Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 469
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Je femer apo mashkull ti lool.

    Per ty behem cafre te duash zemra

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Misisonia Lexo Postimin
    Per ty behem cafre te duash zemra
    Ma perkthe cik ate me te zeza. lol
    Feelings change - memories don't.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Eshte gabim i gishterinjeve te mi qe u be nga emocionet kur me pyete dicka kaq personale.Dhe sahere qe me drejtohesh do gaboj prap.Desha te shkruaj CFARE...
    Aaah...Turpi qe tash me mbuloi,gjithe ndjenjen time zbuloi

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Misisonia Lexo Postimin
    Eshte gabim i gishterinjeve te mi qe u be nga emocionet kur me pyete dicka kaq personale.Dhe sahere qe me drejtohesh do gaboj prap.Desha te shkruaj CFARE...
    Aaah...Turpi qe tash me mbuloi,gjithe ndjenjen time zbuloi
    po banu more trim si adelina.

    qy ky
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Misisonia Lexo Postimin
    Eshte gabim i gishterinjeve te mi qe u be nga emocionet kur me pyete dicka kaq personale.Dhe sahere qe me drejtohesh do gaboj prap.Desha te shkruaj CFARE...
    Aaah...Turpi qe tash me mbuloi,gjithe ndjenjen time zbuloi
    Kujdes se bere xheloze Adelinen loool.
    Feelings change - memories don't.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    po banu more trim si adelina.

    qy ky
    Nuk po mundem ore,mu be zemra lemsh..Qy tash ky!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Kujdes se bere xheloze Adelinen loool.
    Adelinen e kam idhull te jetes,nuk e shoh si femer por sikur Perendi.
    Do te me mbizoteroje tani xhelozia mu qe me ngaterron me keta tjeret ketu qe e dashurojne me zemer dhe e shajne ne emer.
    Mos luaj me ndjenja te mia.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Apolloni@ Lexo Postimin
    Akoma ketu qenke?!

    P.S. Te dashurohesh nuk ka asgje te keqe, por ama edhe ku..va me e keqe ka aq zemer dhe cip ne surrat sa mos te shkoj e te kapi dashnor sa varros te fejuarin. Nje femer e till per mua eshte me e ulet dhe se nje prostitute.
    Tash e pash shkrimin tend,si duket te kam anashkaluar.
    Kurve u quajtka dikush sepse dashuron???
    Atehere edhe nena e Jusuf Gervalles qenka e pamoralshme sepse u martua pasi ia vrane burrin !
    I nderuar,Adelina nuk ka qene ASNJEHERE ne jeten e saj e fejuar.
    Dashnori i saj ENDE nuk dihet per cka eshte vrare,nuk ka mbaruar gjykimi ende dhe si perfundim: Gjithkuj ia kadhene Zoti te drejten te jetoje dhe te dashuroje.
    Mos me thuaj qe nese ty te vdes dashnorja do behesh murg!
    A do te thote kjo qe nese ti dashuron pasi te ka vdekur dashnorja,behesh kur.ve mashkull?
    Cka paraqet Adelina per mashkuj te cilet nuk i ka perfill asnjehere ne jeten e saj,e dijme te gjithe.Cka paraqet per ty,nuk i intereson askuj,nuk besoj qe s`do te beje Adelina gjume te rehatshem pse TI thurr genjeshtra per te
    Shqiptari quan rrospi femren qe s`mund ta kete ne shtepi.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Ua po c'ju duhet me jeten private te Adelines ju?????!!!!!
    Ka ndonjeri ndermend ktu te martohet me ate??
    Vleresoheni si kengtare dhe kaq.papapapa shqiptaret vdesin per thashetheme.Kush artist ,aktor ,apo famoz ka qene i ndershem????Na tregoni nje!

  10. #50
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kush artist ,aktor ,apo famoz ka qene i ndershem????Na tregoni nje!
    Ndrek Luca.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #51
    Citim Postuar mė parė nga Misisonia Lexo Postimin
    Tash e pash shkrimin tend,si duket te kam anashkaluar.
    Kurve u quajtka dikush sepse dashuron???
    Atehere edhe nena e Jusuf Gervalles qenka e pamoralshme sepse u martua pasi ia vrane burrin !
    I nderuar,Adelina nuk ka qene ASNJEHERE ne jeten e saj e fejuar.
    Dashnori i saj ENDE nuk dihet per cka eshte vrare,nuk ka mbaruar gjykimi ende dhe si perfundim: Gjithkuj ia kadhene Zoti te drejten te jetoje dhe te dashuroje.
    Mos me thuaj qe nese ty te vdes dashnorja do behesh murg!
    A do te thote kjo qe nese ti dashuron pasi te ka vdekur dashnorja,behesh kur.ve mashkull?
    Cka paraqet Adelina per mashkuj te cilet nuk i ka perfill asnjehere ne jeten e saj,e dijme te gjithe.Cka paraqet per ty,nuk i intereson askuj,nuk besoj qe s`do te beje Adelina gjume te rehatshem pse TI thurr genjeshtra per te
    Shqiptari quan rrospi femren qe s`mund ta kete ne shtepi.
    Sipas gjithe ketij shkrimi, i bie qe une te jem mashkull dhe te them te drejten kur shikoj Adelinen s'me jep ndonje reaksion (ca te bej qe nuk e them dot troc lol).

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Ndrek Luca.

    Ai kishte Rudinen hahahaha

  13. #53
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Lightbulb

    Akoma nje jave nga hapja e temes se re per Adelinen dhe mbi 500 klikime menjehere? Sa e suksesshme kjo , me vjen inat nga disa qe ngulfaten nga nervoza (hahaha).

    Misisonia, mos u lodh shume se per sukseset e Adelines flasin dhe shkruajn mediat e jo forumet.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Misisonia,a me duket mua ,a se di nganiher po del jasht kontrolli ti.

    adhurohet ,vetem si kengetare shqiptare,e cila ka fansa kado ,perderisa e kan vlersu edhe artist ton.... siq ishte i ndjeri Faruk Begolli.

    me ket fjal mretresh e perendesh po e tepron .

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2009
    Postime
    80
    Adelina Ismaili brenda disa ditėsh me videoklip tė ri.
    Kėnga urdhėr i ri, bashkpunim nė mes Adelinės dhe hip-hop artistit Da Ghost, brenda pak ditėsh pritet tė vizuelizohet. Kėnga ėshtė shumė e bukur dhe padyshim se do jetė njė hit verorė. Suksese Adelinė.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Kėngėtarja yll Adelina Ismajli u takua dje me Artisten e Popullit Vaēe Zela, Nderi i Kombit. Ishte kjo njė mbrėmje tejet e gėzuar dhe tejet e paharrueshme nė shtėpinė e Vaēe Zelės nė Bazel.

    “E kam ėndėrruar gjithė jetėn time kėtė ēast dhe ende nuk mė besohet se ndodhem kėtu me ju,” tha kėngėtarja Adelina Ismajli. “Gjithkush nė Kosovė, aq mė tepėr kėngėtarėt dhe kėngėtaret, por sidomos populli i Kosovės tė ka dashur dhe tė do pa masė,” vazhdoi ajo.

    Vaēja kujtoi pritjen e jashtėzakonshme qė iu bė asaj nė turneun e vitit 1980 nė Kosovė dhe kujtimet e pashlyeshme qė ruan nga ajo kohė. “Tani, tha Vaēja, faleminderit Zotit, Kosova ėshtė e lirė.”

    Kur keni ardhur ju nė Kosovė, unė kam qenė njė vjeēe,” tha Adelina. “Jam rritur, si tė gjithė ne nė Kosovė, me zėrin tuaj. Sot unė kam njė karrierė 24 vjeēare si kėngėtare, por gjithnjė e ndjej veten thjesht njė adhuruesen tuaj.” Pastaj Adelina tregoi mbresa nga pjesėmarrjet nė Festivalet e Kėngės nė Radiotelevizionin Shqiptar, nga veprimtari tė tjera ku ajo ka marrė pjesė, foli pėr 11 albumet e saj me kėngė dhe pėr planet e ardhshme tė karrierės.”

    “Adelina, ti kėndon shumė bukur dhe je shumė e bukur,” i tha Vaēja. “Do tė bėj ēmos qė tė vij nė ndonjėrin prej koncerteve tua. E di se ka plot adhurues. Por dua t'ju shijoj drejtpėrdrejt nė skenė,” shtoi ajo. “Mė mrekullon liria qė keni sot,” shtoi Vaēe Zela. “Mua mė kishin caktuar njė perimetėr tė ngushtė rrotull mikrofonit dhe nuk e kaloja dot,” kujtoi Vaēja kohėn kur ka kėnduar vetė. “Tani ju fluturoni nė skena tė lira.”


    Bashkėshorti i Vaēes, Pjetėr Rodiqi, duke e vlerėsuar vizitėn e Adelina Ismajlit tek Vaēja, tha se “ju jemi mirėnjohės shqiptarėve nė diasporė pėr dashurinė qė tregojnė ndaj Vaēes”. “Edhe nė njė pjesėmarrje tė thjeshtė nė veprimtari tė ndryshme kėtu nė Zvicėr, sapo merret vesh se ėshtė e pranishme Vaēja, mblidhen menjėherė me qindra vetė,” tha Rodiqi. “E kam synim timin shtoi”, ai “qė ta ēoj Vaēen nė Kosovė dhe Shqipėri”.


    Mbrėmja tejet e pėrzemėrt kaloi pa u ndjerė nė shtėpinė e Artistes sė Popullit Vaēe Zela, Nderi i Kombit, gjatė takimit tė dy yjeve tė kėngės shqiptare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Tani dhe Nderi i Kombit Vace Zela pergezon zerin e Adelina Ismailit...
    Takim Divash...
    Cfare te thuhet perveq LUM SHQIPETARIA CFARE PERSONALITETE KEMI...

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162

    Adelina VS pushtetaret

    ADELINA ISMAJLI FLET PĖR HERĖ TĖ PARĖ: NĖ KOSOVĖ NDIHEM E SHANTAZHUAR


    :Adelina, klikova nė “Google”, dhe emri yt kishte njė milion e treqind mijė zėra, domethėnė, nė krahasim me artistėt e tjerė dhe me figurat publike tė Kosovės dhe Shqipėrisė, zini njė nga vendet e para, midis Ismail Kadaresė dhe Nėnė Terezės. Kujt i dedikohet kjo dashuri nga publiku ?

    ADELINA ISMAJLI: Fillimisht faleminderit qė po e bėni publik kėtė fakt. Edhe unė u ēudita kur e dėgjova, nuk e kam ditė. Ėshtė diēka qė e ka ėndėrr ēdo personalitet shqiptar. Mund tė them se, pėrveē familjes dhe miqve, qė janė shumė tė caktuar dhe shumė tė rrallė, kjo i dedikohet Adelina Ismajli mė sė shumti. Punės sime, sakrificės time, shkollimit dhe talentit, guximit qė e kam pasur deri mė sot dhe gjithė sukseseve tė mia. Besoj qė populli nuk mund tė gabojė dhe ta dojė njė njeri qė nuk meriton me e dashtė. Unė e di qė mė duan, sepse i kam dashtė gjithmonė dhe ua kam falur njė jetė. Kjo gjė m’u dėshmua vetem gjatė 2008-2009 qė nga Prishtina e Tirana deri nė Zürich e New York. Vėrtet jam afėr Nėnė Terezės ? Nuk di ēfarė tė them.


    Qė nga kėnga “Do tė bėhem milionere” deri tek albumi yt mė i fundit qė titullohet “Feniks”, ēfarė ka rrjedhur gjatė kėsaj kohe ?

    ADELINA ISMAJLI: Po pėrpiqem qė t’i bie shkurt, edhe pse janė 24 vite nė pyetje, pra ėshtė gati e pamundur pėr t’i rėnė shkurt. Kam qenė njė fėmijė, kam lindur nė njė familje mesatare nė Prishtinė, isha fėmija i njė nane biliotekiste dhe i njė babai, inxhinier teknologjie.



    Nga mosha pesė vjeēare, kam ndjekur dhe mbaruar shkollėn nė dy drejtime, shkollėn e ulėt tė muzikės dhe shkollėn fillore. Pastaj ka ndodhur, unė gjithnjė e them nė thonjėza “aksidentalisht” qė profesoresha ime e pianos e ka zbuluar talentin tim pėr kėngėn, dhe mė ka orientuar nė atė kohė tek Radio Prishtina. Qė t’i bie sa mė shkurt, kam kaluar shumė filtra, ēka nuk ishte aspak e lehtė nė atė kohė tė kaloje nėpėr filtra, postkomuniste ose komuniste. Kam marrė pjesė nė shumė festivale ballkanike e mė tej, si fėmijė, Ēekosllovaki, Poloni, Novi Sad, Sarajevė nė tre festivale, Kosovė, tek “Akordet e Kosovės” etj, gjithmonė ėshtė fjala deri nė moshėn e adoleshencės.



    Nuk ėshtė njė vetėlavdėrim, por ėshtė njė fakt, sepse jam shpėrblyer me vendet e para kudo ku kam marrė pjesė. Atėhere kjo ka qenė njė privilegj i madh, edhe pse tash nuk vlerėsohen ēmimet, sa janė vlerėsuar nė atė kohė, por pėr tė shkuar deri nė ato ēmime ėshtė dashur mund i madh dhe jo sikur sot, permes tė hollave apo krevatit. Isha femija i parė me 4 disqe tė botuara, me videoprojekt dhe moderoja emision timin 4 herė nė javė tek Radio Prishtina. Dikur nuk flisja pėr kėto gjėra nga modestia, por tashmė ēdo gjė ėshtė publikuar nė internet.



    Pastaj fillon koha e adoleshencės time, ku rrethanat nė tė cilat jetonim, normalisht kanė ndikuar nė zhvillimin tim, por besoj edhe tė gjithė gjeneratės time. Kemi qenė nėn njė regjim serb, ajo dihet, kemi qenė fėmijė tė cilėt nuk kemi guxuar me e zhvillue jetėn ashtu siē e ka zhvilluar jetėn ēdo fėmijė tjetėr nė botė. Atė kohė u shkatėrrua ēdo institucion, ēdo televizion, ēdo radio, ēdo shkollė, gjithēka.



    Nė mua mbillej njė aversion ndaj regjimit serb, gjė qė ishte normale. Ēdo shoqe e shok imi po pėrjetonte terrorin serb. Prindėrit po jetonin tmerrin, ne e ndjenim atė tmerr. Kisha fatin qė jetoja nė njė familje ku kombėtarja gjithmonė ka qenė hyjnore, dhe me kohė kishin mbjellė tek ne partiotizmin real.



    Mė pas fillon njė etapė e adoleshencės, ku unė kam edituar shumė disqe, ku tė gjitha kangėt kanė tematikė sociale edhe politike. Unė thjesht e kam thėnė atė, qė besoj se seicili adoleshent e seicili fėmijė i asaj kohe e ka menduar. E ndjej veten me fat qe isha e popullarizuar qė nga fėmijėria, dhe kėtė popullaritet e shfrytėzoja pėr tė treguar dhembjen dhe mllefin e fėmijėve kosovarė, me shpresėn qe njė ditė do na dėgjojė dikush.



    Pastaj fillon, po shkoj pak kronologjikisht, njė etapė tjetėr, kur jam pak mė e rritur. Atėherė filluam tė vinim nė Shqipėri.Ka ndodhur qė tė shkonim me gomone, ku nė anėn tjetėr ishin ushtarėt serbė me automatikė qė shtinin nė gjithkend e nė gjithēka, por dėshira pėr tė marrė pjesė nė atė Festival dhe pėr tė treguar, ka qenė enorme.



    Aty ndodh edhe njė pėrplasje nė mua. Shihja njerėz qė rrahnin gjoksat, e kishin gojėn plot moral e patriotizem, kurse nė hotele i shihja duke thithur droge, duke lėnė nėnat nė njė dhomė e nė tjetrėn me dashnoret e vet mbi 50 vjeē, duke pirė rakinė me policė serbė (kur ktheheshim nė Kosovė), pastaj, pse ta fsheh, klanet e caktuara tė Festivalit na pėrēmonin ne kosovarėve, kurse kėngėt e tyre ishin qesharake krahasuar me atė qė ne e kishim bėrė prej kohėsh nė Kosovė.



    Po flas edhe pėr artistėt nga Kosova, edhe njerėz tė caktuar tė Festivalit nė Shqipėri. Dhe prapė u zhgėnjeva. E mendova gjatė ēfarė tė bėj.Do tė zhvishesha.Unė kam mundur tė zhvesh kėta njerėz, duke treguar me foto se ēfarė bėjnė, por vendosa tė tregoj se morali nuk ėshtė nė dukje, por nė shpirt.



    Tirana mė ktheu tre herė nė bis, duke mos ndaluar duartrokitjet pėr afėr 15 minuta gjė qė nuk kishte ndodhur ndonjėherė nė atė festival, gjė qė gjatė ritransmetimit u kėput nė TVSH. Dhe po, tregova qė femra shqiptare nuk ėshtė ajo nė dimi e mantele, nuk ėshtė skllave siē na paraqitnin serbėt para botės, por ėshtė pasardhėse e Afrodites mitologjike, me tė gjitha bukuritė fizike e mentale qė ia ka falur natyra. Po tė mund ta beja edhe njė herė, do zhvishesha e tėra. Shqipėria e kuptoi mesazhin.Tjerat janė legjendė.







    : Kur keni shkuar pėr herė tė parė nė Shqipėri?

    ADELINA ISMAJLI : Hera e parė nė Shqipėri ka qenė viti 1991.


    : Sa vjeē ishit ?

    ADELINA ISMAJLI: Unė isha dymbėdhjetėvjeēare dhe kisha njė prezantim nė Festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar. Kėnga ime titullohej “Mos ma gjuaj diellin me gurė”.



    : Unė e kam ndjekur performansėn nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve dhe ka qenė e jashtėzakonshme.

    ADELINA ISMAJLI: Faleminderit, nuk besoja qė dikush e mban mend. Nė atė Festival kam qenė e lajthitur nga gėzimi se po merrja pjesė, sepse ka qenė njė ėndėrr e bukur qė e kishin tė gjithė artistėt qė kanė qenė shumė mė tė mėdhenj nė moshė se unė.



    : Unė mund tė them me plot gojėn se performanca juaj nė atė festival ishte e njė ylli tė sapolindur.

    ADELINA ISMAJLI: Faleminderit shumė! Pėrformansa ime ishte njė dashni qė tė afrohesha sa mė shumė me publikun. Prandaj edhe u hodha nė publik, edhe pse isha njėmbėdhjetė-dymbėdhjetėvjeēare. Unė u hodha nė publik qė tė jem sa mė afėr, qė ta shoh publikun edhe ta shpreh gjithė atė dashuri qė e kam, tė shijohet nga afėr. Mė vonė e kam kuptue qė kjo ka qenė interesante dhe simpatike pėr njerėzit. Unė e kam bėrė kėtė shumė spontanisht, sepse skena m’u ka dukė shumė e largėt nga publiku, edhe pse nuk ishte asnjė gjysmė metre larg. Unė doja ta shijoja publikun. Unė si fėmijė, doja ta ndjej atė ngrohtėsi dhe ta shoh nga afėr dashninė qė po ma falte publiku nė Shqipėri.







    : Adelina, artistėt e mėdhenj janė zakonisht edhe patriotė, patriotė nė kuptimin modern tė fjalės. Dhe unė e kam konstatuar qė nė fillimin e karierės tuaj se ju jeni edhe njė artiste e madhe edhe njė patriote.

    ADELINA ISMAJLI: Pėrveē faktit qė, ma merr mendja, tė gjithė artistėt e mėdhenj botėrorė krenohen fillimisht me kombėsinė e vet, edhe tek ne shqiptarėt e vertetė kjo ėshtė e pashmangshme qė tė jesh patriot, pėr shkak tė gjithė historisė tonė, tė gjitha atyre qė kemi kaluar. Natyrisht qė nuk do t’i gjeneralizoj gjėrat, sepse nuk jemi tė gjithė patriotė; nuk guxoj tė flas nė emėr tė tė gjithė kėngėtarėve. Kemi edhe kėngėtarė qė janė spiunė mbi spiuna. Dashnia enorme harronte frikėn pėr ardhjen, shkuarjen tonė nė Shqipėri, ilegale pėr atė kohė.



    : Artistėt e Kosovės kanė qenė tė parėt qė e kanė kaluar kufirin.

    ADELINA ISMAJLI: Faktikisht po. Ne kalonim kufirin me ato gomonet. Ishim gjithmonė nė rrezik.Rrezik qė ushtria serbe do tė shtinte mbi ne, rrezik qė do tė mbyteshim nė ujėrat e Shqipėrisė. Por ky rrezik ishte shumė i bukur.



    Pėrballoheshim edhe me policinė serbe nė momentin qė ktheheshim, kishte burgosje pse vizituam Shqipėrinė, rrahje brutale,etj. Por kėnaqėsia dhe ajo qė ishte ushqyer gjithnjė ne mua nga familja, nga prindėrit qė Shqipėria ėshtė qeliza e emni dhe mbiemni i gjithė asaj ēka ne jemi dhe ēfarė ne ekzistojmė (e qenies sonė dhe ekzistencės sonė) ka qenė e pamposhtur.



    Po flas pėr veten time. Kam qenė nė gjendje me rrezikue, pse jo, edhe jetėn, vetėm njė herė me e prekė Shqipninė, andrrėn e prindėrve tė mi dhe, pse jo, edhe tė gjyshes teme, vajzes se Nasuf Balshes nga Shkodra,e cila e ka pasur nė gojė gjithmone dhembjen pėr Shqipėrinė, krenarinė pėr Shqipėrinė.



    Prandaj ka ndodhur kjo edhe nė Festival, ajo hudhja nė publik si vjazė dymbėdhjetėvjeēare. Unė ndjeja njė dashni te pashpjeguar,doja edhe fizikisht te afrohesha me njerėzit, t’i shikoja, t’i analizoja edhe ta kuptoja se pėrse prindėrit e mi e donė kaq shumė Shqipėrinė. E kuptova.



    : Si t’u dukėn pėr herė tė parė shqiptarėt e Shqipėrisė, kur i ke parė pėr herė tė parė ?

    ADELINA ISMAJLI :, E ndjeja veten si nė shtėpinė time. Kjo ka qenė ajo mė e bukura.Por tmerri mė i madh pėr mua,posaqerisht per nanen time ka qenė kur kemi kuptue ēka ka ndodhė nė Shqipėri, pėr regjimin enverist. Ajo ka qenė njė tmerr, njė zhgėnjim i madh, ma merr mendja, pėr tė gjithė.



    Ndoshta jo pėr tė gjithė kosovarėt, pėr ne po. Ka qenė njė tmerr ēka ka ndodhė nė kohėn e enverizmit, njė zhgėnjim i madh, pse kanė besue nė disa gjana, u thye njė ideal i kosovarėve qė e donin me zemėr Shqipėrinė.



    Mirėpo asht rikuperue nė momentin qė jemi takue me shqiptarėt e Shqipėrisė, me njerėzit nė Shqipėri, me familjaret tone ne Shqiperi. Nė fillim ishte paksa interesante tė pėrballeshe me njė dialekt tjetėr shqiptar, dhe kjo me gėzonte.



    Unė jam rritė me atė ideologji qė Shqipėria ėshtė gjithēka pėr ne.



    : Adelina, nė repertorin tuaj kanė zėnė njė vend tė posaēėm kėngėt patriotike, me anė tė tė cilave ti i ke ngritur peshė zemrat e shqiptarėve, kudo, nė ēdo moment, edhe nė momentet mė tė vėshtira, pėr shembull, kur regjimi i Milosheviēit kishte nisur spastrimin etnik dhe nė Kosovė kishte nisur lufta.



    ADELINA ISMAILI: Ndoshta nuk ėshtė e bukur qė tė vetėlavdėrohem, por qysh nė moshė tepėr tė re, pa dashur ti mendoj pasojat, e kam ba kėtė sepse ma ka ndie shpirti,sepse shpirti po kėrkonte lirinė.



    Krijimtaria ime reflektonte realitetin qė po jetonim.U intensifikua edhe gjatė kohės sė luftės. Janė realizue kangė shumė tė bukura. Por nuk e kuptoj pse janė ba pėrpjekje nga grupacione, individė tė ndryshėm qė tė shkatėrrohen, qė tė ndyhen, dhe fatkeqėsisht nė kohėn kur serbėt kishin ikur nga Kosova ?



    Nuk merzitesha shumė, kėnga ėshtė universale, e dija qė njė ditė do tė dėgjoheshin edhepse dikush donte t’i shkatėrronte. Nė momentin qė do tė dėgjoheshin e dija: njeriu e dėgjon dhe i ngelet nė shpirt e nė mendje pėrherė. Pėr mua ishte e rėndėsishme tė shpėtoja e gjallė qė njė ditė tė tregoj.


    : Cila ėshtė njėra prej kėtyre kėngėve ?

    ADELINA ISMAJLI: Pėr mua kėnga mė e dashur mbetet “Lavdi ushtari im”.Kėtė kėngė e kam kėnduar gjatė luftės. Unė kam qenė refugjate nė Maqedoni. Ėshtė kėnduar gjatė luftės e, natyrisht, edhe pas luftės pastaj. Mbetet si kėnga mė e dashur e imja, pėr shkak se ishte bėrė biznes qė t’iu kėndohej komandantėve. Tmerr apo jo? Unė i kam kėnduar e para komandanteve legjendar Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Luan Haradinajt.



    Natyrisht, edhe kėto kėngė nuk transmetoheshin nė mediumet tona dhe njerėzit nuk kishin haber qė unė e para kisha kėnduar pėr kėta heronj. Mirėpo, njė moment tė caktuar kam menduar : « Po ata ushtarė qė janė nė vijėn e parė tė frontit? Kush iu kėndon atyre?”



    Kisha njė zhgėnjim tė vogėl nė vitin 1998 kur ika nė Shqipėri tė bėja njė klip pėr familjen Jashari. Nė mars u masakrua familja Jashari.Menjėherė nė prill unė ika tė bėja njė klip, edhe njė kėngė nė Shqiperi. Nuk e imagjinoni ēka pėrjetova nė Shqipėri duke u pėrpjekur tė bėj kėngėn dhe klipin. Nuk e dija pse nuk lejohesha ta bėj ! E kuptova mė vonė. Ajo ide m’u vodh. Edhe ėshtė kėndue nga tjetėrkush. Edhe ka mbetė njė nga kėngėt mė tė preferuara tė asaj kohe.



    Por ka njerėz qė e dinė kėtė gjė, ndėr ta dhe njė regjisor ne Shqiperi i cili nė fund mė tha: „Adelinė, ik nga kėtu, je e re nuk po e kupton nė ēfarė rreziqesh po futesh.“ Nuk do t`ia pėrmend emrin pėr momentin. Ka kohė. Dhe e di qė nuk do ta flasin kėtė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Por unė do t’ia lė kohės dhe nuk preokupohem shumė pėr kėtė, sepse dalin tė vertetat.



    Pas kėtij, do tė thoja, zhgėnjimi tė vogėl, e kam bėrė kėngėn « Lavdi ushtarit tim ».
    Mirėpo edhe gjatė interpretimit unė nuk kam mundė me e ndalė tė qajtunit, edhe gjatė realizimit tė klipit. Patriotizmi ėshtė i mbjellur tek unė, unė jam mbesė e Nasuf Balshajt nga Shkodra. Unė nuk kam si t’iu ik rrėnjėve tė mia.







    : Adelina, ju keni dy kėngė qė ia keni kushtuar Rugovės. A mund tė mė tregosh pėr rrugėtimin e kėtyre kėngeve. Ku lindėn si lindėn ?

    ADELINA ISMAJLI: Unė isha 14 vjeēare kur nė familjen time, me motrat dhe me nanėn, ne u takuam me Presidentin Rugova nė Shoqatėn e Shkrimtarėve nė Prishtinė. Nuk e harroj kurrė nė jetėn time. Ai kishte kėrkue me u takue me njė vajzė qė po kėndonte aq shumė kundėr njė regjimi tė tmerrshėm, tė cilėn edhe ai me elitėn e tij politike dhe intelektuale te Kosoves po e luftonin ne paqe, faktikisht. Ftesa na erdhi pėrmes shefit tė tij tė Protokollit tė atėhershėm. Dhe unė isha komplet e fashinuar me atė njeri. Sikur tė gjithė qė ishim tė fashinuar dhe qė ishim tė mobilizuar, sepse kishim Serbinė mbi kokė dhe rrezikoheshim tė mos flisnim mė shqip, rrezikoheshim tė mos ekzistonim mė. Ishte shpėtimi ynė i vetėm.



    Dhe unė u fashinova nga elokuenca e tij, nga afėrsia e tij me njė fėmijė 14 vjeēare, dhe nga tė gjitha ato qė m’i tha, dhe mėnyra e afert e bisedės. Ai ishte shumė elokuent dhe shumė i afėrt, gjė qė mė bėri pėrshtypje tė madhe.E imagjinoja ndryshe: tė pasur, mendjemadh, tė ftohtė dhe injorant.Vetem i tillė qė nuk ishte. Nuk gjasonte me asnjė politikan tjetėr.



    Dhe me kalimin e kohės unė po shihja produktet qė jepte politika pacifiste rugoviste. Pa marrė parasysh se ishim shumė tė reja me moshė. Po flas jo vetėm pėr vete, por edhe pėr motrat edhe pėr gjeneratėn time, shoqet e klasės, shokėt e klasės, rrethin tim. Mirėpo shihnim frutet e asaj qė po ndodhte.



    Nė Kosovė kishte filluar njė frymė e re, ku ne do tė gjenim shpėtimin edhe guximin qė tė kemi jetė nė Kosovė, d.m.th. pas helmimeve masive, dėbimeve nga shkollat, institucionet e ndėrtuara me djersėn e prindėrve tonė, pas gjithė atyre gjanave qė ndodhėn, qė, ndoshta, dikush i ka harruar, unė nuk harroj dot.



    Dhe vazhdoi miqėsia jonė, me insistimin tim tė njė shqiptareje kokėfortė qė kishte krijuar njė idhull tė bazuar nė gjėra reale.



    Nė moshėn 15 vjeēare unė e kam shkruar kėngėn “Ushtrinė time do ta bėj”. Nė moshėn 16 vjeēare, ajo ėshtė publikuar, e kam kėnduar dhe e them me plot gojėn, qė unė kam qenė, jam dhe do tė vdes njė rugoviste e pėrbetuar.



    Ia kushtova Rugovės edhe kėngėn ``MUNDUS EVERSUS``e cila ėshtė vepėr e Pjetėr Bogdanit, e shkruar qindra vjet mė parė. E kam modifikuar pak, se ka mjaft tekst latinisht dhe hoqa tė zitė e ullirit derisa e kam pėrkthye ha ha ha.



    Ia kushtova Presidentit tash nė albumin e fundit. Teksti ėshtė ēuditerisht shumė aktual edhepse i shkruar qindra vite me pare, i shoqėruar me njė rock tė pastėr, qė, mund ta them shumė sinqerisht se janė tė rralla kėngėt rock nė gjuhėn shqipe qė janė tė bukura. Unė kisha kitaristin mė tė mirė per mendimin tim, Valon Gashin, i cili qau kur e dėgjoi tekstin, edhe kėngėn, pėr shkak tė aktualitetit. – Mundus Eversus.


    : Unė e kėrkova kėtė kėngė nė You Tube dhe nuk e gjeta.

    ADELINA ISMAJLI: Vėshtirė se do ta gjeni kėtė kėngė. Ėshtė shumė e bukur. Zakonisht kėngėt e mia tė bukura censurohen. Ato nuk gjinden.



    Kam pasur pjesėmarrje nėpėr fushatat, ku unė kam pasur rastin ta shoh pėr sė afėrmi Presidentin Rugova. Ēdo ditė e mė tepėr mė fashinonte afėrsia e tij me ēdo gjė tė bukur. Ishte njeri me shpirt artisti. Mjaft politikanė tjerė mundohen ta kopjojnė, por kot.



    : Tek albumi Fenix cila kėngė tė pėlqen mė shumė ?

    ADELINA ISMAJLI: Te albumi Fenix mė pėlqen kėnga “Sepse je ti”. Mė pėlqen kjo kėngė, sepse, pėr herė tė parė nė jetėn time, unė kam guxuar t’i tregoj aftėsitė e mia dhe pėrvojėn time vokale. Pėr herė tė parė unė guxova tė bėj diēka ndryshe, ishte diēka qė e kam dashur tėrė jetėn, e kam pasė fshehė nė vetvete, sepse rrallėherė kompozitorėt mė lejojnė te kėndoj ashtu si dua.



    Pėr herė te parė doja tė kėndoja si ma ndjen zemra, dhe jo si duan kompozitorėt. Kėtė herė vendosa tė mos pyes askėnd dhe tė mos mendoj pėr asnjeri, tė lė vetėm ndjenjėn. Dhe ta kėndoj njė kėngė pėr qejfin tim. Dhe aty pėrdora tė gjitha eksperiencat e mia, tė shkollimit, - besa - tė praktikės nėpėr koncerte dhe tė vokalit tim. Prandaj mbetet mė e dashura. Mos tė flas pėr tekstin i cili ėshtė nje mrekulli.


    : E kalova tė gjithė albumin “Fenix”, por asnjė kėngė nuk e mban kėtė titull.

    ADELINA ISMAJLI: Ėshtė bėrė me qėllim. Unė i pėrcjell trendet botėrore,.Tek ne gjithmonė pritet qė tė ketė njė kėngė me titull tė njėjtė me atė tė albumit. Kohėt e fundit nė kėto trendet mė tė reja botėrore praktikohet qė albumi tė titullohet ndryshe, ndėrsa asnjė kėngė tė mos e mbajė kėtė titull.



    Elida BUĒPAPAJ : Po ju e pėrmendni “Feniksin” tek kėnga Diva pastaj.

    ADELINA ISMAJLI: Ėshtė njė kėngė qė ka pėr porosi faktin qė, ato qė publikut ia shpall Diva nė njė moment tė caktuar, ai (publiku) nuk e di qė kanė kaluar nėpėr shumė dhembje, nuk e di sa herė artistėt vdesin nė vete, dhe sa herė duhet tė ngrihen nga pluhuri i vet pėr tė dhuruar atė fat apo fatkeqėsi qė ua kanė mbjellė nė shpirt Perėnditė: Artin. Adelina nuk dorėzohet para dhembjes. Jam gjak ilir, nuk pranoj viktimizimin pėr qėllime tė ulėta. I thash vetes:``Vdis, por lind prapė! Mos pėrbuz dhuratėn e Zotit!``

    : Kėnga „Na jena na“ ėshtė e mrekullueshme.

    ADELINA ISMAJLI: Faleminderit nga zemra. Po !„Na jena na“. Po, dhe e kompozuar Flori, e bėri gegnisht. E bėri “Na jena na”. Jam kosovare unė dhe i dhashė urdhėr tė prerė, qė fjalėt tė jenė nė gegnisht.



    : Po kush janė kėta “na”.

    ADELINA ISMAJLI: Unė dhe publiku jena na, jemi ne.


    : Po publiku juaj ėshtė i madhe Adelina.

    ADELINA ISMAJLI: Publiku im ėshtė njė ushtri e tėrė. Nė asnjė koncert nuk kam pasur mė pak se njė mijė fansa, pėrveē nė rastet kur dėshton organizimi, marketingu,etj, gjėra tė cilat nuk kanė tė bėjnė me mua. Po guxoj tė them qė tashmė kam njė ``armatė`` fansash tė tė gjitha moshave, tė tė dy gjinive. Ushtrinė time unė e kam bėrė...


    : Jemi nė periudhė fushate. Nė Shqipėri pėr pak ditė mbahen zgjedhjet. A tė kujtohet periudha e zgjedhjeve kur ka qenė Rugova gjallė, sepse ti ishe fanse e Rugovės, por edhe Rugova ishte fansi yt dhe nuk i bėnte fushatat pa ty.

    ADELINA ISMAJLI : Ka qenė i vetmi person qė Presidenti e ka pėrqafue dhe gjithmonė ėshtė ngritur nė kėmbė kur ėshtė performuar kėnga ime. Kjo ishte bere nje ritual, por une gjithmone kisha te njejtat ethe te emocionit, normalisht, ishte nderi mė i madh qė ka mujtė me m’u ba gjatė interpretimit. Kėto momente kanė mbetė tė fiksuara edhe nėpėr shumė foto qė janė botuar nėpėr faqet e gazetave.



    Kur jemi te zgjedhjet nė Shqipėri, tashti dua tė zbuloj diēka qė nuk e kam zbulue, sepse ka mbetė e harrueme.



    Nė vitin 1997 kam qenė e vetmja kosovare qė ka marrė pjesė nė zgjedhjet pėr Doktorin, i them unė, pėr Sali Berishėn.

    Dua me e shfrytėzue rastin nė kėtė intervistė qė t’ia uroj, qė qeveria aktuale e Shqipėrisė ka arritur qė ta anėtarėsojė Shqipėrinė nė NATO dhe uroj qė kjo qeveri ta anėtarėsojė edhe nė BE.



    Po ashtu, dhashtė Zoti, tė vazhdojė kjo lidhje fizike qė ai po e bėn mes shqiptarėve tė Kosovės dhe Shqipėrisė, ashtu siē na ka bashkue me autostradėn Durrės-Prishtinė. Kėto janė urime nga zemra, sepse bashkimi fizik mes shqiptarėve ėshtė diēka qė e kemi ėndėrruar me shekuj. Prandaj kam arsye tė plotė kur i bėj kėto urime.






    : Ē’ishte Pavarėsia e Kosovės pėr ty, 17 shkurti 2008 ?

    ADELINA ISMAJLI : Realizimi i ēdo ideali qė jemi lindė e rritė, qė ėshtė bartė me gjenerata tek ne, posaēėrisht pėr mua si Adelinė ka qenė kulminacion, kulmi i kulmeve. Gjithė karrierėn time unė ia kam kushtue kėsaj dite: Ditės sė Pavarėsisė.



    Mbrėmjen e asaj dite qė u shpall pavarėsia kisha fatin qė tė kėndoj nė sheshin Skėnderbe nė Prishtinė dhe, pse ta fsheh, jam kėngėtarja qė u prit mė sė miri nga njė masė e madhe qė arrinte milionin.



    Imagjinoni qė unė kėndoja Ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės, diēka qė e kemi pritur me shekuj. Pavarėsia ishte realizimi i ēdo ideali. Unė isha e ekzaltuar atė ditė, sa qė mund tė them se ishte hera e parė qė e kisha humbur kontrollin nė skenė. Dhe e humba nga ajo dashni e madhe e popullit.



    Atė ditė kam thėnė sot po ta mbaroj karrierėn time ose tė gjitha qė kanė tė bėjnė me mua, unė prapė jam njeriu mė i lumtur nė botė, edhe si qytetare e Kosovės, por edhe si artiste qė e kam pėrjetuar atė ditė.


    : Adelina, keni njė publik tepėr tė gjerė, qė iu vlerėson kaq shumė. A reflektohet ky vlerėsim i publikut shqiptar pėr ty nė mediat e Kosovės nė pėrgjithėsi ?

    ADELINA ISMAJLI: Edhe kėtu mund tė guxoj tė them se ka diēka paradoksale. Nga njėra anė unė shoh nje dashuri te madhe te publikut ne vendet qe nuk kontrollohen ende nga grupacione ose individe te caktuar.



    Nė anėn tjetėr, botėrisht dihet qė unė nė media jam shumė, shumė, nė mos them e censuruar, e anashkaluar. Dua tė shprehem sa mė butėsisht qė kjo tė mos tingėllojė njė intervistė e vrazhdė. Ma merr mendja qė nė Kosovė duhet tė ndryshojė shumėēka.



    Qeveritė, pėrkundėr zbukurimeve qė i bėjnė pėrmes zėdhėnėsve tė tyre, ata patjetėr duhet ta ndryshojnė raportin ndaj fjalės sė lirė, ndaj mediumeve, tė cilat dihet se janė tė kontrolluara, siē ishte pėr shembull emisioni i Jeta Xharės, do ta pėrmend. E posaēėrisht duhet tė ndryshojė qasja ndaj artit e artistėve qė janė nė gjendje tė mjerė. Unė guxoj tė them, se i kam kolegė dhe e di. Janė nė gjendje tė mjerė, sepse patjetėr duhet t’i takojnė kėsaj apo asaj partie qė tė mund ta sigurojnė ekzistencėn e vet.



    E thashė edhe mė herėt. Meshkujt ose duhet tė jenė shėrbėtorė tė njė individi apo tė njė partie, femrat duhet ta kenė njė rol tjetėr, ekstrem denigrues. Kėngėtaret mė aktuale momentalisht, ose kanė familjarėt nė pushtet ose janė dashnore tė pushtetarėve.



    : Po ju keni patur njė pėrkrahje tė Presidentit tė Kosovės, qė vinte nga LDK. Kjo parti, qė pretendon tė jetė vazhduese e Rugovės, a nuk duhet t’i japė mbėshtetje njė artisteje tė madhe si ju, qė kishit edhe lidhje shpirtėrore me Rugovėn ?

    ADELINA ISMAJLI :
    Ouuu, Presidenti asnjėherė nuk ka ushtruar kontroll mbi mediat. Kjo gjė dihet botėrisht. Mediat kontrolloheshin edhe atėherė por fshehtas. Tash bėhet haptas. Mbėshtetjen e tij morale e ka pasur ēdo artist, pa marrė parasysh ēka propagandonte. Shikoni kėngėn ``Call for Peace `` tė realizuar mė 1998.



    Nuk ėshtė pėrkrahur vetėm Adelina Ismajli, por ėshtė pėrkrahur ēdo artist. Nuk ka ushtruar presion dhe dhunė nė mediat, edhe pse e ka pasur mundėsinė. Por kėtė ai nuk ia ka lejuar vetes kurrėn e kurrės. Rugova ka qenė pacifist shumė i moderuar dhe ka qenė kundėr kėtyre gjėrave. Edhe vet Presidenti shumė herė ėshtė deformuar nė masėn ekstreme, nė media tė caktuara. Asnjėherė nuk i ka luftuar.



    Unė dhe shumė artistė kemi pasė, mos them pėrkrahje, por faktikisht kemi pasė lirinė e shprehjes pa marrė parasysh a kemi kritikue a jo,vetėm tė kritikojmė ato qė kishin tė bėjnė me tė djathtėn. Unė e kam pasė kėngėn „Fuck the Government“ nė kohėn kur qeveria ishte e djathtė. Ju e dini si pėrkthehet kjo. Nga LDK-ja nuk kam pasur mbėshtetje asnjėherė dhe as qė e kam kėrkuar. LDK-ja ėshtė nocion i gjerė. Aty ka gjithēka. Po flas pėr Presidentin Rugova.



    Momentalisht, unė mendoj qė Rugova, s’po flas Rugovizmi, si ideologji pėr tė cilėn e thashė mendimin, nuk ka pėrkrahje as nga vetė LDK-ja. Ėshtė vetėm mendimi im, dhashtė Zoti tė jem gabim.



    Dua tė fokusohem nė aktualitet.



    Unė besoj se qeveritarėt kanė punė mė tė menēura sesa tė merren me Adelina Ismajlin, tė montojnė raste tė rrejshme nė gjyqe, tė mė ndalojnė vizat, tė mė lėshojnė nė qafė gazetarucė tė frikėsuar, tė mė terrorizohet familja saherė qė kanė nevoja administrative, tė mė rriten faturat telefonike, tė paguaj rrymėn sa pėr gjysmėn e Mitrovicės,etj. Nuk dua mė qė njerėzit e rėndomtė tė rrudhin krahėt kur ankohem, dhe tė mė thonė: ``O Adelina, kemi urdher nga lart``.



    Kanė raste shumė mė interesante sesa tė shantazhojne, cenzurojne, bllokojne artistėt. Gjithmonė po flas nė kuadėr tė lirisė sė shprehjes, censurimit tė fjalės sė lirė, e cila ėshtė e domosdoshme nė Shekullin XXI.



    Le t’i zbardhin rastet, po e perifrazoj Hashim Thaēin, „Dosjet qė i ka mbulue pluhuri“, pėr shembull. Qė nga vrasja e gazetarit Ali Uka nė Tiranė e vrasjet gjatė luftės e pas luftės. Po e marr vetėm njė shembull me ēka mund tė merren ata, e tė mos merren me Adelina Ismajlin. Nuk po bėj dallime LDK-PDK, nė asnjė mėnyrė,.


    Fundja opinioni e di qė shumė dosje i ka mbulue pluhuri. Unė e bėra njė gjeneralizim tė asaj ēka po ndodh jo vetėm me mua.



    Tash qė po e marr guximin me folė, ajo ėshtė diēka tjetėr. Gjithmonė e kam marrė guximin me folė atė ēka tė tjerėt e mendojnė, e flasin me shushurimė e asnjėherė nuk e thonė publikisht. Unė do ta them publikisht dhe e mbaj ēdo pėrgjegjėsi pėr kėto ēka po flas, sepse nuk kam ku tė shkoj mė tej.



    Ėshtė deformuar komplet imazhi i Adelina Ismajlit. Unė e di saktėsisht, kėta njerėz kanė qasje nė mediume, duke filluar nga shtypi, pastaj televizionet e ndryshme, edhe nė internetin madje ne mase ekstreme.



    Nėse pretendojnė tė jenė shtet demokratik, siē i thonė vetes, ata domosdoshmėrisht duhet tė demokratizohen edhe nė kėtė aspekt.



    Edhe po e them sinqerisht, kjo duhet tė shihet nė praktikė, jo tė mbeten fjalė boshe, tė cilat fliten njė herė, nė njė seancė tė mėrzitshme parlamentare, edhe nuk bėjnė asgjė. Jo, jo, duam ta shohim nė praktikė, ku ėshtė fjala e lirė e njė gazetari, ku ėshtė shprehja e lirė e njė artisti ose e njė kėngėtari, njė piktori.



    Unė e respektoj gjyqin deri nė pikėn e fundit. Mirėpo kėto gjėra qė po mė ndodhin mua, ndodhin si cirkuse pėr mediume. Pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit nga problemet e tmerrėshme qė ka Kosova. Pėrmende Adelinėn, do harrojnė tmerret.


    Unė dhe familja shqetėsohem dy-tri herė nė javė nga policė tė paidentifikuem, qė vinė nė banesėn time dhe nuk dijnė as vet pse janė aty.



    Nėse unė paraqes rrezik kaq tė madh pėr pushtetarėt, atėherė unė mund tė ndjej vetėm lajka pėr vetveten.



    Sepse, nėse ata njerėz krahasohen deri nė kėtė masė me mua, atėherė mua po mė detyrojnė tė bėhem nesėr, mbasnesėr njė konkurente e tyre. Sepse po ma lėnė bindjen se unė kam me fitue kundėr tyre. Edhe po, mund tė ndodhė edhe kjo. Po e them kėtė shumė sinqerisht.



    Unė ndihem e shantazhuar nga media qė janė tė shantazhuara.



    Kėtė tė gjithė e dinė. Tash dihet botėrisht, posaēėrisht pas atij emisioni qė ndodhi dihet botėrisht. Dua tė them se ka qenė njė nismė e cila iu ka hapur rrugė shumė njerėzve tė flasin.



    Edhe unė kam marrė guximin tė flas. Sepse unė kam telashe qė mė ndodhin tash e sa kohė. Ėshtė hera e parė qė po prononcohem pėr kėto gjėra. X raste mė ndodhin pandėrprerė. Shqetėsohem pa kurrfarė baze ligjore. Kam avokat ne Zvicer, i cili nuk ėshtė kontaktuar asnjėherė nga asnjė organ ligjor.


    Jam thirrė nga zotėri Dritan Musliu, zėdhėnėsi i EULEX-it. I kam thėnė ta kontaktojė avokatin tim.Sepse janė publikuar deklaratat e mia tė imagjinuara, qė s’kanė qenė deklaratat e mia. Janė publikuar biseda telefonike tė miat tė imagjinuara. Janė pėrgjuar telefonatat e mia, mes meje dhe nanės sime dhe motrės sime, ku ndoshta ka diēka intime, tė cilat janė deformuar nė masėn mė tė skajshme. Vetėm nė Kosovė ndodh qė Prokuroria tė bėjė krime, siē ėshtė bėrė me mua dhe familjen time. Prandaj tani kam pėrfaqėsues ligjor dhe, nėse vazhdohet me kėto krime ndaj meje dhe familjes sime, do tė bėj pėrpjekje mbinjerėzore qė rasti im tė arrijė nė Kėshillin e Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Strassburg.



    Unė kam duruar tash e 11 vite. Edhe kam heshtė. Nuk duroj mė.



    Po kaloj tash nė vetėn e parė, sepse i bėra disa gjeneralizime.



    Unė po e them: ata qė fshihen pas kėtyre akteve, e kanė mė mirė tė merren me dashnoret e veta, kryesisht kėngėtare, qė opinioni i sheh ēdo ditė, prej Sllovenisė e Portorozh deri nė Greqi, pėr shembull.



    Kėngėtare qė e kanė vallėzuar qyqekun dikur nė tavolinat e LDK-sė, tash nė tavolinat e PDK-sė.



    E kuptoj mbijetesėn edhe tendencėn pėr tė mbijetuar, por duhet tė zgjidhen mjetet, qė tė mbijetosh.Nuk ka nevoje te behen kurva aman!



    Mė mirė do tė flas pėr kėto gjėra, sesa ta ndjej veten tė rrezikuar. Jo, nuk ua jap dorėn dhe nuk iu them “mirėdita” kėtyre njerėzve, mos ta shohin nė ėndėrr se mund t’iu afrohet Adelina Ismajli ndonjėherė. Kėta njerėz qė personalisht i konsideroj tė frustruar. Seksualisht. Le ta harrojnė atė film. Kėtu po ua them sepse po flas pėr gjėra qė i di tash e sa kohė.



    Nuk po e shoh normale tė deformohet gjithēka qė unė e deklaroj. Ėshtė hera e parė qė e them kėtė. Sepse kam besim qė kėtu nuk do tė deformohet asgjė.



    Kėto gjėra pėrdoren pėr nevoja politike. Kėto ia kam dėshmuar vetes. 11 vite kam qenė nė dyshime me vetveten, pėr ēka po pėrdorem, pse mediumet shtrembėrojnė gjithēka qė ka lidhje me mua. Njė moment tė caktuar, disa momente tė caktuara unė e kam kuptuar se kėto po pėrdoren pėr nevoja politike. Si duket te porositura .


    Po e them, suksesi im nė Kosovė ėshtė minimal nė krahasim me mundin, shkollimin,jetegjatesine,sakrificat, pėrpjekjet, e mia, duke e krahasuar me suksesin qė kam jashtė Kosovės, duke filluar nga Shqipėria e duke kaluar nėpėr Malėsi, e Maqedoni, deri nė Zürich, Nju Jork e Kanada.



    Jam e vetmja kėngėtare qė ėshtė quajtur „simbol ballkanik“ nga njė gazetė zvicerane frankofone, qė pėrfshin edhe njė pjesė tė Francės.



    Mediumet tona nuk kanė guxuar - ose nuk e shohin tė arsyeshme, nuk e di si ėshtė e vėrteta, nuk e kam verifikuar ende, qė tė mburrem jo pse jam Adelina Ismajli, por vetėm pėr faktin se jam kosovare ose pse jam shqiptare me te arriturat e nje shqiptareje ne Europe. Mediumeve tona nuk u bėn aspak pėrshtypje qė njė kėngėtare shqiptare paska arritur tė etiketohet nga njė medium europian „simbol ballkanik“.



    Unė e shoh pėrkundėr pėrpjekjeve tė mia mbinjerėzore, gjithė sakrificėn time qė e kam bėrė nė Kosovė, edhe gjithė sukseseve qė i kam pasė nė Kosovė, nuk mė ėshtė shpėrblyer, as njė pėr qind, sa jam shpėrblyer pėr disa vajtje-ardhje nė Zvicėr, Francė, Nju Jork, Kanada, Amerikė, Gjermani,Suedi nė vende ku kam turnč, ku nė asnjė koncert nuk kanė qenė nėn 1 000 njerėz tė mbledhur. 1 000 njerėz t’i mbledhė sot nuk mundet asnjė lider. Si duket kėto po i xhelozojnė. Po le tė flasim. Fundja e fundit kėnga ime ėshtė mė e bukur se ēdo fjalim i tyre. Edhe jam unė mė e bukur ha ha ha.



    Edhe prapė po kthehem tek rezultati i kėtij disproporcioni, midis dashurisė tė madhe tė publikut dhe mediumeve. Kam 24 vite karierė, kam kėnduar nė Kosovė, qysh nga fėmijėria ime, kam qenė e orientuar sikur te gjithe,suksese si asnjeri. Se kėtė ma dėshmon dashnia e atyre njerėzve qė vinė nė koncerte e mė pėrkrahin, qofshin nana, qofshin fėmijė, qofshin baballarė, tė vjetėr, tė reja e tė rinj.



    Ka dashtė Zoti, kemi internet, kemi mjete tė tjera tė informimit ku tash shihet kush jam. Publiku im ėshtė nė konfuzion. Nė internet,aty ku nuk ka cenzura, shihet njė dashuri ekstreme ndaj Adelina Ismajlit, njė dashuri enorme e publikut. Nė anėn tjetėr nė mediume propagandohet diēka krejt tjetėr. Pra ka njė konfuzion.



    E shoh me njė sy tepėr kritik kėtė disproporcion: kur mediumet propagandojnė diēka tjetėr nga realiteti, ku shtrembėrohet e manipulohet, tash e njė dekadė, e vėrteta. Kjo ka mė shumė se njė dekadė qė bėhet. Pse? E di pse, dhe po e them me plot gojėn: I qėndroj prapa kėsaj deri nė vdekje.



    E tėra qė mund tė them pėr ta pėrmbyllur kėtė deklarim ose kėtė intervistė, qė nuk dyshoj qė do tė jetė njė nga intervistat e jetės sime, pavarėsisht se ēka e ku do tė mė ēojė jeta.



    Unė kam shpresuar se ēdo njeri qė ka sakrifikuar shumė pėr vendin e vet dhe pėr atė hyjnorin qė ne i themi komb, kam shpresuar qė nė Kosovėn e lirė do tė jetė gjithēka bukur, do tė kemi sė paku lirinė e fjalės, do tė kemi lirinė e tė shprehurit, do tė kemi sė paku artin, ku arti do tė lulėzojė, sepse arti ėshtė njė ndėr gjėrat qė historikisht kombi im i ka dhe i ka pasur gjithmonė.



    Sepse jemi njė komb i lashtė. Datojmė prej pellazgėve te ilirėt. Dhe arti ka qenė diēka qė ka mbijetuar duke ndikuar nė mbijetesėn e kombit. Mė ėshtė dashur qė tė lexoj me njė frymė ēdo vepėr tė Aristidh Kola-s qė tė bindem qė dikush tjeter po gabon.


    Kam shpresa dhe prapė vazhdoj tė shpresoj, edhe pse di tė jem e vrazhdė, edhe di t’i akuzoj njerėzit qė duhet akuzuar, edhe guxoj ta them atė qė tė tjerėt e mendojnė e nuk e thonė. Unė prapė se prapė shpresoj edhe lutem qė tė vijė njė ditė kur njerėzve qė quhen artistė tė mos ua cėnojnė lirinė, qė ne tė jemi njė popull i kultivuar, me art qė na takon nga Zoti dhe na e dėshmon historia qė e kemi.
    Ø

    Vetėm tė na lejohet tė jemi ata qė kemi qenė. Domethėnė tė japim kontributin tonė nė lėmin e kulturės, artit, kėngės, shkrimit, tė gjithave. Pa demokratizim, pa liri ne nuk mund tė jemi nė gjendje qė tė quhemi nesėr pasnesėr popull i kulturuar.



    Lutem dhe shpresoj qė kjo njė ditė tė ndodhė. Tė mos censurohen veprat, kushtimisht po them, tonat. Sepse ka edhe artistė qė nuk e kanė vendin e merituar pėr ato qė i pėrmenda deri tash. Dhe kėta propagandohen. Mirėpo ka edhe artistė qė kanė vlera tė panumėrta dhe ato vlera fshihen.



    Prapė se prapė shpresoj qė tė na jepet shansi qė njė ditė fėmijėt tanė, nipat tanė tė mburren pėrpara popujve tė tjerė me ato ēka ne duam tė bėjmė dhe ēka mundemi tė bėjmė. Vetėm tė na jepet liria. Po flas nga aspekti i artit. E di qė ka shumė aspekte tė tjera shumė mė tė rėndėsishme nė Kosovė, tė cilat janė tė censuruara, po unė guxoj tė flas nga prizma artistike. Fundja kam arritur bagazh dhe karrierė qė kam dhėnė dhe me takon tė shprehem. Nuk dua tė jem mė primitive pėr tė mė kuptuar primitivėt.





    : Ku do t’ju shohim. Nė ēfarė skene do tė jeni kėtyre ditėve, Adelina?

    ADELINA ISMAJLI: Aktivitetet e mia janė pėrqėndruar mė shumė nė Europė. I falem Zotit qė sukseset nuk po mė mungojnė. Turneu nė Amerikė ka mbaruar me nje sukses fantastik, mirėpo kam aktivitete tė tjera, ca kenge,nje album, klipe etj,natyrisht jashte Kosoves per momentin. Nėse mė prin fati dhe shėndeti, qė do tė jem mė shumė nė Europė, pėr shkaqe tė cilat tashmė i fola.



    Kam pasur fatin qė tė kem sukses e do tė vazdoj me kėtė intensitet, por pa e harruar Kosovėn dhe Shqipėrinė.



    Kosovėn pėr momentin do ta lė derisa ti hapen dyert artit.



    E pėrsėris edhe njė herė, kam qenė, jam dhe do tė mbetem njė Rugoviste e pėrbetuar, do tė vdes njė Rugoviste e pėrbetuar, e cila nuk i ikė asnjėherė pacifizmit dhe asaj qė nuk eshte diktature.

    : A do t’ju shohim njė ditė nė skenėn politike tė Kosovės, sepse ju e keni me vete publikun…

    ADELINA ISMAJLI: Nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė ditė te themeloj partine time.

    Guxoj tė thyej edhe njė tabu. Tė ketė Kosova edhe njė femėr, e cila do tė krijojė parti tė vetėn. Kam aq fansa sa pėr ta bėrė njė parti shumė mė tė madhe se LDK-ja, PDK-ja a ku ta di unė.

    Ky sinqeritet i imi tė mė shpėrblehet edhe nė fushėn politike. Edhe atėherė besoj qė do tė jem njė konkurente e fortė pėr kėta njerėz qė e quajnė veten pushtetarė, qeveritarė. E pėrse tė mos e them: njė diapazon te pergjithshem shumė mė tė madh se atė qė po e shoh nė seancat parlamentare.



    Do ta shfrytėzoj edhe dukjen time pėr tė fituar elektorat ha ha ha. Kjo e fundit ėshtė shaka, pėr ta bėrė kėtė bisedė relaksuese, sepse natyrisht nuk e shfrytėzoj dukjen time. Ka tė tjera qė po e bėjnė atė.







    : Dukja juaj ėshtė njė dukje qė nuk fshihet dot. Dhe dukjen e keni, ashtu si talentin, prej Zotit.

    ADELINA ISMAILI: Jam pasardhėse e Afroditės sė pellazgėve. Mburrem me hiret e mia.Ashtu siē duhet te mburret ēdo shqiptare.


    : Nė pėrrmbyllje tė kėsaj interviste, mė lejo Adelina tė tė falenderoj si gazetare, sepse ndihem tepėr e nderuar qė ma ke dhėnė kėtė intervistė, por edhe si njėra prej fansave tė tua midis milionave fansave qė ti ke nė botėn shqiptare.

    ADELINA ISMAILI: Ndėrsa mua mė lejoni qė ta bėj publike ndjenjėn e krenarisė qė kam tė intervistohem nga dikush qe ēdo ditė ia lexoj kolumnat dhe kur ju takova isha nė konfuzion: A tė komplimentoj sė pari dukjen apo menēurinė, apo guximin tuaj. Ndjehem me fat qė ju njoha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Misisonia : 26-06-2009 mė 13:11

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    15
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Pėr fatin tonė tė mirė ēdo 100 vjetė sepse po tė kishte mė shpeshė do tė bėheshim si Perendimi i Egėr me kolta e me duele te Ok korali!
    Ajo ėshtė sinonimi i kėngėtarės sė keqe!
    Dhe tjetra,
    Ajo asnjė tė vetmin koncert se ka mbajtur nė Europė ndėrsa ne ato Diskotekat e Diasporės mendoj qė s'met njeri pa bė njė mbrėmje muzikore!
    Ajo asnjė tė vetmin Koncert se ka askund nė diasporė!
    Mos harxhoni orė vla kot gjėra me gjėrat e pavlefshme! kam thėnė dhe e them:
    " Vajza ėshtė viktim e njė edukimi jo tė mirė kur prinderit mundohen fėmijėt t'i shfrytezojn pėr qėllime tė tyre personale".
    ky ėshtė rasti me kėtė vajzė tė cilės ia vranė qysh herėt fėmijėrinė!
    ------------------------------

    Prenge, e nenshkruaj cdo vleresim tendin! Cdo titull qe i jepet kesaj vajze eshte falso-as nuk ka kenge te mbahet ne mend, as vlera, as ze, as butesi ne sjelljen e saj. Adelina rrezaton arrogance! Ta quash Dive ate do te thote te fyesh vlerat muzikore dhe njerezit qe i kane dhene shume muzikes si N.Pagarusha, V.Zela etj.
    Cika eshte nje deshtim i plote por ka pasur fansat e saj, qe mjerisht, kane shije te dyshimte per muziken.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Planeta Lexo Postimin
    ------------------------------

    Prenge, e nenshkruaj cdo vleresim tendin! Cdo titull qe i jepet kesaj vajze eshte falso-as nuk ka kenge te mbahet ne mend, as vlera, as ze, as butesi ne sjelljen e saj. Adelina rrezaton arrogance! Ta quash Dive ate do te thote te fyesh vlerat muzikore dhe njerezit qe i kane dhene shume muzikes si N.Pagarusha, V.Zela etj.
    Cika eshte nje deshtim i plote por ka pasur fansat e saj, qe mjerisht, kane shije te dyshimte per muziken.

    Si mund te jene vleresimet e mijera njerezve falso? Nuk mbahet ne mend kenga ``Sajzeza``,``Lavdi ushtari im``,``Skenderbeu`` ?!
    Sa per zerin,degjo kengen ``Sepse je ti``,e pastaj le te vleresojne tjeret...
    N.Pagarusha e ka vleresuar si ``Kengetarja me origjinale e gjenerates se re``
    Vace Zela e ka vleresuar ``E bukur dhe kendon shume bukur``...
    Nuk vlejne per ty vleresimet nga keto dy Diva?!
    Deshem e s`deshem,Adelina Ismaili eshte Diva e gjenerates se re.Me fakte.
    Cika eshte simbol i kohes dhe vendit tone,me ata fansa qe ti i quan te dyshimte,si guxon te fyesh mendjen e mijera njerezve,nuk e kuptoj!Planete e Prengut me 9 postime...
    Amon se na shpifet ju politikanet...Ne cdo aspekt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Misisonia : 02-07-2009 mė 20:19

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  2. Shqiptarėt nė Boston
    Nga diikush nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  4. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  5. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •