Publike 2009-2013, e cila synon shtimin e punonjėsve tė shėrbimit civil. Kryeministri Berisha e konsideroi administratėn publike, shtyllėn kryesore nė realizimin e reformave, roli i sė cilės nė procesin e integrimit evropian bėhet gjithnjė e mė i madh. Kjo nismė u ndėrmor nė kuadėr tė integrimit sa mė tė shpejtė nė Bashkimin Evropian.

30 shtator, Qeveria heq makinat dhe shoferėt e deputetėve
Qeveria “ndėshkon” deputetėt shqiptarė dhe zyrtarėt, duke i lėnė pa makina dhe shoferė. Tė gjithė ligjvėnėsit e Parlamentit, pėrveē ministrave, kryeministrit, kryetares sė kuvendit dhe kryetarit tė bashkisė nuk do kenė tė drejtė tė pėrdorin makinat me targė zyrtare. Qeveria i ka kompensuar deputetėt me 45 mijė lekė nė muaj nė muaj ku pėrfshihet amortizimi dhe karburanti, ndėrsa zyrtarėt e niveleve tė tjera me 35 mijė lekė nė muaj, dhe 30 mijė lekė pėr kryetarėt e bashkive nė rrethe.

9 tetor, Berisha refuzon kėrkesat e Ramės
Kryeministri Berisha reagoi ndaj “kėrcėnimeve” pėr protesta tė kreut opozitar Edi Rama, duke thėnė se kutitė nuk hapen. Ai i kėrkoi Ramės qė tė gjitha vėrejtjet dhe provat t’i ēojė nė Prokurori. Ndėrsa pėr reformat e tjera Berisha ėshtė treguar i gatshėm tė bashkėpunojmė me opozitėn, t’i lėrė asaj shumicėn nė ēdo komision pėr tė orientuar drejtimin e projektligjeve. Ai tha se qeveria e tij nuk del mbi vendimin e gjykatave.

6 tetor, Berisha vizitė nė Kosovė
Ka “zbarkuar” nė tokėn kosovare rreth orės 09:30. Nuk ka shijuar kėnaqėsinė e udhėtimit nga rruga Kukės-Morinė, e ndėrtuar prej Qeverisė sė tij, por ka preferuar qė tė udhėtojė me mjete fluturuese. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka vizituar Kosovėn, pas 20 muajve, qė nga shpallja e pavarėsisė dhe njohjes sė saj si shtet mė vete. Tė parėt njerėz qė u ka dhėnė dorėn ka qenė zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi dhe ambasadori shqiptar i akredituar nė Prishtinė, Islam Lauka. "Nė Kosovė vij me kėnaqėsinė mė tė madhe". Kėto kanė qene fjalėt e para qė kryeministri ka thėnė nė terrenin kosovar.

15 tetor, Berisha feston 65-vjetorin nė kryeministri
Nuk ka preferuar tė bėjė ceremoni tė madhe festive, madje nuk i ka “vjedhur” shumė kohė axhendės sė pėrditshme tė punės. Megjithėse, kryeministri Sali Berisha ka mbushur plot 65 vjeē, ai ka menduar tė bėjė njė mbledhje tė kabinetit qeveritar, por kėtė radhė, jo pėr tė shqyrtuar projektligje e pėr tė marrė vendime, por pėr tė ngritur njė gotė shampanjė pėr shėndetin e tij. Nuk kanė munguar dhuratat domethėnėse dhe buqetat me lule pėr shefin e Qeverisė. Ndėrsa pjesa tjetėr e njerėzve qė nuk kanė mundur ta takojnė, nuk i kanė kursyer sms-tė e urimeve pėr kryeministrin.

24 tetor, Kryesia e PD-sė vendos datėn e Kongresit
Kryesia e Partisė Demokratike ka vendosur qė nė datėn e themelimit kėsaj partie, mė 12 dhjetor, ora 10: 00, nė Pallatin e Kongreseve, tė mblidhet Kuvendi i PD-sė i cili do t’i japė “bekimin” kryeministrit Sali Berisha edhe pėr katėr vite tė tjera nė krye tė PD-sė. Kryesia e Partisė Demokratike vendosi tė ngrejė Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit tė Operacioneve Elektorale tė Partisė, i cili do tė drejtohet nga nėnkryetarit i PD-sė, Astrit Patozi, dhe Komisionin pėr Rishikimin e Statutit tė kryesuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm, Ridvan Bode.

27 tetor, Qeveria rrit pagat e gjyqtarėve
Qeveria shqyrton buxhetin e vitit 2010, i cili parashikon rritjen e rrogave pėr pensionistėt dhe gjyqtarėt. Sipas draftit, rroga e njė gjyqtari tė Gjykatės sė Lartė barazohet me rrogėn e njė ministri, ku rroga e njė gjyqtari tė Gjykatės sė Apelit vjen si 70 pėr qind e kėsaj rroge dhe rroga e njė gjyqtari tė Gjykatės sė Faktit vjen si 50 pėr qind e kėsaj rroge, plus rritjen 2 pėr qind nė vit pas njė periudhė vjetėrsie.

3 nėntor, Integrimi nė BE, Meta takon Ina Ramėn
Premtimi pėr liberalizimin e vizave dhe bashkėpunimin mes ekzekutivit dhe Prokurorisė, ka imponuar takimin midis ministrit tė Jashtėm, Iili Meta dhe Prokurores sė Pėrgjithshme, Ina Rama. Pas takimit prej rreth njė ore, Meta theksoi se do tė bashkėpunojė ngushtė me organin e akuzės nė mėnyrė qė tė plotėsojnė standardet evropiane pėr anėtarėsimin nė BE. Gjithashtu, Meta bėri thirrje opozitės qė tė kthehet nė Kuvend qė tė votojnė ligjin pėr kufizimin e imuniteteve.

5 nėntor, Qeveria miraton rritjen e pagave tė ulėta dhe tė mesme
Qeveria miratuar rritjen e pagave tė ulėta dhe tė mesme me 12 pėr qind pėr buxhetorėt si edhe rritjen e pensioneve. Sipas kryeministrit Berisha, “Pėrparėsi nė kėtė rritje do tė kenė sėrish pagat e ulėta dhe tė mesme. Niveli i pagave tė larta do tė ketė njė rritje modeste, pa inflacionin prej 2 pėr qind, me inflacionin prej 4 pėr qind”. Qeveria shpjegoi se rritje tė ndjeshme do tė kenė pagat e mesme, tė mėsuesve, rritje tė madhe do tė kenė ato tė infermierėve dhe mjekėve nė sistemin e ri dhe pagat e policisė, ushtrisė dhe administratės.

16 nėntor, BE-ja pranon kėrkesėn e Shqipėrisė pėr anėtarėsim
Pasi ka qėndruar shumė kohė ne sirtar, kėrkesa e Shqipėrisė pėr anėtarėsimin nė bllokun evropian me 27 vende anėtare, ka marrė miratimin e Bashkimit Evropian. Kėrkesa e depozituar menjėherė pas anėtarėsimit nė NATO, tashmė ka hyrė nė proces shqyrtimi nga Komisioni Evropian, i cili do tė vendosė nėse Shqipėria ėshtė apo jo e gatshme pėr tė marrė vendin e statusit kandidat nė BE. Vendimi u miratua gjatė njė takimi tė ministrave tė vendeve anėtare qė bėjnė pjesė nė kėtė bllok. Ndėrkohė qė kryeministri Berisha theksoi se merita e kėtij vendimi ėshtė realizmi i standardeve tė zgjedhjeve mė 28 qershor.

20 nėntor, Greqia projekt pėr integrimin nė BE brenda 2014-ės
Greqia ka bėrė gati projektin, i cila e bėn Shqipėrinė anėtare me tė drejta tė plotė nė Bashkimin Evropian, brenda vitit 2014. Kjo nismė u bė e ditur nga ministri i Jashtėm plotėsues i Greqisė, Dimitris Droutsas gjatė njė takimi tė zhvilluar me ministrin e Jashtėm shqiptar, Ilir Meta. Qeveria greke vlerėson se vendi ynė ka bėrė progres nė fushėn e reformave dhe sė shpejti do tė jetė pjesė e BE-sė. Ndėrsa nė lidhje me paktin ujor me Greqinė, ministri grek theksoi se marrėveshja ėshtė nė interesin e pėrbashkėt tė tė dy vendeve.

23 nėntor, Meta reagon ndaj ultimatumit tė Ramės
Ultimatumet e kreut tė PS-sė kanė skaduar dhe askush nuk mund ta kthejė mė prapa rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ministri i Jashtėm, Ilir Meta, theksoi se pėrrallėn e Edi Ramės nuk e beson mė askush, dhe sipas tij, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė alibi pėr tė marrė pushtetin. Ministri akuzoi liderin e PS-sė se ka marrė me dhunė punonjėsit e bashkive dhe i ka ēuar nė protestė. Por ndėr tė tjera, Meta nuk harron sėrish qė t’i bėjė ftesė Ramės qė tė kthehet nė Parlament.

25 nėntor, Qeveria anulon shitjen e truallit tė “Tajvani”
Qeveria vendosi tė anulojė vendimin pėr shitblerjen e 1350 metra katrorė tokė publike nė qendėr tė Tiranės, njė akt, qė sipas Kryeministri Berisha, ėshtė bėrė tėrėsisht nė kundėrshtim me ligjin pėr shitblerjen e trojeve nr. 7980, datė 27.7.1995. Shefi i qeverisė i kėrkoi g ministrit tė Transporteve, Sokol Olldashi qė tė sjellė nė qeveri vendimin e pėr anulimin e shkeljeve qė ėshtė bėrė me kėtė truall nga kryetari i Bashkisė, Edi Rama. Mė tej, kreu i ekzekutivit akuzoi Ramėn se kėto veprime tregojnė hapur se pėrse nuk respektohen vendimet e gjykatave.

27 nėntor, Berisha akuza personale Edi Ramės
“Cili ėshtė ai burrė ēfarė burri ėshtė ai, qė bashkėshorten e vet e akuzon se e ka fėmijėn me tė atin e tij, ashtu siē ka botuar dokumentet ndihmėsi i tij kryesor Erion Baze, nė fletushkėn e tij, cili ėshtė ai baba? Z. Rama thuaji shqiptarėve cili ėshtė ai baba qė i mohon djalit kafshatėn e gojės. Ēfarėdo qė tė ketė bėrė djali, kafshata s’i mohohet. Zoti Rama, tė ndodhi me bashkėshorten e parė artisten e nderuar, pėr tė cilėn kam pasur dhe kam respektin mė tė madh, ē’ndodhi pastaj, cili ėshtė ai burrė, cili ėshtė ai shqiptar, cili ėshtė ai ballkanas, cili ėshtė ai evropian qė e nxjerr gruan e tij lakuriq nė plazhet e botės.

2 dhjetor, Meta i pėrgjigjet ultimatumit tė Ramės
Ultimatumit tė opozitės pėr hapjen e kutive, kryeministri Berisha i ėshtė pėrgjigjur me dokumente tė cilat bėnin transparente lejet e ndėrtimit qė kanė marrė nė mėnyrė tė paligjshme disa nga deputetėt socialistė dhe biznesmenė. Shefi i qeverisė zbuloi mė tej tė gjitha mesazhet qė i ka dėrguar kreu i PS-sė Edi Rama, tė cilat synonin shmangien e Ilir Metės nga koalicioni PD-LSI, ndėrtimin e koalicionit PS-PD, si edhe deri tė dhėnia e Presidentit nė vitin 2012.

8 dhjetor, mitingu i PD-sė, festohet dita e rinisė
Pas 19-vitesh, mijėra qytetarė nga e gjithė Shqipėria, mbushėn tejpėrtej sheshin “Skėnderbej” pėr tė pėrkujtuar ditėn e rinisė, kur nisėn protestat e studentėve tė dhjetorit tė cilėt rrėzuan regjimin komunist nė vend. Mes valėvitjes sė flamujve tė Partisė Demokratike nė mitingun spektakolar, kryeministri Sali Berisha u ka bėrė thirrje dje tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, tė bashkohen nė rrugėn drejt integrimit nė Bashkimin Evropian. Ai u shpreh i bindur se askush nuk mund ta ndalė integrimin e Shqipėrisė, pasi ata qė do tentojnė, sipas tij, do tė hidhen nė koshin e historisė.

12 dhjetor, Berisha takon Papėn nė Vatikan
Kryeministri Berisha ka udhėtuar drejt Vatikanit pėr tė takuar nė selinė e shenjtė Papa Benediktin XVI. Pasi ka falėnderuar Papėn pėr mbėshteten qė i ka dhėnė konsolidimit tė demokracisė nė Shqipėri, shefi i qeverisė e ka ftuar atin e shenjtė qė tė vizitojė shtetin shqiptarė nė 100 vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, i cili pėrkon me vitin 2011. Papa ka pritur nė njė takim kokė mė kokė, shefin e Qeverisė dhe mė pas Papa ka takuar edhe bashkėshorten e kryeministrit, znj. Liri Berisha dhe delegacionin shqiptar.

14 dhjetor, mbahet Kongresi i PD-sė
1200 delegatė kanė votuar dje dhe 100 anėtarėt e Kėshillit Kombėtar dhe liderin e Partisė Demokratike, Sali Berisha i cili ishte kandidat i vetėm pėr kėtė post. Kongresi i PD-sė ėshtė hapur nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, mė pas fjalėn e ka marrė kryeministri Sali Berisha. Kuvendi Kombėtar i PD-sė ka miratuar statutin e ri tė kėsaj force tė propozuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, duke hedhur poshtė propozimet e bėra nga deputeti Aleksandėr Biberaj, i cili synonte qė kreu i kėsaj force tė zgjidhej nė bazė tė parimit “njė anėtar njė votė” dhe tė kishte ndarje postesh nė pari.

16 dhjetor, KE-ja i dorėzon qeverisė pyetėsorin e integrimit nė BE
Komisioni Evropian i ka dorėzuar qeverisė shqiptare pyetėsorin qė do tė testojė 45 institucione tė vendit. 800 punonjės tė administratės shqiptare do tė pėrgjigjėn nė lidhje me funksionimin e demokracisė nė vend, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, garantimin e lirive tė shtetasve etj. Pyetėsori pėrmban 2280 pyetje tė shėnuara nė 384 faqe. Ambasadori i KE-sė, Helmuth Lohan, theksoi se ky pyetėsor duhet tė zgjidhet nė njė klimė politike tė stabilizuar. Ndėrkohė, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u tha se institucionet janė tė pėrgatitura pėr pėrgjigjet dhe tė cilat do tė dorėzohen brenda datės 31 mars 2010.

Marre nga "tiranaobserver"