Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikatet Islame

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI BEKTASHI

    Tarikati Bektashi, sikur shumica e tarikateve tė tjera nė fenė Islame, e ka marrė emrin prej pasuesve, ndjekėsve, nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu.
    Kush ishte Haxhi Bektash Veliu?

    Haxhi Bektash Veliu ishte i biri i Ibrahimit, tė birit tė Sejjid Musait, qė ishte i biri i Sejjid Hasanit.
    Sejjid Hasani ishte i biri i Sejjid Ibrahimit, kurse ky ishte i biri Sejjid Mehdiut, i cili ishte i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit.
    Sejjid Hasani ishte i biri i Ibrahim Mukerrem Muxhabit, qė ishte djali i Imam Musa Qazimit, i cili rrjedh nga Familja e Bekuar e Muhammedit (a.s.)
    Haxhi Bektash Veliu (1248-1341)ishte njė burrė i edukuar, ishte i arsimuar, njė personalitet i shquar, njeri i ditur, shpirtėrisht shumė i ngritur, i udhėzuar, veprat e tij janė mė e mira dėshmi…
    Njė natė, Haxhi Bektash Veliu e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thėnė:

    "O djalė! Mbaje tė pastėr rrobėn tėnde, qė t'i pėrfitosh tė mirat".

    Haxhi Bektashi tha se e pyeta Pejgamberin (a.s.):

    "O Pejgamber i Zotit! Po , cila ėshtė rroba ime?"

    Pejgamberi (a.s.) ishte pėrgjigjur:

    "Zoti ty tė ka mbuluar me pesė lloje rrobash, tė cilat janė:
    “Rrobet e Islamit, tė Imanit, tė Njėshmėrisė, tė Njohurisė dhe tė Dashurisė. Kėto janė rrobet qė duhet t'i mbash pastėr, nga ana e jashtme, dhe nga brenda."
    Kur e pyetėn njė ditė Haxhi Bektashin se kush janė besimtarėt e vėrtetė? Ai kishte thėnė:

    "Besimtarė tė vėrtetė janė ata tė cilėt i zbatojnė detyrimet e Sheri'atit."

    Gjatė shekujve, besimtarėt muslimanė tė tarikatit bektashian vėrtet ishin tė mbuluar me kėto pesė lloje tė rrobave: Islamin dhe Imanin e mbanin pastėr, Njėshmėrinė (Teuhidin) e kishin nė zemėr, kishin Njohuri tė lartė, kurse Dashurinė tė zjarrtė…
    Dashurinė e zjarrtė pėr sufizmin Haxhi Bektash Veliu e muarr nga sufiu i njohur, Lukman Perende, kurse frymėzimin shpirtėrorė nga Hoxha Ahmed Jeseviu…
    Haxhi Bektash Veliu ka udhėtuar shumė, ka takuar shumė dijetarė nėpėr vende tė ndryshme, ka krye edhe Haxhillėkun, nė vendet e shenjta, Mekke e Medine, prandaj edhe sot e kėsaj dite e gėzon titullin Haxhi…
    Haxhi Bektash Veliu nė moshėn 34 vjeēare, nė vitin 1282, nė vendin e quajtur Sulxhe Kara Ujuk, nė Anadoll, e themeloi Teqen, ku pėrgatiti besimtarė, misionarė, tė cilėt tė frymėzuar nga ai filluen tė pėrhapin Bektashizmin nėpėr Turqi, Persi, nėpėr vendet arabe dhe nė Ballkan…
    Nė vitin 1341, pas njė veprimtarie tė gjatė e mjaftė tė frytshme, Haxhi Bektash Veliu ndrroi jetė nė moshėn 93 vjeēare…
    Pėrveē Udhės Bektashiane, Haxhi Bektash Veliu na ka lėnė edhe disa vepra: librat qė janė nė qarkullim edhe sot e kėsaj dite, si “Mekalat” dhe “Fevaid Fukara”, si edhe shumė poezi, qė janė pėrplotė frymė shpirtėrore, qė kanė porosi dhe qė kėndohen me melodi…
    Gjatė historisė shumė shekullore, Tarikati Bektashi ka arritur suksese tė mėdha, por ka pėsuar edhe humbje tė rėnda… Kjo ėshtė njė histori nė vete…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 03-06-2009 mė 15:52

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Rifa'i

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI RIFA’I

    Tarikati Rifa’i ėshtė njėri prej tarikateve apo rrugėve shpirtėrore mė tė pėrhapura, mė tė organizuara, mė tė mėdha, nė pėrbėrje tė Fesė Islame. Emri i kėtij tarikat rrjedh prej pasuesve, nė shenjė nderimi pėr themeluesin, Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’i.

    Kush ishte Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu?

    Shejh Sejjid Ahmed e-Rifa’iu lindi ditėn e enjte, me 1 nėntor 1118, nė vendin e quejtun Hasen, nė afėrsi tė qytetit Basra, nė krahinėn Vasit, Irak.
    Ėshtė djali i dijetarit tė njohur, tė nderuar, Sejjid Ali Ebul Hasan. Nėna e tij ishte zonja Fatime el-Ensari bint Jahja Nixhixhiri.
    Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu, si nga baba, po ashtu edhe nga nėna, ka prejardhje nga Familja e Bekueme e Muhammedit (a.s.)

    Prejardhja ėshtė si vijon:

    Sejjid Ahmed er-Rifa’i
    Ibn Sejjid Ali
    Ibn Sejjid Sabid
    Ibn Sejjid Hadhim
    Ibn Sejjid Ali
    Ibn Sejjid el-Mekki
    Ibn Sejjid Mehdi
    Ibn Sejjid M. Ebi Kasim
    Ibn Sejjid el-Hasan
    Ibn Sejjid el-Husein
    Ibn Sejjid Ahmed
    Ibn Sejjid Musa Sani
    Ibn Sejjid Imam Ibrahim Murteza
    Ibn Sejjid Imam Musa el-Qazim
    Ibn Sejjid Imam Xha’fer es-Sadik
    Ibn Sejjid Imam Muhammed el-Bakir
    Ibn Sejjid Imam Zejn –ul-Abidin
    Ibn Imam Husein
    Prijėsi i besimtarėve, Imam Ali (r.a.)

    Shejh Sejjid Ahmed e-Rifa’iu ishte njė djal shumė i zgjuar, qysh nė moshėn shtatė vjeēare e mėsoj Kur’anin e madhueshėm pėrmendėsh, pra u bė hafiz. Ky ishte njė gėzim i madh, por pas pak kohe babai i tij, Sejjid Aliu ndrroi jetė nė Bagdad…
    Pėr rritjen, arsimimin, edukimin e tij, tani u kujdes nė vazhdimėsi, daja i tij, Sejjid Mensur er-Rabbani el-Betaihi.
    Sejjid Ahmed er-Rifai’u mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė Hasen, nga dijetari i madh, Shejh Abd es-Semi el-Hurbuni, i cili ishte njė sufi shumė i repektuar, tek i cili e mėsoj pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar dhe njohuri tė tjera…
    Mė vonė mėsoj, studioj nė Basra dhe Nehr-i- Dikla tek dijetarėt Shejh Ebu Bekri, Shejh Ebu Ishak Shirazi, por mė sė gjati qėndroj, deri sa diplomoj, tek dijetari Shejh Ebul Fadil Ali el-Vasiti, i cili ishte njė sufi shumė i repektuar, njė jurist i shquar, njė kėndues, njė komentues i Kur’anit, shumė i popullarizuar…
    Kurse frymėzimin kryesor shpirtėror dhe hilafetnamenė e mori nga Shejh Mensur Betaihiu. Kur ndrroi jetė Shejh Mensuri, atėherė vendin e lirė tė murshidit, udhėrrėfyesit, e plotėsoi Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu.
    Sipas biografėve tė shumtė, tė cilėt janė marrė me jetėshkrimin, veprimtarin e tij, e pėrshkruajnė Shejh Sejjid Ahmedin si njeri tė ditur, tė urtė, tė sjellshėm, shembull pėr kohėn e tij nė devotshmėri…
    Nga pamja e jashtme, Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu kishte gjatėsi mesatare, mbante mjekėrr, ballin e kishte tė gjėrė, sytė i kishte ngjyrė gėshtenjė, kurse ngjyrėn e lėkurės bojė gruri dhe flokėt e zi… Ishte sunni, e ka praktikue drejtimin juridik: Shafi’i…
    Bazat themelore, kryesore tė tarikatit Rifa’i janė:
    Besimtari duhet tė jetė i matur, i dashur, tė pėrpiqet nė vazhdimėsi pėr mirėsi…
    Kurse, pikat kulmore tė kėtij tarikati janė:
    Pėrmendja, pėrkujtimi i All-llahut tė madhėruar… Askush s’mund t’a kaloi Urėn e Siratit - pa i zbatuar rregullat e Sheri’atit… Ėshtė e hapur Dera e Xhenneti – pėr tė gjithė praktikuesit e Kur’anit dhe Sunnetit…
    E shėnuem nė fillim se Shejh Sejjid Ahmed er-Rifa’iu ka lindur ditėn e enjte, e enjte ishte dita kur ndrroi jetė, me 23 shtator 1182, pėr tė kalue nė jetėn e vėrtetė…

    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Kadiri

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI KADIRI


    Tarikati Kadiri ėshtė njė nga tarikatet mė tė njohura, mė tė organizuara, mė tė pėrhapura nė botė. Emri i tij rrjedh nga themeluesi, Shejh Abdul Kadir Gjilani.

    Kush ishte Shejh Abdul Kadir Gjilani?

    Emri i tij i plotė ėshtė: Muhjiddin Ebu Muhammed Abdul Kadir Bin Ebu Salih Bin Xhengji Dost. Lindi ditė e parė tė muajit tė bekuar Ramazan, nė vitin 470 , (1077), nė katundin Nejf, qė ndodhėt nė krahinėn Gilan, nė Jug tė Detit Kaspik, Persi, sot Republika Islamike e Iranit.
    Baba i tij quhet Ebu Salih, me prejardhje nga Hazreti Imam Hasani (r.a.), kurse nana e tij, bija e dijetarit tė njohur, Shejh Abdul Savmai, me prejardhje nga Hazreti Imam Hyseini (r.a.)…
    Studimet i kreu nė Bagdad, ku diplomoi te kadiu i njohur, Shejh Ebu Sa’adi Muharremi, nė Drejtėsinė Islame, Sheri’at, kurse shkencėn e Haditheve e pėrvetėsoi nga Shejh Ebu Bekėr Muzaferiu, letėrsinė nga Shejh Ebu Zekeria…
    Shejh Abdul Kadir Gjilani ishte Persian, Sunni, kishte pranuar, drejtimin, shkollėn juridike Hanbeli…
    Sufizmin e pėrvetsoi nga Shejh Muhammed Debbas. Mbas shkollimit dhe frymėzimit, Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ka vizituar, ka udhėtuar, nėpėr shumė vende, mė nė fund edhe nė vendet e shenjta, nė Mekke e Medine…
    Atėherė, kur u kthye nė Bagdad e filloi veprimtarinė e tij nė shumė lėmi… Ishte myderriz nė Medrese, ku ligjėronte Drejtėsinė Islame, jo vetėm pėr studentė, por aty vinin edhe juristė tė diplomuar, poetė tė dėshmuar, intelektualė tė dalluar, sufi tė nderuar…
    Ligjėratat, pėrveē nė Medrese, Shejh Abdul Kadir Gjilani, i mbante edhe nė shtėpi, ku e kishte hapur njė teqe, sa njė xhami, ku pėrveē muslimanėve aty vinin varg e vi edhe tė krishterė, jahudi, budistė e mexhusi… Shumė prej tyre aq shumė u frymėzuan sa aty pėr aty Fenė Islame e pranuan…
    Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ishte njė dijetar i madh, jurist i dėshmuar, predikues i pa harruar, shkrimtar, poet i dallur, besimtar i pėrkushtuar, tėrė jetėn ka agjėruar, pėrveē ditėve tė Bajramit, qė ėshtė e ndaluar…
    E gjithė jeta e tij ishte studim, punė, angazhim, pėrkushtim…Mbasi e falte namazin e jacisė, kėndonte Kur’an, binte salavatė mbi Pejgamberin (a.s.), Familjen e tij, bėnte zikėr nė vetmi, pėr Krijuesin qė ėshtė Njė…, duke i pėrmendur
    Emrat e Bukur tė Tij…
    Kėshtu veproi tėrė jetėn, flente shumė pak, vetėm pėr tė pėrhapė tė Vėrtetėn, me predikim, me shkrim, me shembullin e vetė plotė frymėzim…Ndrroi jetė nė moshėn 91 vjeēare, nė vitin 1166, nė Bagdad.
    Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ka lanė edhe disa libra me vlerė, qė janė pėrkthye edhe nė gjuhėt e Lindjes dhe tė Perėndimit, sepse janė ēelin sytė njerėzimit…
    Pėrveē librave me vlerė, siē janė : “Futuh le-Gajb” dhe “Behxhet ul Esrar”, Shejh Abdul Kadir Gjilaniu ka lanė mbrapa 27 djem e 22 vajza, qė e ēuan pėrpara Fenė Islame, pėrmes Tarikatit Kadiri tė themeluar prej tij…
    Prej djemėve tė tij mė tė njohurit janė: Shejh Abdul Vehabi, Shejh Abdul Rezaki, Shejh Abdul Azizi, Shejh Isai, Shejh Musai, Shejh Jahjaja, Shejh Abdullahu dhe Shejh Ibrahimi.
    Shejh Abdul Vehabi, djali i parė, ishte myderriz, ligjėronte Drejtėsinė Islame…
    Shejh Jahjaja, po ashtu, ishte myderriz, ligjėronte lėndėn e Hadithit, por ishte edhe poet, shkrimtar, autorė i disa librave, ka shėrbye edhe nė Egjipt, ku ka ndrrue jetė…
    Shejh Abdul Rezaki ishte mė i shquari, mė i dalluari, nga 27 djemt e Shejh Abdul Kadirit, sepse nga pamja ishte i ngjashėm me babanė, kurse nga devotshmėria identik me tė, ishte nga dijetarėt mė tė nderuar nė Bagdad e pėrtej; ishte vaiz, myderriz, hafiz…
    Shkurt, Shejh Abdul Kadir Gjilani me veprimtarin e tij, tė djemve tė tij, tė nipave tė tij, pėrmes Tarikatit Kadiri, e pėrhapėn Fenė Islame, me pėrkushtim, me devotshmėri nga Afrika nė Azi…

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikat Melami

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI MELAMI

    Tarikati Melami ėshtė njė prej tarikateve, rrugėve apo drejtimeve qė merret me dimensionin shpirtėrorė tė Fesė Islame.
    Termi melami ėshtė i hershėm, madje mė i hershėm se edhe vetė termi sufi…Nė nė kėtė rast nuk do tė merremi me hollėsi, por do t'i pėrshkruej shkurt, kalimthi…
    Historianėt i pėrmendin tri periudha tė kėtij tarikati…
    Periudha e parė lidhet me emrin e dijetarit Ebu Salih Hamdun b. Ammar el-Kassar, nga Nishapuri, Persi. Pasuesit e tij quheshin: Kassari – Melami…
    Periudha e dytė fillon nga Anadolli, Turqi, lidhet me emrin e dijetarit Haxhi Bajram Veli, ndrroi jetė me 1430. Ndjekėsit e tij njihen me emrin: Bajrami - Melami…
    Periudha e tretė lidhet me emrin e dijetarit nga Egjypti, Sejjid Muhammed Nur el-Arabi (1813-1887), i cili e pėrhapi nė Ballkan…Ndjekėsit e tij quhen Nuri Melami apo Melami…

    Kush ishte Sejjid Muhammed Nur el-Arabiu?

    Sejjid Muhammed Nur el-Arabi lindi nė Mehaletul Kubra, Egjipt, nė vitin 1813. Ka qenė njė prej dijetarėve mė tė shquar tė kohės, e gėzonte titullin e nderuar: Muxhadid, pėrtėrinjės i fesė, kurse disa e pranonin edhe si Kutb, qė nė terminologjinė e tesavvufit ka kuptimin: Pozita mė e lartė shpirtėrore…
    Me dritėn e sufizmit u ndriēue nga disa shejhlerė tė njohur, por njė shkėndi Hyjnore e ndriēoi, jetėn e tij e ndryshoi, kjo ndodhi nė njė xhami, nė Xhaminė e Imam Hyseinit, nė Kairo, Egjipt…
    Mbasi u ndriēue shpirti i tij nga kjo shkėndi, atėherė e dėrguan me mission nė Rumeli. Nė kėtė rast i kanė thėnė vetėm dy fjali:
    “Tė ėshtė dhėnė dituria – tani shkoni kah Rumelia!”

    Sejjid Muhammed Nur el-Arabi dėgjoi dhe veproi. Erdhi nė Rumeli, nga pakėz qėndroi nė Shkup, Shtip, Manastir e vizitoi edhe disa qytete tjera tė Kosovės. Nga Kosova e dashur, ku tashmė ishte mik, me njė grup besimtarėsh, shkoi nė Haxhillėk…
    Kur u kthye, nga haxhxhi, e vazhdoi veprimtarinė e tij me shumė zell, me shumė dashuri…
    Ishte shumė i dashur nga besimtarėt, nga medresantėt i admiruar, nga ylematė e kohės i nderuar…Shumė prej tyre u bėnė Melami dhe e pėrhapėn tarikatin e tij…
    Kėtu vlen tė pėrmendėn me nderim myderrizėt, hafizėt, si Myderriz Rexheb Hulusiu nga Prizreni, Myderriz Haxhi Ymer Lutfi Paēarrizi, Myderriz Abdyl Malik Hilmiu, i njohur mė shumė si Shejh Mala, nga Rahoveci, Hafiz Sylejmani nga Gjakova, etj. etj…
    Sejjid Muhammed Nur el-Arabiu, pėrveē kėsaj veprimtarie me shumė ndikim, me shumė frymėzim, ka lanė mbi 50 libra tė shkruar, qė kurrė s’kanė pėr t’u harruar…!
    Disa prej libra janė edhė kėto:
    “Esrari Ezani Muhammedi” (Fshehtėsia e ftesė sė Muhammedit), “Risalei Salihijje” (Mesazhe Mirėsije), “Njazi Misri Sherhi” (Komente mbi Divanin e poetit, Njazi Misriut), Imam Aliu, Haxhi Bajram Veliu, Shtatė Shkallėt e Tarikatit, Komentimi i Sures Jusuf, etj. etj…
    Shejh Muhammed Nur el-Arabiu ndrroi jetė nė moshėn 74 vjeēare, nė vitin 1887, nė pranin e dashamirėsve mė besnikė, nė afėrsi tė Strumicės, nė Maqedoni…
    All-llahu e mėshiroftė shpirtin e tij! Amin!
    Tarikati Melami ka disa veēori: Sa i pėrket Tarikatit, tė gjithė melamitė i kanė mbetur besnik Sheri’atit, kush ėshtė melami, pa dyshim, i kryen urdhėrat e tij…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Bedevi

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI BEDEVI

    Tarikati Bedevi ėshtė njė nga tarikatet apo rrugėt shpirtėrore, nė pėrbėrje tė fesė Islame. Emri i kėtij tarikati vjen nga ndjekėsit apo pasuesit pėr nder tė themeluesit, Shejh Sejjid Ahmed el-Bedevi.

    Kush ishte Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu?

    Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu ishte njė dijetar, sufi, shumė i njohur, plot frymėzim, me shumė ndikim, lindi nė Fes, Marok, nė Afrikė, nė vitin 1194. Ėshtė djali i dijetarit, Sejjid Aliut, qė ishte fėmiu mė i vogli, prej shtatė fėmijėve, tė cilėt quheshin: Hasan, Muhammed, Fatime, Zejnebe, Rukijje, dhe Fiddah.
    Sipas shkrimtarit, historianit, Sejjid Muhammed Murtedha el-Zabidi (ndrroi jetė me 1205, sipas Hixhretit),
    gjeneologjia e plotė e familjes sė Sejjid Aliut ėshtė si vijon:
    “Ahmed ibn’Ali ibn Ibrahim ibn Muhammed ibn Ebi Bekėr ibn Isma’il ibn Umer ibn ‘Ali ibn Uthman ibn el-Husein ibn Muhammed ibn Musa el-Ashhab ibn Jahja ibn’Isa ibn Ali ibn Muhammed ibn Hasan ibn Xha’fer ibn’Ali el-Hadi ibn Muhammed el Xhevad ibn ’Ali er-Ridha ibn Musa el-Kazim ibn Xha’fer es-Sadik ibn Muhammed el-Bakir ibn (Zejn el-Abidin)’Ali ibn el-Husein ibn Fatime, vajza e pejgamberit, Muhammedit (a.s.), paqja, mėshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi tė gjithė.”
    Kur ishte nė moshėn shtatė vjeēare, Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu, sipas njė vizioni nga baba i tij, Sejjid Ali, ishte porositur qė me familje tė shpėrngulet nga qyteti Fes, Marok, pėr nė Mekke el-Mukerrem. Ashtu siē e pa nė atė vision, siē e dėgjoi, ashtu edhe veproi…! Ky udhėtim zgjati rreth katėr vjet, por duke pushuar nė vende tė ndryshme, sidomos nė Kairo, ku qėndroi mė gjatė, sipas kėrkesės tė kryeqeveritarit tė kohės, Sejfedin el-Adil el-Ejjubiut, i cili i bėri shumė muhabet…
    Kur arritėn nė Mekke veē kishin dalė gjithė parija e qytetit, ulematė kryesorė, pėr t’a pritur me mirėseardhje…!
    Nė qytetin e shenjtė, nė Mekke, u shkollue, arsimue, edukue nga dijetarėt kryesorė tė kohės. Nė fillim e mėsoj Kur’anin e shenjtė, pastaj e studioj, e memorizoj, atėherė i studioj Hadithet, mandej studioj Drejtėsinė Islame, sipas drejtimit juridik Shafi’i, tė themeluar nga Imam Shafi’iu…
    Kurse hyrjen nė Sufizėm e filloj nė Xhebel Ebi Kubais, afėr Mekkes, njė vend i preferuar pėr tė medituar, pėr t’u pastruar, pėr t’u lartėsuar…
    Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu, si shumė sufi, ka shetitur, ka vizituar, ėshtė takuar me shumė dijetarė…Mė nė fund u besatue me Shejh ibn Abdullah en-Nisaburin, i cili ishte besatue me Imam Daud et-Ta’iun, qė ishte besatue me Imam Habib el-Axhamin, i cili ishte besatue me Imam Hasan el-Basriun, qė ishte besatue me Imam Aliun, i cili ishte besatue me Muhammedin (a.s.)….
    Tarikati Bedevi ka shumė veēori, por mė kryesorėt janė: Pendimi, durimi, pėrmendja ose pėrkujtimi i Zotit tė Madhnueshėm, me cilėsit e Tij, jo vetėm me gojė, verbalisht, por me zemėr, pėrzemėrsisht. Ēdo besimtar duhet tė jetė dijetar, bujar, i ruajtur, i pėrvuajtur, i kalitur, i stėrvitur…
    Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu ndrroi jetė nė Tanta, Egjipt, nė vitin 1273, nė moshėn 79 vjeēare…Edhe pse kanė kalue 800 vjet, Tarikati Bedevi ende jeton, gjallėron dhe frymėzon milona besimtarė, nė botėn mbarė, por jo ndėr shqiptarė…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati ēishti

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI ĒISHTI

    Tarikati Ēishti ėshtė njė nga rrugėt shpirtėrore nė Fenė Islame, pak i njohur nga shqiptarėt, sa mos me thėnė aspak, por shumė i njohur nė Azi…
    Ky tarikat nuk e ka emrin e themeluesit, por e ka emrin e qytetit Ēisht, ku u themelue rreth vitit 930…
    Qyteti Ēisht ndodhėt afėr qytetit historik Herat, nė perėndim tė Afganistanit…
    Themelues i tarikatit Ēishti ėshtė dijetari Shejh Ebu Ishak Shami (Siriani)…Por, ai qė e pėrhapi, e zhvilloi dhe e popullarizoi tarikatin Ēishti, nė Azi, ishte Shejh Mu’inuddin Ēishti.

    Kush ishte Shejh Mu’inuddin Ēishti?

    Shejh Mu’inuddin Ēishti ishte Persian, lindur me 1141 nė Isfahan, Iran. Baba i tij quhej Hijasuddin, i biri i Nexhmuddinit, djali i Abdulazizit, i biri i Ibrahimit, qė ishte djali i Idrizit, i biri i Imam Musa Qazimit, qė ishte djali i Imam Xha’fer es-Sadikut, djali i Imam Muhammed Bakirit, djali i Imam Zejn el-Abidinit, qė ishte djali i Imam Hyseinit, djali i Imam Aliut (r.a.).
    Shejh Mu’inuddin Ēishti u shkollue, arsimue, edukue nė medresetė kryesore nė Samarkand dhe nė Buhara, tek dijetarėt mė tė shquar tė kohės…
    Ka vizituar vendet kryesore tė Botės Islame, u takue me dijetarėt mė tė njohur tė kohės, ka vizituar edhe vendet e shenjta, Mekken dhe Medinen, nė kohėn e haxhxhit…
    Njė kohė ka jetuar nė Lahore, sot ėshtė nė Pakistan, ku njė natė e sheh nė ėndėrr Pejgamberin (a.s.) i cili i dha porosi qė tė vendoset nė Ajmer, Hindi, pėr tė vazhduar veprimtarin e tij…
    Tarikat Ēishti ka tri veēori: Dashurinė, tolerancėn dhe zemėrgjėrėsinė…Me kėto tri veēori, tarikati Ēishti u bė shumė i dashur nė Hindi, nė Azi…
    Shejh Mu’inuddin Ēishti ndrroi jetė nė vitin 1230, nė moshėn 89 vjeēare, por veprat e tij jetojnė…Ėshtė autor i shumė librave, kėtu po i pėrmendim dy mė kryesoret: “Anis el-Arvah” dhe “Dalil el-Arifin”, nė tė cilat pėrshkruhet nė imtėsi kodi i mirėsjelljes sipas parimeve tė Fesė Islame…
    Sot ky tarikat vazhdon tė jeton, tė vepron, ėshtė pėrhapur nė Evropė, Amerikė dhe misionarėt muslimanė, me dashuri, tolerancė dhe zemėrgjėrėsi, pėrmes tarikatit Ēisti po e pėrhapin Fenė Islame edhe nė Australi…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Tixhani

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI TIXHANI

    Shumica e tarikateve e kanė prejardhjen nga Azia, kurse Tarikati Tixhani e ka prejardhjen nga Afrika. Emri i kėtij tarikati vjen nga themeluesi i tij, Shejh Ahmed Tixhani.

    Kush ishte Shejh Ahmed Tixhaniu?

    Emri i tij i plotė ėshtė:
    Shejh Sidi Ebu Abbas Ahmed el-Tixhani.
    Lindi nė vitin 1737, nė qytetin Ain Madi, i cili ndodhėt nė Jugperėndim tė Algjerisė, nė Afrikėn Veriore.
    Shejh Ahmed Tixhaniu ka njė prejardhje fisnike, vjen nga Familja e Bekuar Profetike. Ky burrė, pra, nga Muhammedi (a.s.), prejardhjen e ka…
    Qysh kur ishte fėmijė, kishte dashuri tė madhe pėr dituri. Sapo i kishte mbushur shtatė vjet e mėsoj Kur’anin e madhnueshėm pėrmendėsh. Mė vonė studioi Drejtėsinė, (Fikh, Usul Fikh), Tefsir (Komentimin e Kur’anit), Texhvidin, Gjuhėn, Letėrsinė dhe njohuri tė tjera tė shkencave tradicionale islame…
    Nė moshėn njėzet vjeēare, meqė i kishte pėrvetėsuar pėr bukuri, tė gjitha kėto njohuri, meqė ishte i dalluar pėr sjellje e devotshmėri, meqė kishte aftėsi, pjekuri, dijetarėt e kohės e emėruan Myfti, rast i rrallė nė histori…!
    Shejh Ahmed Tixhaniu u shpėrngul, nga vendlindja, shkoi nė qytetin Fes, Marok, qė ishte qendra kryesore politike, ekonomike, shoqėrore, fetare, kulturore, arsimore e Afrikės Veriore…
    Nė qytetin Fes, Shejh Ahmed Tixhaniu e zgjeroj diturinė e tij, duke studiuar, duke biseduar, bashkėvepruar, me dijatarėt mė tė mėdhenj tė kohės, si: Shejh Taib el-Vezani, i cili
    ishte sufi dhe udhėrrėfyes i tarikatit Vezani, me Shejh Ahmed el-Jemeni, prej tė cilit e pranoj tarikatin Kaderi…
    Nė vitin 1773 u nisė pėr nė Haxhxh. Gjatė udhėtimit, kishte mbajtur ditar, ku shkruan se ishte shoqėruar me shumė dijetarė, ndėr kėta vlenė tė pėrmendet Shejh Muhammed el-Azhari, i cili ishte udhėheqės shpirtėror i tarikatit Halveti…
    Nė vitin 1784, njė ditė, kur u ul, pranė njė oaze, nė shkretinė, tė pushoj, jeta e tij menjėherė ndryshoj!
    Pse? Sepse, siē ai na tregon , nė njė vision, kur ishte zgjuar, Pejgamberi (a.s.) kėshtu e kishte kėshilluar:
    ”Leri shejhlerėt qė deri tani i ke ndjekur, bėhu vet udhėrrėfyes dhe pėr Rrugėn Shpirtėrore duhet pėrpjekur…”
    Mbas shumė pėrgatitjeve, pėrpjekjeve, nė vitin 1798, Shejh Ahmed el-Tixhani, me shumė bashkėpuntorė tė tij, e filloj veprimtarinė, ashtu qysh Pejgamberi (a.s.) ia kishte lėnė porosinė…
    Pėr disa vjet, si frytė i kėsaj veprimtarie, Shejh Ahmedi, me ndjekėsit e tij, me urtėsi, me devotshmėri me bamirėsi, pėrmes tarikatit Tixhani, e pėrhapėn Fenė Islame nė Gambi, Senegal, Mauritani, Sudan, Nigeri…
    Shejh Ahmed Tixhaniu ndrroi jetė nė vitin 1815, nė Fes, Marok. Aty ku veprimtarinė e filloi, aty edhe jeta e pėrkohshme i mbaroi, por ndjekėsit e tij po ia zbardhin faqėn tarikatit Tixhani, duke e pėrhapur Fenė Islame nė vazhdimėsi, nė kontinentin e zi, me miliona myslimanė rinj…
    Ne, kėtu, ku i thonė Shqipni,Evropė, zi e mė zi, copė, copė…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Nakshibendi

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI NAKSHIBENDI

    Tarikati Nakshibendi ėshtė njė nga tarikatet mė tė mėdha, mė tė pėrhapura dhe mė tė organizuara nė fenė Islame.
    Emri i kėtij tarikati vjen nga themeluesi i tij, Shejh Bahauddin Nakshibendi.

    Kush ishte Bahauddin Nakshibendiu ?

    Emri i tij i plotė ėshtė: Shejh Muhammed Bahauddin Nakshibendi Uvejsi.
    Lindi nė katundin Kasri Hinduvan, nė vitin 1318. Ky katund mė vonė u quajt Kasri Arifan, i cili ndodhėn afėr qytetit tė mirėnjohur, Buhara.
    Nė qytetin Buhara, qė ishte djep i kulturės, diturisė, u shkollue, u edukue dhe ka diplomue tek dijetari Hoxha Muhammedi.
    Pas diplomimit, u lidh me dijetarin sufi, Shej Emir Kelaliun, kurse ka pasė afėrsi e miqėsi edhe me shumė dijetarė sufi, si: Hoxha Abdul Halikiun, Mulla Arifin, Hoxha Mahmud Parisanė e shumė tė tjerė…
    Ka shkuar dy herė nė haxhillėk, nė vendet e shenjta, Mekke dhe Medine. Herėn e parė shkoi vetėm, kurse herėn e dytė i bėri shoqėri njė sufi, ky sufi ishte dijetari i mirėnjohur, Hoxha Halil Ata’i…
    Duke u kthyer nga haxhillėku, u ndalėn, kohė pas kohe, nėpėr vendbanime e qytete tė ndryshme, pėr t’u takuar, biseduar, me dijetarė tė kohės, duke shkėmbyer pėrvojat e tyre….
    Mė nė fund, kur u kthye nė Buhara, vetėm aty qėndroi, aty veproi deri sa n’ahiret shkoi, nė vitin 1389, kur ishte nė moshėn 71 vjeēare…
    Shejhu i tij, Shejh Emir Kelali, para se tė ndrron jetė, la porosi se pas tij, Shejh do tė jetė Shejh Muhammed Bahauddin Nakshibendi Uvejsi…
    Shejh Bahauddin Nakshebendi Uvejsi, pėrveē qė ka qenė njė dijetar, ka pėrgatitur shumė besimtarė, ka pas shumė ithtarė… Na ka lėnė edhe dy libra me vlerė: “Kuptimi i Jetės” dhe Dėshmia e Dashuruesve”.
    Pėr ndryshim nga tarikatet tjera, Tarikati Nakshibendi ka dy veēori:
    1. Pėr shumicėn e pjesėtarėve tė kėtij tarikati, Ziqri, apo Pėrmendja ose Pėrkujtimi i All-llahut (xh.sh.) me cilėsit e Tij, ėshtė mė e pėlqyeshme tė bėhet nė heshtje, se me zė apo me dalldi…
    2. Ky tarikat pretendon se rrjedh prej Muhammedit (a.s.) nėpėrmjet Ebu Bekrit (r.a.), kurse tė gjitha tarikatėt tjera thonė rrjedhin prej Imam Aliut (r.a.)…

    Sot ky tarikat ėshtė shumė i pėrhapur, shumė i organizuar dhe ka njė veprimtari tė zgjeruar. Vepron nė Azi, Afrikė, nė Evropė, Amerikė…
    Por, me gjithė kėtė veprimtari, nė shumė lėmi, tarikati Nakshibendi ka pėsuar ndryshime, sepse janė krijuar shumė degėzime…
    Disa nga kėto degėzime janė:
    Tarikati Nakshibendi-Uvejsi, Nakshibendi-Serdari, Nakshibendi-Hakkani, Nakshibendi-Muxharridi, Nakshibendi-Hixhazi, Nakshibendi-Tahiri, etj etj….
    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė mirė, por tė njohėsh vetveten, jo vetėm qė ėshtė e pėlqyeshme, por ėshtė e shkėlqyeshme…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Mevlevi

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI MEVLEVI


    Tarikati Mevlevi ėshtė themeluar nė vitin 1273, nė qytetin Konja, Turqi. Ėshtė themeluar nga ndjekėsit apo besnikėt e Mevlana Xhelaleddin Rumiut, posa ndrroi jetė…

    Kush ishte Mevlana Xhelaleddin Rumiu?

    Mevlana Xhelaleddin Rumiu ishte dijetar, shkrimtar, teolog, jurist, sufi, por i njohur mė shumė, nė tėrė botėn, si poet, poet i zemrės.
    Lindi nė vitin 1207, nė qytetin Belh, Afganistan, por ėshtė persian. Ėshtė djali i dijetarit tė madh, Myderriz Behauddin Veledit, qė e gėzonte titullin “Mbret i dijetarėve”
    Nė vitin 1213, kur Mevlana ishte pesė vjeē, bashk me babėn shkoi nė Haxhillėk. Rrugės pėr nė Qabe, nė qytetin Nishapur, u takuan me sufiun e njohur, Shejh Feriduddin Attarin, i cili posa e pa fytyrėn e voglushit pesė vjeēar, menjėherė dalloi tek ai shkėndijėn Hyjnore dhe e pėrgėzoj babain e tij, myderriz Bahauddinin…
    Nė vitin 1230, babai i Mevlanės, Bahauddini, ndrroi jetė, mbas njė shėrbimi me pėrkushtim si professor nė Medrese…Vendin e lirė tė profesorit ia ofruen Mevlanės, i cili tashmė ishte 24 vjeēar dhe ishte i diplomuar…
    Mevlana shėrbeu 15 vjet nė Medrese si professor, shėrbeu me aq pėrkushtim sa studentėt e ndiqni deri nė shtėpi, nga shtėpia deri nė Medrese, duke mos u ngopur me diturinė e tij…
    Njė ditė, nė vitin 1246, ēdo gjė ndryshoi tėrėsisht. Kjo ndodhi mbas njė takimi qė pati me sufiu, Shemsuddin Tibriziun, i cili e frymėzoi me dritėn shpirtėrore…
    Mevlana Xhelaleddin Rumiu ndrroi jetė nė Konja, nė moshėn 66 vjeēare, me 17 dhjetor 1273, por veprat e tij ende jetojnė, ende frymėzojnė…
    Kryevepra e tij quhet Methnevi, e cila ka mbi 25 vargje, nė gjashtė vėllime, e pėrkthyer nė gjuhėt mė tė mėdha, nė Lindje e Perėndim, sepse ėshtė pėrplotė frymėzim…
    Xhamiu, poeti i madh Persian, pėr kėtė kryevepėr, ka thurrur kėto vargje tė paharrueshme:
    “Nist Pejgamber ve li dared kitab”, qė do tė thotė: “Nuk ėshtė Pejgamber, por ka njė libėr, si tė pejgamberėve.”
    Tarikati Mevlevi ka njė veēanti: Dervishėt e tij njihen si “dervishė rrotullues” sepse ashtu rrotullohen, lėvizin, gjatė ceremonive fetare, sema, qė pėrcillen me vegla muzikore, duke i ngritur nė lartėsitė shpirtėrore…
    Sot, ky tarikat ėshtė ende aktiv dhe vepron nėn udhėheqjen e udhėrrėfyesit shpirtėrorė, Faruk Hemden Ēelebiut, i cili ėshtė njė nga trashėgimtarėt e Mevlana Xhelaluddin Rumiut, brezi i 22-tė…
    Pėr shpirtin e ndritur tė Mevlanės, njė el-Fatiha! Amin!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  10. #10
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Ti mexhid yvejsi di vetem te perkthesh, por nuk e ke idene se cfare perkthen.

    Cfar kane lidhje gjith keto tarikate me bektashizmin?!!!

    Ik he burr se le kokren e namit.
    .

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Shazili

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI SHAZILI

    Tarikati Shazili ėshtė njė prej tarikateve mė tė pėrhapura nė Lindjen e Mesme, nė veēanti nė Egjypt dhe nė tėrė Afrikėn Veriore, ėshtė pėrhapur nė shekullin e fundit edhe nė Evropė e nė Amerikėn Veriore…
    Themeluesi i kėtij tarikati ėshtė dijetari Shejh Ebu-l Hasan esh-Shadhili. Emri i tij i plotė ėshtė: Ebu-l Hasan Bin Abdullah Bin Abdul Xhebar esh-Shadhili.
    Hasan esh-Shadhiliu lindi nė vitin 1196 nė Ghumara, njė vendbanim qė ndodhet nė pjesėn veriore tė Marokut. Rrjedh prej njė familje fshatare, e cila ka jetuar prej bujqėsisė. Por, Hasan esh-Shadhiliu arriti tė shkollohet, tė arsimohet, tė edukohet dhe tė diplomohet nė Universitetin Karauijin tė qytetit Fes, nė Marok.
    Nuk u kėnaqė me kaq, por vazhdoj tė kėrkonte dituri nga dijetarė tė ndryshėm edhe pas diplomimit…Kėshtu duke shetitur, udhėtuar, vizituar, hulumtuar, duke kėrkuar dijetarė, duke biseduar, mė nė fund , shkoj deri nė Irak, ku e takoj njė dijetar sufi me emrin Uasit, i cili, ndėr tė tjera, i tha se duhej tė kthehej nė vendit e tij nė Marok dhe aty tė takohet me Shejh M. A. Bin Mshish-in, njė udhėheqėsh i ndritur shpirtėrorė, prej tė cilit u ndriēue me Dritėn e Sufizmit…
    Shejh Hasan esh-Shadhiliu tashmė i ndriēuar filloj sėrish shetitjet, udhėtimet, shkoj nė Andaluzi, Spanjė, asokohe Spanja ishte muslimane, por mė nė fund u ndal nė Aleksandri tė Egjyptit, ku u vendos tė shėrbente…
    Shėrbeu me devotshmėri, maturi, urtėsi, me dashuri duke i arsimuar, edukuar ndriēuar shtresa tė ndryshme tė popullsisė, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr arriti tė pėrfitonte zemrat e qindra, mijėra, besimtarėve, nė veēanti tė intelektualėve…
    Ndrroi jetė duke shkuar nė Haxh, Qabe, Mekke, nė vitin 1258, dha shpirt nė vendin e quejtur Humaithra, qė ndodhėt nė pjesėn jugore tė Egjyptit, nė mes tė shkretirės, ku edhe ėshtė varrosur me nderime. Mė vonė aty ėshtė ndėrtuar njė tyrbe, e cila vizitohet gjatė tėrė vitit prej mijėrave besimtarėve dhe nė afėrsi ka dy burime, puse, njėri ka ujė tė ėmbėl, kurse tjetri ka ujė tė tharptė…!
    Historiani i njohur Ibn Dakiku pėr Pirin e Shazilive ka thėnė:
    ”S’kam pa njeri qė e njeh Allahun aq sa e njeh Ebu-l Hasan esh-Shadhiliu”.
    Shejh Hasan esh-Shadhiliun e trashėgoi dijetari i madh, Shejh Ebu-l Abas Ahmed el-Mursiu, i cili ndrroi nė vitin 676 tė Hixhretit, duke e lėnė halife, (zėvendės) nxėnėsin mė tė dalluar Shejh Ata’ull-llah es-Sekenderin.
    Kush ishte Shejh Ata’ull-llah es-Sekenderi?
    Emri i tij i plotė ėshtė: Ahmed ibn Muhammed Ibn’ Ata’ull-llah es-Sekenderi. Ishte djali i njė dijetari tė njohur, qė ishte edhe hafiz, i cili e pėrgatiti, e mėsoj edhe tė birin, qė u bė hafiz, pra ia mėsoj Kur’anin pėrmedėsh edhe djalit, nė moshėn 10-tė vjeēare…
    Mė vonė, ky djal, Ibn’ Ata’ull-llahu, studioi Sheri’atin, Drejtėsinė Islame, tek dy dijetarėt mė tė njohur tė kohės: Shejh Nasruddin Bin Munejjeri dhe te Shejh Shihabuddin Ebu-l Me’aliu, i cili ka qenė Myfti i Egjyptit.
    Gjuhėn arabe e studioi te Shejh Mazuniu, shkencėn e Hadithit te Shejh Sherafuddin ed-Dimjatiu, kurse logjikėn te Shejh Muhammed Ibadiu…
    Me dritėn e sufizmit u ndriēue, u frymėzue, nga Shejhu mė i njohur i Kajros, muridi mė i shquar i Pirit, Shejh Hasan esh-Shadhiliut, halifja i tij, Shejh el-Mursiu, me tė cilin bashkėpunoi 12 vjet…
    Kur ndrroi jetė Shejh el-Mursiu, nė vitin 676 tė Hizhretit, atėherė vendin e tij e plotėsoi Shejh Ata’ull-llahu, i cili u bė Shejhu kryesor i tarikatit Shazili…
    Shejh Ibn Ata’ull-llah es-Sekenderiu ishte njė prej Imamėve mė tė njojur tė kohės, ka qenė specialist pėr Hadithe, predikues i shquar, jurist i dalluar, i takonte shkollės juridike tė Imam Malikut, kishte shumė besimtarė, tė cilėt i mėsoi, i ndriēoi nė rrugėn e sufizmit, madje i pėrgatiti me pėrkushtim disa gjenerata…
    Shumica e studentėve tė tij u bėnė dijetarė tė nderuar, myderrizė tė shquar, juristė tė respektuar e shejhlerė tė pėrkushtuar, tė cilėt u shpėrndanė nė ēdo anė, pėr t’i frymėzuar, pėr t’i ndriēuar tė tjerėt…
    Pėrveē kėsaj veprimtarie kaq tė frytėshme, Shejh Ibn Ata’ull-llahu ėshtė marrė me krijimtari. Ka shkrue shumė libra, libra rreth filozofisė islame, drejtėsisė islame, sufizmit islam, ka shkrue biografi pėr Pirin, Hasan esh-Shadhiliun, pėr Shejh el-Mursiu, ka shkrue libra pėr Ziqrin, pėrmendjen, pėrkujtimin e All-llahut, por veprat e tij mė tė rėndėsishme, kryesore janė: “El-Hikem”, (Aforizma) dhe “Miftah el-falah” (Ēelėsi i suksesit”.
    Ndrroi jetė nė moshėn 54 vjeēare, me 13 Xh. Ahir 709 sipas Hixhretit ose me 1309. Varri i tij ndodhėt afėr Teqesė El-Huvle, nė Kajro, rrėzė malit El-Mukattam…

    Disa porosi nga tarikati Shadhili

    Tarikati Shadhili, pėrmes shejhlerėve tė lartėpėrmendur, ka lėnė shumė porosi me vlerė, qė janė tė ēmueshme pėrherė:
    “O njeri! Qė tė jesh i lumtur duhet qė tė kesh edukatė fetare dhe tė sillesh sipas urdhėrave tė Allahut qė janė nė Kur’an dhe nė Sunnet…
    Ai qė e njeh Allahun, ai edhe e pėrmend, sė pari me gojė e mandej me zemėr…
    Ai qė beson nė Allahun dhe vepron sikurse Ai urdhėron , shpirtin e vet shpėton…
    Ziqri i sinqetė tė bėn tė mos harrosh dhe tė heqėsh dembelinė; kėto janė sėmundje shpirtėrore, prandaj, kush i shėron - shpėton…
    Tė bėsh teube, pėrkatėsisht tė pendohesh, ėshtė shkalla e parė e Sufizmit…
    Ai qė pendohet – nga Zoti mėshirohet; nė gabime ka edhe mėsime…
    E vetmja rrugė pėr tė arritur nė pozitė tė lartė shpirtėrore ėshtė shkuarja pas gjurmėve tė Muhammedit (a.s.).
    Kur t’i luteni Zotit, lutuni nė kėtė mėnyrė:
    O Zot! Mė bėj sa mė tė mirė, nė mėnyrė qė tė shėrbej nė Rrugėn Tėnde tė Drejtė!
    O besimtarė! Namazin kryeni nė kohė tė caktuar e me rregull, sepse namazi ėshtė ibadeti kryesor dhe ziqri mė madhėshtor…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Tarikati Jesevi

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI JESEVI

    Tarikati Jesevi tek shqiptarėt, pothuajse, ėshtė njė tarikat krejtėsisht i panjohur, i pa dėgjuar, sepse nė trojet shqiptare misionarėt e tyre nuk kanė lanė ndonjė gjurmė pėr tė dėshmuar…
    Tarikati Jesevi ėshtė njė nga tarikatet mistike islame mė tė hershme, ėshtė themeli i shumė tarikateve tė tjera mė tė vonshme…
    Emri i kėtij tarikati, tarikati Jesevi, vjen nga mbiemri i themeluesit tė tij, Hoxha Ahmed Jesevi.

    Kush ishte Hoxha Ahmed Jeseviu?

    Hoxha Ahmed Jeseviu lindi nė vitin 1106, nė qytetin Sajram, nė Turkistan, por sot aty ėshtė shteti me emrin Kazakistan.
    Qysh nė fėmijėri mbeti jetim, i vdiq babai, i cili quhej Ibrahim. Atėherė, nga qyteti Sajram, ku kishte lindur u shpėrngulė me familje nė qytetin Jesi, ku pėr shkollimin, edukimin dhe ndriēimin e tij u kujdes Baba Asllani, njė sufi i ngritur, i ndritur, si ai…!
    Kur ndrroi jetė Baba Asllani, atėherė u shpėrngul nė qytetin Buhara, njė nga qendrat kryesore edukative-kulturore, arsimore-islame, ku vazhdoi studimet pranė dijetarit tė mirėnjohur, Shejh Jusuf Hamedan.
    Shejh Jusuf Hamedani e ēmonte mbi tė gjithė studentin e tij, Hoxhėn Ahmed Jesevi, pėr devotshmėrinė, zgjuartėsinė, besnikėrinė e tij, prandaj, para se me ndrrue jetė e la amanet, porosi, qė pas tij, nė postin e tij, tė vazhdoi Hoxha Ahmed Jesevi…
    Kur ndrroi jetė Shejh Jusuf Hamedani, nė vitin 1140, atėherė, Hoxha Ahmed Jesevi u kthye sėrish nė qytetin Jesi, nga aty e filloi me shumė pėrkushtim veprimtarinė e tij nė tarikatin, i cili mė vonė u quejt tarikati Jesevi…
    Tarikati Jesevi, pėr tė gjithė, edhe sot, ėshtė befasi, se si u pėrhapė nė gjithė Turkistanin me aq shpejtėsi. Por, kjo befasi shpjegohet me shumė lehtėsi:
    Hoxha Ahmed Jesevi, ishte njė sufi, qė pėr kohėn e tij, ishte njė mrekulli…!
    Mrekullitė i krijon vetėm Krijuesi, por Hoxha Ahmed Jesevi ishte zbatuesi…!
    Ai e zbatoi sufizmin, zemrėn e Islamit, sikur Zoti e frymėzoi dhe pėr kėtė populli e ndoqi, e pasoi…
    Hoxha Ahmed Jeseviu, pėrveē pėrkushtimit shembullor nė ndriēimin shpirtėror, ėshtė marrė edhe me letėrsi, duke shkruar me qindra, mijėra, poezi.
    Poezia e tij ishte shumė frymėzuese, mjaft ndikuese, tepėr depėrtuese, jo vetėm nė kohėn e tij, por ndėr shekuj, tek ēdo brezni.
    Ai njihet, ēmohet, pranohet si krijues, themelues i poezisė fetare-popullore, nė gjuhėn turke, nė gjithė Azinė Qendrore, qė mė vonė u pėrhapė nė pėrmasa botėrore…!
    Shumė shkolla, qendra kulturore, biblioteka, madje Liceu dhe Universiteti i Parė nė Kazakistan janė emėrtue, pėr nder tė tij, me emrin: Hoxha Ahmed Jesevi…!
    Hoxha Ahmed Jesevi ndrroi jetė nė vitin 1166, nė qytetin Jesi, ku i ėshtė ngritur njė mauzele, qė vizitohet pa ndėrpre..!
    Tarikati Jesevi ende gjallėron, ndėrsa ndikimi i tij shtrihet jo vetėm nė Kazakistan, por edhe nė Turqi, duke vazhduar deri nė Kashmir, Hindi…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  13. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mexhid, ta kam shkru nje pyetje ne privat, ende nuk ma paske kthyer. Pyetja ka qene kjo: Perse allahu flet per veten ne vetėn e trete. Veq mos me thuaj se 'Allahu e din me se miri' se me len pa tekst. Qitash si mund te jene te gjitha keto tarikate islame, dhe te gjitha te jene ne rruge te drejte sipas teje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI MEVLEVI


    Tarikati Mevlevi ėshtė themeluar nė vitin 1273, nė qytetin Konja, Turqi. Ėshtė themeluar nga ndjekėsit apo besnikėt e Mevlana Xhelaleddin Rumiut, posa ndrroi jetė…

    Kush ishte Mevlana Xhelaleddin Rumiu?

    Mevlana Xhelaleddin Rumiu ishte dijetar, shkrimtar, teolog, jurist, sufi, por i njohur mė shumė, nė tėrė botėn, si poet, poet i zemrės.
    Lindi nė vitin 1207, nė qytetin Belh, Afganistan, por ėshtė persian. Ėshtė djali i dijetarit tė madh, Myderriz Behauddin Veledit, qė e gėzonte titullin “Mbret i dijetarėve”
    Nė vitin 1213, kur Mevlana ishte pesė vjeē, bashk me babėn shkoi nė Haxhillėk. Rrugės pėr nė Qabe, nė qytetin Nishapur, u takuan me sufiun e njohur, Shejh Feriduddin Attarin, i cili posa e pa fytyrėn e voglushit pesė vjeēar, menjėherė dalloi tek ai shkėndijėn Hyjnore dhe e pėrgėzoj babain e tij, myderriz Bahauddinin…
    Nė vitin 1230, babai i Mevlanės, Bahauddini, ndrroi jetė, mbas njė shėrbimi me pėrkushtim si professor nė Medrese…Vendin e lirė tė profesorit ia ofruen Mevlanės, i cili tashmė ishte 24 vjeēar dhe ishte i diplomuar…
    Mevlana shėrbeu 15 vjet nė Medrese si professor, shėrbeu me aq pėrkushtim sa studentėt e ndiqni deri nė shtėpi, nga shtėpia deri nė Medrese, duke mos u ngopur me diturinė e tij…
    Njė ditė, nė vitin 1246, ēdo gjė ndryshoi tėrėsisht. Kjo ndodhi mbas njė takimi qė pati me sufiu, Shemsuddin Tibriziun, i cili e frymėzoi me dritėn shpirtėrore…
    Mevlana Xhelaleddin Rumiu ndrroi jetė nė Konja, nė moshėn 66 vjeēare, me 17 dhjetor 1273, por veprat e tij ende jetojnė, ende frymėzojnė…
    Kryevepra e tij quhet Methnevi, e cila ka mbi 25 vargje, nė gjashtė vėllime, e pėrkthyer nė gjuhėt mė tė mėdha, nė Lindje e Perėndim, sepse ėshtė pėrplotė frymėzim…
    Xhamiu, poeti i madh Persian, pėr kėtė kryevepėr, ka thurrur kėto vargje tė paharrueshme:
    “Nist Pejgamber ve li dared kitab”, qė do tė thotė: “Nuk ėshtė Pejgamber, por ka njė libėr, si tė pejgamberėve.”
    Tarikati Mevlevi ka njė veēanti: Dervishėt e tij njihen si “dervishė rrotullues” sepse ashtu rrotullohen, lėvizin, gjatė ceremonive fetare, sema, qė pėrcillen me vegla muzikore, duke i ngritur nė lartėsitė shpirtėrore…
    Sot, ky tarikat ėshtė ende aktiv dhe vepron nėn udhėheqjen e udhėrrėfyesit shpirtėrorė, Faruk Hemden Ēelebiut, i cili ėshtė njė nga trashėgimtarėt e Mevlana Xhelaluddin Rumiut, brezi i 22-tė…
    Pėr shpirtin e ndritur tė Mevlanės, njė el-Fatiha! Amin!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Autori i bestsellerit “The road less traveled” – Scott Peck, pėr tė ka thėnė:

    “Sipas mendimit tim, njeriu mė i urtė nė tokė i cili ėshtė lindur pas Jezusit ėshtė mistiku Jalaluddin Rumi”

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Shkodrani_79
    Anėtarėsuar
    05-09-2009
    Postime
    64
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Mexhid, ta kam shkru nje pyetje ne privat, ende nuk ma paske kthyer. Pyetja ka qene kjo: Perse allahu flet per veten ne vetėn e trete. Veq mos me thuaj se 'Allahu e din me se miri' se me len pa tekst. Qitash si mund te jene te gjitha keto tarikate islame, dhe te gjitha te jene ne rruge te drejte sipas teje.
    Per pytjen: Pse Allahu flet ne veten e trete, gjej shpjegimin pse shume sure fillojne me Elif La Min.. e e ke fiks se pse e tek..

    Per pytjen Pse mund te jen gjithe keta tarikate islame: Se vet njerzit jan kriju te larmishem, me ide, mendime e gjendje shpirtrore te ndryshme, e rrugt qe te qojne te zoti jan te shumta..

    me fal e se tu pergjigja un por besoj ka me tu pergjigj edhe personi qe i jeni drejtuar
    Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuat esencėn e JETES dhe LIRINE tonė personale

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2010
    Postime
    4

    Post nji pershendetje

    Citim Postuar mė parė nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    TARIKATI MEVLEVI


    Tarikati Mevlevi ėshtė themeluar nė vitin 1273, nė qytetin Konja, Turqi. Ėshtė themeluar nga ndjekėsit apo besnikėt e Mevlana Xhelaleddin Rumiut, posa ndrroi Aė…

    Kush ishte Mevlana Xhelaleddin Rumiu?

    Mevlana Xhelaleddin Rumiu ishte dijetar, shkrimtar, teolog, jurist, sufi, por i njohur mė shumė, nė tėrė botėn, si poet, poet i zemrės.
    Lindi nė vitin 1207, nė qytetin Belh, Afganistan, por ėshtė persian. Ėshtė djali i dijetarit tė madh, Myderriz Behauddin Veledit, qė e gėzonte titullin “Mbret i dijetarėve”
    Nė vitin 1213, kur Mevlana ishte pesė vjeē, bashk me babėn shkoi nė Haxhillėk. Rrugės pėr nė Qabe, nė qytetin Nishapur, u takuan me sufiun e njohur, Shejh Feriduddin Attarin, i cili posa e pa fytyrėn e voglushit pesė vjeēar, menjėherė dalloi tek ai shkėndijėn Hyjnore dhe e pėrgėzoj babain e tij, myderriz Bahauddinin…
    Nė vitin 1230, babai i Mevlanės, Bahauddini, ndrroi jetė, mbas njė shėrbimi me pėrkushtim si professor nė Medrese…Vendin e lirė tė profesorit ia ofruen Mevlanės, i cili tashmė ishte 24 vjeēar dhe ishte i diplomuar…
    Mevlana shėrbeu 15 vjet nė Medrese si professor, shėrbeu me aq pėrkushtim sa studentėt e ndiqni deri nė shtėpi, nga shtėpia deri nė Medrese, duke mos u ngopur me diturinė e tij…
    Njė ditė, nė vitin 1246, ēdo gjė ndryshoi tėrėsisht. Kjo ndodhi mbas njė takimi qė pati me sufiu, Shemsuddin Tibriziun, i cili e frymėzoi me dritėn shpirtėrore…
    Mevlana Xhelaleddin Rumiu ndrroi jetė nė Konja, nė moshėn 66 vjeēare, me 17 dhjetor 1273, por veprat e tij ende jetojnė, ende frymėzojnė…
    Kryevepra e tij quhet Methnevi, e cila ka mbi 25 vargje, nė gjashtė vėllime, e pėrkthyer nė gjuhėt mė tė mėdha, nė Lindje e Perėndim, sepse ėshtė pėrplotė frymėzim…
    Xhamiu, poeti i madh Persian, pėr kėtė kryevepėr, ka thurrur kėto vargje tė paharrueshme:
    “Nist Pejgamber ve li dared kitab”, qė do tė thotė: “Nuk ėshtė Pejgamber, por ka njė libėr, si tė pejgamberėve.”
    Tarikati Mevlevi ka njė veēanti: Dervishėt e tij njihen si “dervishė rrotullues” sepse ashtu rrotullohen, lėvizin, gjatė ceremonive fetare, sema, qė pėrcillen me vegla muzikore, duke i ngritur nė lartėsitė shpirtėrore…
    Sot, ky tarikat ėshtė ende aktiv dhe vepron nėn udhėheqjen e udhėrrėfyesit shpirtėrorė, Faruk Hemden Ēelebiut, i cili ėshtė njė nga trashėgimtarėt e Mevlana Xhelaluddin Rumiut, brezi i 22-tė…
    Pėr shpirtin e ndritur tė Mevlanės, njė el-Fatiha! Amin!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    A ke dijeni per Halveti se shum pak shkruhet per krt

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2010
    Postime
    4
    Pyetja vijon kėshtu

    Ke dijeni pėr tarikatin Halveti?
    kam deshir te di nga ju.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615
    Citim Postuar mė parė nga shejh besniku Lexo Postimin
    Pyetja vijon kėshtu

    Ke dijeni pėr tarikatin Halveti?
    kam deshir A di nga ju.

    Selam alejkum,
    Shejh Besnik,
    Kam shkruar pėr disa tarikate qė janė pakėz tė njohura tek shqiptarėt sa mos me thėnė aspak, kurse pėr tarikanin Halveti nuk kam shkrue sepse ėshtė i njohur, i pėrhapur nėpėr trojet shqiptare....
    Ju cilit tarikat i pėrkisni?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Selam alejkum,
    Shejh Besnik,
    Kam shkruar pėr disa tarikate qė janė pakėz tė njohura tek shqiptarėt sa mos me thėnė aspak, kurse pėr tarikanin Halveti nuk kam shkrue sepse ėshtė i njohur, i pėrhapur nėpėr trojet shqiptare....
    Ju cilit tarikat i pėrkisni?
    O leni kėto tarikate dreqit po kapuni pėr litarin e vėrtetė tė Dinnit Islam...Dhe pėrmbajuni rrugės sė drejtė duke qen gjithmonė nga Suna wel Xhema.

    SELAM!

  20. #20
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ore kur nuk u pelqen, pse hyni tek forumi i Bektashinjve?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė besojnė bektashijtė?
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-09-2017, 04:47
  2. Mehdi Frasheri: Tarikati i Bektashive
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-09-2013, 19:14
  3. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Bektashinjte. Cilet jane ata?
    Nga angeldust nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 09:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •