Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Fjalët turke në Gjuhën Shqipe

    Madheshtia e nje gjuhetari.

    Tahir Dizdari mbasi shpegon shume orientalizma te gjuhes shqipe here here ndeshet dhe me ndonje fjale turke te vjeter qe nuk perdorej me ne ate kohe (kishin dale jashte perdorimit te perditshem) dhe i jep shpegimin e vete duke u bazzuar ne eksperiencen e tije dhe me ane te ndihmes se fjalorve turk,arabisht ose me fjaloret e tjere perendimor qe flasin per keto fjale. Ne ndonje rast ndesh edhe me po keto fjale te vjetra por qe nuk eshte ne gjendje ti japi nje shpegim sepse nuk gjenden neper fjalor.
    Rasti eshte me fjalen Gjyziçar. Mbasi sqaron disa fjale te tjera si gjyzar (bilbil gjyzar) ose fjalen gjyslyk qe vjen nga turqishtja "gozluk","goz-sy" me prapashtes -luk,vazhdon me fjalen Gjyziçar dhe shkruan:
    " Fjale e perdorur ne Shkoder : ai qe para tridhetepese vjetsh merrej eksluzivisht me splekulimin e kumarit." Po ta kapesh qe ketu kete fjale si shpegim te jep pershtypjen se eshte nje lojtar bixhozi a kumari qe eshte nje mashtrues apo nje hilacak. Ajo qe bie ne sy eshte fjala "spekulimin" ose spekullimi. Por duhet te kete qene koha e momentit (flasim per vitin 1966 kur eshte shkruar ky shkrim i autorit) qe bixhozi a kumari ishin te ndaluar sepse ne Shqiperine e asaj kohe ishte kthyer ne problem dhe veçanerisht poker-i qe luhej shume nga inteligjenca e asaj kohe. Ishte diçka shume e perhapur dhe qe luftohej me ngulm nga sigurimi dhe policia.
    Por autori vazhdon : " Mblidhte kumarxhinjte ne shtepin te vet,ose ne nji lokal tjeter. Kundrejt nje perqindje te vendosun,u shperndante pullat e lojes (qe ne bixhoz kishin vleften e te hollave); u siguronte buken e gjellen,dhe merte persiper rojen nga nji kontroll i befasishem i organeve te rendit publik".

    Pra kemi te bejme me nje organizator kumari dhe jo me nje spekullues. Edhe specifikimi ne kllapa i pullave te lojes apo fishave qe perdoreshin per lojen eshte i detyruar se perndryshe nuk shpegohet thjeshte me fjalen "pulle a pulla". Ne Shpiperi ka qene nje shprehje e famshme. Ne letra (keshtu quheshin lojet me letra si pokeri dhe te tjerat e kumarit) leket i mer (i fiton) vetem shtepia dhe letrat. Kjo per arsyen se paguhej shtepia dhe pako e letrave te reja. (letrat e pakerit te reja kushtonin dhe 500 deri 1000 leke sepse ishin te veshtira te gjeheshin).

    Por nejse se dola nga tema.Vazhdon autori : " Ne fjaloret turqisht s''po gjej gja." Dhe duhet imagjinuar se çfar pune duhet te kete bere duke hapur te gjithe fjaloret per te gjetur nje fjale qe nuk ekziston. Dhe nga ketu fillon gjeniu,madheshtia. Kur,duhet te shpegoje nje fjale qe ja di kuptimin por nuk gjen asgje qe mundet ta ndihmoje per ti dhene nje shpegim,dhe ne perfundim del se kjo fjale shpegimin ose kuptimin duhet ta kete vetem ne shqip :

    "Tham (thote-mendon) te jete nje kompozit nga turqishtja gozu + çar,literalisht "sy kater",me turq. goz -"sy" dhe persishten çar,xhihar-"kater".
    Fantastik ne imagjinate dhe ne shpegim dhe mendoj qe per shume pak veta do te ishte e mundur.



    Teksi i plote.

    gjyziçar-i m.adj.Shkoder : ai qe para tridhetpese vjetsh merrej eskuzivisht me spekullimin e kumarit. Mblidhte kumarxhite ne shtepi te vet,ose ne nji lokal tjeter. Kundrejt nji perqindje te vendosun,u shperndante pullat e lojes (qe ne bixhoz kishin te vleften e te hollave); u siguronte buken e gjellen,dhe merrte persiper rojen nga nji kontroll i befasishem i organeve te rendit publik.
    Ne fjaloret turqisht s'po gjeje gja. Tham te jete nji kompozit nga turq. gozu+çar,literalisht "syt kater",me tur. goz "sy" dhe pers. çar,xhihar "kater".

    Tahir Dizdari (1966).
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 15-02-2018 më 22:36

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Fjalët turke në Gjuhën Shqipe

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Madheshtia e nje gjuhetari.

    gjyziçar-i m.adj.Shkoder : ai qe para tridhetpese vjetsh merrej eskuzivisht me spekullimin e kumarit. Mblidhte kumarxhite ne shtepi te vet,ose ne nji lokal tjeter. Kundrejt nji perqindje te vendosun,u shperndante pullat e lojes (qe ne bixhoz kishin te vleften e te hollave); u siguronte buken e gjellen,dhe merrte persiper rojen nga nji kontroll i befasishem i organeve te rendit publik.
    Ne fjaloret turqisht s'po gjeje gja. Tham te jete nji kompozit nga turq. gozu+çar,literalisht "syt kater",me tur. goz "sy" dhe pers. çar,xhihar "kater".

    Tahir Dizdari (1966).
    hm. shume interesant. histori e nje fjale, ka shume rendesi. pasi fjala ndryshon ne baze te kohes, krahines gjuhes, etj.

    kjo gje verehet ne shume fjale te gjuhes turke pasi jo te gjithe flisnin turqisht edhe kjo ben qe semantika e fjales te ndryshoje

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    SERAFIM DILO (16-02-2018)

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Fjalët e huaja në gjuhën shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 14:55
  3. Windows XP në gjuhën shqipe!
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27
  4. Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •