Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Qeveria po i kërkon administratës fotografinë e votës në këmbim të punës

    Kryetari i PS-së, Edi Rama, flet për zgjedhjet, raportet me politikën dhe politikanët, koalicionet pas zgjedhjeve dhe programin e ri të PS-së


    Kryesocialisti Rama ka denoncuar një nga skemat manipulative të procesit të zgjedhjeve më 28 qershor. Në një intervistë te “Ora news” me gazetarin Alfred Peza, ai është shprehur se punonjësve të administratës “u kërkohet që të fotografojnë votën e tyre për të pasur të sigurt vendin e punës”. Rama ka thënë se kjo vjen nga burime të shumta informimi dhe ruajnë e drejtën e konfidencialitetit për shkak të kësaj frike që ka kallur dhe po kall përditë në shpirtin e njerëzve Sali Berisha, duke dashur të mbajë me çdo kusht pushtetin. Rama ka komentuar edhe zhvillimet brenda PS-së, raportet mes Partisë dhe Bashkisë, marrëdhëniet me Fatos Nanon dhe drejtues apo ish-drejtues të tjerë të lartë brenda së majtës. Për herë të parë zoti Rama ka zbardhur pjesë të programit prej 1000 faqesh të PS-së, duke u ndaluar te zhvillimi rural, sistemi i taksave, legalizimet, çështja e pronave, arsimi, barazia gjinore dhe shumë çështje të tjera. Gazeta po publikon në mënyrë të shkurtuar intervistën e transmetuar mbrëmë në televizionin “Ora news”.

    Është kënaqësi t’ju kem këtu sot, që gjetët kohën në mesin e fushatës elektorale të na kushtoni ne dhe teleshikuesve tanë një vëmendje, të cilën ata e kanë në formë kureshtjeje se çfarë po bën dhe si ka ecur deri tani fushata elektorale e Partisë Socialiste dhe e opozitës në përgjithësi...

    Unë besoj se të gjithë kanë mundur ta ndjekin mikpritjen e jashtëzakonshme që kemi gjetur në të gjithë Shqipërinë; nga Shkodra në Korçë, nga Dibra në Elbasan dhe kështu, me radhë, në katër anët e Shqipërisë ku po fryn përditë e më fuqishëm era e ndryshimit dhe ku është përditë më e lexueshme në sytë e njerëzve, në fjalët e tyre, në entuziazmin e tyre nevoja historike për një ndryshim historik.

    Shpresoj dhe uroj të jetë kështu për ju se keni gati 2 vjet në fushatë dhe kanë mbetur rreth 10 ditë deri në datën 28 qershor, kur shqiptarët janë ftuar të hedhin votën e tyre. Çfarë do të bëni deri më datë 28? Në piketa të përgjithshme, kush do të jetë strategjia juaj për të maksimalizuar votën e së majtës?

    Siç e keni ndjekur me vëmendjen tuaj të veçantë dhe siç po e shohin të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Shqipërisë, fushata jonë është një manifestim i madh i mirënjohjes dhe i detyrimit ndaj qytetarëve dhe qytetareve të këtij vendi nga veriu në jug. Është një fushatë energjish pozitive; është një fushatë idesh dhe zgjidhjesh të reja për problemet e vjetra të këtyre 18 viteve; është një fushatë me sytë nga e ardhmja, drejt udhëkryqit të 28 qershorit ku do të ndahet e shkuara me të ardhmen dhe ky qytetarët e këtij vendi në shumicë absolute do të votojnë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

    Sigurisht që ka një problem thelbësor që është ndjekur nga media dhe ndërkombëtarët lidhur me kartat e identitetit. Në thelb, kush ka qenë problemi dhe çfarë rrezikon kjo çështje për standardet e 28 qershorit?

    Qeveria ka dështuar ta garantojë procesin dhe të garantojë transparencë dhe njëkohësisht edhe sigurinë në këtë proces. Ju e keni dëshmuar, të tjerë sy të vëmendshëm, të tjera burime të pavarura të informimit e kanë dëshmuar, që ky proces është karakterizuar nga konfuzioni, është karakterizuar nga episode të papëlqyeshme dhe është karakterizuar nga mungesa e garancive se të gjithë do të mund të votojnë më 28 qershor me një kartë identiteti që do ta kenë në dorë. Nga ana tjetër, unë jam plotësisht i bindur që kjo është një shprehje e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, por edhe të një vesi të vjetër të Sali Berishës, i cili nuk e ka në formimin e tij dhe nuk e ka në mundësitë e tij të të kuptuarit së botës, lirinë e të tjerëve për të zgjedhur. Megjithatë, ne do të shkojmë përpara, unë përfitoj edhe nga rasti që më jepni t’iu bëj apel të gjithë që të shkojnë të tërheqin kartat e identitetit dhe që t’i japin vlerë aplikimit të tyre duke e marrë kartën dhe për të votuar më 28 qershor për ndryshimin e madh, për të bërë të mundur që më në fund qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi të kenë jo vetëm kartat, por edhe pasaportat e tyre biometrike dhe ky vend të plotësojë të gjithë ato kushte që janë lënë jashtë paketës së fundit të liberalizimit të vizave, ku përfshirë edhe Serbia, e cila vetëm pak vite më parë ishte tërësisht e izoluar dhe ku ne mbetëm jashtë, jo për shkak se Europa nuk e mirëpret Shqipërinë, jo për shkak se shqiptarët dhe shqiptaret nuk e meritojnë që pas 18 vjetësh lëvizin lirisht përtej kufijve të tyre, por, sepse ne qeverisemi nga një kryeministër dhe nga një oborr, i cili sheh vetëm interesat e veta dhe nuk është në gjendje të garantojë kushtet që Shqipëria të heqë kufijtë me Bashkimin Europian dhe shqiptarët të lëvizin lirisht në Bashkimin Europian...

    Meqë ishim te kartat, a është më opsion shtyrja e zgjedhjeve për shkak të tyre?

    Për ne shtyrja e zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë një opsion; për ne zgjedhjet duhet të mbahen në afatet kushtetuese. 28 qershori është dita kur njerëzit duhet të vendosin për t’u ndarë nga kjo politikë e vjetër e së shkuarës; njerëzit duhet të vendosin për të dalë nga kurthi ku po i mbyll përditë e më shumë kjo politikë që tjetër thotë e tjetër bën; tjetër premton dhe tjetër realizon; për njerëzit flet gjithë ditën dhe për vete punon gjithë natën...

    Nëse për një pjesë të shqiptarëve pas 10 ditësh dilema është nëse do të kenë mundësi të votojnë për shkak të asaj që përmendëm pak më parë, një pyetje ka qenë gjithmonë e madhe që lidhej me ju. Ju, pse nuk kandiduat?

    Sepse siç e kam bërë të qartë, unë kam një kontratë të nënshkruar me vullnetin e dyanshëm, timin dhe qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës, dhe kjo kontratë nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme, por kërkon me patjetër konsensusin e palës tjetër, që është populli i kryeqytetit. Unë i kam kërkuar dhe u kërkoj përsëri banorëve dhe banoreve të Tiranës një mandat për të qenë kryeministri i Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të ndryshojë nën shembullin e Tiranës dhe Tirana të transformohet me ritme akoma më të larta. Ritme të cilat do të kishin qenë të tilla nëse do të kishim pasur qeveri kombëtare, me një vizion për kryeqytetin e Shqipërisë që duhet të jetë një pol zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Një pikë referimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Arsyeja pse unë kërkoj të jem kryeministri i Shqipërisë ka të bëjë edhe me domosdoshmërinë për t’i dhënë lokomotivës së ndryshimit, Tiranës, fuqi të reja, për t’i dhënë këtij kryeqyteti që është bërë një pikë referimi për të gjithë, një ritëm të ri dhe një shpejtësi të re në rrugën e zhvillimit të ri, për të realizuar ato investime strategjikë që kjo qeveri, por edhe qeveritë e tjera paraardhëse, jo vetëm që i kanë konsideruar prioritete, por shpeshherë i kanë parë si një problem për shkak të nevojës që të frenojnë Tiranën duke dashur të dëmtojnë Bashkinë dhe të dëmtojnë mua personalisht. Kjo është një politikë primitive e së shkuarës që duhet të marrë fund. Pasi ne jemi këtu për tu shërbyer të gjithë qytetarëve, njerëzve të zakonshme të këtij vendi që kanë të drejtën e zotit të kenë pikëpamje të ndryshme, por kanë, po ashtu, të drejtën e zotit që të kenë shërbime të njëjta dhe të respektohen po njësoj nga shteti i tyre. Sot ne kemi një shtet i cili është një vegël në duart e këtij pushteti që është pushteti i një familje të vetme, i një oborri shërbëtorësh të kësaj familje dhe i një klientele që punon duke përfituar nga aksesi i privilegjuar që u jep ky pushtet. Aq e vërtetë është kjo saqë sot të gjithë ata që janë në fakt shërbëtorët e këtij populli dhe që paguhen nga ky popull duke filluar nga mësuesit dhe mësueset, duke kaluar tek mjekët dhe infermierët, dhe të gjithë nëpunësit e administratës shtetërore janë vënë në një trysni kriminale, në një trysni psikologjike që është e patolerueshme për një vend evropian; u kërkohet me çdo kusht e me çdo çmim t’i nënshtrohen pushtetit; u kërkohet të dalin me zor nëpër mitingjet të Partisë Demokratike, të Sali Berishës, të Jozefina Topallit dhe të kësaj kompanie të bukur. U kërkohet që të kërkojnë të fotografojnë votën e tyre për të pasur të sigurt vendin e punës. U kërkohen gjithfarë gjërash që janë pjesë e një trysnie që është absolutisht të patolerueshme.

    Kjo fotografi e votës na duket sikur jemi në Palermo dhe Sicili...

    Është në mënyrë absolute një e vërtetë e hidhur, e cila na vjen nga burime të shumta informimi që sigurisht ruajnë të drejtën e konfidencialitetit për shkak të kësaj frike që ka kallur dhe po kall përditë në shpirtin e njerëzve Sali Berisha, duke dashur të mbajë me çdo kusht pushtetin. Por, në rast se ka një gjë që është në dritën e diellit, për të cilën keni folur edhe ju, kanë folur dhe media të tjera, që ndodh përditë, si shprehja më skandaloze dhe më abuzive të një shteti të vënë në gjunjë për interesat e pushtetit, është abuzimi që po bëhet me fëmijët, me prindërit dhe me shkollat. Hapen shkollat të shtunë e të diel për t’i mbledhur fëmijët e mësuesit bashkë dhe pastaj për t’i marrë si një kope dhe për t’i çuar në mitingjet e partisë në pushtet ose nxirren fëmijët dhe mësuesit nga mësimi gjatë ditëve të shkollës për të njëjtën arsye. Unë dua që kjo histori të marrë fund dhe ne do ta bëjmë këtë histori të marrë fund.....

    Unë kam një dilemë. Rreth 20 muaj më parë kemi bërë bashkë një intervistë në zyrën tuaj, në Bashkinë e Tiranës. Aty më keni deklaruar që ju nuk jeni politikan. Si mundet që të jetë një kryeministër i mirë një njeri që nuk është politikan? Është njëlloj si të them që do të bëj një emision të mirë pa qenë gazetar.

    Nuk është e njëjta gjë sepse politika është edhe profesion, por nuk është vetëm profesion dhe nga niveli shumë modest i pozicionit tim dhe në shkallën shumë modeste të raportit tonë me botën, më lejoni të them që njeri nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës, i cili quhej Ronald Regan, ishte presidenti që e filloi dhe e mbylli qenien e tij në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i qytetarëve që refuzoi të pranonte që ishte politikan...

    Duke menduar se shpreh dhe sensibilitetin dhe interesin e opinionit, por edhe votuesve potencial të majtës suaj, do të doja të më përgjigjeshit drejtpërdrejt pse nuk përfshitë në listat e kandidatëve politikanë si Fatos Nano, Musa Ulqini, Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Shkëlqim Cani etj.?

    Së pari, janë njerëz të ndryshëm dhe arsyet janë të ndryshme. Unë do të shprehja këtu respektin dhe mirënjohjen time më të thellë për këta njerëz përgjithësisht, për gjithçka që kanë bërë dhe për gjithçka kanë dhënë. Por ndërkohë, siç e kam thënë dhe e përsëris edhe këtu, listat e deputetëve nuk janë lista që ndërtohen mbi bazën e kontributeve në të shkuarën, por janë lista që ndërtohen mbi bazën e angazhimit për së nesërmen. Por, ritheksoj nuk përjashtoj në asnjë mënyrë, por përkundrazi e konsideroj absolutisht të rëndësishëm për shoqërinë tonë kontributin që vazhdon të japë presidenti Meidani, kontributin që kanë dhënë për Parlamentin e Shqipërisë Musa Ulqini, Ylli Bufi, apo kontributin për të cilin i jam mirënjohës Shkëlqim Canit si njëri nga njerëzit që asistuan me shumë dashamirësi dhe me shumë profesionalizëm në shkrimin e programit tonë të ri.....

    Harruat vetëm Fatos Nanon...

    Lidhur me zotin Nano unë besoj se arsyeja është më se e qartë për të gjithë qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi: Ne kemi nevojë për deputetë dhe deputete që të kryejnë detyrën karshi atyre që i votojnë 24 orë në 24, 4 vjet me radhë...

    Pse nuk është politikë e re Fatos Nano, Rexhep Meidani, Shkëlqim Cani, por duhet të jenë Fidel Ylli, Tom Doshi, Dashamir Peza etj.?

    Nuk di se si i bashkoni emrat në këto mozaik. Por për të gjithë ata njerëz që janë në listën e PS-së ka arsye. Një nga komponentët e listave tona janë pa dyshim përfaqësuesit e sipërmarrjes së lirë shqiptare. Ne duam të bëjmë një aleancë të re me sipërmarrjen shqiptare. Ne duam të bëjmë të mundur që një politikë e re ndaj sipërmarrjes t’i krijojë një frymëmarrje tërësisht të re talentit sipërmarrës të shqiptarëve dhe t’i japë një mundësi tërësisht të re të gjithë sipërmarrësve shqiptarë të cilët sot e për gjithë ditën pas 18 vitesh i fshihen shtetit, i fshihen jetës publike, i fshihen ekspozimit të suksesit të tyre sepse janë të trembur nga ajo që vjen pas, që është trysnia deri edhe mafioze e një shteti që për të mbushur arkën, në fund të vitit iu turret sipërmarrësve në forma dhe mënyrë të papranueshme për një vend që është në Europë dhe që synon të aspirojë të jetë anëtare e BE-së dhe t’u japim sipërmarrësve piedestalin që u takon. Sipërmarrësit janë njëlloj si artistët, njëlloj si këngëtarët, njëlloj si sportistët, janë shëmbëlltyra e suksesit ku ne jetojmë dhe sipërmarrësit e këtij vendi nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë të strukur, nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë të ndrydhur, nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë të mbyllur në guaskën e tyre për shkak se duan të shmangin hakmarrjen primitive të shtetit për bindjet e tyre, për simpatitë e tyre, për miqësitë e tyre, apo edhe për thjesht dhe vetëm suksesin e tyre.

    Zoti Rama, në premtimet e tuaja elektorale në programin në të cilin nuk e kemi parë akoma fizikisht, por e besojmë që ekziston diku, vetëm virtualisht jemi njohur dikur. Ju premtoni 197 mijë vende punë nëse PS-ja dhe e majta vjen në pushtet. Si do ta realizoni?

    Saktësisht quhen mundësi për punë. Mos harroni se sot kjo politikë e vjetër, të gjithë njerëzit që jetojnë në fshat, i konsideron të punësuar. Ndërkohë që në fshat ka një problem dramatik pamundësie për punë. Ne besojmë tek transformimi i politikës për fshatin nga një politikë e vjetër që e sheh fshatin si një territor ku njerëzit janë lënë në mëshirë të fatit dhe mbijetojnë me fuqinë e mendjes dhe të krahut të tyre. Imazhi i shtetit është thjesht dhe vetëm një lëmoshë për bujqësinë. Një politikë të re për transformimin e ekonomisë rurale. Ne do ta transformojmë rrënjësisht marrëdhënien e qeverisë me fshatin duke u dhënë në radhë të parë të gjithë bujqve dhe fermerëve atë që u mungon prej 18 vjetësh, shtetin në krah dhe duke u garantuar atyre dokumentin e pronësisë tokës që prej 18 vjetësh e kanë vetëm në përdorim dhe njëkohësisht të gjithë ato politikë mbështetëse për të ulur kostot e prodhimit të tyre dhe për ta nxjerrë prodhimin e tyre në treg. Por fshati nuk është vetëm bujqësi dhe prodhim bujqësor. Fshati është një hapësirë ku njerëzit dashurohen, kur njerëzit martohen dhe lindin fëmijë, ku njerëzit krijojnë familje, të cilat kanë nevojë për shërbimin arsimor, për shërbimin social, të cilat kanë nevojë për atë dinjitet dhe për atë status që kanë familjet që jetojnë në qytet.

    Kjo nuk ka të bëjë me premtimin për vendet e punës...

    Duke krijuar një ekonomi të re rurale ne do të krijojmë një hapësirë të paanë mundësish për punësim. Nga ana tjetër ne do të nxisim, siç e thashë në pjesën e parë, sipërmarrjen shqiptare dhe investimet jo vetëm në zonat e prodhimit industrial, por edhe në bujqësi dhe kjo na çon në konkluzionin që do të krijojmë atë numër që ju thatë, mundësish për punë.

    Keni hedhur gjithashtu një ide tjetër, është Ministria e Fshatit, meqë ju përmendët fshatin. Çfarë ndryshimi do të ketë kjo nga Ministria e Bujqësisë?

    Për lehtësi komunikimi quhet kështu, por zyrtarisht ajo do të quhet ministria e Zhvillimit Rural. Pra ne kalojmë nga një fazë primitive, e kuptimit dhe e trajtimit të fshatit, në një fazë bashkëkohore të kuptimit dhe të trajtimit të gjithë hapësirës rurale. Flasim për ekonomi rurale, flasim për zhvillim të qëndrueshëm rural. Kjo ministri do të menaxhojë të gjithë hapësirën rurale dhe do të ketë në dispozicion të gjitha ato fonde për mbështetje dhe zhvillim të fshatit që sot praktikisht janë të shpërndara në shumë duar dhe në shumë dikastere dhe janë pre e klientelave politike e partiake, janë pre manipulimit elektoral të fshatit pa asnjë lloj vizioni integral të zhvillimit të tij dhe pa asnjë lloj rezultati si ai rezultat që do të dëshirojë dhe do të ishte i pritshëm me të gjithë këto fonde që shpenzohen.

    Do të ketë më Ministri Bujqësie?

    Jo, do të jetë e integruar brenda. Boll të shikoni programin e rrugëve rurale që është një katastrofë e vërtetë, një shpërdorim dhe abuzim me fundet publike, i cili nuk ka pasur asnjë sukses për sa kohë që ne kemi zona të tëra në Shqipëri ku prodhimi kalbet në fushë. Ku prodhimi hidhet në lumë, ku prodhimi varroset se nuk del dot në treg. Një nga arsyet që prodhimi nuk del dot në treg janë rrugët e munguara të prodhimit. Ne rrugët do t’i konsiderojmë jo si vija kalimi të njerëzve dhe të makinave, por si rrugë të zhvillimit, si rrugë të prodhimit dhe turizmit, që janë pa asnjë diskutim dy prioritete themelore të qeverisë sonë dhe që janë dy nga pikat e planit tonë prej shtatë pikash për ndryshim.

    A do të ketë dhe një ministri për qytetin dhe për integrimin urban?

    Nuk besoj se vlen paralelizmi, por provokimi besoj se vjen për Komitetin Shtetëror për Zhvillimin e Rrethinave, që në fakt është një strukturë e re që ne do ta ngremë në rang dhe rëndësi ministrie, por që do të jetë drejtpërdrejtë nën përgjegjësinë e kryeministrit për të mundësuar pikërisht integrimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha hapësirave urbane. Ne do t’i japim Tiranës për shembull statusin e ri ligjor të metropolit të vendit, nën shembullin të kryeqyteteve dhe qyteteve të mëdha të Europës, që nënkupton zhvillimin e integruar jo vetëm njësisë urbane që quhet Bashkia e Tiranës, por të të gjithë qarkut të Tiranës ku bashkitë dhe komunat nga Tirana në Rrogozhinë e Kavajë, nga Dajti në Paskuqan e Kamzë, do të operojnë në autonominë e tyre, por edhe në një sinergji që do të na garantojë shërbime të integruara transporti, shërbime të integruara me furnizimin me ujë të popullsisë, shërbime të integruara për sa i përket arsimit dhe shëndetësisë, në mënyrë që të hymë në një fazë të re, në fazën e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal. Ndërkohë për sa i përket rrethinave të reja që janë në njërën anë fryt i një mundi të pashoq dhe të një historie të pashoqe siç ishte historia e kalimit të Shqipërisë nga diktatura në liri dhe lëvizjeve të mëdha demokratike. Qoftë rrethinat e një natyre të një natyre tjetër që janë fryt i investimeve për një cilësi të re jete siç ndodh për shembull në disa zona ku po ndërtohen blloqe të reja vilash. Tu japim mundësinë e një integrimi urban me të gjitha ato shërbime të tjera që u duhen këtyre zonave. Le të flasim për një moment, për legalizimet. Legalizimet janë njëra nga ato aspekte drithëruese të cinizmit të politikës së vjetër. Është luajtur dhe është trajtuar ky problem duke i marrë peng këta njerëz, këto qindra dhe mijëra, dhjetëra mijëra familje, të cilat janë sot ende në pritje të legalizimit. U premtohet dhe u ripremtohet.

    Ju kam ndjekur gjatë vizitave të fundit në Bathore dhe në disa rrethina të tjera për legalizimet. Pse duhet t’ju besojnë ju dhe jo kësaj maxhorance që është në pushtet?

    Sepse gjërat që unë i them, i bëj. Gjërat që nuk i bëj, s’i them. Ajo që do të thosha është se sot janë bërë 18 vjeç fëmijët që kanë lindur fillimisht në këto zona. Të tjerë fëmijë lindin e rriten në kushte që janë të papërfytyrueshme. Këtu nuk është fjala thjesht për t’i dhënë dokumentin e shtëpisë. Ky do të jetë hapi i pare dhe ne do ta realizojmë jo me fjalë, por me vepra. Këtu është fjala që të gjitha këto shtëpi të kthehen në kapitale të gjalla. Sot ato nuk janë kapitale të gjalla, ata njerëz sot kanë vetëm një strehë ku të fusin kokën, por nuk kanë një dokument që u jep mundësinë që të shkojnë në bankë për të marrë një kredi, për një biznes të vogël familjar, për studimet e fëmijëve. Kështu që, legalizimi është hapi i parë që e hap këtë valvul dhe krijon mundësinë e një energjie të re ekonomike që do t’i shtohet energjisë së sotme të këtyre qyteteve të mëdha të filluar nga Tirana, por këtu është integrimi urban, këtu është puna e transformimit rrënjësor të infrastrukturës nëntokësore, të infrastrukturës sociale. Për këtë arsye duke krijuar nga njëra anë statusin e ri të metropolit dhe rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal me shërbime të integruar dhe, nga ana tjetër, Komitetin Shtetëror të Zhvillimit të Rrethinave dhe fondin e posaçëm për rrethinat, ne do të bëjmë që të hymë në një rrugë zhvillimi të qartë, të sigurt dhe me një perspektivë të dukshme dhe të prekshme për të gjithë, që do të krijojë në radhë të parë shtratin e psikologjisë për të gjitha këto familje dhe në radhë të dytë do të uli ndjeshëm atë hendek social që është krijuar në vite për shkak të atij përjashtimi social ku jetojnë këto familje.

    Ka një problem të madh në mes; është problemi i pronave. Si do të zgjidhet ky problem? A vazhdoni t’i qëndroni mendimit që partia juaj nuk është parti e pronarëve?

    PS-ja, pa asnjë dyshim, ka një vizion të saj dhe ka një program të veçantë për çështjen e pronës, i cili fillon aty ku duhet të kishte filluar 18 vjet më parë, nga inventarizimi i plotë i të gjithë pronës në Shqipëri, gjë që ende sot nuk është bërë. Është luajtur me pronën tamam si me mallin e tjetrit dhe ndërkohë ka një sërë skemash të cilat do të mundësojnë trajtimin dhe kompensimin në kohë të pronarëve. Por e gjitha kjo nuk e përjashton dhe nuk e shmang dot themelin që është legalizimi këtyre shtëpive të ndërtuara me gjak në një kohë kur mungonte shteti e pastaj dhe në një kohë ku shteti për shkak të interesat të pushtetit i pa këto zhvillime thjesht dhe vetëm si mish për topat elektoralë.

    Nëse ka diçka që PD-ja mburret, por që është pranuar gjerë dhe nga grupet e interesit, është sistemi fiskal që kanë realizuar dhe që kanë implementuar gjatë këtyre katër viteve. Ju do ta prekni këtë sistem fiskal? Kush nuk preket? Çfarë do të ndryshoni?

    Me paketën fiskale këta zotërinj që qeverisin kanë bërë atë që nuk bëhet. Ndryshime disa herë brenda të njëjtit vit. Nëse ka një gjë që e ka shqetësuar dhe e ka penguar seriozisht sipërmarrjen në këto vite ka qenë mungesa e stabilitetit fiskal, ndryshimet e vazhdueshme të rregullave të lojës në mes dhe gjatë lojës, dhe pa mundësia për të krijuar një raport të qëndrueshëm përmes një sistemi fiskal të qëndrueshëm. Ne kemi pasur një konsulencë të nivelit më të lartë botëror për programin tonë, e posaçërisht dhe për programin e zhvillimit ekonomik dhe fiskal. Jemi konsultuar me kryeministra që kanë lënë gjurmë në vendet e tyre, e kam thënë dhe e rithem sot, u jam mirënjohës kryeministrit të Francës, të Italisë, të Danimarkës. Njerëz të cilët kanë bërë reforma të jashtëzakonshme dhe që sot konsultohen nga qeveri dhe nga institucione ndërkombëtare shumë prestigjioze. Konkluzioni ynë është ky, që ne nuk do ta prekim sistemin fiskal në këtë fazë të parë të mandatit tonë të parë dhe ne nuk do të ngremë asnjë taksë. Do të bëjmë disa ndërhyrje për të lehtësuar goditjen e rëndë që u jep taksa e sheshtë niveleve të poshtme, duke filluar nga mësuesit dhe mësueset, që për shkak të taksës së sheshtë sot vërtetë kanë një pagë të dyfishuar në terma aritmetikore, por kanë një fuqi blerëse të pakësuar në raport me katër vjet më parë.

    Si do t’ia bëni?

    Do të bëjmë një sërë ndërhyrjesh koordinuara për shembull çdo mësuesi dhe mësueseje ne do t’u ofrojmë një paketë shëndetësore deri në 10 mijë euro falas, në rast se ata do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor dhe një sërë elementësh të tjerë që kanë me një ndihmë që vjen në rrugë indirekte, por që lehtëson pikërisht barrën e kostos së jetesës së tyre. Të njëjtën gjë për nivelet e poshtme të pagave në administratë. Duke u munduar të krijojmë më shumë frymëmarrje për familjet që jetojnë me pagat e sektorit shtetëror dhe për të gjitha ata që për shkak të taksës sheshtë ndjejnë një trysni shumë të madhe në fuqinë e tyre blerëse.

    Po TVSH-në si do ta trajtoni?

    Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë tundim për ta prekur nivelin e TVSH-së përderisa jemi të orientuar të stabilizimit fiskal. Duam të kemi një sistem fiskal të qëndrueshëm, duam të kemi rregulla loje të mirëcaktuara në bashkëpunim me komunitetet e biznesit dhe grupet e interesit, për t’u dhënë mundësi në një periudhë kohore të konsiderueshme që të mos kenë asnjë lloj problemi dhe luhatja. Ndërkohë që pa asnjë dyshim do të heqim menjëherë pagat e referencës, çmimet e referencës dhe do të transformojmë tërësisht marrëdhënien e përfaqësuesve të shtetit dhe të administratës fiskale me sipërmarrjen përmes një rikonceptimi dhe një rinovimi të sistemit të administrativit....

    ......A keni program qeveritar? Pse s’na e tregoni fizikisht?

    Kjo është një pyetje e rënë nga qielli. Programi ynë qeverisës nuk është një program elektoral, është një program qeverisës. Është një mekanizëm i tëri i shtrirë në mbi 1 mijë faqe, i cili është në dispozicion të të gjithë atyre që nesër do të jenë në detyra për të realizuar qeverisjen. Përsa i përket programit tonë elektoral, ai është një program elektoral i sintetizuar në planin tonë me shtatë pika, i cili është publik. Në të gjitha ato aspekte të programit tonë që janë trajtuar publikisht dhe sigurisht edhe në të gjitha rrugë komunikimi që ne i kemi zgjedhur për t’i çuar këto pika dhe këto reforma te publiku.

    Pse s’e bëni publik?

    Nuk është absolutisht në nevojën e një procesi elektoral një libër me 1 mijë e kusur faqe. Unë mund t’ju përgjigjem fare konkretisht për çdo pyetje që ju keni, siç po ju përgjigjem, pasi të gjitha ato që unë ju them burojnë nga programi ynë qeverisës.

    A ka një problem që të na jepet?

    Nuk ka asnjë arsye që të botojmë një program me 1 mijë faqe, nuk ndodh asgjëkund. Partitë politike i drejtohen elektoratit të tyre me plane sintezë, të cilat janë plane që përcaktojnë qartë prioritet dhe rrugët, dhe japin lexueshmëri të plotë të politikave të reja qeverisës që ato synojnë të bëjnë në periudhën e qeverisë. Ajo që ne kemi bërë dhe që është e re, nuk ka ndodhur kurrë në këto 18 vjet, është që kemi përgatitur për të qeveritar, jo thjesht një platformë elektorale për të marrë votat dhe për tu gjendur pa program të nesërmen e ditës së qeverisjes. Kjo është risia që ne kemi sjellë. Ne jemi gati të qeverisim që të nesërmen e fitores, duke u dhënë çdo ministri në tavolinë të gjithë hartën e aksionit për të arritur objektivat tona.

    Po qeverinë hije e keni bërë?

    Jo, jo...

    Ju shpresoni se do të merrni mbi 71 mandate?

    Unë nuk shpresoj, jam i bindur për këtë. Në rast se sot kam një rezervë, kjo rezervë lidhet vetëm me besueshmërinë dhe transparencën e procesit zgjedhor. Për këtë arsye unë dua t’u bëj, me lejen tuaj, të gjithë qytetarëve dhe qytetareve që kanë aplikuar të marrin kartën e identitetit, të mos ta lenë për ditën e fundit, pasi është e nevojshme që t’i japin mundësi vetës të votojnë, është e domosdoshme. Së dyti, Policisë së Shtetit që të qëndrojë korrekte dhe të mos vazhdojë të japë shenjat që po jep ditët e fundit ku po bëhet, për fat të keq, palë në episode që mund të jenë të vogla në raport të tërën, por që kanë domethënien e tyre. Duke u garantuar të gjithë punonjësve të sotëm të Policisë respektin maksimal timin dhe forcës që përfaqësoj për ligjin dhe për rolin e tyre si njerëz të ligjit, u them se do të ndëshkohet me forcën e ligjit çdonjëri që do të guxojë të kapërcejë kufirin e ligjit duke e vënë uniformën e shtetit në dispozicion të interesave të pushtetit. Së treti, u bëj thirrje të gjithë prindërve të këtij vendi që sot janë rrogëtarë të shtetit tonë të përbashkët që të mos bien në asnjë mënyrë pre e presioneve të turpshme dhe mafioze të atyre drejtuesve shtetërore që përdorin detyrën shtetërore për të bërë trysni dhe për t’u bërë presion që të votojnë për pushtetin, jashtë bindjeve dhe jashtë dëshirës së tyre. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që ky është një moment historik që kërkon një vetëdije të lartë qytetare, një vetëdije të lartë për detyrën shtetërore nga njëra anë dhe për detyrën qytetare nga ana tjetër. Pasi katër vjet të tjera si këto janë të papranueshme dhe ne na duhet me patjetër të hapim një faqe të re, ku në vend se të jenë katër vitet e një vazhdimi, të jenë katër vitet e një fillimi të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Nëse ju si kryetar i PS-së dhe koalicioni që ju drejtoni nuk arrini t’i merrni 71 votat për të krijuar qeverinë, a do të pranonit të bënit aleancë me LSI-në dhe koalicionin e tij?

    Sot ne jemi betejë për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri, e cila do të realizojë angazhimet që ne po marrim. Të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që duan ndryshimin, që besojnë te ndryshimi, që dëshirojnë të bëhen pjesë e ndryshimit, që kanë vullnet për të riorganizuar shtetin dhe Shqipërinë, duhet që votën e tyre ta vendosin te kutia ku shkruhet PS, Edi Rama. Kjo sepse çdo votë që shkon në drejtime të tjera është një votë në drejtimin tanimë të ditur, të politikës së vjetër të këtyre 18 viteve. Në rast se duan një Parlament që të ketë një maxhorancë që të bëjë ligje të mira dhe të marrë vendime të drejta për ta, nuk duhet t’u japin mundësinë forcave të tjera që ta mbajnë Parlamentin peng dhe ta mbajnë qeverinë peng të të njëjtave interesa që për 18 vite me radhë nuk e kanë lejuar qeverinë e këtij vendi dhe vetë këtë vend që të lëvizë me shpejtësinë e qytetarëve dhe qytetareve në drejtim të realizimit të shpresave dhe ëndrrave të tyre.

    E përkthyer ndryshe kjo do të thotë që vota për Metën është votë për Berishën...

    Unë nuk dua të hyj në këtë retorikë, por unë vetëm dua të vë theksin te domosdoshmëria për të votuar për një rrugë të re ndryshimi. Këtë rrugë të re mund ta garantojë vetëm një forcë të re, kjo është forca e bashkimit tonë të ri, e koalicionit tonë dhe e lidershipit të këtij koalicioni që është PS-ja...

    A do të jepni dorëheqjen nga kryetar bashkie nëse do të bëheni kryeministër?

    Besoj që kjo është pjesë e rrugës që kam nisur. Pra në rast se qytetarët dhe qytetaret e Tiranës do të vendosin që unë të jem kryeministri i tyre, atëherë patjetër do të na duhet që të mendojmë së bashku për një zgjedhje të re, për Bashkinë e Tiranës. E kam thënë në vijimësi, por gjithmonë është krijuar si ekuivok ndoshta me dëshirën e mirë për të bërë lajm...

    Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, ka deklaruar në “Opinion”, se më 28 qershor u bën thirrje të gjithë të majtëve të bashkohen në oborrin e PS-së për të rrëzuar kryeministrin Sali Berisha. Që do të thotë, ju do të ikni e do të ikni, por aty do të fillojë, le të themi, përpjekja e zotit Fatos Nano për të rrëzuar Berishën, që me sa duket e paska marrë, sipas zotit Nano, mandatin e dytë.

    Më 29 qershor do të jeni në oborrin e PS-së duke transmetuar live momentin e ndryshimit të madh që Shqipëria do të bëjë me votën e saj dhe fillimin e rrugës së re për Shqipërinë dhe për shqiptarët me fitoren e PS-së...

    SOMARIOT –
    Shtyrja e zgjedhjeve!

    “Për ne shtyrja e zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë një opsion, për ne zgjedhjet duhet të mbahen në afatet kushtetuese. 28 qershori është dita kur njerëzit duhet të vendosin për t’u ndarë nga kjo politikë e vjetër e së shkuarës”

    Kartat e identitetit

    “Unë jam plotësisht i bindur që kjo është një shprehje e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, por edhe të një vesi të vjetër të Sali Berishës, i cili nuk e ka në formimin e tij dhe nuk e ka në mundësitë e tij të të kuptuarit së botës”

    Moskandidimi i Ramës
    “Unë kam një kontratë të nënshkruar me vullnetin e dyanshëm, timin dhe të qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës, dhe kjo kontratë nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme, por kërkon me patjetër konsensusin e palës tjetër”


    Presionet e pushtetit
    “Punonjësve të administratës u kërkohet që të kërkojnë të fotografojnë votën e tyre për të pasur të sigurt vendin e punës. U kërkohen gjithfarë gjërash që janë pjesë e një trysnie që është absolutisht të patolerueshme”

    Listat e kandidatëve
    “Siç e kam thënë dhe e përsëris edhe këtu, listat e deputetëve nuk janë lista që ndërtohen mbi bazën e kontributeve në të shkuarën, por janë lista që ndërtohen mbi bazën e angazhimit për së nesërmen”


    Programi zgjedhor
    “Problemi ynë madhor pas 18 vjetësh është që ne nuk kemi shtet. Ne kemi pushtet, kemi opozitë, kemi media, por nuk kemi shtet. Shtet serioz që u shërben të gjithë qytetarëve. Shtet që nuk kthehet në një maune që e tërheq mbrapa shoferi që drejton qeverinë dhe e çon ku të dojë, dhe e përdor si të dojë”


    19 Qershor 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-06-2009 më 12:38
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Kryesocialisti Rama ka denoncuar një nga skemat manipulative të procesit të zgjedhjeve më 28 qershor. Në një intervistë te “Ora news” me gazetarin Alfred Peza, ai është shprehur se punonjësve të administratës “u kërkohet që të fotografojnë votën e tyre për të pasur të sigurt vendin e punës”. Rama ka thënë se kjo vjen nga burime të shumta informimi dhe ruajnë e drejtën e konfidencialitetit për shkak të kësaj frike që ka kallur dhe po kall përditë në shpirtin e njerëzve Sali Berisha, duke dashur të mbajë me çdo kusht pushtetin.
    Kaq idiote i kujtojne telespektatoret?!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nga Sala cfare nuk pret aman.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    o dea po ti keke shume e vecante moj zemer,,po sala te ka zbardhur faqen moj vajze e bukur,, po mos ta merrte sala ti edhe un do kishi perfunduar si sirilanka kuptove,,nqs se ti nuk mund te shikosh se shqiperija po transformohet dhe kjo do ko,,se ka qene e shkaterruar,,atehere kot qe jeton moj vajze sepse syte ti paska mbuluar burokracija dhe shaterlleqet e komunistave , qe nuk po na lane me ba hajer,, jetoj jashte dhe shifet ndryshimi per nje dicka,,sepse edhe te huajte po nderrojne mendje per shqiperine se megjithemend po ndryshon dhe shpejte e kete po e shofin edhe qorrat e jo me ti se e mbake veten edhe per te kualifikuar,,por vazhdoni ju socialistat vazhdoni se qenin e ngordhur do merrni me 28 qershor,,koha i verteton gjerat,,do e shikosh ne keto kater vite se cfar niveli do shkoje shqiperija ke per tu habitur,,dhe ke per ti bere pyetje vetes me tere mend paskam qene e zhytur ne mendimet e bolshevikeve e se paskam pare rrealitetin per vendin tim te uroj nje dite te mire,,mos u merzit per komunistat se po u mbarohen parat dhe duan te mbushin xhepat perseri e ta lene kete popullin me fukara ne bote,,por nuk ka me se ligji po ben punen e tij,,un e di qe ka korrupsion dhe ka shume biles,,por gjerat po mbyllen dita dites dhe nuk po vidhet sikur eshte vjedhur kupton..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga jeta eshte loje Lexo Postimin
    o dea po ti keke shume e vecante moj zemer,,po sala te ka zbardhur faqen moj vajze e bukur,, po mos ta merrte sala ti edhe un do kishi perfunduar si sirilanka kuptove,,nqs se ti nuk mund te shikosh se shqiperija po transformohet dhe kjo do ko,,se ka qene e shkaterruar,,atehere kot qe jeton moj vajze sepse syte ti paska mbuluar burokracija dhe shaterlleqet e komunistave , qe nuk po na lane me ba hajer,, jetoj jashte dhe shifet ndryshimi per nje dicka,,sepse edhe te huajte po nderrojne mendje per shqiperine se megjithemend po ndryshon dhe shpejte e kete po e shofin edhe qorrat e jo me ti se e mbake veten edhe per te kualifikuar,,por vazhdoni ju socialistat vazhdoni se qenin e ngordhur do merrni me 28 qershor,,koha i verteton gjerat,,do e shikosh ne keto kater vite se cfar niveli do shkoje shqiperija ke per tu habitur,,dhe ke per ti bere pyetje vetes me tere mend paskam qene e zhytur ne mendimet e bolshevikeve e se paskam pare rrealitetin per vendin tim te uroj nje dite te mire,,mos u merzit per komunistat se po u mbarohen parat dhe duan te mbushin xhepat perseri e ta lene kete popullin me fukara ne bote,,por nuk ka me se ligji po ben punen e tij,,un e di qe ka korrupsion dhe ka shume biles,,por gjerat po mbyllen dita dites dhe nuk po vidhet sikur eshte vjedhur kupton..

    Nese jeta jote paska ndryshuar per mire pune per ty, mos bej pergjithesime kur nuk i njeh te tjeret. Sic duket paske perfituar mire gjate qeverisjes se Sales. Une e kam thene arsyen pse nuk e dua Salen dhe nuk kam ndermend ta perseris me.
    Kam marre mes. pivate ku me shajne babain, se medemek babai im do kete qene hajdut, apo kriminel qe e ka heq Sala nga puna. Ju mund te beni gjithe popullin kriminel por nuk mund te pranoni qe Saliu me servilet e tij eshte i afte te beje gjera te tilla. Ju filloni me sharje e mallkime personale vetem e vetem se nuk ju pelqen te kritikohet Sala. Ju nuk pranoni mendim tjeter ndryshe nga juaji, e trasheguar nga komunizmi besoj.
    Sinqerisht njerez te tille te verbuar me trembin, dhe me duken mjaf te rrezikshem per shoqerine, dhe per te ardhmen e Shqiperise.
    Sa jane shtuar o Zot!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 19-06-2009 më 10:55
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Rreth 2 milione njerez ka Shqiperia, po te mos konsiderosh ato qe kane ikur e ikin perdite. Epo, 19 vite dhe ky vend te mbetet akoma nje corbe e katrama, eshte thjeshte saje kesaj tutele, ku njerezit kane frike te ngrejne koken e te kerkojne c'eshte e drejte per ta. Shqiperia ka pasur fonde te pa-imagjinueshme nga bota, ka pasur e ka para pa fund qe futen si ndihme e emigranteve, dhe prape populli ka frike te ngreje koken e te kerkoje drejtesine per mjerimin e vendit. 2 milione banore, ne do ja kishim kaluar edhe Zvicres sot, po te kishim patriote, udheheqes te mirefillte e duar-paster ne pushtet.

    Fakti qe njerezit, edhe pse nen mbikqyrjen e organizatave nderkombetare, kane frike te votojne per shkak se humbin punen, kane frike te dalin ne shesh per shkak se te nesermen fillojne brrylat, kane frike te ngrejne zerin e te kritikojne ashper...sepse perfundojne ne aksidente automobilistike, tregon shume per mungesen e lirise ne kete vend, per diktaturen qe e mban ne kthetra. E pastaj cuditemi sesi fiton Berisha akoma, pas gjithe tmerrit qe i ka dhuruar ketij kombi per 2 dekada!

    Kjo ishte kulmi fare..
    Te shkosh te votosh dhe pasi te kesh votuar, ta filmosh dhe te ma sjellesh mua ne zyre ta konfirmoj!
    Hajde Salinist Berisha hajde...

  7. #7
    ti deus the ti dea ecni me hapin e kohes me duket por nejse se keto pili vili qe thoni ketu nuk i hyn kujt ne vesh jo,,jane si ato politikat e ati qelbesires rama,,hahaha me beni te qeshni se po ju vjen fundi e nuk ju pelqen kur njerezit behen njesoj,,po nejse moj dea,,e cthua ti per mua un jam nje emigrant qe edhe letrat nuk i kam tani 11 vjet ne angli,,e kam shume halledhe apsolutisht nuk kam asnje interes me salen kur eshte per ta kritikuar e bej nje gje te telle.por duhet te dish dicka sala po luftyon per ti bere njerezit e barabarte e jo 99 perqind te varfer e 1 perqind te mbuluar me leke iku koha e socialistave dhe komunistave,,vetem se grini sallat kot se nuk fitoni me keni per ta pare,,dhe boll me propoganda se njerezit nuk jane budallenj,,kane qene por jo me mirupafshim

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Perderisa fushat bahet me rrena te tilla, s'besoj se ka mbete me thane gja ma shume!
    Problemi asht se prapseprap ka budallenj qe besojne çdo idiotizem qe hidhet ne qarkullim!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Hajde humor hajde:

    ......A keni program qeveritar? Pse s’na e tregoni fizikisht?

    Kjo është një pyetje e rënë nga qielli. Programi ynë qeverisës nuk është një program elektoral, është një program qeverisës. Është një mekanizëm i tëri i shtrirë në mbi 1 mijë faqe, i cili është në dispozicion të të gjithë atyre që nesër do të jenë në detyra për të realizuar qeverisjen. Përsa i përket programit tonë elektoral, ai është një program elektoral i sintetizuar në planin tonë me shtatë pika, i cili është publik. Në të gjitha ato aspekte të programit tonë që janë trajtuar publikisht dhe sigurisht edhe në të gjitha rrugë komunikimi që ne i kemi zgjedhur për t’i çuar këto pika dhe këto reforma te publiku.
    Rama i thote me pak fjale gazetarit, si guxon ti e me ben mua nje pyetje te tille "te rene nga qielli". Ne mendjen e Rames, nje gazetar qe pyet e do te mesoje programin elektoral apo "qeverises" sic e quan Rama, kerkoka shume.

    Pse s’e bëni publik?
    Nuk është absolutisht në nevojën e një procesi elektoral një libër me 1 mijë e kusur faqe. Unë mund t’ju përgjigjem fare konkretisht për çdo pyetje që ju keni, siç po ju përgjigjem, pasi të gjitha ato që unë ju them burojnë nga programi ynë qeverisës.
    Gazetari i kerkon Rames qe te beje publik "progamin me 1000 faqe" dhe Rama i thote "nuk eshte nevoja te bejme publik programin me 1000 faqe", ja me pyet mua e te pergjigjem. Kerkon te behet kryeminister i vendit:

    - pa e vendosur veten ne krye te listes se deputeteve te PS.
    - pa hequr dore nga posti aktual i bashkise Tirane per tu bere kryetar i PS.
    - pa bere publik progamin e vete qeverises per shqiptaret.

    Kerkon te behet kryeminister duke u thene shqiptareve:

    - Berisha nuk ju garanton voten.
    - Berisha ka deshtuar.
    - Berisha u kerkon njerezve te administrates prove te votes qe te mbajne punen.
    - Berisha....

    Ky nuk e ka emrin politikan, ky eshte derdimen. Dhe si te gjithe derdimenet, ai nuk ben njeri me te zgjuar se vetja dhe kujton se te gjithe njerezit e tjere jane derdimene si puna e tij. Une nje gje nuk kuptoj, se si ata intelektualet e PS lejojne nje derdimen te tille ne krye te partise se tyre.

    Albo

  10. #10
    o po ka qyfyre me ket kaqolin

    Dekleratat e deshperuara te rames jane pepjekjet e fundit qe ben nje lider qe eshte ne prag te nje humbje te thelle dhe eshte aq i konfuzuar nga sondazhet e fundit sa spo di cfare te thot e cfare te shpifi me pare

    Me rritjen e konsiderueshme te rrogave dhe pensioneve qe ka bere qeveria ne administraten publike, Berisha ska nevoje ti kerkoje prova njeriu sepse i ka te marra votat e popullit vecanerisht te buxhetoreve qe i shohin dhe i prekin ndryshimet qe ka bere qeveria berisha.


    pssssssss

    shpifje dhe propagande alla ppsh-iste
    Ndryshuar për herë të fundit nga Egnatius : 19-06-2009 më 14:57

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Une prirem ti besoj nje lajmi te tille. Pse?

    - Nje teknike e tille eshte aplikuar me sukses ne vende te tjera sidomos ne zgjedhjet komunale ne Italine e jugut. Ndaj dhe ligji ne Itali (ne ndryshim nga ai shqiptar) ndalon cdo mjet personal fotografimi ne dhomen e votimit, perfshi edhe telefonat celular.
    - Ne Shqiperi ka me dhjetera punonjes administrate qe e kane marre vendin e punes pa merite, ka gjithashtu dhjetera te tjere qe jashte cdo procedure mbahen ne pune me kontrata provizore 3 muajshe. E gjithe kjo kategori njerezish sdo e kishte problem qe te vazhdonte te mbante vendin e punes per hir te nje "vote"
    - Ka shume qyqare te tjere, te cilet e dine sesi mund te flakesh ne rruge, apo te transferohesh ne fshatra te thelle pa ndonje arsye. Edhe kesaj kategorie mund ti behet lehtesisht presion nga ana e titullareve te cilet sigurisht qe nuk dalin hapur po perdorin ne me te shumten e rasteve militante kokepalare apo dergojne fjale nepermjet te treteve.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Albo ben mire qe i heq postimet jashte teme, se dhe ne e dime qe dalim jashte teme , por mos mbaj njeanshmeri. Postimet e jeta eshte loje jane komplet jashte teme. Pse nuk i ke hequr dhe ato? Apo te pelqejne se mburrin Saliun, dhe na shajne ne qe jemi kundra Sales?
    Aspak e drejte kjo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 19-06-2009 më 15:22
    Feelings change - memories don't.

  13. #13
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anëtarësuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    PD fiton sigurisht,socialistet nuk dine ku te kapen dhe hedhin versione qesharake .
    Fiton Berisha!

    Votoni nr 10

  14. #14
    E lexon PS forumin shqiptar!

    Pak dite me pare solla ketu nje rast te blerjes se votave ne Rumani, ne te cilen kerkohej qe te fotografohej vota dhe ne kembim do te merreshin 50€.

    Erion Bracja e paska lexuar forumin dhe ja ka shtene ne vesh Edit, se shih derisa u beka ne Rumani (nga socialistet), kjo behet dhe ne Shqiperi.

    Pse eshte bere nervoz Edi keto dy dite? Pse e ka humbur qetesine?

    Kercenon qe shqiptaret te mos votojne PD, kercenon shqiptaret se nuk do te leje gje pa bere pas 28 qershorit.

    Ndersa une do ti uroja qe te rinovonte dokumentin e qendrimit ne France dhe te zhdukej nga politika shqiptare, gje qe do ta clironte dhe PS nga kapja e firmave te ndertimit qe financojne cdo marrezi te Rames dhe po rrenojne perfundimisht te majten shqiptare!

    Socialistet nuk kane per ta harruar kurre faktin, se cfare ndodh kur ne krye te tyre emerohet nje pseudolider, ne vend se ata vete te zgjidhnin nje lider qe i ka qendruar PS prane, si Majko apo figura te tjera te respektuara socialiste.

    Mire se Meten e lidhin interesa ekonomike me Ramen, por eshte e cuditshme se pjesa me pozitive e PS dhe eurosocialistet, lejuan shnderrimin e partise se tyre ne nje prostitute rrugesh, se ciles mund ti hipe dhe ti zbrese kush te mundet!

    Gjithesesi, 28 qershori do t'jua jape socialisteve nje rast te arte per ti vene gjerat ne rrugen e duhur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-06-2009 më 16:21

  15. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shume kush nuk e priste qe ps te "rinovohej" me shpejt e te dilte prej batakut punist ...

    ne rast te kundert, pd eshte zhytur perhere e me thelle ne batakun sigurimso-punist ...

    lexoni edhe nje here kete pjese postimi te ketij salisti te verbuar prej servilizmit:


    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    E lexon PS forumin shqiptar!

    ...

    Mire se Meten e lidhin interesa ekonomike me Ramen, por eshte e cuditshme se pjesa me pozitive e PS dhe eurosocialistet, lejuan shnderrimin e partise se tyre ne nje prostitute rrugesh, se ciles mund ti hipe dhe ti zbrese kush te mundet!

    ...
    qenka me mire qe pd-s ti hype nje komunist arrivist si salis dhe ka gati njezet vjet qe nuk i zbret ...

    a ka mentalitet me te kellire punisto-sigurims se ai me siper ?!?

  16. #16
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Kercenon qe shqiptaret te mos votojne PD, kercenon shqiptaret se nuk do te leje gje pa bere pas 28 qershorit.
    Ky eshte spekullim!
    Per te te lehtesuar akuzen, mund ta quaj keqinterpretim, qe vjen si pasoje e keqkuptimit tend. Duke e keqkuptuar ti, u percjell edhe te tjereve nje mesazh te gabuar. Rama thjeshte u beri nje apel, nje paralajmerim, cdo nepunesi, administratori dhe punonjesi te policise, rendit etj, qe te mos implikohej me presione ndaj vartesave duke i orientuar apo detyruar ne lidhje voten e tyre te lire, por te mbajne qendrimin qe u takon. Ndersa pjesa tjeter e komentit tend, eshte thjeshte nje kendveshtrim i pritur i cdo adhuruesi te Berishes, te cilet pa kuptuar i presin rrugen nje njeriu qe vertet do ta shnderronte Shqiperine ne nje vend me standarte europiane.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Jo politikani Rama

    Faleminderit Flori per postimin qe bere se na dhe mundesine te çfaqim dhe ne ndonje mendim.

    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Kryetari i PS-së, Edi Rama, flet për zgjedhjet, raportet me politikën dhe politikanët, koalicionet pas zgjedhjeve dhe programin e ri të PS-së


    Për herë të parë zoti Rama ka zbardhur pjesë të programit prej 1000 faqesh të PS-së, duke u ndaluar te zhvillimi rural, sistemi i taksave, legalizimet, çështja e pronave, arsimi, barazia gjinore dhe shumë çështje të tjera. Gazeta po publikon në mënyrë të shkurtuar intervistën e transmetuar mbrëmë në televizionin “Ora news”.

    Keni gati 2 vjet në fushatë dhe kanë mbetur rreth 10 ditë deri në datën 28 qershor, kur shqiptarët janë ftuar të hedhin votën e tyre. Çfarë do të bëni deri më datë 28? Në piketa të përgjithshme, kush do të jetë strategjia juaj për të maksimalizuar votën e së majtës?

    Siç e keni ndjekur është një fushatë idesh dhe zgjidhjesh të reja për problemet e vjetra të këtyre 18 viteve; është një fushatë me sytë nga e ardhmja, drejt udhëkryqit të 28 qershorit ku do të ndahet e shkuara me të ardhmen dhe ky qytetarët e këtij vendi në shumicë absolute do të votojnë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

    Lidhur me kartat e identitetit. Në thelb, kush ka qenë problemi dhe çfarë rrezikon kjo çështje për standardet e 28 qershorit?

    Qeveria ka dështuar në këtë proces. Unë jam plotësisht i bindur që kjo është një shprehje e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, por edhe të një vesi të vjetër të Sali Berishës, i cili nuk e ka në formimin e tij dhe nuk e ka në mundësitë e tij të të kuptuarit së botës, lirinë e të tjerëve për të zgjedhur. Megjithatë, ne do të shkojmë përpara, përfshirë edhe Serbin, ...

    (Rregjistrimi elektronik qe PS e ka premtuar qe para 12 vjetesh eshte nje arritje e madhe qe me se fundi realizohet nga kjo qeveri. Megjithe te metat qe kjo mund te kete eshte nje hap i madhe perpara. Ne te arthmen kjo duhet te persoset duke ndare me ligj listat e zgjedhesve nga regjistrimi total i popullsise. Probleme me listat e zgjedhesve kane te gjitha vendet perfshire dhe Ameriken qe e ka realizuar kete rregjistrim elektronik disa dhjetra vjet perpara dhe perseri ne çdo zgjedhje ka probleme. P.sh. ne zgjedhjet e fundit edhe Mickey Mouse was registered to vote. Read the following link....
    http://abcnews.go.com/TheLaw/Story?id=6074157&page=2 Tek e fundit difektet prekin te gjitha palet
    )

    Meqë ishim te kartat, a është më opsion shtyrja e zgjedhjeve për shkak të tyre?

    Për ne zgjedhjet duhet të mbahen në afatet kushtetuese. 28 qershori është dita kur njerëzit duhet të vendosin për t’u ndarë nga kjo politikë e vjetër e së shkuarës; tjetër premton dhe tjetër (shume me teper) realizon; për njerëzit flet gjithë ditën dhe për vete punon gjithë natën...
    Nëse për një pjesë të shqiptarëve pas 10 ditësh dilema është nëse do të kenë mundësi të votojnë për shkak të asaj që përmendëm pak më parë, një pyetje ka qenë gjithmonë e madhe që lidhej me ju. Ju, pse nuk kandiduat?

    Sepse siç e kam bërë të qartë, Unë i kam kërkuar dhe u kërkoj përsëri banorëve dhe banoreve të Tiranës një mandat për të qenë kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Aq e vërtetë është kjo saqë sot të gjithë ata që janë në fakt shërbëtorët e këtij populli dhe që paguhen nga ky popull duke filluar nga mësuesit dhe mësueset, duke kaluar tek mjekët dhe infermierët, dhe të gjithë nëpunësit e administratës shtetërore janë vënë në një trysni kriminale (qe te bejne detyren prandaj dhe ja u ngriten rrogat si asnjehere tjeter), në një trysni psikologjike që është e patolerueshme për një vend evropian; u kërkohet me çdo kusht e me çdo çmim t’i nënshtrohen pushtetit;

    U kërkohet që të kërkojnë të fotografojnë votën e tyre për të pasur të sigurt vendin e punës. (Dhe thoni po te doni qe nuk funksionon Intitucioni i Genjeshtres).

    Kjo fotografi e votës na duket sikur jemi në Palermo dhe Sicili... (A ka njeri nga Italia ketu te na shpegoje keto qe thote ky)
    Është në mënyrë absolute një e vërtetë e hidhur, e cila na vjen nga burime të shumta informimi që sigurisht ruajnë të drejtën e konfidencialitetit (TEPER SEKRET I.G. AGJENTUROR) Unë dua që kjo histori të marrë fund dhe ne do ta bëjmë këtë histori të marrë fund.....

    Unë kam një dilemë. Rreth 20 muaj më parë kemi bërë bashkë një intervistë në zyrën tuaj, në Bashkinë e Tiranës. Aty më keni deklaruar që ju nuk jeni politikan. Si mundet që të jetë një kryeministër i mirë një njeri që nuk është politikan? Është njëlloj si të them që do të bëj një emision të mirë pa qenë gazetar.

    Nuk është e njëjta gjë sepse politika është edhe profesion. Më lejoni të them që njeri nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës, i cili quhej Ronald Regan, ishte presidenti që e filloi dhe e mbylli qenien e tij në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i qytetarëve që refuzoi të pranonte ([I]kete ndofta ja ka thene Edushit ne vesh[/I]) që ishte politikan...(qe konsiderohet nje nga politikanet me te sukseshem ketu ne Amerike)

    Duke menduar se shpreh dhe sensibilitetin dhe interesin e opinionit, por edhe votuesve potencial të majtës suaj, do të doja të më përgjigjeshit drejtpërdrejt pse nuk përfshitë në listat e kandidatëve politikanë si Fatos Nano, Musa Ulqini, Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Shkëlqim Cani etj.?

    Së pari, janë njerëz të ndryshëm dhe arsyet janë të ndryshme. Unë do të shprehja këtu respektin dhe mirënjohjen time më të thellë për këta njerëz përgjithësisht, për gjithçka që kanë bërë dhe për gjithçka kanë dhënë. Por ndërkohë, listat e deputetëve nuk janë lista që ndërtohen mbi bazën e kontributeve në të shkuarën, por janë lista që ndërtohen mbi bazën e angazhimit për së nesërmen (Prandaj mbahen Ruçi, Dokle, Malaj, Kaçi, etj qe jane ustallare te puneve).

    Pse nuk është politikë e re Fatos Nano, Rexhep Meidani, Shkëlqim Cani, por duhet të jenë Fidel Ylli, Tom Doshi, Dashamir Peza etj.?

    Nuk di se si i bashkoni emrat në këto mozaik. Por për të gjithë ata njerëz që janë në listën e PS-së ka arsye.

    Zoti Rama, në premtimet e tuaja elektorale në programin në të cilin nuk e kemi parë akoma fizikisht, por e besojmë që ekziston diku, vetëm virtualisht jemi njohur dikur. Ju premtoni 197 mijë vende punë nëse PS-ja dhe e majta vjen në pushtet. Si do ta realizoni?

    Saktësisht quhen mundësi për punë. Ne do ta transformojmë rrënjësisht marrëdhënien e qeverisë me fshatin. Fshati është një hapësirë ku njerëzit dashurohen, kur njerëzit martohen dhe lindin fëmijë, ku njerëzit krijojnë familje, të cilat kane nevoje për atë status që kanë familjet që jetojnë në qytet.

    Kjo nuk ka të bëjë me premtimin për vendet e punës...

    Duke krijuar një ekonomi të re rurale ne do të krijojmë një hapësirë të paanë mundësish për punësim, dhe kjo na çon në konkluzionin që do të krijojmë atë numër që ju thatë, mundësish për punë.

    Keni hedhur gjithashtu një ide tjetër, është Ministria e Fshatit, meqë ju përmendët fshatin. Çfarë ndryshimi do të ketë kjo nga Ministria e Bujqësisë?

    Për lehtësi komunikimi quhet kështu, por zyrtarisht ajo do të quhet ministria e Zhvillimit Rural. Kjo ministri do të ketë në dispozicion të gjitha ato fonde që sot praktikisht janë të shpërndara në shumë duar dhe në shumë dikastere(Duket se keto do te kalojne qe te gjitha nga nje dore si puna e lejeve te ndertimit ne Bashkine e Tiranes)

    Do të ketë më Ministri Bujqësie?

    Jo, do të jetë e integruar brenda. Ne rrugët do t’i konsiderojmë pa asnjë diskutim dy prioritete themelore të qeverisë sonë dhe që janë dy nga pikat e planit tonë prej shtatë pikash për ndryshim (Per kete pyesni me mire Kokedhimat dhe Shekull-aret e tjere qe do ta bejne "detin kos" dhe do te ngrene nga nje mbi dhe nen kalim, si puna e atij te Zogu i Zi per çdo fshat te Shqiperise[/I]).

    A do të ketë dhe një ministri për qytetin dhe për integrimin urban?

    Nuk besoj se vlen paralelizmi, por provokimi besoj se vjen për Komitetin Shtetëror për Zhvillimin e Rrethinave, që në fakt është një strukturë e re që ne do ta ngremë në rang dhe rëndësi ministrie, por që do të jetë drejtpërdrejtë nën përgjegjësinë e kryeministrit

    Ju kam ndjekur gjatë vizitave të fundit në Bathore dhe në disa rrethina të tjera për legalizimet. Pse duhet t’ju besojnë ju dhe jo kësaj maxhorance që është në pushtet?

    Sepse gjërat që unë i them, i bëj. Gjërat që nuk i bëj, s’i them. (Fjala vjen PROGRAMIN TEPER SEKRET 1000 FAQESH)

    Ka një problem të madh në mes; është problemi i pronave. Si do të zgjidhet ky problem? A vazhdoni t’i qëndroni mendimit që partia juaj nuk është parti e pronarëve?

    Pa asnjë dyshim.

    Nëse ka diçka që PD-ja mburret, por që është pranuar gjerë dhe nga grupet e interesit, është sistemi fiskal që kanë realizuar dhe që kanë implementuar gjatë këtyre katër viteve. Ju do ta prekni këtë sistem fiskal? Kush nuk preket? Çfarë do të ndryshoni?

    Me paketën fiskale këta zotërinj që qeverisin kanë bërë atë që nuk bëhet.

    Konkluzioni ynë është ky, që ne nuk do ta prekim sistemin fiskal në këtë fazë të parë të mandatit tonë të parë dhe ne nuk do të ngremë asnjë taksë.

    Do të bëjmë disa ndërhyrje(Si puna e taksave ne Bashkine e Tiranes por nuk do ti ritin me shume nga 6 here), duke filluar nga mësuesit dhe mësueset, qe vertet sot vërtetë kanë një pagë të dyfishuar në terma aritmetikore, por kanë një fuqi blerëse të pakësuar në raport me katër vjet më parë ([I]??? Per kete ndofta do ja u çoj rrogen aty ku ishte para 4 vjetesh
    ).

    Si do t’ia bëni?

    Do të bëjmë një sërë ndërhyrjesh te koordinuara për shembull çdo mësuesi dhe mësueseje ne do t’u ofrojmë një paketë shëndetësore deri në 10 mijë euro falas( Lum si ata se kete as Amerika nuk e ka. Pse s'ja u jep kesh ne dore keto para).

    Po TVSH-në si do ta trajtoni?

    Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë tundim për ta prekur nivelin e TVSH-së.
    Ndërkohë që pa asnjë dyshim do të heqim menjëherë pagat e referencës, çmimet e referencës dhe do të transformojmë tërësisht marrëdhënien e përfaqësuesve të shtetit dhe të administratës fiskale me sipërmarrjen përmes një rikonceptimi dhe një rinovimi të sistemit të administrativit...(Marifeti konkret me siguri ndodhet te PROGRAMI TEPER SEKRET)

    ......A keni program qeveritar? Pse s’na e tregoni fizikisht?

    Kjo është një pyetje e rënë nga qielli. Programi ynë qeverisës nuk është një program elektoral, është një program qeverisës. Është një mekanizëm i tëri i shtrirë në mbi 1 mijë faqe (Qe perben TOP SEKRET QEVERITAR dhe nuk eshte per publikun).

    Pse s’e bëni publik?

    Nuk është absolutisht në nevojën e një procesi elektoral një libër me 1 mijë e kusur faqe. Unë mund t’ju përgjigjem fare konkretisht (Me llafe se veprat jane sekrete qe çoku na i mer armiku dhe i ben me perpara) për çdo pyetje që ju keni, siç po ju përgjigjem, pasi të gjitha ato që unë ju them burojnë nga programi ynë qeverisës.

    A ka një problem që të na jepet?

    Nuk ka asnjë arsye që të botojmë një program me 1 mijë faqe, nuk ndodh asgjëkund. (E kunderta eshte e vertete ne te gjithe Boten, bile dhe ne kohen e Xhaxhit çdo 4 vjet kishte nje plan te tille, po me sa duket per Edushin elektorati shqiptar jeton ne Mars).

    Kjo është risia që ne kemi sjellë. Ne jemi gati të qeverisim që të nesërmen e fitores, duke u dhënë çdo ministri në tavolinë të gjithë hartën e aksionit (Si nje here e nje kohe ne loj-luftat ushtarake qe Shtabet na ndanin hartat sekrete dhe plan luftimet) për të arritur objektivat tona.

    Po qeverinë hije e keni bërë?

    Jo, jo... (S'ka nevoje per qeveri kur gjerat centralizohen te gjitha ne nje dore)

    Ju shpresoni se do të merrni mbi 71 mandate?

    Unë nuk shpresoj, jam i bindur për këtë. Në rast se sot kam një rezervë, kjo rezervë lidhet vetëm me besueshmërinë.
    Nëse ju si kryetar i PS-së dhe koalicioni që ju drejtoni nuk arrini t’i merrni 71 votat për të krijuar qeverinë, a do të pranonit të bënit aleancë me LSI-në dhe koalicionin e tij?

    Sot ne jemi ne betejë qe te gjithe shqiptaret votën e tyre ta vendosin te kutia ku shkruhet PS, Edi Rama.

    E përkthyer ndryshe kjo do të thotë që vota për Metën është votë për Berishën...

    Unë nuk dua të hyj në këtë retorikë, por unë vetëm dua të vë theksin te domosdoshmëria për të votuar për një rrugë të re ndryshimi. Këtë rrugë të re mund ta garantojë vetëm një forcë të re, kjo është forca e bashkimit tonë të ri, e koalicionit tonë dhe e lidershipit të këtij koalicioni që është PS-ja...

    A do të jepni dorëheqjen nga kryetar bashkie nëse do të bëheni kryeministër?

    Besoj që kjo është pjesë e rrugës që kam nisur. Pra në rast se qytetarët dhe qytetaret e Tiranës do të vendosin që unë të jem kryeministri i tyre (Per elektoratin jashte Tiranes s'po çaj menderen fare), atëherë patjetër do të na duhet që të mendojmë së bashku për një zgjedhje të re, për Bashkinë e Tiranës.

    Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, ka deklaruar në “Opinion”, se më 28 qershor u bën thirrje të gjithë të majtëve të bashkohen në oborrin e PS-së për të rrëzuar kryeministrin Sali Berisha. Që do të thotë, ju do të ikni e do të ikni, por aty do të fillojë, le të themi, përpjekja e zotit Fatos Nano për të rrëzuar Berishën, që me sa duket e paska marrë, sipas zotit Nano, mandatin e dytë.

    Më 29 qershor do të jeni në oborrin e PS-së duke transmetuar live momentin e ndryshimit të madh që Shqipëria do të bëjë me votën e saj dhe fillimin e rrugës së re për Shqipërinë dhe për shqiptarët me fitoren e PS-së...

    (Zoti e ruajt Shqiperine nga monstra te tilla!)

  18. #18
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    (Zoti e ruajt Shqiperine nga monstra te tilla!)
    Shqipëria nuk ka se ku të shkojë më keq se sa është, kështu që mos u trëmb, më keq se ç'është nuk mund të bëhet.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Tema të Ngjashme

  1. Ramush Haradinaj vs Hashim Thaqi
    Nga YlliRiaN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-01-2013, 12:50
  2. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  3. Qeveria kerkon te vjedhi traditat qytetare elbasanase.
    Nga kacaku basket në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2004, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •