Fushata elektorale, shpenzimet e terpruara te fushatave, militantizmi partiak, krimi partiak, deklarimi i pasurise, konflikti i interesit, prona publike, erozioni, kushtet higjeno-sanitare, prodhimi brendshėm bruto, kostot e prodhimit vendas, arroganca, presioni i shefit, kurvėria, biodiversiteti, gabimet ortografike, kartat e identitetit, reformat, bashkėsia ndėrkombėtare, shfrytėzimi i shtretėrve tė lumenjve, guroret, respekti, debatet e ashpra, strategji-strategji-harresė-harresė-harresė, uji i pijshėm, invalidėt, senati amerikan, rezoluta, stabiliteti, konkurset, testimet, kush na siguron qė edhe herė tė tjera nuk ėshtė shitur dhe nuk ėshtė zbuluar, liberalizmi i universiteteve, kalueshmėria, pacienti-klient, transparenca, arsim-biznesi, veshi i shurdhėr, Kushtetuta, pėrkėdhelja e minoriteteve, ojf-tė, kanalet vaditėse, faturimi abuziv i energjisė elektrike, urrejta fallco dhe dashuria fallco e politikaneve, mungesa e Nanos nė parlament, shpėrdorimi i mandatave, zyra e pėrmbarimit, idiotėt. Siguria nė rrugė, Skėnderbeu, monumentet e kulturės, trashėgimia kulturore, grekėzimi i emigrantėve, dhuna nė stadium, zgjedhje tė lira e tė ndershme, komuniteti myslyman, kudo ku ka zgjedhje ka probleme, kartat e identitetit, sikur edhe njė person i vetėm tė marri dy karta( dhe kjo ka ndodhur) kjo tregon pėr keqrealizimin e kėtij procesi dhe ul besueshmėrinė.
Mė shqetėson qė shteti harxhon miliarda lekė pėr njė tufe “studentėsh” qė nuk kanė dėshirėn minimale pėr tė marrė dije, mė shqetėson qė buxheti pėr arsimin i shprehur nė pėrqindje tė GDP-sė ėshtė mė i vogėl se 5%...
Kam qenė gjithmonė i mendimit qė Shqipėria ka 1000 probleme, po po 1000 probleme, mos ju duken ca si tepėr?! Dhe gjatė kėsaj fushate elektorale, megjithėse e kam ndarė mendjen mė herėt se ku do shkojė vota ime, prapėseparapė jam ulur para televiziorit nė shumė debate apo pėrballje pėr tė dėgjuar ndonjė gjė rreth problemeve dhe halleve tė vendit tonė, por fatkeqėsisht mė tepėr kam parė retorikė, fyerje, kėrcėnime (Paloka), njė mungesė totale tė etikės qytetare. A nuk ėshtė e tmerreshme qė njė politikan i thotė tjetrit kriminel, ndėrsa tjetri ia kthen me mafioz, i korruptuar dhe se e kanos qė do ta vrasė me duart e veta (!), nuk ėshtė akoma mė skandaloze kur eksponentė tė lartė tė qeverisė nga njėra anė akuzojnė kundėrshtatėr si kriminelė, mafiozė, tė korruotuar, dhe nga ana tjetėr krenohen me reformėn nė drejtėsi. Kaos!

Mė shqetėson fakti qė harxhohen miliona euro pėr fushta elektorale. Mė shqetėson fakti qė qeveria harxhon paratė e taksapaguesve pėr reklama qeveritare. Mė shqetėson fakti qė rrugėt janė mbushur me ngėrshjen e liderve partiakė. Mė shqetėson fakti qė nesėr Ndoka mund... http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...alize&Itemid=6