sepse 9 vjet ktu e ka bo Tironen tone si kryeqyteti Baka, i Bangladeshit. saqe per fat te keq tashi kena fillu me e qujt Ramaston. dhe ket, vetem Ed Rama mund ta kishte bo. aq shum ngjajn dy kryeqytetet saqe do keni veshtirsi me dallu kush osh e Bakes dhe kush e Ramastonit nga fotot posht
![]()
1) Sepse ėshtė KRIJUESI i sistemit korruptiv vertikal, sė cilės zor se i shpėton ndonjė zyrtar nė Shqipėri, pasi dha modelin e njė skeme perfekte. (ky ėshtė shkaku kryesor pėr tė cilin duhet ēuar nė kosh edvini).
2) Sepse nėn petkun e "tė resė" qė trumbeton ai dhe mediat qė u hedh kocka ky vetė, ėshtė personazhi mė i korruptuar i mundshėm qė mund tė gjendet.
3) Sepse po pėrpiqet me njė pėrkujdesje maniakale tė vendosė oligarkinė e tij mediatike-financiare-ndėrtuese si njė oktapod qė do ia marrė frymėn vendit.
4) Ngaqė gjoja qė nėn pektun e ligjit dhe tė rregullit qė "do vendosė", do tė vdesė me kėto ligje deri shitėsin ambulant, por pėr klanin e vet ndėrtues nuk do jetė mė nė dorė vetėm njė qytet si Tirana (i gjymtuar pėrfundimisht nė tokė e nė vijėn e qiellit!) por gjithė atdheu.
5) Sepse e ka treguar veten qė kur e bėnė ministėr kulture (pra, detyra e parė publike me fondet e shtetit nė dorė), se sa mirė e ka populli kur thotė fjalėn - ruaju nga zengjinėt e rinj.
6) Sepse ėshtė shqetėsues fakti qė nėpėrmjet mediave tė tij (ke Topi ėshtė dhe vetė aksioner) do tė shesė imazhet e njė Adenaueri tė rilindur, kur nė tė vėrtetė, ky individ, do tė ketė nė dorė, tenderat e rrugėve, portet, doganat, KKRTSH, pyjet, liqenet...gjithēka!
7) Sepse nuk e di a i ka lexuar njeri ato tė dhėnat e komisionit hetimor qė ēfarė nuk i nxori, por gjithsesi janė mbyll me ēelės, nė ndonjė raft tė prokurorisė, dhe nė vend qė tė jetė mė sė paku i arratisur (mund tė lozte dhe kartėn e diskriminimit politik), me ambicien e vet djallėzore tė pashoqe, kėrkon tė jetė nė krye tė vendit (nėn fytyrėn e qeshur dhe figurėn hall-qarėse tė vegjėlisė, imazh tė cilin po kėrkon ta shesė).
8) Sepse, pavarėsisht se kjo ėshtė ēėshtje private, mirėpo bėhet fjalė pėr udhėheqėsin e pjesės mė tė madhe tė kombit, shqiptarėve tė Shqipėrisė, kur nuk ka dashur tė birin e tij, merre me mend se ē'dhėmbshuri ndjen kur vėrtetė "u qan" hallet njerėzve poshtė e lart nėpėr Shqipėri.
9) Hipokrizia e pafytyrė kur flet si inovator, pėr vlerėsimin e gruas nė shoqėri (administratė, politikė, etj) kur vetė ky, ka mbytur nė dru tė gjitha femrat e jetės sė tij (aktorja, ish- e shoqja, ėshtė sot e kėsaj dite me njė ekuilibėr shumė tė brishtė mendor).
10) Se ėshtė injorant, dhe kėtė e them me plot gojėn.
(vijon)
deus, - nuk ėshtė ai qė mendon ti, ėshtė thjesht kampioni absolut i korrupsionit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 22-06-2009 mė 01:10
Prektora
Rames i jap vetem nje keshille: Nese gjate lufte e siper ndaj armikut te tij (Berishes) ai fillon ti ngjaje atij, e ka humbur luften, qellimin e saj dhe ka venitur shpresen e kujtdo qe beson tek ai! Ka gabime e mangesi sa te duash, per te cilat sinqerisht qe jam shume kundra, por ne kandarin e alternativave te mundshme per zgjedhje dhe ne kohen qe jetojme, eshte nevoja imediate qe ka Shqiperia. Si profesionalist, ne aftesi, ne bindjet qe ka, ne aspiratat qe ka dhe ne punen qe ben, te cilen e ka deshmuar, te pakte jane ne Shqiperi. Pastaj, po te degjosh propagandat Berishiane, e bejne fashist, degjenerate, laskar, mafioz, etj etj. Varet me c'syze e shikon pastaj!
ej, vazhdoni vendosni edhe ato fotot qe ka dal nudo, se vdisni per pak lakuriqesi..
edhe ato fotot duke ngrene makarona..
shkojini edhe te shpija sonte, se mos i gjeni ndonje foto duke dh.jere
dhe kenaquni te tere bashke nen ombrellen e plakut mafioz, Berisha!
Intervistė me kreun e ZMK-sė, Si e ushqen Edi Rama mafien e ndėrtimit
Aurora Thomollari
Altin Goxhaj, drejtuesi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, rrėfen pėrmes gazetės standard peripecitė dhe vėshtirėsitė qė po has duke protestuar kundėr Bashkisė sė Tiranės. Ditėt e fundit ai ėshtė angazhuar nė njė reagim qytetar nė lidhje me 30 leje ndėrtimi qė kryetari i kėsaj bashkie i ka dhėnė Mihal Delijorgjit, njė prej tė akuzuarve nga drejtėsia shqiptare si shkaktar i tragjedisė sė Gėrdecit. Goxhaj kėrkon qė Rama tė shpjegohet pėr kėto leje ndėrtimi qė kapin shifrėn e 100 milionė dollarėve dhe ēfarė pjese tė kėsaj shifre ka marrė ai. Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?, - shprehet kreu i ZMK-sė.
Z. Goxhaj, ZMK-ja ka akuzuar kreun e Bashkisė sė Tiranės, z.Rama se ka pasur marrėdhėnie me njė prej shkaktarėve tė tragjedisė sė Gėrdecit, Mihal Delijorgji. Ku konsistojnė akuzat e ZMK-sė?
Gjithkush ka tė drejtė tė marrė njė leje ndėrtimi nėse plotėson kushtet, por kėtu pyetja qė shtrohet, ėshtė se si ka mundėsi qė megjithėse bizneseve tė ndėrtimit dhe qytetarėve qė u duhet tė presin me vite pėr tė marrė njė leje ndėrtimi, Delijorgjit i janė dhėnė jo njė, jo dy, jo tre, por 30 leje ndėrtimi qė tė gjitha bashkė kapin njė vlerė prej 100 milionė dollarėsh. Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?
Raportet e ngushta tė Edi Ramės dhe tė mafies delijorgjiane pėrtej thashethemeve vėrtetohen nė mėnyrėn mė tė qartė tek 30 lejet e ndėrtimit me tė cilat Rama ka shpėrblyer Delijorgjin. Vetėm kėto tri leje qė janė dhėnė dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit tregon se kush janė klientėt dhe miqtė e afėrt tė Edi Ramės dhe klanit tė tij. Kėto ditė ka hasur disa debate mbi uzinėn Dinamo dhe ndėrtimin e shkollave aty. Unė mbetem i ēuditur se si ka mundėsi qė prej 8 vjetėsh nė Tiranė nuk ėshtė ndėrtuar nga Bashkia Tiranė asnjė shkollė dhe pikėrisht kėto ditė bashkia po ngre disa pretendime pėr uzinėn Dinamo pėr punė ndėrtimi tė njė shkolle dhe ndaj dhe ngre njė pyetje pėr Edi Ramėn: Ēlidhje ka debati pėr uzinėn Dinamo me njė leje qė ka Delijorgji nė uzinėn Dinamo? A mos po bėhet kėto ditė Bashkia Tiranė avokate e pronave tė Delijorgjit?
Lejet e ndėrtimit qė ju pėrmendni, nė ēfarė periudhe janė dhėnė nga Bashkia e Tiranės?
Lejet qė kam botuar i janė dhėnė Delijorgjit vetėm dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit. Unė kam 1 vit qė po protestoj kundėr betonizimit tė qytetit tonė nga politika antiqytetare e Bashkisė Tiranė dhe po 1 vit nga protesta qė kam bėrė pėr vėnien para bankės sė drejtėsisė sė shkaktarėve tė Gėrdecit. Njė vit mė parė kujtojmė fytyrėn e Delijorgjit, duke qeshur kur hipte shkallėt e gjykatės dhe sot ne kemi fakte pėr 30 leje ndėrtimi qė ky njeri ka marrė nga kryetari i Bashkisė Tiranė. Tė qeshurat e tij i kuptojmė sot, kur shohim se si ky njeri merrte edhe tri leje ndėrtimi nė ditė nė njė kohė kur bizneset e ndėrtimit presin me vite edhe pėr njė leje tė vetme ndėrtimi. Fakti se si njė monstėr si kjo ka marrė jo njė, dy, tre, por 30 leje ndėrtimi (qė kapin njė vlerė prej 90 milionė dollarėsh) tregon se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė ka betonizuar qytetin e Tiranės, qė po shkatėrron ēdo hapėsirė tė gjelbėr, ēdo hapėsirė sportive dhe ēdo hapėsirė publike.
Jeni treguar shpeshherė kritik ndaj performancės sė Bashkisė sė Tiranės, kryesisht me lejet e ndėrtimit, betonizimin dhe mungesėn e hapėsirave publike...
Ky qytet po vdes ngadalė ēdo ditė prej 9 vjetėsh, duke marrė formėn e njė Gėrdeci betonizues qė u merr jetėn qytetarėve tė Tiranės ēdo ditė e nga pak. Tirana e sotme ėshtė njė lloj Gėrdeci qė po shkatėrrohet nga Delijorgji dhe Delijorgjėt e tjerė tė Bashkisė sė Tiranės dhe tė Edi Ramės.
Tirana sot ėshtė nė krizėn mė tė madhe tė historisė sė vet. Asnjėherė Tirana nuk ka qenė mė keq se tani. Edhe nė kohėn e bombardimeve tė forcave aleate Tirana kishte shpresė qė njė ditė mund tė bėhej njė qytet, por sot Tirana ėshtė betonizuar kaq keq dhe janė zhdukur dhe po zhduken tė gjitha hapėsirat e gjelbra dhe publike nė atė pėrmasė sa pas disa dekadash, ky qytet do tė braktiset masivisht nga qytetarėt e vet, pasi jetesa po bėhet e pamundur. Mjafton tė shohėsh Komunėn e Parisit, kėtė lagje absurde qė tė kujton disa filma distopianė qė tė kuptosh se ēfarė do tė thotė vizion urbanistik i Edi Ramės. Komuna e Parisit ėshtė njė lloj Gėrdeci i betontė ku ēdo ditė e ēdo natė shkurtohet nga pak jeta e banorėve tė vet nga stresi i ngjeshjes demografike, i dendėsisė urbane mė tė madhe jo vetėm nė Evropė, por nė nivel botėror. Askund nuk gjen njė lagje si Komuna e Parisit nė asnjė vend tė botės. Dhe pėr mė tepėr qė kryetari Rama planifikon qė pikėrisht nė atė zonė tė rrisė edhe mė tej sipėrfaqen e betonuar pėr klientėt e tij tė afėrt duke shkatėrruar Liqenin Artificial, kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, kompleksin sportiv Dinamo. Askund si tek Parku i Liqenit Artificial nuk ndėrthuren nė mėnyrė kaq komplekse tė gjitha shkatėrrimet e mundshme qė i janė bėrė Tiranės: shkatėrrimi i ambientit, i hapėsirave sportive dhe argėtuese, shkatėrrimi i hapėsirave publike dhe shkatėrrimi i historisė sė kėtij qyteti. Dhe pas tyre qėndrojnė si gjithmonė interesat e ngushta, private dhe korruptive tė klanit Rama dhe tė delijorgjėve tė tij.
Ju keni protestuar disa herė lidhur me kėto dukuri. Ēfarė pėrgjigjeje keni marrė nga bashkia?
Sa herė ne protestojmė apo paraqesim kėrkesa pranė Kėshillit Bashkiak pėr transparencė apo pėr interpelanca, bashkia vetėm hesht apo sulmon. Ashtu si ēdo herė tjetėr, kur unė protestoj kundėr bashkisė, del papagalli i bashkisė dhe seē pėrrallis pėr LSI-nė, a thua se protestat e qytetarėve smund tė jenė tė qytetarėve, por vetėm tė kundėrshtarėve politikė tė Ramės. Ajo qė skupton bashkia, ėshtė se qytetarėve tė Tiranės u ka ardhur thika nė kockė dhe vjen njė ditė kur qyteti zgjohet. Deri mė sot bashkia jo vetėm qė nuk pranon tė pėrgjigjet ndaj pyetjeve mbi korrupsionin betonizues tė qytetit, por mbi tė gjitha ushtron presione nga mė absurdet deri edhe duke mė vėnė gjoba mua dhe familjarėve tė mi pėr tė mė mbyllur gojėn. Unė personalisht kam hedhur nė gjyq Bashkinė e Tiranės pėr gjoba absurde qė i kanė vėnė familjes sime nė shenjė presioni pėr tė mė mbyllur gojėn, por unė as qė kam ndėrmend tė ndalem dhe nė ditėt nė vazhdim do tė shihni hapa tė tjerė nė mbrojtje tė qytetit nga mafia e ndėrtimit e klikės sė kryebashkiakut.
Bashkia e Tiranės thotė se e ka gati planin urbanistik tė Tiranės, po ende nuk e ka dorėzuar nė KRRTRSH. A pėrbėn kjo shkelje tė tė drejtave tė qytetarėve dhe konsumatorėve shqiptarė nė tė drejtėn pėr tė pasur njė plan urbanistik?
Unė nuk besoj qė Bashkia Tiranė ka pasur ndonjėherė ndonjė plan urbanistik. Njė plan urbanistik ishte njė nga premtimet e para tė Ramės nė vitet 2000-2003 dhe unė nė atė kohė kam qenė njė ndėr pėrkrahėsit e tij, por sot prej 9 vitesh nė drejtim tė Bashkisė sė Tiranės ky njeri nuk ka lejuar kurrė realizimin e njė plani rregullues, sepse njė plan rregullues do tė thotė mė pak betonizim i hapėsirave publike dhe tė gjelbra, mė pak konkurse tė trukuara holandeze pėr tė shkatėrruar qendrat e kėtij qyteti, do tė thotė mė pak korrupsion miliardash.
Rama ska asnjė plan rregullues. Ai ka vetėm disa faqe tė printuara me ngjyra tė cilat i pėrdor pėr tė mashtruar qytetarėt. Do ta shihni vetė kur tė detyrohet ti dorėzojė qeverisė planin rregullues qė tė kuptoni se ēfarė paēavureje ėshtė ajo.
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=16583
Pallati i Dashamir Pezės, mbi rrugėn publike
Lėvizja Zgjohu! denoncoi njė aspekt tjetėr tė betonizimit tė Tiranės: atė tė grabitjes sė rrugėve tė Qytetit pėr tiu dhėnė miqve tė Edi Ramės. Avokati Altin Goxhaj, dje nė orėn 12:00, duke qėndruar nė sediljen e shoferit tė njė ambulance nėpėrmjet ndezjes sė sirenės sė alarmit i nxori tė gjithė banorėt nė dritaret dhe ballkonet e shtėpive si dhe shumė qytetarė tė tjerė qė ndodheshin nėpėr lokalet pranė njė pallati tė paligjshėm qė ėshtė ngritur mbi rrugė!
Ky pallat shumėkatėsh qė ėshtė ngritur mbi rrugėn publike ėshtė ndėrtuar nga kandidati i Partisė Socialiste sė Tiranės, Dashamir Peza, i cili njihet edhe si njė ndėr miqtė mė tė afėrt tė Edi Ramės.
Paradoksi i kėtij pallati qė ka bllokuar tė gjithė hapėsirėn publike nė mes shumė pallateve qė janė ndėrtuar nė atė zonė ėshtė se ai ėshtė ngritur mbi rrugė, duke zaptuar njė hapėsirė publike tė qytetarėve e pėr mė tepėr, ai ėshtė kthyer nė njė pengesė reale pėr rrugėkalimin e banorėve qė janė shtuar sė tepėrmi nė kėtė zonė tė Tiranės.
Avokati Altin Goxhaj, i cili ėshtė edhe banor i kėsaj zone, pas ankesave tė shumė qytetarėve qė banojnė nė kėtė zonė, vendosi sot tė hipte nė njė ambulancė dhe tė kėrkonte tė kalonte aty ku disa vite mė parė ka qenė rruga e lagjes sė tij. Nė rolin e shoferit tė ambulancės nė prezencėn e shumė gazetarėve, banorėve dhe kalimtarėve tė ndryshėm, Goxhaj ndezi pėr 15 minuta sirenėn e alarmit tė autoambulancės pėr tė treguar se ēfarė ndodh nė lagjen e tij, nė rast se ka njė nevojė apo akoma edhe mė keq, nėse larg qoftė do tė binte zjarr nė kėtė zonė nė mes tė Tiranės.
Jam kėtu sot nė lagjen time, pėrballė kėtij pallati qė mė ka zėnė rrugėn, njė pallat i paligjshėm qė ėshtė ngritur mbi rrugėn nė kundėrshtim me ēdo standard ligjor dhe urban, pasi kjo situatė nuk durohet. E shihni kėtė pallat gjigand?, - iu drejtua gazetarėve duke bėrė me dorė drejt pallatit qė ėshtė ngritur mbi rrugė. Ky ėshtė pallati i ngritur nga miku i afėrt i Edi Ramės dhe kandidati i Partisė Socialiste nė kėtė zonė tė Tiranės, Dash Peza!
Rama pasi na grabiti parqet e gjelbra dhe hapėsirat sportive, tashmė na ka vjedhur dhe rrugėt! Dhe nėse dikush nga ne kėtu ka njė nevojė shėndetėsore apo larg qoftė nėse bie ndonjė zjarr nė lagje, ne mbetemi nė mėshirė tė fatit. Ky pallat i paligjshėm ėshtė ngritur prapa hotel Tiranės, vetėm 100 metra larg Bashkisė Tiranė, mu nė mes tė Tiranės, si ikonė e Tiranės sė Edi Ramės, njė pallat qė ngrihet mbi rrugė, njė pallat qė bllokon ēdo mundėsi kalimi pėr nevojat e qytetarėve deri nė ato mė ekstremet si kalimi i njė autoambulance apo i njė zjarrfikėse.
Ky ėshtė modeli i Tiranės sė Edi Ramės, i Tiranės sė betonizuar, njė Tiranė ku pallatet ngrihen njėri mbi tjetrin si kulla drejt qiellit pa asnjė normė sigurie dhe kalimi nė rast emergjencash. Shikoni pak pėrpara hotel Tiranėn dhe shkallėt e tij tė sigurisė. Ky ėshtė njė standard minimal i domosdoshėm qė duhej tė plotėsonte ēdo pallat, por ju e dini se ēfarė ka ndodhur disa herė nė Tiranė kur ka rėnė zjarr. Njerėz qė rrezikojnė tė digjen tė gjallė sa pallatet e reja qė miraton kryetari Rama pėr miqtė e tij nuk kanė asnjė dalje sigurie, dhe pėr mė tepėr, pallate dhe shtėpi tė tėra qė nėse do tė rrezikoheshin nga zjarri, nuk do tė kishin asnjė shans qė tė ndihmoheshin nga zjarrfikėset, pasi rrugėt janė ngushtuar apo edhe mė keq, janė grabitur pėr tu bėrė ndėrtime si ky pallat.
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=19283
Qytetarėt padisin Bashkinė e Tiranės pėr vjedhje tė pronės, 732 gjyqe tė hapura
Bashkia u detyrohet miliona lekė dėmshpėrblim kryeqytetasve, qė u ka prishur pronat, shtėpitė e bizneset
Ankesa dhe padi tė pafundme janė depozituar nė Gjykatėn e Tiranės nga qytetarėt kundra Bashkisė sė kryeqyteti. Bashkia e Tiranės ėshtė shndėrruar nė njė hambar padish nga qytetarėt e saj. Nuk janė pak, por rreth 732 padi tė drejtuara kryetarit tonė nga qytetarė, banorė tė Tiranės, apo edhe firma tė ndryshme, tė cilat pretendojnė se janė cenuar padrejtėsisht nga kryetari Edi Rama, nė emėr tė Bashkisė.
Qindra gjyqe janė tė hapura prej shumė vitesh nė gjykatė ku e paditur ėshtė Bashkia dhe vetė kryebashkiaku. Kėto gjyqe vazhdojnė tė jenė tė hapur pasi ligji nuk ka fuqi mbi Bashkinė. Ajo ju detyrohet miliona lekė kryeqytetasve qė ju ka prishur pronat, shtėpitė e bizneset e deri mė tani ajo nuk ju ka dhėnė as edhe njė qindarkė pėr dėmin qė ju ka shkaktuar. Madje pėrfaqėsuesit e saj ligjorė as nuk denjojnė tė paraqiten nė gjyqe duke i injoruar dhe pėrbuzur pėr tė disatėn herė qytetarėt, tė cilėt kanė mbetur nė qiell tė hapur apo pa njė qindarkė nė xhep.
Burime tė gjykatės bėjnė tė ditur se kanė mjaftuar pak kohė, qė numri i padive ndaj Bashkisė sė Tiranės dhe sektorėve nė varėsi tė saj, tė dyfishohet. Kėshtu, mėsohet se gjashtė mujorin e fundit tė vitit qė kaloi, kanė qenė nė proces rreth 300 gjyqe, ku i paditur ėshtė Bashkia e Tiranės, ndėrsa tashmė numri i tyre shkon nė 732. Vath Ēekrezi ėshtė vetėm njėri nga banorėt e kryeqytetit, i cili e ka paditur kryebashkiakun pėr dėmin e shkaktuar, duke i kėrkuar atij dėmshpėrblimin prej 2.6 milionė lekėsh. Megjithėse kjo kėrkesė- padi ishte dėrguar vitin qė shkoi, vetėm pak muaj mė parė, nė Gjykatėn e Tiranės ėshtė pranuar mė nė fund kėrkesa e kėtij banori, i cili nuk ka pėrfituar ende nga dėmshpėrblimi qė Bashkia jonė i detyrohet.
Ndėrkohė, njė tjetėr padi e regjistruar nė emėr tė kryebashkiakut ėshtė ajo e familjes Lonari, e cila kėrkon pronėn e saj tė zaptuar nga pėrbindėshit ndėrtues pallatesh me leje, tė dhėnė nga kryetari Rama. Ky proces vazhdon ende maratonėn e tij pranė gjykatės sė Faktit, e cila ka marrė, pas shumė kallėzimesh penale tė bėra njėra pas tjetrės dhe tė rrėzuara pa arsye, nė shqyrtim kėtė ēėshtje. Njė ndėr kėto padi ėshtė ajo e Arian Sukniqit. Ish-drejtori i Qendrės Kulturore "Tirana", nė kėrkesė- padinė e tij ka kėrkuar rikthimin nė vendin e punės dhe pagesėn pėr kohėn qė ėshtė larguar.
Shkatėrrimi i njė prone mund t'i kushtojė 228 milionė lekė Bashkisė sė Tiranės. Bėhet fjalė pėr njė truall prej 310.5 metėr katror, nė pronėsi tė Hasan Hakės dhe gjithashtu njė ndėrtesė dy katesh nė rrugėn "Punėtorėt e Rilindjes", e cila me njė urdhėr tė Bashkisė sė Tiranės, nė bazė tė planit rregullues tė kryeqytetit nė vitin 2004 ėshtė shkatėrruar nga policia bashkiake, megjithėse kjo ndėrtesė dhe trualli gjithashtu ishin tė regjistruar pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Njė nga kėto raste ėshtė shkatėrrimi i njė tjetėr vlere. Kinema "Ali Demi", nė padinė e bėrė njė vit mė parė, vazhdon ende maratonėn e saj nė Gjykatėn e Tiranės. Gėrmadhat e mbetura nga njė ndėr kinematė mė tė frekuentuara 15 vjet mė parė, ngrenė zėrin kundėr kryebashkiakut, duke kėrkuar dėmshpėrblim pėr shkatėrrimin e bėrė me pa tė drejtė.
Shoqėria "Interkinex" sh.p.k, megjithėse ka regjistruar kallėzimin penal njė vit mė parė, vazhdon ende tė kėrkojė dėmshpėrblim pėr shkatėrrimin e njė ndėr pasurive kulturore, midis shumė tė tjerave, tashmė, tė mbetura si ajo. Kėto janė vetėm fragmente padish, nga 732 tė tjera qė janė tė regjistruara pranė Gjykatės sė Tiranės.
Nė rast se do t'i referohemi statistikave dhe kronologjisė, 2008-a ėshtė viti i sulmit ligjor i qytetarėve kundėr kryebashkiakut Rama. Vitet e tjera ka patur tek-tuk ndonjė padi, ndėrsa 6 mujori i vitit 2007 dhe kėto muaj qė kanė kaluar pėr kėtė vit, duket se po dėshmojnė njė mosbesim masiv kundrejt njeriut qė po pėrdhos votėn e qytetarėve qė e vunė nė krye tė Bashkisė sė Tiranės.
Janė me qindra rastet kur Bashkia e Tiranės ka shkelur tė drejtat e qytetarėve mė tė dy kėmbėt. Shpesh, ata kanė kėrkuar dėmshpėrblime pasi prona e tyre ėshtė zaptuar nga ndėrtesa, rrugė, apo diēka tjetėr tė ndėrtuara nga Bashkia. I kanė lejuar punimet e Bashkisė, por kanė kėrkuar atė qė u takon. Duke mos marrė asgjė dhe duke mos pasur as edhe njė zgjidhje tjetėr, pasi edhe me anė tė gjyqeve ata nuk kanė arritur ta zgjidhin problemin, janė detyruar qė tė veprojnė vetė. Kėto ndėrhyrje kanė qenė edhe tė paligjshme, por nuk dinin se ēfarė tė bėnin.
E njėjta gjė ndodhi edhe me pronarėt e fushės Ali Demi. Elton Bendi, njė nga pronarėt e kėtij trualli, kėrkoi dėmshpėrblim pėr pronėn qė po i merrej nga Bashkia, por askush nuk ia vuri veshin. Pastaj ai protestoi dhe kėrkoi pezullimin e punimeve, por ndėrhyri policia bashkiake dhe e largoi. Mė pas, shkoi dhe debatoi me firmėn ndėrtuese tė kėtij objekti dhe ai i tha se ishte punė e Bashkisė dhe jo e tija.
Mė kishte pushtuar tokėn e gjyshes. Jemi pėrpjekur ta bindim me tė mirė, por kur pashė qė nuk ka drejtėsi dhe askush nuk mė ndihmon, mendova ta zgjidhja vetė- Kėshtu ėshtė shprehur pėr oficerėt e seksionit tė shkatėrrimit tė pronės nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, Eltoni. Ai shpėrtheu njė granatė, nė hyrjen e njė pallati pranė stadiumit Dinamo, ku ndodheshin zyrat e firmės sė ndėrtimit Kora sh.p.k.
http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=13127
Krijoni Kontakt