Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 125 prej 125
  1. #121
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Para 2-3 ditesh dikush nga anetaret e Forumit solli ketu dy tre video qe tregojne tension ne Tirane, ne nje turme qe drejtohet nga Erion Veliaj. Tema ishte 'Rezultati zyrtar i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009' dhe meqenese ato video nuk i perkisnin asaj me te drejte u fshihne. Do te kishte qene e rendesishme t'i rihidhni ketu ato video sepse pasqyrojne sa me mire nje fare tensioni tashme 'deja vu' para dhe pas zgjedhjeve ne Shqiperi...
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Ramės po i rishfaqet instikti i dhunės
    Bledi KASMI
    Kryetari i PS po pėrgatitet pėr tė mos njohur rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, e cila e nxjerr atė humbės tė kėsaj gare elektorale. Nė njė mesazh (SMS) tė shpėrndarė gjatė dy ditėve tė fundit mbėshtetėsve tė tij, Rama u bėn thirrje atyre qė tė pėrgatiten pėr protesta ditėn e shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve nga ana e KQZ. "PS nuk i ka humbur zgjedhjet dhe do tė mbrojė sė bashku me qytetarėt ēdo votė. Qytetarėt janė gati tė protestojnė kundėr cėnimit tė vullnetit tė tyre me anė tė votės, bėhu dhe ti pjesė e ruajtjes sė votės tėnde", thuhet nė mesazhin e Ramės.

    I dėshpėruar nga humbja, Kryetari i PS po pėrpiqet tė radikalizojė situatėn duke tentuar qė ti adresohet akteve tė dhunės gjatė ditėve tė ardhshme, gjė qė u provua edhe dy ditė mė parė nė protestėn e njė grupi histerikėsh, tė cilėt rrethuan njė KZAZ. Ky reagim i Ramės ka hasur gjatė kėtyre ditėve nė njė reagim nė bllok tė komunitetit ndėrkombėtar, ku SHBA dhe BE jo mė larg se dje kanė ēertifikuar procesin zgjedhor.

    Dy deputetė tė PS janė bėrė protagonistė tė dy incidenteve tė dhunshme, njėri nė Rrogozhinė dhe tjetri nė Fier. As njėri dhe as tjetri incident nuk kanė lidhje nė thelb me natyrėn teknike tė procesit zgjedhor nė kėto qendra. Deputeti socialist, Harasani, ende nuk i ka shpjeguar arsyet se pėrse iu vėrsul me karrige kokės anėtarit tė KZAZ tė Rrogozhinės, as PS nuk ka gjetur tė paktėn njė alibi pėr ngjarjen e rėndė qė tė mbrojė deputetin e saj.

    Opinioni ka shtangur nė mėngjesin e ditės sė djeshme nga njė tjetėr akt i dhunshėm. Kėsaj here ndaj njė kandidateje pėr deputete tė PD dhe njė aktoreje tė mirėnjohur si Raimonda Bulku. Pamjet e mediave tregojnė se si militantė tė PS tė rrethuar nga deputetė dhe kandidatė pėr deputetė tė PS i vėrsulen me njė fjalor banal dhe e godasin me mjete rrethanore aktoren pa pasur asnjė shkak. Ajo po futej nė njė qendėr votimi ku ishin raportuar probleme, si shumė emra tė tjerė kandidatėsh pėr deputetė kur ėshtė gjendur pėrpara njė tufe histerikėsh.

    Ngjarja duket paradoksale.18 vjet mė parė, nė shkurtin e '91, Raimonda Bulku u bėri thirrje dhjetėramijėra qytetarėve tė Tiranės nga Qyteti "Studenti" qė tė protestonin pėrpara strehės sė aparatit kriminal tė diktaturės. Njė marshim qė u shndėrrua nė njė nga ditėt mė historike, ku qytetarėt e Tiranės rrėzuan bustin e diktatorit nė Sheshin "Skėnderbej". Atėhere ishim ende nė diktaturė dhe megjithatw askush nuk guxoi tė ngrejė shkopinjtė e gomės ndaj Raimonda Bulkut, ndonėse kishim tė bėnim me aparatin mė tė dhunshėm dhe tė organizuar tė njė shteti totalitar. 18 vjet mė pas, Raimonda Bulku e rikthyer nė politikė u godit nė mėngjesin e ditės sė djeshme vetėm se po futej nė njė qendėr numėrimi tė votave. Ndėrsa kreu i PS pritej tė reflektonte pėr kėtė ngjarje tė rėndė, doli para mediave dhe e pėrligji atė duke pėrshėndetur turmėn e njerėzve pėr veprimin e bėrė.

    Gjatė 48 orėve tė fundit po bėhen thirrje pėr gjak nga selia e socialistėve. Kryetari i PS deklaron prej ditėsh se do tė mbrojė votėn me ēdo ēmim, pa thėnė njė rast tė vetėm ku ajo ėshtė rrezikuar, ndėrsa Gramoz Ruēi qė 18 vjet mė parė thėrriste nė mitingjet e "Vullnetarėve tė Enverit" se pushtetin e morėm me gjak dhe e lėshuam me gjak, dy ditė mė parė iu kthye sėrish gjakut, duke thėnė se votat do t'i mbrojmė me gjak. Gjaku ėshtė kthyer nė kryefjalėn e "politikės sė re", duke e parė atė, si ushqimin qė mund ti sigurojė mbijetesėn, njėlloj sikurse edhe vampirėve

    Ajo ēfarė po ndodh ėshtė njė kthim tek dhuna si filozofi politike e PS. Ėshtė njė instikt i vjetėr, i cili e ka shoqėruar kreun aktual tė PS. I shfaqet nė momente tė caktuara, pas tė cilave ai humb llogjikėn, nuk arsyeton dhe tjetėrsohet nė njė egėrsirė. Kėtė gen tė tij ai prej kohėsh ia ka injektuar PS dhe rrethit tė ngushtė tė bashkėpunėtorėve. Dje ishin Rrogozhina dhe Fieri pasqyrė e humbjes sė ekuilibrit tė Ramės, nesėr nuk ėshtė ēudi qė tė kemi tė tjera shfaqje tė tilla tė dhunshme diku tjetėr, tė cilat flasin pėr pasojat politike qė mund tė sjellin ērregullimet psiqike tė kreut tė PS. Nuk ėshtė thjesht njė krizė personaliteti e kėtij njeriu. Dhuna shihet si mjeti qė tejkalon arsyen, rregullin dhe ligjin dhe qė e ēon Ramėn tek qėllimi, tė cilit i ka vėnė vetes.

    Nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak disa muaj mė parė ai u ēua nė kėmbė duke numėruar vetė votat e kėshilltarėve qė sapo kishin votuar buxhetin e Kėshillit Bashkiak, nė njė thyerje tė hapur tė rregullores, dhe pasi i numėroi vetė, u ngrit nga karrigia dhe u largua duke e shpallur mbledhjen tė mbyllur. Ky ėshtė standardi me tė cilin Rama mendon se duhet tė funksionojnė zgjedhjet. Ai duhet t'i numėrojė vetė, t'i shpallė numrat sipas interesit tė tij dhe nėse dikush e kėrcėnon atėhere atij i ngjallet instikti i dhunės dhe ai tjetėrsohet, mund tė tė kafshojė, tė godasė, tė bėjė gjithēka tė paimagjinueshme pėr njė qenie normale.

    E shkuara e Ramės ėshtė e hidhur. Ka qenė njė njeri i dhunshėm dhe e ka manifestuar kėtė jo vetėm brenda familjes, por edhe nė ambientet publike. Janė tė shumta historitė nė Akademinė e Arteve ku aktore tė njohura tė tregojnė pėr dhunėn qė ushtronte ndaj kolegėve dhe studentėve. Ramės po i ngjallet instikti i dhunės nė kėto momente tė humbjes sė zgjedhjeve dhe kėtė po e demonstron hapur.

    Manipulimi imagjinar po i shfaqet atij tani njėlloj sikurse iu shfaq tradhtia imagjinare e ish-bashkėshortes, ashtu sikurse iu shfaq marrėdhėnia imagjinare e tė atit me ish-bashkėshorten pėr tė cilėn e paditi nė gjyq, ashtu sikurse i shfaqej makthi i pėrnatshėm se biri nuk ishte i tij, por i dikujt tjetėr. Janė makthe tė frikshme, qė nė tė kaluarėn i kanė shkatėrruar jetėn njė familjeje dhe e kanė bėrė njė ikonė tė atėhershme tė kinematografisė tonė, qė sot tė kurohet nė spitale dhe tė mos jetė e ndėrgjegjshme pėr veten e saj. Por nėse kėto kanė ndodhur nė tė kaluarėn, ne po bėhemi dėshmitarė sot se si po shfaqen kėto instikte tė dhunės tek Rama pėrtej asaj familjeje, se si po kėrkohen t'i injektohen si standarde njė shoqėrie qė ėshtė ndarė nga shoqėria e dhunės 19 vjet mė parė.

    Rrogozhina dhe Fieri nuk janė pak pėr tė kuptuar njė skenar dhune qė Rama ka projektuar pėr ta shpėrndarė atje ku do tė gjejė terren, sikurse nuk ėshtė pak pėrshėndetja qė i bėri njė tufe hiterikėsh qė ishin gati tė linēonin aktoren Raimonda Bulku. Mesazht e dhėna janė tė qarta. Duhen ngritur sirenat, pėr tė kuruar kėtė krijesė qė me metodat e dhunės po kėrkon t'i imponohet shoqėrisė. Nėse tolerohet sot, atėhere nesėr do tė kemi shumė harasanėr si ai Rrogozhinės nėpėr kėmbė, qė do tė shpėrfytyrohen nga qenie tė mpira dhe mediokre nė cuba me karrige. Kurimi mė i mirė ėshtė ligji dhe zbatimi i tij, jo ai ligj qė mbetet shkallėve tė Prokurorisė, as ai tjetri qė tė bėn tė shikosh njerėz me uniformėn e shtetit tė lidhur me pranga tek skaparmentot e kamionēinave. Bėhet fjalė pėr ligjin dhe uniformėn si institucione tė paprekshme dhe qė duhen mbrojtur.

    Kryetari i PS ka njė sindromė, nga e cila nuk del dot. Nuk e pėrballon dot lirinė e tė tjerėve, lirinė pėr tė votuar, lirinė pėr tė zgjedhur, lirinė pėr tė kundėrshtuar. Ky ėshtė problemi i tij, problemi i shoqėrisė ėshtė ti tregojė vendin kėtij armiku tė lirive dhe qenieje tė ndėrvarur nga dhuna.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  3. #123
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Fier, dhunohet zyra e PBDNJ-sė

    Dhunohet dega e Partisė sė Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut nė rrethin e Fierit. Sipas burimeve zyrtare tė kėsaj dege partiake, mėsohet se persona tė paidentifikuar mbrėmjen e sė hėnės dhe gjatė orėve tė natės kanė shkatėrruar logon e kėsaj partie, e cila ishte e vendosur nė hyrje tė kėsaj zyre.

    Ndėrkohė qė denoncohet edhe marrja e disa flamujve qė ndodheshin pranė zyrės sė kėsaj partie. Lidhur me kėtė ngjarje, kryetari i PBDNJ-sė dega Fier, Arqile Piperi, e ka quajtur njė incident tė qėllimshėm me motive politike. "Nuk ėshtė hera e parė qė zyrat e kėsaj partie janė dhunuar. Kjo ka ndodhur edhe herė tė tjera para dhe gjatė fushatės dhe nė vazhdim deri ditėn e sotme", akuzoi Piperi. Lidhur me kėtė incident, Piperi, si kreu i PBDNJ-sė dega Fier, ka kryer edhe njė denoncim pranė organeve tė Prokurorisė sė rrethit gjyqėsor Fier. Edhe pse fushata ka pėrfunduar, dhunimi i subjekteve dhe simboleve politike vazhdon tė jetė prezent nė Fier. Mėngjesi i sė martės e ka gjetur selinė e Partisė sė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut nė Fier tė dhunuar.

    Emblema e kėsaj force politike ėshtė gjetur e thyer sikurse dhe njė xham i kėsaj selie. Ka qenė kreu i PBDNJ-sė sė Fierit, Arqile Piperi, ai qė e ka parė i pari kėtė dhunim dhe ka sinjalizuar menjėherė policinė e Fierit, duke depozituar te kjo e fundit dhe njė kallėzim penal nė lidhje me kėtė ngjarje jo tė zakonshme. "Unė uroj dhe shpresoj qė tė mos ketė prapavijė politike njė ngjarje e tillė, pasi ėshtė njė ngjarje e rėndė pėr njė vend qė aspiron tė integrohet nė Bashkimin Europian, por dhe qė ėshtė anėtare e NATO-s", tha publikisht pėr mediat kreu i PBDNJ-sė.

    Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #124
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Ruēi vazhdon tė kėrcėnojė destabilizim tė Shqipėrisė
    PS nuk pranon humbjen, Fieri pretekst pėr tė justifikuar mosnjohjen e zgjedhjeve
    Pas humbjes sė pritshme tė zgjedhjeve, Partia Socialiste ėshtė e vendosur qė tė mos i njohė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit, duke pėrdorur si pretekst disa parregullsi nė qarkun e Fierit dhe tė Shkodrės. Ajo e ka bėrė publik vendimin e saj edhe para disa ditėsh nėpėrmjet kryetarit, Edi Rama, i cili e ka kushtėzuar njohjen e zgjedhjeve me mandatin e 9 nė Fier, si dhe ka akuzuar Berishėn pėr manipulimin e votave. Si rrjedhojė e trysninė sė humbjes sė zgjedhjeve, PS po pėrgatitet edhe pėr protesta, gjė e cila do tė sjellė destabilitet nė vend. Me sa duket parregullsitė nė zgjedhje tashmė po pėrdoren si zhurmė nga Rama pėr tė mbytur zėrat qė shprehin revoltėn e humbjes brenda PS.
    Pasi edhe nėse Partia Socialiste e fiton mandatin e 9 nė Fier, sėrish ajo do tė mbetet humbėse e kėtyre zgjedhjeve, ku mė e shumta do tė arrijė nė kuotėn e 65 mandateve. Edhe nėse do tė kontestohen zgjedhjet nė ato kuti ku PS ka dalė me zero vota nė Shkodėr, prapėseprapė nuk do tė ndryshonte raporti midis mandateve nė kėtė qark. Pra, mosnjohja e zgjedhjeve duket qartė qė po pėrdoret si njė mundėsi pėr t’u zhveshur nga pėrgjegjėsi e humbjes sė zgjedhjeve dhe nga zhgėnjimi i qindra e mijėrave socialistė qė shpresuan ndryshimin. Ndėrkaq, nė kuadėr tė parregullsive tė procesit zgjedhor, Kryetari i Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi ka dalė gjatė ditės sė djeshme nė njė deklaratė pėr shtyp me anė tė sė cilės ka siguruar ēdo shqiptar dhe faktorin ndėrkombėtar se PS ka bėrė ēdo pėrpjekje ligjore pėr tė mbrojtur zgjedhjet nga delegjitimimi i tyre dhe nga vjedhja nga ana e qeverisė nė pushtet. Ruēi ka akuzuar liderin e Partisė Demokratike, Sali Berishėn si pėrgjegjėsin kryesor tė mosnjohjes sė zgjedhjeve nga PS. Ruēi akuzoi edhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve si njė institucion qė komandohet nga Berisha, duke shpallur si bashkėfajtore nė dhunimin e Kushtetutės pėr mosnumėrimin e kutive tė Fierit.
    Gjithashtu Ruēi e akuzoi KQZ pėr zgjatje tė procesit zgjedhor me qėllim pėr tė mos bėrė transparente votat e shqiptarėve, qė sipas tij nxjerrin fituese Partinė Socialiste. “8 ditė pasi shqiptarėt votuan lirisht, me bindje se do tė zgjidhnin njė pushtet demokratik e prej tij do tė nxirrnin njė qeveri tė popullit, pėr fat tė keq tė gjithė po zhgėnjehen nga mos mbyllja e procesit zgjedhor dhe degjenerimi i tij nė njė skemė tė tėrė vjedhjeje tė votimeve tė shqiptarėve. Prej 8 ditėsh Sali Berisha, njeriu qė komandon politikisht shumicėn e tij tė vogėl nė KQZ, nė shkelje tė plotė tė ligjit dhe nė dhunim tė tė gjithave parimeve kushtetuese, po ju mohon shqiptarėve tė drejtėn legjitime tė llogaritjes sė votimeve tė tyre dhe transparencės pėr ēdo votė tė hedhur nė kutitė e votimit”, u shpreh Ruēi. Ai gjithashtu theksoi se Berisha nė bashkėpunim me KQZ po synojnė t’i vjedhin Partisė Socialiste mandatin e 9 nė Fier. “Por vullneti i Sali Berishės pėr tė vjedhur zgjedhjet po del mbi ligjin dhe mbi ēdo institucion kushtetues qė administron zgjedhjet.
    Vullneti i Sali Berishės pėr tė mos bėrė transparente ēdo votė po del mbi vullnetin e ligjit dhe detyrimit tė ēdo institucioni kushtetues qė administron zgjedhjet pėr tė treguar nė dritė tė diellit ēdo votė. Krimi kushtetues KQZ qė refuzon prej 8 ditėsh tė numėrojė dhe tė pasqyrojė rezultatin fitues tė votimeve pėr Partinė Socialiste nė Fier ėshtė prova mė e qartė e gjithė kėsaj ashtu siē konfirmon botėrisht se Berisha synon me ēdo ēmim tė vjedhė mandatin e 9 tė Partisė Socialiste nė Fier”, shtoi mė tej Ruēi. Sipas tij, ky standard i ri kriminal i cenimit tė votės sė shqiptarėve po i bėn zgjedhjet e 28 qershorit tė papranueshme dhe rezultatin e tyre tė pamundur pėr tu njohur si legjitim.
    “Nė emėr tė Partisė Socialiste ne duam t’i bėjmė apelin e fundit Sali Berishės tė heqė dorė pėrfundimisht nga cėnimi i votės sė shqiptarėve, duke nisur nga vota e qytetarėve tė Fierit, nė tė kundėrt do tė mbajė mbi vete gjithė pėrgjegjėsinė e delegjitimimit tė zgjedhjeve, mosnjohjes sė rezultatit tė tyre dhe delegjitimimit tė gjithė institucioneve tė dala prej tyre. Ne jemi tė vendosur tė mbrojmė ēdo votė nė institucionet kushtetuese por pėrballė dhunės sė Berishės mbi votėn jemi gati tė mbrojmė ēdo votė dhe kudo tjetėr”, vijoi Ruēi.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...tike&Itemid=60

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2022
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Me njoftoi nje mik nga Durresi qe ka shtepi ne Qerret dhe eshte aktualisht ne Boston.
    Ai qe vdiq paska qene nje kapadai me origjine kosovare qe para situates zgjedhore e ka ofenduar disa here publikisht bile edhe para njerzve te tij.
    Vrasesi paska nje klub ne breg te detit dhe viktima e ka ofenduar dhe aty ne sy te klienteve.
    Vrasesi ka pasur precedente penale te grindjeve per pune pronash po jo me viktimen.
    Heren e fundit viktima e ka dhunuar edhe fizikisht.
    Pastaj ka mare vendimin makaber dhe e ka qelluar.
    Le te levederohet pd me kapadai te tille qe kushdo do ja kish numeruar me ato qe ka bere ai.

    Ja tju rrahin 3 vete ne sy te gruas per nje cope flamur cfare do te benit ju ne kete rast.
    Crazy rumors you got here!!!! Just shut up.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Heyyy : 09-09-2022 mė 10:26

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  5. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •