Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Kosova Djepi I Shqiptarizmit

    HAMIT KOKALARI

    KOSOVA DJEPI I SHQIPTARIZMIT





    Aty nga fillimi i vitit 1943, kur nuk kishin kaluar mė shumė se dy-tre vjet pasi Italia fashiste kishte njohur Shqipėrinė etnike, dhe i kishte rikthyer asaj pothuaj tė gjitha viset shqiptare, qė Kongresi i Berlinit nė vitin 1878, si dhe Konferenca e Londrės nė 1913-in, i kishin shkėputur padrejtėsisht dhe ua kishin dhuruar fqinjėve tė
    saj, nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė, doli nga shtypi dhe u vu nė qarkullim njė libėr me titull: "Kosova, djepi i shqiptarizmit". Autori i kėtij libri tė famshėm qė u prit me
    interes tė jashtėzakonshėm jo vetėm nė qarqet intelektuale tė Tiranės, por edhe nė tė gjitha trevat shqiptare ku ai u shpėrnda menjėherė, ishte njė intelektual i ri, i quajtur Hamit Kokalari. Ai ishte pinjoll i njė prej familjeve mė tė njohura dhe nacionaliste tė qytetit tė Gjirokastrės, i cili vetėm pak kohė mė parė kishte shėrbyer si nėpunės i lartė nė administratėn vendore tė Kosovės. Libri ka 125 faqe dhe pėrbėhet nga rreth 27 kapituj. Nė tė autori ka pėrdorur qindra referenca tė autorėve shqiptarė, si: Fan Noli, Mit‘hat Frashėri, Dom Luigj Gashi, Zef Fekeēi, Karl Gurakuqi, Xhaferr Belegu, etj., po ashtu edhe tė huaj si: Antonio Baldaēi, Angelo Pernice, Edit Durham, Milan Shuflai, Justin Godard, Bernard Nevman, etj. Shumė nga kapitujt e studimit tė Kokalarit janė ilustruar me tabela tė veēanta, ku paraqiten tė dhėna tė numrit tė popullsisė sė trevave shqiptare tė okupuara nga sllavėt, si dhe harta tė ndryshme tė botuara nga Ahamdemi dhe institute tė njohura tė Evropės. Pėrveē referencave dhe dokumenteve tė shumta arkivore me tė cilat ėshtė konsultuar, autori i librit nė parathėnie i ka bėrė njė falėnderim tė veēantė pėr ndihmėn e madhe qė i pati dhėnė, Reuf Ficos, njė nga politikanėt dhe diplomatėt shqiptarė mė tė njohur tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, i cili nė vitet e fundit tė karrierės shėrbeu si ambasador i Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut, nė Beograd. Nga libri i Kokalarit, "Kosova, djepi i shqiptarizmit", ne kemi pėrzgjedhur dhe po publikojmė nė variantin origjinal dhe pa asnjė ndryshim vetėm disa pjesė tė tij, duke menduar se hidhet edhe mė shumė dritė mbi tė vėrtetėn e shqiptarėve tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare, tė cilat iu shkėputėn padrejtėsisht trungut mėmė, nė mesin e shekullit XIX dhe nė fillimin e dekadės sė dytė tė shekullit XX.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    EDHE DOKUMENTET SERBE FLASIN NĖ FAVOR TĖ KOSOVĖ


    Nė faqet e para tė librit "Kosova, djepi i shqiptarizmit", autori i tij, Hamit Kokalari ka bėrė njė parathėnie tė shkurtėr, ku ka sqaruar me pak fjalė se pse i hyri
    atij studimi, dhe nė fund tė saj ai i ka drejtuar njė falėnderim tė veēantė, zotit Reuf Fico, (ish-diplomatit dhe politikanit tė njohur, qė nė fundin e karrierės sė tij shėrbeu si ambasador i Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut nė Beograd), pėr ndihmėn e dhėnė dhe pėr dokumentet qė ai pati mirėsinė t‘i dorzonte. Nė atė parathėnine, shkruhet: "Pak njerėz nė Shqipėri e njohin Kosovėn dhe krahinat e tjera shqiptare tė Veriut qė traktet ndėrkombėtare ua kanė pas falur Malit tė Zi dhe Sėrbis mė 1878 dhe mė 1913; mund tė thuhet se historija e Kosovės dhe ēėshtjeve etnografike tė saj janė nė dijeni vetėm tė disa specialistėve. Librat mbi kėto ēėshtje nuk mungojnė, dhe sidomos nė gjuhė tė huaja ato formojnė njė bibliotekė tė pasur dhe provojnė shqiptarėsinė e krahinave nė fjalė nga ēdo pikėpamje. Mjafton tė kėndosh pėr kėtė qėllim librat e dokumente tė botuara nė ish-mbretėrinė jugosllave. Kėto dokumente pranojnė se shumica e popullsisė nė Kosovė ėshtė shqiptare, sado qė pėrpiqen ta fshehin ose ta pakėsojnė sasin e shqiptarėve vende vende. Por ēfarė pėrfundimi do tė jepet vallė nė njė regjistrim i popullsisė i kryer me paanėsi tė plotė? Sikur tė realizohej do tė ishte pėr ne njė dokument shumė i vlefshėm. Me gjithė kėtė dokumentet e pėrgatitura prej serbėve flasin mjaft nė favorin t‘onė dhe nė kėtė botim do tė merren si themel sidomos dokumente t‘atilla. Do tė jepen si shembull, nė
    formim aneksesh nė fund tė kėtij studimi, njė sasi e vogėl e vargut tė pafundshėm, tė botimeve nė gjuhė tė huaja mbi shqiptarėsinė e Kosovės. Por ajo qė dihet mė pak dhe qė meriton tė vihet nė dukje ėshtė historija e Kosovės. Kosova nuk ka qenė vetėm djepi i rilindjes shqiptare, por ka qenė sidomos faktori kryesor i ngjarjeve
    historike qė shkaktuan dhe siguruan krijimin e shtetit shqiptar dhe tė liris s‘onė kombėtare. Kosova ka qenė njė fushė lufte e pėrherėshme ku shqiptarėt kanė derdhur gjakun e tyre shekuj me radhė nė njė luftė tė dyfishtė kundėr turqve dhe kundėr Serbo-Malazezėve.Veēanėrisht ngjarjet historike mė me rėndėsi ato tė periudhės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1877-1881), dhe ato tė Kryengritjes sė Kosovės (1909-1913), qė patėn si pasojė krijimin e shtetit shqiptar, ishin pothuaj kryekėput vepra tė Kosovarėve. Vetėm Shqipėria e mbyllur nė kufijt e 1913-ės, pati fatin e mirė ta gėzojė shpėrblimin e therorive qė e bėnė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt mjerisht, nė vend qė tė fitonin lirinė e merituar, kaluan nga robėrija turke nė robėrinė serbo-malazeze. Me kėtė rast e shoh pėr detyrė tė falėnderoj tė gjithė miqtė qė mė ndihmuan nė pėrpilimin e kėtij botimi, dhe sidomos tė shpreh mirėnjohjen time tė thellė zotit Rauf Fico, pėr dokumentet qė pati mirėsinė tė mė dorzojė".
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    STUDIMI I HAMIT KOKALARIT: KONSIDERATA HISTORIKE

    Ky studim ka pėr qėllim tė kapė, me anėn e njė pėrshkrimi historik dhe etnografik tė shkurtėr, njė ide tė pėrgjithėshme mbi ato krahina thjesht shqiptare tė
    veriut dhe tė veri lindjes qė ishin anėsuar prej Serbisė dhe Malit tė Zi pas luftės Ruso -Turke tė vitit 1877 e pas luftės ballkanike dhe qė nė kohėn e sundimit otoman bėnin pjesė tė Vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės dhe tė Manastirit. Nė lėmėn historike propaganda serbe ka arritur mjerisht tė bėjė ēudira, sepse ka mundur ta paraqesė Kosovėn pėrpara opinionit tė pėrbotshėm sikur tė ishte njė vend serb. Nė kėtė puna vepra e propagan -distėve sllavė ishte e pėrkrahur edhe prej ndihmės e bashkėpunimit tė plotė tė shtypit dhe tė literaturės sė fuqive tė mėdha mbrojtėse tė Serbisė. Propaganda shqiptare, me mjetet e saj tepėr modeste, nuk ka pasur efektet e dėshirueshme sa qė tė dispononte argumenta mė tė forta dhe sa do qė vetė realiteti fliste nė favor tė tezės shqiptare. Njė nga mjetet e propagandės serbe ka qenė folklora. Serbėt kanė ekzaltuar nė kėngėt e tyre popullore luftrat e tyre nė Kosovė, por shqiptarėt kanė mė shumė arsye se ata qė tė jenė kryelartė pėr luftrat qė kanė bėrė kundra Turqėvet dhe kundėr Serbėve po nė Kosovė, dhe kėto vepra tė lavdishme pėrmenden nė kėngėt tona popullore, tė cilat vetė Serbėt i kanė mbledhur dhe botuar nė Beligrad, nė rivistėn "Prilozi Proncevanje norodne poezie".
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    E VĖRTETA E BETEJĖS SĖ FUSHĖ - KOSOVĖS NĖ VITIN 1389

    Propaganda serbe ka pėrdorur sidomos betejėn e Kosovės (1389), tė cilėn e ka paraqitur si njė mit tė pavdekshėm tė idealit kombėtar jugosllav dhe si argument pėr tė provuar rivendikimet serbe nė Kosovė. Nė fakt, beteja e Kosovės tė cilėn serbėt e kanė permėndur sė tepėrmi duke i bėrė tė vetat tė gjitha theorirat, ndodhi midis turqėvet dhe njė koalicioni tė krishterė nėn komandėn e pėr tė mbretit sėrb Lazar, i cili ra i vdekur nė luftė e sipėr. Duhet pra tė sqarohet mirė se beteja e Kosovės nuk ka qenė vepėr e Serbėve vetėm, por e njė koalicioni tė krishterė, tė pėrbėrė prej: Serbė, Shqiptarė, Bullgarė, Boshnjakė, Dalmatė, Ungarezė. Shqiptarėt ishin tė komanduar nga Princi Gjergj Kastrioti, gjyshi i heroit t‘onė kombėtar, Skėnderbej, por komanda e pėrgjithėshme iu besua mbretit serb Lazar, dhe kjo u bė pėr shkak se asnjė nga ushtritė e tjera aleate nuk ishin tė komanduara nga njė mbret dhe sepse ushtrija serbe ishte mė e madhe nė numėr. Fuqitė serbe dhe ushtritė aleate qė luftuan nė fushėn e Kosovės u-pėrpoqėn ta ndalojnė invazionin turk me njė ekspeditė e cila kishte mė shumė karakterin e njė kryqėzate pėr t‘i prerė hovin rrezikut mysliman, se sa tė njė lufte me karakter kombėtar. Historianėt e njohin kėtė
    betejė si njė kryqėzatė tė re kundra fuqisė otomane qė shtohesh dhe kėrcėnonte botėn e krishterė tė aksidentit. Sidoqoftė fuqitė shqiptare nė kėtė betejė sollėn njė
    kontribut tė dorės sė parė: "Mė 1389 Gjergji i II Balsha, Theodor II Muzaka, Gjergj Kastrioti, stėrgjysh i Skėnderbeut, dhe disa princėr shqiptarė tė tjerė u bashkuan me Kralin Lazėr tė Serbisė, i cili organizoi njė kryqėzatė kundėr Sulltanit Muradit I. Ushtria kryqėzore, e pėrbėrė prej Serbėsh, Bullgarėsh, Boshnjakėsh, Shqiptarėsh, Vllehėsh, Pollakėsh, dhe Hungrezėsh u pėrpoq me ushtritė turke nė fushėn e Kosovės. Nė kėshillėn e luftės qė u mbajt nėn kryesinė e Kralit Lazar, Gjergj Kastrioti kishte propozuar qė t‘i bijen Turqėve natėn, por ky proponim nuk u pėlqye nga shkaku se armiqtė mund tė shpėtonin nga njė disfatė e plotė dhe tė iknin mė t‘ė errėt. I ranė pra ditėn dhe u dėrmuan plotėsisht prej Turqėvet. Midis tė vrarėve ishin Sulltan
    Muradi I vetė dhe Teodor II Muzaka. (Historija e Skėnderbeut, prej Fan S. Nolit, Boston 1921, faqe 37).
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KOSOVA S‘KA QENĖ KURRĖ TOKĖ SERBE

    Vetėm fati dhe rasti i solli Serbėt ta zgjedhin Kosovėn si fushė lufte, mbasi nė realitet Kosova nuk ka qenė kurrė ndonjėherė tokė serbe e vėrtet dhe mė vonė nė rivendikimet e tyre Serbėt, para dhe pas luftės ballkanike nuk kanė mundur ta provojnė qė krahina e Kosovės dhe krahinat e tjera shqiptare fqinje ishin sllave, dhe as qė munt t‘a provonin kur e aneksuan Kosovėn, sepse numri i sllavėve ishte aty tepėr i vogėl. Sa pėr shprehjen "Stara Serbija", d.m.th. "Serbija e Vjetėr", qė serbėt e pėrdorin zakonisht pėr ta quajtur kėshtu Kosovėn, duhet theksuar se ajo shprehje nuk ka asnjė bazė historike dhe se Serbėt e kanė shpikur vetė nga mezi i shekullit tė XIX, pėr t‘i shėrbyer mė mirė qėllimevet tė tyre ekspasioniste nė dėm tė Shqipėrisė. Kėtė taktikė e kanė pėrdorur edhe Bullgarėt nė propagandėn e tyre me fjalėn Maqedhoni, e cila ka mbetur si njė shprehje gjeografike qė nga kohėt e vjetra kurse ata e kanė paraqitur Maqedhoninė si njė tokė irredente bullgare pa marrė parasysh egzistencėn e elementėve etnike tė tjera. Pėr shembull Kaēaniku, Presheva, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kėrēova, Dibra, Struga, Ohrija, paraqiten si pjesė tė Maqedhonisė bullgare, kufitė e sė cilės janė shėnjuar arbitrarisht dhe pa asnjė karakter etnik e gjeografik. Kėtė sistem ka pėrdorur nė jugė edhe propaganda greke me fjalėn Epir, e cila nė realitet nė dokumentat historike dhe letrare tė vjetra ėshtė sinonim i Shqipėrisė, ashtu si fjala epirote tregon ēdo gjė qė ėshtė shqiptare ose ka tė bėjė me gjuhėn shqipe. Gjuha shqipe tregohesh me fjalėt "gjuhė epirote" dhe Skėnderbeu njihesh nė kohėt e kaluara si Princ i Epirit. , kurse propaganda e fortė greke i ka shlyer kėto gjurma pėrpara opinionit tė pėrbotshėm. Para dhe pas luftės ballkanike shumė krahina shqiptare u aneksuan prej Serbis sa qė munt tė thuhet se njė Shqipėri e dytė ekzistonte jashtė kufivet politike tė Shqipėrisė dhe kishte mbetur nėnė sundimin e Serbėve. Tė gjitha kėto krahina quhen zakonisht nė gjuhėn shqipe; "Kosovė", edhe kur bėhet fjalė pėr krahinat qė janė nė shumė larg nga "Fusha e Kosovės". Pėr sa i pėrket Pejės dhe Jakovės (Gjakovės, shėnimi ynė), ajo njihet prej nesh si pjes e Kosovės, kurse emri i vėrtetė i saj nė shqipe ėshtė "Dukagjin". Tė huajt e tregonin me emrin me emrin "Metohi", meqė rrjedh nga greqishtja dhe do tė thotė pronė e kishės. Pėr tė forcuar konsideratat historike, duhet kujtuar se nė ngjarjet e zhvilluara nė ato krahina shqiptare kanė njė rėndėsi tė veēantė. Para ardhjes sė Romanėvet dhe Sllavėvet nė Ballkan, vendi ka qenė nė dorė tė Illirianėvet, stėrgjyshėr tė Shqiptarėvet, tė cilėt u shquan sidomos me mbretėrit e tyre nė kohėn e Teutės, me kryeqytet Shkodrėn, dhe me mbretėrinė e Dardanis, me kryeqytet Shkupin. Fiset dhe mbretėrit ilirianė treguan njė gjallėri tė madhe dhe okuponin pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit perėndimor. Veēanėrisht mbretėrija e Dardanisė qė pėrfshinte gjithė Kosovėn dhe kishte Shkupin si qendėr, ka lojtar njė rol historik me rendėsi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SLLAVĖT RUAJNĖ KARAKTERISTIKAT E RACĖS ILIRIANE

    Kur Roma i okupoi vendet e ilirianėvet kėta i ruajtėn traditat dhe racėn e tyre, ndėrsa invazionet sllave qė erdhėn mė vonė u pėrpoqėn t‘i asimilojnė me ēdo mėnyrė, duke u ndėrruar gjuhėn, zakonet dhe fen, si dhe duke u vėnė emra sllavė qyteteve dhe katundeve. Pėr kėtė arsye gjejmė sllavė nė Ballkan qė e ruajnė edhe
    sot karakteristikat e racės iliriane dhe ngjasin mė shumė Shqiptarėve se sa Serbėve. Nė disa zona, tė ndodhura midis Serbisė dhe Kosovės Shqiptare, popullsia nuk munt tė dallohet me saktėsi nėse ėshtė sllave a shqiptare, mbasi ajo flet tė dy gjuhėt dhe ka tradita e zakone tė pėrziera. Si do ta shohim dhe mė poshtė vetė serbėt e pranojnė se mė shumė bashkėkombas tė tyre flasin serbishten edhe sot me aksent shqiptar, gjė qė provon origjinėn shqiptare tė kėtyre popullsive, Fiset shqiptare kanė humbur kėshtu egzistencėn e tyre pėrpara invazionevet dhe propagandės sllave dhe janė serbizuar. Kėshtu kemi shembėllėn e fiseve shqiptare tė Kuēit e tė Piperit dhe tė Plavės e Gucisė qė janė serbizuar von; tė atilla shemblla kemi dhe nė Novi-Pazar e nė Senicė. Gjithashtu disa autorė janė tė mendimit qė populli malazez ka mė shumė afinitet si racė me popullin shqiptar se sa me popullin serb. Njerėz tė shquar serbė
    janė sot krenarė pėr origjinėn e tyre shqiptare dhe i kujtojnė me mburrje emrat e fiseve shqiptare nga tė cilat rrjedhin. Nė rivendikimet e sllavėvet mbi tokat e
    Shqiptarėvet, argumenti kryesor ėshtė ay historik. Si Serbėt ashtu dhe Bullgarėt i bazojnė tė drejtat e tyre nė ngjarjet e kohėvet mesjetare, kur ato popuj invaduan
    Shqipėrinė dhe Greqinė dhe krijuan mbretėritė e tyre qė nė realitet ishin mė shumė perandoria sllave me karakter fetar qė pėrpiqeshin me ēdo mėnyrė tė arrinin nė Adriatik. Perandoritė e kėtyre popujve sllavė patėn tė gjitha jetė tė shkurtėr dhe u detyruan mandej tė tėrhiqen duke u lėnė vendasve tė drejtėn e vetėqeverimit dhe
    tokat qė ishin pėrpjekur tė kolonizonin. Njė shembull tė kėtillė e patėm edhe nė shekullin t‘onė me Jugosllavinė, e cila nė realitet ishte njė perandori qė donte tė
    sundonte popujt tė ndryshėm, si Kroatėt, Boshnjakėt, Malazezėt, Hungarezėt, Rumunėt, Maqedhonasit dhe Shqiptarėt. Dėshira e sundimit arriti gjer nė pikėn sa tė
    fillojė njė vepėr kolonizimi nė shkallė tė gjerė nė Kosovė, vepėr e cila nė kėtė shekull dhe nė mes tė Evropės ishte njė ndėrmarrje kundėr ēdo parimi njerėzor dhe qytetėrimi tė sotėm, sidomos po tė mirren parasysh metodat me tė cilat u zbatua. Rivendikimet dhe programet e tyre tė konolizimit Serbėt dhe Bullgarėt pėrpiqen t‘i justifikojnė me egzistencėn e ndonjė kishe tė mbetur nga kohėt e kaluara dhe qė kujton sundimin e shkurtėr tė mbretėrve tė tyre nė Kosovė a nė Maqedhoni, pa marrė parasysh se shqiptarėt janė popullsi autoktone dhe se mė shumė se ēdo popull tjatėr e kanė vaditur kėtė tokė me djersėn e tyre dhe me gjakun qė kanė derdhur nė sa e sa kryengritje qė kanė bėrė kundra serbėve dhe Turqėve. Nga ana tjatėr, pėr tė qenė edhe mė objektiv, mund tė thuhet se invazionet e ndryshme tė Serbėve dhe
    Bullgarėvet nė Ballkanin perėndimor dhe jugor hyjnė nė kategorinė e sa e sa invazioneve tė tjera qė pa Evropa dhe Ballkani nė kohėn mesjetare me kėtė ndryshim
    se serbėt dhe Bullgarėt zunė vend nė Ballkan pėr gjithnjė, por kjo nuk munt tė lejojė t‘u hanė tė drejtėn popujve fqinjė dhe aq mė pak popujve autoktonė. Pasi turqit pushtuan Ballkanin dhe sundimi i tyre u stabilizua pėr afro pesė shekuj rresht,Shqiptarėt jo vetėm qė nuk u asimiluan prej sunduesit tė ri, por e forcuan pozitėn dhe
    racėn e tyre. Nė fillim tė pushtimit tė Ballkanit, Turqit rezistencėn mė tė fortė e gjetnė nė popullin shqiptar i cili e vazhdoi luftėn afro njė shekull, pėr njė kohė mė tė gjatė, dhe nė njė mėnyrė mė tė shkėlqyer se sa popujt e tjerė tė Ballkanit. Sidomos rezistenca e vazhduar dhe e pathyeshme e Skėnderbeut ua mbushi mendjen
    Turqėvet se kishin tė bėnin me njė element tė shėndoshė, tė cilin u pėrpoqėn ta asimilonin vetėm nga pikėpamja fetare dhe ta mbanin tė gjallė si racė, nė mėnyrė qė populli shqiptar u bė njė shtyllė rezistence kundėr rrezikut sllav. Popujt sllavė, sado tė mposhtur vazhdonin ekspansionizmin e tyre nė dėm tė popujve tė tjerė fqinj. Sikundėr shqiptarėt tė mos kishin marrė fenė myslimane, do tė kishin asimiluar krejt Sllavėt; kėshtu vetėm disa fise u asimiluan kurse shumica shpėtoi. Shqiptarėt e Kosovės qė ishin si pararoja e racės, zhvilluan kėshtu njė luftė tė dyfishtė dhe shekullore kundėr sundimit turk qė pėrpiqesh t‘i mposhte sa mė shumė dhe kundėr infiltracionit dhe veprės sė asimilimit qė u zhvillonin sllavėt me anėn e fesė dhe tė propagandės. Kundėr Turqėvet qė pėrpiqeshin t‘i mposhtnin edhe mė tepėr, Shqiptarėt ngrinin krye herė pas here, gjė qė provohet nga tė pesėdhjet e katėr
    lėvizjet kryengritėse shqiptare qė regjistron historija turke, nga tė cilat ajo e vitit 1668, qė plasi nė Mitrovicė, dallohet sidomos sepse muarnė pjesė nė tė tė gjithė Kosovarėt. Kjo lėvizje u shtri pėrtej Shkupit dhe kėrcėnoj rrugėn e Selanikut (Tarih-Eb yl Farruk, faqe 13).
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KONGRESI I BERLINIT QĖ COPĖTOI SHQIPĖRINĖ

    Prapė nė Kosovė ndodhen mė von ndėrmarrjet pėr ringjalljen e atdheut shqiptar. Fakti historik qė e rifilloi rilindjen shqiptare ndodhi nė vilajetin e Kosovės, nė Prizrend, ku u themelua Lidhja e famshme me emrin Lidhja e Prizrenit (1878). Nga Kosova filluan tė zhvillohen degėt e kėsaj organizate madhėshtore qė si shkėndijė u pėrhap nė shtytjen e ndjenjės kombėtare nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Kosovarėt ishin elementėt kryesorė tė Lidhjes qė e vunė nė zbatim programin e mbrojtjes sė interesave shqiptare duke luftuar kundėr Malazezėve, Serbvėve dhe Grekėrve. Krijimi i Lidhjes u shkaktua nga traktati i Shėn Stefanit (1878), i cili u rishikua mandej nė Berlin. Krerėt shqiptarė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e Lidhjes nė Prizren vendosėn: tė shpėtojnė sidomos Atdheun nga coptimi i dekretuar nga Kongresi i Berlinit nė favor tė kombeve fqinj; sė dyti t‘i imponojė Qeverisė otomane autonominė e Shqipėris brenda kufivet administrativ tė katėr vilajeteve tė Janinės, Manastirit, Shkupit dhe Shkodrės, me Ohrin si kryeqytet, e mė nė fund ta pėrgatitin kombin pėr luftėn e fundit, pėr pamvarėsinė e tij tė plotė. Pėrveē kėsaj Lidhja dėrgoi nė Kongresin e Berlinit delegatėt e saj, por desideratat e tyre u as qė u dėgjuan, mbasi nė atė mbledhje nuk kish njerėz qė tė tregonin dėshirė tė mirė pėr tė evituar tė kėqijat qė i rezervoheshin Shqipėrisė. Kėshtu qė u vendos nė atė Kongres coptimi tokave shqiptare pėr tė kėnaqur lakmit serbe, malazeze dhe greke. Por vullneti i Shqiptarėve tė armatosur nuk u pėrkul prej kėtij vendimi tė padrejtė; pėr tė ruajtur integritetin toksor shqiptar, Lidhja kundėrshtoi me tė gjitha fuqitė dhe me rezistencėn e saj krenare. Fuqitė
    shqiptare luftuan burrėrisht nė Plavė e Gusi dhe i shpėtuan ato krahina nga zgjedha malazeze. Ashtu luftuan dhe nė Hot dhe nė Grudė si dhe nė Ulqin ku Evropa u detyrua tė dėrgojė njė flotė ndėrkombėtare pėr tė kėrcėnuar Shqiptarėt dhe nga ana tjetar e shtėrngoi Sulltanin tė bėje njė ekspeditė pėr tė dėnuar kryengritėsit shqiptarė qė kishin vendosur mė mirė tė vdisnin se sa tė lėshonin njė pėllėmbė tokė tė vendit tė tyre.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    NĖ PARATHĖNIE AUTORI KA FALĖNDERUAR
    REUF FICON, PĖR NDIHMĖN E DHĖNĖ


    Nė faqet e para tė librit "Kosova, djepi i shqiptarizmit", autori i tij, Hamit Kokalari, ka bėrė njė parathėnie tė shkurtėr, ku ka sqaruar me pak fjalė se pse i hyri atij studimi dhe nė fund tė saj i ka drejtuar njė falėnderim tė veēantė, zotit Reuf Fico, (ish-diplomatit dhe politikanit tė njohur, qė nė fundin e karrierės sė tij shėrbeu si ambasador i Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut nė Beograd), pėr ndihmėn e dhėnė dhe pėr dokumentet qė ai pati mirėsinė t‘i dorėzonte. Nė parathėnie, shkruhet: "Pak njerėz nė Shqipėri e njohin Kosovėn dhe krahinat e tjera shqiptare tė Veriut qė traktet ndėrkombėtare ua kanė pas falur Malit tė Zi dhe Sėrbis mė 1878 dhe mė 1913; mund
    tė thuhet se historija e Kosovės dhe ēėshtjeveetnografike tė saj janė nė dijeni vetėm tė disa specialistėve. Librat mbi kėto ēėshtje nuk mungojnė, dhe sidomos nė gjuhė tė
    huaja ato formojnė njė bibliotekė tė pasur dhe provojnė shqiptarėsinė e krahinave nė fjalė nga ēdo pikėpamje. Mjafton tė kėndosh pėr kėtė qėllim librat e dokumente tė
    botuara nė ish-mbretėrinė jugosllave. Kėto dokumente pranojnė se shumica e popullsisė nė Kosovė ėshtė shqiptare, sado qė pėrpiqen ta fshehin ose ta pakėsojnė
    sasin e shqiptarėve vende vende. Por ēfarė pėrfundimi do tė jepet vallė nė njė regjistrim i popullsisė i kryer me paanėsi tė plotė? Sikur tė realizohej do tė ishte pėr
    ne njė dokument shumė i vlefshėm. Me gjithė kėtė dokumentet e pėrgatitura prej serbėve flasin mjaft nė favorin t‘onė dhe nė kėtė botim do tė merren si themel
    sidomos dokumente t‘atilla. Do tė jepen si shembull, nė formim aneksesh nė fund tė kėtij studimi, njė sasi e vogėl e vargut tė pafundshėm, tė botimeve nė gjuhė tė huaja mbi shqiptarėsinė e Kosovės. Por ajo qė dihet mė pak dhe qė meriton tė vihet nė dukje ėshtė historija e Kosovės. Kosova nuk ka qenė vetėm djepi i rilindjes shqiptare, por ka qenė sidomos faktori kryesor i ngjarjeve historike qė shkaktuan dhe siguruan krijimin e shtetit shqiptar dhe tė liris s‘onė kombėtare. Kosova ka qenė njė fushė lufte e pėrherėshme ku shqiptarėt kanė derdhur gjakun e tyre shekuj me radhė nė njė luftė tė dyfishtė kundėr turqve dhe kundėr Serbo-Malazezėve. Veēanėrisht ngjarjet historike mė me rėndėsi ato tė periudhės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (18771881), dhe ato tė Kryengritjes sė Kosovės (1909-1913), qė patėn si pasojė krijimin e shtetit shqiptar, ishin pothuaj kryekėput vepra tė Kosovarėve. Vetėm Shqipėria e
    mbyllur nė kufijt e 1913-ės, pati fatin e mirė ta gėzojė shpėrblimin e therorive qė e bėnė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt mjerisht, nė vend qė tė fitonin lirinė e merituar,
    kaluan nga robėrija turke nė robėrinė serbo-malazeze. Me kėtė rast e shoh pėr detyrė tė falėnderoj tė gjithė miqtė qė mė ndihmuan nė pėrpilimin e kėtij botimi, dhe
    sidomos tė shpreh mirėnjohjen time tė thellė zotit Rauf Fico, pėr dokumentet qė pati mirėsinė tė mė dorzojė".
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LUFTĖRAT SHEKULLORE TĖ KOSOVARĖVE
    PĖR LIRI DHE PAVARĖSI


    Rezistenca e organizuar e Lidhjes sė Prizrenit u solli pėr dy vjet me radhė shumė pengime Fuqive tė Mėdha e Turqisė vetė dhe pėrgėnjeshtroi mendimin e atyre qė pretendonin se Lidhja ishte njė krijesė dhe lojė e qeverisė sė Stambollit. Turqia mundi t‘i dorzonte Malit tė Zi Podgoricėn dhe Shpuzėn, por kur erdhi puna pėr dorzimin e Plavės dhe Gusisė, fuqitė shqiptare e kundėrshtuan me armė. Si Mali i Zi ashtu dhe Qeveria e Stambollit nuk guxonin tė pėrdornin forcėn dhe ēėshtja iu besua njė komisioni ndėrkombėtar pėr caktimin e kufirit nė vend. Por Lidhja i drejtoi komisionit njė ultimatum, me tė cilin njoftonte se nuk mund tė njihte asnjė vendim tė
    marrė pa pėlqimin e saj. Me gjithė kėrcėnimin qė bėnte Mali i Zi nuk kishte mjaft fuqi pėr tė filluar njė veprim kundėr shqiptarėve dhe Turqia vetė nuk mund tė pėrdorte forcėn, sepse populli shqiptar ishte ndezur gjer nė pikėn sa vrau Mehmet Ali Pashėn nė Jakovė dhe nga ana tjatėr fuqia shqiptare sa vente dhe po shtohej. Mbi
    ndėrhyrjen e Italisė u arrit njė rregullim i ri, nė vend tė Plavės dhe Gusisė u vendos t‘i jepej Malit tė Zi Triepshi, Hoti, Gruda dhe Kelmendi, tė banuara nga popullsi
    shqiptare katolike. Mirpo, shqiptarėt katolikė, tė bashkuar me bashkėkombasit e tyre muslimanė ēfaqėn kundėrshtimin e tyre pėr dorzimin e kėtyre vendeve Malit tė Zi, ndėrsa Prenk Bib Doda, nė krye tė 10 mijė Mirditasve dhe Maslėsorėve prej fisesh tė ndryshme u pėrgatit t‘i vinte nė ndihmė. Pėrpara kėtij qėndrimi tė patundur tė Shqiptarėve, Fuqitė e Mėdha u detyruan tė marrin njė vendim tė tretė: dorzimin e Ulqinit Malit tė Zi. Po dhe nė kėtė rast Shqiptarėt ēfaqėn kundėrshtimin e tyre dhe pa humbur kohė zunė pozitat e tyre mbi kodrat rreth Ulqinit. Por kėtė herė puna dukej mė e lehtė pėr Fuqitė e Mėdha sepse kėto vendosėn tė bėjnė njė demonstrim detar duke dėrguar nė Ulqin njė flotė ndėrkombėtare pėr tė siguruar dorzimin e qytetit. Me
    gjithė kėtė dhe kėtė herė pėrfundimi dukej i dyshimtė sepse vetė ambasadori i Francės nė Stamboll, nė njė letėr drejtuar qeverisė sė tij mė 27 gusht 1880, shprehesh me kėto fjalė: "Sjellja e Shqiptarėve ėshtė nė njė shkallė sa Qeveria turke nuk ka besim nė veten e saj e s‘ndodhet nė gjendje pėr t‘u zotuar nė njė dorzim
    tokash, pėr tė cilėn Liga Shqiptare nuk konteston. Liga Shqiptare mė shumė se kurdoherė duket mė pak e disponuar pėr tė lėnė copa tė tokės shqiptare. Edhe Porta e Naltė as qė do ta shtėrngojė me forcė". Edhe popullsia e Ulqinit u ēfaqi me shkresė Fuqive tė Mėdha keqardhjen dhe kundėrshtimin e saj pėr dorzimin e qytetit Malit tė Zi dhe nė bashkėpunim me organet e Lidhjes filloi tė organizohej pėr njė rezistencė tė armatosur. Flota Ndėrkombėtare qė erdhi afėr Ulqinit pėr tė kryer detyrėn e saj, u shtėrngua tė qėndrojė dy muaj pa arritur asnjė rezultat. U deshėn tė vinin fuqitė e dėrguara prej Sulltanit tė cilat pas njė luftimi me Shqiptarėt arrijtin tė kryejnė
    dorėzimin e qytetit Malit tė Zi mė 26 nėntor 1880, ngjarje tė cilat u konsideruan dhe prej flotės qė qėndronte nė ujrat e Ulqinit prej dy muajsh. Po nė atė kohė Hodo
    Pasha njė nga krerėt e Lidhjes dhe Bib Doda, kryetari i Mirditasve qė ishte solidarizuar mė parė me shqiptarėt qė kishin vendosur tė kundėrshtonin me armė dorėzimin e Triepshit, Hotit, Grudės dhe Kelmendit, u kapėn prej Turqėvet, tė cilėt me njė anije lufte i dėrguan nė mėrgim, dhe Oroshit, kryeqendrės sė Mirditės, i vunė zjarrin.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SHQIPĖRIA ETNIKE U IDEUA NGA ANGLEZĖT
    QĖ NĖ KONGRESIN E BERLINIT


    Vlen tė shėnohet se nė kohėn e Kongresit tė Berlinit disa burrave shteti englezė u ishte mbushur mendja tė pėrkrahin tezėn e tė drejtave tė Shqipėrisė kundra lakmive tė Sėrbėvet dhe Malazezėve dhe tė mendonin qė atė herė pėr krijimin e njė province tė madhe shqiptare tė pėrbėrė prej katėr vilajeteve: tė Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe Janinės. Midis tė tjerave nxjerrim njė pjesė tė njė letre tė ambasadorit anglez nė Stamboll Lord Goshen drejtuar Ministrisė sė Jashtme mė 26 korrik 1860. Problemi shqiptar nuk mund tė pėrcaktohesh mė mirė por mjerishtė gjitha kėto mendime dhe dokumenta tė tjera pėrkatėse u mbuluan nga pluhuri i arkivave zyrtare dhe kur u riēel ēėshtja shqiptare nė raste tė tjera, sidomos nė kohėn e luftės ballkanike dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve ne Londėr mė 1913, nuk u muarrėn parasysh. Dihet se mbretėrisė serbe Kongresi i Berlinit i dhuroi Nishin, Leskopvacin, Prokupuljen, Kurushlumin dhe Vranjėn, krahina qė nė ato kohė ishin tė banuara nė shumicė prej Shqiptarėsh, kurse sot shumica e popullsisė sė tyre ėshtė serbe pėr shkak tė infiltracionit sllav. Por lakmia e tyre vente duke u shtuar,
    sulmuan tokat shqiptare mė tė afrime nė jug dhe arrijtėn nė portat e Prishtinės, nė grykat e Kulinės, ku mbasi u pėrpoqnė me disa fuqi tė pakta shqiptare qė arritėn nė
    vend, u dėrrmuan dhe u shtėrnguan tė tėrhiqen drejt vijės qė u kishte caktuar Kongresi. Pėrpjekjet e shqiptarėve dhe luftrat heroike tė tyre nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit pėrbėjnė epokėn shqiptare qė poeti kombėtar At Gjergj Fishta e bėri tė pavdekshme nė poemin e tij "Lahuta e Malcis". Veprimtaria e Lidhjes nuk mbaroi me kaq: episodi mė i shquar i asaj periudhe ndodhi nė funt me rastin qė u muarrėn masa qė i siguruan Shqipėrisė autonominė e saj. Ngjarjet u zhvilluan sidomos nė Kosovė dhe me gjithė se pėrpjekjet e Shqiptarėve dėshtuan dhe u shtypėn prej fuqive turke, vėlejnė tė vihen nė dukje me shumicė se tė gjitha ngjarjet e tjera tė asaj kohe sepse formojnė njė dokument historik tė vlefshėm qė provon vullnetin e popullsisė sė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi dhe pėr pranverėn e Shqipėrisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KUVENDI I DIBRĖS: DUAM AUTONOMINĖ E SHQIPĖRISĖ

    Lidhja kishte pėrgatitur sheshin me kohė pėr tė bėrė njė mbledhje tė pėrgjithshme nė tė cilėn do tė mirrnin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave shqiptare pėr tė kėrkuar zyrtarisht nga Sulltani autonominė e Shqipėrisė. Me rastin e kėsaj mbledhje qendra e Lidhjes u transferua pėrkohėsisht nga Prizreni nė Dibėr me qėllim qė tė luftonte aspiratat e Bullgarėve nė Maqedhoni dhe lėvizjet e komitave tė tyre qė atėhere kish filluar tė vepronte nė lindje tė Shkupit dhe nė Prilep. Nė tetor 1880, pesėmijė pėrfaqėsues tė ardhur nga tė gjitha krahinat shqiptare u mblodhnė nė Dibėr dhe midis tė tjerave vendosėn tė kėrkonin zyrtarisht nga Sulltani autonominė e Shqipėrisė etnike. Premtimet e bėra mė parė prej Sulltanit nė raste tė ndryshme kryetarėve shqiptarė nuk po zbatoheshin, prandaj Lidhja duhesh tė vepronte pa humbur kohė. U caktua si kryeqytet Ohri dhe u vendos qė krahinat e Shqipėrisė etnike autonome tė administroheshin nga nėpunsa shqiptarė, me gjuhė zyrtare shqipen dhe me shkolla shqipe nė tė gjitha viset. Njėkohėsisht u muarrėn masa pėr tė luftuar ēetat bullgare. Kėrkesat e mbledhjes iu paraqitėn Sulltanit, por pasi mbetėn pa pėrgjigje Lidhja mori nisiativėn dhe filloi tė vinte nė zbatim programin e vetė duke dėbuar prefektėt e emėruar nga Stambolli dhe duke i zėvendėsuar kėta me nėpunės tė tjerė nga njerėzit e saj. Kėshtu u dėbuan prefektat e Shkupit dhe tė Dibrės; dhe valiu i Prishtinės i kėrcėnuar nga fuqitė shqiptare ua arratis. Mbasi shpėrndanė disa nga garnizonet turke dhe muarrnė dhe municione, fuqitė shqiptare e shtrinė autoritetin e Lidhjes nė Shkup, Prishtinė, Mitrovicė, Prizren, Dibėr, ndėrsa Gjakova, Luma dhe tė tjera krahina i bashkuan fuqit e tyre me ato tė Lidhjes. Nė Shkup dhe Prizren garnizoni turk u mbyll me forcė dhe popullsia shqiptare lidhi besėn qė tė
    bashkohesh me Lidhjen. Pėrpara kėsaj gjendje Sulltani u ndodh shumė ngusht dhe nuk dinte se ē‘vendim tė merrte: tė zbatonte premtimet pėr autonomi tė bėra mė parė shqiptarėve, apo t‘a ēdukte Lidhjen me forcė mbasi rreziku i jashtėm pėr Turqinė ishte shuar pėrkohėsisht. Shumė nga njerzit e rrethit tė tij e kėshillonin pėr vendimin e dytė dhe kėshtu u bė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    EKSPEDITA NDĖSHKUESE E SULLTANIT NDAJ
    KOSOVĖS MĖ 1881-SHIN


    Mė 25 mars 1881, njė ushtri turke e armatosur mirė me mjete moderne dhe e komanduar nga Dervish Pasha arrinte nga Selaniku nė Shkup, ku u arrestuan menjėherė shumė anėtarė tė degės sė Lidhjes nė atė qytet dhe u dėrguan nė Selanik prej ku mė vonė u pėrcollnė nė internim nė kėshtjellėn e Rodosit. Mandej Dervish
    Pasha dha urdhėr pėr tė pushtuar tė gjithė hekurudhėn Shkup Mitrovicė. Mbi kėtė, Lidhja i dha kushtrimin Kosovės dhe fuqitė shqiptare u grumbulluan nė krahinėn e Stimjes, midis Prishtinės dhe Prizrenit. Nė pėrpjekjen qė ndodhi atje, fuqitė shqiptare pėrpara forcave ushtarake turke tė armatosura mirė, u detyruan tė tėrhiqen duke lėnė 300 tė vrarė dhe tė plagosur. Pas pak kohe ushtrija turke shkoi nė drejtim tė Prizrenit, Gjakovės dhe Pejės, ku morri masa kundėr udhėheqėsve tė fuqisė shqiptare dhe kundra drejtuesve tė Lidhjes, prej tė cilėve njė pjesė u arratisėn, disa u internuan dhe disa tė tjerė u mbajtėn peng me qėllim qė t‘i pritesh hovi ndonjė sulmi qė mund tė bėnin malsit. Me gjithė kėtė Lidhja e Prizrenit pati mė vonė njė periudhė ringjalljeje dhe filloi rishtaz nga veprimtarija nė Pejė, ku mė 1899, nė njė mbledhje nė tė cilėn muarrėn pjesė krerėt shqiptarė pėr tė kundėrshtuar kėrkimet dhe lakmit e fuqive ballkanike fqinje, u vendos: a) mbrojtja e tokave tė Sulltanit nga ēdo grabitje; b) kundėrshtim pėr ēdo ndryshim nė administratėn e Maqedhonisė. "Katėr vjet mė vonė (1903), u bė njė protestė simbas bisedimeve dhe vendimeve tė Pejės kundėr projekteve austro-ruse pėr reforma nė Maqedhoni dhe me kėtė rast tre mijė shqiptarė tė Kosovės ngritnė krye dhe vranė pėr reprezalje Konsullin e Rusisė, Scherbinė, nė Mitrovicė". (Antonio Baldacci; L‘Albania, faqe 141). Nė realitet vrasja e konsullit tė Rusisė ndodhi sepse ay kishte marrė pjesė nė luftimet kundra shqiptarėve. Duhen permėndur mė nė fund luftrat e shqiptarėve kundėr Turqisė gjatė periudhės 19081912, nga tė cilat beteja e Kaēanikut (1910) dhe fitorja qė i shpuri kryengritėsit shqiptarė, nėnė udhėheqjen e krerėve tė tyre Isa Buletini, Hasan Prishtina, dhe Azem Bejta, nė qytetin e Shkupit dhe gjer nė Veles (1912), dėshmojnė vullnetin e pathyer tė Shqiptarėve qė tė realizojnė indipendencėn e atdheut tė tyre me integritetin tokėsor tė Shqipėrisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  13. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LUFTĖRAT E KOSOVĖS KUNDĖR TURQVE TĖ RINJ

    "Nė 1909, fiset muslimane tė Kosovės ngritėn krye duke marrė si shkak pagimin e taksave dhe vetėm nė funt tė tetorit kryengritja dukej se u mposht nga forcat e mėdha turke. Luftimet u zhvilluan sidomos nė distriktin e Lumės, ku Isa buletini udhėhiqte rebelėt. Mė 1910, tė tjera fise tė Kosovės ngritėn krye po pėr atė arsye; gjatė stinės sė verės 50 mijė ushtarė tė rregullt turq mezi mjaftuan pėr tė ēarmatosur popullsin. U shkatėrruan katunde tė tėra dhe u kryen gjithė atrocitetet nė tė cilat Turqit dijnė tė tregojnė zotėsi, por shqiptarėt u betuan qė tė ēpagonin turqit vuajtjet qė kėta u kishin shkaktuar komandantėve tė rebelėve". (A. Baldacci; l‘Albania, faqe 143). Dhe nė Shqipėrinė e mesme dhe tė jugės shpirtėrat ishin ndezur
    kundėr Turqisė por aty mė shumė se sa pėr taksat pakėnaqėsia vinte nga ndalimi i gjuhės shqipe, sepse Turqit e Rinj mbyllėn shkollat shqipe qė mė parė ishin lejuar simbas programit liberal tė ēpallur prej tyre. Politika e Turqėve tė Rinj ishte ndryshuar dhe ishte bėrė mė e rreptė se ajo e Sulltan Hamidit: qėllimi i kėsaj politike tė re ishte qė tė turqizonte me forcė tė konsiderueshme qė bėri Turgut Shevqet Pasha nė
    muajin prill kundra Malėsivet tė Shkodrės ku pėsoi mjaft dėme, nė muajin maj bashkoheshin dhe Mirditasit me rebelėt dhe proklamonin autonominė e tyre duke emėruar njė qeveri provizore. Njė komitet qendror shqiptar ishte formuar dhe kėrkonte qė tė gjitha vendet shqiptare tė pėrmblidheshin nė njė vilajet tė vetėm, qė
    shkollat shqipe tė mbaheshin prej shtetit dhe qė milicija shqiptare nė kohė paqeje duhesh tė bėnte shėrbimin ushtarak nė tokė shqiptare. Vijonin dhe njėmbėdhjetė pika tė tjera pėr tė cilat shqiptarėt kėrkonin zbatimin nga ana e Turqisė; njohja e kombėsisė shqiptare, pėrdorimi i gjuhės shqipe nė shkollat dhe nė administratėn
    lokale, garancia tė ndryshme mbi funksionimin e administratės nė Shqipėri, pagimi i dėmeve tė kryera nga ushtritė e operacionit kundėr kryengritėsve, dėnimi kundėr fajtorėve, ēlirimi i tė dėnuarėve politikė etj...Nga frika e njė ndėrhyrje nga ana e tė huajve, Qeverija e Stambollit i dha urdhėr Turgut Pashės qė t‘u bėnte konēensione Shqiptarėve, konēensione tė cilat nė realitet mbetėn tė pazbatuara.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KRYENGRITJA E VITI1912T 1912

    Nė fillim tė vitit 1912 qeverija turke pėrpiqet t‘i marrė shqiptarėt me tė mirė dhe dėrgon nė Shkodėr ministrin e brendshėm pėr t‘u marrė vesh me shqiptarėt pėr reformat qė mund tė bėheshin nė Shqipėri, por shqiptarėt as qė afrohen. Malėsorėt dhe Mirditasit fillojnė tė lėvizin rishtaz dhe kryengritja pėrhapet gjer nė Kosovė ku merr propocione tė jashtėzakonshme. Kryengritasit pasi marrin Prishtinėn drejtohen pėr nė Shkup dhe arrijnė gjer nė Veles duke kėrcėnuar kėshtu rrugėn e Selanikut.
    Pėrpara kėtyre ngjarjeve qeverija turke pėrunjet, shpėrndan parlamentin, u premton autonomin Shqiptarėve dhe pranon trembėdhjetė pikat e kėrkesave tė tyre. Nė ato kohė ēėshtja bėri bujė tė madhe, i hapi sytė botės dhe i detyroi tė huajt tė njohin realitetin. Koalicioni i fuqive ballkanike qė ndiqte me vėrejtje zhvillimin e gjendjes nuk e shihte me sy tė mirė krijimin e njė Shqipėria autonome e cila do t‘u pakėsonte pjesėt qė do t‘u takonin kur tė copėtohesh Turqija e Evropės midis tyre. Disa muaj mė vonė aleatėt ballkanikė hynin nė fushėn e luftės kundėr perandorisė otomane dhe arsyet e kėsaj ndėrmarrje luftarake kanė qenė, siē e pohojnė vetė tė interesuarit, dobėsimi i Turqisė nėnė grushtet qė i kishin hequr kryengritjet shqiptare dhe frika e krijimit tė njė Shqipėria tė lirė dhe me kufijt e saj etnik. "Ministri Bullgar Gjecov pranon nė veprėn e tij l"Aliance Balcanique", se kryengritja shqiptare ka qenė shkaku
    detirminonjės i koalicionit dhe i luftės qė u fillua kundėr qėverisė fatėzezė tė komitetit "Bashkim e Pėrparim", orvatja shqiptare, shkruan ai, kishte nxjerrė nė shesh dobėsin e pazotėsin e tij. Kėshtu luftrat dhe kryengritjet e shqiptarėve qė pėr pak i siguruan indipendencėn Shqipėrisė etnike qė mė 1912, pėrfunduan nė dobi tė shteteve tė tjerė ballkanike, tė cilėt kur filluan luftėn e tyre kundra Turqisė e gjetnė sheshin e pėrgatitur pėr njė fitim tė shpejtė dhe tė sigurtė, dhe kontributi qė kishin dhėnė shqiptarėt pėr rrėzimin e sundimit otoman nė Ballkan shkoi nė dobi tė fuqive ballkanike aleate. Duhet theksuar nga ana tjatėr se Manastiri dhe Shkupi ishin bėrė qendrat e propagandės pėr ēlirimin e kombit, nė Manastir u mblodhnė kongreset e para tė gjuhės shqipe (1908), ndėrsa qendrat e shoqatės "Bashkimi" pėr mėsimin e gjuhės shqipe u pėrhapnė nė tė gjitha qytetet e Kosovės pas shpalljes sė Hyrjetit (1908). Gazeta e rivista nė gjuhėn shqipe botoheshin nė Shkup e nė Manastir. Lėvizja shqiptare zgjoji atėhere kureshtjen e interesimin e tė huajve dhe "Albanian Committe"
    nė Londėr, paraqiti nė 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve njė hartė tė Shqipėrisė etnike qė i afrohesh mjaft vijės etnike tė vėrtetė. Materiali pėr njė punė tė kėtillė nuk mungonte sepse shumė studiues ishin marrė me ēėshtjen qė mė parė dhe kishin botuar harta etnografike tė ndryshme qė megjithė mungesat dhe tė metat e tyre deri diku plotėsojnė njėra-tjetrėn. Kėto harta janė riprodhuar nė librin e Lumo Skėndos
    "Albanais et Slaves". Lausanne 1919) dhe nė botimin "Les Bulgares fans lerus frontuieras historiques, etnographiques et politizues". Berlin 1917). Prej Dr. Rizoff. Njė hartė etnografike e vlefshme ėshtė dhe ajo e Prof. Dr. J.J. Kettler e botuar nė Berlin mė 1919.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  15. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    JETĖSHKRIMI JETA TRAGJIKE E INTELEKTUALIT TĖ
    FAMSHĖM, QĖ IU KUSHTUAĒĖSHTJES SĖ KOSOVĖS


    Kush ishte Hamit Kokalari?

    Hamit Kokalari, autori i veprės sė famshme "Kosova, djepi i shqiptarizmit", u lind nė vitin 1913 nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės. Ai ishte pinjoll i njė prej familjeve
    nacionaliste mė tė njohura tė jugut tė Shqipėrisė, ku tė parėt e saj ishin shkolluar nė universitete tė ndryshme tė botės. Babai i Hamitit, Reshat Kokalari, ishte njė
    intelektual tepėr i njohur, sidomos pėr pėrhapjen e arsimit shqip nė zonėn e Gjirokastrės. Hamiti kishte edhe dy vėllezėr tė tjerė, Muntazin e Vesimin, si dhe njė
    motėr: Musinenė. Ashtu si shumė pinjollė tė tjerė tė trungut tė Kokalarėve, qė kishin studiuar dhe ishin diplomuar nė universitete tė ndryshme tė botės, edhe Hamiti nė vitet tridhjetė u diplomua nė njė prej fakulteteve tė Francės nė Jurisprudencė. Gjatė
    periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė, nė vitet 1942-1943, ai shėrbeu pėr pak kohė nė administratėn e lartė vendore tė Kosovės dhe pranė ambasadės shqiptare nė Shkup
    tė Maqedonisė. Gjatė asaj periudhe, Hamiti u lidh dhe bashkėpunoi ngushtė me mjaft politikanė e intelektualė tė njohur me bindje nacionaliste tė atyre trevave shqiptare, tė cilėt e ndihmuan atė nė punėn hulumtuese, studiuese dhe shkencore pėr veprėn e tij "Kosova, djepi i shqiptarizmit", tė cilėn ai e botoi nė Tiranė nė vitin 1943. Pėrveē njė pune tepėr tė madhe studimore e shkencore, ku autorit iu desh tė shfletonte edhe arkivat sllave, ajo qė vlen pėr t‘u theksuar nė botimin e atij libri, ishte edhe kurajoja e guximi i autorit, i cili e botoi atė pikėrisht nė periudhėn kur Partia Komuniste e Shqipėrisė ishte e lidhur ngushtė me Partinė Komuniste Jugosllave dhe emisarėt serbo-malazezė, qė drejtonin e udhėhiqnin realisht lėvizjen komuniste nė vendin tonė, kishin filluar njė valė terrori kundra nacionalistėve shqiptarė. Menjėherė pas mbarimit tė luftės, nė dhjetorin e vitit 1944, dy vėllezėrit e Hamitit, intelektualėt e njohur me bindje nacionaliste: Muntaz dhe Vesim Kokalari, u pushkatuan pa gjyq nė njė nga bodrumet e hotelit "Bristol" nė qendėr tė Tiranės, ku ata mbaheshin tė lidhur qė prej disa kohėsh. Sipas mjaft dėshmive tė dhėna pas viteve ‘90, ekzekutimi i tyre ėshtė bėrė me urdhėr direkt tė Enver Hoxhės, pėr motive personale tė veta. Sipas dėshmive tė intelektualit, studiuesit dhe shkrimtarit tė njohur, Mexhit Kokalari, pak ditė pas ekzekutimit tė tyre, kur Fejzie Kokalari shkoi tė ankohej tek Enver Hoxha pėr gjėmėn qė u kishte ndodhur, Enveri i tha asaj: "Muntazin dhe Vesimin bėmė mirė qė i pushkatuam, ndėrsa Hamiti duhet tė na falėnderojė qė e lamė gjallė pėr mėshirė, se ishte i sėmurė nga tifua. Hamiti ka hedhur shumė gurė kundėr Jugosllavisė motėr. Tė rrinė urtė bashkė me Musininė se po e lėvizėn bishtin do t‘i dėrgojmė te dy vėllezėrit".

    ( Dhe Enveri e mbajti deri diku fjalėn e tij: intelektualja e famshme Musine Kokalari, e cila ishte laureuar pėr Letėrsi nė njė nga universitetet e Italisė, u burgos dhe u internua pėr vite me radhė, deri sa mbylli sytė e vetme nė njė kthinė tė errėt tė qytetit tė Rrėshenit nė vitet ‘80).

    Edhe pse kishte marrė kėrcėnimin direkt nga Enver Hoxha, Hamiti vazhdoi tėmerrej me ēėshtjen e Kosovės, me qėllim qė ta zgjeronte, kompletonte dhe ta ribotonte pėrsėri studimin e tij "Kosova, djepi i shqiptarizmit". Kėshtu, dy tre vjet pas botimit tė librit, Hamit Kokalari i dėrgoi njė letėr Nexhmije Hoxhės, ku i kėrkonte ribotimin e librit, por pėrgjigjja qė erdhi prej saj ishte negative. Qė nga ajo kohė dhe nė vitet qė pasuan, me qėllim pėr tė siguruar jetesėn, Hamiti u mor me pėrkthime tė ndryshme, pasi ai zotėronte shkėlqyer pesė gjashtė gjuhė tė huaja. Pas njė sėmundjeje tė gjatė, Hamit Kokalari u nda nga jeta nė vitin 1989. Libri i tij, "Kosova,
    djepi i shqiptarizmit", u ribotua nė Itali nė vitin 1962 nga njė grup intelektualėsh tė njohur nacionalistė shqiptarė dhe parathėnia e tij u shkrua nga Abaz Ermenji.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •