Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 102
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Eshtrat Tregojnė

    ESHTRAT TREGOJNE



    Njeri, ndalu dy minuta, veshtrome edhe mua.

    Do te jape disa keshilla, qe do tė vlejne edhe per tyja.

    Me shikon kocke te zhveshur, skelet pa fantazi

    Dhe thua se s’isha asgje, nuk me dhe rendesi.

    Por dikur ne vitet e mia, kisha te mira, isha i lumtur.

    Kisha edhe une lavdine time, mbizoteroja vende.

    Kisha floke te ndritshem dhe faqe si molla.

    Vetulla si shigjeta dhe sy si oqeani.

    Kisha krahe te hekurt dhe zemer luani.

    Per kete krenohesha shume, asgje me teper s’mendova.

    Por si kaluan vitet, kete nuk e kuptova.

    Defrimet dhe qejfet kaluan si era .

    Si shirat e vjeshtes, si bora e Marsit

    Dhe si nje dite e vetme m’u duk e gjithe jeta.

    Ndjeva pleqerine, kujtova te kaluaren.

    Drita nga syte e mi sa vjen e zvogelon

    Dhe mendja sa shpejt u plaka, veshtire se e kupton.

    Kembet m’u dobesuan dhe duart me s’levizin

    Dhembet po me prishen dhe veshet me s’degjojne

    Kuptova vdekjen, per pak do te mbaroje.

    Atehere nxjerr nje ze, te qara me dhimbje.

    Kush magjistar sjell jeten, ke doktor te therrase?

    Kush mund te kete force nga vdekja te me sose?

    Do t’i jap para, pasuri sa te doje.

    Askush nuk u gjend dhe asnje nuk dinte

    Te me shpetonte jeten, vitet te m’i kthente.

    Dhe nje dite Prilli pa dashur pa pritur

    Zemra pushoi te rrahe dhe shpirti im iku

    Dhe shkoi pasuria, lavdia, krenaria qe jetoja.

    Ku shkoi floriri, froni dhe pallati mbreteror?

    Ku shkoi bukuria, pamja fisnike dhe personaliteti?

    Krimba brejten trupin dhe asgje me nuk mbeti.

    Sepse nga balta u krijuam dhe ne balte do te kthehemi.

    Keshtu siē me shikon o njeri, edhe ti do te katandisesh.

    Ne kete jete kalimtare, mos mendo te pasurohesh

    Mos e lejo veten nga deshirat e tua te drejtohesh.

    Vdekja eshte e uritur dhe kurre nuk ben plane.

    Merr nenat e femijeve, djelmosha te rinj

    Merr vajza ne lulen e tyre, nga djepi rremben femije.

    Prandaj mendo vdekjen shtate here ne dite.

    Mendo qe nje dite do t’vdesesh s’do t’shohesh me drite.

    Si une kish dhe te tjere, por qe nuk jane me

    Prandaj mendohu mire te mos pesosh te njejten gje.

    Ne ēdo hap ki kujdes, ruhu nga shiu i djallit

    Eshte babai i genjeshtres, pjella e mekatit.

    O njeri mendohu mire, sepse nuk i perket vetes

    Jemi krijesa e Perendise, besoi te vertetes.

    Jeto me frike mbi dhe, me besim tek Ai.

    Ai qe per ty vdiq dhe dha jeten e Tij.

    Vetem Ai jep jete, tek Jezusi gjen shpetim

    Prandaj mendohu mire, mendohu gjithmone

    Qe shpirti yt te shpetoje para se te jete vone!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 12-03-2003 mė 12:05

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I FTOJ TE KRISHTERET NESE KANE NDONJE KRIJIM APO DICKA TJETER, TE NGJASHME, MUND TA SHKRUAJNE KETU!

    ABIGAIL

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    TE DEGJOVA!



    Te degjova, ne gjithcka qe me ndodh.

    Te degjova mes gezimit e hidherimit.

    Te degjova, kur me pergjigjesh,

    ne te gjitha ato qe te kerkova.

