Ēka na duhet kuvendi
Kuvendi mbykqyrė punen e qeverise dhe te institucioneve te tjera publike.
Kjo fjali ėshtė marrė nga kushtetuta e Kosovės. E them fjali ,sepse kjo ėshtė vetėm njė fjali e jo edhe njė rregull qė detyron dikė. Ėshtė njė nga detyrat e kuvendit, por jo e vetmja.
E ajo qė mė bėri tė shfletoj kėtė kushtetutė, qė kushtetutė i thėnēin, ishte kėrkesa e komisionit parlamentar pėr siguri, pėr shkarkimin e drejtorit tė policisė, e sidomos deklarata e kryetarit tė kuvendit, qė thoshte se kuvendi nuk merret me kėto gjėra, e se kėrkesa e komisionit parlamentar duhej bėrė tjetėrkund, duke aluduar kėtu qeverinė.
Kjo i bie qė ai qė duhet tė mbikqyrė dikėnd, duhet marrė lejen e atij tė cilin e mbikqyrė.E pakapshme kjo.
Sepse kuvendi nuk ka kurrėfarė pengese juridike tė shyrtojė kėrkesėn e komisionit parlamentar, e tė kėrkoj e ta urdhėrojė ministrinė gjegjėse qė tė bėjė shkarkimin e drejtorit tė policisė. Tekefundit njė kuvend qė mund tė shkarkoj kryeministrin si shef tė ekzekutivit, pse u dashka tė marrė leje pėr
tė shkarkuar njė zyrtarė tė ekzekutivit qė ėshtė i rangut mė tė ulėt. Pengesat kėtu mund tė jenė tė ēfardoshme, por jo edhe juridike.
Kjo deklaratė naive e bėrė nga kryetari i kuvendit, qė detyrat ia pėrcakton kryeminstri e jo kushtetuta, vė nė pah kėtė rregullim shtetror, ku ligjet janė pse duhet tė jenė, e jo pse duhet zbatuar. Kėtu nuk dihet kush kė e mbikqyrė.Kėtė nuk ta thotė as ligji, sepse edhe ky kontrollohet nga tė fuqishmit, dhe zbatimi apo moszbatimi i tij varet nga dėshirat dhe intereset e tyre.
Kėtu kuvendi miraton ligje qė i thonė se duhen miratuar, mbikqyrė punėn e qeverisė aq sa tė mos hidhėroj qeverinė, e edhe debaton pėr problemet shoqėrore, por nė kėto debate nuk thuhet asgjė.
Nė kėto debate, opozita akuzon pse duhet tė thotė diēka, e jo pse ėshtė e interesuar tė zgjidh problemet. Kėtu akuzat e opozitės i ngjajnė akuzave qė bėnė prokurori i korruptuar nė njė gjykim tė korruptuar. Ky prokuror kėtu, si opozita atje, akuzon, sepse megjithatė pėrfaqson akuzėn, flet shumė por nuk thotė asgjė. I bie problemit rreth e pėrēark por nuk e prek atė nė thelb.
E kėshtu, opozita bėnė sikur akuzon, qeveria bėnė sikur lufton problemet, por nė fakt, as ata nuk akuzojnė e as kėta nuk luftojnė problemet.
Shteti ka monopolin e forcės brenda njė teritori tė caktuar, e sikur kjo forcė tė pėrdorej si duhet, ku duhet e si thotė ligji, disa probleme me tė cilat ne merremi me vite, do tė tejkaloheshin pėr disa javė.Shteti mund tė kufizohet nė ngritjen ekonomike, ku mund tė ndikojnė faktorė tė ndryshėm, por shteti fare lehtė mund tė krijoj ligj, e pėrmes atij ligji tė thyej e tė shpartalloj ēdo grupim antiligjor, qoft ky i fort apo i dobėt. Shteti qė ka vullnet mund ta ndal fare lehtė korrupcionin a krimin e organizuar. E kjo nė mos marrtė pjesė vetė aty.
E nė gjithė kėtė mesele, njė punė shumė tė rėndėsishme duhet ta kryej kuvendi, qė nuk duhet tė jetė kuvend i qeverisė por kuvend i Kosovės.
Krijoni Kontakt