Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 155
  1. #1

    Pse duhet hequr Rama?

    Biseda televizive e kryetarit zyrtar tė PS nė “Top Channel” na dha dhe njėherė njė pasqyrė bindėse se z.Rama nuk ėshtė aspak nė gjendje tė qeverisė vendin. Nė njė show televiziv tė telekomanduar dhe pa asnjė risi, me fjalime patetike pa asnjė program dhe pa asnjė zgjidhje pėr vendin dhe krizėn qė po kalon sot Shqipėria, z.Rama u rrek tė shpjegonte 1000 faqėshin e tij programatik. Sikur tė kishte bėrė dhe njė faqe mė shumė ky program do tė quhej “Programi i 1001 netėve”. Nė show-n e tij, Rama na u duk nė formėn e njė Shehrazadeje qė mundohej tė vinte nė gjumė shikuesit, me pėrralla, ku fantazia shkonte nga qeveria “gju mė gju me popullin”, qė merr vendime sė bashku, fshatēe, deri tek parulla: “Ēdo populli, bėn partia”. Sa i ka pyetur qytetarėt dhe socialistėt pėr drejtimin e bashkisė sė Tiranės e kemi tė gjithė tė qartė. Gjatė tė gjithė emisionit kandidati pėr kryeministėr i PS, mė shumė po i mbushte mendjen vetes qė mund tė jetė kryeministėr, se shqiptarėve. I paqartė, konfuz dhe nė njė butafori gazetareske ai as nė kėtė emision nuk pati guximin tė pėrballej me analistėt e vėrtetė. Nė vend tė gazetarėve, ai solli nė studio njerėz “no face, no name, no number”, por pėrsėri nuk arriti tė japė sadopak njė pasqyrė tė programit tė tij qeverisės. Njė emision i regjistruar mė parė dhe i shitur pėr shikuesit si direkt, i pazakontė pėr debatet politike, tregoi qartė qė Rama kėrkon t’u shesė shqiptarėve vetėm fasadėn me ngjyra, duke shmangur brendinė boshe tė tij dhe programin inekzistent. Kjo ndoshta do tė ishte njė taktikė e ndjekur pėr njė fushatė sa mė tė kontrolluar mediatike, sikur ai tė mos refuzonte pėrballjen e para dy ditėve tė planifikuar nė TV KLAN. Rama nuk pati guximin pėr t’u pėrballur nė studion e Fevziut, nė emisionin e reklamuar ditė mė parė, ku ai do tė dilte me stafin e tij. Frika e tij pėr t’u pėrballur me gazetarėt pėrforcoi edhe njėherė pėrpara votuesit shqiptarė pamundėsinė e tij pėr tė qenė njė kandidat i gatshėm pėr kryeministėr. Kjo tregoi edhe njėherė vėrtetėsinė e librit butaforik qė Meidani i dha kryetarit zyrtar tė PS, nė konventėn socialiste, qė nuk ishte gjė tjetėr, vetėm shfaqja e radhės e “one man show” tė PS sė sotme.
    “Turiamoci il naso e votiamo DC”
    Nė vitin 1976, Indro Monatanelli i famshėm i gazetarisė italiane, tha: “Tė zėmė hundėt dhe tė votojmė demokristianėt”, nė njė editorial tek gazeta “Corriere Della Sera”. Montanelli i bėnte thirrje elektoratit italian qė tė votonte pėr tė keqen mė tė vogėl pėrballė komunistėve italianė tė financuar dhe mbėshtetur nga Bashkimi Sovjetik i asaj kohe. Kėtė gjė po rreket edhe Rama tė arrijė me boshtėsinė programore tė tij, me pamundėsinė e tij pėr tė qeverisur vendin, me lista kandidatėsh, qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, nuk kanė asnjė lidhje me tė majtėn reale shqiptare, ai po mundohet tė sjellė tė keqen mė tė vogėl para shqiptarėve pėr ta votuar.
    Nė listat e PS vihen re njė numėr ndėrtuesish qė janė nė pozicione tė sigurta duke larguar nga pėrfaqėsimi shumė socialistė qė kanė kontribuar nė vite. Nėse pėr deputetėt socialistė qė votuan pėr presidentin Topi, u pėrjashtuan nga grupi parlamentar i PS, po njė tjetėr deputet qė votoi pėr katėr vjet me radhė nė Parlament pėr qeverinė Berisha i ėshtė dhėnė njė vend i sigurt nė listėn e qarkut tė Shkodrės. Ky standard i dyfishtė i pėrdorur, tregon edhe njėherė qartė, qė PS sot nuk pėrfaqėson aspak tė majtėn, por grupin miqėsor dhe me interesa tė lidhura ngushtė me z. Rama. PSSH tani ėshtė kthyer nė Partia e Sipėrmarrėsve tė Shoqėrisė sė kryetarit aktual. Pėr kėtė fakt shqiptarėt nuk duhet tė zėnė hundėn e tė votojnė PS, se do u duhet tė mbajnė erė pėr katėr vitet e ardhshme kėsaj klase politike qė nėpėrmjet listave tė mbyllura qė po serviren nga kryetari zyrtar i PS.
    Pjesa tjetėr qė nuk ka lidhje me tė majtėn ėshtė detashmenti i z. Rama qė po zė edhe kohėn televizive tė PS. Ky investim ėshtė edhe njė arsye mė shumė pėr tė mos votuar ekipin me duvak tė PS. Duke e ditur shumė mirė qė nuk arrin tė bėjė shumicėn ai nuk dha dorėheqje nga posti i Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. E keqja nuk qėndron nė e ēon ushtrinė e tij elektorale nė betejė pa komandant, por tek kėta njerėz qė as u dhimbset e majta dhe as kanė lidhje me tė. Kėta “tė rinj” do tė pėrdoren pėr presion ndaj qeverisė sė dalė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe kryeministrit tė ardhshėm tė koalicionit tė majtė. Duke qenė nė pozita komode tė kolltukut tė kryebashkiakut ai do tė drejtojė kėtė grup pėr tė bllokuar qeverinė e re. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe me qeverinė e fundit socialiste, por atėherė nga jashtė. Njerėzit qė pėrdori nė maskėn e organizatės “Mjaft” kundėr qeverisė socialiste tani si shpėrblim ju ka dhėnė vende nė listėn e kandidatėve pėr deputetė pa asnjė mund dhe pa asnjė kontribut. Kėta njerėz pa identitet ose ndryshe “no face, no name, no number” - “pa fytyrė, pa emėr, pa numėr”, do tė jenė levat pėr tė rrėzuar qeverinė e majtė tė dalė nga 28 qershori, kur Ramės t’i skadojė afati i qėndrimit nė bashki. Pėr kėtė arsye shqiptarėt nuk mund tė zėnė hundėt e tė votojnė nuset e reja me duvak tė Ramės. Kryetari zyrtar i PS arriti deri aty sa nė Fier tha: Votoni programin, jo njerėzit. Sa turp pėr ata qė janė lista. Nuk e kam fjalėn pėr “nuset” me duvak, por pėr ata tė paktė qė kanė vite qė kontribuojnė nė PS. Populli duhet tė ketė besim tek udhėheqėsi i shquar, qė na solli dielin. Fiks si Hitleri dikur. Mendėsia diktatoriale e Ramės ėshtė e rrezikshme pėr Shqipėrinė. Njė Berishė me kollare me ngjyra ėshtė vetėm ana tjetėr e medaljes, jo ndryshimi. Shqiptarėt duhet ta refuzojnė kėtė model tė Shehrazades moderne dhe diktatorit meskin.
    Shifra 18
    Nė daljen e fundit tė tij televizive, shqiptarėt nuk kuptuan asgjė si do tė zgjidhė krizėn kandidati i PS pėr kryeministėr. Pėrmes frazave patetike ai nuk arriti tė na japė asnjė program. Shqipėria nuk mund tė drejtohet me deklarata, vendi sot ka nevojė pėr veprim dhe njė njeri qė di tė drejtojė vendin. Nė ligjėratėn e tij tė gjatė dhe pa asnjė ngacmim, z. Rama pėrmendi vetėm njė shifėr, tetėmbėdhjetė. Si mund t’i besojnė shqiptarėt njė njeriu qė nuk di tė artikulojė as mendimin mė tė thjeshtė ekonomik. Nė dy orė morėm vesh tė vetmen tė re atė qė do tė kemi njė ministri Rurale. Po ministri qytetare do tė ngrejė z. Rama? Thagma tė tilla nuk mund t’i shiten votuesve shqiptarė si politika tė reja. Politika e re pėrtej tė majtės dhe tė djathtės ėshtė politika drejt Partisė sė Sipėrmarrėsve tė Shoqėrisė sė Kryetarit.
    Unė refuzoj tė votoj pėr njė parti tė tillė.
    Vota e shqiptarėve nuk mund tė shkojė pėr tė sjellė nė pushtet njė klan tė ri, por i lidhur ngushtė nė afera financiare dhe korruptive me familjen kryeministrore. Me tisin e mjegullt qė pėrhap gjithkund, me arsyetimin shaj gjithēka para teje, hidh baltė mbi tė gjithė nuk mund tė gėnjehen shqiptarėt. Thirrjet e tij tė ditėve tė fundit kundėr forcės reale tė majtė LSI nuk tregojnė gjė tjetėr, vetėm frikėn e tij pėrballė njė programi tė qartė dhe njė lideri tė sprovuar. Pėr tė nxjerrė Shqipėrinė nga kaosi ku ėshtė, pėr tė ndihmuar ndėrmarrjet tė mos falimentojnė, tė mos lesh prodhimet e fermerėve tė kalben dhe tokat e pa mbjella, duhet njė plan pėr veprim, duhet njeriu qė di tė nxjerrė vendin nga kriza dhe jo llafellogjia boshe dhe pa kuptim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-06-2009 mė 00:39

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Jo mer lal na del me mire te mos e votojme ramen se do na qelbet gjithe shqiperia.......

  3. #3
    Anetare World Forum Maska e Genna
    Anėtarėsuar
    15-11-2008
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    294
    Pershendetje.................


    Po dy rruge keni.....

    1-- zeni hundet dhe votoni Ramen

    2--zeni gojen e votoni Berishen


    Se Ps e Pd ne Shqiperi jane bere si tenxherja me kapakun.
    Deri sa te lendi nje politikan i mire ne shtetin tone qe te na bej derman.


    Faleminderit.........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genna : 11-06-2009 mė 03:47
    Jam Krenare Qe Jam Shqipetare

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Qė te votohesh per Ramen, duhen zėnė jo vetem hundėt, por edhe syte, veshet dhe goja.

    Pra i bie qe per te votuar Ramen, duhet te kthehesh nė njė "copė mishi".









  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Antimafi:

    Ku mund ta shohim kėtė emision? Ndonjė link qė ta shohim komplet emisionin se vėrtet mė pelqeu.

  6. #6
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492

    A duhet larguar Rama?

    Kam menduar ta hap kete teme me artikuj dhe opinione pse duhet qeruar Edi Rama. Mund te sillni opinionet tuaja ose artikuj nga shtypi qe ju perfaqesojne.
    Kjo teme eshte vetem per argumentat kunder Rames. Argumenta pro Rames s'ka (pervec nqs nai rob kujton se Rama "eshte ndryshim" dhe "hyjni shpetimtare" gje qe dmth qe robi osht bo lluce nga truni).

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Sepse ne vend qe te perqendrohej te uji dhe elektriku, ai vajti dhe i kthehu ndertesat ne Tr ne ndertesa zezakesh shumengjyreshe


  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    limbo, se ti paske hap tema..

    pėrse nuk hap ndonjė temė pėr ē'arsye duhet qėru rama ka sistemi diellor.

    nuk ėshtė se jam salist fanatik, por tė shahet saliu me arsye pėr tė lavdėru at kopukun, me thėnė tė drejtėn, ėshtė pak e vėshtirė.
    3 minuta perpara, iu hodh kjo ide...

    Dhe limbo, qe ka lindur per t'u nenshtruar dhe nuk e kupton, zbaton urdherat menjehere..duke u pergjigjur tek tema tjeter:

    Citim Postuar mė parė nga limbo
    yes sensei
    PS: Servilet, sklleverit dhe njerezit qe jetojne kot, me krijojne neveri me thon t'drejten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 22-06-2009 mė 01:04

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Sepse nuk mund te pretendosh ndryshimet e duhura nga nje imoral


  10. #10
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Tė zėmė hundėt e tė votojmė Ramėn!?
    Dritan Kaba

    Biseda televizive e kryetarit zyrtar tė PS nė “Top Channel” na dha dhe njėherė njė pasqyrė bindėse se z.Rama nuk ėshtė aspak nė gjendje tė qeverisė vendin. Nė njė show televiziv tė telekomanduar dhe pa asnjė risi, me fjalime patetike pa asnjė program dhe pa asnjė zgjidhje pėr vendin dhe krizėn qė po kalon sot Shqipėria, z.Rama u rrek tė shpjegonte 1000 faqėshin e tij programatik.

    Sikur tė kishte bėrė dhe njė faqe mė shumė ky program do tė quhej “Programi i 1001 netėve”. Nė show-n e tij, Rama na u duk nė formėn e njė Shehrazadeje qė mundohej tė vinte nė gjumė shikuesit, me pėrralla, ku fantazia shkonte nga qeveria “gju mė gju me popullin”, qė merr vendime sė bashku, fshatēe, deri tek parulla: “Ēdo populli, bėn partia”. Sa i ka pyetur qytetarėt dhe socialistėt pėr drejtimin e bashkisė sė Tiranės e kemi tė gjithė tė qartė. Gjatė tė gjithė emisionit kandidati pėr kryeministėr i PS, mė shumė po i mbushte mendjen vetes qė mund tė jetė kryeministėr, se shqiptarėve. I paqartė, konfuz dhe nė njė butafori gazetareske ai as nė kėtė emision nuk pati guximin tė pėrballej me analistėt e vėrtetė.

    Nė vend tė gazetarėve, ai solli nė studio njerėz “no face, no name, no number”, por pėrsėri nuk arriti tė japė sadopak njė pasqyrė tė programit tė tij qeverisės. Njė emision i regjistruar mė parė dhe i shitur pėr shikuesit si direkt, i pazakontė pėr debatet politike, tregoi qartė qė Rama kėrkon t’u shesė shqiptarėve vetėm fasadėn me ngjyra, duke shmangur brendinė boshe tė tij dhe programin inekzistent. Kjo ndoshta do tė ishte njė taktikė e ndjekur pėr njė fushatė sa mė tė kontrolluar mediatike, sikur ai tė mos refuzonte pėrballjen e para dy ditėve tė planifikuar nė TV KLAN. Rama nuk pati guximin pėr t’u pėrballur nė studion e Fevziut, nė emisionin e reklamuar ditė mė parė, ku ai do tė dilte me stafin e tij. Frika e tij pėr t’u pėrballur me gazetarėt pėrforcoi edhe njėherė pėrpara votuesit shqiptarė pamundėsinė e tij pėr tė qenė njė kandidat i gatshėm pėr kryeministėr. Kjo tregoi edhe njėherė vėrtetėsinė e librit butaforik qė Meidani i dha kryetarit zyrtar tė PS, nė konventėn socialiste, qė nuk ishte gjė tjetėr, vetėm shfaqja e radhės e “one man show” tė PS sė sotme.

    “Turiamoci il naso e votiamo DC”

    Nė vitin 1976, Indro Monatanelli i famshėm i gazetarisė italiane, tha: “Tė zėmė hundėt dhe tė votojmė demokristianėt”, nė njė editorial tek gazeta “Corriere Della Sera”. Montanelli i bėnte thirrje elektoratit italian qė tė votonte pėr tė keqen mė tė vogėl pėrballė komunistėve italianė tė financuar dhe mbėshtetur nga Bashkimi Sovjetik i asaj kohe. Kėtė gjė po rreket edhe Rama tė arrijė me boshtėsinė programore tė tij, me pamundėsinė e tij pėr tė qeverisur vendin, me lista kandidatėsh, qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, nuk kanė asnjė lidhje me tė majtėn reale shqiptare, ai po mundohet tė sjellė tė keqen mė tė vogėl para shqiptarėve pėr ta votuar.

    Nė listat e PS vihen re njė numėr ndėrtuesish qė janė nė pozicione tė sigurta duke larguar nga pėrfaqėsimi shumė socialistė qė kanė kontribuar nė vite. Nėse pėr deputetėt socialistė qė votuan pėr presidentin Topi, u pėrjashtuan nga grupi parlamentar i PS, po njė tjetėr deputet qė votoi pėr katėr vjet me radhė nė Parlament pėr qeverinė Berisha i ėshtė dhėnė njė vend i sigurt nė listėn e qarkut tė Shkodrės. Ky standard i dyfishtė i pėrdorur, tregon edhe njėherė qartė, qė PS sot nuk pėrfaqėson aspak tė majtėn, por grupin miqėsor dhe me interesa tė lidhura ngushtė me z. Rama.

    PSSH tani ėshtė kthyer nė Partia e Sipėrmarrėsve tė Shoqėrisė sė kryetarit aktual. Pėr kėtė fakt shqiptarėt nuk duhet tė zėnė hundėn e tė votojnė PS, se do u duhet tė mbajnė erė pėr katėr vitet e ardhshme kėsaj klase politike qė nėpėrmjet listave tė mbyllura qė po serviren nga kryetari zyrtar i PS.

    Pjesa tjetėr qė nuk ka lidhje me tė majtėn ėshtė detashmenti i z. Rama qė po zė edhe kohėn televizive tė PS. Ky investim ėshtė edhe njė arsye mė shumė pėr tė mos votuar ekipin me duvak tė PS. Duke e ditur shumė mirė qė nuk arrin tė bėjė shumicėn ai nuk dha dorėheqje nga posti i Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. E keqja nuk qėndron nė e ēon ushtrinė e tij elektorale nė betejė pa komandant, por tek kėta njerėz qė as u dhimbset e majta dhe as kanė lidhje me tė. Kėta “tė rinj” do tė pėrdoren pėr presion ndaj qeverisė sė dalė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe kryeministrit tė ardhshėm tė koalicionit tė majtė.

    Duke qenė nė pozita komode tė kolltukut tė kryebashkiakut ai do tė drejtojė kėtė grup pėr tė bllokuar qeverinė e re. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe me qeverinė e fundit socialiste, por atėherė nga jashtė. Njerėzit qė pėrdori nė maskėn e organizatės “Mjaft” kundėr qeverisė socialiste tani si shpėrblim ju ka dhėnė vende nė listėn e kandidatėve pėr deputetė pa asnjė mund dhe pa asnjė kontribut. Kėta njerėz pa identitet ose ndryshe “no face, no name, no number” - “pa fytyrė, pa emėr, pa numėr”, do tė jenė levat pėr tė rrėzuar qeverinė e majtė tė dalė nga 28 qershori, kur Ramės t’i skadojė afati i qėndrimit nė bashki. Pėr kėtė arsye shqiptarėt nuk mund tė zėnė hundėt e tė votojnė nuset e reja me duvak tė Ramės.

    Kryetari zyrtar i PS arriti deri aty sa nė Fier tha: Votoni programin, jo njerėzit. Sa turp pėr ata qė janė lista. Nuk e kam fjalėn pėr “nuset” me duvak, por pėr ata tė paktė qė kanė vite qė kontribuojnė nė PS. Populli duhet tė ketė besim tek udhėheqėsi i shquar, qė na solli dielin. Fiks si Hitleri dikur. Mendėsia diktatoriale e Ramės ėshtė e rrezikshme pėr Shqipėrinė. Njė Berishė me kollare me ngjyra ėshtė vetėm ana tjetėr e medaljes, jo ndryshimi. Shqiptarėt duhet ta refuzojnė kėtė model tė Shehrazades moderne dhe diktatorit meskin.

    Shifra 18

    Nė daljen e fundit tė tij televizive, shqiptarėt nuk kuptuan asgjė si do tė zgjidhė krizėn kandidati i PS pėr kryeministėr. Pėrmes frazave patetike ai nuk arriti tė na japė asnjė program. Shqipėria nuk mund tė drejtohet me deklarata, vendi sot ka nevojė pėr veprim dhe njė njeri qė di tė drejtojė vendin. Nė ligjėratėn e tij tė gjatė dhe pa asnjė ngacmim, z. Rama pėrmendi vetėm njė shifėr, tetėmbėdhjetė. Si mund t’i besojnė shqiptarėt njė njeriu qė nuk di tė artikulojė as mendimin mė tė thjeshtė ekonomik.

    Nė dy orė morėm vesh tė vetmen tė re atė qė do tė kemi njė ministri Rurale. Po ministri qytetare do tė ngrejė z. Rama? Thagma tė tilla nuk mund t’i shiten votuesve shqiptarė si politika tė reja. Politika e re pėrtej tė majtės dhe tė djathtės ėshtė politika drejt Partisė sė Sipėrmarrėsve tė Shoqėrisė sė Kryetarit.

    Unė refuzoj tė votoj pėr njė parti tė tillė.

    Vota e shqiptarėve nuk mund tė shkojė pėr tė sjellė nė pushtet njė klan tė ri, por i lidhur ngushtė nė afera financiare dhe korruptive me familjen kryeministrore. Me tisin e mjegullt qė pėrhap gjithkund, me arsyetimin shaj gjithēka para teje, hidh baltė mbi tė gjithė nuk mund tė gėnjehen shqiptarėt. Thirrjet e tij tė ditėve tė fundit kundėr forcės reale tė majtė LSI nuk tregojnė gjė tjetėr, vetėm frikėn e tij pėrballė njė programi tė qartė dhe njė lideri tė sprovuar. Pėr tė nxjerrė Shqipėrinė nga kaosi ku ėshtė, pėr tė ndihmuar ndėrmarrjet tė mos falimentojnė, tė mos lesh prodhimet e fermerėve tė kalben dhe tokat e pa mbjella, duhet njė plan pėr veprim, duhet njeriu qė di tė nxjerrė vendin nga kriza dhe jo llafellogjia boshe dhe pa kuptim.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=29128

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar mė parė nga DeuS Lexo Postimin
    3 minuta perpara, iu hodh kjo ide...

    Dhe limbo, qe ka lindur per t'u nenshtruar dhe nuk e kupton, zbaton urdherat menjehere..duke u pergjigjur tek tema tjeter:



    PS: Servilet, sklleverit dhe njerezit qe jetojne kot, me krijojne neveri me thon t'drejten.
    a te vjen keq per Ramen?

  12. #12
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    sepse 9 vjet ktu e ka bo Tironen tone si kryeqyteti Baka, i Bangladeshit. saqe per fat te keq tashi kena fillu me e qujt Ramaston. dhe ket, vetem Ed Rama mund ta kishte bo. aq shum ngjajn dy kryeqytetet saqe do keni veshtirsi me dallu kush osh e Bakes dhe kush e Ramastonit nga fotot posht






  13. #13
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492





  14. #14
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492





  15. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    1) Sepse ėshtė KRIJUESI i sistemit korruptiv vertikal, sė cilės zor se i shpėton ndonjė zyrtar nė Shqipėri, pasi dha modelin e njė skeme perfekte. (ky ėshtė shkaku kryesor pėr tė cilin duhet ēuar nė kosh edvini).

    2) Sepse nėn petkun e "tė resė" qė trumbeton ai dhe mediat qė u hedh kocka ky vetė, ėshtė personazhi mė i korruptuar i mundshėm qė mund tė gjendet.

    3) Sepse po pėrpiqet me njė pėrkujdesje maniakale tė vendosė oligarkinė e tij mediatike-financiare-ndėrtuese si njė oktapod qė do ia marrė frymėn vendit.

    4) Ngaqė gjoja qė nėn pektun e ligjit dhe tė rregullit qė "do vendosė", do tė vdesė me kėto ligje deri shitėsin ambulant, por pėr klanin e vet ndėrtues nuk do jetė mė nė dorė vetėm njė qytet si Tirana (i gjymtuar pėrfundimisht nė tokė e nė vijėn e qiellit!) por gjithė atdheu.

    5) Sepse e ka treguar veten qė kur e bėnė ministėr kulture (pra, detyra e parė publike me fondet e shtetit nė dorė), se sa mirė e ka populli kur thotė fjalėn - ruaju nga zengjinėt e rinj.

    6) Sepse ėshtė shqetėsues fakti qė nėpėrmjet mediave tė tij (ke Topi ėshtė dhe vetė aksioner) do tė shesė imazhet e njė Adenaueri tė rilindur, kur nė tė vėrtetė, ky individ, do tė ketė nė dorė, tenderat e rrugėve, portet, doganat, KKRTSH, pyjet, liqenet...gjithēka!

    7) Sepse nuk e di a i ka lexuar njeri ato tė dhėnat e komisionit hetimor qė ēfarė nuk i nxori, por gjithsesi janė mbyll me ēelės, nė ndonjė raft tė prokurorisė, dhe nė vend qė tė jetė mė sė paku i arratisur (mund tė lozte dhe kartėn e diskriminimit politik), me ambicien e vet djallėzore tė pashoqe, kėrkon tė jetė nė krye tė vendit (nėn fytyrėn e qeshur dhe figurėn hall-qarėse tė vegjėlisė, imazh tė cilin po kėrkon ta shesė).

    8) Sepse, pavarėsisht se kjo ėshtė ēėshtje private, mirėpo bėhet fjalė pėr udhėheqėsin e pjesės mė tė madhe tė kombit, shqiptarėve tė Shqipėrisė, kur nuk ka dashur tė birin e tij, merre me mend se ē'dhėmbshuri ndjen kur vėrtetė "u qan" hallet njerėzve poshtė e lart nėpėr Shqipėri.

    9) Hipokrizia e pafytyrė kur flet si inovator, pėr vlerėsimin e gruas nė shoqėri (administratė, politikė, etj) kur vetė ky, ka mbytur nė dru tė gjitha femrat e jetės sė tij (aktorja, ish- e shoqja, ėshtė sot e kėsaj dite me njė ekuilibėr shumė tė brishtė mendor).

    10) Se ėshtė injorant, dhe kėtė e them me plot gojėn.

    (vijon)



    deus, - nuk ėshtė ai qė mendon ti, ėshtė thjesht kampioni absolut i korrupsionit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 22-06-2009 mė 01:10
    Prektora

  16. #16
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Rames i jap vetem nje keshille: Nese gjate lufte e siper ndaj armikut te tij (Berishes) ai fillon ti ngjaje atij, e ka humbur luften, qellimin e saj dhe ka venitur shpresen e kujtdo qe beson tek ai! Ka gabime e mangesi sa te duash, per te cilat sinqerisht qe jam shume kundra, por ne kandarin e alternativave te mundshme per zgjedhje dhe ne kohen qe jetojme, eshte nevoja imediate qe ka Shqiperia. Si profesionalist, ne aftesi, ne bindjet qe ka, ne aspiratat qe ka dhe ne punen qe ben, te cilen e ka deshmuar, te pakte jane ne Shqiperi. Pastaj, po te degjosh propagandat Berishiane, e bejne fashist, degjenerate, laskar, mafioz, etj etj. Varet me c'syze e shikon pastaj!

  17. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    ej, vazhdoni vendosni edhe ato fotot qe ka dal nudo, se vdisni per pak lakuriqesi..

    edhe ato fotot duke ngrene makarona..

    shkojini edhe te shpija sonte, se mos i gjeni ndonje foto duke dh.jere

    dhe kenaquni te tere bashke nen ombrellen e plakut mafioz, Berisha!

  18. #18
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Intervistė me kreun e ZMK-sė, Si e ushqen Edi Rama mafien e ndėrtimit
    Aurora Thomollari

    Altin Goxhaj, drejtuesi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, rrėfen pėrmes gazetės “standard” peripecitė dhe vėshtirėsitė qė po has duke protestuar kundėr Bashkisė sė Tiranės. Ditėt e fundit ai ėshtė angazhuar nė njė reagim qytetar nė lidhje me 30 leje ndėrtimi qė kryetari i kėsaj bashkie i ka dhėnė Mihal Delijorgjit, njė prej tė akuzuarve nga drejtėsia shqiptare si shkaktar i tragjedisė sė Gėrdecit. Goxhaj kėrkon qė Rama tė shpjegohet pėr kėto leje ndėrtimi qė kapin shifrėn e 100 milionė dollarėve dhe ēfarė pjese tė kėsaj shifre ka marrė ai. “Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?”, - shprehet kreu i ZMK-sė.


    Z. Goxhaj, ZMK-ja ka akuzuar kreun e Bashkisė sė Tiranės, z.Rama se ka pasur marrėdhėnie me njė prej shkaktarėve tė tragjedisė sė Gėrdecit, Mihal Delijorgji. Ku konsistojnė akuzat e ZMK-sė?

    Gjithkush ka tė drejtė tė marrė njė leje ndėrtimi nėse plotėson kushtet, por kėtu pyetja qė shtrohet, ėshtė se si ka mundėsi qė megjithėse bizneseve tė ndėrtimit dhe qytetarėve qė u duhet tė presin me vite pėr tė marrė njė leje ndėrtimi, Delijorgjit i janė dhėnė jo njė, jo dy, jo tre, por 30 leje ndėrtimi qė tė gjitha bashkė kapin njė vlerė prej 100 milionė dollarėsh. Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?

    Raportet e ngushta tė Edi Ramės dhe tė mafies delijorgjiane pėrtej thashethemeve vėrtetohen nė mėnyrėn mė tė qartė tek 30 lejet e ndėrtimit me tė cilat Rama ka shpėrblyer Delijorgjin. Vetėm kėto tri leje qė janė dhėnė dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit tregon se kush janė klientėt dhe miqtė e afėrt tė Edi Ramės dhe klanit tė tij. Kėto ditė ka hasur disa debate mbi uzinėn “Dinamo” dhe ndėrtimin e shkollave aty. Unė mbetem i ēuditur se si ka mundėsi qė prej 8 vjetėsh nė Tiranė nuk ėshtė ndėrtuar nga Bashkia Tiranė asnjė shkollė dhe pikėrisht kėto ditė bashkia po ngre disa pretendime pėr uzinėn “Dinamo” pėr punė ndėrtimi tė njė shkolle dhe ndaj dhe ngre njė pyetje pėr Edi Ramėn: Ē’lidhje ka debati pėr uzinėn “Dinamo” me njė leje qė ka Delijorgji nė uzinėn “Dinamo”? A mos po bėhet kėto ditė Bashkia Tiranė avokate e pronave tė Delijorgjit?


    Lejet e ndėrtimit qė ju pėrmendni, nė ēfarė periudhe janė dhėnė nga Bashkia e Tiranės?

    Lejet qė kam botuar i janė dhėnė Delijorgjit vetėm dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit. Unė kam 1 vit qė po protestoj kundėr betonizimit tė qytetit tonė nga politika antiqytetare e Bashkisė Tiranė dhe po 1 vit nga protesta qė kam bėrė pėr vėnien para bankės sė drejtėsisė sė shkaktarėve tė Gėrdecit. Njė vit mė parė kujtojmė fytyrėn e Delijorgjit, duke qeshur kur hipte shkallėt e gjykatės dhe sot ne kemi fakte pėr 30 leje ndėrtimi qė ky njeri ka marrė nga kryetari i Bashkisė Tiranė. Tė qeshurat e tij i kuptojmė sot, kur shohim se si ky njeri merrte edhe tri leje ndėrtimi nė ditė nė njė kohė kur bizneset e ndėrtimit presin me vite edhe pėr njė leje tė vetme ndėrtimi. Fakti se si njė monstėr si kjo ka marrė jo njė, dy, tre, por 30 leje ndėrtimi (qė kapin njė vlerė prej 90 milionė dollarėsh) tregon se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė ka betonizuar qytetin e Tiranės, qė po shkatėrron ēdo hapėsirė tė gjelbėr, ēdo hapėsirė sportive dhe ēdo hapėsirė publike.


    Jeni treguar shpeshherė kritik ndaj performancės sė Bashkisė sė Tiranės, kryesisht me lejet e ndėrtimit, betonizimin dhe mungesėn e hapėsirave publike...

    Ky qytet po vdes ngadalė ēdo ditė prej 9 vjetėsh, duke marrė formėn e njė Gėrdeci betonizues qė u merr jetėn qytetarėve tė Tiranės ēdo ditė e nga pak. Tirana e sotme ėshtė njė lloj Gėrdeci qė po shkatėrrohet nga Delijorgji dhe Delijorgjėt e tjerė tė Bashkisė sė Tiranės dhe tė Edi Ramės.

    Tirana sot ėshtė nė krizėn mė tė madhe tė historisė sė vet. Asnjėherė Tirana nuk ka qenė mė keq se tani. Edhe nė kohėn e bombardimeve tė forcave aleate Tirana kishte shpresė qė njė ditė mund tė bėhej njė qytet, por sot Tirana ėshtė betonizuar kaq keq dhe janė zhdukur dhe po zhduken tė gjitha hapėsirat e gjelbra dhe publike nė atė pėrmasė sa pas disa dekadash, ky qytet do tė braktiset masivisht nga qytetarėt e vet, pasi jetesa po bėhet e pamundur. Mjafton tė shohėsh “Komunėn e Parisit”, kėtė lagje absurde qė tė kujton disa filma distopianė qė tė kuptosh se ēfarė do tė thotė vizion urbanistik i Edi Ramės. “Komuna e Parisit” ėshtė njė lloj Gėrdeci i betontė ku ēdo ditė e ēdo natė shkurtohet nga pak jeta e banorėve tė vet nga stresi i ngjeshjes demografike, i dendėsisė urbane mė tė madhe jo vetėm nė Evropė, por nė nivel botėror. Askund nuk gjen njė lagje si “Komuna e Parisit” nė asnjė vend tė botės. Dhe pėr mė tepėr qė kryetari Rama planifikon qė pikėrisht nė atė zonė tė rrisė edhe mė tej sipėrfaqen e betonuar pėr klientėt e tij tė afėrt duke shkatėrruar Liqenin Artificial, kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, kompleksin sportiv “Dinamo”. Askund si tek Parku i Liqenit Artificial nuk ndėrthuren nė mėnyrė kaq komplekse tė gjitha shkatėrrimet e mundshme qė i janė bėrė Tiranės: shkatėrrimi i ambientit, i hapėsirave sportive dhe argėtuese, shkatėrrimi i hapėsirave publike dhe shkatėrrimi i historisė sė kėtij qyteti. Dhe pas tyre qėndrojnė si gjithmonė interesat e ngushta, private dhe korruptive tė klanit Rama dhe tė delijorgjėve tė tij.


    Ju keni protestuar disa herė lidhur me kėto dukuri. Ēfarė pėrgjigjeje keni marrė nga bashkia?

    Sa herė ne protestojmė apo paraqesim kėrkesa pranė Kėshillit Bashkiak pėr transparencė apo pėr interpelanca, bashkia vetėm hesht apo sulmon. Ashtu si ēdo herė tjetėr, kur unė protestoj kundėr bashkisė, del papagalli i bashkisė dhe seē pėrrallis pėr LSI-nė, a thua se protestat e qytetarėve s’mund tė jenė tė qytetarėve, por vetėm tė kundėrshtarėve politikė tė Ramės. Ajo qė s’kupton bashkia, ėshtė se qytetarėve tė Tiranės u ka ardhur thika nė kockė dhe vjen njė ditė kur qyteti zgjohet. Deri mė sot bashkia jo vetėm qė nuk pranon tė pėrgjigjet ndaj pyetjeve mbi korrupsionin betonizues tė qytetit, por mbi tė gjitha ushtron presione nga mė absurdet deri edhe duke mė vėnė gjoba mua dhe familjarėve tė mi pėr tė mė mbyllur gojėn. Unė personalisht kam hedhur nė gjyq Bashkinė e Tiranės pėr gjoba absurde qė i kanė vėnė familjes sime nė shenjė presioni pėr tė mė mbyllur gojėn, por unė as qė kam ndėrmend tė ndalem dhe nė ditėt nė vazhdim do tė shihni hapa tė tjerė nė mbrojtje tė qytetit nga mafia e ndėrtimit e klikės sė kryebashkiakut.


    Bashkia e Tiranės thotė se e ka gati planin urbanistik tė Tiranės, po ende nuk e ka dorėzuar nė KRRTRSH. A pėrbėn kjo shkelje tė tė drejtave tė qytetarėve dhe konsumatorėve shqiptarė nė tė drejtėn pėr tė pasur njė plan urbanistik?

    Unė nuk besoj qė Bashkia Tiranė ka pasur ndonjėherė ndonjė plan urbanistik. Njė plan urbanistik ishte njė nga premtimet e para tė Ramės nė vitet 2000-2003 dhe unė nė atė kohė kam qenė njė ndėr pėrkrahėsit e tij, por sot prej 9 vitesh nė drejtim tė Bashkisė sė Tiranės ky njeri nuk ka lejuar kurrė realizimin e njė plani rregullues, sepse njė plan rregullues do tė thotė mė pak betonizim i hapėsirave publike dhe tė gjelbra, mė pak konkurse tė trukuara holandeze pėr tė shkatėrruar qendrat e kėtij qyteti, do tė thotė mė pak korrupsion miliardash.

    Rama s’ka asnjė plan rregullues. Ai ka vetėm disa faqe tė printuara me ngjyra tė cilat i pėrdor pėr tė mashtruar qytetarėt. Do ta shihni vetė kur tė detyrohet t’i dorėzojė qeverisė planin rregullues qė tė kuptoni se ēfarė paēavureje ėshtė ajo.


    http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=16583

  19. #19
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Pallati i Dashamir Pezės, mbi rrugėn publike

    Lėvizja “Zgjohu!” denoncoi njė aspekt tjetėr tė betonizimit tė Tiranės: atė tė grabitjes sė rrugėve tė Qytetit pėr t’iu dhėnė miqve tė Edi Ramės. Avokati Altin Goxhaj, dje nė orėn 12:00, duke qėndruar nė sediljen e shoferit tė njė ambulance nėpėrmjet ndezjes sė sirenės sė alarmit i nxori tė gjithė banorėt nė dritaret dhe ballkonet e shtėpive si dhe shumė qytetarė tė tjerė qė ndodheshin nėpėr lokalet pranė njė pallati tė paligjshėm qė ėshtė ngritur mbi rrugė!

    Ky pallat shumėkatėsh qė ėshtė ngritur mbi rrugėn publike ėshtė ndėrtuar nga kandidati i Partisė Socialiste sė Tiranės, Dashamir Peza, i cili njihet edhe si njė ndėr miqtė mė tė afėrt tė Edi Ramės.

    Paradoksi i kėtij pallati qė ka bllokuar tė gjithė hapėsirėn publike nė mes shumė pallateve qė janė ndėrtuar nė atė zonė ėshtė se ai ėshtė ngritur mbi rrugė, duke zaptuar njė hapėsirė publike tė qytetarėve e pėr mė tepėr, ai ėshtė kthyer nė njė pengesė reale pėr rrugėkalimin e banorėve qė janė shtuar sė tepėrmi nė kėtė zonė tė Tiranės.

    Avokati Altin Goxhaj, i cili ėshtė edhe banor i kėsaj zone, pas ankesave tė shumė qytetarėve qė banojnė nė kėtė zonė, vendosi sot tė hipte nė njė ambulancė dhe tė kėrkonte tė kalonte aty ku disa vite mė parė ka qenė rruga e lagjes sė tij. Nė rolin e shoferit tė ambulancės nė prezencėn e shumė gazetarėve, banorėve dhe kalimtarėve tė ndryshėm, Goxhaj ndezi pėr 15 minuta sirenėn e alarmit tė autoambulancės pėr tė treguar se ēfarė ndodh nė lagjen e tij, nė rast se ka njė nevojė apo akoma edhe mė keq, nėse larg qoftė do tė binte zjarr nė kėtė zonė nė mes tė Tiranės.

    “Jam kėtu sot nė lagjen time, pėrballė kėtij pallati qė mė ka zėnė rrugėn, njė pallat i paligjshėm qė ėshtė ngritur mbi rrugėn nė kundėrshtim me ēdo standard ligjor dhe urban, pasi kjo situatė nuk durohet. E shihni kėtė pallat gjigand?, - iu drejtua gazetarėve duke bėrė me dorė drejt pallatit qė ėshtė ngritur mbi rrugė. Ky ėshtė pallati i ngritur nga miku i afėrt i Edi Ramės dhe kandidati i Partisė Socialiste nė kėtė zonė tė Tiranės, Dash Peza!

    Rama pasi na grabiti parqet e gjelbra dhe hapėsirat sportive, tashmė na ka vjedhur dhe rrugėt! Dhe nėse dikush nga ne kėtu ka njė nevojė shėndetėsore apo larg qoftė nėse bie ndonjė zjarr nė lagje, ne mbetemi nė mėshirė tė fatit. Ky pallat i paligjshėm ėshtė ngritur prapa hotel “Tiranės”, vetėm 100 metra larg Bashkisė Tiranė, mu nė mes tė Tiranės, si ikonė e Tiranės sė Edi Ramės, njė pallat qė ngrihet mbi rrugė, njė pallat qė bllokon ēdo mundėsi kalimi pėr nevojat e qytetarėve deri nė ato mė ekstremet si kalimi i njė autoambulance apo i njė zjarrfikėse.

    Ky ėshtė modeli i Tiranės sė Edi Ramės, i Tiranės sė betonizuar, njė Tiranė ku pallatet ngrihen njėri mbi tjetrin si kulla drejt qiellit pa asnjė normė sigurie dhe kalimi nė rast emergjencash. Shikoni pak pėrpara hotel “Tiranėn” dhe shkallėt e tij tė sigurisė. Ky ėshtė njė standard minimal i domosdoshėm qė duhej tė plotėsonte ēdo pallat, por ju e dini se ēfarė ka ndodhur disa herė nė Tiranė kur ka rėnė zjarr. Njerėz qė rrezikojnė tė digjen tė gjallė sa pallatet e reja qė miraton kryetari Rama pėr miqtė e tij nuk kanė asnjė dalje sigurie, dhe pėr mė tepėr, pallate dhe shtėpi tė tėra qė nėse do tė rrezikoheshin nga zjarri, nuk do tė kishin asnjė shans qė tė ndihmoheshin nga zjarrfikėset, pasi rrugėt janė ngushtuar apo edhe mė keq, janė grabitur pėr t’u bėrė ndėrtime si ky pallat.

    http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=19283

  20. #20
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Qytetarėt padisin Bashkinė e Tiranės pėr vjedhje tė pronės, 732 gjyqe tė hapura

    Bashkia u detyrohet miliona lekė dėmshpėrblim kryeqytetasve, qė u ka prishur pronat, shtėpitė e bizneset

    Ankesa dhe padi tė pafundme janė depozituar nė Gjykatėn e Tiranės nga qytetarėt kundra Bashkisė sė kryeqyteti. Bashkia e Tiranės ėshtė shndėrruar nė njė hambar padish nga qytetarėt e saj. Nuk janė pak, por rreth 732 padi tė drejtuara kryetarit tonė nga qytetarė, banorė tė Tiranės, apo edhe firma tė ndryshme, tė cilat pretendojnė se janė cenuar padrejtėsisht nga kryetari Edi Rama, nė emėr tė Bashkisė.

    Qindra gjyqe janė tė hapura prej shumė vitesh nė gjykatė ku e paditur ėshtė Bashkia dhe vetė kryebashkiaku. Kėto gjyqe vazhdojnė tė jenė tė hapur pasi ligji nuk ka fuqi mbi Bashkinė. Ajo ju detyrohet miliona lekė kryeqytetasve qė ju ka prishur pronat, shtėpitė e bizneset e deri mė tani ajo nuk ju ka dhėnė as edhe njė qindarkė pėr dėmin qė ju ka shkaktuar. Madje pėrfaqėsuesit e saj ligjorė as nuk denjojnė tė paraqiten nė gjyqe duke i injoruar dhe pėrbuzur pėr tė disatėn herė qytetarėt, tė cilėt kanė mbetur nė qiell tė hapur apo pa njė qindarkė nė xhep.

    Burime tė gjykatės bėjnė tė ditur se kanė mjaftuar pak kohė, qė numri i padive ndaj Bashkisė sė Tiranės dhe sektorėve nė varėsi tė saj, tė dyfishohet. Kėshtu, mėsohet se gjashtė mujorin e fundit tė vitit qė kaloi, kanė qenė nė proces rreth 300 gjyqe, ku i paditur ėshtė Bashkia e Tiranės, ndėrsa tashmė numri i tyre shkon nė 732. Vath Ēekrezi ėshtė vetėm njėri nga banorėt e kryeqytetit, i cili e ka paditur kryebashkiakun pėr dėmin e shkaktuar, duke i kėrkuar atij dėmshpėrblimin prej 2.6 milionė lekėsh. Megjithėse kjo kėrkesė- padi ishte dėrguar vitin qė shkoi, vetėm pak muaj mė parė, nė Gjykatėn e Tiranės ėshtė pranuar mė nė fund kėrkesa e kėtij banori, i cili nuk ka pėrfituar ende nga dėmshpėrblimi qė Bashkia jonė i detyrohet.

    Ndėrkohė, njė tjetėr padi e regjistruar nė emėr tė kryebashkiakut ėshtė ajo e familjes Lonari, e cila kėrkon pronėn e saj tė zaptuar nga pėrbindėshit ndėrtues pallatesh me leje, tė dhėnė nga kryetari Rama. Ky proces vazhdon ende maratonėn e tij pranė gjykatės sė Faktit, e cila ka marrė, pas shumė kallėzimesh penale tė bėra njėra pas tjetrės dhe tė rrėzuara pa arsye, nė shqyrtim kėtė ēėshtje. Njė ndėr kėto padi ėshtė ajo e Arian Sukniqit. Ish-drejtori i Qendrės Kulturore "Tirana", nė kėrkesė- padinė e tij ka kėrkuar rikthimin nė vendin e punės dhe pagesėn pėr kohėn qė ėshtė larguar.

    Shkatėrrimi i njė prone mund t'i kushtojė 228 milionė lekė Bashkisė sė Tiranės. Bėhet fjalė pėr njė truall prej 310.5 metėr katror, nė pronėsi tė Hasan Hakės dhe gjithashtu njė ndėrtesė dy katesh nė rrugėn "Punėtorėt e Rilindjes", e cila me njė urdhėr tė Bashkisė sė Tiranės, nė bazė tė planit rregullues tė kryeqytetit nė vitin 2004 ėshtė shkatėrruar nga policia bashkiake, megjithėse kjo ndėrtesė dhe trualli gjithashtu ishin tė regjistruar pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Njė nga kėto raste ėshtė shkatėrrimi i njė tjetėr vlere. Kinema "Ali Demi", nė padinė e bėrė njė vit mė parė, vazhdon ende maratonėn e saj nė Gjykatėn e Tiranės. Gėrmadhat e mbetura nga njė ndėr kinematė mė tė frekuentuara 15 vjet mė parė, ngrenė zėrin kundėr kryebashkiakut, duke kėrkuar dėmshpėrblim pėr shkatėrrimin e bėrė me pa tė drejtė.

    Shoqėria "Interkinex" sh.p.k, megjithėse ka regjistruar kallėzimin penal njė vit mė parė, vazhdon ende tė kėrkojė dėmshpėrblim pėr shkatėrrimin e njė ndėr pasurive kulturore, midis shumė tė tjerave, tashmė, tė mbetura si ajo. Kėto janė vetėm fragmente padish, nga 732 tė tjera qė janė tė regjistruara pranė Gjykatės sė Tiranės.

    Nė rast se do t'i referohemi statistikave dhe kronologjisė, 2008-a ėshtė viti i sulmit ligjor i qytetarėve kundėr kryebashkiakut Rama. Vitet e tjera ka patur tek-tuk ndonjė padi, ndėrsa 6 mujori i vitit 2007 dhe kėto muaj qė kanė kaluar pėr kėtė vit, duket se po dėshmojnė njė mosbesim masiv kundrejt njeriut qė po pėrdhos votėn e qytetarėve qė e vunė nė krye tė Bashkisė sė Tiranės.

    Janė me qindra rastet kur Bashkia e Tiranės ka shkelur tė drejtat e qytetarėve mė tė dy kėmbėt. Shpesh, ata kanė kėrkuar dėmshpėrblime pasi prona e tyre ėshtė zaptuar nga ndėrtesa, rrugė, apo diēka tjetėr tė ndėrtuara nga Bashkia. I kanė lejuar punimet e Bashkisė, por kanė kėrkuar atė qė u takon. Duke mos marrė asgjė dhe duke mos pasur as edhe njė zgjidhje tjetėr, pasi edhe me anė tė gjyqeve ata nuk kanė arritur ta zgjidhin problemin, janė detyruar qė tė veprojnė vetė. Kėto ndėrhyrje kanė qenė edhe tė paligjshme, por nuk dinin se ēfarė tė bėnin.

    E njėjta gjė ndodhi edhe me pronarėt e fushės “Ali Demi”. Elton Bendi, njė nga pronarėt e kėtij trualli, kėrkoi dėmshpėrblim pėr pronėn qė po i merrej nga Bashkia, por askush nuk ia vuri veshin. Pastaj ai protestoi dhe kėrkoi pezullimin e punimeve, por ndėrhyri policia bashkiake dhe e largoi. Mė pas, shkoi dhe debatoi me firmėn ndėrtuese tė kėtij objekti dhe ai i tha se ishte punė e Bashkisė dhe jo e tija.

    “Mė kishte pushtuar tokėn e gjyshes. Jemi pėrpjekur ta bindim me tė mirė, por kur pashė qė nuk ka drejtėsi dhe askush nuk mė ndihmon, mendova ta zgjidhja vetė”- Kėshtu ėshtė shprehur pėr oficerėt e seksionit tė shkatėrrimit tė pronės nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, Eltoni. Ai shpėrtheu njė granatė, nė hyrjen e njė pallati pranė stadiumit “Dinamo”, ku ndodheshin zyrat e firmės sė ndėrtimit “Kora” sh.p.k.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=13127

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse votojme?
    Nga Luftėtari1444 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 11:27
  2. Tė fusėsh hundėt atje ku s'tė takon!
    Nga Borix nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 09:07
  3. Olldashi: Votoj Nanon president
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 02:02
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •