Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Lutja para nënës apo nje ikone?!

    Jam kurioz te di nga ju ose me sakt te jepni nje
    mendimin tuaj nese do ndijeni ne nje pozicion te
    veshtir te jetes tuaj dhe ne ato momente qe do ndolleni
    ju per para syve keni nje fotografi te nenes tuaj dhe nje
    ikon te nje shenjterit cilit do te luteshit per tju ndimuar

    Pershembull una per veten time do lutesha para fotografis se nenes time
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Teme interesante qe asnjehere s'me paska ra ne mendjen nje ide/mendim i tille!
    Une po te isha ne nje pozite te tille, padyshim se do t'i lutesha nenes, e cila me solli ne jete, sakfrifikoi 9 muaj duke me mbajtur ne barkun e saj, me rriti, me shkolloj, me edukoj, me mesoj te flas, dhe me beri njeri. Andaj, nena eshte e shenjte dhe gjithmone tek femijet eshte me e afert. Shtrohet pyetja, e kishte be "ikona" nje gje te tille?
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pyetje teper e leht per tju pergjigjur!

    Normal qe do tju lutesha nenes sime, qe me solli dhe me riti ne kete bote te bukur, cka te pres nga nje ikone e cila as qe me njeh e as qe din se si u rita dhe ne cfar kushtesh, eshte nena ajo qe te din te mirat dhe te keqijat e tua, dhe vetem ajo mund te te fal dhe vetem asaj mund ti lutemi!
    Sui generis

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Se di po me ckam par e perjetuar, njeriu ne raste kur peson nje aksident sthot kurr o nen te lutem me shpeto, por o zot shpetom , kurse kur esht semur thot oh nene ku je ??
    Kshuqe duhet ndar dhe kur i kerkojm kta dy figura kaq sinjifikative per ne .

  5. #5
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Kur kam par nje filem shqiptar qe nje djal ktheshte nga tirana
    dhe ishte i semur ne fshatin e tij dhe e jema kishte ven
    nje ikon tek dhome tij dhe i thot djalit qe duhet te lutesh
    ikones dhe djali ju pergjigj jo nene dua te lutem
    ty ti je ikona ime e shenjt dhe i thoshte
    nene te lutem me shero dhe me fal mekatet
    qe kam ber
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  6. #6
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Kam mar nje histori nga nje forum tjeter nese lejohet mundem ta postoi dhe ketu

    Syri i nënës


    Nëna ime kishte vetëm një sy. E urreja atë... ajo
    ishte në siklet për mua. Për të mbajtur familjen ajo
    gatuante për nxënësit dhe mësuesit në shkollën time.
    Një ditë ajo erdhi të më takonte. U vura shumë në
    siklet. Si mund të ma bënte këtë gjë mua?! E injorova
    atë, i hodha një shikim plot urrejtje dhe u largova.
    Ditën tjetër në shkollë njëri nga shokët e mi më tha:
    -"haaaa, nëna jote e kishte vetëm një sy!" Pas kësaj
    desha të futesha në dhe i gjallë. Gjithashtu desha që
    nëna ime të zhdukej. Kështu që u përballa me të atë
    ditë dhe i thashë, "si mund të vish aty dhe të tjerët
    të qeshin me mua, pse nuk vdes më mirë?!!! "Nëna ime
    nuk u përgjigj.

    Asnjëherë nuk mendova për ato që i thashë sepse isha
    shumë i inatosur dhe plot zemërim. Isha i pavëmendshëm
    ndaj ndjenjave të saj. Desha të largohesha nga
    shtëpia. Kështu që studiova shumë dhe mu dha një
    mundësi për të shkuar në Singapor për studime. Më pas
    u martova. Bleva një shtëpi timen. U bëra me fëmijë
    dhe isha i lumtur me jetën që kisha. Një ditë nëna ime
    erdhi të më vizitonte mua. Nuk më kishte parë prej
    vitesh dhe madje nuk kishte takuar as nipërit e saj.
    Kur u shfaq tek dera fëmijët qeshen me të. Unë i
    bërtita asaj. Si guxon të vish në shtëpinë time dhe të
    trembesh fëmijët e mi! "Shporru prej këtu! Tani!!!"

    Dhe gjithë kësaj nëna ime iu përgjigj qetësisht, "Oh
    me falni shumë. Mund të kem ngatërruar adrese," dhe më
    pas u zhduk. Një ditë më erdhi një letër që fliste për
    një takim midis nxënësve të shkollës ku kisha qenë.
    Kështu që e gënjeva gruan që po shkoja në një udhëtim
    biznesi. Pas takimit i shtyrë nga kurioziteti shkova
    të shikoja kasollen time të vjetër. Fqinjët më thanë
    që ajo kishte vdekur. Nuk derdha asnjë pikë loti. Ata
    më dorëzuan një letër që ajo e kishte lënë për mua.

    Letra thoshte: "Biri im i dashur, mendoj për ty gjatë
    gjithë kohës. Më fal që erdha në Singapor dhe tremba
    fëmijët e tu. U lumturova shumë kur e mora vesh që ti
    do të ktheheshe përsëri këtu. Por nuk do të kem
    mundësi që të ngrihem nga krevati për të të parë. Më
    vjen keq që kam qenë siklet i përhershëm për ty gjatë
    fëmijërisë tënde. Por dije...kur ishe shumë i vogël,
    pësove një aksident dhe humbe njërin sy. Si nënë qe
    isha, nuk mund të shikoja fëmijën tim që të rritej me
    një sy. Kështu...të dhashë syrin tim. Isha shume
    krenare që djali im po shikonte një botë të tërë, për
    mua, në vendin tim me atë sy. Me dashuri.... NËNA
    JOTE...”
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nje burre mori ne tel te jemen ne Florida dhe e pyeti: "Si ke qene?"

    "Jo dhe aq mire" u pergjigj e jema. "Kam pasur si debulese."

    E pyet i biri "Nga se e ke pasur kete shqetesim?"

    Ja kthen e jema "Sepse s'kam ngrene ne 38 dite."

    Pergjigjet djali " Kjo qenka alarmante. Pse s'ke ngrene keto 38 dite "

    Thote e jema " Sepse nuk doja ta kisha gojen te mbushur me ushqim po te merrje ti ne telefon."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 20-02-2008 më 12:45 Arsyeja: Tsk tsk
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    BIM_BUM_BAM_^ nje pyetje shume domethenese kjo qe na ke bere... te them te drejten asnjehere s'me ka shkuar ne mendje nese do t'i lutesha me pare nenes apo nje ikone. Shume here i jam lutur nje ikone, ndoshta sepse nenen e kam akoma prane dhe s'e kam pare asnjehere te arsyeshme t'i lutesha fotografise se saj, per çdo gje flisja dhe flas drejtperdrejte me nenen e cila eshte nje ikone e gjalle dhe shume e rendesishme per mua. Por ka raste te tjera kur na vjen me spontane t'i lutemi nje ikone.
    Fotografive te te dashurve tane i lutemi kur s'i kemi me ne jete, se kur jane ne jete eshte me e veshtire. Dhe shenjterit kur vdesin i kujtojme, se kur jane ne jete i quajme te marre (kujtoj shembullin e Padre Pio dhe te shume te tjereve).
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 30-01-2010 më 07:13
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    do lutesha para fotografise se nenes



    nje histori e vogel.


    I biri e vrau nenen i mori zemren
    dhe u largua me te shpejte qe ta hidhte ne lum.

    rruges u pengua ne nje gure dhe u rrezua
    zemra i ra nga duart dhe u rrokullis neper toke

    djali degjoje nje ze te mbytur diku large
    zeri i thoshte "a u vrave bir ?"
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin
    Jam kurioz te di nga ju ose me sakt te jepni nje
    mendimin tuaj nese do ndijeni ne nje pozicion te
    veshtir te jetes tuaj dhe ne ato momente qe do ndolleni
    ju per para syve keni nje fotografi te nenes tuaj dhe nje
    ikon te nje shenjterit cilit do te luteshit per tju ndimuar

    Pershembull una per veten time do lutesha para fotografis se nenes time
    Mendoj qe pyetja nuk eshte mire e formuluar .Ne raste momente te veshtira njeriu nuk i lutet nenes por ZOTIT ,sepse e dime qe nena nuk ka ate fuqi per ta ndihmuar por vetem themi OH NENE dhe kjo nuk eshte lutje.
    Sa i perket nenes mendoj qe asnje njeri ne bote nuk munde te te doje si NENA.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •