Kuh ishte ai . . . . . . . . . . ?
Qe pas vdekjes, la si trashëgimi plot 500 letra dashurie, të cilat i botoi miku i tij, Maks Brod. Në to nuk shpërthen vetëm pasioni për të dashurën, por dhe një art i madh i shkruar me gjakun zemrës.
E dashur,
Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.
E dashur, e dashur,
Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t'i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.
E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër...
Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja.
- . . . . . . yt.

Franci yt.
...
Autori i Kësaj Letre është : Franz Kafka
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Të faleminderit biligoa, të faleminderit ILMGAp.
Vërtet i keni dhënë shije kësaj teme.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
po e sjell edhe një fargment tjetër. ma merr mendja se është aktual ( fatkeqësisht nuk do të duhej të ishte kështu). Ishalla jam gabim.
T'u thaftë goja, more beu ynë! Të plastë koka more beu ynë! Të paskan lënë mëntë, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qënke turk, more beu ynë! Qënke xhonturk, more beu ynë! Ndë Klub të Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë. Pse s'fole një fjalë dhe për Shqipërinë? Pse? Apo s'keshe se ç'të thoshe? Apo t'erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan ***-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s'tu tha gjuha ndë gojë?...
Mos na thuani tjetër herë se ini shqipëtarë, mos na çani kryet me gënjeshtra, se u kemi kupëtuar se
ç'ini ndë zemër tuaj! Ju punoni për Turqinë e jo për Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t'u mbesojmë për shqipëtarë? Dilni nga buk' e turkut, hani bukën me djersë si neve e jo duke rrjepur, duke vjedhur. Hiqni dorë nga fanatizma e turqëve, mirrni qytetërimin t'Evropit, që ndriçon botën, zbukuron mendjen, zbut zakonet.
Nukë them ndëroni besën jo!
Po të ndërroni mendjen, të mejtoni dhe të silli si perndimasit (evropasit) në dojni të rroni ndë mes të Evropësë.
Besa jo, shqipëtarët myslimanë, s'janë të tërë si ky faqezi i çmendur, që lëpin, me far' e me fis, ça
nakët e xhonturqëvet dhe për këtë shkak i falet zotit të rrojë Turqia përjetë ndë Shqipëri. Zoti mos
ndëgjoftë të tillë njerz të poshtër e këpucëgrisur!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Ja fragmenti:
Por një ditë, ndërsa po rrinte vetëm në oborrin e pallatit, qëlloi që një grua e varfët hyri nga njëra portë e pallatit, i lypi lëmoshë, e mori dhe doli; pas pak hyri nga porta e dytë dhe mori përsëri lëmoshë nga porta e tij dhe kështu vijoi gjer te porta e dymbëdhjetë. Kur u kthye të trembëdhjetën herë, Mitridanesi i tha:
-Shumë ngulmoke në të lypur, grua e mbarë, - dhe megjithëkëtë, i dha edhe këtë radhë.
Po plaka kur dëgjio fjalët e tij, thirri:
- O derëhapësi e Natanit, sa e mrekullueshme qenke! Në të tridhjetë e dy protat e pallatit të tij, që është si ky, kam hyrë për të lypur dhe ai kurrë s’e bëri veten se më kishte njohur dhe kurrë s’m’u kursye; kurse këtu, pa arritur akoma te prota e trembëdhjetë, i zoti më paska njohur dhe më hiqka vërjetjen.
Dhe duke thënë këto fjalë, u largua e s’u duk më kurrë.
Mitridanesi, i fyer dhe i tërbuar nga zemërimi nga fjalët e plakës, e meqenëse çdo lavd që dëgjonte për Natanin, mendonet se i pakësonte të tijin, tha:
- Ah, i mjeri unë! Si do të mund t’ia arrij dorhëhapësisë së Natanit në gjera më me rëndësi, le t’ia kaloj, siç ma do zemra, gjersa s’jam i zoti as t’i afrohem dhe në gjerat më të vogla! Me të vërtetë unë po mundohem kot, në qoftë se nuk e zhduk atë nga faqe e dheut. Meqenëse pleqëria s’po ia merr jetën, duhet t’ia marr vetë pa vonesë me duart e mia.
Pra gjeni autorin dhe titullin e veprës.
Raspekt për ju,
Adem Gashi, Danimarkë
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
E paskam harruar fare. Fragmenti është marrë nga "Dekameroni".
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Gëzuar Vitin e Ri
2 0 1 0
Le të jetë ky viti i realizimit të dëshirave tua
personale, familjare dhe kombëtare.
P.S. Sot, në ditëlindjen time ( 25.12.) për miqtë e mi kam përgatitur një klip, për t’ju uruar Vitin e Ri, pak më ndryshe. Klikoni këtu:
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt