Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Çeku arrestohet në Hungari



    Ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku edhe një herë është arrestuar me urdhërarrest të Serbisë. Kësaj radhe ai është arrestuar nga autoritetet hungareze vetëm pak javë pasi ishte dëbuar nga Kolumbia.

    Megjithëkëtë zëdhënësi Partisë Social Demokrate të Kosovës, Gëzim Kasapolli, ka paralajmëruar se Çeku do të lirohet së shpejti.

    Javë më parë, pas tri ditë qëndrimi në një konferencë ndërkombëtare në Kolumbi, autoritetet e këtij shteti kanë dëbuar Agim Çekun dhe ia kanë ndaluar për dhjetë vjet hyrjen në territorin e tyre. Kjo është bërë me kërkesë nga Interpoli, bazuar në një fletarrestim serb.

    Agim Çeku, për herë të katërt, ka rënë në telashe për shkak të një fletarrestimi të lëshuar ndaj tij nga MUP’i serb në vitin 2002.

    Ish-Komandanti i TMK’së, për shkak të fletarrestimit serb është ndaluar edhe dy herë të tjera, më 2004 në Hungari dhe më 2003 në Slloveni.

    Burimi: GazetaExpress

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Po ç'do ky Çeku qe bredh tere kohes neper ca shtete te qelbta qe ndjekin urdhrat e shkijeve .

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Po ç'do ky Çeku qe bredh tere kohes neper ca shtete te qelbta qe ndjekin urdhrat e shkijeve .
    Eh po, kinse na i kemi te gjith punet ne shtetin tone te rregullume e tash te bejm vizita neper shtete tjera, ncnc ketu shihet se sa te afte jan politikanet tone.

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Sipas Top-Channel.eshte arrestuar ne Bullagari dhe jo Hungari:

    Ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku u arrestua sot ne mbremje nga autoritetet bullgare ne vendkalimin kufitar mes Bullgarise dhe Maqedonise, ne baze te nje urdher–arresti te Serbise, i cili eshte leshuar ne vitin 2002.

    Zedhenesi i Partise Socialdemokrate ne Kosove, tha se Ceku eshte arrestuar ndersa ishte duke udhetuar per ne kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar ne nje takim zyrtar te zevendesministrit te Puneve te Jashtme te Bullgarise.

    “Ish-kryeministri pritet te lirohet neser ne mengjes”, tha zedhenesi.

    Para pak muajsh, Agim Ceku ne baze te fletarresteve serbe u arrestua ne Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja per 10 vite.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    RTK dhe kohavizion njohtojne se eshte arrestuar ne bullgari.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796

    dsfs

    e arrestojn e lirojn prap skan qa i bojn ktij,ky nuk eshte vetem agim cek i thjesht...sa per intervenim te qeveris kosoves kurr nuk e lirojn,por kur intervenon shteti kroat at`her ndryshe eshte.ky njeri ka pre shkije sa ka mujt n`kroaci edhe hallall i koft.

  7. #7
    Bullgaria ia ka zgjatur paraburgimin ish kryeministrit Agim Çeku deri të shtunën

    Ish kryeministri Agim Ceku është arrestuar mbrëmë nga autoritetet bullgare në vendkalimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002. Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se institucionet kosovare nuk kanë ndërmarrë masa të duhura tek Interpol-i që mos të ndodhin arrestime të tilla ndaj kosovarëve.
    Autoritetet në Bullgari kanë zgjatur paraburgimin për ish kryeministrin Çeku deri të shtunën. Kështu ka bërë të ditur sot kryeprokurori bullgar Nikolaj Kokinov, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Ndërkohë, zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli, tha se të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë edhe ambasadat në Prishtinë janë angazhuar që Çeku të lirohet. Sipas tij edhe autoritetet bullgare vlerësojnë se kjo çështje është politike.

    “Në besojmë, se kemi marrë edhe konfirmimin nga autoritetet bullgare që kjo është një çështje politike dhe se z. Ceku së shpejti do të lirohet nga autoritetet e Bullgarisë”, ka thënë zëdhënësi Kasapolli.

    Kasapolli njoftoi se sot do të niset edhe një delegacion i Partisë Social Demokrate në Bullgari për të parë për së afërmi situatën atje, përderisa ka mohuar të ketë neglizhencë të institucioneve të Kosovës në zgjidhjen e këtij problemi.

    “Nuk mund të flas për neglizhencën e institucioneve tona, ato deri tash kanë qenë shumë kooperative lidhur me këtë rast, megjithatë duhet një azhurim i gjithmbarshëm i spektrit politik dhe institucioneve tona me qëllim që të bëjnë parandalimin e këtyre ngjarjeve..., nuk ka fajtorë këtu, sepse Serbia është duke punuar me qëllim të uljes së vlerave, së pari të UÇK-së dhe minimit të proceseve në Kosovë”, ka theksuar Kasapolli.

    Në anën tjetër eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se është një neglizhencë totale e institucioneve të Kosovës që së bashkë me UNMIK-un nga viti 1999 nuk kanë ndërmarrë asnjë hap që të shfuqizohen urdhër arrestet e Serbisë nga Interpoli, duke marrë parasysh se janë qindra persona në këto lista të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

    “Sa i përket institucioneve tona qendrore, është një neglizhencë totale që është e pafalshme. Njerëz që kanë funksione publike, thjeshtë qytetarë të Kosovës, burgosen pa kurrfarë faji dhe gjinden para gjykatave të huaja pa asnjë mbrojtje ligjore nga shteti i Kosovës”, thotë Musliu.

    Musliu tha se Serbia me këtë po tregon funksionalitetet edhe në institucionet ndërkombëtare, siç është Interpoli.

    “Po tregohet se funksionaliteti institucional i Serbisë, po funksionon edhe tek institucionet ndërkombëtare, ndërsa neglizhenca jonë po na kushton shumë shtrenjtë. Paramendoni tani z. Çeku që është një qytetarë i merituar i Kosovës dhe ish komandant i UÇK-së, gjendet në shtetin që na ka njohur edhe ndërkombëtarisht, kjo është skandal për shtetin tonë”, vlerëson Musliu.



    Ish ministri i Jashtë bullgar Solomon Pasi thotë se Çeku viziton Bullgarinë me ftesën e tij


    Derisa ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku ende po mbahet nga policia bullgare, ish-ministri i Jashtëm bullgar Solomon Pasi ka thënë se Çeku viziton Bullgarinë me ftesën e tij. "Unë kam krijuar kontakte të përhershme me Agim Çekun, me të cilin kemi këmbyer vizita. Ne jemi duke punuar në dy drejtime kryesore - në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në veçanti në formimin e Klubit të Atlantikut", ka thënë Pasi për agjencinë bullgare "Focus"

    Ndërkohë, zëdhënësi i partisë së ish kryeministrit Çeku, Gëzim Kasapolli, thotë se Ministria e Jashtme Bullgare është duke bërë përpjekje së bashku me atë të Brendshmen që ta sqarojnë te Interpoli se fletarresti është i karakterit politik. Në këtë ngjarje janë angazhuar edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Kosovës si dhe autoritet më të larta të vendit, tha zëdhënësi Kasapolli.

    “Agim Çeku është arrestuar në Geshevo, kur ai ka hyrë në Bullgari, në bazë të një kërkese të Interpolit”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme bullgare, Diana Jankulova, duke shtuar se një gjykatë bullgare, gjatë ditëve të ardhshme, do ta shqyrtoj rastin e tij, njofton Radio Evropa e Lirë dhe citon kryeprokurorin bullgar, Nikollaj Kokinov, të ketë thënë se “Agim Çeku do të mbahet i arrestuar për 72 orë, nga e mërkura”.

    Ndryshe, kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës dhe ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Bullgarisë në vendkalimin kufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, derisa ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në një takim me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kucuko dhe drejtorin e klubit të Atlantikut të Bullgarisë Solomon Pasi.
    Ndalesa e Çekut është bërë në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, i përtërirë me datën 9 maj të këtij viti. Ish kryeministri Çeku pritet brenda orësh të lirohet.
    Në orët e mbrëmjes të së martës burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtëmve të Bullgarisë ka kërkuar që të mos publikohet lajmi në mënyrë që të mos politizohet kjo ngjarje, dhe kanë shtuar se pas procedurave kryetari i Partisë Social Demokrate shumë shpejt do të lirohet.

    Ndërkohë, nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar arrestimin e Çekut, ka thënë se Ministria e Drejtësisë duhet menjëherë të kërkojë ekstradimin sepse mund të pasojnë presione politike për lirimin e Çekut.

    Çeku është ndaluar edhe disa herë më parë me fletë-arrest të lëshuara nga Serbia, por asnjëherë nuk iu është dorëzuar autoriteteve serbe.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ore ndajeni muhabetin ne bullgari apo hungari se dola te them dhe une somali edhe ec e gjejeni gimin ku e kane futur.


    Dito.

  9. #9
    ... që gjithnjë falë ... Maska e BIBIU
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    Periferi e Prishtines
    Postime
    388
    Sidoqpfte ka neglizhence bile te madhe nga institucionet tona,pasi njerezit ne krye te ketyre institucioneve nuk kane kohe te mirren me gjera te tilla sepse iu mbeten prapa tenderet dhe punet tjera te pista,perderisa autoritetet serbe punojne pa nderprere ne kete drejtim.
    Nganjehere ndihem keq qe jam shqipetar...
    Jeta jep dhe merr

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Ne bullgari eshte arrestuar,ne kufirin maqedono-bullgar...ne Hungari eshte arrestuar para 2 apo 3 viteve.


    Paramendone kush fol me ministrin e jashtem bullgar per lirimin e agimit,vlora qitaku hahahahaha mizerje mizerje kush ka met me udh`heq...meren me pune tjera kta qeveritart,tendera hajni droge prostitucion,nuk kan kohe me u mar me sene ma t`randsishme.qe 4 here e arrestojn agimin(komandant i operacionit me te suksesshem ne Kroaci"STUHIJA")dhe kta katunart e qeverise nuk jane ngjendje me hek prej listes interpolit..skem qa folim ma shume,katunart t`unt per pare nuk ju intereson tjeter qka perveq lekut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 24-06-2009 më 08:11

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •