Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 371 prej 371
  1. #361
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    demokracise shqiptare i mungon demokracia
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Demokracia shqiptare vuan per TOLERANCE.

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    18
    yrrrraaa, yxhym mamluk. Na duhet nje plan 2 vjecar per t'a bere vendin tone superfuqi. Shqipetaret zbuluan Shqiperine edhe, Shqipetaret po pushtojne Shqiperine. (Duam buke Duam buke Yrrrrraaaaa). Kembet e shpejta faqja e bardh, po nga te vesh e te marresh dhene ?? Ka njerez ne bote qe edhe t'i paguash nuk e hedhin letren ne toke edhe nuk futen pa rradhe, sic ka edhe te tjere qe edhe t'i paguash te rrine ne rradhe nuk rrine dot. Varet se si e kupton tjetri lumturine, te miren, te bukuren. Per dike rremuja, pislliku, grindja, xhurma, e krekosura, te ndertosh ven e pa vend, une ketu e une atje eshte lumturi, gje me e mire nuk ka. Per te tjere keto jane te pa pranueshme. Politika eshte edhe edukate edhe cdo person e shpreh me mundesite qe ka, ashtu sic eshte edukuar. Tjeter te rritesh ne liri e me barkun plot e te lexosh autore te ndryshem, e tjeter neper vend pa vend edhe ku i vetmi mendim eshte "lufte per egzistenze"
    çfare i mungon demokracise. Demokracia e opingave te Sheros.

    Ne forum ka plot mendime me vlere, por edhe pyetje pa kuptim e edhe me keq akoma dashakeqe, te nxituara edhe ndonjehere edhe perçarese.
    Une do beja nje pyetje ndryshe. çfare i mungon ose i duhet ndryshuar edukates tone(edukates time). Do te doja te pyesja me shprese qe mos te bie edhe une ne pyetjet pa kuptim. çfare i mungon ose i duhet ndryshuar edukates tone. Duke cilesuar veprimet, gjestet e mira, me vlere, edhe duke goditur, veçuar ato te keqia, te shemtuara, jo me vlere per Shqiperine.
    Jetojme te rrethuar me nje pafundesi simbolesh, si ata shoqerore si familja, farefisi, shoku, krushqia etjer etjer e deri tek te tjera pa fund si , figurat gjuhesore, ritet fetare, gjestet e mirësjelljes, mitet e legjendat, ritualet popullore (folklorike), shakara, gjuha poetike , etjer
    Edukata fillon nga e shkuara edhe percillet ne te ardhmen. Ka shume faktore qe e perbejne. Cilet jane keta faktore, kush eshte pergjegjes per percjelljen e tyre. Veprimet e individit nuk jane pa asnje "perse".Sjellja është gjithmonë rezultat i një mendimi te vetedijshem ose jo. Edhe mendimi më primitiv nuk është i shtyrë vetëm nga emocione (instikti. ..), por ka një mendim lidhur me -"të marrë, te arrij atë që dua"-.

    Ajo qe une pyes eshte ; si te ndihmojne veten edhe nepermjet vetes te tjeret, qe Shqiperia te behet e qyteteruar, me e qyteteruar (apo demokratike)
    ( me qyterim kuptoj -"një menyre/forme te menduari, qe vetëm kur është(kur t'a kemi) e pranuar dhe e përbashkët, mund të jetë ose të bëhet qytetare" ) Njerezit kane lindur per njeri tjetrin, ose di t'i edukosh ose do i vuash(marco aurelio).
    Perdorni sa me shume fjale te bukura shqipe. Ju lutem shkruani shqip edhe korigjoni edhe te tjeret deri sa te arrijme te gjithe bashke te kuptohemi, ne Shqip.
    Po filloj me ato qe nuk me pelqejne, e qe mendoj duhen ndryshuar. 1-Kur i lene femijet pafundesisht te pa kontrolluar te bejne si duan edhe papritmes fillojne t'u ulurasin. Mendoj, i mjeri femi dhe i shkrreti i rritur qe natyra i ka dhuruar pushtet per diçka qe nuk eshte i vetedijshem. 2- Kur i shkojne nga mbrapa kudo femijeve per t'i ushqyer. Nje nga format me direkte te edukimit te individit per shoqeri eshte menyra e ngrenjes. 3-Kur nje femije rrezohet edhe nxitojne me vrap per t'a ngritur, ndihmuar. Mire eshte qe te perpiqet t'a zgjidhe problemin vete edhe te ndergjegjesohet per pasojat. Me e tmerrshme eshte kur i bertititet per pse u rrezua. 4- Kur u flasin femijeve, por edhe te tjereve ne gjuhe te huaja edhe jo ne shqip, per te treguar çfare? Kjo eshte mendjelehtesi, te rritur te pa rritur. Ato qe me pelqejne : Veshjet me shije dhe te thjeshta, ata qe flasin me ze te ulet, qe nuk shtyjne, qe nuk prekin tjetrin, qe rrespektojne rradhen. Ju lutem gjuhen shqipe. Mirupafshim

    Demokracia eshte edukate edhe si e tille rrezatohet, shpehet ne shoqeri te ndryshme ne menyra te ndryshme,sipes eduketes, fuqia e popullit. Ajo qe do ndryshuar eshte edukata e popullit, duke filluar nga vetja. Mendoj qe pyetja me e sakte per kete teme eshte : çfare i mungon ose i duhet ndryshuar edukates tone, edukates time. Nese ndonje ofendohet nga shkrimi im te me fale. Asnje nuk dua te shaj.

  4. #364
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    I nderuar Fresku...!
    Shkrimi Juaj, eshte nje mrekulli dhe flet per nje gje te tille...! Me siguri, jeni njeri me integritet moral e qytetar, i edukuar dhe shqiptar i mire, qe kultivoni gjuhen, edukaten dhe mirerritjen e femijeve, fidanishtes tone me te bukur.
    Kete do deshironim te gjithe, qe mes njerezve me pushtet politik e shteteror dhe popullit nga ana tjeter, te kish mirekuptim , kulture e dukate, por fatkeqesisht, nuk kemi arritur tek ai stad...! Qytetari, pra njeriu popull eshte sherbetor pa te drejta fare, ku asnjeri prej tyre nuk di se ç'behet me djersen dhe punen e tyre, ku ata që jane brenda zinxhirit te dallaveres, apo servilet e te njohurit e "mbretit", ndjehen mire dhe bejne namin me sofizmat e tyre, per te na mbushur mendjen se kjo eshte demokracia, se kjo eshte lumturia e te tjera mbrroçkulla...!
    Nëse, na duhet të predikojmë edukaten, nje demokraci me edukate, duhet te kuptojme se jemi në demokraci... Po kur mardheniet jane feudale, mesjetare e teper primitive, si i behet...?
    Po, kur pushtetari, apo grabitesi i pushtetit me dallavera e menyra nga me te poshtrat, te etiketuara demokratike, te thote: Tani jam une... E di une... Nuk dua... Sa te jem une, ti nuk ke te drejet...??????? Dhe... pyetje pa fund, që kane vetem nje pergjigje: Kultura, a mos kultura kane dy anet! Kujdes, se shtypesi nuk eshte me i kulturuar, edhe pse ka nje cipe te trendafilte a te jargavante...!
    Gjithesesi, Ju flisni shume drejte, por jo per kete kohe te poshter, me kete jete te piste...!
    LEVIZJA PER DREJTESI, ESHTE LEVIZJE LLOGARI... PER TE VENE PIKAT MBI "I"...!
    astritkosturi.com

  5. #365
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Demokracise shqiptare i mungojne njerze te ndergjegjshem dhe me parime kombtare...

  6. #366
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Demokracise shqiptare i mungojne njerze te ndergjegjshem dhe me parime kombtare...
    Faleminderit bindi...!

    Duke vleresuar pergjigjen tuaj, si nje element te rendesishem... që i mungon demokracise shqiptare, e ardhur per shkak te farsës qesharake e tallese te saj, deshiroj te theksoj:
    LEVIZJA PER DREJTESI E SHQIPTAREVE, QE SAPO KA NISUR MARRSHIMIN E SAJ... PERGJIGJET SI ALTERNATIVE E RE, NE KUSHTET DHE RRETHANAT E KESAJ POLITIKE TE DEFORMUAR…!
    Për t’i thënë STOP monopolit të partive dhe fuqisë së padronëve të tyre, që demokracia të mos jetë një farsë e tillë qesharake, por reale dhe funksionale... por edhe për të vënë pikat mbi " i " dhe për t'i detyruar abuzuesit dhe grabitesit e Jetes tonë, të japin llogari, deri më nji...!
    Shumë parti shqiptare sot, ngjasojnë me ato ushtritë e shpartalluara ku kryetarët e tyre me ato kockat e pushtetit ndër dhëmbë, po shkaktojnë dëme kolosale për vendin dhe shqiptarët, edhe pse po na kujtojnë gjeneralët e ushtrive të vdekura..!
    Pra, ne shqiptarët jemi në hall të paparë dhe do i zgjidhim vetë problemet tona...!

    Perzemersisht...!

    http://www.youtube.com/watch?v=qJOP3...layer_embedded
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 05-06-2010 më 03:49
    astritkosturi.com

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e -Zana-
    Anëtarësuar
    10-09-2014
    Postime
    165

    Për: Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    - Detyra/ Pergjegjesia sic e kerkon rregulli dhe jo Egoja.
    -Kultura
    -Shkollimi
    -Ndergjegjshmeria
    -Bindja


    Ku ne mungese te tyre, shoqerohen me arrogance/injorance... Dembelizim/ Ego ------------ Burokraci. Dhe nuk do ja arrijne , gjersa ti heqin k'to vese te shemtuara ku i marrin vendimet ne baze te autoritetit qe kane.. dhe ti rifuten ri-shkollimit, ose ta qepin gojen dhe te marrin shembuj/mesojne nga te tjeret.

    - T'ju hiqet autoriteti, ku ka kercenime/ diskriminime/ abuzime -

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    vendi yne nuk ka patur,nuk ka , dhe veshtire do te kete demokraci ne kuptimin e mirefillet te fjales, se pari sepse nuk vleresohet dija por figuranti dhe intriganti, se dyti sepse pushteti ekonomik eshte ai qe sjell dhe ate politik , dhe ketu dihet se si eshte vene pasuria nga pasaniket tane, se treti eshte deformuar fjala e lire dhe eshte shenderruar ne anal ize sipas orekseve te fraksioneve politike, se katerti dhe me kryesorja mos pranimi I humbjes dhe nxjerrja e shkaqeve nga po ato fraksione, 5-nepotizmi, 6-pabesia e individeve te vecante kur jane ne pushtet apo opozite sepse blihen , por me e keqja eshte betimi mbi ate kushtetute qe sa here te duan e neperkembin dhe jo mbi bibel apo kuran qe ti drejtohen ZOTIT nese bejne mekate, ( jetojme ne nje vend ku derrit I thirret daje, dhe jo ku dituria flet qe ne djep)
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 15-09-2014 më 15:25
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #369
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    i mungon frika....nga Zoti per ca me te ngritur

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    I mungojne demokratet .

  11. #371
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    Naim Frasheri, kish ne Stamboll mikun e tij me te mire, Jani Vreton, nje rilindas me origjine nga fshati Postenan i Permetit. Ketu e 150 vjet me pare, Jani i thosh Naimit ne takimet e tyre ne Stamboll, ku qanin hallet e memedheut te tyre:

    - Naim, ne duhet te bejme punen tone si shqiptare per ate vend, por ta dish, qe as pema nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise!

    Kaq shume pershtypje kishin bere keto fjale te Janit tek Naimi, sa qe kur ky botoi permbledhjen e pare te tij me vjersha ne kolonine shqiptare te Bukureshtit, e vendosi kete fjale te mikut te tij ne krye te librit:

    "As pema nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise!"

    Shqiptaret e kohes se Naimit e lexuan dhe e kuptuan kete fjale, pasi ishin njerez me besim e bese ne Zot. Por ne kohet qe rrodhen me pas, sidomos ne kohen tone, shume e degjojne, pak e kuptojne kuptimin e atyre fjaleve.

    Nese as nje peme nuk leshon dot gjethe pa bekimin e Perendise, po nje popull a mund te ngrihet dot ne kembe pa bekimin e Perendise?!

    Shumica e shqiptareve vetegenjehen se filan njeri apo fistek njeri po ti besojme pushtetin do te beje mrekullira. E verteta eshte qe asnje njeri nuk e ben dot Shqiperine vend te drejte e te qete, pasi shqiptaret kane dale nga rruga e Zotit. Dhe kur del nga rruga e Zotit, dhe kur i var shpresat tek "forcat e tua" sic beme nen komunizem, apo tek "politikanet me emer te pervecem" sic beme ne demokraci, rezultatet do te jene nje renie nga shiu ne bresher. Po doni te shikoni fytyren e se keqes ne shoqerine shqiptare, shikoni veten ne pasqyre. Dhe te gjithe ata qe nuk kane kurajon qe te shikojne veten ne pasqyre, e kane me te lehte qe te keqen e tyre t'ia faturojne te tjereve.

    Jani Vreto dhe Naim Frasheri jane hidheruar e bere helm sot atje ku jane, e teksa shohin popullin e tyre qe t'i bier te mires me shkelm. Po te ngriheshin nga varri e te kishin goje te flisnin, do t'iu thoshin: "Ne kohen tone, nuk kishim liri por kishim besim ne Zot! Ne kohen tuaj, kini liri por kini humbur besimin ne Zot! Nxitoni qe ta rigjeni besimin e humbur, pasi as nje peme nuk leshon gjethe pa bekimin e Zotit, e jo me nje popull i tere."

    Albo

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    2043 (29-09-2014)

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •