Mexhid YVEJSI, Gjakovė

IMAM BEQIR MALOKI
(1894-1985)

Imam Beqir Maloki lindi nė vitin 1892, nė mahallėn e “Haxhi Ymerit”, e cila ndodhėt nė zemėr tė Gjakovės. Rrjedh prej njė familje zejtare, por qė ishte arsimdashėse, atdhetare dhe fetare.
Mėsimet fillestare i ndoqi nė mejtepin e xhamisė, tė cilin e kishte pranė shtėpisė, ėshtė fjala pėr mejtepin e Xhamisė sė “Haxhi Ymerit”, i cili ka qenė ndėr mejtpet mė tė bukura, mė madhėshtore, tė Gjakovės. Mejtepi ende e ruan pamjen, bukurinė, madhėshtinė, tė gjitha edhe sot qėndrojnė, por ai shėrben sot vetėm si hapėsirė pėr njė shtypėshkronjė…!
Imam Beqir Maloki, pasi e kreu mejtepin dhe shkollėn “Ruzhdie” nė Gjakovė, mėsimet e larta i vazhdoi nė Shkup, nė shkollėn e njohur “Dar-ul Mualiminė”.
Gjatė shkollimit nė Shkup gjeti shumė shqiptarė, disa ishin nga Gjakova, disa tė tjerė erdhėn mė vonė, por tė gjithė e kryen dhe shėrbyen me devotshmėri, nė Gjakovė, nėpėr Kosovė dhe Shqipėri.
Kėtu vlen tė pėrmenden me nderim arsimtarėt, atdhetarėt, hoxhallarėt, baballarėt, si Ibrahim Fehmiu, Nimon Ferizi, Mulla Sadik Brovina, Baba Qazim Bakalli etj.
Beqir Maloki e pėrjetoi tėrheqjen e Turqisė, pushtimin e Sėrbisė, por edhe Pavarėsinė e Shqipėrisė…
Nė vitet 1913-1914, si shumė shqiptarė nga Kosova, dikush mė herėt, dikush mė vonė, ishin larguar nga zullumi i Sėrbisė nė Shqipėri, ndėr ta edhe Beqir Maloki, i cili atėherė ishte djalė i ri, njėzetedyvjeēar, i gjatė, i bukur, trim e guximtar…
Nė kohėn e Princ Widit, nė Durrės, kishte shėrbye nė Gardėn Shqiptare, madje ishte nė radhėn e parė nė ēdo paradė ushtarake qė bėhej pėr raste tė ndryshme, si ajo e pėrditėshme, nė ēdo mėngjes, kur zgjohej Princ Widi, javore, mujore…
Gjatė Mbretėrisė sė ish-Jugosllavisė, (1918-1941), e cila nė fillim quhej Mbetėria Sėrbo-Kroate-Sllovene, Beqir Maloki pėrveē detyrave zyrtare nė Gjakovė, ėshtė marrė edhe me veprimtari shoqėrore-kulturore.
Ka qenė themeluesi i Bibliotekės nė Gjakovė, ndėrsa librat e revistat nė gjuhėn shqipe, tė botueme nė Shqipėri, tė cilat ishin tė ndalueme, iu jepte vetėm lexuesve tė besueshėm dhe ato libra e revista i mbante nė fshehtėsi nė njė shtėpi…
Ka qenė njė nga themeluesit dhe udhėheqės i shoqatės bamirėse-kulturore “Gajret”, e cila ishte e regjistruar si degė e Sarajevės, por qė zhvilloi njė veprimtari, me shumė dobi, duke qenė nė pushtim, nė robėri…
Gjatė viteve 1941-1944, kur Mbretėria e ish-Jugosllavisė u shkatėrrue, por Kosova me Shqipėri, kryesisht u bashkue, u lirue, edhe pse nėn Italinė fashiste deri mė 8 shtator 1943 e pastaj nėn Gjermaninė naziste, Beqir Maloki u pėrpoq tė shpėtonte ēka mund tė shpėtohet…
Tė shpėtohet rinia, tė arsimohet tė edukohet, tė frymėzohet si nga ana fetare, po ashtu edhe nga ajo kombėtare…
Kjo partizanėve, komunistėve iu pengonte, sepse pėr partizanėt, pėr komunistėt feja, atdheu, Zoti apo Perėndia ishte komunizmi, Lenini, Stalini, Moska, Rusia… !
Nė prill tė vitit 1942, udhėheqėsit komunistė tė Gjakovės organizuen njė atentat kundėr Beqir Malokit nė qendėr tė Gjakovės… Pas atentatit, tė cilin e kryen gjashtė komunistė tė njohur tė Gjakovės, nga largėsia prej pesė-gjashtė metrash, nga plema-kulmi i njė shtėpie, Beqir Maloki i pėrgjakur u shtri pėr dhe…Komunistėt menjėherė me afishe njoftuen popullin se: “Beqir Maloki, tradhėtari…u likuidue!”
Nė tė vėrtetė, Beqir Maloki me gjatė plumba nė trup, siē thoshte vetė, me ndihmėn e Zotit, qė na ka krijue, kishte shpėtue…Mbas gjashtė muejve tė qėndrimit, shėrimit, nė spital nė Tiranė, Beqir Maloki sėrish u ēue nė kambė…!
U ēue nė kambė, filloi me punue nė Gjakovė, Prizren e sipas nevojės edhe nė Tiranė e Shkodėr…Kudo qė shkonte, prej frikės, komunistėt iknin, sikur toka t’i lėshonte…!
Nė nėntor tė vitit 1944, kur komunistėt e morrėn pushtetin, si shumė nacionalistė, atdhetarė, anti-komunistė edhe Beqir Maloki u largue nga vendlindja, Atdheu…
Njė kohė jetoi nė Austri, Gjermani, Itali, nė Egjipt, Liban, Siri dhe Turqi, ku punoi si sekretar pranė njė avokati tė njohur… Mė vonė, nė vitin 1958, nga Turqia kaloi nė Itali, ku u vendos nė kryeqytet, nė Rromė.
Nė kryeqytetin e Italisė, nė Rromė, nė vitin 1971, pėr herė tė parė e takova Beqir Malokin, jo vetėm qė e takova, por nė njėren prej dy dhomave qė kishte, u strehova dhe aty qėndrova, jetova njė vit, derisa shkova nė Amerikė…!
Beqir Maloki nė Rromė ka shėrbye si Imam. Me disa miqė shqiptarė kishte themelue shoqatėn: “Unione Islamico in Occidente” (Bashkimi Islamik nė Perendim) me qendėr nė Rromė, ku shėrbente si Imam, ndėrsa kryetar ishte Dr. Mentor Ēoku, atdhetar i njohur…
Pėrveē veprimtarisė fetare-atdhetare, qė e kryente me pėrkushtim, me devotshmėri, Imam Beqir Maloki ėshtė marrė edhe me krijimtari. Ka shkrue, ka botue disa punime, tė cilat janė publikue nė shtypin e mėrgimit, rreth ēėshtjeve historike dhe nė vitet e fundit tė jetės ka botue edhe dy libra.
Ka botue librin me kujtime, me titullin: “Kujtim brezit tė ri”, botue nė Rromė, 1978, ndėrsa nė vitin 1982, botoi librin: “Disa ajete tė Kur’anit me shpjegime”…
Imam Beqir Maloki ishte njė personalitet i nderuar, jo vetėm nga shqiptarėt, por edhe nga tė huajt, tė cilėt e ēmonin e respektonin e vizitonin nė vazhdimėsi, duke kėrkuar edhe kėshilla prej tij…!
Prej shqiptarėve qė e ēmonin dallohej Dr.Mentor Ēoku, Dr.Ismail Vėrlaci, Prof. Namik Resuli, por edhe Prof. Ernest Koliqi, Prof. Martin Camaj etj. E ēmonin, e vizitonin edhe disa shqiptarė tė njohur nga Amerika, si Dr. Rexhep Krasniqi, qė banonte nė NewYork, Ing. Xhafer I. Deva, i cili jetonte nė Kaliforni…
Imam Beqir Maloki ndrroi jetė me 6 janar 1985, nė Rromė, nė moshėn 93 vjeēare dhe u varros me nderime nė Varrezat Muslimane nė Porta Pia tė Rromės, tė cilat vetė i kishte pėrurue nė vitin 1965, pėr nevojat e besimtarėve muslimanė, pėr tė gjitha kombet qė jetonin nė Rromė…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė