Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947

    Ismail Kadare fiton ēmimin Pricipe de Asturias

    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=39330
    Ismail Kadare “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”
    (Dėrguar mė: 24/06/09) Pėr ēmimin konkurronin 31 kandidatė, emra tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore. Kadare konsiderohet tashmė shkrimtari i parė shqiptar qė e fiton ēmimin mė tė rėndėsishėm pėr letėrsinė nė Spanjė.

    MADRID-Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare fitoi sot paradite ēmimin e madh spanjoll “Princi i Asturias pėr Letėrsinė” ne anglisht (prince of asturias aėard for letters). Pėr kėtė ēmim ishin nominuar emra tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore, mes tė cilėve shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari ēek, Milan Kundera.

    Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, shkrimtari nga Uruguai Eduardo Galeano, ēeku Milan Kundera dhe japonezi Haruki Murakami ishin nė mesin e 31 kandidatėve pėr tė fituar Ēmimin Princi i Asturias pėr Letėrsinė , thanė pėr agjencinė Reuters burime nga fondacioni spanjoll qė akordon kėtė ēmim prestigjioz.
    Nė mesin e kandidatėve pėr kėtė ēmim ishin edhe romancieri italian Antonio Tabucchi, shkrimtarja kanadeze Alice Munro dhe ajo meksikane Elena Poniatoėska. Po ashtu si kandidatė potencialė pėr tė fituar kėtė ēmim u konsideruan edhe shkrimtarja hungareze Agota Kristof dhe ai holandez Cees Noteboom.
    Kėtė ēmim mė parė e kanė fituar shkrimtarė tė ndryshėm si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.
    Me marrjen e kėtij ēmimi, Kadare konsiderohet tashmė shkrimtari i parė shqiptar qė e fiton ēmimin mė tė rėndėsishėm pėr letėrsinė nė Spanjė.

    (d.b/BalkanWeb)
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Personalisht me ka gezuar shume ky lajm,eshte ēmimi me i larte qe ndan Mbreteria Spanjolle.
    Ky eshte nje lloj nobeli spanjoll qe i jepet figurave me te shquara te kultures boterore.
    Urime shkrimtarit tone Ismail Kadare.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Flm. Skampin pėr lajmin e bekuar !
    Besoj se kėtė ndjenjė gėzimi e krenarie, e ndajnė edhe gjithė shqipėtarėt kudo qė janė.
    Nė veēanti mė vjen mirė qė ky ēmim i madh iu dha Kadaresė nga Spanja.Pėr rėndėsinė e tij si ēmim,besoj se do tė ketė komente nga shumė profesionistė tė letėrsisė,por mua mė gėzon edhe fakti se publiku qė komunikon me ketė gjuhė, ėshtė shumė i madh dhe mjaft artdashės,sidomos pėr letersi dhe di tė ēmojė vlerat e vėrteta artistike.
    Gjithėsesi,ėshtė njė depertim shumė i qelluar dhe nė kohė,jo vetėm pėr Kadarenė e madh e pėr Shipėrinė, por edhe pėr Kosovėn,duke pasur parasysh nevojen tonė pėr njohje diplomatike nga Spanja dhe bota spanjol-folėse.
    Kadaresė urime,jetė tė gjatė e shumė libra tė reja deri nė NOBEL pėr letėrsi !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    E uroj per ēmimin shkrimtarin me te madhe shqiptar Ismail Kadare,

    eshte diēka me e bukura qe mundet me na ndodhe ne keto koha te vrazhda

    I uroj jete te gjate se shqiptar tjeter nuk kemi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Flm. Skampin pėr lajmin e bekuar !
    Besoj se kėtė ndjenjė gėzimi e krenarie, e ndajnė edhe gjithė shqipėtarėt kudo qė janė.
    Nė veēanti mė vjen mirė qė ky ēmim i madh iu dha Kadaresė nga Spanja.Pėr rėndėsinė e tij si ēmim,besoj se do tė ketė komente nga shumė profesionistė tė letėrsisė,por mua mė gėzon edhe fakti se publiku qė komunikon me ketė gjuhė, ėshtė shumė i madh dhe mjaft artdashės,sidomos pėr letersi dhe di tė ēmojė vlerat e vėrteta artistike.
    Gjithėsesi,ėshtė njė depertim shumė i qelluar dhe nė kohė,jo vetėm pėr Kadarenė e madh e pėr Shipėrinė, por edhe pėr Kosovėn,duke pasur parasysh nevojen tonė pėr njohje diplomatike nga Spanja dhe bota spanjol-folėse.
    Kadaresė urime,jetė tė gjatė e shumė libra tė reja deri nė NOBEL pėr letėrsi !
    Cmimi Nobel?
    Nobeli dhe Kadareja..besoj se edhe kaq eshte mjafte per te ashtu si edhe :
    Disidenca dhe Kadareja...
    Arratisja dhe Kadareja....
    Ah sikur te qe aratisur ne kohen e duhur , me siguri qe do ja kishin dhene ate Nobel te enderuar.
    Po e verteta eshte se nuk u arratis dot kurre.
    Dhe e dini pse?
    Se nuk qe burre. Ne mendje mbase e kish po nuk e beri kurre.
    Ah , sa keq, sikur te qe arratisur...
    Populli e thote ndryshe kete ah sikur...dhe shikoni sa bukur e thote:
    Ah, sikur te kisha pak buke ..se po te kisha dhe pak qumesht..do kisha bere nje pershesh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Citim Postuar mė parė nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Cmimi Nobel?
    Nobeli dhe Kadareja..besoj se edhe kaq eshte mjafte per te ashtu si edhe :
    Disidenca dhe Kadareja...
    Arratisja dhe Kadareja....
    Ah sikur te qe aratisur ne kohen e duhur , me siguri qe do ja kishin dhene ate Nobel te enderuar.
    Po e verteta eshte se nuk u arratis dot kurre.
    Dhe e dini pse?
    Se nuk qe burre. Ne mendje mbase e kish po nuk e beri kurre.
    Ah , sa keq, sikur te qe arratisur...
    Populli e thote ndryshe kete ah sikur...dhe shikoni sa bukur e thote:
    Ah, sikur te kisha pak buke ..se po te kisha dhe pak qumesht..do kisha bere nje pershesh.
    nuk mund ti kete njeriu te gjitha,njeri qe eshte matematikan i shkelqyer nuk eshte thene te jete dhe mekanik i kategorise se shtate.
    ēmimin Kadarese ja dhane si nje nga shkrimtaret me te medhej qe njef bota jo si trimi me i madh.
    nejse secili ka mendimin e vet dhe nganjehere duke dashur te besh analistin hedh balte mbi veten (kombin) tend.
    te japim ēmimin Princi Asturias qe per nga vlera eshte mbas Nobelit dhe te dalesh ne te gjitha kanalet tv kryesore te Spanjes eshte me teper fitore e gjithe shqiptareve se sa fitore personale e Kadarese.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Ismail Kadare: Nuk jam nacionalist, janė vetėm 200 faqe me politikė nė veprat e mia

    Ismail Kadare: Nuk jam nacionalist, janė vetėm 200 faqe me politikė nė veprat e mia

    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka folur pėr ēmimin e fundit "Prici i Arturias" dhe marrėdhėniet e tij me letėrsinė. Nė njė intervistė nė emisionin "Studio e Hapur" nė "Alsat" me gazetaren Eni Vasili, Kadare ka shpjeguar se letėrsia e bėn atė tė ndihet i pavdekshėm.Kryefjala e ditės ėshtė ēmimi prestigjioz letrar "Princi i Asturias". Nė konkurrim morėn pjesė 31 kandidatė nga 27 vende tė botės, ndėrsa nė pesėshen e pėrzgjedhur nė fund keni qenė pėrballė holandezit Noteboom, britanikut McEwan, italianit Tabuchi dhe Milan Kunderes. Eshtė gjykuar tėrėsia e veprės.

    Ndodhi qė ju dhe Kundera u nisėt nga Franca, por ju pėrfaqėsonit Shqipėrinė ndėrsa Kundera Francėn. Si ndodh nė kėto raste, njėlloj si me lojtarėt e futbollit?

    Ėshtė pak mė ndryshe. Unė kaloj gjysmėn e kohės nė Francė, Kundera diēka mė tepėr, besoj. Ka njė ndryshim, ai quhet shkrimtar francez tani dhe pėrfaqėson Francėn. Ai ka disa vjet qė ka ndėrruar gjuhėn, pasi shkruan nė frėngjisht dhe jo nė ēekisht. Natyrisht ai ėshtė shkrimtar me origjinė ēeke, njė pjesė e veprės sė tij ėshtė shkruar nė atė gjuhė. I pėrket Ēekosllovakisė se atje ka lindur, por formalisht ėshtė shkrimtar francez. Kėshtu qė ka pėrfaqėsuar Francėn. Unė nuk jam shkrimtar francez. Unė kam nėnshtetėsi tė dyfishtė, por jam shkrimtar shqiptar dhe kam shkruar gjithmonė nė gjuhėn shqipe.

    A pėrbėn marrja e kėtyre ēmimeve njė lloj kredie qė ju afron gjithmonė e mė tepėr me ēmimin NOBEL?

    Mendoj se nuk ka tė bėjė drejtpėrdrejt. Mundet t'i kesh kėto ēmime dhe tė tė ndihmojnė, mund dhe tė mos i kesh dhe ta marrėsh ēmimin NOBEL. Sigurisht njė pjesė e madhe e shkrimtarėve qė kanė marrė kėtė ēmim kanė pasur ēmimin "Princi i Asturias", sepse siē thashė ėshtė njė ēmim tradicional, me kohė mė tė gjatė, por ky nuk ėshtė njė kushtėzim.

    Njė shkrimtar i dimensionit tuaj ka pėrherė njė marrėdhėnie tė ndėrlikuar me vendin e tij, e cila shfaqet ndryshe nė periudha tė ndryshme. Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me Shqipėrinė dhe shqiptarėt? A ka ndryshuar me kalimin e kohės dhe nė ēfarė sensi? A mund tė quheni ju njė shkrimtar politik, njė shkrimtar i angazhuar?

    Ajo qė thatė ju ėshtė shumė e drejtė, qė marrėdhėniet e njė krijuesi pėrgjithėsisht janė tė ndėrlikuara nuk mund tė jenė veēse tė tilla me vendin e vet, e ka vetė natyra e artit. Arti krijohet pėr njė kohė tė gjatė, kėshtu ėshtė edhe ndryshimi i madh i artit nga veprimtaritė e tjera shoqėrore, politike, tė cilat janė tė lidhura me popullsitė qė jetojnė aktualisht nė kėtė vend. Ne themi populli shqiptar, populli francez, me fjalėn popull ka njėfarė paqartėsie, kuptojmė si tė thuash anėn mė tė mirė tė njė vendi, pa dashur pėrfshin dhe pjesėn qė ka jetuar mė pėrpara, por nuk hyn e ardhmja. Pra, ne themi popullin shqiptar. po le ta pėrcaktojmė se cili ėshtė populli shqiptar, ėshtė ky popull qė jeton tani, kjo ėshtė nė radhė tė parė. Do bėhen zgjedhjet do kenė punė me kėtė popull, po ka njė popull tjetėr qė ka jetuar pėrpara dhe qė do tė vijė, qė ai s'ka punė me kėtė popullsi, ka shumė pak, ka punė indirekte si tė thuash. Shkrimtari, arti, artisti, filozofi kanė punė me popullin tjetėr, atė tė madhin, qė kanė shkuar njė pjesė dhe qė do tė vijė, kėshtu qė vetvetiu vepra e tyre do tė krijojė keqkuptime, o me njėrin brez ose me tjetrin, s'ka se si tė mos krijojė. Nganjėherė do ta duan mė shumė, nganjėherė mė pak, nganjėherė do tė bėjnė sikur s'e duan dhe e duan, nganjėherė do tė bezdisen prej tij, na ngatėrron punė thonė, ose do vijė ndonjė tjetėr e do tė thotė jo ky ėshtė ai qė duhet tė jetė tamam. Kėshtu qė vetvetiu njė vepėr e krijuar dhe ēdo vepėr krijohet pėr njė kohė tė gjatė relativisht, flasim pėr letėrsinė e mirėfilltė, atė qė ju e quajtėt letėrsi e madhe, unė po e quaj letėrsi normale, ajo qė jeton, ai seleksionohet se shumica e letėrsisė botėrore shkon dėm si gjethet kur bien nė vjeshtė, shumica e librave ecin zhvillojnė, japin energjinė e tyre aq sa mundin pastaj harrohen, vdesin dhe nė emėr tė kėsaj, nga ky seleksionim ngelet madhėshtia e letėrsisė. Letėrsia gjithmonė ngelet pjesa mė e mirė e saj, maja e saj ashtu siē duhet tė ngelet. Kjo letėrsi do tė ketė marrėdhėnie patjetėr shumė tė ndėrlikuara me popullin e vet, ndoshta me gjithė popujt disa herė.

    A jeni ndjerė ju ndonjėherė i pakuptuar nga populli juaj?

    Ēdo shkrimtar, po.

    Pėr shembull njė vepėr konkrete?

    Po ka vepra qė nuk kanė qenė tė kuptuara dhe shkrimtari nuk ka pse tė shqetėsohet shumė, ose tė fillojė tė hajė inat, kėshtu ėshtė kjo gjė.

    Kur nuk ju kanė kuptuar, jam kurioze?

    Pėr shembull unė kam botuar nė '65 njė roman tė shkurtėr qė quhet "Pėrbindėshi" e botova nė njė revistė. Sigurisht u kritikua vepra, sepse ishte e parakohshme, po dhe njė pjesė e lexuesve thanė ē'ishin kėto gjėra, nuk jemi mėsuar me kėto, nuk i dimė, dhe nuk mund tė acarohet shkrimtari, me ta, tė thotė po, mesa duket ishte njė vepėr qė nuk ishte pėr atė kohė.

    Marrėdhėnia juaj me shqiptarėt paraqitet kaq e fuqishme sa nė disa raste nė shtypin e botės ju kanė quajtur nacionalist. A jeni i tillė?

    Kjo ėshtė e vėrtetė, kėshtu mė kanė quajtur disa herė, po unė nuk jam nacionalist. Akuza ėshtė krejtėsisht e padrejtė dhe nuk e them kėtė se mė vjen turp nga kjo fjalė, punė e madhe le tė mė quajnė. Unė e kuptoj pse mė quajnė kėshtu, e para akuza ndoshta ka filtruar nga kėtu, nga Shqipėria, ose ėshtė njė akuzė pse ėshtė e padrejtė e quaj unė, e bėrė nga njė mendėsi e gabuar nė themel, nga njė mjegull qė sot ėshtė e shpėrndarė kudo, ku ngatėrrohen konceptet, atdhe, patriotizėm, nacionalizėm, shovinizėm ėshtė njė zonė ku kėto nuk ndahen nė mėnyrė shumė tė qartė, me tė cilat bėhen spekulime tė pafundme, dhe me tė cilat ka keqpėrdorim shumė tė madh disa herė. Nė emėr tė kombėtarizimit ose patriotizmit janė bėrė krime, kjo ėshtė e vėrtetė, po kjo s'do tė thotė se popujt e kanė lehtė tė heqin dorė prej tyre, s'ka pse tė kemi merak se duhet tė heqim dorė se tė shpėtojmė nga e keqja, s'ka asgjė tė keqe. Nuk mund tė duhet planeti i gjithė, nė mėnyrė tė plotė siē mendojnė disa teoricienė nga ata kozmopolitėt, patologjikė si tė thuash, jemi qytetarė tė botės, nuk ėshtė e vėrtetė, ėshtė hipokrizi. Natyra njerėzore ėshtė e tillė qė dhe dashurinė dhe gjithēka tjetėr, dhe pėrkushtimin, kėrkojnė njė hapėsirė tė pėrcaktuar. Kėshtu ėshtė ndėrtuar natyra njerėzore, historia njerėzore. Thonė disa herė do hyjmė nė Bashkimin Evropian do tė harrohen kėto, jemi tė gjithė bashkė, nuk ėshtė e vėrtetė. Evropa ka njė parullė qė ėshtė shumė e saktė dhe e bukur, ėshtė unitet nė larmi, ėshtė parullė themelore, quhet atdheu Evropa e Kombeve, nuk quhet Evropa e njerėzve tė lirė. Askush nė botė, nė Evropė nuk po bėhet gati tė heqė dorė nga atdheu i vet, kombi i vet. Nė Francė, Ministria e Arsimit quhet Ministria e Edukimit Kombėtar dhe nuk kanė frikė ta pėrdorin fjalėn komb, se te ne po tė thuash komb duket si e prapambetur, thotė tjetri ky mos ėshtė nga ata e njė kohe tė ikur. Nuk ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė pse thashė mendėsi kolonialiste, sepse popujt kryesorė nė Evropė, shtetet kryesore tradicionale dinė ta ruajnė fare mirė vlerat e tyre kombėtare, kanė institucione qindra vjeēare i kanė pėrpunuar nė shekuj, kanė punuar programe shkollore me shekuj, nuk i kėrcėnon kėta asgjė dhe shpesh njerėz tė kėtyre i shikojnė me njė farė skepticizmi qė nuk e thonė hapur. Popujt qė kanė hyrė mė vonė nė familje, nė jetėn evropiane, ose qė bėhen gati tė hyjnė, akoma mė keq, si tė thuash unė po bėhem pak i ashpėr kėtu si tė thuash, dhe thonė u bėnė dhe kėta njėlloj si ne, me atdhe, ne kemi jetuar me to, po ne jemi ndryshe, i dimė kėto gjėra e meritojmė kėtė gjė tani, dhe u bėnė kėta tė jenė njėlloj si ne. Dhe kėshtu acarohen disa herė kur popujt qė sipas kėsaj mendjeje, janė tė vonuar mė tė rinj, qė kanė nevojė ende tė pasurohen dhe pastaj tė mendojmė pėr kėto gjėra luksoze, janė gati tė bėjnė vėrejtje pėr kėtė gjė. Mė kujtohet ka shumė vite, ka qėlluar ka ardhur njė mysafir te lidhja e shkrimtarėve, shkrimtar italian, zakonisht vinin shkrimtarė tepėr tė majtė, jo vetėm italianė dhe sigurisht u pėlqente tė vinin nė Shqipėri, nė vendet e tyre ishin tė panjohur dhe i pėlqente tė merrnin njė ton prej mėsuesi. Nė fakt nė vendin e tyre mund ishin berberė, kishte shumė berberė pėr ēudi midis tyre dhe kėtu fryheshin meqenėse janė nė Shqipėri mund tė japin mėsime. Mė kujtohet njėherė nė sheshin "Skenderbej", duke qenė dy tre shkrimtarė shqiptarė qė i shoqėronin, thanė po si shumė statuja tė Skėnderbeut keni? Kjo ėshtė, se s'duhet tė pėrdor fjalė tė rėnda, po ėshtė poshtėrsi ta thotė njė evropian. Evropa ėshtė e mbushur me mijėra statuja heronjsh mesjetar. Ka kudo, nė ēdo rrugė, nė ēdo shesh, dhe kėtij shkrimtari iu duk shumė, njė statujė kishte Shqipėria, njė nė Krujė, njė nė Tiranė. Ama bustet e Stalinit e Leninit, nja dhjetėra buste tė Enver Hoxhės kishte parė, nja dhjetėra buste tė tjera, nuk i bėnin pėrshtypje. Dhe mendja tė Skėnderbeu, sepse ai i kujtonte njė vlerė tė vėrtetė kombėtare shqiptare dhe evropiane dhe me sa duket i acaronte. Xhelozi absolute. Tirana njėlloj si Roma ka njė shtatore tė Skėnderbeut dhe ėshtė vėrtetė anormale qė Roma e ka pas pėrpara, e ka pas qė nė '40 shtatoren e Skėnderbeut nė sheshin qė quhet "Albania" dhe ne na u duk tepėr qė e vumė te sheshi "Skėnderbej". Kėtu ėshtė ajo qė njerėzit tanė duan tė bėhen modernė, tė imitojnė tė huajt dhe nuk kuptojnė qė vihen nė njė pozitė servile, tė pėrulur, nuk kuptojnė se ai lavdėrim qė mund t'iu bėjė tjetri si modern ėshtė njė pėrēmim njė tallje.

    Po flisnim pėr politikėn?

    Herė pas here kur duhet nuk ka asgjė tė keqe tė hyjė edhe politika. Unė kam shkruar nė veprat e mia, nuk e di sa faqe ka politika, 200, mund tė jenė mė tepėr, nuk e di. Nuk ka ndonjė vend tė madh siē mund tė mendohet. Ngaqė unė kam jetuar nė epokėn komuniste ne shkrimtarėt e asaj kohe quhemi sikur jemi tė pėrzier me politikėn. Po ta shikosh, po tė filloj me veprat e mia, si libri im i parė "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" nuk ka ndonjė gjė politike, ėshtė mė tepėr njė motiv i kėrkimit tė njė vdekjeje pas njė lufte tė madhe, "Kronikė nė Gur" ka tek-tuk paragrafė qė tė kujtojnė ato dramėza tė luftės civile, romani "Kėshtjella" folėm pėr kėtė. Mė vonė vepra tė tjera "Pallati i Ėndrrave". Ėshtė njė roman qė ka politikė sigurisht grindja shqiptaro-sovjetike "Dimri i Vetmisė sė Madhe". Dhe ai ka njė pjesė tė vogėl, por ngaqė ėshtė qendrore si ngjarje, ėshtė e rėndėsishme, identifikohet ky roman.

    Njė pjesė e krijimtarisė suaj e pėrbėn poezia, por ju nuk flisni pothuaj kurrė pėr tė. Pse?

    Kjo ėshtė pyetja mė delikate qė mė keni bėrė. Kur mė kanė bėrė kėtė pyetje kam thėnė gjysmėn e se vėrtetės, e cila ėshtė njė e vėrtetė gjithashtu, por nuk kam dashur tė futem nė njė tė vėrtetė mė tė thellė

    Do ma thoni tė gjithė tė vėrtetėn, edhe gjysmėn tjetėr?

    Po do t'jua them edhe tjetrėn. Gjysma e sė vėrtetės ėshtė se unė e kam quajtur poezinė shqipe dhe poezinė e vendeve socialiste nė pėrgjithėsi, si pėrgjegjėse pėr njė frymė optimiste agresive, prishje tė artit. Nuk ėshtė faji i poetėve, por ėshtė vetė natyra e poezisė e tillė qė shėrben nėpėr festa, i drejtohet publikut. Shkrimtarė nėn presionin e padurueshėm nga tė gjitha anėt, pėr arsye nga mė tė ndryshmet kanė bėrė vjersha sepse librat nuk botoheshin nėse nuk kishin vjersha pėr partinė etj., etj. Dhe poezia e mbartte tėrė kėtė barrė, kėtė taksė morale qė paguanin shkrimtarėt shqiptarė, bullgarė rusė, ēekė, hungarezė, ndaj dhe mė ishte krijuar njė mungesė respekti pėr poezinė. Nuk duroja dot kur ne shkrimtarėt shqiptarė nė takimet me delegacionet, nė mbledhje mburreshim me poezinė nė mėnyrė tė pahijshme. Vinte ta zėmė shkrimtari francez ose irlandez dhe ne i thoshim qė kemi tirazh 20 mijė kopje nė poezi dhe ata lindnin mendjen se nė Perėndim nuk ka kund 20 mijė kopje, nuk ka kund nė botė. Ne mburreshim me njė gjė kot, nuk ishte mburrje ishte e kundėrta, ishte turp. Ne mburreshim se poezitė i botonim nė gazetat e mėdha, tė pėrditshme. Kjo mė krijoi njė aversion pėr poezinė tė them tė drejtėn, njė kujtim i hidhur, i keq. Dhe nuk doja ta ēmoja aq sa u bė zakon tė ēmohej poezia e guximshme, avangardė. Kishte sigurisht letėrsia shqipe poezi tė mira edhe nė atė kohė, por ka prodhuar me shumė kursim, me shumė vėshtirėsi. Kjo ėshtė gjysma e sė vėrtetės.
    Gjysma tjetėr kur je shkrimtar i njohur do kesh edhe disa disfavore tė mėdha, do ta paguash disa herė njohjen dhe ēdo shkrimtar i njohur ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė. Do tė kesh njė acarim tė verbėr prej shumė kolegėve tė tu, herė pas herė. Unė nuk e quaj kėtė njė gjė pėr tė vėnė duart nė kokė nė njė farė mėnyrė ėshtė e natyrshme. Nė botėn artistike letrare intelektuale filozofike ka njė konkurrencė tė pashmangshme, dhe dashur padashur viheshe nė njė gjendje fajtori. Nė kuptimin qė je shumė i njohur, flasin shumė pėr ty, botojnė shumė pėr ty, tė lavdėrojnė shumė. Nuk po them qė nuk mė pėlqejnė lavdėrimet, nuk po e them se e di qė nuk do tė mė besoni, por ata qė mė njohin mė mirė e dinė qė unė nuk shkoj kurrė nė forumet ku flitet pėr mua. Jo se mė duhet tė jap ndonjė ide me status tė veēantė, ju them sinqerisht, nuk mė pėlqen tė dėgjoj emrin tim pesėqind herė tė lakuar nga njė referues apo nga njė tjetėr. Dhe ka vite qė unė nuk shkoj asgjėkund dhe nuk shoh as emisionet ku flitet pėr mua. Si duket kjo trysni, kjo ndjenjė faji qė ke ndaj kolegėve tė bėn tė ndjehesh sikur ti je fajtori, qė ai nuk ėshtė bėrė shkrimtar i njohur. Sigurisht nuk je ti fajtori, por nuk mund ta bėsh as atė me faj qė mendon se je ti. Kėshtu unė instiktivisht nė fillim nuk e kam kuptuar qė jam tėrhequr nga poezia, sepse nuk doja tė mė pėrmendnin nė poezi. Unė shkruaja, botoja, kam botuar. Njė pjesė e veprės sime me vlerė ėshtė poezia. Lexuesit e pėlqejnė, nga librat qė shiten mė shumė prapė vazhdojnė tė jenė pėrmbledhjet poetike tė viteve tė fundit. Por unė sinqerisht jam tėrhequr dhe jo vetėm nuk dua tė m'i lavdėrojnė, por mundėsisht nuk flas as vetė. Kam dėshirė tė rri mėnjanė, pikėrisht pėr kėtė hiqem mėnjanė nga njė pjesė e letėrsisė, rrini tė qetė unė nuk pėrzihem. Thonė po merr Kadareja, na e mori edhe kėtė ēmim, i babėzitur mė quajnė, se u duket sikur i marr unė, sikur unė mezi pres tė marr njė ēmim dhe asnjėri nuk do tė mė besojė nė jetė, vetėm ata qė e dinė. Njerėzve qė kam pasur miq, qė mė kanė thėnė se mund tė tė japim njė ēmim, u kam kėrkuar qė tė mos ma japin mua. Nuk ėshtė mirė u kam thėnė, nuk kam ndonjė kėnaqėsi dhe dukej sikur po i fyeja, por le tė kenė edhe tė tjerėt ēmime. Nuk e beson njeri kėtė, por ėshtė e vėrtetė.

    Ju jeni shprehur se nuk e keni frikė vdekjen. Lidhet kjo me faktin se besoni se vepra juaj do t'i mbijetojė vdekjes suaj, a gjykoni se ajo mund tė jetė e pėrjetshme?

    Nė jetė ka njerėz qė kanė ankth nga vdekja ose qė nuk e kanė frikė fare dhe kjo nuk ka tė bėjė me krijimtarinė. Me sa duket tek krijuesi bashkohet edhe ideja tjetėr qė ėshtė mė i qetė shpirtėrisht si njeriu qė i ka mbyllur shumė llogari me jetėn. Ėshtė mė i qetė qė shkon nga kjo botė duke e kryer atė qė ka dashur tė bėjė dhe njeriu tjetėr qė nuk e ka kryer, janė me miliona, shkon me pengje tė mėdha tė natyrave mė tė ndryshme. Me sa duket tek shkrimtari meqė letėrsia ėshtė jetėgjatė, ėshtė natyrale kjo ndjenjė. Ata kanė njė raport me vdekjen tė relativizuar, tė zbehur. Kanė bindjen donkishoteske qė do jetojnė shumė vite, unė jam njė nga ata, donkishoteske ose jo, e kam kėtė besim qė vepra do jetojė njė kohė, nuk e di sa.

    panorama

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Citim Postuar mė parė nga skampin Lexo Postimin
    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=39330
    Ismail Kadare “Princi i Asturias pėr Letėrsinė”
    (Dėrguar mė: 24/06/09) Pėr ēmimin konkurronin 31 kandidatė, emra tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore. Kadare konsiderohet tashmė shkrimtari i parė shqiptar qė e fiton ēmimin mė tė rėndėsishėm pėr letėrsinė nė Spanjė.

    MADRID-Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare fitoi sot paradite ēmimin e madh spanjoll “Princi i Asturias pėr Letėrsinė” ne anglisht (prince of asturias aėard for letters). Pėr kėtė ēmim ishin nominuar emra tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore, mes tė cilėve shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari ēek, Milan Kundera.

    Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, shkrimtari nga Uruguai Eduardo Galeano, ēeku Milan Kundera dhe japonezi Haruki Murakami ishin nė mesin e 31 kandidatėve pėr tė fituar Ēmimin Princi i Asturias pėr Letėrsinė , thanė pėr agjencinė Reuters burime nga fondacioni spanjoll qė akordon kėtė ēmim prestigjioz.
    Nė mesin e kandidatėve pėr kėtė ēmim ishin edhe romancieri italian Antonio Tabucchi, shkrimtarja kanadeze Alice Munro dhe ajo meksikane Elena Poniatoėska. Po ashtu si kandidatė potencialė pėr tė fituar kėtė ēmim u konsideruan edhe shkrimtarja hungareze Agota Kristof dhe ai holandez Cees Noteboom.
    Kėtė ēmim mė parė e kanė fituar shkrimtarė tė ndryshėm si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.
    Me marrjen e kėtij ēmimi, Kadare konsiderohet tashmė shkrimtari i parė shqiptar qė e fiton ēmimin mė tė rėndėsishėm pėr letėrsinė nė Spanjė.

    (d.b/BalkanWeb)
    Faleminderit Skampin per ndjeshmerine e treguar per respekt ndaj vlerave Kombetare .Kemi nevoje per lajme te tilla ,per fakte dhe dukuri te tilla .
    Kush i percmon keto tenton fshirjen e krenarise dhe te identitetit kulturor por dhe historik shqiptar.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    “Kadare, nje klasik i nivelit universal"

    E Premte, 26 Qershor 2009

    Shkrimtari Ismail Kadare ka marre urimet dhe vleresimet me te mira nga personalitetet me te larta te Mbreterise se Spanjes, vetem pak ore pasi fitoi Cmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias per Letersine" (Prince of Asturias Award for Letters), mes 31 autoreve te nominuar nga 25 vende te botes, nder te cilet dhe shkrimtari cek Milan Kundera.

    Mbreti Juan Carlos dhe Mbreteresha Sofia e Spanjes, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e te cilit mban dhe ky cmim nje nder me prestigjiozit ne bote, i kane derguar shkrimtarit shqiptar nga nje leter urimi, ku shprehin dhe vleresimet e tyre mbi vepren e tij, per te cilen fitoi dhe cmimin Princi i Asturias per Letersine 2009.

    "Ju percjellim urime dhe pergezime te thella per marrjen e cmimit "Princi i Asturias" ne Letersi per vitin 2009", shkruajne Mbreti Juan Carlos dhe Mbreteresha Sofia e Spanjes, ne letren derguar shkrimtarit te madh shqiptar, Ismail Kadare, vepra e te cilit eshte perkthyer ne rreth 40 gjuhe te botes.

    Duke shprehur urimet me te sinqerta per marrjen e cmimit "Princi i Asturias" ne Letersi, Kryeministri Zapatero shkruan se "ky cmim eshte vleresim i veprimtarise tuaj te jashtezakonshme, qe ka arritur te bashkoje traditen letrare dhe filozofike te botes helene (greke), me nje kompromis te thelle me te tashmen dhe shoqerine ne vendin tuaj, Shqiperine, dhe permes saj me gjithe Evropen".

    Kryeministri Zapatero vlereson se "kendveshtrimi juaj mbi zhvillimin historik dhe moral te Evropes gjate ketyre viteve ne zhvillim dhe gjithmone me lirine si horizontin e vetem, ka kontribuar ne menyre te vecante ne forcimin dhe ndergjegjesimin e evropianeve me kompromisin e bere mbi vlerat e larta qe ushqejne kulturen tone".

    Ne cilesine e Presidentit te Nderit te Fondacionit qe mban emrin Asturia, Felipe, Princi i Asturias, cileson ne letren derguar Kadarese se "juria vleresoi bukurine dhe angazhimin e thelle te vepres suaj letrare, qe ju ben ju nje klasik te nivelit universal te epokes tone si dhe idealin e lirise qe ju mbroni perballe totalitarizmave".

    Kadare, i pari shkrimtar shqiptar qe fiton cmimin "Princi i Asturias per Letersine", eshte cilesuar nga juria e ketij edicioni si narrator, eseist dhe poet, qe perfaqeson majen e letersise shqiptare. "Pa harruar rrenjet e tij, Kadare ka kaluar kufijte per t“u ngritur si nje ze universal mbi totalitarizmin. I konsideruar si nje nga shkrimtaret dhe intelektualet me te medhenj evropiane te shekullit te XX, veprat e tij jane perkthyer ne me shume se dyzet gjuhe", ka vleresuar juria e ngarkuar per dhenien e ketij cmimi, ne Oviedo.

    Ne radhen e kandidateve qe synonin vleresimin me kete cmim ishin shkrimtare nga Argjentina, Belgjika, Kanadaja, Kuba, Republika Ceke, Franca, Holanda, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, etj.

    Juria vleresoi si me te miren vepren e Kadarese, mes shkrimtareve si Milan Kundera, italianit Antonio Tabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autore keta te njohur te brezit te Kadarese.

    Sic shprehet juria e cmimit Princi i Asturia per Letersine, "tema qendrore e vepres se Kadarese, e plazmuar ne te gjitha librat e tij, eshte totalitarizmi, mekanizmat e tij te funksionimit dhe komplicitetet qe e bejne te mundur". Ky obsesion letrar kulminon ne Pallatin e Endrrave (1988), publikuar ne 1981 ne Shqiperi, kur ishte ende ne fuqi diktatura komuniste. Megjithe shembjen e komunizmit, Kadare vazhdon te hetoje shpirtin e shoqerive totalitare, sic ben ne Tri kenge zie per Kosoven (1999) dhe Perballe pasqyres se nje gruaje (2002). Botimet e tij te fundit jane "Jeta, loja dhe vdekja" e Lul Mazreku (2005) dhe "Vajza e Agamemnonit. Pasardhesi (2007).

    Perkthyesi i vepres se Kadarese ne gjuhen spanjolle eshte Ramon Sanchez Lizarralde, nje njohes shume i mire i Shqiperise dhe gjuhes shqipe. "Eshte nje nga perkthyesit me te mire, dhe vitin e kaluar u nderua me nje cmim kombetar per veprat e mia. Eshte per t'u lavderuar", ka vleresuar Kadare perkthyesin e veprave te tij ne spanjisht.

    Fitues i cmimit "Man Booker International Prize" ne vitin 2005, cmimi me prestigjioz ne boten anglishtfolese, Kadare, 73 vjec, eshte nje nder shkrimtaret me te medhenj te letrave shqipe.

    Kandidat disa here i cmimit Nobel ne letersi, ai eshte autor i disa romaneve te konsideruara legjende ne letersine shqipe si "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", por edhe i nje serie poezish, permbledhjesh, novelash.

    Cmimet Prķnci i Asturias, i krijuar ne vitin 1981 jane te destinuara, sipas Statuteve te Fondacionit "per punen shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane te realizuar nga persona, grupe pune apo institucione ne arenen nderkombetare". Brenda kesaj fryme, Cmimi i Letersise Prķnci i Asturias "i jepet personit, institucionit, grupit te personave apo institucioneve, puna krijuese apo investiguese e te cileve perfaqeson nje kontribut te rendesishem per kulturen universale ne fushat e Letersise apo Linguistikes ".

    Cmimi i letersise i dhene nje dite me pare, ishte i gjashti nga tete Cmimet Prķnci i Asturias qe jepen per kete vit. Me pare ishte dhene Cmimi Prķnci i Asturias per Artet, arkitektit britanik Norman Foster, ai i Bashkepunimit Nderkombetar, Organizates Boterore te Shendetit, Cmimi Prķnci i Asturias per Shkencat Sociale natyralistit britanik, David Attenborough, ai i Komunicacionit dhe Shkencave Humane, Universitetit Nacional Autonom te Meksikes (UNAM) dhe Cmimi Prķnci i Asturias per Investigim Shkencor dhe Teknik, inxhiniereve amerikane Martin Cooper dhe Raymond S. Tomlinson.

    Cmimet Prķnci i Asturias per Sportet dhe per Harmonine do te jepen ne muajin shtator.

    Secili prej Cmimeve Prķnci i Asturias, te dhena per here te pare ne vitin 1981, perfshin nje cmim prej 50 mije euro, skulpturen e krijuar dhe dhuruar per kete qellim nga Joan Miró, nje diplome dhe nje embleme akredituese. Cmimet do te dorezohen ne muajin tetor ne Oviedo, ne nje akt solemn te kryesuar nga Prķnci i Asturias.

    ATSH
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •