Postuar mė parė nga
Mexhid Yvejsi
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
TARIKATI MEVLEVI
Tarikati Mevlevi ėshtė themeluar nė vitin 1273, nė qytetin Konja, Turqi. Ėshtė themeluar nga ndjekėsit apo besnikėt e Mevlana Xhelaleddin Rumiut, posa ndrroi jetė
Kush ishte Mevlana Xhelaleddin Rumiu?
Mevlana Xhelaleddin Rumiu ishte dijetar, shkrimtar, teolog, jurist, sufi, por i njohur mė shumė, nė tėrė botėn, si poet, poet i zemrės.
Lindi nė vitin 1207, nė qytetin Belh, Afganistan, por ėshtė persian. Ėshtė djali i dijetarit tė madh, Myderriz Behauddin Veledit, qė e gėzonte titullin Mbret i dijetarėve
Nė vitin 1213, kur Mevlana ishte pesė vjeē, bashk me babėn shkoi nė Haxhillėk. Rrugės pėr nė Qabe, nė qytetin Nishapur, u takuan me sufiun e njohur, Shejh Feriduddin Attarin, i cili posa e pa fytyrėn e voglushit pesė vjeēar, menjėherė dalloi tek ai shkėndijėn Hyjnore dhe e pėrgėzoj babain e tij, myderriz Bahauddinin
Nė vitin 1230, babai i Mevlanės, Bahauddini, ndrroi jetė, mbas njė shėrbimi me pėrkushtim si professor nė Medrese
Vendin e lirė tė profesorit ia ofruen Mevlanės, i cili tashmė ishte 24 vjeēar dhe ishte i diplomuar
Mevlana shėrbeu 15 vjet nė Medrese si professor, shėrbeu me aq pėrkushtim sa studentėt e ndiqni deri nė shtėpi, nga shtėpia deri nė Medrese, duke mos u ngopur me diturinė e tij
Njė ditė, nė vitin 1246, ēdo gjė ndryshoi tėrėsisht. Kjo ndodhi mbas njė takimi qė pati me sufiu, Shemsuddin Tibriziun, i cili e frymėzoi me dritėn shpirtėrore
Mevlana Xhelaleddin Rumiu ndrroi jetė nė Konja, nė moshėn 66 vjeēare, me 17 dhjetor 1273, por veprat e tij ende jetojnė, ende frymėzojnė
Kryevepra e tij quhet Methnevi, e cila ka mbi 25 vargje, nė gjashtė vėllime, e pėrkthyer nė gjuhėt mė tė mėdha, nė Lindje e Perėndim, sepse ėshtė pėrplotė frymėzim
Xhamiu, poeti i madh Persian, pėr kėtė kryevepėr, ka thurrur kėto vargje tė paharrueshme:
Nist Pejgamber ve li dared kitab, qė do tė thotė: Nuk ėshtė Pejgamber, por ka njė libėr, si tė pejgamberėve.
Tarikati Mevlevi ka njė veēanti: Dervishėt e tij njihen si dervishė rrotullues sepse ashtu rrotullohen, lėvizin, gjatė ceremonive fetare, sema, qė pėrcillen me vegla muzikore, duke i ngritur nė lartėsitė shpirtėrore
Sot, ky tarikat ėshtė ende aktiv dhe vepron nėn udhėheqjen e udhėrrėfyesit shpirtėrorė, Faruk Hemden Ēelebiut, i cili ėshtė njė nga trashėgimtarėt e Mevlana Xhelaluddin Rumiut, brezi i 22-tė
Pėr shpirtin e ndritur tė Mevlanės, njė el-Fatiha! Amin!
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt