Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Anna Akhmatova

    Kėnga e takimit tė fundit

    Sa pashpresė gjoksi m’u ftua,
    Porse hapat i hidhja lehtė.
    Dorashkėn e dorės sė majtė vura
    Gabimisht nė dorėn e djathtė.

    Mė dukeshin shkallė mbas shkalle,
    Por unė e dija - vetėm tre kish!
    Mes panjave njė pėshpėrimė vjeshte
    Pėrgjėrohej: Me mua vdis!

    E gėnjeva fatin tim
    Tė trishtė, dredharak, tė keq.
    U pėrgjigja: “I dashuri im!
    Edhe unė. Me ty do tė vdes...

    Kjo ėshtė kėnga e takimit tė fundit.
    Unė pashė nga shtėpia e errėt.
    Vetėm qirinjtė nė dhomėn e gjumit,
    Digjeshin me flakė indiferente tė verdhė.

  2. #2

    Anna Ahmatova

    Poeteshė e shquar ruse. Lindi mė 1889 nė "Balshoi Fontana" pranė Odesės. Vjershėn e parė e shkroi kur ishte 11-vjeēe, mė tepėr ndėn ndikimin e Nelerasovit, ndonėse ajo mbeti gjer nė fund tė jetės njė adhuruese e flaktė e Pushkinit. Nė vitin 1910 u martua me poetin N.S. Gumiljov. Po nė kėtė vit shkoi nė Paris. Parisi dhe kultura franceze, veēanėrisht poezia e Verlenit e Bodlerit, ishin ėndrra e saj. Nė 1912 boton vėllimin e parė poetik "Vjeēer” ("Mbrėmja"); mė 1914 vėllimin e dytė "Gjothi" ("I qartė"). Ka botuar gjithashtu "Bjelloi stai" ("Grigja e bardhė"), "Padorozhnite" etj.

    Pėrktheu Qazim Shemaj

    APEL

    Tė ruaj diku te njė sonatė
    Me aq kujdes e nuk tė heq
    Oh, si thėrret, rėnkon ēdo natė
    Pėr fajin tėnd qė dot s'e ndreq,
    Qė s'm’u afrove dot as kaq:
    Njė ēast tė vetėm si stuhi
    Dhe ėndrra jote humbi paq
    Ku vdekja heshtjes iu bė fli

    TĖ FSHEHTAT E ZANATIT

    S'mė duhen varg betejash, ngjarje;
    Ēudirat - trilli elegjik.
    Pėr mua vargjet s'janė vargje,
    Po qe se sillen me etikė.

    Sikur ta dinin ē'plehu dalin,
    Nuk kanė vargjet turp nga ndoti:
    Porsi radhiqet tej te gardhi,
    Si rrodhet rriten, si laboti

    Me klithma dhe si myk i fshehtė,
    Era katran, me zemėrim...
    Buēasin vargjet plot me jetė
    Pėr gazin tuaj, pėr gazin tim.

    ***
    O, ē 'ish ajo njė dit'freskie,
    Qytet i Pjetrit - mrekulli!
    I purpurt muzgu ra, u shtri
    Dhe qetas u mbėshtoll me hije.

    Po lėre, sytė e mi zhbirues,
    Po s'i pėlqeu (dhe po t'i shante),
    Nė vargje kėngėsh do t'm'i lusė
    Pėrjetė buzėt arrogante.

    ***
    Nuk vura perde nė dritare,
    Qė drejt e brenda tė shikosh
    Dhe kam gėzim (si mėkatare),
    Se s'mund tė ikėsh, do qėndrosh.
    Po s'ėshtė e drejtė e mos e prish,
    Mėri e tallje mos i cyt,
    Pagjumėsia jote isha,
    Dhe isha mall trishtimi yt.

    MUZIKĖ
    D.D.Sh.

    Diēka e magjishme digjet paprerė,
    Ia thonė dhe sytė atė zjarrmi.
    Ajo, veē ajo mė flet, pa tė tjerė,
    Mė ikin, s'guxon tė afrohet njeri.

    Kur iku dhe miku i fundit, mė la,
    Ajo pas meje erdhi nė varrim.
    Tamam stuhi kėndonte dhe ja,
    Sikur po nisnin lulet kuvendim.

    ***
    Kujtimi pėr diellin nė zemėr u mpak
    Bari i zbehtė.
    Flokė tė hershėm dėbore qė larg
    Era po nget.

    Kanalesh tė ngushta ngrin uji, s'buēet,
    sikur u shter.
    Kėtu asnjėherė asgjė nuk ngjet,
    Oh, asnjėherė!

    Shelgu nė qiellin e shkretė freskore
    Degėt ka shtrirė.
    Qė unė s'u bėra gruaja jote,
    Ndoshta, mė mirė

    Kujtimi pėr diellin nė zemėr venitet
    Pse kaq zymti?
    Ndoshta!...
    Pas natės dimri gatitet
    Tė vijė.

    NĖ PASQYRĖ

    O quae beatam, Diva tenes Cyprum et Memphis Hor*.
    Dhe bukuria - kaq e re,
    Po jo nga sot e njėqind vjet,
    S'u bėmė dy, se njė e tretė,
    Ne asnjėherė nuk na le.
    I sillesh ti asaj mė tepėr,
    E lė me ty, me bujari...
    Po ē 'ndodh me ne asnjė s'e di,
    Pėr ne ēdo ēast e mė i egėr.
    Si burgaxhinjtė dim' diēka
    Pėr njėri-tjetrin, diēka tmerri.
    Na pret dėnimi - njė rreth ferri,
    Po ndoshta s'jemi nga ata.

    *O zonjė qė mbretėron mbi tė lumturit Qipro dhe Memfis

    NĖ VITIN DYZET

    Nė varr kur kallin krejt epokėn
    Pėr tė nuk ka njė psallim, s'kėndohet,
    Po rrodhja, hithra nxjerrin kokėn,
    Sa ta qėndisin s'u durohet.
    Lopata s'resht, shoqen s'e pret,
    Varrmihės - ethe, aq i vrikėm,
    Zotni, ti dale, pak mė qetė
    Tė ndihet koha si po ikėn.
    Pastaj mbi njė kufom e sheh,
    Ta sjell vėshtrimi pranveror,
    Po djali nėnėn nuk e njeh,
    Nė lotė u shkri dhe nip i gjorė.
    Mė poshtė kokat u pėrkulėn
    Lavjerrės tunden, hėna ra.

    Pėrmbi Parisin e pėrhumbur
    Njė qetėsi tė tillė ka.

    TRADHTIA

    Jo pėr atė se pasqyra u thye,
    Jo pėr atė se fryn nė oxhak,
    Jo se shkon me njė tjetėr, aspak,
    jo se pėr ty mendimi m'u kthye,
    Jo nga kėto e ē'ta zgjat mė...
    Sot te pragu takova atė.

    ***
    Sot mua letėr s'mė solli njeri;
    Ka ikur ai a s'mė priti ndėrmend:
    Pranvera - njė trill, buzėqeshje e argjendtė,
    Shiko anijet vozitin nė gji.
    Sot mua letėr s'mė solli njeri...

    Ai me mua, pak kohė mė parė,
    Qe kaq i dashur e dhelės, qe imi,
    Nė dimrin e bardhė, po shkoi dhe dimri,
    Tani pranvera m'u bė si e vrarė,
    Ai me mua pak kohė mė parė...

    Dėgjoj njė lirė, e ėmbla, e trishta,
    Nė ethe rėnkon, lėngon e ankohet,
    Kam frik' se mos kjo zemėr coptohet,
    Sa pa i shkruar kėto vargje tė brishta...

    MUZA

    Dhe si tė rrosh me tė?! Mė mundon
    Ajo qė ende muzė i thonė.
    Dhe thoni "Me tė nė livadhin lirik..."
    Dhe thonė "Gugitje, dhunti hyjnore..."
    Ajo, mė e egėr se ethet mizore,
    Sėmbon gjith' vitin: "Rri, mos hidh ēik!"

    ***
    S'rri tė qaj pėr vete ditė e natė,
    Po edhe vdekur, kallur nėn dhe,
    Damkėn e artė: njeri i pa fat
    Nė ballin tim rebel ti ma sheh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Anna Akhmatova

    REQUIEM 1961

    I
    Strehe nen qiej te huaj s'kerkova
    Nen flatren e huaj s'ngrita fole,
    Bashke me popullin tim durova
    Te isha ku, mjerisht, ai qe.

    II
    Qetas rrjedh i qeti Don,
    Hene e verdhe hyn ne dhome.
    Hyn me shapken mbi sy,
    Sheh: nje hije rri aty.
    Dhe kjo grua e semure
    Pret pa djale e pret pa burre :
    Nje ne burg, nje u mbulua,
    Njerez, lutuni per mua.

    III
    Nuk qenkam une, nje tjeter po heq.
    Une s'do te mundja. Kete mandate
    Le ta mbulojne qefinet e zes,
    Feneret le te sjellin... Nate.

    IV
    .................
    E treqinta ne radhe ti pret,
    Me pako ne duar nen "Kryqe" ti rri
    Dhe me lotet e tu aq te nxehte
    I shkrin ngricen vitit te ri.
    Plepi i burgut atje deget tund
    Dhe nuk ndihet fryme,po atje
    Sa jete te pafajshme marrin fund...

    V
    Nje vit e ca qe po kelthas,
    Te pres me pergjerim,
    Nen kembe xhelati te perplas,
    O bir, ky tmerri im.
    Gjithcka si lesh e li u prish,
    Sa s'mund t'i ndash dot lehte,
    Kush eshte njeri e cili bishe
    Dhe ty c'denim te pret

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Autore te Ndryshem
    Nga ChuChu nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •