Eh, më falni për vonesën. Tapi po jap titullin e veprës dhe autorin nga është marrë fragmenti:
" Net gjahtarësh ", Miço Kallamata
Eh, më falni për vonesën. Tapi po jap titullin e veprës dhe autorin nga është marrë fragmenti:
" Net gjahtarësh ", Miço Kallamata
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Është mirë që tani dikush të na sjellë ndonjë fragment që ta gjemë ne të tjerët.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Po jo nga Mico, se nuk e ka lexuar njeri Micon.
Te jene disi te njohur.
-
Gjeni autorin dhe titullin e kësaj poezie:
Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:
Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mbërohu nga të këqijat, prej çdo farë ligësije,
Prej nakari, prej lakmimi, prej vjedhjeje, prej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nam dashurinë,
Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.
.........
Tregomu dhe shqipëtarët udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Une propozova dicka te thjeshte, jo te na sjellesh poetin kombetar.
Meqe je mesues, njeh ndonje nxenes mbi 10 vjec qe nuk do e gjente kete autor?
Edhe ke veper na sjell?
A mos vjen nga Shqiperia? Eni vjen pej Camerie
Me ato milera fjale e me gluhe perendie?
-
I nderuari Kavir, mbase edhe ke të drejtë, megjithëkëtë po të flas nga përvoja: mos harro, se realiteti shpesh është e hidhur...
Pse mora pikërisht poetin kombëtar është kjo arsyeja: nuk ishte qëllimi im të sillja një poezi dhe kush e gjen. Unë para se ta postoja e lexova edhe një herë të tërë poemën dhe zgjodha pikërisht këtë fragment. Për mua ishte e rëndësishme porosia që jep fragmenti. Theksi bie sidomos në strofën e fundit. Dhe kjo porosi është një këshillë për të gjithë: Ta duam Shqipërinë ( kupto- gjithë trojet shqiptare ), ta bëjmë një Shqipëri siç e ëndërruan rilindësit tanë.
Arsyeja tjetër është se githmonë më preokupojnë fëmijët nëpër ngulimet shqiptare ( diaspora).
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Besoj se u morem vesh perderisa edhe une vetem per efekt vendi nuk solla vazhdimin e atyre vargjeve qe fillon me Camerine deri tek:
Burrat tuaj aqe trima do ta lene vall' Ylqine
Edhe gjithe shqipetaret ta mbanje armiku yne?
Ndoshta sepse na puqen idete?![]()
-
Gjeni titullin dhe autorin:
Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.
Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Pershendetje,
Atdheu
Atdheu është dhembje, është dhembje,
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – edhe të mban ty – në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur:
Të ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.
Kjo poezi kaq e bukur është shkruar nga Fatos Arapi.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Krijoni Kontakt