Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.
Origjina
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr tu vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.
Ruaj Lidhjet