Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    8 Nentor 1941-2003

    Kush ishin anėtarėt e grupeve komuniste qė morėn pjesė nė mbledhjen themeluse tė 8 nėntorit 1941 dhe si u goditėn ata nga Enver Hoxha. Si shpėtuan Peristeri dhe Sinan Hasani

    Si i eliminoi Enveri tė gjithė themeluesit e Partisė Komuniste

    Dashnor Kaloēi

    Plot 63-vjet mė parė, nė 8 nėntor tė vitit 1941, disa antarė tė grupeve komuniste tė Shkodrės, Korēės dhe Tiranės, tė cilat ushtronin aktivitetin e tyre ilegal qė nga mesi i viteve '30, u mblodhėn nė njė shtėpi tė thjeshtė tiranase dhe shpallėn krijimin e Partisė Komuniste. Pak muaj mė vonė, nė krye tė asaj partie doli Enver Hoxha, i cili pėr afro 45-vjet me rradhė drejtoi me dorė tė hekurt Shqipėrinė, duke instaluar kėtu njė nga diktaturat mė tė egra tė modelit stalinist. Dorės sė hekurt tė Enverit, i cili gjatė gjithė periudhės sė sundimit tė tij despotik e mbushi Shqipėrinė me kampe dhe burgje pėr kundėrshtarėt politikė, nuk i shpėtuan as vetė ata qė kishin themeluar Partinė Komuniste dhe kishin sjellė atė nė krye tė saj. Cili ishte njeriu qė bėri pėrpjekjet e para pėr krijimin e Partisė Komuniste nė Shqipėri, kush ishin ata qė morėn pjesė nė mbledhjen themeluese tė 8 nėntorit 1941 dhe si i eleminoi Enver Hoxha tė gjithė ata, duke i ekzekutuar, burgosur apo internuar?


    Enveri rastėsisht nė mbledhjen themeluese

    Njė nga njerzit qė tentoi i pari tė krijonte nė Shqipėri njė Parti Komuniste, ka qenė Zef Mala, i cili qė nė mesin e viteve '30, drejtonte Grupin Komunist tė Shkodrės. Aty nga muaji korrik i vitit 1939, ai mblodhi njė grup komunistėsh dhe shpalli krijimin e njė partie komuniste. Mbas internimit tė Zef Malės nė Ventotene tė Italisė, shokėt e tij i humbėn lidhjet me tė, pėr shkak tė pamundėsisė sė komunikimit. Kjo gjė bėri qė edhe partia e tij tė shpėrbėhej plotėsisht. Lidhur me ekzistencėn e kėsaj partie Koēo Tashko ka dėshmuar: "Kur vajta nė Itali pėr t'ju kėrkuar ndihmė shokėve italianė pėr ndėrmjetėsimin e themelimit tė partisė, ata nuk mė pritėn fare. Ndoshta ata njihnin Partinė Komuniste tė Zef Malės, tė themeluar nė korrikun e vitit 1939. Pasi Koēo Tashko nuk mori dot ndihmėn e komunistėve italianė, ai vajti nė Jugosllavi dhe u kėrkoi atyre tė njėjtėn gjė. Jugosllavėt i sugjeruan atij se atė punė mund t'jua bėnte shumė mirė, anėtari i Komitetit Qėndror tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, Miladin Popoviē, i cili ishte i internuar nga italianėt nė kampin e Peqinit. Koēo Tashko e pranoi sugjerimin e tyre dhe aksioni pėr lirimin e Miladinit iu ngarkua Mustafa Gjinishit dhe Guri Dhorit, shok i Tashkos. Pas lirimit, Miladini u vendos nė Tiranė nė shtėpinė e Shqyqėri Kėllezit, e cila ishte bazė e Grupit Komunisit tė Rinjve. Pas shumė bisedimesh qė Tashko bėri me krerėt e tre grupeve, u ra dakort qė ata tė bėnin njė mbledhje nė shtėpinė e Bojka Lazėrit, tė cilėn asokohe e kishte me qera Xhemal Cani me tė shoqen Zylfien. Qė pėrpara mbledhjes, Tashko kishte rėnė dakord nė parim me krerėt e dy grupeve qė kur tė diskutonin pėr krijimin e Partisė, asnjė prej krerėve kryesorė nuk do zgjidhej nė postin e sekretarit politik. Pėr kėtė Tashko ka dėshmuar: "Ato ditė qė vendosėm pėr mbledhjen e grupeve, mė vajti mendja qė tė merrja nė grupin tonė edhe Enver Hoxhėn, tė cilin e kisha rregulluar qė tė punonte nė Tiranė, tek kinkaleria e mikut tim Esat Dishnica. Duhej bėrė kjo pasi shokėt e tjerė tė grupit tonė si: Mihal Lako, Pilo Peristeri e ndonjė tjetėr, ishin nė Korēė me pėrgatitjen e demonstratės sė 7 nėntorit. Enveri njihej si intelektual, kishte qenė profesor nė Liceun e Korēės dhe kishte studiuar ca kohė nė Francė. Po kėshtu ai ishte i gojės dhe i penės, e kishte njė paraqitje pėr t'u admiruar. Ndėr mė kryesoret qė unė mendova tė merrja Enverin me vete nė atė mbledhje, ishte se ai ishte i besimit myslyman, sepse ne tė tjerėt ishim tė gjithė ortodoksė. Kjo gjė duhej bėrė patjetėr sepse duhej njė myslyman tė pėrfaqėsonte aty gjithė atė popullsi myslymane qė kishte Shqipėria", ka dėshmuar Koēo Tashko lidhur me pjesėmarrjen e Enverit nė atė mbledhje.

    Mbledhja themeluese

    Mbledhja pėr formimin e PKSH filloi nė mbrėmjen e 8 nėntorit 1941 dhe aty erdhėn pėrfaqėsuesit e tre grupeve.

    Nga Grupi i Korēės ishte:

    Koēo Tashko,
    Pilo Peristeri,
    Koēi Xoxe dhe
    Sotir Vullkani.

    Nga Grupi i Shkodrės ishin:

    Qemal Stafa,
    Vasil Shanto,
    Kristo Themelko dhe
    Tuk Jakova.

    Kurse nga Grupi i tė Rinjve ishin;

    Sadik Premtja,
    Anastas Lula,
    Ramadan Ēitaku dhe
    Sinan Hasani.

    Po kėshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviē e Dushan Mugosha, pėr tė cilėt tė tre grupet kishin rėnė dakord qė tė ishin si ndėėrmjetės dhe t'i ndihmonin pėr punėt proceduriale.
    Pėrveē delegatėve me mandat, aty ishin preznet dhe persona tė tjerė pa tė drejtė vote si Skėnder Ēaēi etj. Po kėshtu rreth shtėpisė bėnin roje dhe shumė persona tė besuar qė i komandonte Ali Demi. Qė me fillimin e mbledhjes filluan debatet, pasi Lula dhe Premtja nuk ishin dakort me propozimin e Grupit tė Korēės qė tė shpallej njėherė formimi i Partisė dhe pastaj tė diskutoheshin problemet qė grupet kishin nė mes tyre. Sipas dėshmive tė Premtes, thuhet se Grupi i tė Rinjve nuk kishte fare njoftim se nė atė mbledhje do procedohej pėr krijimin e Partisė, por ata kishin shkuar aty duke menduar se do tė vazhdonte mbledhja qė kishin lėnė pėrgjysėm. disa ditė mė parė.
    Pas ndėrhyrjes sė Miladinit, u hodh nė votė dhe fitoi propozimi qė tė formohej Partia, pastaj tė bėnin diskutimet. Me votim tė plotė nė mbrėmjen e 8 nėntorit u shpall themelimi i PKSH dhe u hartua rezoluta pėrkatėse. Pėr kėtė Enveri nė kujtimet e tij ka shkruar: "Ishte njė ēast solemn dhe unė i pėrqafova tė gjithė. Atė mbrėmje pėrqafova dhe Anastasin e Sadikun pėr tė fundit herė".

    Mbledhja vazhdoi edhe shtatė ditė tė tjera dhe Tashko ishte ai qė dėgjohej mė shumė nga tė gjithė, pėr arsye se ishte komunisti mė i vjetėr dhe me mandat nga Kominterni.
    Ditėn e fundit tė mbledhjes u zgjodh Komiteti Qėndror ku fituan Qemal Stafa, Ramadan Ēitaku, Koēi Xoxe, Tuk Jakova, Enver Hoxha, Gjin Marku dhe Kristo Themelko.
    Kjo gjė erdhi pasi Enveri me dinakėri propozoi qė Tashko, Premtja dhe Lula tė ishin tre pjestarėt e komisionit qė do zgjidhnin Komitetin Qėndror dhe kjo gjė u miratua duke i lėnė ata jashtė K.Q.

    Enveri sekretar i PKSH, nė mars '43

    Mbas mbledhjes themeluese, K.Q. caktoi dhe detyrat pėr tė gjithė anėtarėt. Pėr kėtė Enveri ka shkruar: "Pėr tė ruajtur unitetin, nuk pati zgjedhje pėr kryetar apo sekretar dhe ne bėmė ndarjen e punėve, ku Qemali do merrej me rininė, Baca (Ēitaku) me financat, kurse unė me shtypin e me organizimin e Partisė".
    Kjo thėnie e Enverit (te libri "Kur lindi partia") nuk qėndron, pasi sipas shumė dėshmive, Enveri u ngarkua vetėm me financat e Partisė.
    Kėshtu Isuf Keēi ka dėshmuar se i dorėzonte Enverit rregullisht shuma tė mėdha parash qė ua merrnin tregtarėve tiranas pėr lėvizjen.
    Sipas Tashkos, ai insistoi qė nė postin e sekretarit organizativ tė Komitetit Qėndror tė mos zgjidhej njeri, pasi ajo gjė i takonte Grupit tė Korēės dhe kėshtu ata thirrėn Dr. Ymer Dishicėn nė atė post.
    Pas mbledhjes themeluese anėtarėt e K.Q. u shpėrndanė nėpėr rrethe tė ndryshme.

    Gjin Marku nė Berat,
    Themelko nė Gjirokastėr,
    Tuku nė Shkodėr,
    kurse Enveri qėndroi nė Tiranė ku do tė merrej me mbledhjen e financave tė Partisė.

    Pas 8 nėntorit 1941, Enveri rrinte mė shumė me Miladinin nė shtėpinė e Shyqėri Kėllezit.

    Lidhur me kėtė nė dėshmitė e tij pėr "Gazetėn" Shyqėriu ėshtė shprehur: "Aty nė shtėpinė time Miladini i thėrriste njė nga njė tė gjithė anėtarėt e K.Q. dhe nė mes tė tjerash i pyeste edhe pėr problemin e Kosovės. Kur ai pyeti Anastasin e Sadikun ata i thanė: "Ai problem ėshtė zgjidhur nė bazė tė Kartės sė Atlantikut qė mė 14 gusht 1941 dhe nė bazė tė kėsaj karte, tė gjithė popujt me plebishit do tė vendosin se me kė dėshirojnė tė bashkohen. Popullsia e Kosovės duke qenė 80% shqiptare natyrisht qė do tė bashkohet me Shqipėrinė".

    Pas kėsaj ndėrmjet Miladinit dhe Anastasit e Sadikut filluan kontradikta tė mėdha pėr tė cilat, Hamit Keēi na ka dėshmuar duke thėnė: "E kam dėgjuar me veshėt e mi nga goja e Sadik Premtes kur ai thoshte: "Miladini me Dushanin janė shovinistė serb".
    Sipas dėshmive tė Kėllezit dhe Keēit, pas kontradiktave qė Miladini pati me Sadikun dhe Anastasin, ai afroi akoma e mė shumė Enverin i cili e pėrkrahte nė ato debate.
    Kjo gjė konēidon edhe me zgjedhjen e Enverit nė krye tė Qarkorit tė Tiranės, gjė e cila u realizua me propozimin e Miladinit.
    Nė krye tė Partisė Enveri erdhi nė marsin e vitit 1943 kur u mbajt Konferenca e PKSH nė Labinot.
    Nė atė mbledhje, Dr. Ymer Dishica qė kishte funksionin mė tė madh nė parti, si sekretar organizativ, propozoi Enverin si Sekretar i Pėrgjithshėm i PKSH, gjė e cila u miratua me votim tė hapur nga tė gjithė.

    Si u zhdukėn themeluesit e PKSH

    Qė pas mbledhjes sė 8 nėntorit, Enveri filloi goditjen ndaj anėtarėve tė K.Q. qė ai i shihte si rivalė nė luftėn e tij pėr tė kapur kreun e partisė.

    Nga nėntori '41 e deri nė marsin e '43 kur Enveri u zgjodh nė krye tė PKSH, u vranė:

    Qemal Stafa,
    Vasil Shanto dhe
    Sadik Stavaleci,

    tė cilėt ishin kandidatė kryesorė pėr kreun e PKSH. Pėr kėta tė tre sipas shumė dėshmive janė hedhur dyshime duke akuzuar Enverin tė implikuar direkt nė vrasjet e tyre.
    Po kėshtu nė mbledhjen e marsit '43 ku Enveri u zgjodh nė krye tė PKSH, u mor vendimi i pėrjashtimit tė Premtes e Lulės nga K.Q i PKSH. Pėr kėtė Enveri ngarkoi dhe personat pėr eleminimin e tyre.
    Pėr vrasjen e Anastasit, Ferik Demir Ēorej nga Uznova na ka dėshmuar:

    "Mė dt.12 mars 1943 erdhėn nė shtėpinė time njė grup partizanėsh tė ēetės sė Ramiz Aranitasit qė komandoheshin nga Orhan Frashėri dhe njė kolonjar qė quhej Dhori.
    Ata na thanė se atė natė kishin pushkatuar nė Qafė tė Gllavės njė partizan qė quhej Anastas Lula, i cili kishte dezertuar nga rradhėt e udhėheqjes dhe bashkėpunonte me okupatorin.
    Atė e kishin pushkatuar tė lidhur me cigare nė gojė pasi kishte thirrur:"Rroftė Shqipėria".

    Pas pushkatimit tė Lulės, Enveri urdhėroi tė njėjtėn gjė dhe pėr Sadik Premten.
    Por pasi Sadiku mundi qė t'u shpėtonte pritave qė i bėnė partizanėt e Hysni Kapos nė Tragjas, Enveri shkoi vetė nė Vlorė. Pas kėsaj Sadiku u fsheh dhe mė pas u arratis nga Shqipėria dhe jetoi nė Francė.
    Pas kėtyre i erdhi rradha Zef Malės. Kur u kthye nga internimi ai shkoi nė Pezė, ku Babė Myslymi i tha: "Ik or babė e mēifu nė Tiranė, se dun me t'vra".
    Pėr kėtė Myslymi kishte parė telegramin qė Enveri i dėrgonte Nako Spiros ku thuhej:
    "I dashur Nako, Zef Mala jo vetėm qė nuk duhet tė shkojė nė Kosovė, por ai duhet tė dekorohet me njė plumb kresė. Ai s'ėshtė i mirė prandaj duhet tė zhduket.
    Gjeni mėnyrėn qė tė mos kuptohet, por nė asnjė mėnyrė tė mos lihet kjo gjė pas dore, sikur ka bėrė Hyseni (Gogo Nushi) me tė tjera kėshilla qė i kemi dhėnė, pėr tė cilat do pėrgjigjet.Tė fala shoqėrore Tarasi
    (A.Q.SH. fq 14, Dos 76. P 26.08.194).
    Pas kėsaj Zef Mala u fsheh nė Tiranė deri nė mbarim tė luftės dhe mė pas pėrfundoi burgjeve dhe internimeve deri kur vdiq nė vitin 1976 nė mjerim tė plotė.
    Qė gjatė Luftės me urdhėr tė Enverit u pushkatua pa gjyq edhe Lazri, i zoti i shtėpisė ku u mbajt mbledhja themeluese mė 8 nėntor.

    Eleminimet pas mbarimit tė Luftės

    Pas mbarimit tė Luftės, nė fillim Enveri eleminoi.

    Koci Xoxen .

    duke e akuzuar si agjent tė jugosllavėve.
    Koēi kishte funksionet mė tė larta pas Enverit, si nėnkryeministėr, sekretar organizativ i PKSH etj dhe u pushkatua mė 10 korrik 1949.
    Mė pas rradha i erdhi :

    Kristo Themelokos dhe

    Sotir Vullkanit ..

    qė Enveri i hoqi duke i konsideruar si njerėz tė Xoxes.
    Kristo kishte lindur mė 1916 nė fshatin Vėrnik tė Bilishtit (shule) dhe kishte bėrė vetėm 5 klasė shkollė. Pasi kishte qenė kapterr nė ushtrinė e Zogut nė Milot, ai ishte lidhur me Grupin Komunist tė Shkodrės. Mbas lufte ai u emėrua Komisar i Korpusit tė Tretė nė Berat me gradėn gjeneral-major, deri nė 1947 kur u bė Drejtor Politik i Ushtrisė. Pas goditjes sė Xoxes, Enveri e hoqi si njeri tė jugosllavėve (ishte me origjinė maqedonase) dhe e caktoi Kryetar tė Arizanatit nė Tiranė, brigadier pėr kėpucarėt, berberėt dhe rrobaqepėsit.
    Kurse Vullkanin i cili kishte qenė ndėr komunistėt mė tė vjetėr tė Grupit tė Korēės (pas Koēi Xoxes) pasi punoi disa kohė oficer nė prapavijė, Enveri e hoqi pse ai mbrojti Koēin.
    Vullkani vdiq nė Tiranė nė 1964.
    Mė pas Enveri eleminoi dhe:

    Ramadan Ēitakun i cili kishte qenė me Grupin e tė Rinjve.

    Pasi Baca qėndroi disa kohė ambasador nė Beogradc, Enveri e hoqi dhe dėrgoi zv / Ministėr pėr Financat dhe mė pas nė Bankėn e Kursimeve.
    Ēitaku vdiq nė 9 prill 1990 dhe nė atė kohė tė gjithė u habitėn, pasi nuk e mendonin se ai njeri ishte gjallė, pasi nga frika e burgosjes Baca nuk kishte dalė kurrė nga shtėpia pėr vite me rradhė.

    Nė vitin 1956 Enveri eleminoi dhe:

    Tuk Jakovėn (zv. Kryeministėr dhe sekretar organizativ i PKSH) pasi nė njė mbledhje Pleniumi, ai kundėrshtpi manipulimin qė i ishte bėrė nė shtėpinė muze tė themelimit tė Partisė me figurat e udhėheqjes.
    (Jakova vdiq nė burg, pasi nuk e mjekuan.
    Nė vitin 1960 Enveri eleminoi dhe :

    Koēo Tashkon duke e akuzuar si njeri tė sovjetikėve.

    Tashko qėndroi nė burg deri nė moshėn 80 vjeēare dhe vdiq nė internim nė kampin e fshatit Adriatik afėr Mamurrasit.

    Tė vetmit anėtarė tė mbledhjes sė PKSH qė mbetėn pa u goditur nga Enveri ishin Pilo Peristeri dhe Sinan Hasani.

    Nga Peristeri nuk i vinte asnjė e keqe Enverit, dhe ai e la atė formalisht nė funksionin e kandidatit tė Byrosė Politike dhe Drejtor tė Uzinės Traktori, pasi puna kryesore e Pilos ishte qė tė fliste nė pėrvjetorėt e Partisė pėr gjenialitetin e Enver Hoxhės.
    Ndėrsa Sinan Hasani shpėtoi nga goditja e Enverit pasi qė nė kohėn e Luftės, u caktua tė punonte nė Kosovė dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri. Ai qėndroi atje dhe pas vdekjes sė Titos u bė President i Republikės Federative tė Jugosllavisė.


    Nė 1946 Peristeri s'ia dha Enverit deklaratėn, duke thėnė se ai nuk kishte qenė me Grupin Komunist tė Korēės

    Nga tė gjithė pjesėmarrėsit e mbledhjes themeluese tė 8 nėntorit tė vitit 1941, vetėm Pilo Peristeri mundi qė t'i shpėtonte goditjes sė Enver Hoxhės, duke rezistuar deri nė shėmbjen e regjimit komunist. Por edhe ai nuk kishte mundur qė tė shpėtonte "pa u lagur", pasi e kishte paguar haraēin qė nė vitet e para tė pasluftės. Diku aty nga viti 1946, kur Enver Hoxha nuk e kishte konsoliduar akoma pushtetin e tij tė hekurt nė Parti ashtu siē ndodhi mė vonė, ai i dėrgoi njerėz Pilo Peristerit, pėr t'i kėrkuar njė deklaratė ku Pilo tė dėshmonte, se Enveri kishte qenė pjesmarrės i Grupit Komunist tė Korēės qė nė fundin e viteve '30. Por Pilo Peristeri u tha njerėzve qė shkuan pėr t'ia kėrkuar deklaratėn, se nuk mund t'ua jepte dot atė, pasi Enveri nuk kishte qenė me Grupin Komunist tė Korēės.
    Pas kėsaj Enveri i dėrgoi Pilos njė nga njerzit e tij mė tė afėrt, por edhe atij Pilo iu pėrgjigj negativisht duke i thėnė: "Jo bre, s'i tė gėnjej unė, Enveri nuk ka qenė me Grupin e Korēės".
    Pasi Enverit i dėshtoi edhe tentative e dytė me Pilon, ai dėrgoi njerėz pėr ta marrė deklaratėn pranė Sotir Vullkanit, por edhe Sotiri nuk pranoi qė ta jepte atė deklaratė, duke dhėnė tė njėjtėn pėrgjigjie si Peristeri.
    Pas kėsaj, Enveri u hakmorr ndaj Peristerit e Vullkanit duke i shkarkuar ata nga funksionet qė mbanin.
    Sotir Vullkanin e arrestuan gjoja pėr armėmbajtje pa leje dhe nė vitet qė pasuan atij i arrestuan dhe i burgosėn pėr vite me rradhė edhe djalin e tij.
    Por inatin mė tė madh Enveri e kishte me Pilon, tė cilin si fillim e dėrgoi nė Kuēovė, gjė e cila i shkaktoi atij edhe njė problem tė madh familjar. Pilo qėndroi nė Kuēovė deri nė atė kohė qė pranoi tė jepte deklaratėn pėr Enverin dhe pas asaj ai u rehabilitua dhe u soll pėrsėri nė Tiranė. Pilo ėshtė i vetmi qė ka mbetur gjallė nga pjesmarrėsit e mbledhjes themeluese tė 8 nėntorit tė vitit 1941. Tashmė ai i ka kaluar tė nėntėdhjetat dhe banon nė njė apartament tė ri fare pranė qėndrės sė Tiranės, duke i mbetur besnik Enver Hoxhės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 10-11-2003 mė 05:59

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    3
    edhe nje shembull tipik se nuk duhet kurre te lidhemi per individin!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Kurse nga Grupi i tė Rinjve ishin

    Sadik Premtja,
    Anastas Lula,
    Ramadan Ēitaku dhe
    Sinan Hasani
    Lapsus: sinan hasani nuk ishte pjesemares i grupit tė tė rinjve dhe nuk ka marrė pjese nė formimin e pksh. Ai ishte nga fshati pozhoran (nė mes gjilanit, ferizajit dhe vitisė)

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu i njeh Enver Hoxhės statusin e veteranit
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •