Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Mentaliteti duhet te shkoje deri aty sa te eliminohet diskriminimi gjinor, te lejohen role dhe statuse te barabarta si per grate dhe burrat, te mos shikohen me natyrshmeri inferioriteti i pozicionit te gruas ne familje. Keshtu do te eliminohet edhe dhuna. Cdo veprim sulmues ndaj grave i ka rrenjet ne bindjen se ajo nuk eshte e barabarte me burrin. Vetem me pas kalohet ne dhune fizike. Mungesa e diskriminimit do te thote paqe dhe qetesi ne familje. Nese do te respektohen te drejtat dhe vlerat reale te femrave nuk ka asnje arsye pse burri te dhunoje gruan, pasi dhuna behet vetem se mashkulli ndihet i kercenuar nga lirite dhe te drejtat e femrave, duke tentuar me dhune qe ta mbaje ate te varur dhe tja heqi keto te drejta.

    Standardet ligjore ndėrkombėtare ndalojnė qartė dhunėn nė familje, si dhunim i tė drejtave njerėzore kryesore dhe lirive themelore, tė mėposhtme, tė garantuara nga Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut pėr tė gjithė individėt:

    -E drejta pėr barazi (neni 1).

    -Liria nga diskriminimi (neni 2).

    -E drejta e jetės, lirisė dhe sigurisė personale (neni 3).

    -Liria nga tortura dhe trajtimet mizore, jonjerėzore ose poshtėruese (neni 5).

    -E drejta e njohjes si njė person para ligjit (neni 6).

    -E drejta pėr barazi pėrpara ligjit (neni 7).

    -E drejta pėr mjete juridike nga gjykata kompetente (neni 8).

    -E drejta pėr barazi nė familje (neni 16).

    -E drejta pėr standard mė tė lartė tė arritshėm, pėr shėndetin fizik dhe mendor (neni 25).

    Dhe fajtori kryesor per mosrespektimin e ketyre te drejtave eshte vete shteti. Ai i ben nje ndarje ne publike dhe private te problemeve qe trajton. Nese nje grua sulmohet ne rruge atehere ajo gezon akses te akuzoje dhunuesin, por nese ajo rrihet ne shtepi atehere shteti nuk nderhyn sepse respekton te drejten e privatesise se burrit. Mirepo njohurive per pasojat e dhunes familjare nje tolerim i tille mund te krijoje neser dhunues te rinj qe sulmojne edhe rruges. Pra ne kete menyre dhuna duke qene brenda ne familje me e pranishme se kudo ajo behet burim i te gjitha formave te dhunes ne te gjitha vendet edhe ne publik. Mosveprimi i shtetit sigurisht eshte faj njelloj si i atyre qe dhunojne. Nese shteti vepron kunder diskriminimit dhuna nuk do te jete e pranishme me ne familje.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Ne Shqiperi te vetmet institucione te cilat bejne dicka per dhunen ne familje jane qendrat e keshillimit si qendra Medica ne Tirane, qendra e keshillimit Elbasan, organizata une gruaja ne Pogradec, qendra e keshillimit durres, etj. Ne Shqiperi dhuna eshte akoma me e theksuar sepse mentaliteti eshte me paragjykues dhe shume diskriminues ndaj femrave, dhe varferia ka bere qe shume gra te mbeten te varura nga burrat e tyre ekonomikisht. Qendra te ndryshme kane dhene informacione dhe te dhena per perhapjen e ketij fenomeni.
    Nga studimet ekzistuese mund tė renditim disa tė dhėna qė dėshmojnė se dhuna nė familje ėshtė mjaft evidente nė Shqipėri.

    Nė studimin e realizuar nė vitin 1996, nė 11 rrethe tė vendit, nga shoqata Refleksione, janė plotėsuar 1035 pyetėsorė, nga tė cilėt 849 nga femra dhe 184 nga meshkuj. 40 pėr qind e grave tė vėzhguara dėshmuan se mbi to ushtrohej rregullisht dhunė fizike, 64 pėr qind dėshmuan se i ishin nėnshtruar dhunės fizike dhe psikologjike73.

    Sipas tė dhėnave nga qendrat e kėshillimit pėr gra dhe vajza, nė Tiranė, Shkodėr, Berat dhe Pogradec, gjatė viteve 2000 – 2001, kėto qendra kanė marrė gjithsej 4670 telefonata nga gra dhe vajza nė tė gjithė vendin dhe janė kėshilluar ballė pėr ballė me rreth 1086 prej tyre pėr probleme tė dhunės me bazė gjinore . Nė rreth 60 pėr qind tė rasteve abuzuesi ka qenė bashkėshorti ose partneri74.


    Gjatė viteve 1998-2003, Strehėza pėr Gratė dhe Vajzat e Dhunuara u ka ofruar shėrbim rreth 160 grave, vajzave dhe 220 fėmijėve75. Rastet e trajtuara nė kėtė Strehėz dėshmojnė pėr njė dhunė tė skajshme fizike, seksuale, emocionale apo ekonomike ndaj grave dhe vajzave, e ushtruar kryesisht nga bashkėshorti, partneri, babai apo vėllai, si dhe nga persona tė tjerė tė familjes.


    Nė raportin pėrfundimtar pėr “Studimin rreth shėndetit riprodhues, Shqipėria 2002”, ku janė analizuar pėrgjigjet e 5697 grave dhe tė 1740 burrave, rezulton se 30.4 pėr qind e grave tė anketuara kanė pėrjetuar gjatė jetės dhunė tė ushtruar nga partneri i tyre nė formėn e dhunės verbale, 8.2 pėr qind dhunė fizike dhe 2.9 pėr qind abuzim seksual 76.


    Nė njė anketim me kampionė, tė realizuar nė Tiranė me gratė e martuara tė moshave 25-65 vjeē, nė periudhėn korrik- tetor 2003, rezulton se mė shumė se njė e treta (37%, 384/1039) e grave tė intervistuara kishin pėrjetuar tė paktėn njė rast dhune nga bashkėshorti gjatė vitit tė mėparshėm. 267 (26%) prej tyre kishin pėrjetuar tri apo mė shumė raste dhune, 655 (63%) pohuan se nuk kishin pėrjetuar asnjė rast dhune, 45 (4%) dy raste; 97 (9%) tri raste: 104 (10%) pesė deri nėntė raste, 27 (3%) dhjetė apo mė shumė raste dhune77.


    Nga njė testim pėrmes pyetėsorėve tė realizuar nė vitin 2004 me njė kampion prej 400 gra dhe vajza tė moshave 18-65 vjeē, banuese nė zonat periferike tė Tiranės, si Kombinat, Laprakė e Kamzė, Tiranė e Re etj., rezultoi se 50 pėr qind e tė intervistuarave (pasi pjesa tjetėr rezervohej pėr t’u pėrgjigjur) kanė qenė viktima tė kėrcėnimit apo tė abuzimit fizik nė familje78.


    Nė studimin eksplorues “Dhuna ndaj grave nė Shqipėri” (2003), nė tė cilin janė intervistuar 55 gra (kampionėt janė zgjedhur me synim identifikimin e grave-viktima tė dhunės nė familje me prejardhje shoqėrore tė ndryshme si dhe me karakteristika tė ndryshme demografike) njė e treta e kėtyre grave tė dhunuara kanė pohuar se kanė frikė pėr jetėn e tyre79.


    Tė dhėna tė tjera dalin edhe nga monitorimi i vendimeve gjyqėsore pėr vitet 2001-2002 nė rrethet Tiranė, Shkodėr dhe Vlorė ku rezulton se nga 1890 vendime, vetėm 128 vendime tė ēėshtjeve civile dhe 149 vendime tė ēėshtjeve penale kanė pasur tė pėrfshirė komponentin e dhunės. Pra, 17,10 pėr qind e tyre kanė qenė tė lidhura me dhunėn nė familje. Tė bie nė sy fakti qė 92.10 pėr qind e personave tė pandehur qė ushtrojnė dhunė, janė meshkuj dhe vetėm 7.90 pėr qind femra80. Nga tėrėsia e kėtyre vendimeve gjyqėsore rezulton, gjithashtu, se tė dėmtuarat nga dhuna nė familje nė masėn mbi 90 pėr qind janė femra81.


    Fakti qė dhuna nė familja ėshtė njė problem shumė i madh nė Shqipėri, tėrthorazi pohohet edhe nga numri i grave qė kanė kryer krime ndaj bashkėshortit. Pėrballė dhunės sė vazhdueshme tė ushtruar nga bashkėshortėt e tyre, ato nuk janė pėrmbajtur dhe i kanė vrarė ata, edhe pse krimi ėshtė i pajustifikueshėm. Nė botimin “Monitorimi i shtypit mbi dhunėn nė familje, 2001-2002”, autoret paraqesin njė shifėr prej 90 pėr qind tė grave tė cilat vuajnė dėnimin nė burgun 313 nė Tiranė pėr arsye se kanė vrarė bashkėshortėt e tyre, pasi pėr vite me radhė kanė qenė pre e dhunės fizike dhe seksuale82.

    Kjo e dhėnė vėrtetohet edhe nga studimi i kryer nga shoqata Pėrthyerja. Nga tė dhėnat e kėtij studimi rezulton se shumė nga kėto gra e vajza nuk kanė qenė dėnuar mė parė dhe se krimet e kryera, nė shumicėn e rasteve, kanė ardhur nga dhuna. 70 pėr qind e tyre kanė pėrjetuar dhunė fizike dhe 30 pėr qind abuzim seksual.83


    Nė njė studim tė realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare nė vitin 2004, nė 9 rrethe tė Shqipėrisė u plotėsuan 1895 pyetėsorė dhe 85.17 pėr qind e tė anketuarve kanė pohuar ekzistencėn e dhunės nė familje 84.

    Janė realizuar studime nė bazė intervistash edhe nė rrethe tė veēanta, p.sh., nė Shkodėr, nė vitin 2002, dhe ka rezultuar se 94.8 pėr qind e tė intervistuarve kanė pohuar se gratė dhunohen nė familje, vetėm 4.4 pėr qind e kanė mohuar njė gjė tė tillė 85.

    Nė njė vlerėsim tė dukurisė sė dhunės, tė kryer nga Qendra e Kėshillimit pėr Gra dhe Vajza nė Durrės, nė vitin 2003, rezulton se 83.6 pėr qind e kanė pranuar ekzistencėn e dhunės nė familje nė qytetin/komunėn ku banojnė: 27.9 pėr qind dhunėn fizike, 39.7 pėr qind dhunėn psikologjike dhe 10.6 pėr qind dhunėn seksuale86.

    Tė gjitha kėto shifra flasin qartė pėr pėrmasat e shtrirjes sė dhunės nė familje nė Shqipėri. Po kėshtu, tė dhėnat tregojnė se kjo dhunė nuk ėshtė e shtrirė vetėm nė zonat rurale, por edhe nė qytete, madje edhe nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė .

    Kjo dukuri nuk kishte si tė kufizohej, pėrderisa migrimi i brendshėm ka prekur tė gjithė vendin. Nga pėrzierja e popullsisė, problemet socialekonomike dhe pėrplasja e nėnkulturave tė ndryshme i nxorėn mė me forcė nė sipėrfaqe problemet e dhunės. Kjo dukuri lypset tė bėhet objekt studimesh pėr tė njohur jo vetėm gjendjen dhe shkallėn reale tė dhunės nė familje, por dhe pėr tė pėrcaktuar mė drejt rrugėt dhe mjetet e nevojshme pėr kufizimin e saj.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    6. Pasojat e dhunes brenda familjes ne edukimin e femijeve.

    Ai abuzonte edhe me femijet. Mua nuk me behej vone ne me donte apo jo. E vetmja gje qe doja prej tij ishte qe te pakten te donte femijet e vete. Ai nuk e donte djalin tone te madh sepse njerezit thonin se ai me ngjante mua. Femijet duhet te gezohen dhe jo te kene frike kur vjen babai ne shtepi. Femijet e mi e kishin frike te jatin. Kur vinte ai ne shtepi ata rrinin urte. Nje dite, kur im shoq po me rrihte, djali im i madh rrembeu thiken dhe donte ta vriste, por une munda qe ta ndaloj ate ne kohe. Im bir me thoshte shpesh, me mire te vdes.
    ( Rudina 36 vec nga Berati, e divorcuar, nene e tre femijeve, e papune).
    Nese nje femije do ta urreje te jatin vetem sepse rri gjithmone turi varur, imagjino se c neveri do te ndjeje ai per nje baba qe gjithe kohes i bertet mamase se tyre dhe vete atyre. Por ndikimi i dhunes nuk eshte vetem urrejtje apo neveri. Nje femije qe behet deshmitare i i goditjeve te nenes , te sjelljeve komplet te papergjegjshme te babait te tyre, perjetojne ngjarjr qe nuk mund te perballohen nga mosha e tyre. Prandaj shkaktojne trauma jo vetem tek gruaja qe rrahin apo i bertasin, por edhe tek femijet te cilet jane te pafuqishem per te gjykuar apo ndaluar veprimet e te jatit. Dhuna mizore shpesh drejtohet edhe drejt femijes i cili tromakset nga rripi i babait dhe i jep nje efekt te tille tmerri, sa edhe kur eshte ne gjume shqetesohet, dridhet nga ankthi dhe urinon. Po keto babai itij as nuk di ti vleresoje se cpasoja mund ti japin personalitetit te femijes e as nuk can koke fare. E si mund te besoje tek bota femija i gjore kur as tek babai qe eshte femije i afert nuk ka besim. Nese babai nuk i shfaq as shenjen me te vogel te miredashjes te mirekuptimit si mund ta si mund te kete miredashje tek te tjeret qe nuk i ka asgje. Keshtu femija rritet i terhequr nga shoqeria ne dem te tij. duke shfaqur agresivitet ne shoqeri dhe nje mungese kompetence sociale. Te vetmet qe e vene re me shqetesim kete jane nenat e tyre. Ato mundohen ti konpensojne keto efekte negative duke u munduar ti konpensojne sjelljet e femijeve te tyre. Mundohen te mos shfaqin dhimbjen e tyre per te mos shkaktuar pasoja tek femijet. Ato perpiqen te kene me shume vetekontroll ne marredhenie me femijet. Pavarsisht se goditjet dhe ofendimet ja bejne shume te veshtire kete. Ato e dine se pa kete vetkontroll qe i shoqi ia sulmon dhe ia dobeson pak nga pak, nuk do te bejne sic duhet rolin e tyre prinderor. Mundohen te mos qajne kur i shoqi irreh, vetem qe femijet mos ti degjoje dhe te merziten.
    Ne nje shtepi ku ka dhune ndaj gruas ka edhe abuzim ndaj femijes. Femijet jane gjithmone te frikesuar apo ne gjendje bezdie te padurueshme kur babai eshte ne shtepi. Ditet kur babai eshteme i qete dhe nuk e hap gojen, i duken si te bekuara nga zoti. Megjithate shume femije priren te imitojne babane e tyre me vone. Ata mund te behen viktima te dhunes ose dhunues. Nese te tjeret nuk i japin ate qe duan, atehere ata kembengulin me force dhe bertasin sic ka bere babai i tyre. Behen shume kokeforte ne familje dhe me shoket. Priren te jene ngacmues te bashkemoshatareve. Jane shume te pabindur si ne shtepi edhe ne shkolle. Rezultatet ne shkolle jane shume te dobta, sepse dhuna qe shohin ne shtepi i dobeson shpirterisht dhe i trishton, i con ne plogeshti shirterore, apati. Keta femije nuk pelqejne te luajne, nuk duan levizjen, nuk duan te rrine me shoket, te shoqerohen me ta. Pelqejne te rrijne ne shtepi dhe te mos dalin vec ne raste te rralla. Duken gjithnje te ndryshem nga femijet e tjere dhe kete femija e kupton edhe vete duke bere keshtu qe ai te kete nje paradigme te demshme per veteveten. Ata kane gjithmone ndjesine se dicka e keqe do tu ndodhe dhe ky ankth i torturon vazhdimisht sidomos kur jane ne prani te bbait te tyre. Shpesh ata jane te merzitur dhe kalojne caste depresioni per cdo gje te vogel qe u ndodh. Gjate gjithe kohes nuk kane deshire te flasin, i sheh gjithmone te heshtur. Ata ndjehen fajtore dhe te turperuar nga dhuna qe ushtrohet mbi ta. Kjo i shton problemet e tyre emocionale dhe te sjelljes. Fillojne te shfaqin sjellje te tilla si genjeshtra, zenka, ngacmime etj. Vetevleresimi dhe humori bien vazhdimisht.
    Pervec ketyre femijet qe behen deshmitare te dhunes ne familje shfaqin edhe probleme psikosomatike si dhimbja e kokes, e barkut, probleme me gjumin etj. shume nga keta behen persona pa respekt per dinjitetin e te tjereve. Ata rebelohen vazhdimisht, edhe kunder babait per te mbrojtur nenen e tyre. Nje nene 43 vjecare me tre femije thote: "Femijet e mi jane zene shpesh me te jatin. Me thene te verteten ata e kane ndaluar ate ne shumicen e rasteve duke u perpjekur te me ndihmojne". Egziston rreziku qe femijet qe jane deshmitare te dhunes ne familje si nje mjet per zgjidhjen e konflikteve, te behen edhe vete te dhunshem si ne shembullin e meposhtem: " Per femijet eshte shume e veshtire qe ti shohin prinderit e tyre duke u zene. Per femijet e mi ishte shume veshtire te me shikonin ne te tilla kushte per shkak te babait te tyre. Ata e urreni ate kur shikonin fytyren time me gjak. Djali im donte ta rrihte te atin per te me mbrojtur. Une futesha ne mes te tyre. Une ndjehesha keq qe im bir donte te godiste te atin, edhe pse ai me kishte abuzuar ne menyre te tmerrshme".
    Nje ndikim tjeter shume negativ i dhunes ne familje eshte shthurja e femijeve kur rriten. Shume femije behen pre e alkolit dhe droges duke shfaqur varesi te forta ndaj tyre. Me kete rritet ndjenja e tyre e padobishmerise dhe e pamjaftueshmerise duke e bere nje qenie rebele, te depresionuar dhe me vetevleresim zero.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Njerezit pyesin me cudi: Pse k kaq femije te dhunshem rugeve te Shqiperise? Pse ka kaq femije qe nuk duan as te shohin me sy deren e shkolles, por rrine gjithe diten verdalle duke pire cigare dhe droge? Sepse familja eshte e dhunshme, sepse me te medhenjte dhunojne. Ja pse rrite numri i ketyre. Femijet nuk lindin te dhunshem, por ata behen te tille. Ky fakt eshte plotesisht i vertete. Nese cdo sjellje tjeter qe verehet tek femijet eshte marre nga me te rriturit atehere edhe dhuna nga ata eshte mesuar. Si shpjegohen simpatite apo antipatite qe nje individ ka per nje sjellje te caktuar? Mos e ka gje te lindur personi antipatine per vjedhjen? Jo, por e meson nga shoqeria se eshte dicka e keqe. Keshtu femija kopjon tamam si majmuni simpatine apo antipatine ndaj dhunes. Pra eshte vete dhuna shkak i nje personaliteti agresiv. Konfliktet jane te pranishme ne cdo vend apo familje. Eshte naivitet te thuash se duhet ti shmangesh konflikteve apo te besh qe ato te mos lindin. Ato do te ndodhin ne cdo kohe apo vend dhe nuk mund ti shmangesh. E vetmja gje qe mund te beje njeriu eshte ti zgjidhe ato. Dhe ti zgjidhe me menyra pozitive pa u perqendruar jashte rrethit te tij te ndikimit ku nuk mund te ndryshoje apo te beje asgje. Mirepo njerezit cfare bejne? Mundohen ti zgjdhin konfliktet familjare me dhune, agresivitet ne sy te femijeve. Jane po keta femije, pak me fytyre me te zhvilluar tashme se ca kohe ka kaluar, qe po planifikojne te vjedhin nje shtepi, po sulmojne kot nje person, po perdhunojne nje vajze, po vrasin nje njeri kot. E cfare po i kushtojne ti bejne te gjitha keto? Nuk eshte problem as burgu as vdekja per keta, se jeten kot e kot po e kalojne, jane asgje, i eshte merzitur jeta. Prandaj pervec denimeve me burg e te tjera, shoqeria jone duhet te perqendrohet me shume ne eliminimin e dhunes ne familje per te miren e tyre dhe te gjithe shoqerise.
    Studimet psikologjike tregojne se femijet e keqtrajtuar nga prinderit e tyre behen me vone prinder keqtrajtues per femijet e tyre. Femijet qe braktisin shtepine, qe futen ne banda kriminale, kane mosmarreveshje me familjen e tyre. Keto mosmarreveshje rrisin gjithmone friken e tyre. Ata nuk dine me se c eshte e drejte dhe c eshte e gabuar. Kjo pasiguri i torturon gjithmone e me shume. Keto krijojne turbullime tek femija, sepse ai beson se prinerit nuk mund ta mbrojne ate. Prandaj ata kerkojne mbrojtje tek grupet e bashkemoshatareve dhe jo me tek prinderit e tyre.
    Disa cilesi qe femija i merr dhe qe i mban prezente gjate gjithe jetes, ose te pakten per nje kohe te gjate jane: Frika pasiguria, ngadalesimi i mendjes se lire etj. Keto i merr cdo femije qe jeton ne nje familje te dhunshme.
    Eshte e vertete se prinderit kane shume preokupime dhe nuk kane menduar apo nuk dine te vleresojne menyren e komunikimit te tyre te cilen e transmetojne edhe tek femijet. Por ka shume menyra per ti ndergjegjesuar ata. Nje pjese nga shoqeria jone mund te ndikoje mbi pjesen tjeter duke e transformuar ate ne nje shoqeri qe di et sillet ne menyre korrekte. Kjo pjese mund tia dale edhe pse eshte shue e paket ne numer. Bile keta jane te vetmit qe mund te ndryshojne gjithcka. Shume filma ose emisione televizive sot jane thjesht nje histori e bukur dhe emocionuese. Por shume mire keto mund te kthehen ne edukative pa e humbur pjesen e tyre terheqese. Keshtu do te mund te informojne mendjen dhe te argetojne. Duhet te mesojne se truri i femijeve thith cdo gje qe u serviret. Femijet sic mesojne cdo dite dicka te re, ashtu edhe bejne shume gabime. Por nese pas cdo gabimi qe femija ben prindi perdor dhunen fizike apo psiqike, atehere truri i femijes do te rregjistroje se pas cdo gabimi duhet perdorur dhune. Keshtu edhe kur te rritet nese ndonje shok, i aferm apo koleg do te krijoje kunershti apo mospajtime me te, ai do te perdore dhunen. Por nese prindi femijes se tij pas cdo gabimi i shpjegon si ndodhi dhe perse nuk duhet te perseritet me, atehere dhe femija do te mesoje komunikimin e lire dhe te pergjegjshem dhe kur te rritet nuk do ti ndreqe me mospajtimet e tij me xheste te dhunshme si qente.
    Prinderit si krijues te brezit te ardhshem kane edhe pergjegjesine kryesore ti japin femijeve formim te rregullt dhe te mos krijojne personalitete agresive dhe boshe, te padobishem dhe te demshem per veten e tyre dhe per shoqerine.

  5. #15
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Diskriminim gjinor????

    ja ke fut kot.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    I lexova shkrimet e tua Ajzberg.
    Ne to flitet per dhunen ne familje, ku mashkulli pa te drejte merr ligjin ne dore me preteksin se eshte mashkull dhe mund te beje c'te doje ndaj gruas dhe femijeve.
    Persa i perket temes besoj se ne Shqiperi ka patur, dhe akoma ka diskriminim gjinor. Nga ana ligjore mashkulli dhe femra gezojne te drejta te barabarta, por nuk jane pare si te tille nga shoqeria Shqiptare. Mashkulli ka qene me i vleresuari. Kur lindte djale, gezim i madh ne famijle, se presupozonte vazhdimesine e saj; kur lindte vajze kishte baballare qe su vinte mire.
    Shume zakone ku u jepet perparesi djalit. Kete sepse eshte djale. Mos e bej perte qare se eshte djale. Plotesoja deshiren se eshte djale. Pse? Kaq delikat eshte mashkulli ne te vertet?!
    Femra gjithmone ka qene e gjykuar ne krahasim me mashkullin. Nje femer e ndare nga burri eshte pare si e pamoralshme, ndersa burrit nuk i cenohej asgje. Fatmiresisht situata po ndryshon, femra po fiton me shume te drejta, ose ato te drejta qe nuk i jane njohur edhe pse i ''gezonte'' teorikisht.
    Feelings change - memories don't.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    I lexova shkrimet e tua Ajzberg.
    Ne to flitet per dhunen ne familje, ku mashkulli pa te drejte merr ligjin ne dore me preteksin se eshte mashkull dhe mund te beje c'te doje ndaj gruas dhe femijeve.
    Persa i perket temes besoj se ne Shqiperi ka patur, dhe akoma ka diskriminim gjinor. Nga ana ligjore mashkulli dhe femra gezojne te drejta te barabarta, por nuk jane pare si te tille nga shoqeria Shqiptare. Mashkulli ka qene me i vleresuari. Kur lindte djale, gezim i madh ne famijle, se presupozonte vazhdimesine e saj; kur lindte vajze kishte baballare qe su vinte mire.
    Shume zakone ku u jepet perparesi djalit. Kete sepse eshte djale. Mos e bej perte qare se eshte djale. Plotesoja deshiren se eshte djale. Pse? Kaq delikat eshte mashkulli ne te vertet?!
    Femra gjithmone ka qene e gjykuar ne krahasim me mashkullin. Nje femer e ndare nga burri eshte pare si e pamoralshme, ndersa burrit nuk i cenohej asgje. Fatmiresisht situata po ndryshon, femra po fiton me shume te drejta, ose ato te drejta qe nuk i jane njohur edhe pse i ''gezonte'' teorikisht.
    Pershendetje dea_07,

    vemendja jote per temen per mua eshte kompliment. Faleminderit.
    Eshte e vertete se shume gjera po rregullohen. Dhe shume shpejt do te vije dita kur edhe femrave do tu krijohen mundesi te zene vendin e tyre ne parlament, vende qeverisese dhe pune njelloj si burrave. Kur te vije ajo kohe varferia shqiptare dhe pasiguria do te marre fund.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    7. Pabarazia gjinore brenda familjes i kushton edukimit te mbare shoqerise.

    Prej shume kohesh marredheniet qe i krijojme ne familje i kemi te fshehura nga pjesa tjeter e botes. Bota nuk ka pse te dije se cfare raportesh krijohen brenda shtepise. Ne kete menyre edhe dhuna qe ushtrohet atje eshte pare dhe shihet si ceshtje private dhe si pune qe te tjeret nuk kane pse te fusin hundet. Me kete pikepamje njerezit nuk duan te njohin shtetin si autoritet per te nderhyre ne marredheniet familjare. Nje rast nga shume te tille ishte ai i nje burri 54 vjecar i cili abuzonte me bashkeshorten e tij sistematikisht. Gruaja e denoncoi ate ne polici dhe ndaj tij u moren masa. Atij iu ndalua te takonte bashkeshorten, ti afrohej baneses ku ajo rrinte prej nje distance te caktuar. Por ai mbasi beri te penduarin dhe dha fjalen qe do te respektonte masat e marra, del nga vendi i paraburgimit dhe shkon drejt e tek banesa e gruas dhe e rreh duke i shkaktuar plage te renda me rrezik per jeten. Ky veprim eshte shprehje e revoltimit qe burrat kane per nderhyrjen e shtetit ne marredhenien me gruan e tyre. Sidomos kur gruaja pranon qe te tjeret te nderhyjne, atehere revoltimi eshte me i madh dhe drejtohet drejt saj. Burrat e konsiderojne gruan si prone te tyren dhe nderkohe qe shteti nuk u lejon qe pronen e tyre ta perdorin si te duan, atehere ata mendojne se po u behet padrejtesi. Ata nuk mendojne se gjithe shoqeria vuan pasojat e veprimeve te tyre.
    Dhuna ne familje eshte nje fenomen qe studiohet dhe ka terhequr vemendje te madhe edhe ne Shqiperi. Eksperte te kesaj ceshtje tregojne se varferia ne Shqiperi ka fytyren e femres. Ne vitet e eshte ulur varferia ne shume vende, por nr vendet ku gruaja diskriminohet dhe ka nje status me te ulet social dhe ekonomik vihet re qe varferia eshte ulur me ritme me te ngadalta. Dhe ne disa vende ku problemet gjinore jane me te theksuara varferia eshte thelluar edhe me. Por nese keto vende do te respektonin barazine gjinore dhe do te fuqizonin statusin e grave, atehere gjendja e familjeve shqiptare ne pergjithesi nuk do te ishte aq e mjerueshme. Eksperte te kesaj fushe kane kryer studime te shumta dhe kane llogaritur ne vlera te peraferta koston e pergjithshme ekonomike te dhunes ne familje ne varesi te formes, frekuences dhe intensitetit te ushtrimit te saj. Ata i kane ndare ato ne kosto direkte dhe indirekte.
    Kosto direkte jane tė gjitha llojet e kostos qė rezultojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga akti i dhunės sė ushtruar. Ketu futen; kostot e shėrbimeve ligjore, kostot shėndetėsore direkte, kostot direkte pėr kontrollin e dhunuesit, kostoja e shėrbimeve policore, kostoja e burgosjes sė dhunuesit, kostoja e shėrbimeve rehabilituese direkte, kostoja e kontratave tė sigurisė private.
    Kosto indirekte jane tė gjitha kostot qė rezultojnė nė mėnyrė tė tėrthortė nga akti i dhunės sė ushtruar.Kostot indirekte mė tė zakonshme pėrfshijnė efektet afatgjata tė dhunės sė ushtruar, si efekte psiko-emocionale tek viktimat e dhunės. Shpeshherė, kostoja e dėmtimeve psikologjike dhe emocionale nė viktimat e dhunės nė familje ėshtė mė e lartė nė krahasim me koston direkte ekonomike.
    Kostot indirekte jane; Humbja e tė ardhurave dhe e kohės, humbja e investimit nė kapitalin human, kosto indirekte pėr mbrojtjen, sigurinė, kostoja e sigurimit pėr jetėn, kostoja e pėrmirėsimit tė ligjit, kostoja psikologjike dhe emocionale, kosto tė tjera jo-monetare, humbje te produktivitetit ne pune dhe arsim te viktimave te dhunes, rritje te ndjeshme te perdorimit te sherbimeve sociale, ulje te cilesise se jetes.
    Kėshtu, shumė studime nė tė gjithė botėn kanė treguar se dhuna ndaj grave ndikon qė atotė humbasin mė shpesh vendin e punės si dhe tė kenė tė ardhura ekonomike mė tė ulėta. Kjo bėn qė shumė gra tė dhunuara tė marrin asistencė ekonomike nga shteti pėr tė pėrballuar njė jetesė minimale. Si rrjedhojė, pėrveē efekteve shėndetėsore, dhuna ndaj grave mbart edhe njė kosto tė lartė ekonomike dhe sociale. Abuzimi fizik, seksual, apo psikologjik ndaj grave ēon nė humbje tė mėdha tė investimit nė kapitalin njerėzor. Prandaj, kostoja socio-ekonomike e kėtij problemi ėshtė shumė mė e lartė se ajo ēfarė dokumentohet sot nė tė gjitha vendet e botės. Gjithashtu, ka edhe kosto tė tjera tė lidhura me sistemin e drejtėsisė si dhe me institucione tė tjera, si: Shpenzimet e lidhura me proceset gjyqėsore ndaj abuzuesve, kostoja e organizatave tė mirėqenies sociale pėr investigimin e rasteve tė abuzimit ndaj fėmijėve, kostoja e lidhur me shėrbimet rehabilituese, kostoja e lidhur me sistemin e arsimimit pėr fėmijėt, kostoja e sektorit tė punėsimit si rezultat i uljes apo i humbjes sė pėrhershme tė aftėsisė pėr punė tė fėmijėve tė abuzuar.
    Sic u pa prej ketyre kostove shume shpenzime jane edhe te shtetit, pra te gjithe shoqerise dhe jo vetem te individit te abuzuar.Nė shkallė botėrore ėshtė raportuar se kostoja totale e akteve tė dhunės nė tėrėsi pėrbėn rreth 5% tė GNP-sė sė vendeve tė zhvilluara, dhe rreth 14% tė GNP-sė sė vendeve nė zhvillim. Vendet do te ishin me te zhvilluara ekonomikisht pa dhune ne familje, por do te kishte edhe shtetas me fisnike dhe jeta do te ishte me e qete dhe cilesore. Nuk do te rritej numri i krimineleve qe deri tani prinderit i kane bere ata qe jane me duart e tyre per shkak te injorances apo moskujdesit. Familja eshte qelize e shoqerise dhe nese ajo helmohet, shoqeria ndalon se egzistuari dhe behet thjesht nje anarki me hiena me buzet te lyera me gjak. Sigurisht eshte shume e lehte ti vihen zinxhiret ketyre hienave kur pushojne pas ndonje sulmi te bere, por ajo qe duhet bere eshte zvogelimi i numrit te ketyre ne dobi te shumeanshme per gjithe njerezimin.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Gjithashtu duhet ulur diskriminimi, dallimet gjinore ne menyre qe grate te kene pjesen e tyre ne kete bote dhe te ndjejne rezultatet qe munden te arrijne me aftesite e tyre. Ja si shprehet nje grua e cila i ka shpetuar papunesise ku mendimi patiarkal donte ta mbante:
    Ndihem mirė, se jam e dobishme pėr familjen time…
    Nė fshatin ku unė jetoj, ekonomia bujqėsore nuk na lejon tė kursejmė para. Tė
    vetmet pagesa nė lekė qė merrja para se tė filloja punė si administratore e kopshtit
    tė fėmijėve, ishte pensioni i pleqėrisė dhe ndihma ekonomike, tė cilat mbulonin pak
    nevojat qė kishim. Shpėrblimi modest prej 10,000 lek nė muaj si administratore e
    kopshtit tė fėmijėve nuk ėshtė kushedi se ēfarė, krahasuar me mundin dhe kohėn
    qė unė i kushtoj ēdo ditė kėtij kopshti si edhe me faktin qė ky kopsht ėshtė i
    vendosur nė ambientet e shtėpisė time. Megjithatė, paga qė marr mė ndihmon tė
    mbuloj nevoja tė paplotėsuara dhe familja ime jeton mė mirė. Unė ndihem mirė,
    sepse po kontribuoj nė mirėqenien e fėmijėve tė mi. Edhe marrėdhėniet me tim
    shoq kanė ndryshuar pozitivisht. Jam shumė mė e pavarur se mė parė pėr tė
    vendosur mbi blerjet nė familje.
    Njė nėnė e varfėr nga zona fshatare e Dibrės.
    Burimi: UNICEF, Vlerėsim afatmesėm i Projektit tė fėmijėrisė sė hershme nė zonat verilindore tė
    Shqipėrisė, 2004.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    5. Ndikimi negativ i diskriminimit gjinor tek femijet.

    Diskriminimi gjinor nuk sulmon vetem grate te cilat jane viktima te drejteperdrejta, por edhe femijet. Ne vendin tone ka egzostuar zakoni qe kur lindte nje vajze prinderit hidheroheshin, sepse djali per ta perfaqesonte trashegimine e tyre. Djalin ata e prisnin me gezim dhe festime. Vajzen me hidherim. Te tjeret e ngushellojne me shprehjen: " Me nje djale heres tjeter". Nena e cila eshte diskriminuar vazhdimisht nga burri i saj kurre nuk ka protestuar ndaj kesaj gjeje. Me kete ajo i jep mesazhin vajzes se saj se burrat duhen duruar. Kurse djemte marrin mesazhin se kane te drejte te ushtrojne superioritet dhe pushtet vetem sepse jane meshkuj. Pra femijet do te rriten me keto ide ne koke dhe vajzat me shume mundesi do te behen viktima te diskriminimit si nena e tyre. Kurse djemte dhunues dhe pa respekt per dinjitetin e femrave. Ata si baballaret e tyre do te diskriminojne femrat dhe gruan e tyre. Do te duan qe gruaja e tyre te jete e virgjer kur te martohen, perndryshe nuk e pranojne. Te jete e bindur, e nenshtruar, te linde vetem djeme, te beje vetem punet e shtepise dhe jo pune publike. Jane po keta burra qe jashte mureve te shtepise do te duan te kene sa me shume te dashura pervec gruas. Keshtu per femrat krijohet nje paradoks. Edhe duhet te rrine me nje burre vetem per qejf, edhe duhet te diskriminohet nga keta, te cilet shfryjne gjate gjithe kohes per pabesine dhe imoralitetin e femrave te sotshme.
    Femijet do te jene gjithmone viktima ne familjet ku gruaja diskriminohet, sepse kjo familje me shume mundesi do te jete me e varfer per shkak se mamase nuk i lejohet te beje pune te tjera pervec atyre te kuzhines. Keshtu varferia do te beje qe femijet te rriten pa mbeshtetjen e duhur, pa arsimin e duhur dhe do te jene te ushqyer keq.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Njė epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •