Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,671

    Votimet shqiptare

    JA se si e pershkruan ate qe ndjen nje i ri nga Shqiperia ne blogun e tij. Cuditerisht, mendimi i tij reflektohet te shume te rinj shqiptare qe jane te lodhur nga 20 vjet tortura nga politikanet e pandryshuar shqiptare...

    LExoni blogun e tij:

    http://celebriti.wordpress.com/
    Celebriti’s Weblog

    Just another WordPress.com weblog
    Une Votoj! Asnjerin! Une zgjedh numrin 0!

    leave a comment »

    20 vjet iluzione. n590798286_1074137_9145
    20 vjet mashtrime.
    Ne emer te votes time.
    Ne emer te enderrave te mia.
    Me paret e mia.

    Jane nje tufe njerezish te papergjegjshem politikanet tane. Flasin me mua vetem atehere kur u duhet edhe nje mandat tjeter. Kur u duhet parja ime, ajo e taksave qe ma vjedhin x-here:
    Ma vjedhin kur ma marrin ne menyre te ligjshme, si rroge, sepse nuk punojne per mua por per interesin e tyre personal.
    Ma vjedhin kur bejne tendera me te dhe fusin neper xhepat e tyre nje perqindje te saj.
    Ma vjedhin kur nuk me garantojne nje dije dinjitoze per veten time dhe per femijen tim.
    Ma vjedhin kur nuk me japin sherbimin shendetesor, as ate minimal.
    Ma vjedhin kur me hedhin jeten ne ere dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi per te.
    Ma vjedhin kur me marrin cdo siperfaqe publike qe eshte e imja dhe e femijes tim.
    Ma vjedhin kur me bombardojne me imazhe te nje mireqenie qe nuk ma kane dhene kurre.
    Ma vjedhin kur me kerkojne voten ne emer te realitetit apokalips te cilin ma kane bere ata peshqesh.

    Une jam nje njeri i vogel, shume i vogel. Me kane bere te ndihem te tille por edhe e kam lene veten te me bejne te tille. Ne fillim te kesaj rruge, 20 vjet me pare, kujtova se i shpetova kesaj ndjesie. Kujtova se tani e tutje do te isha nje njeri relativisht i madh, qe bashkevendos per fatet e tij, qe bashkevendos per demokracine dhe per madhesine e lirise se tij individuale. Sot, jam i vogel perseri.

    Te votoja per ta ka qene zgjedhja e gabuar, ne emer te shpreses per ndryshimin qe kurre nuk erdhi; shpresa – kurthi im dhe i yni. Heshta dhe nuk protestova sepse e ndjej veten qytetar te pergjegjshem, qytetar qe nuk konfrontimin, nuk rrezikon stabilitetin. Dhe ja rezultati per mua dhe ata qe kane bere si une: ndertuam jeten, pasurine dhe shpresen per te ardhmen e tyre dhe femijeve te tyre, ne vete gelltisim mjerimin dhe zhgenjimin.

    Jo!
    Nuk dua te votoj me per asnjerin.
    Nuk dua te ndihem me i vogel.
    Nuk dua te me mashtrojne perseri.

    Ne emer te jetes.
    Ne emer te femijes tim.
    Une votoj per asnjerin!

    Nese ne te gjithe, me ne fund, reagojme me voten tone dhe Votojme Asnjerin, ne kemi permbushur nje detyrim te madh ndaj jetes sone, ndaj demokracise: ne ju themi ketyre njerezve te papergjegjshem e parazitare qe ushqehen nga gjaku yne:

    NDAL! Ju nuk jeni me njerezit qe duam te na qeverisin. Ju nuk jeni me njerezit me te cilet duam te bashkepunojme. Cdo mashtrim, cdo eksperiment e ka nje fund. Ky eshte Fundi!

    Une votoj per te ardhmen. Per nje te ardhme ndryshe nga realiteti i ketyre 20 viteve. Une votoj per ASNJERIN! Une zgjedh numrin 0.

    Cfare do ndodhe? Asgje me e keqe nga sa na ka ndodhur. Te pakten, per nje moment, per nje moment te vetem e te vogel, do ndihemi njerez te medhenj!

    Votoj Asnjerin!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,261
    Thirrje pėr mos tė votuar?!
    Nuk e kuptoj!
    Sa vjet tė mos votojmė dhe tė fillojmė pastaj?

  3. #3
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    Shume pesimist ky djali,djale mamaje!
    Fiton Berisha!

    Votoni nr 10

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ky "njeri i vogėl",siē vetquhet ka ambicje tepėr tė mėdha...
    Djali don qė gjithēka tė fillojė me te dhe nga ai...!
    Film i pamė shumė herė,sidomos nė kėto anėt tona !
    O kohra !

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •