Adoleshenti zgjidh enigmën 300 vjet të vjetër
Tinejxheri me prejardhje irakiane ka arritur të zgjidh një detyrë matematikore rreth së cilës janë munduar mendjet më të mëdha të botës gjatë 300 viteve të fundit.
Mohamed Altoumaimi, tani 16 vjeçar, i cili me prindërit e tij është zhvendosur nga Iraku në Suedi kur i ka pasur gjashtë vjet, i janë dashur gjithsej katër muaj për të gjetur formulën për problemin matematikor i njohur si “Numrat e Bernulit”.
Kur e ka parë se profesorët e tij ishin skeptik me rezultatet që ky i kishte arritur, ky tinejxher kishte kontaktuar profesorët e universitetit e njohur suedez Uppsala.
Profesorët e impresionuar kanë vërtetuar se zgjidhja është e saktë dhe i kanë ofruar Altoumaimit pozitën e ligjëruesit në këtë universitet prestigjioz suedez.
Krijoni Kontakt