Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Fryma e Shenjtė

    Fryma e Shenjte

    Kam pare se eshte e nevojshme te mesojme me shume mbi Frymen e Shenjte, per ta kuptuar se kush eshte dhe cili eshte roli i Tij. Shpresoj se ne vazhdim do te kemi mundesi te shohim se cfare na meson Bibla rreth Frymes se Shenjte.

    Shume studime mbi Frymen e Shenjte, perqendrohen tek fuqia, puna dhe dhuratat e Tij, duke lene jashte hyjnine dhe personshmėrinė e Tij. Thjesht barazimi i Frymes se Shenjte me “fuqi”, zakonisht con ne praktika te gabuara ne marredhenje me doktrinen. Ajo cfare do shohim ne vijim do te jete tek ajo qe Bibla meson rreth natyres, personit dhe sherbeses se Frymes se Shenjte – personi i 3-te i Trinise.

    Natyra dhe personi i Frymes se Shenjte

    1. Hyjnia e Tij

    Fryma e Shenjte, eshte ne natyren thelbesore i barabart me Perendine, si tek Ati ashtu edhe Biri dhe lidhet me ta si nje person.
    - Te Mateu “emri” Fryme e Shenjte, eshte ne te njejtin nivel si Ati dhe Biri.
    Mateu 28:29 Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,

    - Te Gjoni, Fryma e Shenjte referohet si nje tjeter ngushėllues, i te njėjtit lloj me Jezusin.
    Gjoni 14:16-17 Dhe unė do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju.

    - Te 2 Korintasve hiri i Krishtit, dashuria e Perendise dhe “miqėsia” e Frymes se Shenjte, barazohen.
    2 Korintasve 13:14 Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perėndisė dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė qofshin me ju tė gjithė. Amen.

    - Te Hebrenjeve thuhet se kur Perendia flet, flet Fryma e Shenjte.
    Hebrenjve 10:15-17 Por edhe Fryma e Shenjtė na e dėshmon; sepse, mbasi pat thėnė mė parė: ``Kjo ėshtė Besėlidhja qė unė do tė bėj me ata pas atyre ditėve, thotė Perėndia, unė do t`i shtie ligjet e mia nė zemrat e tyre dhe do t`i shkruaj nė mendjet e tyre``, shton: ``Dhe nuk do t`i kujtoj mė mėkatet e tyre dhe paudhėsitė e tyre``.

    - Te Veprat e Apostujve Fryma, pėrderisa vetem Perendia eshte i “Shenjte”, qe Fryma te quhet “Fryma e Shenjte” eshte dicka qe e identifikon Ate si hyjni.
    Veprat e Apostujve 5:3-4 Por Pjetri i tha: ``Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės? Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte e jotja? Dhe ato qė more nga shitja a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė!``.

    2. Karakteristikat (vetite) e Tij

    Eshte interesante te shohesh qe karakteristikat qe i pėrkasin vetem Perendise, i atribuohen Frymes se Shenjte.
    - Perjetesia - Hebrenjeve 9:14
    - Gjithefuqia - Romakeve 8:11
    - Gjitheprania - Psalmi 139:7-12
    - Gjithedija - 1 Korintasve 2:10-11
    - E vėrteta - Gjoni 14:16-17
    - Dashuria - Romakeve 5:5
    - Jeta - Gjoni 6:63

    3. Titujt dhe simbolet e Tij

    Titujt qe i jane dhene Frymes se Shenjte ne Shkrim (Bibel), tregojn natyren e Tij si Perendi.

    - Shpirti i Shejterise – Romakeve 1:4
    - Shpirti i Zotit – Luka 4:18
    - Shpirti i Krishtit – Romakeve 8:9
    - Shpirti i Jezusit – Veprat e Apostujve 16:7
    - Shpirti i Atit tuaj – Mateu 10:20
    - Shpirti i Perendise se gjalle – 2 Kotintasve 3:3

    Simbolet me te cilet Fryma tregohet ne shkrim, zbulojne si natyren ashtu edhe punen e Tij.

    - Ere – Gjoni 3:8
    - Vaj – 1 Samueli 16:13, Veprat 10:38 dhe 1 Gjoni 2:20, 27
    - Uje i gjalle – Gjoni 4:14 dhe Gjoni 7:38-39
    - Zjarr – Mateu 3:11-12
    - Depozitė (garanci) – Efesianve 1:13-14
    - Vule (siguri) – 2 Korintasve 1:22
    - Veshje – Luka 24:49
    - Pellumb – Gjoni 1:32-34
    - Fuqi – Veprat 1:8

    4. Dalja e Tij

    Fryma e Shenjte del perjetesisht nga Ati dhe nga Biri.
    P.sh. Gjoni 14:15-17
    Gjoni 15:26
    Gjoni 16:7
    Galatasve 4:4-6
    por u “dergua” (doli) nga Ati dhe Biri ne bote, ne nje menyre te veēante, diten e Pentakostit per te:
    - Fuqizuar punen e Kishes.
    - Pagezuar besimtaret ne Trupin e Krishtit dhe per t’i aftesuar besimtaret qe te deshmojne dhe prodhojne frute shpirterore.
    - Ta bind boten per mekat.

    P.sh. Luka 24:48-49
    Gjoni 7:39-40
    Veprat 1:1-5
    Gjoni 16:7-11

    5. Personshmeria e Tij

    Nderkohe qe Fryma e Shenjte identifikohet me “fuqine” e Perendise, Ai nuk ehte nje force jofrymore, por eshte nje person-personi i 3-te i Trinise.

    Por cili ehte kuptimi i termit” Fryme e Shenjte”?

    Beslidhja e Re, i referohet “Frymes se Shenjte” me “Paraclete”, qe do te thote:
    - Keshilltar - Gjoni 14:16
    - Ngushellues - Gjoni 14:26, Gjoni 15:26 dhe Gjoni 16:7
    - Avokat - 1 Gjoni 2:1
    Dhe mund te pėrkthehet drjtperdrejt si “Dikush i cili afrohet per te ndihmuar”.

    Fryma e Shenjte thuhet te jete ngushėlluesi (paraclete) i izraelitm ne lishje me shpetimin i cili do te vinte nepermjet Shpenguesit. Keshtu edhe “paraclete” tregon per nje peronshmeri. Luka 2:22-23

    Ketu po e ndėrpres per te vazhduar perseri.

    Per ju,
    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #2
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Fryma e Shenjte, evidenton karakteristikat e nje personi

    Fryma e Shenjte ka:
    - Nje mendje – Romakeve 8:27
    - Nje vullnet – 1 Korintasve 12:11
    - Emocion – Efesianve 8:14

    Fryma e Shenjte si nje person:

    - Flet – Gjoni 15:26
    - Lutet – Romakeve 8:26-27
    - Udhezon – Gjoni 16:13
    - Meson - 1 Korintasve 2:13
    - Drejton – Romakeve 8:14

    Frymes se Shenjte mund:
    - T’i gėnjesh – Veprat 5:3
    - Ta trishtosh – Efesianeve 4:30
    - Ta fyesh – Hebrenjeve 10:29
    - T’i rezistosh – Veprat 7:51
    - Ta shuash – 1 Thesalonikasve 5:19

    Frymes se Shenjte, ne shkrim iu eshte referuar duke pėrdorur pėremrin vetor mashkullor “Ai” megjithėse “Fryma” eshte gjinia asnjeanese, (Gjoni 16:13-14 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t`ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t`ju kumtojė gjėrat qė do vijnė. Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t`jua kumtojė.) dhe tek Gjoni 14:16 Dhe unė do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju. Ketu Jezusi i referohet Frymes se Shenjte si “nje tjeter” keshilltar, qe do te thote “i te njetit lloj” si Jezusi.

    Eshte nje dem i madh ndaj Frymes se Shenjte, po te mohosh personshmerine e Tij dhe t’i referohesh si nje “force”! Nje koncept i till nuk eshte biblik.

    Por cila eshte sherbesa dhe puna e kaluar e Frymes se Shenjte ?

    1. Ne Beslidhjen e Vjeter

    Fryma e Shenjte ishte e perfshire aktivisht ne:
    - Krijim – Zanafilla 1:2 Toka ishte pa trajtė, e zbrazėt dhe errėsira mbulonte sipėrfaqen e humnerės; dhe Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave.
    Jobi 33:3 Fryma e Perėndisė mė ka krijuar dhe fryma e tė Plotfuqishmit mė jep jetė.
    - Mbeshtetjen dhe ruajtjen e jetes – Psalmi 104:30 Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut.
    - Shugurimin dhe fuqizimin per sherbese te njerėzve – Numrat 11:24-30, Gjykatesit 6:33-34

    Sherbesa e Frymes se Shenjte ne Beslidhjen e Vjeter, duket si e ndryshme nga ajo e koheve te Beslidhjes se Re.
    Beslidhja e Re flet per Frymen qe eshte “ne ju” dhe “me ju” (gjoni 14:17); per banimin e vazhdueshem nga Fryma (1 Korintasve 6:19), per fuqizim rregullisht (Veprat 1:8), mbushje (Efesianeve 5:18), aftėsim nga Fryma (Galatasve 5:16-25), dhe per ecjen nepermjet Frymes (Romakeve 8:4-6).

    Ne Beslidhjen e Vjeter, Fryma u tha qe “vinte mbi” njerėzit dhe i fuqizonte ata perkohesisht per sherbese (p.sh. Samsoni tek Gjykatesit 15:14-15).

    Fryma e Perendise erdhi mbi Saulin, keshtu qe ai te mund t’i mposhte Amonitet (1Samueli11:6) por Fryma gjithashtu edhe u largua nga Sauli (1 Samueli 16:14).

    Davidi u vajos nga Fryma per fuqi ne sherbim te Perendise (1Samueli 16:13), por me vone u lute qe Prendia te mos ia largonte frymen e Tij nga ai (Psalmi 51:11).

    Fryma e Shenjte ishte perkohesisht te disa njerėz te Beslidhjes se Vjeter, p.sh.:
    - Jozefi – Zanafilla 41:38
    - Jozueu – Numrat 27:18
    - Danieli- Danieli 5:11

    Perendia premtoj ne Beslidhjen e Vjeter, si pjese te Beslidhjes se re, qe Ai do te derdhte Frymen e Tij tek njerėzit (Ezekieli 36:16-17 Do t`ju jap njė zemėr tė re dhe do tė shtie brenda jush njė shpirt tė ri; do tė heq nga mishi juaj zemrėn prej guri dhe do t`ju jap zemėr prej mishi. Do tė vė brenda jush Shpirtin tim dhe do tė bėj qė ju tė ecni sipas statuteve tė mia, dhe ju do tė respektoni dhe do tė zbatoni nė praktikė dekretet e mia.)
    Kjo nuk ndodhi deri ne ngritjen e Krishtit, kur Fryma erdhi ne diten e Pentakostit.

    Fruma e Shenjte ishte i njejti edhe ne Beslidhjen e Vjeter, por roli i Tij dhe menyra ne te cilen Ai lidhej me njerėzit, ishte ndryshe nga ajo e Beslidhjes se Re.

    Vazhdojm...

    Per ju,
    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  3. #3
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    2. Ne zbulese dhe frymėzim

    Nje nga aspektet madhore te vepres se frymes ne Beslidhjen e Vjeter, kishte te bente me aftėsimin e njerėzve per te folur per Perendine. Fryma e Shenjte ishte menyra te cilen Perendia perdori per te folur nepermjet njerėzve.
    P.sh.: 2 Samueli 23:2 Fryma e Zotit ka folur nėpėrmjet meje dhe fjala e tij ka qenė mbi buzėt e mia.
    Mikea 3:8 Unė pėrkundrazi jam plot me forca tė Frymės sė Zotit, me drejtėsi dhe forcė, pėr t`i bėrė tė njohur Jakobit shkeljen e tij dhe Izraelit mėkatin e tij.

    Perendia komunikoi te verteten dhe bindi per mekatin nepermjet Frymes se Tij qe fliste nepermjet profeteve te Beselidhjes se Vjeter.
    Mateu 22:43-44 Ai u tha atyre: ``Si pra Davidi, nė Frymė, e quan Zot, duke thėnė: "Zoti i ka thėnė Zotit tim: Ulu nė tė djathtėn time, deri sa unė t`i vė armiqtė e tu si stol tė kėmbėve tė tua"?
    Veprat e Apostujve 1:16 ``Vėllezėr, ishte e nevojshme qė tė pėrmbushej ky Shkrim, tė cilin Fryma e Shenjtė e parafoli me anė tė gojės sė Davidit nė lidhje me Judėn, i cili u bė prijės i atyre qė e kapėn Jezusin.
    Hebrenjeve 1:1-2 Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.

    Eshte gjithashtu e qarte qe Fryma e Shenjte ishte agjenti kryesor ne lidhje me frymėzimin e Shkrimit (2 Timoteut 3:16), mesimin, udhėzimin, drejtimin dhe influencimin e autoreve njerezore te Shkrimit (2 Pjetrit 1:20-21). Fryma e Shenjte gjithashtu aftėsoj shkrimtaret e Beselidhjes se Re, per te kujtuar ate qe Jezusi mesoi.
    Gjoni 14:26 Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t`ju mėsojė ēdo gjė dhe do t`ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė.
    Gjoni 16:13-14 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t`ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t`ju kumtojė gjėrat qė do vijnė. Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t`jua kumtojė.

    3. Ne jeten e Krishtit

    Sherbesa e Frymes se Shenjte ne jeten e Jezusit, kishte te bente me 4 fusha kryesore:

    a. Lindjen e Tij nga Virgjeresha
    Si Mateu ashtu edhe Luka tregojne qarte qe Fryma e Shenjte u perfshi mbinatyrshem ne lindjen e Krishtit, duke siguruar qe nderkohe qe Ai do te ishte nje njeri i vertete, te mos kishte natyre mekatare.
    Mateu 1:18-20 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Frymėn e Shenjtė. 19 Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas. 20 Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē`ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Frymės sė Shenjtė.
    Luka 1:35-37 Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė. 36 Dhe ja, Elizabeta, e afėrmja jote, edhe ajo, nė pleqėrinė e saj, mbeti shtatzėnė me njė djalė; dhe ky ėshtė muaji i gjashtė pėr tė, qė e quanin shterpė, 37 sepse me Perėndinė asgjė s`ėshtė e pamundshme``.
    Fryma e Shenjtė gjithashtu luajti rol te rendesishem ne lindjen e Gjon Pagerzorit, dhe ne jeten e mamase se tij Elizabetes, babait te tij Zakarias dhe profetit Simon. Ne fakt, Fryma e Shenjtė eshte gjithandej ne faqet e Lukes nga kapitulli 1 deri tek 21.

    b. Shugurimi dhe fuqizimi per sherbese
    Jezusi si njeri, u shugurua me Frymen e Shenjtė, gjate pagėzimit te Tij (Luka 3:21-22); Fryma e Shenjtė e drejtoi Jezusin per ne shkretetire qe te tundohej (Luka 4:1-2); dhe e fuqizoi Ate per sherbesen e Tij te predikimit, mesimit dhe sherimeve. (Luka 4:14-14; 18).
    Ne disa raste, Krishti kreu mrekulli me fuqine e Vet, (Marku 5:35-43); dhe ne raste te tjera Ai u mbeshtet tek fuqia e Perendise ne presonin e Frymes se Shenjte, i cili ishte shume i pranishem ne sherbesen e Jezusit. (Mateu 12:28; Luka 5:17-18; veprat 2:22; Veprat 10:38).

    c. Vdekja e Tij Shlyese
    Hebrenjeve 9:14 meson qe Fryma e Shenjte u perfshi ne pastrimin dhe faljen qe vjen si rezultat i vdekjes se Krishtit.
    Hebrenjeve 9:14 aq mė shumė gjaku i Krishtit, i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj ndaj Perėndisė, do ta pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr t`i shėrbyer Perėndisė sė gjallė!

    d. Ringjalljen e Tij
    Romakeve 1:4 dhe 8:11, se bashku me 1 Pjetrit 3:18 duket se tregon qe Fryma e Shenjte ishte personalisht i perfshire ne ringjalljen e Krishtit.
    Romakeve 1:4 i deklaruar Biri i Perėndisė nė fuqi, sipas Frymės sė shenjtėrisė nėpėrmjet ringjalljes prej sė vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynė,...
    Jezusi si njeri, eshte nje shembull i kuptimte per t’u ndjekur nga njerėzit, sepse Ai demonstroi gjithmonė varesine e Tij nga Fryma e Shenjte, qe te kryente sherbesen dhe qe te jetonte nje jete te knaqeshme per Perendine.

    Vazhdojme...
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin

    Dicka per korrigjim:
    Fryma e Shenjte nuk eshte personi i trete i Trinise, Ai eshte pjestar i Trinise por ne Trini nuk ka te pare dhe te dyte te Tre personat Ati , Biri dhe Shpirti i Shenjte jane nje Zot i vetem dhe jane te barabarte, mos i shiko rradhitjen sic i ben shkrimi dhe del ne kete konkluzion sepse nuk eshtekjo gje e sakte, per te tjerat te pergezoj qe i sjell ne kete forum ne menyre qe ta lexoje edhe copticu qe Fryma e Shenjte eshte Zot dhe person i Trinitetit.
    Faleminderit.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #5
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Dicka per korrigjim:
    Fryma e Shenjte nuk eshte personi i trete i Trinise, Ai eshte pjestar i Trinise por ne Trini nuk ka te pare dhe te dyte te Tre personat Ati , Biri dhe Shpirti i Shenjte jane nje Zot i vetem dhe jane te barabarte, mos i shiko rradhitjen sic i ben shkrimi dhe del ne kete konkluzion sepse nuk eshtekjo gje e sakte, per te tjerat te pergezoj qe i sjell ne kete forum ne menyre qe ta lexoje edhe copticu qe Fryma e Shenjte eshte Zot dhe person i Trinitetit.
    Faleminderit.
    Pershendetje albani1,

    Faleminderit per sugjerimet.
    Nuk besoj se qellimi dhe idea e shpjegimit te Frymes se Shenjte eshte radhitja pozicionale.
    Ne themi se eshte personi i tret i Trinese pasi qe komunikimi dhe ardhja e Tij tek ne eshte bere ne radhen e tret. Ne Beselidhjen e Vjeter kemi Atin (si komunikuesi me i drejtperdrejt), Birin dhe pas Birit erdhi Fryma e Shenjte. Po ashtu Jezusi tha qe te bejm dishepuj duke i pagezuar ne emer te Atit Birit dhe te Frymes se Shenjte. Por qe nuk nenkupton (te pakten une nuk e nenkuptoj) se Fryma e Shenjte eshte ne nje pozite me te ulet se sa Ati dhe Biri. Thjesht dikush duhet te permendet i treti.
    Ne e dijme se Fryma e Shenjte eshte e prfshire qe ne krijim, pastaj ka qene me profetet gjate Beselidhjes se Vjeter. Por faleminderit per nderhyrjen dhe per ta sqaruar kete gje.

    Cdo te mire dhe bekime,
    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  6. #6
    Fryma o ndryshe Shpirti i Shenjte, ka titullin Zot.
    Eshte pjese e Trinise se Shenjte, por qe po ashtu sikur Biri eshte lindur prej Atit, po keshtu edhe Shpirti buron ne perjetesi prej tij.
    Shpirti i Shenjte eshte personi i trete i Trinise, jo si renditje per rendesi, por gjithmone me nje dallim qe duket me veprimtarine qe ka me Atin, me Birin dhe midis tyre, por edhe me boten...
    Eshte pohimi i pare qe gjindet ne Bibel, shih fillimin tek Gjeneza.

  7. #7
    kinezja e vogel Maska e juna123
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    lushnje
    Postime
    10
    pershendetje. jam nje kristiane, besoj ne zot dhe e kam pranuar ate si shpetimtarin tim. nese do mundeshit ju kerkoj te luteni per mua, zoti e di semundjen time. flm ztb

  8. #8
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anėtarėsuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga juna123 Lexo Postimin
    pershendetje. jam nje kristiane, besoj ne zot dhe e kam pranuar ate si shpetimtarin tim. nese do mundeshit ju kerkoj te luteni per mua, zoti e di semundjen time. flm ztb
    Do te lutem per ty Lamb of God

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Zoti do te sheroje

    Citim Postuar mė parė nga juna123 Lexo Postimin
    pershendetje. jam nje kristiane, besoj ne zot dhe e kam pranuar ate si shpetimtarin tim. nese do mundeshit ju kerkoj te luteni per mua, zoti e di semundjen time. flm ztb
    Sepse deshira e Tij eshte: 3 Gjon 2

    Perendia i drejtohet cdo kujt personalisht.
    Duke thene: I ose e dashur Une deshiroj qe te kesh mbaresi ne cdo gje ashtu sic ka mbaresi shpirti jot.

    Do lutemi vazhdimisht.Ztb.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    ...vazhdim!
    Pas nje periudhe relativisht te gjate ne kete teme, po i kthehem serish per ta plotesuar ate qe dikur eshte nisur.

    4. Tek veprat ne kohen e Beslidhjes se Re

    Ketu do shohim disa prova biblike te punes se Frymes se Shenjte, si ne kohen e derdhjes se Tij ne diten e Pentakostit, ashtu edhe me pas.

    Puna e Frymes se Shenjte eshte kaq e kodondodhur tek libri i Veprave te Apostujve saqe titulli me i sakte per kete liber, mund te jete: "Veprat e Frymes se Shenjte nepermjet Apostujve".

    Afirmimet e meposhtme te punes se Frymes se Shenjte tek Veprat, mund te behet me konfidence:

    - Mbushja e Apostujve me Frymen e Shenjte, ishte kryesisht fuqizim per deshmim.
    Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut. Veprat 1:8

    - Pagezimi dhe mbushja nga fryma ne diten e Pentakostit tek Veprat 2, ishte nje permbushje direkte e pjeseshme e Joeli 2:28-29
    28 "Mbas kėsaj do tė ndodhė qė unė do tė pėrhap Frymėn tim mbi ēdo mish; bijtė tuaj dhe bijat tuaja do tė profetizojnė, pleqtė tuaj do tė shohin ėndrra, tė rinjtė tuaj do tė kenė vegime.
    29 Nė ato ditė do tė pėrhap Frymėn time edhe mbi shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret.

    dhe e premtimit te Krishtit tek Luka 24:49 (Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart) , Gjoni 16:7 (Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t`jua dėrgoj.)
    dhe Veprat 1:4-5
    4 Dhe, duke u gjendur bashkė me ta, i urdhėroi ata qė tė mos largoheshin nga Jeruzalemi, por tė prisnin premtimin e Atit: ``Qė, tha ai, e keni dėgjuar nga unė,
    5 sepse Gjoni pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė, mbas jo shumė ditėsh.

    - Fryma e Shenjte "i pagezoi" besimtaret ne Trupin e Krishtit. Te jesh i pagezuar ne Fryme, do te thote te marresh Fryme Shpirteisht ( Veprat 8:14-17) si nje dhurat nga Perendia. Nga ky veprim ( Pagezimi me Fryme) qe kryhet vetem nje here kur shpetohet, nje besimtar:
    a. identifikohet me vdekjen, varrimin dhe ringjalljen e Jezu Krishtit,
    Romaket 6:1-6
    1 Ēfarė tė themi, pra? A tė mbetemi nė mėkat, qė tė teprojė hiri?
    2 Aspak! Ne qė jemi tė vdekur pėr mėkatin, si do tė jetojmė akoma nė tė?
    3 Po a nuk e dini se ne tė gjithė qė u pagėzuam nė Jezu Krishtin, u pagėzuam nė vdekjen e tij?
    4 Ne, pra, u varrosėm me tė me anė tė pagėzimit nė vdekje, qė, ashtu si Krishti u ringjall prej sė vdekurish me anė tė lavdisė sė Atit, kėshtu edhe ne gjithashtu tė ecim nė risinė e jetės.
    b. vendoset ne Trupin e Krishtit si nje anetar i Kishes se Tij.
    1 Korintasve 12:13 Sepse tė gjithė ne jemi pagėzuar nė njė Frym tė vetėm nė tė njėjtin trup, qofshin Hebrenjtė apo Grekėt, qofshin skllevėrit a tė liruarit, dhe tė gjithė e kemi jemi uijtur nė tė njėjtin Frymė.

    vazhdon...
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shėn Nilit - 7 maj, 12 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •