Legjenda M, Njė satirė e dhimbshme
13 kapituj pėr 13 pikė llotarie pyetjesh.


Intervistė me Krenar Zejno

Krenar Zejno pas poemave dhe vėllimeve tė tij me poezi, mė sė fundmi ka ardhur para lexuesit me librin e tij nė prozė “Legjenda M”. Pėr Kult Zejno tregon se ēfarė sjell ndryshe nė Letėrsinė shqipe “Legjenda M”, ku ėshtė frymėzuar dhe ēfarė presim mė tej.


1.Ka pak muaj qė qarkullon “Legjenda m”, libri juaj i fundit, ndėrsa pritet edhe vėllimi i dytė. Sė pari, a ka njė masė pėrmes sė cilės maten kategori si “e keqja” apo “e shėmtuara” nė lėndėn e njė romani?

Njė Zot e di! Pikėsėpari ėshtė vetė Ai, qė me veprėn e tij kompozoi realitetin e dhėnė, realen bashkė me tė pėshtirėn e vet, qė e mbartim me vete tok me gjėrat qė brėnda gjithėsecilit ngjizen edhe me tė shėmtuarėn e tė Keqen. Pėr pjesėn e artit i janė pėrgjigjur kėsaj pyetje tė mėdhenjtė shkrimtarė, qysh herėt e deri te piktorėt Duschamps, Dubuffet e mė tej.

2. Kjo lloj satire e dhimbshme sipas jush ėshtė atribut i romanit modern?

I romanit pa mbiemėr, sė pari i vetė romanit, klasik apo modern, qysh prej lindjes sė tij, nga Rabelais te Cervantes deri te Swift e Joyce mandej Beckett, Kundera e Kadare, Mc. Ivan e tė tjerė... apo dhe filmat qė rrjedhin prej tyre nga Pasolini te Kubrick. “Satira, tha Swift, ėshtė njė pasqyrė paksa speciale: kush shihet nė tė, njeh jashtėqitjet e gjithė tė tjerėve”.
Rabelais, gjeniu prej tė cilit nisi gjinia e romanit - na e kujton gjithėherė Kundera - tregon se Gargamella, qė ishte me barrė, hėngri gjithatė plėndės, sa qė u detyruan t’i jepnin ilaē pėr ta bėrė kaps, kėshtu fetusi i tė paudhit Gargantua u vėrvit nė damar tė aortės dhe duke u ngjitur sipėr pėrfundoi tė dalė nga veshi i majtė.
Mezi e prisja qė satira e mjeshtrit ta kishte pjellė nga prapanica. Dhe po prisja qė Rabelais ta zgjidhte si njė rrugė e dy punė, me njė gur dy zogj: pra, bashkė me shpikjen e artit tė ri- romanit, tė na pararendte edhe profecinė mbi lindjen e Njeriut tė Ri.

3. Nuk ke ndonjė pendesė pėr kėtė shpėrfaqje tė sė keqes sė krupėshme?

Jo dhe aq! Pėr mua tė voglin do tė mjaftonte fakti qė vetė Yahveh u pendua pse pat krijuar njeriun, duke parė me ē’ligėsi shkonte drejt sė keqes ky ditėzi. Pastaj, e keqja mbetet arti bazė i njeriut, pėr mė tepėr kėtu, nė njė botė libėr.

4. Kush do tė ishin linjat teorike ku rrugėton njė subjekt romani i kėsaj forme?

Nuk ėshtė detyrė e imja nė kėtė rast ta di kėtė, por po tė thoja nuk e di fare do tė pretendoja edhe mė tepėr se ē’mund tė jenė nė fakt.
Megjithatė, do ta vija gishtin si nė qull tek iluzioni darvinian dhe materializmi marksist, prejardhja e pėrbashkėt e llojeve dhe mė tej shndėrrimi nė njė lloj tė vetėm njeriu tė ri. Ndoshta janė kėto kollonat qė mbajnė trupin e “legjendės M”. Nga i njėjti lloj bėhen shumė lloje, por qė prapė janė njė. Dhe nga shumė lloje sistemesh shkohet me shndėrrim tė forcuar tek i njėjti lloj. Jashtėqitja bėhet status-simbol i gjithė kėsaj, ndėrsa ajo fjala “konkretisht”, e cila pėrsėritet nė njė ritėm psallmoid, status-quo e gjėndjes qė e mbart dhe vijon si njė cikėl i mbyllur dhe rreth vicioz.
“ Njerėzore, tepėr njerėzore” e thoshte Niēe, pra njerėzore me tepri por jo pa karar.
Me Darvinin zė fill ndoshta kthimi i vėshtrimit pėr nga vetja si aventurė filozofike dhe arti. Ashtu si merr ngarkesė fiziologjike edhe vepra e Niēes apo poezia e Rembosė, Bodlerit, tė cilėt qysh prej ēastit gjenial tė tyre nuk panė mė peisazhin nga njė dritare, por pėrkundrazi, njeriun nė hapėsirėn brenda dritares, duke e vėshtruar dhe kqyrur atė nga jashtė. Siē mund ta shohė lexuesi dritaren e dizenjuar tė kopertinės nė kėtė libėr. Dhe mandej pėr tė hyrė nė brendėsi tė ndėrtesės dhe kujtesės. Sa pa ardhur harresa e njė epoke terri obskurantist dhe pa u shpėrfillur pėrfare ankimet e filozofisė mbi “harresėn e qėnies” si dhe lutjen e saj pėr t’u kthyer e bėrė bekēiu i qenies. Tė mos harrojmė, meqė jemi te harresa, edhe banalitetin e atij regjimi absurd tė cilin libri e trajton mė direkt, ku bariu i qėnies sė re nuk lejohej tė ishte vetė qenia, por tjetėrkush. Ndaj nė kėtė vėllim qėnia synohet tė shihet edhe nga poshtė, nga jashtė qitja e saj, sidoqė edhe po qe se nuk shikohet ndonjė gjė e madhe, ama tė paktėn thuhet ajo qė duket.

5. A thotė diēka tė re legjenda M mbi njeriun?

Tė re, sė paku pėr njeriun e ri, po. Por ndoshta edhe njeriu nė pėrgjithėsi modern nuk ka si rroket nė tėrėsinė e vet pa qėmtuar karakterin e tipizimin fenomenologjik tė njeriut tė Ri. Filozofia pėrmes Faucoult-sė tha se vetė Njeriu ėshtė krijesė e dy shekujve tė fundit, prej mutacionit kulturor. Ndoshta njeriu i absurdit prej regjimi komunist do tė ketė, ndėr hulumtimet mbi risitė e modernitetit, njė llozhė tė vetėn nėpėr rrokapjekthet studimore, bile nė pozicionet qėndrorė.

6. Gjithsesi, pėr t’ia mbėrritur kėtij qėllimi nuk kishte tė tjera trajta mė pak tė rėnda e mizore se jashtėqitjet?

Njė mizė mbi njė copė jashtėqitje ėshtė nė parajsėn e vet tė muzave, njė mizė ndėr mjalt ka cofur qysh prej rėnies nė kėtė grackė tė sheqerosur.

7. Kjo shtrydhje e lėndės, qė ju e quajtėt edhe dehidratim i frazės, fjalės pa pėrshkrimin e zgjatur prozaik, ėshtė tashmė tipik nė frazėn tuaj, apo jo?

Nė rastin konkret mbeturinat ushqimore tė trupit janė nė mėnyrė tė natyrshme koncentrat.
Sė dyti, duke qėnė i mrekulluar nga irlandezėt e letėrsisė sė madhe, nga B. Show, Wilde, Swift, Beckett, tė cilėt e kanė sintetizuar me njė mizori tė hatashme, siē e thotė Borges, ēdo tepri retorike, kėshtu pra tendencave tė hershme tė shkrimit tim tė shtrydhur fort, si teshat para se tė ndereshin nė telin e robave, i ėshtė shtuar edhe ky telash, telashi i ujrave tė tepėrta. Tek e fundit unė ndjehem poet.

8. Atėhere, a ka ndikim prej Joyces, Orwellit, Celinit e tė tjerė, botuesi i tė cilėve ju jeni, kjo mėnyrė e pėrkorė tė shkruari?

Pėrkorja ėshtė virtyt poetik thotė sėrish Borges, meqė e morrėm nėpėr gojė e kushedi po e zė lemza. Punėn e lidhjes nuk e kam vėnė re, makar tė ishte! mbase keni tė drejtė pėr formėn e pakohė, pavendore dhe pa emra. Legjendare e disi bizare. Kėta gjeni kanė madhėshtinė e katedrales, ndėrsa kjo bėmė e vogėl e imja atė tė halesė, por dėgjo... nuk ėshtė pak! Edhe Kubriku nė filmat e tij vrasjet i vendos tė kryhen nė WC, apo nga markezi de Sade te Kundera: dashuri edhe orgji nė banesat ku prehen edhe mbetjet organike si nė banesėn e fundit. Pastaj, sot a nuk paguhet njėsoj metri katror i banjos me atė tė guzhinės apo dhomės sė gjumit?!
Gjithsesi nuk do mė vinte mirė qė prania e kėtyre ndėr ne qė merremi me ta, nė formėn e botimeve, pėrkthimeve dhe dashurive, tė na fshihte pas tyre. Tek e fundit, siē e thotė Hygoi, ka njė keqardhje mė tė thekshme se ajo pėrpara njė pallati qė digjet; dhe kjo ėshtė kur digjet njė kasolle.

9. Personazhi nė vetėn e parė sikur nėnkupton edhe njė formė autobiografike tė kėtij romani.

- Personazhi, megjithėse nė vetėn e parė nuk shfaqet brenda nė kohė, as jashtė kohės, por tenton afėrinė me narrativėn legjendare, pa kufij kohorė e vėnde tė pėrcaktuara, pra mundėsisht ndėr kohė. Nuk ėshtė njėsh me autorin dhe bile nuk i bindet kėtij, pėrsaqė ndjek qejfe dhe nevoja krejt personale. Mund tė jetė njė formė biografike edhe e njeriut tė ri por jo vetėm, dhe jo autobiografike. Mbase i rri mė mirė e thėnė: bio grafike. Ose vetėm grafike, thjesht gjuhė. Por kjo nuk spjegon dot personazhin. E thėnė me gjuhė mekanike, personazhi kėtu ėshtė si njė bullonė e spanuar qė rrotullohet e liruar nga ingranazhet, por se lė karkasa e agregatit tė dalė nė hava dhe vjen vėrdallė pa ndonjė funksion tė spikatur, si ēdo gjė e qitur jashtė.

10. Mendon se legjenda do thėrrasė pėr reflektim dhe brerje ndėrgjegje masėn e lexuesit tė prekur direkt apo tėrthorazi?

Njė libėr nuk se duhet ta ketė qėllim kėtė. Nuk e di fuqinė e saj, por mendoj se nė njė vend civil, jo vetėm akti i vetėdjegjes nė publik por qoftė edhe gjesti i jashtėqitjes publike prej njė shkrimtari, pavarėsisht nga dėmi i vogėl material, nuk do liheshin thjesht e qetėsisht nė tymin apo tė pėgėrėn e tyre. Kjo nuk do tė ishte e keqja e librit, por mė sė pari mėnxyra dhe zgjyra e shoqėrisė.
Sidoqoftė, ne sot i kemi ende plagėt e hapura pėr tė pasur lluksin e ndėrgjegjes sė vrarė, pėr mė tepėr pėrmes letėrsisė. Shumė–shumė, meqė jemi nė “legjendė”, mund tė ndjehem nip i Gjergj Elez Alisė dhe tė shplaj varrat e plagėve tė mishėruara, si pėr tė shpėtuar motrėn a mbrojtur pragun, pasi njė shkrues i thjeshtė dhe aspak prej soji Noe- nip i Matuzalemit, qė mori pėrsipėr tė shpėtojė njerėzimin nga destruksioni total, nuk ndryshon dot as botėn pėrreth mėhallės.

11. Cfarė synon prej “legjendės” tėnde?

Tė kem njė tė ardhur tė vijueshme. Njė rentė ėshtė si mjerimi, thotė Celine, zgjat tėrė jetėn.

12. Shkurt, ēfarė do tė ishte, e pėrcaktuar me njė frazė, legjenda M?

Me njė fjalė tė vetme, duke rrezikuar modestinė, do tė thoshja: njė legjendė.
Nė fakt, me pak fjalė tė njė fraze, prej meje ėshtė parė e ka rrjedhur si njė lojė, pra nėn thanatosin si dhe kureshtinė lojcake infantile e profane tė saj. Si fėmija qė luan me njė lodėr teksa e shqyen, apo me njė bombė qė ia di turbullt rrezikun, por s’e shkon hė pėr hė nė mend; ose luan me fekalet, i hap me shkop, i bie me shufėr dhe pret symbyllur pickitat, qė nė variant mė tė squllėt mund tė thuhej edhe stėrkalat.

13. Si ndjehesh nė pėrfundim tė vėllimit tė parė tė kėsaj aventure letrare?

Si ai shoferi i autobotit tė komunales, i cili nė ndonjė ėndėrr agimi para se tė bjerret zilja e sahatit kinez me zog pule ngjyrė limontie- tek ēukit parreshtur gurriēkat e sekondave por nuk rritet -, iluminohet nga vetė cilėsia e ėndėrritjes ose emri iluminist i ndėrmarjes. Dhe ja ku po e nget si i marrė gazin 51-sh me rrotat e shqyera e tė kthyera si nė drejtim tė parajsės. Pastaj brof pėrpjetė nga zilja mėlēigricėse e orės sė socializmit, shkundet prej ėndrre, thotė shyqyr, vesh fanellėn e leshit tė qėmotit, shtrėngon rripin e pantallonave dhe ia kris drejt komunales. Nėn rrėmujėn e hamendjeve mes komunizmit dhe hales. Duke parė hėnėn e agut qė po tretet dhe sahatin batall tė qytetit, teksa ndėrmend fėmijėrinė, mėsimin e anglishtes “the moon” dhe orėn e Grenwicit, me frikėn se mos i bėhet vonė pėr punė.
Pastaj, prej vendit tė punės e sheh veten nė ėndėrr syhapur mu nė njė ish- lėndinė lotėsh, shtruar me yje tė ndezur si thepa pishtarėsh me 5 cepa, tė cilėn do duhet ta pėrshkosh i zbathur pėr 50 vjet me rradhė, herė me vrap e herė me hap pak ushtarak, gjithė fushėn nga kreu deri nė horizont prej nga krakėllima e gazit 51 mezi dėgjohet, por pėr fat, nė fakt, duket qartazi ajo shtėllunga e tymit, ndėrkaq ia grah megjithė 52 letrat e bizhozit nė xhep dhe 53 lekėt e ditėpunės, a thua po tė pėrzenė 54 kuēedra me nė krye nenin ogurzi 55, ndėrkohė qė duke mos ekzistuar asnjė lloj neni 56, pėr tė evituar hė pėr hė nenin pararendės, duhet, pa njė pa dy, tė zbėrthesh para komisionit tė batalionit karabinėn vetėmbushėse model 57, ama e gjithė kjo vetėm nė 58 sekonda dhe ta mbėrthesh atė sėrish pėr 59 tė tilla, maksimumi i maksimumit njė minut, pėrndryshe, minimumi qė nė kėtė rast mund tė tė ndodhė...
E kėshtu me rradhė... gjer sa tė kesh provuar tė nėntėdhjetenėntat, teksa pret krejtėsisht i qetė tė tė thėrrasin pėr tė t’punuar qindin.

Revista Kult. E mėrkurė 27 maj 2009.