Ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku edhe një herë është arrestuar me urdhërarrest të Serbisë. Kësaj radhe ai është arrestuar nga autoritetet hungareze vetëm pak javë pasi ishte dëbuar nga Kolumbia.
Megjithëkëtë zëdhënësi Partisë Social Demokrate të Kosovës, Gëzim Kasapolli, ka paralajmëruar se Çeku do të lirohet së shpejti.
Javë më parë, pas tri ditë qëndrimi në një konferencë ndërkombëtare në Kolumbi, autoritetet e këtij shteti kanë dëbuar Agim Çekun dhe ia kanë ndaluar për dhjetë vjet hyrjen në territorin e tyre. Kjo është bërë me kërkesë nga Interpoli, bazuar në një fletarrestim serb.
Agim Çeku, për herë të katërt, ka rënë në telashe për shkak të një fletarrestimi të lëshuar ndaj tij nga MUP’i serb në vitin 2002.
Ish-Komandanti i TMK’së, për shkak të fletarrestimit serb është ndaluar edhe dy herë të tjera, më 2004 në Hungari dhe më 2003 në Slloveni.
Burimi: GazetaExpress
Krijoni Kontakt