Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119

    Maqedonia e “Sëmura e re e Ballkanit“

    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës nga thundra e totalitarizmit Millosheviqian


    BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR




    Në vend të telegramit



    Maqedonia e “Sëmura e re e Ballkanit“


    Dokumentar: Terrorizimi i shqiptarëve në Maqedoni!




    Dekada e fundit e shekullit të XX u karakterizua me një luftë të pakompromis në mes dy sistemeve politike dominante në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pas pesë dekadave të “Luftës së Ftohtë”, që karakterizoi politikën ndërkombëtare, filloi “Lufta e Nxehtë”. Jugosllavia do të jetë njëra nga arenat më të përgjakshme të kësaj lufte. Totalitarizmi, dhuna dhe diskriminimi i vazhdueshëm i popujve bënë që ky shtet të merr epitetin e të “Sëmurit të Ballkanit “, epitet që kishte pasur Perandoria Otomane para shpartallimit të saj.

    Jugosllavia, si e “Sëmura e Ballkanit”, përjetoi fatin e Perandorisë Otomane: shpartallim me pasoja tragjike në njerëz dhe me krijimin e shteteve të lira dhe të pavarura. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe orientimi demokratik dhe properëndimor i Drejtorisë së saj Politike, krijuan kontekstin e ri historik për popullin shqiptar në veçanti dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Në këtë kontekst të ri historik lufta në mes demokracisë dhe totalitarizmit mori përmasa ndërkombëtare. Intervenimi i demokracive perëndimore përmes Aleancës Veriatlantike për të gjunjëzuar njërin nga bastionet e totalitarizmit në Ballkan krijoi besimin e patundur se lufta për liri dhe demokraci do të ngadhënjejë në përmasa globale.

    Shpartallimi i regjimit Millosheviqian në Beograd dhe ngadhënjimi i aspiratave liridashëse në Kosovë është njëra nga të arriturat më të mëdha që historinë e shekullit të ri e shënon me një frymë të re. Por, fryma e re që u shfaq në Ballkanin perëndimor nuk do të thotë përfundim definitiv i logjikës së vjetër. Fatkeqësisht, mbeturinat e logjikës totalitare në këtë pjesë të Ballkanit janë ende të fuqishme dhe tepër prezente, sidomos në Beograd dhe Shkup.

    Beogradi është duke bërë përpëlitjet e fundit për të ndalur rrjedhën e historisë ndërsa Maqedonia, në vend që të nxjerrë konkluzione nga pasojat e të tjerëve që aplikuan diskriminim ndaj popujve, e ka shndërruar diskriminimin racial kundër shqiptarëve në formë dominante të funksionimit të institucioneve shtetërore. Me dhunën sistematike të të gjitha formave, me aplikimin e të gjitha formave të diskriminimit racial kundër shqiptarëve, Maqedonia me plotë të drejtë duhet të merr epitetin e “Sëmura e re e Ballkanit”

    Një sintezë të shkaqeve të shpërbërjes me pasoja tragjike të Jugosllavisë, si e “Sëmura e Ballkanit”, ngërthehet në konkluzionin e autorit J-Ph. Mélchior. Ai, në analizën e titulluar „Réflexions sur la crise yougoslave“ (Les Temps Modernes, Nr.545-546), konkludon se “Sikur autoritetet jugosllave të kishin dëgjuar me kujdes kërkesat e shqiptarëve për të fituar statusin e republikës dhe sikur të kishin kundërshtuar që në fillim cungimin e të drejtave të kombit shqiptar, Jugosllavia ndoshta do ta kishte evituar shpartallimin”.

    Nëse nuk ndryshohet logjika që dominon në Maqedoni dhe nëse nuk i jepet fund diskriminimit të shqiptarëve, konkluzioni i J.-Ph. Mélchior në të ardhmen me plotë të drejtë mund të vlejë edhe për të “Sëmurën e re të Ballkanit - Maqedoninë”.



    Bardhyl Mahmuti - Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar

    Tetovë - 12 Qershor 2009

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Maqedonia eshte e semure rende, me nje semundje te pasherueshme sepse rrenjet i ka shume me te thella nga qe duken.

    Duke u munduar te vjedhin copeza historie te Grekerve, Maqedonasve Antike, Bullgareve, Shqiptareve, dhe duke u munduar te hypin ne "kalin e madh te Aleksandrit", gabimisht i kane hypur gomarit te Nastradin Hoxhes, edhe ate mbrapsht, e ai gomar do i coje drejt humneres, ku edhe realisht synojne shkijet.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Henea Lexo Postimin
    Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës nga thundra e totalitarizmit Millosheviqian


    BASHKIMI DEMOKRATIK SHQIPTAR




    Në vend të telegramit



    Maqedonia e “Sëmura e re e Ballkanit“

    http://www.youtube.com/watch?v=3tOM_xkDA20
    Dokumentar: Terrorizimi i shqiptarëve në Maqedoni!




    Dekada e fundit e shekullit të XX u karakterizua me një luftë të pakompromis në mes dy sistemeve politike dominante në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pas pesë dekadave të “Luftës së Ftohtë”, që karakterizoi politikën ndërkombëtare, filloi “Lufta e Nxehtë”. Jugosllavia do të jetë njëra nga arenat më të përgjakshme të kësaj lufte. Totalitarizmi, dhuna dhe diskriminimi i vazhdueshëm i popujve bënë që ky shtet të merr epitetin e të “Sëmurit të Ballkanit “, epitet që kishte pasur Perandoria Otomane para shpartallimit të saj.

    Jugosllavia, si e “Sëmura e Ballkanit”, përjetoi fatin e Perandorisë Otomane: shpartallim me pasoja tragjike në njerëz dhe me krijimin e shteteve të lira dhe të pavarura. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe orientimi demokratik dhe properëndimor i Drejtorisë së saj Politike, krijuan kontekstin e ri historik për popullin shqiptar në veçanti dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Në këtë kontekst të ri historik lufta në mes demokracisë dhe totalitarizmit mori përmasa ndërkombëtare. Intervenimi i demokracive perëndimore përmes Aleancës Veriatlantike për të gjunjëzuar njërin nga bastionet e totalitarizmit në Ballkan krijoi besimin e patundur se lufta për liri dhe demokraci do të ngadhënjejë në përmasa globale.

    Shpartallimi i regjimit Millosheviqian në Beograd dhe ngadhënjimi i aspiratave liridashëse në Kosovë është njëra nga të arriturat më të mëdha që historinë e shekullit të ri e shënon me një frymë të re. Por, fryma e re që u shfaq në Ballkanin perëndimor nuk do të thotë përfundim definitiv i logjikës së vjetër. Fatkeqësisht, mbeturinat e logjikës totalitare në këtë pjesë të Ballkanit janë ende të fuqishme dhe tepër prezente, sidomos në Beograd dhe Shkup.

    Beogradi është duke bërë përpëlitjet e fundit për të ndalur rrjedhën e historisë ndërsa Maqedonia, në vend që të nxjerrë konkluzione nga pasojat e të tjerëve që aplikuan diskriminim ndaj popujve, e ka shndërruar diskriminimin racial kundër shqiptarëve në formë dominante të funksionimit të institucioneve shtetërore. Me dhunën sistematike të të gjitha formave, me aplikimin e të gjitha formave të diskriminimit racial kundër shqiptarëve, Maqedonia me plotë të drejtë duhet të merr epitetin e “Sëmura e re e Ballkanit”

    Një sintezë të shkaqeve të shpërbërjes me pasoja tragjike të Jugosllavisë, si e “Sëmura e Ballkanit”, ngërthehet në konkluzionin e autorit J-Ph. Mélchior. Ai, në analizën e titulluar „Réflexions sur la crise yougoslave“ (Les Temps Modernes, Nr.545-546), konkludon se “Sikur autoritetet jugosllave të kishin dëgjuar me kujdes kërkesat e shqiptarëve për të fituar statusin e republikës dhe sikur të kishin kundërshtuar që në fillim cungimin e të drejtave të kombit shqiptar, Jugosllavia ndoshta do ta kishte evituar shpartallimin”.

    Nëse nuk ndryshohet logjika që dominon në Maqedoni dhe nëse nuk i jepet fund diskriminimit të shqiptarëve, konkluzioni i J.-Ph. Mélchior në të ardhmen me plotë të drejtë mund të vlejë edhe për të “Sëmurën e re të Ballkanit - Maqedoninë”.



    Bardhyl Mahmuti - Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar

    Tetovë - 12 Qershor 2009

    po LEJE MAQEDONINE OJ SHKINO MOS U TALLE ME NJERZIT SE JE E SEMUAR TY SE TE GJITHE
    TE JANE NDALUAR MENOPAUZA ME DUKET ATE KE TY NUK TE ZEN VENDI SHTRIGO DHE NUK DINE KUJTE I SULESH PREZANTOHESH TY ME ORGESA VAJZE18 VJECE A JE ME MEMEN TIME 60 VJECE PISE FEMER TREGO SI JE BERE KOCE E LEKURE SI THA AI SHOKU I JOTE TE DUKEN DAMERET E XHENAZES GABELI HAHAHAHHAA IKE SHEROHU MOSE E SHIKO MAQEDONIN SE ME E SEMUR SETY SKA

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. Instituti britanik: Maqedonia Perëndimore t'i bashkangjitet Shqiperisë
    Nga Zana e malit në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 10-09-2009, 13:25
  3. Për Ivanovin, Maqedonia nuk kufizohet me Kosovën!
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 20:08
  4. Fërçkovski: Kantonizim nëse izolohet Maqedonia
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 12:09
  5. Maqedonia e don Kosovën, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •