Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 194
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Besimi dhe arsyeja

    Per njė kohė tė gjate, cdo jave do te skruaj nje numer te enciklikes se Papes Gjon Palit ll. Te ghjithe ata qe deshirojne(katoliket dhe jo katolike), mund te lexojne, te bejne pyetje, te bejne komente. Nuk lejohen debate sterile.


    Besimi dhe arsyeja jane si dy krahet me te cilet shpirti njerezor lartesohet drejt kundrimit te se vertetes. Eshte Zoti ai qe ka vendosur ne zemren e njeriut deshiren per te nhohur te verteten, qe te njohe Ate, ne menyre qe, duke e njohur dhe duke e dashuruar, te mund te arrije edhe te verteten e plote mbi vetveten.(Dal 33,18: Ps 27,8-9; 63,2-3; Gjn 14,8; 1 gjn 3,2).


    HYRJE: "NJIH VETVETEN"

    1. Si ne lindje ashtu edhe ne perendim, eshte e mundur te shquash nje rrugetim qe neper shekuj e ka sjelle njerezimin te takohet ne menyre te pershkallezuar me te verteten dhe te ballafaqohet me te. Eshte nje udhe e pershkuar - dhe nuk mund te ishte ndryshe - brenda horizontit te vetedijesimit personal: sa me shume njeriu njeh realitetin dhe boten aq me shume njeh veten e tij ne unicitetin e tij, ndersa behet gjithnje e me kerkuese pyetja mbi kuptimin e gjerave dhe te vete ekzistimit te tij.
    Ghithcka qe behet objekt i njohjes sone, behet per kete arsye pjese e jetes sone. Porosia "njih vetveten" ishte e gdhendur ne arkitraun e tempullit te Delfit, si deshmi e nje te vertete themelore qe duhet pranuar si rregull minimal nga cdo njeri qe ka deshire te dallohet, ne mes te gjithe krijimit, duke u cilesuar si njeri pikerisht si "nhohes i vetvetes". Nje veshtrim i thjeshte i hedhur mbi historine e lashte, nga ana tjeter tregon me qartesi se si, ne ane te ndryshme te tokes, te shenuara nga kultura te ndryshme, lindin ne te njejtin kohe pyetje themelore qe karakterizojne ecurine e ekzistimit njerezor: kush jam? Nga vij dhe ku shkoj? Pse prania e se keqes? Cfare do te kete pas kesaj jete?
    Keto pyetje jane te pranishme ne shkrimet e shenjta te Izraelit, por shfaqen edhe te Veda-t, e jo me pak tek Avesta-t; i gjejme ne shkrimet e Konfucit e Lao-Tze sikunder edhe ne predikimet e Tirthankara-s, e te Budes; jane po ato qe lulezojne ne poemat e Homerit dhe ne tragjedite e Euripidit dhe Sofokliut ashtu sikurse edhe ne trajtimet filozofike te Platonit dhe Aristotelit.
    Jane pyetje qe kane burimin e tyre te perbashket ne kerkim e kuptimit qe gjithnje nxitet ne zemren e njeriut; nga pergjigja ndaj pyetjeve te tilla varet orientimi qe i jepet ekzistimit.


    Ky tekst sherben per meditimin personal, per mesimin, per te nenshtruar pyetje per ta kuptuar me mire, per te bere komente qe ndimojne ne mesim dhe ne orientim te jetes personale dhe te jetes se vellezerve.
    Urimeorrkerry.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Besimi dhe arsyeja.

    2. Kisha nuk ėshtė e huaj, as mund tė jetė, ndaj kėtij rrugėtimi kėrkimor. Qė kur, nė Misterin e Pashkėve ajo ka marrė dhuratėn e tė vėrtetės sė fundme mbi jetėn e njeriut, ajo u bė shtegtare nėpėr rrugėt e botės, pėr tė shpallur sė Jezu Krishti ėshtė “rruga, e vėrteta dhe jeta” (Gjn. 14,6).
    Ndėrmjet shėrbimeve tė shumta qė ajo duhet t’ i ofrojė njerėzimit, ėshtė njėri qė e paraqet pėrgjegjėse nė mėnyrė krejtėsisht tė veēante: DIAKONIA (shėrbimi) ndaj sė vėrtetės .
    Ky mision nga njėra anė e bėn bashkėsinė besimtare pjesėmarrėse tė pėrpjekjes sė pėrbashkėt qė njerėzimi realizon pėr tė arritur tė vėrtetėn, nga ana tjetėr e detyron qė tė mbajė peshėn e shpalljes sė tė vėrtetave tashmė tė fituara, me vetėdijen sė ēdo e vėrtetė e arritur ėshtė gjithėnjė vetėm njė etapė drejt asaj tė vėrtetėn tė plotė qė do tė shfaqet nė zbulimin pėrfundimtar tė Zotit: “Tani shikojmė si nė pasqyrė e nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė shohim faqe-faqas!. Tani njohuria ime ėshtė e kufizuar, atėherė do tė njoh plotėsisht sikurse jam i njohur” (1Kor 13,12).


    Afėrsisht 40 veta kanė lexuar. Pritėn pyetje, komente, studime, thellime.
    Nė kėtė numėr 2, nėnvizoj pėr ne qė jetojmė nė njė vend nė tė cilėn kemi pėrstipjen sė besimtarėt duhet tė bėjnė diēka pėr Zotin e pėr Kishėn, Papa na pėrkujton qė Kisha ėshtė sipas shėmbullit tė Krishtit nė shėrbim; pastaj qė tė gjithė jemi shėrbėtorėt e sė vėrtetės e qė ky shėrbim nuk duhet tė mungojė kur.
    Kisha ka marrė dhuratėn e tė vėrtetės sė fundme mbi jetėn e ėn e njeriut! Gjithēka nė nivelin e besimit ėshtė njė dhuratė. Pėrgjigja ėshtė mirėnjohja.

    Torrkerry.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Vazhdoj duke e kopjuar n. 3 e letrės sė Papės.

    3. Janė tė shumta burimet qė njeriu ka nė zotėrim pėr tė promovuar rritjen nė njohjen e sė vėrtetės, pėr ta bėrė ekzistimin e tij gjithnjė e mė njerėzor.
    Ndėr kėta del nė pah filozofia qė ndihmon nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ne shtrimin e pyetjeve pėrreth kuptimit tė jetės dhe nė skematizimin e pėrgjigjėve: ajo ndėrkohė, pėrvijohet si njė nga detyrat mė fisnike tė njerėzimit.
    Termi filozofi sipas etimologjisė greke, do tė thotė “dashuri pėr dijen”. Nė fakt filozofia ka lindur dhe ėshtė zhvilluar nė ēastin qė njeriu ka filluar tė pyesė veten e tij mbi pse-nė e gjėrave dhe tė qellimit tė tyre. Ne mėnyra dhe forma tė ndryshme, ajo shfaq se dėshira pėr tė vėrtetėn i pėrket vetė natyrės sė njeriut. Ėshtė njė cilėsi e lindur e arsyes sė tij pyetja mbi pse-nė e gjėrave, edhe pse pėrgjigjet qė jepėn herė pas here hyjnė brenda njė horizonti qė bėn tė dukshėm plotėsimin e ndėrsjelltė tė kulturave tė ndryshme nė tė cilat njeriu jeton.
    Megjithė ndikimin e fuqishėm qė filozofia ka pasur nė formimin dhe zhvillimin e kulturave tė Perėndimit, nuk duhet tė harrojmė ndikimin qė ajo ka ushtruar nė mėnyrat e konceptimit tė ekzistimit me tė cilat jeton Lindja.
    Cdo popull, nė fakt, zotėron njė dije vendase dhe zanafillėse qė, si njė pasuri autentike e kukturave, mundohet tė shprehet dhe tė piqet nė forma krejtėsisht filozofike. Se sa e vėrtetė ėshtė kjo, e vėrteton fakti se njė formė themelore e dijes filozofike, e pranishme deri nė ditėt tona, ėshtė e verifikueshme brenda postulateve qė frymėzojnė legjislacione tė ndryshme kombėtare dhe ndwrkombėtare pėr rregullimin e jetės shoqėrore.




    Afėrsisht 40 veta kanė lexuar. Pritėn pyetje, komente, studime, thellime.
    Nė kėtė numėr 2, nėnvizoj pėr ne qė jetojmė nė njė vend nė tė cilėn kemi pėrstipjen sė besimtarėt duhet tė bėjnė diēka pėr Zotin e pėr Kishėn, Papa na pėrkujton qė Kisha ėshtė sipas shėmbullit tė Krishtit nė shėrbim; pastaj qė tė gjithė jemi shėrbėtorėt e sė vėrtetės e qė ky shėrbim nuk duhet tė mungojė kur.
    Kisha ka marrė dhuratėn e tė vėrtetės sė fundme mbi jetėn e ėn e njeriut! Gjithēka nė nivelin e besimit ėshtė njė dhuratė. Pėrgjigja ėshtė mirėnjohja.

    Kopjoi torrkerry

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Vazhdoj duke kopjuar n. 4 e Eciklikės "Besimi dhe arsyeja".

    Ėshtė pėr t' u vėnė nė dukje megjithatė se pas njė termi tė vetėm fshihen domethėnie tė ndryshme. Ndėrkohė njė shpjegim paraprak ėshtė mė se i nevojshėm. I shtyrė nga dėshira pėr tė zbuluar tė vėrtetėn e fundme tė ekzsistimit, njeriu pėrpiqet tė pėrftojė ato njohuri universale qė i lejojnė tė kuptojė mė mirė veten e tij dhe tė zhvillohet nė realizimin e vetvetes.
    Njohuritė themelore shpėrthejnė nga mahnitja qė ngjall nė tė kundrimi i krijimit: qenia njerėzore befasohet nga mahnia e zbulimit tė vetvetes si pjesė e botės, nė marrėdhėnje me tė tjerėt tė ngjashėm me tė, me tė cilėt ndan fatin. Prej kėtu zė fill rrugėtimi, qė do ta ēojė mė pas, nė zbulimin e horizonteve tė njohjes gjithnjė tė rinj. Pa mrekullim njeriu do tė binte nė pėrsėritje tė vazhdueshme dhe pak nga pak do tė bėhej i paaftė pėr njė ekzistim me tė vėrtet personal.

    Afėrsia spekuluese, qė i pėrket mirėfilli intelektit njerėzor, sjell nė pėrpunim, nėpėrmjet veprintarisė filozofike, e njė forme mendimi rigoroz dhe nė ndėrtimin, nėpėrmjet koherencės logjike tė pohimeve dhe tė organicitetit tė pėrmbajtjeve, e dijeje sistematike. Falė kėtij proēesi, nė kontekste tė ndryshme kulturore dhe nė kohė tė ndryshme, janė arritur rezultate qė kanė sjellur nė pėrpunimin e sistemeve tė vėrteta tė mendimit. Nga pikpamja historike kjo ka ēuar nė tundimin e identifikimit tė njė rryme tė vetme me tėrėsinė e mendimit filozofik. Megjithatė ėshtė e dukshme qė nė kėta raste, hyn nė lojė njė lloj "krenie filozofike" qė mėton ngritjen e vizionit tė vet tė mundshėm dhe tė papėrsosur nė njė sistem universal. Nė realitet, ēdo sistem filozofik, megjithė respektimin nė tėrėsinė sė tij, pa as njė lloj manipulimi, duhet tė pranojė pėrparėsinė e tė menduarit filozofik, nga i cili zė fill dhe tė cilit duhet t' i shėrbėjė nė mėnyrė koherente.
    Nė kėtė kuptim ėshtė e mundur tė dallohet, megjithė ndryshimin e kohėrave dhe zhvillimin e dijes, njė bėrthamė e njohurive filozofike, prania e tė cilave ėshtė e qėndrueshme nė historinė e mendimit. Le tė mendohet, vetėm si shembull, parimi i moskundėrshtimit, i finalitetit dhe i kazualitetit, si edhe konceptimit i personit si subjekti i lirė dhe inteligjent dhe aftėsia e tij pėr tė njohur Zotin, tė vėrtetėn, tė mirėn; tė mendohet ende pėr disa norma morale themelore qė janė tė pranuar nga tė gjithė. Kėto dhe tema tė tjera tregojnė se pavarėsisht nga rrymat e mendimit, ekziston njė bashkėsi njohurish nė tė cilat ėshtė e mundur tė ravijėzosh njė lloj pasurie shpirtėrore tė njerėzimit. Ėshtė sikurse tė gjendėshim pėrballė njė filozofie tėrthortė e prandaj secili ndjen se i zotėron kėta parime, edhe pse nė formė tė pėrgjithshme dhe jo tė pėrsjatur. Kėta njohuri, pikėrisht sepse janė tė pranuara nė njė farė mėnyrė nga tė gjithė, duhet tė pėrbėjnė njė pikė referimi pėr shkollat e ndryshme filozofike. Kur arsyeja arrin tė kapė dhe tė formulojė parime e parme iniversale tė qenies dhe tė nxisė nė mėnyrė korrekte nxjerrjen e kėtyre pėrfundimeve koherente tė rendit logjik dhe deontologjik, atėherė mund ta quajė vetėm njė arsye e drejtė apo siē e quanin tė lashtėt, orthos logos, recta ratio.


    torrkerry

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kopioj n. 5 e Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.

    5. Kisha, nga ana e saj, nuk mund tė mos vlerėsojė angazhimin e arsyes pėr arritjen e objektivave qė e bejnė ekzistimin personal gjithnjė e mė tė denjė.
    Ajo nė fakt shikon te filozofia rrugėn pėr tė njohur tė vėrtetat themelore qė i pėrkasin ekzistimit tė njeriut.
    Nė tė njejtėn kohė, e vlerėson filozofinė njė ndimė tė donosdoshme pėr tė thelluar inteligjencėn e besimit dhe pėr t’ ua pėrēuar tė vėrtetėn e Ungjillit atyre qė ende nuk e njohin atė.
    Ndėrkohė nė vazhdėn e parardhėsve tė mi, dėshiroj edhe unė tė hedh vėshtrimin mbi kėtė veprintari tė veēantė tė arsyes. Mė shtyn pėr kėtė, vezhgimi se, sidomos nė ditėt tona, kėrkimi i tė vėrtetės sė fundme shfaqet gjithnjė e mė i errėsuar.
    Padyshim, filozofia moderne ka meritėn e madhe tė pėrqendrimit tė vėmendjes sė saj mbi njeriun. Duke u nisur nga kėtu, njė arsye plot me pyetje e ka zhvilluar gjithnjė e mė shumė dėshirėn e saj pėr tė njohur e gjithnjė e mė thellė. Kėshtu janė ndėrtuar sisteme mendimi tė ndėrlikuara, qė kanė dhėnė frytet e tyre nė rrafshe tė ndryshme tė dijes, duke i dhėnė pėrparėsi zhvillimit tė kulturės dhe tė historisė.
    Antropologjia, logjika, shkencat e natyrės, historia, gjuhėsia…, nė njė farė mėnyrė ėshtė pėrfshirė i tėrė universi i dijes. Rezultatet pozitive tė arritura, megjithatė, nuk duhet tė shkaktojnė harresėn e faktit qė e njejta arsye, me qellim qė tė hulumtojė nė mėnyrė tė njėanshme mbi njeriun si subjekt, duket se ka harruar qė ai ėshtė gjithnjė i thirrur tė shkojė drejt njė tė vėrtete qė ėshtė pėrtej tij. Pas ju referuar asaj, secili mbetet nė mėshirė tė vullnetit dhe gjendja e personit pėrfundon nė njė vlerėsim me kritere pragmatike tė bazuar thelbėsisht mbi tė dhėnat eksperimentuese, nė bindjen e gabuar qė gjithēka duhet zotėruar nga teknika. Kėshtu ka ndodhur qė, nė vend qė tė shprehė mė sė miri prirjen drejt tė vėrtetės, arsyeja, nėn peshėn e shumė dijeve, ėshtė e pėrkulur mbi vetveten duke u bėrė pėrditė e mė shumė e paaftė qė tė ngrejė shikimin lart e tė guxojė tė arrijė tė vėrtetėn e qenies.
    Filozofia moderne, duke harruar tė orientojė hulumtimin e saj mbi qenien, e ka pėrqendruar kėrkimin e saj mbi njohjen njerėzore. Nė vend qė t’i mėsojė aftėsisė qė njeriu ka pėr tė njohur tė vėrtetėn, ka parapėlqyer tė nėnvizojė caqet dhe kushtėzimet e saj.
    Kanė rrjedhur prej kėtu forma tė larmishme agnosticizmi dhe relativizmi, qė e kanė ēuar kėrkimin filozofik tė humbasė nė zallin e lėvizshėm tė njė skepticizmi tė pėrgjithshėm.
    Kohėt e fundit kanė dalė nė pah doktrina tė ndryshme qė priren drejt zhvlerėsimit tė atyre tė vėrtetave qė njeriu ishte i sigurtė se i kishte arritur.
    Shumėsia e ligjshme e qėndrimeve i ka lėnė vendin njė shumėsie tė padallueshme, e themeluar mbi pohimin qė tė gjitha qėndrimet vlejnė njėsoj.
    Kjo ėshtė njė prej simptomave mė tė pėrhapura tė mosbesimit nė tė vėrtetėn qė hasim nė kontekstin bashkėkohor. Kėsaj nuk i shpėtojnė as disa konceptime tė jetės qė vijnė nga Lindja, sepse nė ta, nė fakt, i mohohet tė vėrtetės karakteri i saj ekslusiv, duke u nisur nga parakushti se ajo shfaqet nė mėnyrė tė njėjtė nė doktrina tė ndryshme, deri edhe nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn.Nė kėtė horizont, gjithēka thjeshtohet nė opinion. Krijhohet pėrshtypja e njė levizje tė pėshtjelluar: pėrsiatja filozofike, ndėrsa nga njėra anė, ka arritur tė hyjė nė rrugėn qė e afron gjithnjė e mė shumė me ekzistimin njerėzor dhe me format e tij shprehėse, nga ana tjetėr priret drejt zhvillimit tė disa vlerėsimeve ekzistenciale, hermeneutike dhe gjuhėsore qė shkėputen nga ēeshtja rrėnjėsore mbi tė vėrtetėn e jetės personale, tė qenies dhe tė Zotit.
    Si pasojė, shihen dukshėm te njeriu bashkėkohor, dhe jo vetėm te disa filozofė, sjellje mosbesimi ndaj burimeve tė fuqishme njohėse tė qenies njerėzore. Me njė modesti tė pavėrtetė ka njė lloj kėnaqjeje me tė vėrteta tė pjesshme dhe tė pėrkohshme, pa u pėrpjekur tė shtrohen pyetje rrėnjėsore mbi kuptimin dhe themelimin e fundėm tė jetės njerėzore, personale dhe shoqėrore. Ka humbur, me pak fjalė, shpresa se mund tė pėrftohen nga filozofia pėrgjigje pėrfundimtare pėr kėto pyetje.


    torrkerry

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Disa fjalė: pėr tė kuptuar.

    Arsyeja.

    E vėrteta e fundme, kuptimi i jetės dhe tė gjėrave, ėshtė mister. Ėshtė mister: ēfarė d.m.th. kjo?
    Qė kuptimi i jetės dhe tė botės, tė realitetit, tė vlerės sė fundme sė gjithēkaje ėshtė mister; d.m.th. qė Zoti – njė fjalė tjetėr sinonim pėr vlerė tė fundit, pėr kuptim tė fundit, pėr Fat – ėshtė mister, ēfarė d.m.th.? D.m.th. qė nuk mund tė njihet nga njeriu vetėm me arsyen e vet.
    Njeriu, me arsyen e vet, mund tė njohė vetėm ekyistimin e Misterit.
    E pse arsyeja mund ta njohė ekyistimin e misterit? Sepse arsyeja ėshtė aftėsi pėr ta marrė vesh realitetin sipas tėrėsisė sė faktorėve nga tė cilėt pėrbėhet.
    Do tė thelsoj kėtė nė pesė pika.

    1) Arsyeja ėshtė vetėdija e realitetit sipas tėrėsisė sė faktorėvė nga tė cilėt pėrbėhet. Qė arsyeja ėshtė vetėdija e realitetit do mė thotė se realiteti bėhet i qartė, i tejdukshėm, si prezent nė njė pashqyrė, duke dalė si nė njė shkėlqim drite – ky shkėlqim plot drite quhet arsye – nėpėrmjet tė cilit, si nė njė radiografi shihet ēdo pjesė pėrberėse tė realitetit, sė bashku edhe me kriterėt pėr tė gjykuar nėse ēdo pjesė ėshtė nė vendin e saj, nėse ėshtė e mirė, e drejtė, nėse ėshtė nė kontekstin e eksperiencės qė bėhet apo nė kundėrt jo nė lidhje me tė.

    2) Nė tėrėsinė e faktorėve sė tij, nė vendin e parė duhet tė vėmė nė pah rendėsinė dhe madhėshtinė e kriterėve me tė cilėt arsyeja gjykon vetveten (vetėdija), parimėt tė cilėve ajo besohet qė tė jetė, qė tė ekzistojė. Kėta kriterėt i quajmė “zemėr”. Nė ēdo eksperiencė dhe nė nxjerrjen e kriterėve me tė cilėt vlerėsohet eksperienca e me tė cilėt nga eksperienca mund tė vlerėsohet bota, kjo rendėsi e madhėshti e kriterėve thelbėsore ėshtė menjėherė e ndjeshme pėr arsyen, ėshtė e pandėrmjetme, ėshtė automatike. Quhet pėrvoja fillestare kjo zemėr qė ndiejmė nė ne. Me vėrtet, ēdo pėrvojė therret, i referohet pėrvojės fillestare, d.m.th. ēdo eksperiencė (ēdo gjė qė bėjmė) vlerėsohet, gjykohet prej diēkaje qė ėshtė pėrtej kėsaj gjėje qė bėjmė e qė quhet pėrvoja fillestare.


    torrkerry

  7. #7
    Hi all Maska e Eliza Dushaj
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    23
    persa i perket kesaj teme: un kam lexuar nji liber qe titullohet (A Coherence Theory of Truth and Knowledge," Donald Davidson) He defends the claim that "nothing can count as a reason for holding a belief except another belief" (1986, 310). The point of this claim is to deny that beliefs can be justified by, or grounded on "the testimony of the senses: sensation, perception, the given, experience, sense-data, the passing show" (ibid.). Davidson's argument focusses on the case of sensation. While a belief can be justified by the awareness of a sensation, the awareness of a sensation is "just another belief" (311). The sensation itself, the object of the awareness, can stand in a causal relation to a belief but cannot ground, justify or be a reason for it.
    A number of philosophers have challenged Davidson's view, arguing that sensory or perceptual experiences can be reasons for beliefs. This conclusion has been argued most explicitly and forcefully by John McDowell, who accepts Davidson's point that mere sensations cannot be reasons for beliefs, but holds that experiences can count as reasons for beliefs as long as their content is conceptual.1 Other philosophers have argued that experiences can serve as reasons for belief, but without requiring that they have conceptual content. For some, it is enough that experiences have representational or intentional content.2 Others depart still further from Davidson, holding that any conscious state, even a mere sensation, can serve to justify a belief.3 Typically, philosophers who take these approaches see themselves as broadening the scope of reasons for belief to include other psychological states in addition to beliefs. They grant that reasons for beliefs include, perhaps paradigmatically, other beliefs. What they deny is that the candidates for such reasons should be restricted to beliefs.
    There is, however, a more general issue which might be raised in connection with Davidson's position: namely, whether beliefs are the kinds of things that are properly thought of as reasons at all. This issue is usually discussed in the context of practical rather than theoretical reasoning. If it is cold outside and, recognizing that fact, I decide to wear a coat, is my reason for deciding to wear a coat my belief that it is cold or the fact that it is cold? But the question can be, and has been, raised also about reasons for belief. If the streets are wet and, recognizing that fact, I come to believe that it has rained, is my reason for believing that it has rained my belief that the streets are wet or the fact that the streets are wet? If, as some philosophers hold, the right answer in these cases is that it is the fact rather than the belief which serves as a reason, then Davidson is mistaken about something more fundamental than the question of which psychological states can serve as reasons for belief. The mistake is to think that, in general, reasons for belief are psychological states in the first place.
    Discussions of the first of the two issues I raised, that of whether the scope of reasons for belief can be expanded to include experiences as well of beliefs, are usually conducted without reference to the second, more general, issue about what kinds of things can count as reasons. But, as I shall argue in this paper, they need to be addressed together. Consideration of the second issue, I shall suggest, requires us to distinguish two senses in which something can be a reason for belief, one of which corresponds to the intuition that reasons for belief are typically the facts that are believed to hold rather than beliefs themselves, and the other of which corresponds to Davidson's view that reasons for beliefs must themselves be beliefs. I shall argue that McDowell's view, in particular, fails to take account of this distinction. Once we recognize the distinction, and understand how the two senses of reason are related, we see that experiences, at least as McDowell conceives them, cannot be reasons for belief in the sense that McDowell takes them to be, that is, in Davidson's sense. While I shall focus on McDowell, my argument can be generalized, at least in part, to tell against other attempts to include experiences among reasons for belief.
    i love u elbasanboy u are my life

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė vashdoj me komente.

    3) Eshtė e vėrtetė qė arsyeja ėshtė ajo aftėsi qė mė bėn tė jem i vetėdijshėm pėr realitetin sipas tėrėsisė sė faktorėve tė tij; ėshtė e vėrtetė qė nė kėtė veprim arsyeja i lind, i rilind vazhdimisht dhe i pėrdor (si kriterin e fund qė vlerėson dhe gjykon marrėdhėnjen mes njeriut e realitetit pėr tė cilėn bėn eksperiencėn nė rastin) ligjet dhe parimet qė ai gjen nė vetveten e qė janė ghjithmonė nė tė, pra, zemrėn e tij. Por mjafton kjo? E mė parė, a ėshtė e vėrtet qė arsyeja ėshtė ajo aftėsi qė i merr vesh realitetin sipas tėrėsisė sė faktorėve nga tė cilėt pėrbėhet?
    Arsyeja i llogarit faktorėt: “njė, dy, tre…dhjetė…” . Kur i ka llogaritur tė gjithė, nė fund fare ndoshta mendojmė se kemi arritur nė njė njohje tė vėrtet dhe pėrfundimtare. Por nuk ėshtė kėshtu. Diēka na mungon ende. Kėrkoj tė shpjegoj kėtė me njė tregim.
    Mbi tavolinė nė shtėpi kishte njė orė. Ai ishte njė fėmijė shumė i zgjuar dhe plot iniciativash. Prindėrit kishin dalė. Ai ishte i vetėm nė shtėpi, me motrėn e tij katėr vjeēe. E mori orėn dhe e zbėrtheu atė pjesė-pjesė. Ishin 353 pjesa.qė ai pastaj nuk ka arritur ta bashkojė pėrsėri nė njė. Pse? Pse ia mungon atij idenė e orės. Ai ishtė njė fėmijė i vogėl (jo njė orėdreqės me pėrvojė) dhe nuk dinte ta bashkojė: tė gjitha faktore
    ishin atje, por mungonte njė gjė.
    Kėshtu, edhe pse arsyeja i njeh tė gjitha faktore e botės, apo faktorėt pėrbėrėse e njė gjėje, mund tė mungojė akoma njė faktor, qė ėshtė jashtė prej numrit tė atyre qė kemi pėrmendur pėrpara, nuk ėshtė pjesa 354 e orės, por ėshtė ai faktor qė jep formėn, d.m.th. njė kuptim tė veēantė ēdo pjese nė lidhje me pjesat ė tjera, nė funksion tė rindėrtimit sė njė objekt, qė shėrben pėr tė njohur orarin. Pėr kėtė, arsyeja, qė ėshtė mendja e fėmijsė, nuk arrin tė bėjė orėn. Ka nė dispozicion pjesat, por njė gjė mungon. Nuk ėshtė i zot ta bėjė. Mungon ideja e orės. E kjo ideja ėshtė jashtė 353 faktorėve pėr tė cilėt kemi folur. Nuk ėshtė njė gjė e prekshme me sqisat. Nuk ėshtė e bėrė me bakri, me hekur, me…Ideja ėshtė e bėrė me diēka tjetėr: me shpirt.
    Pėr kėtė mund tė themi se arsyeja sjell si pasojė pohimin e ekzistimit sė misterit, duke kuptuar me kėtė fjalė mister njė faktor i pranishėm nė ēdo eksperiencė, por qė nuk ėshtė njė prej atyre faktorėve tė prekshme nga shqisat, e qė mund tė studiohen nė mėnyrė eksperimentale sipas metodave sė shkencės. Ideja e orės e tejkalon nivelin e materies. Nuk ėshtė njė pjesė tjetyėr, ESHTE NJE GJE TJETER. Eshtė ajo gjė qė jep mundėsi tė bėhet ora, duke bashkuar nė njė mėnyrė koherente gjithēka nė funksion tė rezultatit qė duhet tė arrihet.


    torrkerry

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė vazhdoj me njė koment mbi arsyen.

    4. Erdhi momenti pėr tė folur pėr njė pretendim tė tepruar, e pra tė gabuar sė arsyes. Sipas kėtij pretendimi “Arsyeja ėshtė matia e tė gjithė gjėrave”. Sepse arsyeja ėshtė nė gabim, nė qoftė se nuk pranon qė nė ēdo send ka diēka qė i tejkalon mundėsitė e saj.
    Nė fakt, nė ēdo send ka si njė rrugėdalje (apo njė dalje sigurimi) nėpėrmjet tė cilės ai e shpėton vetveten nga “pangopėsia” e arsyes dhe e shpall individualitetin e vet.
    Pra nė fund fare, kur arsyeja ka pėrshtipje qė ka nė pushtet tė vet realitetin nė tė gjithė aspektet e tij, ndjen nga ana e sendeve si njė “pėshpėritje” qė pėrkujton se ēdo send ėshtė shenjė e diēkaje tjetėr, tė Misterit, ekzistimin e tė cilit mund ta njohim, ndėrsa esenca, realiteti i pėrsosur i tė cilit ėshtė pėrthej arsyes. Arsyeja arrin ta njohė ekzistencen e tij, e pranon qė ėshtė e arsyeshme ekzistenca nė tė e Misteri, qė ėshtė njė realitet me real se sendi, sepse ia jep konsistencen ēdo sendi..
    Misteri mund tė njihet vetėm me diēka tjetėr.
    Por diēka mund tė njihet: “Nė fakt cilėsitė e tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme, dhe hyjnia e tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm” (Rm. 1, 20; lexo tėrė kapitullin e parė tė letrės).

    torrkerry

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė vazhdoj me njė koment mbi arsyen.

    5. Atėherė, arsyeja pėrballė Misterit, ėshtė e kufizuar.
    Cfarė duhet tė bėjė atėherė arsyeja e pėrballuar me Misterin? (sepse vetėm tė kėrkosh ta njohėsh atė, ėshtė tė jesh jashtė lojė, ėshtė njė blasfemi. Pėr kėtė arsyeja bėn qė njeriu ta njohė realitetin duke e bėrė gjithmonė mė e ashpėr dhe mė e vėshtirė vetminė e njeriut pėrballė realitetit. Vetėm fėmija ndjhet mirė nė shoqėrinė, ndėrsa nuk mund tė mohojmė qė njė miqėsi kozmike ėshtė me e pėrshtatshme pėr ekzigjencave tė zemrės mė shumė se vetmia qė i merr herė pas here adoleshentėt). Arritja e fundit tė arsyės quhet nga ana e filozofisė sė njohjes “kategoria e mundėsisė” e nga ana ekzistenciale “LYPESI”. Do mė thotė, lypėsia implikon kategorinė e mundėsisė. Me njė fjalė tjetėr, unė lyp, nė qoftė se kam mundėsinė qė arsyeshmėrisht mund tė shpresoj tė fitoj diēka.
    E arritur nė kėtė pikė tė fundit, nė tė cilėn me vėrtet pezmatimi i njeriut arrin kulmin, arsyeja krejt e vetme lind njė njeri tė dėshpėruar. E pas kėsaj, ai ka vetėm njė mundėsi pėr tė dalė nga dėshpėrimi, kėtė britmė: “Atė qė ti je, kedo qė tė jesh, ēfarėdo qė tė jesh, ma zbulo veteveten!”.
    Vetėm nėse Misteri zbulohet, njeriu fillon ta njohė diēka qė nuk kishte njohur pėrpara. E kjo nuk ėshtė pasoja e njė pėrdorimi dinakėrisht sė mashtrues se arsyės, por tė pėrdorimit tė pėrvujtė sė arsyės. (Pėrdorimi mė i pėrvujtė tė arsyės qė bėhet i mundshėm vetėm kur ajo bėhet fėmijė: qaravitet, pyet. kėrkon, lutet. Lutja ėshtė nė horizontin normal e njeriut, sipas natyrės sė tij. Por lutja ėshtė kėrkim i drejtuar Misterit, qė tė bėhet e dukshėm, qė tė zbulohet, qė tė bėhet i njohshėm.
    Dhe qėndrimi i njeriut, nėpėrmjet tė cilit ai e pranon dhe e kupton gjithmonė mė mirė pėrgjigjėn, quhet feja, quhet besimi.

    Torrkerry

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •