Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Selman El-farisi (568-656)

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    SELMAN EL-FARISI
    (568-656)

    “Selmani ėshtė prej nesh – Ehli Bejtit”
    -Muhammedi (a.s.)


    Selman el-Farisi apo Selman Persiani, sipas shumicės sė historianėve, lindi nė vitin 568, nė qytetin Kazerun, nė krahinėn Fars, Persi.
    Babai tij quhej Budėhashan, i cili ishte kryetar i qytezės Xhijj apo Xhejjan, qė ndodhėt nė afėrsi tė qytetit tė bukur, Isfahan.
    Budėhashani ishte njeriu mė i pasur nė rrethin e tij, si nė qytezė, njashtu edhe nė periferi. Selmanin e donte mė shumė se veten e vet, sepse e kishte djal pėr hasret, tė cilit kur lindi ia ngjiti emrin Ruzbeh.
    I takonte besimit tė lashtė persian, besimit Zaratustrian apo besimit Mexhusi, besim qė e trashėguan prej tė parit, qė ishin adhurues tė zjarrit…!
    Nė afėrsi tė qytezės Xhejjan, ku Budėhashani banonte dhe sundonte, nė maje tė njė kodre ndodhej Shtėpia e Zjarrit apo Tempulli i Mexhusive. Pėr popullin persian, i cili ishte ende pagan, ky Tempull i Mexhusive, pranohej si vend i mrekullive, vend adhurimi, ku prej zjarrit, dritės sė tij, kėrkohej shpėtimi…!
    Edhe djaloshi Ruzbeh me babėn e tij kishin shėrbye nė kėtė tempull me shumė besnikėri, me shumė pėrulėsi…
    Njė ditė, djaloshi Ruzbeh e la besimin pagan dhe e pranoj besimin kristian. Pėr tė hulumtue, studiue rreth besimit tė ri, Ruzbehu shkoi nė Siri, ku u vendos nė njė kishė, duke menduar se e gjeti vetveten, se e gjeti tė vėrtetėn…!
    Mbas disa vitėve studimi, shėrbimi me pėrkushtim, mė nė fund u zhgėnjye, kur e kuptoi, kur e vėrtetoi me hulumtim se gjithēka ishte hutim, mashtrim…
    Me gjithė kėtė, ky hulumtues, ky kėrkues i sė vėrtetės nuk u dėshprue prej sprovave tė jetės…Tė vėrtetėn qė po e kėrkonte, qė po e hulumtonte, mė nė fund, e gjeti nė Medine, ku Muhammedi (a.s.) po e predikonte, po e praktikonte…
    Selman el-Farisiu kishte ardhur nė Medinen e Ndritur si njė skllav i shitur, qė e kishte ble njė tregtar jahudi, apo hebre…Robi apo skllavi Selman nė Yathrib (Medine) kishte ardhur para se Muhammedit (a.s.) tė vinte…
    Muhammedi (a.s.) robin apo skllavin e bleu nga tregtari jahudi, e liroi, kėshtu skllavi persian e pranoi Allahun njė, e pranoi Muhammedin (a.s.) si tė dėrguarin e Tij, pra u bė musliman dhe Pejgamberi (a.s.) i dha emrin Selman…
    Selman el-Farisiu ishte shumė i zgjuar, ishte i kulturuar, ishte i shkolluar, kishte studiuar besimin Zaratustrian apo Mexhusi, kishte studiuar besimin Kristian, deri nė thellėsi…
    Me kėtė parapėrgatitje, tashmė me bindje, me devotshmėri, Selmam el-Faresiu ishte ndėr mė tė dalluarit, ndėr mė tė shquarit, prej besimtarėve tė rinj, nė shumė lėmi…
    Kėtė, pėrveē tjerash, e dėshmoi, para Betejės sė Hendekut, ku tė gjithė i befasoi, miqė dhe armiqė…
    Armiqtė nga Mekkeja ishin pėrgatitur pėr ta sulmue Pajgamberin (a.s.) nė Medinen e Ndritur. Medineja ishte rrethue veē pritej momenti pėr ta sulmue, pushtue…
    Selman el-Faresiu ishte ai qė priu. Priu me njė propozim, qė rreth Medines tė hapet njė hendek, ku armiku pėr tė sulmue s’ka asnjė shtek…!
    Hendeku rreth e rrotull Medinės u ēelė, u hapė, ndėrsa armiku u tėrhoqė me turr, me vrap…!
    Besimtarėt fituen, ndėrsa paganėt jo vetėm qė humbėn por edhe u befasuen, tmerruen, u poshtnuen…!
    Kjo strategji e Selman el-Farisiut, e cila ishte njė teknikė e lashtė ushtarake persiane, e panjohur tek fiset arabe, e befasoi Pejgamberin (a.s.) dhe tė gjithė besimtarėt, aq mė tepėr i befasoi dhe i tmerroi kundėrshtarėt…!
    Pėr kėtė fitore aq madhėshtore, Pejgamberi (a.s.) e falėnderoi Allahun (xh.sh.) e pėrqafoi Selmanin, persianin…
    Tani tė gjithė shokėt kishin dėshirė tė jenė sa mė afėr tij, sa mė pranė besimtarit, luftėtarit, strategut persian, me emrin Selman…! Pejgamberi (a.s.) e vėrejti si shtyheshin, e pa dhe iu tha:
    “Selmani ėshtė prej nesh - Ehli Bejtit”

    Pra, me kėtė fjalė tė Pejgamberit (a.s.) ata u qetėsuen, por prej asaj dite edhe mė shumė e vlerėsuen, edhe mė shumė e ēmuen, edhe mė shumė e nderuen…!
    Nderohet, ēmohet, vlerėsohet dhe pranohet Selman el-Farisiu edhe si imam, si jurist dhe pėrkthyes i parė i Kur’anit nė gjuhėn persiane, ka pėrkthye surėn e parė: El-Fatihah!
    Ndrroi jetė nė vitin 656, nė qytetin Medain, Irak, ku varri i tij vizitohet natė e ditė, varg e vi, prej muslimanėve nga mbarė bota, sunni dhe shi’i…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    Ndrroi jetė nė vitin 656, nė qytetin Medain, Irak, ku varri i tij vizitohet natė e ditė, varg e vi, prej muslimanėve nga mbarė bota, sunni dhe shi’i…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Ore mexhid,shumica e kėtyre varreve tė sahabėve dhe tabiinėve janė bėrė tyrbe dhe mauzoleume ku aty vin njerėzit dhe bėjnė shirk, duke kėrkuar ndihmė prej atyre varreve.
    Pra varret e njerėzve tė mirė i kan bėrė faltore,nėse nuk e din se Profeti savs,nė momentet e fundit tė dhėnjes sė shpirtit i ka mallkuar ato njerėz qė i bėjnė faltore varret e njerėzve tė mirė.
    Ja edhe nji hadith nga Muslimi :
    ''Transmetohet prej Ali bin Talibit i cili i ka thėnė Ebu Muslim Hejjaxh el-Esdit : ''A don nji detyrė qė mua ma ka ngarkuar i Dėrguari i Allahut savs?
    ''Mė ka obliguar dhe mė ka dėrguar pėr ta shkatėrruar ēdo statujė (tė mos e le asnjė) dhe ta rrafshoj ēdo varr rrafsh me tokėn.''
    Thotė Imam Esh-Sheukani :se ka thėnė Profeti savs nė Kur'an :
    188. Thuaj (O Muhammed): “Unė nuk kam asnjė fuqi pėrfitimi ose dėmtimi pėr veten time, por vetėm si tė dojė Allahu. Earaf)
    Pra komenton imami,se kur profeti nuk mundet tė tė jap kurgjė e si i bėhet halli i disa qė adhurojnė varet?
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

Tema tė Ngjashme

  1. Selman Riza
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:31
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 05:55
  4. Njė tezė e Selman Rizės pėr gjuhėn letrare shqipe
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •