Mentaliteti duhet te shkoje deri aty sa te eliminohet diskriminimi gjinor, te lejohen role dhe statuse te barabarta si per grate dhe burrat, te mos shikohen me natyrshmeri inferioriteti i pozicionit te gruas ne familje. Keshtu do te eliminohet edhe dhuna. Cdo veprim sulmues ndaj grave i ka rrenjet ne bindjen se ajo nuk eshte e barabarte me burrin. Vetem me pas kalohet ne dhune fizike. Mungesa e diskriminimit do te thote paqe dhe qetesi ne familje. Nese do te respektohen te drejtat dhe vlerat reale te femrave nuk ka asnje arsye pse burri te dhunoje gruan, pasi dhuna behet vetem se mashkulli ndihet i kercenuar nga lirite dhe te drejtat e femrave, duke tentuar me dhune qe ta mbaje ate te varur dhe tja heqi keto te drejta.
Standardet ligjore ndėrkombėtare ndalojnė qartė dhunėn nė familje, si dhunim i tė drejtave njerėzore kryesore dhe lirive themelore, tė mėposhtme, tė garantuara nga Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut pėr tė gjithė individėt:
-E drejta pėr barazi (neni 1).
-Liria nga diskriminimi (neni 2).
-E drejta e jetės, lirisė dhe sigurisė personale (neni 3).
-Liria nga tortura dhe trajtimet mizore, jonjerėzore ose poshtėruese (neni 5).
-E drejta e njohjes si njė person para ligjit (neni 6).
-E drejta pėr barazi pėrpara ligjit (neni 7).
-E drejta pėr mjete juridike nga gjykata kompetente (neni 8).
-E drejta pėr barazi nė familje (neni 16).
-E drejta pėr standard mė tė lartė tė arritshėm, pėr shėndetin fizik dhe mendor (neni 25).
Dhe fajtori kryesor per mosrespektimin e ketyre te drejtave eshte vete shteti. Ai i ben nje ndarje ne publike dhe private te problemeve qe trajton. Nese nje grua sulmohet ne rruge atehere ajo gezon akses te akuzoje dhunuesin, por nese ajo rrihet ne shtepi atehere shteti nuk nderhyn sepse respekton te drejten e privatesise se burrit. Mirepo njohurive per pasojat e dhunes familjare nje tolerim i tille mund te krijoje neser dhunues te rinj qe sulmojne edhe rruges. Pra ne kete menyre dhuna duke qene brenda ne familje me e pranishme se kudo ajo behet burim i te gjitha formave te dhunes ne te gjitha vendet edhe ne publik. Mosveprimi i shtetit sigurisht eshte faj njelloj si i atyre qe dhunojne. Nese shteti vepron kunder diskriminimit dhuna nuk do te jete e pranishme me ne familje.
Krijoni Kontakt