Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë

    Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë
    "Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t'i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t'i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

    Të persekutuarit politikë
    Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por kurrë nuk do t'i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t'u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t'u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t'i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t'u japim nga një letër në dorë që t'u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t'i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që t'i japim pasaportë për t'u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

    Ramizi …për Kosovën
    Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension.

    Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

    Strategjia e re
    Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

    Kërcënimi
    Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.
    Ju uroj punë të mbarë.


    (Marrë nga shtypi shqiptar)

    Anesti_55-A e meritonte ndeshkimin ky njeri dhe te tjere, qe nen drejtimin e tij sot i kemi ne parti te ndryshme?Cilet jane ato?Ju propozoj te jipni medimin tuaj e te kemi nje liste me te dyshuarit qe na sollen kete demokraci fallse dhe te brishte.A mund te arsyetojme mbi shkrimin dhe te gjeme ne te 97, vrasjen e A.Hajdarit, Gredecin e te tjera ngjarje qe kompromentonin demokracine?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 18-06-2009 më 11:54

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nesti, nuk kishte emer "Shtypi shqiptar" apo eshte ndonje gazete e diteve te fundit ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte shume e vjeter si deklarate e Alise.
    Thjesht konfirmon qe ne Shqiperi u be katowica e gorbyt dhe per fat te keq shume shqiptare nuk e njohin rrengun e madh qe ju kane bere komunistet.
    Kujtoni njeren nga partite qe do krijonte komiteti qendror e qe do ta shante komunizmin me themel - dhe gjeni direkt rrenjet e pd
    se sotme.
    Te ps do gjeni vazhdimesine ne kushtet e reja kapitalisto komuniste.

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Sa perralle e bukur.

    Spaska pas pune gorbacovi qe i ka shkru dy carcafe ramizit.

    Sa amatore qe jeni ne sajesa aman.


    Dito.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Sa perralle e bukur.

    Spaska pas pune gorbacovi qe i ka shkru dy carcafe ramizit.

    Sa amatore qe jeni ne sajesa aman.


    Dito.
    Te pershendes Dito.Nga pergjigjia qe ke dhene kuptoj se do jesh moshe mjaft e re.Te gjitha sa kam shkruar jane te verteta, ndonse une i gjeta ne forume te tjera.Letra e Gurbacovit eshte botuar te RD e asaj kohe.Por dhe te tjera pjes jane publikuar tel Republika e gazeta 55.Por Gurbacovi nuk i coi leter vetem Ramiz Alise por te njejten permbajtje e coi ne te gjitha vendet, ish komuniste, per ti bindur ato se nuk do te humbisnin pushtetin.E nese sot bejme nje analize besoj se pushteti i tyre nuk eshte prekuar aspak.Sitsemi i drejtesise i pa reformuar.Perpjekjet per te nderhyre o nuk jane serioze , kundershtohen gjithmone nga e majta me braktisje te parlamentit (duhen 81 vota), si dhe kemi pare kundershti dhe te elementeve qe duken te besueshem ne te djathten.Por ketu ne kete proces ka munguar krejtesisht shtysa nderkometare, per te mos thene se kemi pase dhe nderhyrje negative ne emer te kushteutes.

    Pronareve nuk ju kthye prona.Probna u cilesua e shenjte por grabit e ndihmuar dhe nga politika.Ligji 7501,nuk mund te quhet reforme, pasi reforme do te thote rregullim, por ishte ligj per grabitjen e prones se pronareve.Reforma presupozon te perfshije ne proces dhe pronarin , jo ta leje ateme gisht ne goje.Tashme pjesa me e madhe e ish pronareve kane nderruar jete dhe trasheguesit i ngaterojne me shkresurina te pa fundme, qe nga vete emigrimi jane te pa mundura te realizohen, qe te lene pershtypjen se faji eshte i tyre qe nuk i pregatisin dot letrat e duhura, si per ta mbrojtur pronen e grabitur si per ta kerkuar ate qofte dhe me kompensim.Behet nje rritje artificiale e cmimit te tokes , qe fatura te rritet artificialisht dhe e pa realizueshme nga qeveria.Tashme po luhet nje tjeter loje.Legalizimi, me letra me vlere, qe per mua do te thote se pasi te kete mbaruar ky proces, vlera e tokes do te bjere ne menyre drestike e pronari do te kompensohet me nje cmim qesharak.

    Te persekutuarit nuk u perkrahen por u perdoren si kredite.Ato i percane ne dy grupe.Me pas shume prej tyre i degjeneruan neprmjet korrupsionit.

    Pjesa me e madhe e shoqerise qe aspironte per nje demokraci te vertetete, kaluan ne emigracion.Pjesa e mbetur eshte viktime e grafitetit familjar, ose e politikave corjentuese.

    Pyetja qe mund te behet eshte se a kemi tashme nje nje opozite reale?A beson Anesti tek sinqeriteti i PD?JO !Them keshtu se ne gjithe sa thashe me siper dhe PD ka kontributin e vet.Por ajo qe eshte e vertete eshte se PD eshte nje grupim qe gjen mbeshtetjen me te gjere,pra eshte e vetmja force ku mund te gjesh ngushellim.Cdo rigrupim ideshe e interesash, do te mbetej ne minorance dhe e pa fuqishme per te realizuar aspiratat e vea.

    Ceshtja e reformimit te pushtetit te drejtesise pastrimi i saj nga trashegimtaret e diktatures, si dhe ceshtja e pronave nuk mund te arrihen ne forme demokratike.Keto regulloheshin vetem me nderhyrje nderkombetare.Zbatim detyrash dhe kerkese llogarie.Nuk eshte e mundur qe nje minorance te konstruktive te ndryshoje sistemin.Keshtu qe une dhe shume te tjere qe aspiruam per nje demokraci te vertete, nuk kemi zgjidhje tjeter vecse ti neshtrohemi nje grupimi aktoresh politike me permasa hollivudiane.Ne jemi pjese e drames se tyre. Me fal se u zgjta, por ato qe thote anesti nuk jane propogande, por jane produkt i vertete i grumbulluar nga jeta ime reale.Une nuk genjej kurre!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 19-06-2009 më 13:11

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Anesti55 pershendetje.

    Mosha ime eshte relativisht e pranueshme per te diskutuar kete lloj teme, por kundershtia ime ne kete lloj teme bazohet mbi fakte dhe jo mbi deshiren e gjithkujt.
    Ajo cka historia shkruan mbi marredheniet ruso/shqiptare bie ne kondradikte me kete leter te sajuar ne menyren me amatoreske te mundshme.
    Mesa kujtoj marrdheniet e shqiperise kishin mese tre dekada qe nuk funksiononin me rusine, biles konsiderohej si nje vend tradhetar i kampit komunist.


    Nga logjika e kesaj letre ju po aludoni qe Fatos Nano dhe Sali berisha jane pasardhesit komuniste gje per te cilen dyshoj per secilin individ.
    Vete menyra e zhvillimeve te ngjarjeve ne shqiperine postkomuniste tregon te kunderten, pikerisht keta dy individe i vune zjarrin ketij vendi dhe shiten gjithcka ishte e mundur, denigruan nje komb te tere dhe e cuan pa dinjitet nje popul te tere.
    Mos harroni faktin e dhimbshem qe ne mbare shtetet europiane egziston nje fobi per shqiptaret sepse mungesa e ligjit ne shqiperi beri qe te bejme aktet me te renda ne vend dhe jashte vendit.

    Anesti une nuk jam pjestar i ndonje grupimi politik dhe gjykoj teper ftohte dhe nuk merrem me analizen se cfare u bene te persekutuarve apo individeve ne mbare shqiperine. Ajo qe te rekomandoj eshte qe te heqesh dore nga bindjet politike sepse te siguroj qe nuk ke per tja pare hajrin pervec rastit nese ben pjese ne nje klan te sojit te tyre.



    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Anesti55 pershendetje.
    Dito.
    Mosha ime eshte relativisht e pranueshme per te diskutuar kete lloj teme
    Pershendetje.
    Ndoshta nuk me ke kuptuar.Nese aludova per moshen tende e them se, nese do te ishe moshe qe mund te lexonte ne ate kohe, nuk do te ishte e mundur te beje pyetjen pasi letra eshte botuar ne te gjithe shtypin e djathte te asaj kohe.

    Ajo cka historia shkruan mbi marredheniet ruso/shqiptare bie ne kondradikte me kete leter te sajuar ne menyren me amatoreske te mundshme.
    Eh , ketu te duhet te kuptosh se ke te besh me politike dhe jo me qefmbajte adoleshentesh.Shqiperia ka qene perhere pjese e zones se influences RUSE, pavarsisht se ne qendruam te vetmuar as majtas as djathtas.Shpesh Ramiz Alia eshte vene ne loje me kete shprehje te tij, pasi ai harronte qe te jesh pjese mjafton te kesh ide te njejta te dhunes mbi popullin tend.Mjafton te jesh pro dhunimit dhe mohimit te lirise e demokracise.Me klimen e re Rusise iu ringjall pasioni per tu rilidh me shqiperine. Perfundimisht influenca e saj deprtonte nga shteti Grek, si e vetmja rruge e mundur.(ke pare ndonje refugjat ne drejtim te serbise?)A nuk e keni vene lidhjen e te majteve me politiken greke?

    Nga logjika e kesaj letre ju po aludoni qe Fatos Nano dhe Sali berisha jane pasardhesit komuniste gje per te cilen dyshoj per secilin individ.
    Nese ti dyshon, une shkoj me larg, nuk dua ta besoj, me ben te ndjehem keq.Por di qe PD u krijua me ftesa qe ju derguan njerezve ne shtepi ,kur asnjeri prej tyre nuk kishte ndermend te merrej me te.PO Luan Malltezit i ka derguar ftese Ylli Popa.Te gjithe u trenben kur nga fundi i salles Edi Rama ngrihet ne kembe dhe therret Poshte Enver Hoxha!!!Merreni ne telefon Ylli Popen dhe pyeteni.I verteti nemes tyre ishte Azem Hajdari i cili dihet si perfundoi.


    [/QUOTE]Vete menyra e zhvillimeve te ngjarjeve ne shqiperine postkomuniste tregon te kunderten, pikerisht keta dy individe i vune zjarrin ketij vendi dhe shiten gjithcka ishte e mundur, denigruan nje komb te tere dhe e cuan pa dinjitet nje popul te tere. [/QUOTE]

    Po kjo perputhet me objektivat e letres se Ramizit ( me gjak do ta mbrojme.Ti sorrollasim pronaret neper seanca gjyqesore e keshtu ato qe jane te vjeter do te kene vdekur, ndersa te rijte do te kene emigruar)Pra kjo do te thote se nuk do te respektohej ligji.A nuk ndodhi dhe po ndodh keshtu?

    Anesti une nuk jam pjestar i ndonje grupimi politik dhe gjykoj teper ftohte dhe nuk merrem me analizen se cfare u bene te persekutuarve apo individeve ne mbare shqiperine.
    E nese nuk maresh me analizen se cfar kane bere mbi gjysmen e popullsise do te thote se ti vetem vepron i ndikuar nga grafiteti familiare.Pra ti nuk arsyeton, vetem je futur ne te njejten llogore ku ndodheshin ato me pare dhe godet, ndoshta me mendje te ftohte sic thua ti.
    Une jam i deklaruar se jam pa parti ,pasi ajo akoma nuk eshte krijuar.Une jam ekstremis ti djethte,por me orjentim drej zbutjes.Prandaj e shpreh civilizimin tim duke votuar per nje parti qe nuk i permbush te gjithe aspiratat e mija.
    Megjithese sa thashe me siper per Opoziten dhe PD, me duhet te pranoje se dhe ato e kane te drejten qe ne keto 25 vjet te ndryshojne dhe te pozicionohen ne nje version te ri ashtu si dhe une.Pra duhet te pranojme se demokracia shqipetare eshte nje proces dhe patjeter do te kemi evolim.Me pare ikona ime ishte Pjeter Arbenori, sot Jozefina Coba.Shpesh une orejntohem ne menyren biblike, nepermjet ikonave.Pra krijoj opinjonin tim nepermjet relatave, mardhenieve qe personalitte te politikes krijojne me ikonen qe une paracaktoj.Nuk kemi kohe te meremi me te gjitha.Mire u ndigjofshim
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 21-06-2009 më 09:35

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Persa i perket dy ikonave te tua, per te parin te pergezoj se ke bere nje zgjedhje te duhur, ndersa zgjedhja e dyte te siguroj qe do beheshe pishman sikur te shikoje nje akt vandal ne sy te zonjes Jozefine perballe shtepise se saj.

    Mesa kujtoj se mbase dicka edhe mund ta kem harruar psh emrin e individit qe e rrahen sikur te ishte qen rrugesh perballe zonjes se nderuar Jozefine: Nje pasdite punoja per llogari te kompanise Prince-Casino aty tek Milosao nese e di ku ndodhet, dhe se dija qe pallati perballe kishte nje kat te tere zonja Jozefine. Dikush kishte parkuar nje makine Benz- Mercedes 220c class elegance ( e mbaj mend modelin e makines sepse eshte i njejte me modelin qe kam dhe une) dhe kish parkuar perballe pallatit te zonjes se bukur konform te gjithave rregullave te tabelave rrugore qe ndodheshin ne ate rruge qe me duket se emertohet Perlat Rexhepi. Nderkohe mua me duhej nje paisje qe quhet Ampermeter dhe qe e kisha ne bagazh te makines, ngjitem lart pa ditur se cfare skene do te shihja dhe kur shoh dy tipa nga ata me kostume qe luajne rrolin e bodygard-it qe i afrohen makines dhe i thone individit ne te te largohet nga aty, shoferi i thote o zotri ajo tabela aty thote jam ok, tjetri nuk ja zgjati shume por ja kerciti me pellembe fytyres, normal qe ste thote njeri faleminderit ne keto raste dhe ja kthen edhe shoferi, per mese 5 minuta kam pare dy vete qe e kane bere te vdekur ne sy tim dhe shume te tjereve aty te gjorin njeri. Pikerisht tani vjen me e pabesueshmja, afrohet nje audi nga ato qe i ngjajne bmw x5 dhe del zonja e nderuar dhe shikon skenen makabre dhe fytyren e te gjorit te lare ne gjak, nuk e di se cfare foli me njerezit qe e rrahen por pashe qe u kthye per ne shtepi duke qeshur dhe para se te hynte ne pallat ktheu koken me ate buzeqeshjen e ngrire ne fytyre.

    Kete histori ta tregova per te pare ndjeshmerine e nje femre dhe te rishikosh zgjedhjen tende. Kjo gje ka ndodhur para shume deshmitareve dhe mjafton te pyesesh pronarin e lokalit mbi Kazino-Prince per t'a vertetuar qe nuk po trilloj.


    Dito.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Persa i perket dy ikonave te tua, per te parin te pergezoj se ke bere nje zgjedhje te duhur, ndersa zgjedhja e dyte te siguroj qe do beheshe pishman sikur te shikoje nje akt vandal ne sy te zonjes Jozefine perballe shtepise se saj.

    Mesa kujtoj se mbase dicka edhe mund ta kem harruar psh emrin e individit qe e rrahen sikur te ishte qen rrugesh perballe zonjes se nderuar Jozefine: Nje pasdite punoja per llogari te kompanise Prince-Casino aty tek Milosao nese e di ku ndodhet, dhe se dija qe pallati perballe kishte nje kat te tere zonja Jozefine. Dikush kishte parkuar nje makine Benz- Mercedes 220c class elegance ( e mbaj mend modelin e makines sepse eshte i njejte me modelin qe kam dhe une) dhe kish parkuar perballe pallatit te zonjes se bukur konform te gjithave rregullave te tabelave rrugore qe ndodheshin ne ate rruge qe me duket se emertohet Perlat Rexhepi. Nderkohe mua me duhej nje paisje qe quhet Ampermeter dhe qe e kisha ne bagazh te makines, ngjitem lart pa ditur se cfare skene do te shihja dhe kur shoh dy tipa nga ata me kostume qe luajne rrolin e bodygard-it qe i afrohen makines dhe i thone individit ne te te largohet nga aty, shoferi i thote o zotri ajo tabela aty thote jam ok, tjetri nuk ja zgjati shume por ja kerciti me pellembe fytyres, normal qe ste thote njeri faleminderit ne keto raste dhe ja kthen edhe shoferi, per mese 5 minuta kam pare dy vete qe e kane bere te vdekur ne sy tim dhe shume te tjereve aty te gjorin njeri. Pikerisht tani vjen me e pabesueshmja, afrohet nje audi nga ato qe i ngjajne bmw x5 dhe del zonja e nderuar dhe shikon skenen makabre dhe fytyren e te gjorit te lare ne gjak, nuk e di se cfare foli me njerezit qe e rrahen por pashe qe u kthye per ne shtepi duke qeshur dhe para se te hynte ne pallat ktheu koken me ate buzeqeshjen e ngrire ne fytyre.

    Kete histori ta tregova per te pare ndjeshmerine e nje femre dhe te rishikosh zgjedhjen tende. Kjo gje ka ndodhur para shume deshmitareve dhe mjafton te pyesesh pronarin e lokalit mbi Kazino-Prince per t'a vertetuar qe nuk po trilloj.


    Dito.
    Shprsoj te mos pendohem.Ndoshta te zhgenjen ajo buzeqeshje ate perhereshme qe ka futyra e saj.Ndoshta ne ate moment ka kthyer koken per ndonje qe e ka thirre dhe ti mendon se eshte kthyer per te shijuar dramen.Mos te duket e thjeshte te jesh ne pozicionin e saj, ku ne cdo moment je i survijuar, ku ne cdo mement je i provokuar dhe i kercenuar ku dhe ne celular i vijne me qindra mesazhe me shprehjet nga me ordineret.Ndoshta na perplasjet e perditeshme me mafjen e kuqe te duhet te harrosh se je dhe grua.
    Mua meintereson se ajo eshte ashtu sic e sheh, ajo nuk eshte aktore ne parlament dhe ne PD.Eshte nje luftetare e vndosur kunder trashegimtareve te diktatures.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ka mundesi dikush te publikoje letrat e plota pa komente gazetaresh? Ato perbejne dokumente historike.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •