Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Kosova është burim, vend tranzit dhe destinacion i trafikimit

    Kosova është burim, vend transit dhe destinacion i trafikimit të femrave dhe fëmijëve me qëllim të shfrytëzimit seksual, thuhet në raportin më të ri të Departamentit amerikan të Shtetit.

    Por gjithashtu në raport theksohet se edhe brenda Kosovës trafikohen femra dhe fëmijë për të njëjtin qëllim, duke apostrofuar këtë fenomen si më të rëndin te komuniteti rom.

    Shumica e femrave viktima të trafikuara janë nga vendet e Evropës Lindore të cilat, siç thuhet, i nënshtrohen prostitucionit të detyruar, ndërsa viktimat nga Kosova trafikohen në vendet e Evropës si dhe në Maqedoni, Itali dhe Shqipëri.

    Raporti thekson se Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut njerëzor, me gjithë përpjekjet për ta bërë një gjë të tillë. Gjithashtu nënvizohet se qeveria nuk i ka hetuar dhe ndjekur bartësit, korrupsionin që lidhet me trafiqet si dhe nuk ka bërë identifikimin e viktimave.

    Ndër rekomandimet që bënë raporti janë hetimi, ndjekja dhe dënimi i shkaktarëve të këtij fenomeni, rritja e trajnimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, përmirësimi i shërbimeve mbrojtëse për viktimat si dhe rritja e zbulimit të viktimave të lypësisë së detyruar.

    Sa i përket masave ndëshkuese, raporti thekson se ligji i Kosovës e dënon si vepër penale trafikimin për seks dhe punë të detyruar dhe dënime prej 2 deri në 12 vjet burg.

    Gjatë viti 2008 janë ndjekur penalisht 24 raste që kanë rezultuar me 15 shpallje fajtor për shkaktarët e trafikut thekson raporti, i cili megjithatë lavdëron qeverinë për mbrojtje të viktimave gjatë viti 2008 dhe për përmirësime të masave parandaluese. /QiK/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Shprehi Keqardhjen që nuk e dinit këtë.
    - Që nga regjistrimi im (postimi im i parë ndoshta) kam fol për këto gjëra (fenomene) por kam hasur në kundërshtime të ndryshme (dhe në mbështetje të vogla) .
    Gabim! Bëtë që e larguat Llapin (tani ai e kishte mundësinë të ndëgjonte realitetin negativ në Kosovë) .


    Me Rrespekt : ILMGAP

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Jo qe ka korrupcion,por asgje normale nuk ka ne kosove,te me thoj dikush nese e kam gabim.
    Asnjeher nuk kam mendua qe armiqet me te terbuar te shqiptarve jan vet shqiptaret.

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •