
Postuar më parë nga
ilia spiro
Kjo rruge qe kap nje vlere deri tek 1 miliard dollare po ndertohet me parate e qytetareve shqiptare dhe bijve e nipave te tyre, me vendime politikanesh qe nuk ju behet vone per popullin e tyre qe eshte me i varferi ne Evrope. U be kjo rruge shpejt dhe duke u shtuar e fryra vlefta e saj per perfitime politikanesh dhe figurash te tjera, qe nuk kane lidhje me qytetaret shqiptare.
Asnje rruge nuk eshte e parendesishme sepse rruget jane arterie te zhvillimit, por fryrja qe u be ne kete rast dhe ndertimi shpejt me cdo kusht. ishte jashte gjithe mundesive te shqiptareve.
Ne Shqiperi njerezit vrasin veten per shkak te varferise, kurse ju na fryni me projekte fantastike dhe "nacionaliste", sepse ndoshta nuk qeni qytetar/qytetare shqiptare e nuk ju behet vone per femijet e varfer shqiptare ne veri e jug, qe nuk mbushin dot barkun me buke, te cileve ju duhet tani te paguajne edhe rruge te tilla te parakohshme, duke u perpjekur qe te na futni ne armiqesi edhe me fqinjin tone jugor, etj.
Por vazhdoni tù sherbeni xhepave te politikaneve, ketej dhe andej kufirit, se populli i thjeshte ka te tjera halle.
Ja njeri prej tyre:
Varfëria, adoleshenti vetëvaret në pemën e ftoit
ILIRI prej Fri Feb 08, 2008 4:45 pm
Varfëria, adoleshenti vetëvaret në pemën e ftoit
Aleksander Hysenllari
Korçë, Aleksandro Hysellari, 16 vjeç, vuante prej kohëshnga kushtet e këqija ekonomike në të cilat jetonte familja e tij
Kushërira: S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt këtij fundi të llahtarshëm e çoi varfëria
KORÇË- Një 16- vjeçar nga një fshat i Korçës është vetëvarur dje nga kushtet e këqija ekonomike. Aleksandro Hysellari ka vendosur t'i japë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë ftoi në oborrin e fqinjit të tij në një depresion të thellë. Djali që ëndërronte të punonte për të ndryshuar realitetin e dhimbshëm të familjes së tij, synonte Greqinë vendin ku dëshironte të prekte realizimin e ëndrrave të shumta, por nuk ka mundur të shkelë asnjëherë në shtetin fqinj, por dhe as të jetojë si gjithë të tjerët në atdheun e tij. Orët e fundit të jetës së tij, të afërmit dhe miqtë i tregojnë si shumë të gëzuar me një hare që kishte përfshirë pa kuptuar adoleshentin, por asgjë nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me saktësi për të arritur deri të vendimin ekstrem.
Ngjarja
Zbulimi i tragjedisë për familjen Hysellari ka qenë i rastësishëm, pas kërkimeve të shumta që familja e të riut ka bërë gjatë gjithë natës. Aleksandri ka dalë nga shtëpia gjatë pasdites për të mos u kthyer më. Nga rindërtimi i skenës nga ana e policisë kriminale mësohet se ai ka qenë jashtë me disa shokë të tij, por pas ndarjes me ta, nuk është parë nga askush. Kërkimet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të natës së kaluar, ndërsa rreth orës 08.00 të mëngjesit të së enjtes babai i adoleshentit ka vendosur të hipë në çatinë e shtëpisë së vet nga ka parë të birin të varur në një pemë ftoi. Askush në familjen Hysellari nuk ka dashur të besojë për skenën e llahtarshme që iu është dashur të shohin, ndërsa menjëherë janë përpjekur ta largojnë nga pema fëmijën e tyre që kishte disa orë që kishte vdekur. Pas këtij momenti që duket se ka tronditur jashtëzakonisht dhe fshatin e vogël vetëm 18 kilometra larg qytetit të Korçës, policia lokale ka nisur dhe hetimet. Sipas saj nuk ekziston asnjë konflikt i të riut me ndonjë individ, dhe aq më tepër me familjen e tij, ndaj mendohet që kushtet e vështira ekonomike në të cilat 16- vjeçari jetonte ta kenë shtyrë drejt vetëflijimit.
Familja
Familjen Hysellari e tronditur nga varfëria e tejskajshme, është në zi ndërsa shtëpia në të cilën kanë nisur të jetojnë tetë vite më parë, kur zbritën nga një fshat malor i zonës së Gorës, ka pritur bashkëfshatarët e tyre. Familja e madhe me tetë anëtarë, gjashtë prej të cilëve fëmijë, jetonte me vetëm pak të ardhura që nuk mund të kalonin shumën e 50 mijë lekëve të vjetra në muaj, ndërsa fëmijët e saj ushqeheshin vetëm një herë në ditë me atë ushqim të pakët që mund të siguronte nëna e tyre. Djali ndonëse shumë shtatvogël dëshironte të punonte dhe kryente çfarëdo lloj pune që kishte në fshat, por që gjithsesi ishin shumë të rralla. Ndërsa prindërit e viktimës nuk kanë pasur fuqi të tregojnë dhimbjen e tyre, dy kushërinjtë e parë të djalit vajza dhe djali i xhaxhait kanë treguar gjithçka ka ndodhur. Brunilda Drizaj, kushërira e parë e viktimës ka rrëfyer për gazetën se djali ishte zhdukur pa lënë gjurmë një natë më parë, ndërsa ka qenë një djalë i urtë dhe model madje për familjen pasi ishte shumë punëtor, ndonëse nuk kishte mundësi ku të punonte. Sipas saj, atë e ka gjetur babai i tij në pemë të vetëvarur, ndërsa askush nuk do të besojë këtë gjëmë që i ka ndodhur familjes së tyre. "Aleksandri ishte një fëmijë i urtë dhe pa fjalë dhe bënte çmos të punonte të mbante familjen, ndonëse kishte dëshirë të shkonte dhe në shkollë-ka pohuar kushërira e parë e tij Brunilda Drizaj.- S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt këtij fundi të llahtarshëm për të gjithë e çoi varfëria". Ndërkaq kushëriri tjetër i parë i Aleksandrit, Romi Dulellari ka rrëfyer përmes lotëve se ai ëndërronte të shkonte në Greqi. "Në çdo moment ai ka dashur të shkojë në Greqi për punë-thotë Romi Dulellari-por ai ishte shumë i vogël në shtat dhe ndaj prindërit e tij nuk e lejonin këtë gjë. Madje ai insistonte duke ia kërkuar këtë gjë dhe vëllait të tij 20 vjeçar, Eljonit që jeton pa dokumente në Greqi, të shkonte bashkë me të, por ai e ka ndaluar të mos udhëtonte në këmbë nga mali, ku mund të mbetej në dëborë." Familja Hysellari duket se është e shokuar, ndërsa nuk kanë forcë as t'i bëjnë apel shtetit për ndihmë, për ata fëmijë, më e vogla e të cilëve është pesë vjeç. Romi Dulellari thotë se apeli ndaj shtetit është i pavlerë, ndaj nuk mundet të kërkojë asgjë nga ky shtet që nxiti adoleshentin të vetëvritej.
"Projekti kunder varferise""eshte projekti i vertete i shqiptareve.
Krijoni Kontakt