    Te degjova, ne te gjitha ato qe me dhe.

    Mijera here te kam degjuar,

    Mes te tjereve, mes gjithēkaje.

    Por kur do te degjojte Ty vete ?

    Te mos shuhem , te mos vdese

    para se te shoh, Ty, Zoti im.

    Ne ēdo dite qe vjen dhe kalon

    ekzistenca ime , te pret e te deshiron!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 13-03-2003 mė 06:59

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Ku ndodhesh ?



    Ku ndodhesh Ti ?

    Ti, qe degjon peshperitjen e mendimeve .

    Ti, qe njeh gjithēka qe mbyllin buzet .

    Ti, qe pergjigjesh …

    Ne te gjitha ato qe gjenden te fshehura .

    Ku ndodhesh …

    Nė mengjes, mesdite dhe mbremje ?

    Ndodhemi ne pellembet e Tua .

    Dite dhe nate na veshtron nga kudo .

    Ndjek hapat e tona cdo cast .

    Si mund te fshihemi para Teje ?

    Eshte syri Yt me i fuqishem se dielli

    Dhe Froni Yt me i madh se qielli !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 18-03-2003 mė 18:25

  5. #5
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KRYQI I GOLGOTES ZGJIDH CDO ENIGME!

    Pyeta zogjte se c’ka lart ne qiell?
    Pyeta shiun, kush e ben’ qe te bjere?
    Pyeta malet, pse jane kaq te larte?
    Pyeta oqeanin, kur merzitet pse leshon dallge?


    Pyeta lulet, kush ju jep arome?
    Pyeta yjet, pse valle duhet te ndriēojne?
    E kisha frike erresiren, doja te ishte drite.
    Me fantazine time udhetoja cdo dite.

    Pyeta njeriun por ishte e kote,
    mendja e kufizuar s’mund te pergjigjej dot.
    Pyesja dhe pyesja pa marre pergjigje,
    gjersa nje dite, Ai preku zemren time.

    Misteret dolen ne drite, pergjigja nuk vonoi.
    ‘‘Une jam’’ gjithcka, nga qielli me kumboi.
    I Shenjti Perendi ķ foli krijeses se Tij;
    ‘‘Ju bera te sundoni boten, ju quajta bije’’!

    Nese mendoje si une dhe pyetje te mundojne.
    Nese kerkon me shume dhe do te njohesh Ate,
    ekziston nje Emer, nje vend qe zgjidh cdo enigme.
    Eshte kryqi ķ Golgotes, Jezusi qe jep shpetim!

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DUA TE JETOJ!

    Pashe varferine brenda varrit.
    Balte sic jam, thashe: Jo.
    Nuk eshte e vertete,
    vetem per kaq pak te ekzistoj.
    Dua te jetoj!

    Rrezikohem cdo moment,
    kete gje e di mire.
    Per nje cast, zemra ime nuk do te rrahe.
    Dhe thashe: Jo!
    Dua te jetoj!

    Kthehem tek Ai: I Ringjalluri.
    Ai qe u jep jete, varreve boshe.
    Po, nuk do te vdese!
    Gjaku i Tij u derdh,
    qe une te jetoj perjete!!!

  7. #7
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NESE NDIHESH VETEM...



    Kete nate ndihesh vetem dhe ecen neper shi.

    E kaluara gjallerohet, te ligeshton brenda ne gji.

    Pret te gjesh besim, mes shokesh dhe miq,

    por nga e gjithe kjo histori, bere vetem armiq.

    Njerezit te kthyen shpinen, ata qe mendove se te duan,

    ne cdo veshtiresi te jetes, veshtrimin nga ty larguan.

    Krishti eshte streha jote, Ai te do me te vertete,

    me dashurine qe se gjete asgjekund,

    do te rrethoje kudo ne jete.

    Ne vetmine e kesaj nate ti, nese do ta kerkoje Ate,

    te jesh i sigurte, ne dite shiu me stuhi,

    Udhetar me ty, do te jete pergjithnje!

  8. #8
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Perendia leviz ne menyre misterioze
    per t’u kryer mrekullite.
    Ai i ngul gjurmet e hapave ne det
    dhe nget permbi stuhite.


    Thelle ne minierat e pamata
    te nje arti qe kurre s’gabon,
    Ai ruan projektet e Tij te ndrit
    dhe vullnetin e Tij sovran ushtron.


    Mos e gjyko Zotin me ndjenja te dobeta,
    por besoji atij per hirin qe te vesh,
    prapa nje providence te vrenjtur,
    Ai fsheh nje fytyre qe buzeqesh.


    Mosbesimi i verber sigurisht gabon
    dhe vepren e tij kontrollon me kot.
    Perendia, veten e Tij vete e interpreton
    dhe do ta beje te qarte ne bote!

  9. #9
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Poezi per Jezusin!

    I
    Nje koke e shenjte, e plagosur,
    E varur nga dhembja e brenga.
    Me plot perbuzje rrethohesh.
    Kurora Jote bere me gjemba!
    Sa i zbehte qe je nga dhembjet
    Nga perbuzja dhe fyerjet e renda!
    Sa dergjet ajo fytyre
    Qe dikur, ndriste si hena.


    II
    Mbi ate kryq te Jezusit
    Syri im shikon shpesh
    Trupin e Atij qe vuajti per mua
    Dhe per mua tani po vdes.
    Dhe prej zemres se goditur, ne lot,
    Dy cudira une rrefej –
    Cudine e dashurise se Tij te lavdishme
    Dhe ate qe une nuk vlej.


    III
    Jezus, i dashuri i shpirtit tim,
    Me ler, ne gjirin Tend te fluturoj,
    Kur ujerat perplasen me nxitim,
    Kur shtrengata ende te vazhdoje.
    Me streho, O Shpetimtari im, me streho,
    Deri sa stuhia e jetes te marre fund.
    Te sigurt ne strehim me drejto,
    Oh, merre shpirtin tim me ne fund!


    IV
    Strehim tjeter une s’kam
    Shpirti im i pandihme varet te Ti;
    Mos me ler vetem, keshtu si jam,
    Por mbeshtetme, me jep rehati.
    Tere besimi im te Ti qendron,
    Gjithe ndihma nga Ti me vjen.
    Koken pa mbrojtje Ti ma mbulon
    Dhe hija e krahut Tend gjithnje me gjen.


    V
    Shpetimtar, si bari na udhehiq ne!
    Per kujdesin Tend nevoje kemi shume;
    Ne kullotat e Tua Ti na ushqe ne,
    Pergatit per ne vathen Tende,
    Jemi te Tute: na miqeso ne!
    Behu Rojtari i rruges sone!
    Ruaje tufen Tende, nga mekati na mbro!
    Na kerko kur rrugen e ngaterrojme!


    VI
    Oh, lerme t’i shoh gjurmet e Tua,
    Dhe kembet e mia te ve ne ato vende;
    Shpresa per te Te ndjekur si duhet
    Eshte vetem ne fuqine Tende.
    Oh, drejtome, thirritme, terhiqme,
    Me mbro deri ne fund pa ngurrim;
    Dhe pastaj ne parajse pritme,
    O Shpetimtari im dhe Miku im!


    (P.s. Kjo poezi eshte shkruajtur nga ASTRIT77)

  10. #10
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NJE DRITE SHKELQEU NE HORIZONT!



    Planeti Toke udheton ne hapesiren e koherave

    i fundosur ne padijenine e humbjes.

    Jete monotone me nje hapesire te zbrazet.

    Dielli lind dhe perendon dhe ditet percjellin njera-tjetren.

    Ne prangat e mekatit njerezimi jetonte,

    por erdhi Dikush ne toke, qe njeriu te shpetonte.

    Qiejte u hapen, malet oshetine,

    engjejt brohorisnin, adhuronin Perendine.

    Prapa providencave te vrenjtura

    nje Drite shkelqeu ne horizont.

    Ndricoi plaget e padukshme te zemres sime,

    fshiu cdo dhimbje dhe lot.

    Zinxhiret e skllaverise u keputen.

    U hap nje rruge e re ne galaksi.

    Nje tjeter kohe dhe nje tjeter vend,

    qe e ka emrin Perjetesi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 04-06-2003 mė 14:35

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    ESHTRAT TREGOJNE

    BUTESISHT TY TE THERRAS


    Butėsisht ty tė thėrras

    Tė flas me ėmbėlsi

    Pėrjetė dhe gjithmonė

    Zemrat tona janė njė.



    Nė krahėt e mi prehu

    Pėrhumbur nė pasionin tim

    Sepse mund mė nuk duhet

    Kurrė mė s'je vetėm ti.



    Barra nuk ėshtė e jotja

    Tė lodhesh s'ėshtė pėr ty

    Tash jeta jote e imja

    T'i jap formė n'Dashuri.



    Rrotull tė sillet bota

    Edhe asgjė s'ndryshon

    Je fėmija im pėrjetė

    Ndaj nė Emrin tim beso.




    Kjo ėshtė njė nga poemat e nje motre Amerikane qe quhet Janice Schilling.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  12. #12
    Fryma e Perendise

    Ti flisje,
    Me nje ze te bukur
    qe vizatohej nga goja jote.
    Me nje ze, pikture,
    qe gjalleronte mbare boten.
    Sepse ti s'mund te rrish pa folur,
    pa kenduar,
    Sepse ti s'mund te me lesh mua ne humbje
    Kurren e kurres..
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  13. #13
    Krijimi

    Sa deshire te shihja
    krijimin e kesaj gjithckaje te madhe!
    Sa deshire te lexoja, ate poezi,
    qe Zoti shkroi me kete gjuhe
    qiejsh e yjesh,
    Te degjoja ate muzike
    qe zhurma e te shkruarit te kesaj
    poezie te supermadhe krijoi.
    E t'iu thosha juve sot:
    "Qepeni! Se dua te lexoj poezine,
    te degjoj muziken,
    te mahnitem ne mrekullite,
    qe krijon Zoti!"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  14. #14
    Metamorfoze

    Se flatrat u kthyen ne gjemba.
    Se lulet u shnderruan ne vaj,
    e dielli ne vdekjedhenes.
    Qielli s'ishte me i kalter,
    por i bubullimte.
    Jeta s'ishte vecse nje enderr,
    sepse iu dhurua endrres.
    Sepse iu dhurua asaj endrre
    qe krijoi njeriu.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  15. #15
    Dhe.....

    Dhe Zoti na sheh.
    Dhe Zoti qesh.
    Dhe Zoti qan.
    Dhe Zoti na do.
    Dhe Ai jeton.
    Dhe ne s'e perfillim.
    Dhe ne jemi te forte.
    Dhe ne vdesim.
    Sepse thone:
    "Te marrit hapi udhe!"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  16. #16
    Perendise Tim


    Ti me dhe shikimin
    per te pare ata sy te hijshem
    pertej syve te mi.
    Me ate ngjyren e tejshkuar
    te qiellit parajsor.
    Duke me folur me nje ze
    tej zerit tim.
    Qe i padegjueshem deri ne ameshim
    me thoshte:
    "E imja ti!"
    Dhe une me dashurine qeshese
    te nje drite shkelqyese..
    Qe s'di nga vinte,
    pertej shpirtit te shpritit tim,
    te thosha ty, i imi
    Krijues i pafundesise:
    "Te dua deri ne perjetesi!"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  17. #17
    Shperthim

    U derdh Shpirti mbi pafundesine,
    por ajo u mbush dhe u derdh
    u derdh
    e derdh..,
    Dhe u derdh aq shume
    sa Zoti tha:
    "Kjo eshte perjetesia qe krijoj une!"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  18. #18
    Keto jane vargje te cilat i kam shkruar une dhe jane bere kenge nga nje vella nga Korca tani ne Amerike.

    Zemren time Perendise ia dhurova
    Sepse Atij i takon.
    Vec ne Shpirtin e Tij jetoj,
    Sepse Ai me jep force.

    Shpirti im i trazuar Perendise i dhuron
    vec pendim edhe lot.
    Falja e tij me jep liri.

    Jeta ime tek Ai rilindi
    Perjetesisht te jetoje
    Nje krijese e re une jam
    dhe Atij i kendoj

    Je Krijuesi i gjithe kesaj bote O Zot
    dhe i cdo mrekullie
    Sepse Ti je mrekulli
    Ti i Vetem ne Qiell dhe Toke mbreteron
    dhe tek une jeton, o Zot.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  19. #19
    Disa krijime ne anglisht

    Undeserved Glory

    The hand that shook mountains and made seas roar
    dried up the tears on my face.
    His sweet embrace folded me
    and sprinkled my lips with a smile.
    Like a bud under the morning sun
    I was dreaming on His lap.
    while His mighty voice whispered softly in my ears.
    I looked His firey eyes and heard
    the power of his love.
    I was given sweetness
    and was dressed in white
    My name was "Bride" to the Lamb of God.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Perla


    Mbrojtur vėshtrimin tonė, mėnjėanė, me shumė kujdes,

    Nėn ujė gjendet perla, e fsheh e saj mbulesė.

    Shpaloset bukuria dhe forcė po fiton,

    Ėshtė larg syr'i njeriut, aspak nuk e trazon.



    Ē'qėllim? Cili mendim? Sa ende do durojė?

    Ndėrsa thellėsitė thėrrasin dhe heshtja drithėron.

    Shtėpi e vjetėr sė fundmi shpalos e ndarė nė dy

    Tė madhen bukuri - Lavdi e saj pėr Ty!



    Mė mallėngjim thėrret, koha e saj ka ardh'...

    Por krenaria shkon, gėzimi i saj nuk zgjat.

    I duhet tash tė presė pėr ēastin e lavdisė,

    Kėrkon fatin e saj nė krahėt e Dashurisė.



    Syrit tė botės larg gjendet kjo perla jonė

    Hequr nga Zoti vetė, butėsisht si gjithmonė.

    E mori qė ta ēojė te vendi i Tij, Shtėpia,

    E bukur Perla, prapė, veē kėnaqėsi e Tija.



    Dhe Perla rri nė heshtje, humbur, vėnė mėnjanė,

    Tė tjerė janė zgjedhur, tė tjerė Ai ka marrė.

    "E vlefshme mos nuk jam? Gabim ndoshta kam bėrė,

    Qė Biri s'sheh dobi nė mua t'mė pėrdorė?"



    "E fshehur jam kėtu, harruar nė vetmi;

    Qėllim a ndoshta kam, un tash nė shtėpinė e Tij?

    Larg syrit njerėzor - jeta mė dergjet kot -

    Nxito, o Zot nxito, Ti je mėshirėplotė!"



    Koha mėshirė nuk ka, me hap pėrpara shkon;

    Tė tjerė Ai ka marrė, tė priturit s'mbaron.

    "Pėr ty, fėmija im, kam zemrėn, dashurinė,

    E ēmuara krijesė, pėr ty kam lartėsinė."



    "Nė mua jo nxitim, ditėn qė ty tė zgjodha,

    E zgjata dorėn time, ty erdha tė t'kėrkoja,

    Nė vendin e pėrsosur, pėrsosur ish dhe koha;

    Sepse ne tėrė kėtė, nė krahun tėnd qėndrova."



    "Pra, qesh nė dhimbjen tėnde, nė hidhėrim gėzim;

    Nė kohėn time vij, tė mos kesh xhelozi.

    Dashuri e pėrjetshme, ne jemi njė nė tė;

    Ke derdh nė Zotin tėnd, humbur nuk ke asgjė..."

    Janice Schilling
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 14:40
  5. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •