Shpata e Hektorit, djalit te Priamit, princ i Trojes e mbiquajtur Durindana ishte e punuar nga Hyrite. Si e tille shpata qe jo vetem e pathyeshme, por asnje armure mbrojtese nuk i rezistonte dot goditjes se saj.
Kjo shpate ne menyre te panjohur perfundon ne duart e nje saraceni (spanjoll i besimit musliman) i cili e humbet ate ne nje bast mundjeje me Rolandin ose Orlandon, nje nga 12 peers ndryshe te quajtur palamedet e Karlit te Madh te Frances (nip i Karl Martelit). Rolandi vete ishte nip i Karlit te Madh nga motra Bertha e cila martohet pa deshiren e tij me Milon Acquiline nje kalores prej nje dere e madhe. Orlando vritet ne rrugen e kthimit nga beteja e Saragozes (malet Pirene te Lindjes), saktesisht ne Ronchesvalle aty rreth Tetorit te vitit 732.
Mendohet se kjo shpate ekziston edhe ne ditet tona, mbase ne zonen e Frances Jug Perendimore te quajtur Gramata.
Duhet te permendim nga 12 palamedet e Charlemagne's Duken e Bavarise, Salomonin mbret te Britanise, Astolfon e Anglise.
Mund te spekulloj duke thene se legjendat e tryezes se rrumbullakte dhe te shpates se pathyeshme te Mbretit Artur kane shume te perbashketa me Durindianen dhe palamedet e Karlit te Madh.
Durindana eshte permendur gjeresisht ne kronikat e kohes, madje ka hyre edhe ne repertorin e emertimeve unike te Don Kishotit te Mances.
Nje pyetje interesante mbetet: Si perfundoi shpata e Hektorit ne duart e Saracenit?
Kam degjuar disa histori lidhur me nje shpate te vecante ne pronesine e njerit prej pasuesve te profetit Muhamet. A mund te kete ndonje lidhje ajo shpate me shpaten e Hektorit?
Krijoni Kontakt