Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384

    Apple: Snow Leopard më i mirë se Windows 7

    Apple nisi WWDC-n e saj vjetore duke dërguar menjëherë një sulm drejt konkurrencës Vista dhe sistemit të ri nga Microsoft, Windows 7. Sipas Phillip Schiller, Windows 7 pritet të prëfshijë teknologjinë e njejtë me të metat që rrënuan Vista-n dhe iterimet e mëhershme të këtij Sistemi Operativ, siç janë skedarët regjistrues, DLL-t dhe UAC-t.
    Schiller shpjegoi se Apple ka adoptuar një qasje tërësisht tjetër ndaj sistemit të tyre operativ, i cili do të dërgohet në “nivele më të larta” me Snow Leopard (SL). Ai shpjegoi se SL do të ofrojë rafinime të shumta (1.000 projekte), teknologji të reja e të fuqishme dhe përkrahje të shkëbimit.
    Leopard gjithashtu do të përfshijë

    • 45 përqind kohë më të shpejtë të instalimit
    • 3D Përpunim për Dock
    • 6GB rikthim të hapësirës së diskut në një azhurnim
    • Kompresim të skedarëve të sistemit
    • Operacione të zakonshme që kryhen më shpejtë
    • Qasje më të shpejtë në postë
    • Windows “expose” – apo më mirë thënë mënyrë më e lehtë për bartje të të dhënave mes Windows



    Apple gjithashtu shpalosi Safari 4, i cli me veçorinë e tij të re do të mundësojë që shtojcat të bllokohen, por të mos ndikojnë në punën e shfletuesit. Safari 4, që është bërë i gatshëm për shkarkim gjatë ditës së sotme, duket se do të funkionojë më shpejtë në Snow Leopard.
    Përveç kësaj, Apple ofroi edhe një shikim të shkurtër mbi QuickTime X, që sipas të gjitha gjasave do të prëfshijë përpunim harduerik, transmeetim HTTP dhe sinkronizim të ngjyrave. Në fund, përfaqësuesit e Apple ofruan disa detaje të Open CL dhe Grand Central Station, që të dyja të dizajnuara për të përfituar nga avantazhet e sasisë së madhe të RAM-it dhe arkitekturës 64-bit.
    Snow Leopard do të jetë i gatshëm për përdoruesit momental të Leopard, për 30$ gjatë muajit të shtatorit.
    ██████████████████████
    F . C . I n t e r n a z i o n a l e M i l a n o
    ██████████████████████

  2. #2

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ai artikull eshte nje reklame ne nje konference.Kush flet per Snow Leopardin?
    Filipi,Zv presidenti i marketimt te apples.Ai nuk eshte ekspert teknik,eshte ekspert marketimi dhe perderisa punon per apple dhe perfaqson apple si do thote? Apple snow leopard eshte produkt i dobet?
    Me mire shiko cfare shkruajne perdorusat e mac-ut,a eshte vertete i shpejte dhe pa difekte apo jo..
    Ai krahasim per shpejtesi instalimi nuk behet.Pc ja dhe Mac jane arkitektura qe ndryshojne shume.Windowsat kane me shume ngarkese ne kod per sigurine, kane me shume drajvera ne sistemin e operimit.Maku ka me pak probleme ne kete drejtim Kjo mund te jete nje shkak qe maku mund te beje instalim dhe boot me te shpejte se sa 7-ta.
    Nuk jepet informacion se si eshte bere testimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-10-2009 më 23:43
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198
    Se di ca ben Apple per SL, por Windows 7 per mua eshte mjaft i mire. E kam patur per mbi me shume se 1 muaj tani, dhe ka qene fantastik. Skam asnje ankese! Vista kishte shum probleme, ndersa 7 eshte ne nje kategori me vete. Gjithashtu dhe Windows Server 2008 qe ndodhem tani eshte shume e mire.

    SL eshte per ato qe duan te harxhojn 2000 dollar per nje laptop qe ben gjysmen e gjerave qe ben Windows. Ne te vertet ska viruse, sepse te gjith qe merren me kompjutra perdorin ose Unix Based Systems ose Windows. Sa per me bo photoshop, sja vle me ble Mac, vetem nqofse je Desktop Publisher!

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Eros Lexo Postimin

    SL eshte per ato qe duan te harxhojn 2000 dollar per nje laptop qe ben gjysmen e gjerave qe ben Windows. Ne te vertet ska viruse, sepse te gjith qe merren me kompjutra perdorin ose Unix Based Systems ose Windows. Sa per me bo photoshop, sja vle me ble Mac, vetem nqofse je Desktop Publisher!

    E fortë kjo. Ai laptop arrin dhe i mban të dy sistemet operative, dhe Snow Leopard edhe Win7. Pra, bën dyfishin. E kam unë laptopin, i kam dhe të dy sistemet, version 64bit.


    Të ndara. Nuk di se çfarë bën më shumë Windows se Mac OS X. Vetëm nqs merresh me Cad/Cam ose diagnostifikime makinash. Tjetër gjë, nuk ka më shumë Windoze. Ah, ka mizërinë spyware, malware, virus, registry errors, etj.
    Prektora

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    E fortë kjo. Ai laptop arrin dhe i mban të dy sistemet operative, dhe Snow Leopard edhe Win7. Pra, bën dyfishin. E kam unë laptopin, i kam dhe të dy sistemet, version 64bit.

    Të ndara. Nuk di se çfarë bën më shumë Windows se Mac OS X. Vetëm nqs merresh me Cad/Cam ose diagnostifikime makinash. Tjetër gjë, nuk ka më shumë Windoze. Ah, ka mizërinë spyware, malware, virus, registry errors, etj.
    Se pari numri i programeve qofte komerciale qofte falas eshte shum me i madh per Windows se per OS X. Se dyti hardware-i te cilin Mac e shet nuk e vlen cmimin per te cilin shitet. Se treti une ne makinen time e kam Windows 7 dhe Fedoren qysh prej gushtit, dhe OS X per asgje nuk me nevojitet, e sidomos kur i fshin te gjitha te dhenat e shfrytezuesit! Sic thash Windows 7 e perdori qysh prej gushtit dhe asnje problem me spyware, malware ose viruse nuk e kam perjetu.

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    E ku deshe të dilje me këtë "sqarimin"?

    Së pari, mund të ketë shumë më tepër programe në platformën Windoze, po që pak a shumë bëjnë të njëjtën gjë.. bie fjala, 35 defragmenter, 27 shkrues të dhënash, 2451 korrigjues regjistri, 165 përpunues imazhesh, ---> por, ça kuptimi ka kjo për përdoruesin? (numrat i vura aforfe, po nuk jam shumë larg së vërtetës)

    Ah, mund të bëjë zgjedhje..


    Së dyti, është shumë e vërtetë që Mac i ka me dyfishin e çmimit pjesët hardware-in, por për të vazhduar të jemi të ndershëm, pak si çuditërisht, ka më pak mundësi të jetë difektoz dhe çmimi gjithmonë i bie ngadalë.

    Së treti, nëse nuk të nevojitet ty, nuk i duhet asnjërit si kompjuter? (Se çfarë të dhënash fshinte, s'po e kuptoj po me siguri që nuk e ke fjalën për OS X).

    Spyware, malware, viruse, etj, duan dhe ca kohë.. edhe nuk do mungojnë anë e mbanë shtatave e tetave.
    Prektora

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Së treti, nëse nuk të nevojitet ty, nuk i duhet asnjërit si kompjuter? (Se çfarë të dhënash fshinte, s'po e kuptoj po me siguri që nuk e ke fjalën për OS X).

    Spyware, malware, viruse, etj, duan dhe ca kohë.. edhe nuk do mungojnë anë e mbanë shtatave e tetave.
    Si duket ose une nuk jame ne gjendje te shkruaj ne menyre te kuptueshme ose ti paske problem me lexim. Sidoqofte ja nje elaborim i postimit tim dhe pergjigje ne pyetjen qe e ke parashtruar.

    Se pari une thash se Mac OS X nuk me nevojitet per asgje. Pra mua (personalisht) sistemi operativ OS X per asgje nuk me nevojitet. Pra edhe ne postimin tim te mehershem kete konstatim e kam ceke ne lidhje me sistemin operativ.

    Se dyti, ne lidhje me fshirjen e te dhenave te shfrytezuesve, mu per OS X Snow Leopard e kam fjalen. Ja disa raporte ne internet (besoj se edhe diku tjeter e kam postuar per tju terhjekur vemendjen shfrytezuesve tjere qe te mbrohen)

    http://www.macrumors.com/2009/10/12/...aining-notice/

    http://news.cnet.com/8301-31021_3-10373064-260.html

    Se treti zhvillimi i programeve per OS X eshte proces i komplikuar dhe me mungese te mjeteve vetanake (te krijuara nga apple per kete qellim). Shtoja kesaj pervojat negative te zhvilluesve me "apple store" dhe e ke te kjarte pergjigjen se pse ka mungese kaq te madhe te programeve per OS X ne krahasim me windows.

    By the way, ke degjuar per Rick Astley?

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Po pra, po së pari nuk kuptova se përse duhet të të lexoja që ty nuk të nevojitet për asgjë OS X.. ti mund ta kishe vënë firmë këtë gjë, ose të prisje të të pyeste njeri dhe ta thoje.

    Për fshirjen e të dhënave:
    "We are aware of the issue, which occurs only in extremely rare cases, and we are working on a fix"

    dhe ka disa ditë që ka dalë 10.6.2 (ndreqja), sido që me thënë të drejtën as nuk e dija se kishte ndodhur një ngatërresë e tillë.


    Së treti, nuk ka fushë që mungojnë programet për OS X, përveç Cad/Cam dhe diagnostikim makinash.


    Rick Astley? A-ha.. iPhone.. çfarë tjetër?



    prit

    "the mouse has moved.. please, restart the computer for the Windows to take effect"
    Prektora

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Për fshirjen e të dhënave:
    "We are aware of the issue, which occurs only in extremely rare cases, and we are working on a fix"

    dhe ka disa ditë që ka dalë 10.6.2 (ndreqja), sido që me thënë të drejtën as nuk e dija se kishte ndodhur një ngatërresë e tillë.
    Rare or frequent is beyond the point. Cka eshte me rendesi eshte se nje gabim aq serioz nuk do te duhej te ekzistonte ne nje release version. Arsyeja pse thone se ndodhe ne "rare cases" eshte sepse OS X me te vertete nuk perdoret ne entitete komerciale ku guest account ka gjasa te perdoret bukur shpesh. E arsyeja se pse nuk perdoret eshte mu tek mungesa e programeve te cilat ekzekutohen ne OS X.

    Nuk jam une i vetmi i cili nuk ka nevoj per OS X, edhe shumica e botes eshte me mua. Ja per ilustrim pjesemarja e OS X ne Desktop

    Windows: 93.36%
    Mac: 4.71%
    Linux: 0.96%
    Others: 1.25%

    Ndersa pjesemarja ne Supercomputers:

    Linux (ne varianta te ndyshme): 90.4%
    Tjeret: 9.6%
    OS X: 0.0%

    Lidhjet relevante:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Usage_s...rating_systems
    http://www.top500.org/stats/list/34/os


    A nuk ta merr mendja se po te ishte OS X aq i mire ne ndonje sfere te informatikes pjesemarja qe do te kishte ne treg do te ishte me e larte?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uke Topalli : 20-11-2009 më 00:51 Arsyeja: Gabim gjat mbledhjes se perqindjeve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Windows Vista në shqip
    Nga PcCrack3r në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •