Shejh Faraz Rabbani

“Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit). Sikur tė donte Allahu, do t'ju bėnte njė popull (nė fź e sheriat), por deshi t'ju sprovojė nė atė qė ua dha juve, andaj ju (besimtarė) pėrpiquni pėr punė tė mira. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė te Allahu, e Ai do t'ju njoftojė me atė qė kundėrshtoheshit.” (Kuran, 5:48).

Jeta pėr muslimanin nuk fillon qė me lindjen e tij, por shumė kohė mė parė, d.m.th. qė para krijimit tė njeriut tė parė. Ajo, filloi atėherė kur Zoti i krijoi shpirtrat e secilit qė do tė vinte nė ekzistencė dhe i pyeti ata: “A nuk jam unė Zoti juaj? ” Tė gjithė njėzėri iu pėrgjigjėn: “Po!”

Zoti pėr ēdo shpirt pėrcaktoi njė kohė tė caktuar nė tokė qė Ai tė mund t’i sprovojė ata. Pastaj, pasi tė ketė mbaruar afati i caktuar, Ai do t’i gjykojė ata dhe do t’i dėrgojė tek destinacioni i tyre i pėrjetshėm: nė lumturi apo vuajtje tė amshueshme. Kjo jetė, nė fakt, ėshtė njė rrugėtim qė udhėtarit i shfaq pėrpara shumė rrugė, Mirėpo, vetėm njėra nga kėto rrugė ėshtė e qartė dhe e drejtė: Kjo ėshtė rruga e Sheriatit.

Udhėzimi Hyjnor

Nė gjuhėn arabe fjala Sheriat nėnkupton qartėsinė, njė rrugė e ndėrtuar mirė qė shpie tek uji. Nė Islam, pėrdoret pėr t’u kėshilluar nė ēėshtjet e fesė, tė cilat Zoti i ka ligjėsuar pėr robėrit e tij. Domethėnia gjuhėsore e Sheriatit korrespondon me pėrdorimin e tij teknik: sikur uji qė ėshtė i rėndėsishėm pėr jetėn e njeriut, ashtu edhe qartėsia dhe drejtėsia e Sheriatit janė mjetet e jetesės sė shpirtit dhe tė mendjes.

Pėr gjatė gjithė historisė, Zoti dėrgoi pejgamberė tek tė gjithė njerėzit anembanė botės, nė mėnyrė qė ata t’i udhėzojnė nė rrugėn e drejtė, e cila do t’i drejtojė drejt lumturisė nė kėtė dynja dhe nė botėn tjetėr-ahiret. Sa i pėrket besimit, tė gjithė pejgamberėt sollėn tė njėjtin mesazh (vetė Kur’ani na mėson se tė gjithė ata i ftuan njerėzit nė adhurimin e njė Zoti tė Vetėm), mirėpo pėrshkrimet specifike tė ligjeve hyjnore, qė vlenin pėr rregullimin e jetesės sė njerėzve, ndryshuan sipas kohės dhe nevojės sė tyre.

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė!) ėshtė pejgamberi i fundit, ndėrsa Sheriati i tij shfaq manifestin kulmor tė mėshirės hyjnore.

“Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe.” (Kur’an, 5:3).

Vetė Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) i ėshtė thėnė:

“E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat. ” (Kur’an, 21:107)

Vendimet ligjore

Sheriati i rregullon tė gjitha veprimet e njeriut dhe ato i ndanė nė pesė kategori:

tė obliguara;
tė rekomanduara;
tė lejuara;
tė urryera; dhe
tė ndaluara.

Veprimet obligative duhet tė zbatohen dhe pasi qė tė bėhen me qėllim (nijet) tė mirė, atėherė vjen nė shprehje shpėrblimi. E kundėrta e kėsaj ėshtė e ndaluara (harami). Veprimi i preferuar ėshtė mirė tė zbatohet. E kundėrta e kėsaj nuk pėlqehet tė bėhet. Veprimi i lejuar ėshtė ai i cili nuk hynė nė kategoritė e sipėrpėrmendura, pra as nuk pėlqehet dhe as nuk refuzohet. Veprimet mė tė shumta tė njerėzve bėjnė pjesė nė kėtė kategori tė fundit.

Veprim i vlefshėm ėshtė ai i cili pėr bazė ka sinqeritetin dhe nijetin, ashtu siē ka porositur i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!): “Veprimet burojnė nga synimet (nijetet), dhe njeriu do tė marr vetėm atė qė tė ka synuar. ”

Jeta nėn hijen e Sheriatit

Sheriati i pėrfshinė tė gjitha aspektet e jetės njerėzore. Manualet klasike tė Sheriatit, nė tė shumtėn e rasteve, janė ndarė si nė vijim: Ligje qė kanė tė bėjnė me adhurimet personale/individuale, ligjet qė lidhen me sjelljet komerciale, ligjet mbi martesėn dhe shkurorėzimin, si dhe ligjet penale.

Filozofia ligjore

Allahu i Madhėrishėm i dėrgoi pejgamberėt dhe Librat tek njerėzit nė mėnyrė qė atyre t’u tregojė rrugėn e vėrtetė e cila do t’i shpie kah lumturia e kėsaj jete dhe suksesi i jetės sė ardhshme. Kjo shihet nė lutjen qė bėn besimtari, e cila ndodhet nė Kur’anin Fisnik: “O Zoti ynė, na jep tė mira nė kėtė jetė dhe tė mira nė botėn tjetėr, dhe na shpėto nda dėnimi i zjarrit. ” (Kur’an, 2:201).

Filozofėt e jurisprudencės islame, siē janė Gazali, Shatibiu, dhe Shah Velijullahu, shpjegojnė se qėllimi i Sheriatit ėshtė qė tė promovojė mirėqenien njerėzore. Kjo evidentohet nė Kur’an dhe nė mėsimet e tė Dėrguarit tė Allahut, Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!)

Dijetarėt shpjegojnė se mirėqenia pėr njerėzimin bazohet nė pėrmbushjen e gjėrave tė domosdoshme, tė nevojshme dhe qetėsuese.

Tė domosdoshmet

Nga gjėrat e domosdoshme varet jeta fetare dhe ajo profane. Shpėrfillja e tyre na vė pėrpara vėshtirėsive tė cilat janė tė papėrballueshme nė kėtė jetė dhe qė tėrheqin dėnimin nė botėn tjetėr. Gjėrat e domosdoshme janė pesė: Feja, jeta, intelekti, origjina dhe pasuria. Kėto sigurojnė mirėqenie sociale dhe individuale nė kėtė dynja dhe nė botėn tjetėr. Sheriati kėto i ruan nė dy mėnyra: sė pari duke i mbėshtetur dhe pastaj duke vazhduar t’i ruaj.

1. Feja: Allahu i Madhėrishėm pėr tė siguruar fenė, caktoi besimin dhe adhurimet e detyrueshme. Pėr tė siguruar themelin e fesė, i Madhi Zot e ka bėrė tė obligueshėm besimin dhe adhurimin, ndaj dhe pėr tė siguruar ruajtjen e fesė, rregullat nė lidhje me obligimet e tė mėsuarit dhe tregimi i fesė bėri legjislacionin e tyre.

2. Jeta: Qė tė sigurojė jetėn e njeriut, Allahu i Madhėrishėm caktoi tė ushqyerit, martesėn dhe njė jetesė tė shėndetshme, si dhe ndaloi vrasjet dhe caktoi dėnime pėr ata qė bėjnė kundėrvajtje.

3. Intelekti: Allahu i Madhėrishėm ka lejuar qė intelekti dhe njohuria e shėndoshė tė afirmohet, kurse ka ndaluar atė qė e korrupton dhe ligėson atė, siē ėshtė alkooli dhe droga. Ai, gjithashtu caktoi dėnime parandaluese nė mėnyrė qė njerėzit tė largohen prej tyre, pėr shkak se arsyeja e shėndoshė ėshtė baza e njė pėrgjegjėsie morale qė u ėshtė dhuruar njerėzve.

4. Prejardhja: Martesa u pėrligj pėr tė ruajtur prejardhjen, ndėrsa marrėdhėniet seksuale jashtėmartesore u ndaluan. U caktuan ligje ndėshkuese nė mėnyrė qė tė garantohet ruajtja e origjinės dhe e vazhdimėsisė sė jetės njerėzore.

5. Pasuria: Allahu i Madhėrishėm caktoi ligje qė njeriu tė ruaj veten dhe ata pėr tė cilėt konsiderohet pėrgjegjės. Gjithashtu caktoi ligje qė garantojnė tregti dhe ekonomi tė drejtė, si dhe ndalojnė shtypjen dhe ngatėrresat.


Nevojat dhe plotėsimet

Nevojat dhe plotėsimet janė gjėra qė i kėrkojnė njerėzit nė mėnyrė qė tė sigurojnė njė jetė sa mė tė mirė dhe njėkohėsisht t’i shmangen vėshtirėsive, ndonėse kėto nuk janė prej gjėrave esenciale. Shpirti i Sheriatit nė lidhje nevojat dhe plotėsimet pėrmblidhet nė Kur’anin Fisnik: “...dhe nuk ju obligoi nė fé me ndonjė vėshtirėsi…[b]” (Kur’an, 22: 78); Gjithashtu nė njė ajet tjetėr thuhet: “[b]Allahu nuk dėshiron (me obligim pėr abdest e larje) t'ju sjellė ndonjė vėshtirėsi, por dėshiron t'ju pastrojė (prej mėkatėve), t'ua plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush e qė t'i falėnderoheni.” (Kur’an, 5:6).
Andaj, sipas Sheriatit, ēdo gjė qė u mundėson lumturi njerėzve, nė kuadėr tė frymės sė Udhėzimeve Hyjnore, ėshtė e lejuar.

Burimet e Sheriatit

Burimet kryesore tė Sheriatit janė Kur’ani Fisnik dhe Sunneti i Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!)

Kur’ani Fisnik

Kur’ani Fisnik Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mi tė!) gradualisht, i zbriti gradualisht pėr 23 vite. Thelbi i mesazhit tė tij ėshtė tė themelojė Njėshmėrinė e Allahut dhe nevojėn shpirtėrore e morale tė njeriut pėr Zotin. Kjo nevojė pėrmbushet pėrmes adhurimit dhe nėnshtrimit, dhe pėr pasojė janė pėrcaktues nė botėn e pėrtejme (ahiret).

Kur’ani Fisnik ėshtė Fjalė e Allahut. Pėr shkak se ai (Kur’ani) ėshtė i paimitueshėm nė stil dhe elokuencė, dhe mbi tė gjitha: me udhėzimet dhe dispozitat ligjore me tė cilėt erdhi ai, njerėzimit i garanton mirėqenie nė kėtė botė, ashtu edhe nė botėn tjetėr. Allahu i Madhėrishėm thotė:

” Ėshtė e vėrtetė se ky Kur'an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta, e besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira i pėrgėzon se ata pa dyshim do tė kenė shpėrblim tė madh. ” (Kur’an, 17:9); Gjithashtu thotė: “Juve ju erdhi nga Allahu Dritė dhe Libėr i qartė. Allahu e vė me atė (me Kur'anin) nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e tij dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė dhe i udhėzon nė njė rrugė qė ėshtė e drejtė.” (Kur’an, 5:15-16).

Sunneti (tradita profetike)

Roli i Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) shpjegohet nė Kur’an: “Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kur'anin).” (Kur’an, 16:44).

Ky sqarim bėhej pėrmes fjalėve, veprimeve dhe shembullit tė tė Dėrguarit. Pasimi i drejtimit dhe tradisė profetike u bė e detyrueshme: “O ju qė besuat, bindjuni Allahut, respektoni tė Dėrguarin…” (Kur’an, 4:59); si dhe nė ajetin tjetėr: “Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė Dėrguarin e Allahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh Allahun. ” (Kur’an, 33:21).

Ndėrsa vetė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka urdhėruar duke thėnė: “I kam lėnė dy gjėra nė mesin tuaj, nė qoftė se do t’ju pėrmbaheni, ju nuk keni pėr t’u larguar nga rruga e drejtė, ato janė: Libri i Allahut dhe Sunneti (tradita) ime. ” (Hakimi dhe Maliku).

Degėt e burimeve

Kemi dy degė tė tjera tė burimeve, tė cilat janė nė pajtueshmėri me Sheriatin: Konsensusi i dijetarėve (ixhmaja) dhe analogjia ligjore (kijasi) .

Konsensusi i dijetarėve (ixhmaja)

Baza e konsensusit tė dijetarėve pasi qė ėshtė burimi i ligjit, gjegjėsisht urdhri i Kur’anit t’i bėjė zgjidhje gjėrave me anė tė kėshillimit, ashtu siē ka thėnė Zoti: “Ata qė pėrgjigjen thirrjes sė Zotit tė tyre, kanė themeluar lutjen, dhe ku punėt e tyre kryhen me kėshilla. ” (42:38).

Konsensusi i dijetarėve ėshtė definuar tė jetė pajtueshmėria/unanimiteti e tė gjithė dijetarėve muslimanė gjer tek niveli i arsyes juridike (ixhtihad) nė njė gjeneratė gjatė njė udhėheqje legale. Duke marrė parasysh konditėn se tė gjithė dijetarėt e tillė duhet te pajtohen tek vendimi, ky horizont ėshtė i kufizuar tek ēėshtjet qė janė tė qarta sipas Kur’anit dhe shembujve profetik, tek tė cilat njė konsensus i tillė patjetėr duhet tė bazohet. Kur kjo tė themelohet, atėherė konsensusi i dijetarėve ėshtė vendimi vėrtetues.

Analogji legale (kijasi)

Analogjia legale ėshtė njė mjet i fuqishėm pėr tė derivuar vendime pėr ēėshtje tė reja. P.sh.: droga ėshtė shpallur e palejuar, pėrmes njė analogjie legale nga ndalimi i alkoolit qė bazohet nė Kur’an. Njė vendim i tillė ėshtė bazuar ne efektin e pėrbashkėt themelor tė shkaktimit tė dehjes.

Analogjia legale dhe mjetet e saj tė ndryshme ua mundėson juristėve tė kuptojnė arsyet themelore dhe shkaqet pėr vendimet e Kur’anit dhe shembullit tė Profetit (Sunnah) . Kjo ndihmon qė tė ballafaqohemi me situatat e njerėzve qė ndryshojnė pandėrprere dhe na dhurohet hapėsirė pėr vendime te reja qė tė aplikohen nė mėnyrėn mė tė pėrshtatshme dhe tė qėndrueshme.

Edhe pse Sheriati sjell dobi nė kėtė botė, qėllimi kulmor i atyre qė i nėnshtrohen atij ėshtė qė tė shprehin robėrimin e tyre tek Krijuesi i tyre.
Kjo rrugė ėshtė sugjeruar nė deklaratėn hyjnore tė pėrcjellė nga i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!):

“Robi im nuk mė afrohet Mua me asgjė mė shumė tė dashur sesa ajo qė e kam bėrė tė obliguar pėr tė, dhe robim Im vazhdon tė mė afrohet me punė vullnetare derisa Unė ta dua atė. Dhe kur Unė e dua, atėherė Unė jam Dėgjimi i tij me tė cilin ai dėgjon, Shikimi i tij me tė cilin ai sheh, Dora e tij me te cilėn ai kap, dhe Kėmba e tij me tė cilėn ai ecėn. Nė qoftė se kėrkon nga Unė, me siguri se do t’i jap atij, dhe nė qoftė se kėrkon strehim nė Mua, me siguri se do ta mbroje atė!”

Nė qoftė se dimensioni legal i Sheriatit i jep Islamit formėn e tij, dimensioni shpirtėror ėshtė substanca e tij. Jeta shpirtėrore e Islamit dhe qėllimi i saj, u be i qartė nė deklaratėn hyjnore qė e pėrmendėm mė sipėr. I Dėrguari ynė Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) mjaft bukur e shpjegoi shėmbėlltyrėn shpirtėrore teksa tha:

“Adhuroje Allahun sikur je duke e parė, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai me siguri ty tė sheh. ”

Jeta shpirtėrore e Islamit ėshtė njė mjet qė dukshėm tė ndihmon pėr tė kuptuar besimin dhe pėrkryerjen e praktikimit. Kjo ėshtė, ngjashėm sikur ta kėrkosh ujin e kulluar, meqė Sheriati, ashtu siē theksuam ėshtė tėrėsisht njė rrugė e qartė, ndaj, paralelizmi me ujin gjithsesi i pėrshtatet, ngase uji dhuron jetė tek mendjet dhe shpirtrat qė janė nė dhembje nga dėshira e madhe pėr tė kuptuar.

Pikėrisht ėshtė kjo jetė shpirtėrore dhe nivelet e saj te ndryshme, ajo qė i tėrheq muslimanėt tek feja e tyre, mėnyra e jetesės sė saj dhe tek vendimet e Sheriatit.

“Dhe ata qė besojnė janė tė mbushur nė dashurinė e tyre pėr Zotin. ” (Kur’an, 2:165).



Literatura:

• Al-Madkhal li Dirasat al-Shariah al-Islamiyya (Abd al-Karim Zaydan)
• Usul al-Fiqh al-Islami (Wahba Zuhayli)
• Al-Muėafaqat (Shatibi)
• Al-Mustasfa (Ghazali)
• Hujjat Allah al-Baligha (Wali Allah al-Dahlawi)
• Reliance of the Traveller (tr. Nuh Keller)
• Al-Tahrir (Ibn al-Humam)
Source: BBC Corp.


______________
Autor:
Faraz Rabbani

Burimi:
http://qa.sunnipath.com/issue_view.a...&ID=899&CATE=1

Pėrktheu:
Baton Thaēi

Boton:
“Brezi i ri”

Qershor, 2009
©breziiri.com

http://www.breziiri.com/modules/news...hp?storyid=509