Close
Faqja 27 prej 47 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 469
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2009
    Postime
    80

    Adelina Ismaili

    Adelina Ismaili Supermodel-Marc Jackobs clothe-Anabel shkurt 2010

    ``Vėllau``
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Sa e tmerruar paska dal ka filuar te imitoj kohet e fundit si prodho me truri.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2009
    Postime
    80

    Adelina Ismaili

    ADELINA ISMAILI SUPERMODEL TIRANA "E PARA ESHTE ADELINA" Anabel shkurt 2010

    ``Vėllau``
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2009
    Postime
    80

    Adelina Ismaili

    Adelina Ismaili Supermodel In Tirana February 2010
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Leket qe ka mare gjyqeve kjo i ka ber operacione plastike dhe paguan gazetat per publicitet varja u plak!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2009
    Postime
    80
    Elona: Shko pak te mjeku i ``gjelozise`` se paske nevoje per me pranu realitetin!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga adelinafansi : 13-02-2010 mė 21:58 Arsyeja: gabim

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar mė parė nga adelinafansi Lexo Postimin
    Elona: Shko pak te mjeku i ``gjelozise`` se paske nevoje per me pranu realitetin!!!


    Xheloze jo aspak.Adelina ka qene dikur jo tani .bindu u plak.Elona ka par aktore dhe kengtaret amerikan.E kupton vet ti si duket adelina jote para tyre.cuditem me ty pse je kaq e apasionuar pas saj!Mos ke vetem vidiot e kesaj dhe shef vetem kte????
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    E PARA ĖSHTĖ ADELINA
    "Ishte hera e parė nė jetėn time qė e kam ndjerė veten aq mirė " thotė ajo duke iu referuar seancės sė fotografisė , teksa thith njė cigare slim, nė hollin e njė hoteli-butik tė Tiranės. E veshur me njė fustan-golf tė trikotuar ngjyrė vishnje, ēizme tė zeza sipėr gjurit, flokėt gėshtenjė tė mbledhura topuz dhe buzėt mishtore tė lyera me buzėkuq vishnje Chanel, ajo tė ngjan me njė femme fatale, me sensualitetin dhe klasin e Xhildės sė Rita Hayworth dhe sigurinė gati dominuese tė Sharon Stone tek Basic Instict. E gjatė (mbi 170 cm), njė trup elegant dhe njė qėndrim prej balerine, ajo mund tė joshė ēdo njeri qė i kalon pranė . Madje edhe njė vajzė tė lodhur e fytyrė-ngrysur, nė fundin e turnit tė saj tė natės nė njė fast-food tė Tiranės, e cila sa e pa, buzėqeshi e nisi tė pėrkėdhelej a thua se ishte pėrpara njė mashkulli. E ka kėtė cilėsi, edhe pse qesh kur ia them. Jo se nuk e di. Nė fakt, Adelina e ka ditur gjithmonė qė njė nga armėt e saj mė tė forta ishte pamja, por sepse shpesh bukuria e saj i ė shtė kthyer kundėr. Kryesisht nga mediat dhe kolegė . Ndaj kur vendosėm qė tė bėnim njė seancė ku ajo do tė dilte si askush tjetėr mė parė , nudo, e lyer me ēokollatė , u hodh pėrpjetė nga gėzimi: "Kjo ėshtė ėndrra ime" Dhe mė pas, kur Geli e la tė lirė tė sillej si tė donte pėrpara aparatit, ajo tha: " Nuk e kam ndjerė veten kurrė kaq tė lirė , dhe nuk jam pranuar kurrė ashtu siē jam pranuar kėtu". Ato orė tė "photo-shoot" tė kaluara nė pub-in mė trendy tė Tiranės, "Mju Mju" Adelina i ka kėrkuar gjithė jetėn e saj. Tė thyente tabu siē e theu me foton e kopertinės ėshtė diēka e zakonshme pėr artisten, por tė pranohej e tė respektohej pėr kėtė formė tė shprehuri, kjo nuk i ka ndodhur shpesh. "Ajo qė ndodhi nė atė photo-shoot ishte art, ishte thyerja e njė tabuje dhe ky ėshtė misioni im. Le tė mė gjykojnė ata qė kanė vizituar Luvrin dhe jo ata qė vitet e fundit kanė njohur pultin e televizorit." Ajo nuk e di ende se ē'do tė thuhet kur tė dalė revista nė treg, por i paraprin, sepse pak a shumė nė kokėn e saj i ka pėrfytyruar vetullat e mbledhura dhe "pupu-tė " e atyre tė cilėt e kanė ndjekur historikisht me laps nė dorė , pėr tė pritur "fatalitetin e rradhės" sė artistes. “Gjithmonė pėr gjėrat qė kam bėrė , jam vlerėsuar njė vit me vonesė . Nė 2008-ėn nė modė ishte bourlesque dhe Dita von Teese. Mė frymėzoi shumė stili i saj, dhe nė njė koncert televiziv nė Kosovė , vesha njė korse tė blerė shumė shtrenjtė nė njė butik tė Parisit. Menjėherė mediat mė kritikuan, mė quajtėn anoreksike, duke harruar qė korseja lidhet ngushtė pas belit, mė quajtėn Morticia Adams, mė sugjeruan tė bėja solar. Ndėrsa nė 2009-ėn, pasi ky stil ishte pėrhapur mjaftueshėm, mė thanė " Sa mirė ishte vjet!" Ndaj nuk ėshtė ēudi qė kėtė foto qė bėmė sot, ta vlerėsojnė nė 2011. " thotė ajo dhe qesh. Por a do tė ishte Adelina kjo qė ėshtė sot, nėse jeta e saj do t'i pėrngjante atyre orėve tė lira dhe pa paragjykime tė photo-shoot-it? Nuk do tė kishte barriera pėr tė kapė rcyer, tabu pėr tė thyer, ajo do tė pranohej dhe po ashtu shumė tė tjerė mė pak tė guximshėm nė situata tė tjera. Ndaj edhe pse e shijoi atė moment nė “Mju Mju”, nė fakt, Adelina i pėrkiste asaj bote jashtė aparatit dhe dritave. Atij vendi tė quajtur Kosovė qė si Adelina kėrkoi me vite mė rradhė tė ēlirohej. Dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi, me ashpėrsinė ballkanase, paragjykimet prej ish-tė izoluari dhe me njė dėshirė tė pashpjeguar pėr tė kritikuar “deri nė kockė ” pėrpara se tė pranojnė diccka. "Jam paragjykuar gjithmonė deri nė masėn ekstreme, fatkeqėsisht edhe nga njerėz qė dominojnė mediume shqiptare" Dhe ėshtė e kuptueshme. Bukuroshja nga Prishtina, ėshtė vetėm 30 vjeē (mos u habisni edhe ju si unė ) por ka 25 vjet nė skenė . Ajo pothuajse ka lindur pėrballė kamerave dhe e ka parė suksesin qė kur kė ndonte "Pink Panther" dhe turma fėmijėsh tė kryeqytetit kosovar thėrrisnin rrugėve emrin e saj. Nuk kishte zėrin e Nexhmije Pagarushės dhe atė herė e vogėl, ende nuk kuptonte nga joshja dhe seksualiteti. Por kishte talentin e lindur pėr performancė. Nė mėnyrė intuitive e dinte se ēfarė donin tė tjerėt, e njihte shumė mirė popullin e saj. "Kosova ka dy simbole, ēiftelinė dhe Adelinėn" do tė shprehej njė personalitet nė Kosovė pėr artisten. Adelina ėshtė e vetmja shqiptare qė ka karakteristikat e njė artisteje ndėrkombėtare, nga ato tė pariciklueshmet, nga ato artiste qė dashurie kanė ndikim nė jetėt tona, nė lėvizje sociale e politike dhe nuk kalojnė lehtė vetėm me njė hit. Ndoshta e ndihmoi dhe vendi qė e rriti, sepse aty pėrjetoi disa periudha; U rrit nė kohėn e Jugosllavisė sw Titos , pa nga afėr protestat e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės nė 91'shin, pėrjetoi zgjedhėn e Milosheviēit, pa me sy luftėn e 99-ės dhe mė pas shijoi pavarėsinė e 2008-ė s. Dhe tė mendosh qė nė tė gjithė kėto periudha, ajo ishte e famshme, madje dikur, kur fitonte vendet e para nė festivalet e ish-Jugosllavisė , kishte edhe fansa nga Serbia. "Jeta ime ka qenė njė reality-tv. Kur mė pyesin se ēdo tė thotė tė jesh e famshme, unė nuk di tė pėrgjigjem sepse famėn e kam pėrjetuar qė nė moshėn 8-veēare. Njė ditė, mė kujtohet gjatė njė promovimi tė njė video-projekti ku kishte shumė gjeneralė e ministra, si edhe oponentė politikė , dikush prej tyre u ngrit edhe tha-Po tė kishim gjoksin e Adelinės nė flamurin kombėtar, do tė kishim hyrė nė Europė- Qė e vogėl kam mėsuar se nuk bėhej mė fjalė pėr "unė " si individ, por per “Adelina Ismailin” si njė brand. Mė ndodhte shpesh qė tė pėrzieja jetėn personale me jetėn qė jetoja pėrpara kamerave." Tė mos ishte pėr nėnėn qė i rrinte pranė nė fėmijėrinė e saj, ndoshta kėngėtarja nuk do tė kishte kėtė influencė qė ka sot. Jo sepse do t'i humbte talenti dhe guximi, por sepse nuk do tė dėgjonte zėrin e autoritetit qė ta kujtonte tė mbėshteste fort kėmbėt nė tokė . "Kur isha e vogėl, nga gjithė ajo famė u llastova por kujtoj se njė ditė nėna mė rrėmbeu dorėn dhe mė tha: Kurrė nuk duhet tė ndodhė kjo. Edhe sikur tė kapwsh yjet me dorė , ballafaqohu me realitetin. Ti do tė jesh prapė njė shqiptare" Por pėrsėri as si artiste shqiptare nuk mbeti e zakonshme. Nė Shqipėri ajo do tė mbahet mend si 13-vjeēarja qė vraponte nėpėr sallėn e Pallatit tė Kongreseve duke kėnduar "Mos ma gjuaj diellin me gurė ". Deri atėherė , ajo ishte kėngėtarja mė e vogėl qė kishte interpretuar solo nė kete Festival Kombėtar. Disa vite mė vonė, popullariteti i saj nė Shqipėri u katapultua kur performoi "Zemrėn nuk ta fal". Nėse tani artistėt tanė marrin shėnime nga performancat e Madonės dhe Beyonce-s, atėherė shikonin me kujdes performancat e Adelinės. Tepėr avant-garde tė paktėn pėr skenat e Shqipėrisė , ajo ishte e para qė interpretoi e shoqėruar nga balerinė , doli e veshur me njė bluzė ku shkruhej "HASH" (Marijuanė ) dhe mė pas u zhvesh vetėm me tė brendshme dhe njė tyl tė kuq, duke shkaktuar "wow -in e parė " tė publikut shqiptar. E mė pas…e keni vetė parasysh se si nisėn njė nga njė tė hidhen pelerinat nė tokė e tė zhvishen xhaketat, tė lulėzonin grupet e baletit tė festivaleve. "I kam bėrė gjėrat sepse i kam ndjerė dhe jo sepse i shihja si marketing pėr veten. Doja tė flisja pėr ato qė tė tjerėt nuk do tė guxonin. Pershembull, kur isha adoloshente kam bėrė nw kėngė pėr homoseksualėt, kushtuar njė shokut tim qė ėshtė gay. Ajo kėngė edhe sot e kėsaj dite nuk transmetohet. " Kur nėn regjimin e MIllosheviēit, nė Kosovė po formohej ushtria, tė gjithė e dinin por askush nuk e pėrmendte hapur. Derisa Adelina doli nė ekran e veshur me tė zeza dhe e deklaroi nė kėngėn qė mė vonė do tė bėhej hymn "Ushtrine time do ta bėj…me Rugovėn". "Nuk e kam kuptuar kurrė tendencėn e kėngėtarėve tanė qė tė flasin mė shumė pėr veshjen dhe make-up-in sesa pėr mesazhet qė mbartin kėngėt e tyre. Unė merrem dy vjet me njė album, derisa sigurohem qė ato kėngė kanė njė mesazh, thonė diēka. Nuk e di se kur do ta kuptojmė qė edhe Madonna, Rihanna apo Beyonce nuk janė rastėsisht aty nė majė , por ēdo grim, ēdo veshje, ēdo koreografi e mbart nje mesazh." Dhe nėse mesazhi nuk ishte shumė komerēial pėr shtėpitė diskografike, ajo preferonte mė mirė t’i financonte vetė videoklipet e saj. Por edhe kėshtu, duke ruajtur pavarėsinė , ajo rriste famėn, aq sa nė vitin 2005 u bė kėngėtarja me numrin mė tė madh tė shitjeve tė albumit “From the Beginning” duke pėrfituar 100,000 dollarė . Njw rekord shumw ende e paarritshme nga ndonjė artist tjetėr shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Misisonia : 14-02-2010 mė 08:53

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    162
    "Kam nostalgji pėr ato kohėra, kur nuk komentoheshin pantallonat deri nė detajin e fundit.” Pėr t’u bindur mė shumė se Adelina nuk ishte pre e marketingut, duhet tė kthehemi mbrapa nė historinė e saj familjare. Nėna e Adelinės, Mona, nė vitet 70-tė lyente flokėt me dy ngjyra, madje sicc tregon Adelina, as gjyshen nuk e ka parė ndonjė herė tė veshė njė fund poshtė gjurit. Kohėt e fundit, kėngėtarja duke qeshur shton se familja "eshte moderuar, kanė bėrė tė gjithė tatuazhe” dhe ndėrsa zhvillonim kėtė intervistė , Zanfina, motra e vogėl e telefonon dhe i thotė se kishte rruajtur gjysmėn e kokės. "Eksperimentoja pa fund, ēfarė mė shihte syri doja ta provoja tė paktėn 2 muaj": Pantallona lėkure dhe kambale, rrobabanjo ēiklamin dhe gėrsheta tė stilit “Reggae”. Kur ishte e vogėl, pwrpiqej tė dilte sa mė mirė nė shkollė ( vetėm qė prindėrit ta linin tė luante futboll dhe basketboll, mė pas nė shkollė tė mesme (Adelina studionte piano nw shkollėn e muzikės) provoi fazėn e "punk", qethi flokėt, dhe pėr 2 vite nuk donte t'i rriste ato. Vinte paramanda nė vesh, madje kishte ditė qė shkonte nė shkollė me flokė nė ngjyra nga mė tė ccuditshmet, ose me fytyrė tė lyer nė ngjyrė bronxi. Mė pas kaloi nė fazėn e rrepit dhe Run DMC, derisa njohu Nirvanat dhe "Smell like teen spirit" u bė himni i adoloshencės sė sė saj. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, Adelina kishte pėrparėsi mbi shoqet se udhėtonte shpesh dhe ishte e para tė sillte veshjet mė trendy tė perėndimit. "Kam qenė pro liberalizimit, demokratizimit, nė kohėn kur njerėzit ankoheshin se nuk ndiheshin tė lirė . Veshjet e mia ishin njė mėnyre propogande pėr lirinė dhe jo vulgaritetin. Mundohesha tė mė shihnin mė shumė pėr mesazhin qė pė rcillja." E pamundur tė evitohej njė trup i bukur dhe i gjatė , sytė shprehės dhe buzėt e trasha sensuale, pėr format e tė cilave femrat sot harxhojnė miliona nė doktorė estetikė . Adelina nuk mund t’i shpėtonte emėrtimit “Sex Simbol”. "Nė shkollė tė mesme detyrohesha tė mbuloja buzėt me duar dhe vishja t-shirte dy numra mė tė mėdhenj qė tė mos bija nė sy." Pėrpjekje e shkuar dėm, se jo vetėm qė ra nė sy, por Adelina u pėrzgjodh Miss Kosovarja nė 1997-ė n-dhe pėrfaqėsoi Shqipėrinė e para nė Miss Globe International nė 1997. Edhe mund tė futej nė 10-tėshe, nėse nuk do tundohej sėrish tė shprehte atė qė kishte nė mendje, nėse pėrpara qindra mijėra teleshikuesve nga e gjithė bota, nuk do tė deklaronte : "Pėrfaqėsoj Shqipėrinė dhe shtetin e Kosovės". (Kosova atėherė konsiderohej njė provincė e Serbisė ). Njė vit mė pas do tė nisnin bombardimet e NATO-s dhe vendi do tė fitonte pavarėsinė 9 vite mė vonė. Por ajo duhet ta bėnte atė deklaratė sepse kėshtu ishte gatuar, ashtu sicc shpesh do tė lėshonte me kėngė ose nė intervista, deklarata politike pro ideve tė Ibrahim Rugovės, pėr tė cilin flet me tė njėjtin pasion edhe sot e kėsaj dite. Rugova nuk shkonte nė asnjė tubim pa Adelinėn, madje e quante si shembullin mė tė mirė tė demokratizimit tė rinisė kosovare. Popullaritetin e kishin njėsoj. Tė dy me mėnyrat e tyre promovonin lirinė "Njė herė jam ndjerė keq sepse presidenti qė ėshtė idhulli im, po mbante fjalim, dhe unė kisha ftohtė ndaj duke kėrkuar mamin t'i merrja xhaketėn, ngjitem padashje nė skenė dhe turma brohoret. Rugova ndėrpret fjalimin."Por Rugova e mirėkuptoi, ashtu siē e toleronte shpesh kur kėngėtarja nė tubime serioze ku ekzisonte kodi i pashkruar i kostumit, vishte njė korse brenda xhaketės. "Ndoshta sepse ishim tė dy Shigjetarė nė horoskop, ndaj merreshim vesh aq mirė ” kėrkon ta thjeshtėzojė marrėdhėnien e saj me Rugovėn, qė nė fakt mund tė konsiderohet fare mirė si marrėdhėnia mes Bacės dhe Bijės sė Kosovės. Aq shumė identifikohej Adelina me Rugovėn, sa shpesh ndiente edhe sulmet e oponentėve politikė mbi krye. "Nuk sulmonin dot Rugovėn, dhe ia nxirrnin tė gjitha Adelinės." Dhe prapė falenderon shenjėn e saj tė Shigjetarit qė sipas astrologjisė ėshtė “shenjė me fat se me tėrė ato peripecira qė kam kaluar, jam e lumtur qė jam kėtu dhe kėshtu si jam" tregon ajo. Artistja mund tė jetė nga tė paktėt 30-vjeēarė te famshem nė Shqipėri e Kosovė qė biografinė e saj deri nė kėtė pikė tė jetės do ta kishte njė best-seller me trashėsinė e Ana Kareninės. Ka edhe shumė histori pėr tė cilat ajo hesht, ashtu sicc nuk do tė flasė mė pėr historinė e trishtė tė humbjes sė ish-tė dashurit tė saj, Triumf Rizės, e lodhur dhe e ofenduar nga mėnyra se si mediat e interpretuan. A ka mundur Adelina tė jetė e fortė ēdo ditė pėrballė famės? "Ka kohė kur mė lodhte e gjithė kjo vėmendje, doja tė zhdukesha. Dikur kur nuk e pėrballoja mė epitetin “Sex simbol”, bėja videoklipe ku e fshihja fare fytyrėn time, ndėrsa mė vonė vendosa tė merrja pushim nga skena. Siē ndodhi nė vitin 2006-2007. Isha e lodhur shpirtėrisht dhe fizikisht, sėmuresha shpesh nga ftohje nė mushkėri, ndėrsa mendėrisht ikja nga realiteti. Gjatė atij pushimi mėsova tė vlerėsoja gjėrat e vogla tė cilat padashje i kisha lėnė pas dore."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Misisonia : 14-02-2010 mė 08:47

  10. #270
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anėtarėsuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nėn hijen e qerpikut tėnd...!!!
    Postime
    1,956
    Per Adelinen nuk ia vlen as me lexu diqka.
    Mendo dhe Pasurohu

Faqja 27 prej 47 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  2. Shqiptarėt nė Boston
    Nga diikush nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 08-05-2008, 00:35
  3. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  4. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  5. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •