Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Disa ajete të zgjedhura

    Disa ajete të zgjedhura

    "Dhe është detyrë e Jona që t'u ndihmojmë besimtarëve". [Rrum, 47]

    "Nëse e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua përforcojë këmbët vendosmërisht [në tokë]". [Muhamed, 7]

    "Allahut, të dërguarit të Tij, dhe besimtarëve u përket nderi". [Munafikun, 8]

    "Por jo, pasha Zotin tënd, ata nuk do të besojnë derisa të bëjnë ty gjyqtar në të gjitha mospajtimet e tyre dhe pastaj të mos ndjejnë kurrfarë kundërshtimi në shpirtrat e tyre për atë çka ti gjykon, dhe të nënshtrohen krejtësisht". [Nisa, 65]

    "Thuaj: A doni t'ju tregojmë për ata që janë humbësit më të mëdhenj përsa u përket veprave të tyre? Ata, përpjekjet e të cilëve janë humbur në këtë jetë, ndërsa mendonin se po kërkonin të mirën me veprimet e tyre? Ata janë të cilët mohojnë shenjat e Zotit të tyre dhe faktin se do të takohen me Të [në jetën e përtejme]. Të kota do të jenë punët e tyre dhe as që do t'u japim Ne ndonjë peshë". [Kehf, 105]

    "Kur robërit e Mi pyesin për Mua, Unë jam afër [tyre], dëgjoj lutjen e çdo lutësi kur ai më lutet. Le ta dëgjojnë ata vullnetshëm thirrjen Time dhe të besojnë në Mua, që të jenë të udhëzuar". [Bekareh, 186]

    "O ju që besoni! Kini frikë Allahun dhe kërkoni mënyra për t'iu afruar Atij dhe përpiquni në rrugën e Tij në mënyrë që të jeni të suksesshëm". [Ma'ide, 35]

    "Ata të cilët i lusin dëshirojnë [për veten e tyre] mënyra për t'iu afruar Allahut. Madje edhe ata që janë më të afërmit, ata shpresojnë në Mëshirën e Tij dhe kanë frikë hidhërimin e Tij, se hidhërimin e Zoti tënd duhet mbajtur parasysh". [Isra, 57]

    "Thuaj: Unë s'kam kurrfarë kontrolli mbi dobinë apo dëmin tim". [A'raf, 188]

    "Ju ka ardhë nga Allahu dritë dhe një libër i qartë, me anë të të cilit Allahu udhëzon të gjithë ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij në rrugët e paqes dhe sigurisë, dhe i nxjerr ata nga errësira, me vullnetin e Tij, në dritë, dhe i udhëzon ata në një rrugë që është e drejtë". [Ma'ideh, 17-18]

    "S'kemi kurrfarë arsye pse mos t'i zëmë besë Allahut. Vërtet Ai na ka udhëzuar në Rrugët që po ndjekim. Ne me siguri do të mbartim me durim gjithë dëmin që ju mund të na e bëni. Se ata që mbështeten, mbështeten në Allahun". [Ibrahim, 12]

    "Vërtet Allahu nuk fal që ju t'i shoqëroni ortakë Atij, por Ai fal çfarëdo që është nën këtë kujt të dojë". [Nisa, 116]

    "Kushdo që i shoqëron ortakë Allahut, atëherë Allahu e ka ndaluar parajsën për të dhe vendbanimi i tij do të jetë në Zjarr. Për shtypësit s'do të ketë ndihmues". [Ma'ideh, 72]

    "Kjo ngaqë ata e mohuan atë çfarë shpalli Allahu, kështu që ai i bëri punët e tyre të pavlefshme". [Muhamed, 9]

    "Thuaj: A me Allahun, me të dërguarin e Tij dhe Shenjat e Tij talleshit? Mos u arsyetoni, vërtet ju keni mohuar pasi që besuat". [Teubeh, 65-66]

    "Dhe ata nuk e mësojnë ndonjë derisa t'i kenë thënë: 'Ne po sprovojmë, kështu që mos moho'". [Bekare, 102]

    "Kushdo që bën afri me ta, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon popullin shtypës".6 [Ma'ide, 51]

    "Kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë nuk do të pranohet prej tij dhe në jetën e përtejme, ai do të jetë ndër humbësit". [Ali Imran, 75]

    "Dhe kush është më i padrejtë7 se ai që përkujtohet8 me thënien e Zoti të tij, e pastaj e kthen shpinën9 prej tyre. Vërtet, ne do t'u hakmerremi10 kriminelëve". [Sexhde, 22]

    "Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun veçse duke i atribuar Atij ortakë". [Jusuf, 106

    "Mos lutni ndonjë tjetër zot bashkë me Allahun, se mos po jini midis atyre që do të ndëshkohen". [Sh'uara, 213]

    "Dhe Zoti yt ka thënë: Më lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem". [Gafir, 60]

    "Por ti s'mund t'i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre". [Fatir, 22]

    "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë të kërkojmë". [Fatiha, 5]

    "Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi". [Ma'ide, 2]

    "Ndiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt". [A'raf, 3]

    "Nëse nuk pajtoheni mes veti për ndonjë gjë, atëherë referojani atë Allahut dhe të dërguarit të Tij". [Nisa, 59]
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ai është Allahu - Krijuesi,
    Shpikësi, Dhënësi i Formës.
    Atij i përkasin emrat më të bukur.
    Çdo gjë në qiej dhe në tokë e madhëron Atë.
    Ai është Ngadhënjyësi, i Dituri.

    (El-Hashr: 24)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    A nuk kane udhetuar ata neper toke, qe syte e tyre te shikojne dhe veshet e tyre te degjojne. ne te vertete atyre nuk u jane verbuar syte (ne keto gjera), por atyre u jane verbuar zemrat e tyre ne kraharor
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    El Furkan 61-77

    I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.

    Ai është që bëri natën e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.

    E robërit e Er-Rahmanit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqë!"

    Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).

    Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".

    Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.

    Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.

    Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.

    Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.

    Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.

    Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm.

    (Robërit e Er-Rahmanit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.

    Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.

    Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".

    Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.

    Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.

    Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë".
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Disa ajete kur'anore të zgjedhura

    O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim! ( Fexhr 27- 30)

    "Askush nuk e di se ç'kënaqësi u është pregaditur për atë që kanë punuar!" (Sexhde-17)

    Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)! Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). [Tekathur:1-2]

    S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh. Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit. (Teghabun:15-16)

    "E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndanuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendnie shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim"
    ( Xhum’a:10)

    "Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin." (Xhum’a:1)

    "Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!" (Hakka:52)

    “All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.” (Muxhadele : 21)

    "Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'iu nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush." (Hadid:9)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    "Muhammedi eshte Pejgamberi i All-llahut, kurse ata qe Jane me te jane te ashper kunder jobesimtareve, por te meshirshem ndermjet veti; i sheh siperkulen dhe bien me fytyre per toke (sexhde), duke deshiruar miresine e All-llahut dhe kenaqesine e Tij. Ne fytyre kane shenjat, gjurmet nga te renat me fytyre per toke (sexhde). Pershkrimi i cilesive te tyre eshte ne Tevrat dhe po ky pershkrim eshte edhe ne Inxhil: ata jane si njefare e mbjelle kur mbien filizi i vet e pastaj forcohet, trashet dhe e pjeke frutin e vet duke nxeur entuziazem te mbjellesü e per t'i zemeruar me te jobesimtare't. All-llahu u ka premtuar atyre, te cilet besojne dhe be'jne vepra te mira falje e mekateve dhe shperblim te madh." (El-Fet'h: 29)

    "All-llahu eshte i kenaqur me myslimanet e pare, muhaxhiret dhe en-saret dhe me te tere ata te cilet i pasojne keta me vepra te mira, por edhe ata jane te kenaqur me Ate. Ai u ka pergatitur atyre Xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe ata aty do te mbesin pergjithmone. E ky eshte sukses i madh." (Tevbe: 100).

    ''O ju qe keni besuar! Peruljunu All-llahut dhe peruljuni Pejgamberit (te Tij) dhe mos i prishni veprat tuaja! Me te vertete, ata qe nuk besojne e vdesin si mohues, All-llahu, kurrsesi nuk do t'i fale ata. (Muhammed: 34-35).

    ''Besimtare te vertete jane vetem ata qe besojne All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastaj nuk dyshojne dhe luftojne ne rrugen e All-llahut me pasurine dhe jeten e tyre. Keta jane besimtare te sinqertS.'' (El-Huxhurat: 15).

    ''Valle, a nuk dijne ata , se ai qe i kundershton All-llahut dhe Pejgamberit Tij , i eshte pergatitur zjarri i Xhehennemit, ne te cilin do te qendrojne perhere? Ky eshte poshterim i madh''! (Et-Tevbe: 63).

    ''Besimtaret dhe besimtaret jane miq per njeri-tjetrin: urdherojne qe te behen vepra te mira, e pengojne te keqijat, falin namazin, japin zekatin, dhe i perulen All-llahut dhe Pejgamberit te Tij. Keta jane ata qe do t'i meshiroje All-llahu. Se, All-llahu me te vertete, eshte i Plotfuqishem dhe i Gjithdijshem.'' (Et-Tevbe: 71).
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush i përmbahet udhzëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)". E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (Ta Ha: 123, 124)


    E ata nuk ishin urdhëruar për tjetër, vetëm sa për të adhuruar qiltërisht Allahun.” (El Bejjine: 5)


    Jo për t'u shpërblyer nga dikush, të cilit i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.” (El Lejl: 19-20)

    Vërtet ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut, nuk duam prej jush as shpërblim dhe as falenderim.” (El Insan: 9)

    Ai, që dëshiron të mirat e botës tjetër, Ne do tia shtojmë të mirat e kush dëshiron të mirat e kësaj bote, Ne ia japim, por në Botën tjetër atij nuk i takon pjesë (nga të mirat).” (Esh Shura: 20)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Es-Selamu Alejkum

    All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh. (Surja 9 Ajeti 111)

    O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini. Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh. Edhe të tjera që ju i dëshironi ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët! (Saff 10-13)

    O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të dhembshëm, do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë. (Tevbe 38,39)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    27:19. Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Krijimi i njeriut


    “Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
    Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
    Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij,
    dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër,
    e pak send është ajo që ju falënderoni.” ( Sexhde, 7-9)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    All-llahu është një, nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin me meritë përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.(El-Bekare 255)



    Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.(El Ahzab 36)


    Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.
    (El-Ahzab 33).



    Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.(El-Ahzab 35)


    O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.(El-Ahzab 59).



    Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
    (El-Maide 3)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kur t’i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu Këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  13. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju Këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi për atë. Ai është vetëm Këshillë për të gjithë botët (njerëzit dhe xhindet)”.


    Atyre që kanë mohuar, do t’u thuhet: “Urrejtja e Allahut ndaj jush është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrur në besim, por keni mohuar.”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  15. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    “Muhammedi është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre. I sheh ata duke u përkulur (në ruku) dhe duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre. Allahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi) falje dhe shpërblim tepër të madh.” Fet’h, 29.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  16. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    “Kështu që mos i vë re (gabimet e tyre), kërko falje për ta (nga Allahu) dhe këshillohu me ta në të gjitha çështjet. Pastaj kur të kesh marrë vendim, besoja atë Allahut, sepse padyshim që Allahu i do ata që i mbështesin shpresat vetëm tek Ai.” Ali Imran, 159.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    “Thuaju (o Muhamed)! Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Kush e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush është Rregulluesi dhe Sunduesi i të gjitha çështjeve? Do të thonë të gjithë: ‘Allahu.’ Thuaju! A nuk do të keni atëherë frikë nga ndëshkimi i Allahut?”

    "Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Kështu, pas së vërtetës, ç’gjë tjetër mund të ketë përveçse të gabuarës? Si atëherë keni humbur (nga e vërteta drejt mohimit)?”
    Junus, 31-32.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  18. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    U tha atyre Profeti i All-llahut: “Lëreni deven e All-llahut edhe te rendi i ujit”.
    Por ata nuk i besuan por e prenë atë (deven), e Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, i rrafshoi ata .
    ( Esh Shems 13-14. )




    [COLOR="Blue"]“ Eshte e vertete se te devotshmit do te jene ne xhennet e ne lumenj. Ne nje vend te kenaqshem, te Sunduesi I plotfuqishem.”COLOR] El Kamer 54-55[/



    “ Te tillet jane ata, qe e vlersuan jeten e kesaj bote mbi boten tjeter, andaj atyre as nuk do t’u lehtesohet denimi, e as qe do te ndihmohen ata.” El Bekare 86.


    “A menduan njerezit te thone: Ne kemi besuar, e te mos vihen ne sprove?” El Ankebute 2
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  19. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    U tha atyre Profeti i All-llahut: “Lëreni deven e All-llahut edhe te rendi i ujit”.
    Por ata nuk i besuan por e prenë atë (deven), e Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, i rrafshoi ata .
    ( Esh Shems 13-14. )




    “ Eshte e vertete se te devotshmit do te jene ne xhennet e ne lumenj. Ne nje vend te kenaqshem, te Sunduesi I plotfuqishem.”El Kamer 54-55
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 27-06-2009 më 10:02
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  20. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.

    Ky (Kuran) është një Libër i bekuar, të cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vërtetues të atij (Teuratit) që gjendet para tij dhe që të paralajmërosh popullin e nënës së qyteteve (Mekës) dhe ata që banojnë rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme, besojnë edhe në të (Kuran) dhe kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.

    Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •